Nė pjesėn qendrore tė Kosovės shtrihet krahina gjeografike dhe etnografike e Drenicės, e cila nė antikėn e largėt, quhej Klapotnik. Nė zemėr tė Drenicės shtrihet Prekazi-fshati i qėndresės dhe i rezistencės shekullore kundėr pushtuesve tė atdheut tonė.
U lind nė Prekaz. Rrjedh nga njė familje me traditė atdhetare. Ademi tėrė jetėn e vet ia kushtoi atdheut. Duke qenė nė vazhdėn e ngjarjeve sė bashku me shokėt e vet formuan celulat e para luftarake mbi bazėn e tė cilave mė vonė u formua ose lindi Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ra me 7 mars 1998. Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, Adem Jasharin, nė shenjė respekti pėr tė gjitha ato qė ai i bėri pėr lirinė e atdheut, e shpalli "Komandant Legjendar".
Drenica shtrihet ndėrmjet Fushė-Kosovės nė lindje, Rrafshit tė Dukagjinit nė perėndim, Golashit dhe tė maleve tė Carralevės nė jug dhe malit Mokna nė veri. Ka njė reliev kodrinorė-malor. Mali mė i lart i saj ėshtė Qyqavica, me njė lartėsi mbidetare prej 1091 m. Drenica nė gjirin e saj pėrfshinė mbi 90-tė fshatra dhe pėrbėhet nga dy pjesė: nga Drenica e Epėrme dhe nga ajo e Poshtme, tė cilat administrohen nga dy prefektura: nga ajo e Skenderajt dhe nga ajo e Drenasit.
Nė Drenicėn e Epėrme ose tė Kuqe, shtrihet Prekazi, vendlindja e Ahmet Delisė, e Tahir Mehės dhe e Adem Jasharit. Ky fshat njihet qė nga kohėrat e lashta. Tė parėt e Prekazit rrjedhin ose thirreshin si lozė e rrėnjės sė Prekave, pra: Prenė-Prenk-Prekė- Pre-ka-z. Edhe sot nė Prekaz, duken qartė shenjat e dy varrezave tė tė parėve tė Prekazit: ai i Prekės dhe i Lenės (shoqes sė tij). Kėto dy varreza gjenden nė vendin e quajtur “Otava”, nė njė skaj tė njė are. Prekazin si emėr tė shkruar nė letra pėr herė tė parė e hasim nė dokumentet turke nė vitin 1435. Aty thuhet se ėshtė "njė fshat me popullatė tė paktė, por tė pabindur e tė rebeluar ndaj urdhrave tė sulltani". Ky ėshtė Prekazi ku u lind dhe u rrit martiri i kombit Tahir Meha.
Qė nga rezistenca e Prekazasve, tė cilėve u printe stėrgjyshi i Adem Jasharit (Murat Jashari), kundėr hordhive turke e deri mė sot Prekazi e Drenica kanė dhėnė shumė pėr shqiptarinė. Ndėr ta edhe Ahmet Delia, bashkėpunėtor i Hasan Prishtinės dhe i Bajram Currit, qė kishte bėrė shumė pėr ta organizuar kryengritjen e pėrgjithshme pėr liri, pastaj atdhetari i devotshėm Shaqir Smaka nga Kastrioti i Skenderajt themeluesi i parė i ēetave kaēake nė Kosovė.
Atdhetar i devotshėm. Themelues dhe udhėheqės i parė i Ēetave Kaēake tė Kosovės 1909-1916. U lind nė Kastriot tė Drenicės, i respektuar dhe me ndikim nė atė kohė. Ra me pushkė nė dorė nė Bajė tė Drenicės me 1916 nė pėrpjekje pėr lirinė e atdheut. Pas rėnies sė tij, Lėvizjes Kaēake tė Kosovės i priu Azem Bejtė Galica.
Pas vrasjes sė Shaqir Smakės ēetave kaēake u priu Azem Bejta, bashkė me tė cilin ishin edhe shumė shokė, si: Mursel Delia, Emin Lati, Bajram Zena, Xheladin Luboveci, Mehmet Delia, Xhemė Ternavci, Bajram Delija, Fazli Berani, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Bajska, e shumė tė tjerė. Tė gjithė shokėt e Azem Bejtės, Tahir Meha i dinte me emėr e mbiemėr. Ai madje na i tregonte shpeshherė edhe romuzet e asaj kohe, qė i kishte dėgjuar nga gjyshi i tij.
Tahiri, shpeshherė tregonte edhe pėr njė xhandar Lutėn: "Ky Luta kishte hapur fjalė se ku ta zinte Azem Bejtėn do ta vriste me dorėn e vetė! Azemit i vjen lajmi se xhandar Luta njė natė ishte nė njė konak. Me t’u errur, Azemi bashkė me Bajram Zenė Mehėn dhe futet brenda nė konak ku ishte Lutė xhandari. Azemi u thotė tė pranishėmve: «Mos lėvizni se jeni tė rrethuar!» Azemi ulet, e ata ia sjellin pėrpara kafen dhe duhanin. Xhandar Lutės fillojnė t’i dridhen duar e kėmbė. «Mbaje veten xhandar Luta!» – ia pret Azemi. «Ja ku erdha. Kam dėgjuar se je betuar qė po sa tė takohemi do tė mė vrasėsh!» «Jo, ore Azem!» – fillon tė betohet xhandar Luta. – «Tė kanė gėnjyer. Unė ty tė respektoj!» Azemi ia zgjat kutinė e duhanit xhandar Lutės duke i thėnė: «Na kutinė e duhanit. Mbėshtille njė cigare. Ndize dhe pije! Kur ta harxhosh cigaren, do tė bie me dhjetėshe nė ballė,pra ke jetė vetėm deri sa tė soset cigarja!» Xhandar Luta nuk e mbėshtillte dot, ngase i shqyheshin letrat e duhanit nga dridhjet e duarve. Azemi e urdhėron shokun e vet Bajramin, i cili ia mbėshtjell cigaren dhe ia ndez.” – e vazhdonte tregimin Tahiri duke e rrėfyer, ashtu siē e kishte dėgjuar nga Bajram Zena. "Po Lutė xhandari nuk po e pinte dot cigaren. Po i merrej fryma. Tė gjithė filluan t’i luten Azemit qė ta falte Lutėn se kishte gabuar. Azemi kur e pa se xhandar Lutės vėrtet po donte t'i dilte shpirti nga frika, e urdhėron qė ta flakte petkun e xhandarmėrisė sė Serbisė. Ia bėn njė shenjė, duke ia prerė veshin me thikė, dhe e lėshon tė ikte vetėm «nė tė linta» nga konaku!” «Mirė ia ka bėrė! Kėshtu e duan spiunėt, t'ua presėsh veshin, nė mėnyrė qė t’i njohė populli,» – thoshte nė fund Tahiri dhe shkulej se qeshuri. Me tregime e ngjarje trimėrish Tahiri ishte formėsuar e mbushur me ide pėr ta pėrballuar jetėn nėn pushtim.
Mė vonė, pikėrisht gjatė vitit 1945, sistemi sllavo-komunist me Titon dhe Rankoviqin nė krye, vunė ēizmen e dhunės nė Kosovė, duke e shuar me gjak kryengritjen e Drenicės tė udhėhequr nga Shaban Polluzha. Me kėtė rast ata pushkatuan mbi dhjetė mijė shqiptarė pa gjyq. Pesėmijė tė tjerė i vranė nė mėnyrėn mė mizore nė Tivar tė Malit tė Zi. Vranė Ymer Berishėn, dėnuan grupin e Prekazit, qė akuzohej se kishte prerė shtabin operativ ēetnike-partizan nė Prekaz, nė kullėn e Shesivar Alisė me 1945. Masakrat, vrasjet dhe dėnimet me burg nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, qė shkaktuan shpėrnguljen e dhunshme pėr nė Turqi, nuk kishin tė ndalur.
Pėr t'ia prerė hovin kėtij terrori tė paparė filluan edhe lėvizjet e para politike nė rrethana tė reja, si ajo e grupit tė Isa Zymberit, nipit tė Mursel Delisė dhe e disa atdhetarėve tė tjerė qė kishin pėr synim lirinė e popullit.
Krijoni Kontakt