Nė mėngjesin e hershėm tė 15 majit, pasi qė organet e sigurimit kishin konstatuar vdekjen e Tahirit dhe tė Nebihut, kishin urdhėruar familjarėt e tyre qė t’i varrosnin sa mė shpejt, pa prani tė njerėzve e pa rite fetare. Madje UDB-ja, kishte urdhėruar qė tė mos organizonin as pritje pėr ngushėllime!
Shokėt, miqtė, dashamirėt dhe bashkėfshatarėt e tij nuk kishin ndenjur duarkryq. Nuk e kishin pėrfillur ndalesėn e organit tė lartpėrmendur. Pos tė afėrmit e Tahirit, atė ditė pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e varrimit, kishin shkuar edhe Shaban Jashari me dy tė bijtė, me Hamzėn dhe me Ademin, Hajredin Celi, Bislim Bislimi e shumė tė tjerė. Ata ishin tė vendosur qė tė dy trimat t’i pėrcillnin nė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė madhėshtore pėr nė banesėn e tyre tė fundit – pėr te varrezat e Mehajve.
Po i pritnin njerėzit qė vinin. Po i pėrgatitnin e arkivolet. Po pėrgatitej dreka qė do tė shtrohej pėr nderė tė tė rėnėve. Kishin ftuar edhe hoxhėn pėr tė bėrė ritet fetare. Ishin mbledhur rreth 60-70 burra qė do t'i pėrcillnin martirėt.
Nė ballė tė oxhakut si gjithmonė ishte Shaban Jashari. Ai i printe bisedės sė burrave nė odė. ”Ne kemi pėrjetuar mjaft, por kėshtu nuk ka ndodhur as nė kohėn e Turkut. Tė ēohet nė kėmbė njė hyqymet i tėrė e tė luftojė me dy veta, kjo nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė! Tahiri dhe Nebihu ishin njerėz tė mirė. Ata gjatė gjithė jetės sė tyre, askujt nuk i kanė bėrė kurrė asnjė tė keqe. Ky pushtet ia ka plagosur edhe vajzėn dhe ia ka trenua familjen!” – e shprehte pėrnjėherėsh urrejtjen dhe dhimbjen Shaban Jashari.
Vetė Shaban Jashari, me tė dy bijtė, Ademin dhe Hamzėn, e kishte marrė pėrsipėr rregullimin e arkivoleve. Nė fillim i nderuan trimat duke ndenjur gatitu. Nė prani tė dhjetėra a mė shumė burrave, Ademi, qė nė atė kohė i kishte vetėm njėzet e gjashtė pranvera, foli me zė para tė gjithėve:
- “Ne do ta vazhdojmė rrugėn e Tahir e Nebih Mehės. Do tė hakmerremi dhjetė fish pėr ta. Do tė hakmerremi pėr tė gjitha tė zezat qė ky pushtet po i ushtron mbi ne!”
- Biro-o! Je i ri. Burrat nuk flasin para kohe – ia priti Shabani.
Ademi e pa babanė e vet me habi. Ishte shumė i mllefosur dhe nuk e fshihte dot urrejtjen.
- "Kėtė do ta shohim!” – e pėrfundoi trimi dialogun duke marrė vendim tė prerė nė vete qė ta vazhdonte rrugėn pėr liri pa e marrė parasysh ēmimin e saj.
Tahirin dhe Nebihun, me tė gjitha nderimet e mundshme, i varrosėn diku rreth orės 16 tė asaj dite. Pas varrimit tė pranishmit, tė prekur thellė pėr kėtė tragjedi, filluan tė shpėrndahen secili nė drejtimin e vet.
Milicia vendosi ēadrėn nė lėmėn e kullės sė Tahir Mehės ku do tė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė. Pėr gjashtė muaj tė tėrė u bėnė ekspertiza tė shumta. Nė vendin e ngjarjes erdhi edhe vetė Franjo Herleviq. Ata nuk po gjenin shpjegim. Nuk mund tė besonin qė nga kjo kullė njė person t'i vriste tė gjithė ata milicė! "Ku e ka kryer Tahiri shkollimin ushtarak?" "A mos ka qenė ndonjėherė ilegalisht nė Shqipėri, pėr t'u stėrvitur?"- pyesnin Franjo Herleviqi dhe milicėt e pranishėm pa gjetur pėrgjigjen. As mjekėsia ligjore nuk kishte pėrgjigje. Tė gjitha vrasjet ishin bėrė vetėm me nga njė plumb tė sė njėjtės armė! Gjyqtari hetues i “rastit Mehaj”, Rexhep Kaēaniku, para njė viti (mė 2003) nė njė akademi pėrkujtimore, kushtuar Tahir Mehės pat thėnė:”Tahir Meha nuk ka shtėnė kurrė dy herė nė tė njėjtin milic!”…
Pas shtatė muaj paraburgimi, nė mungesė faktesh e provash, lirohen Mehmet dhe Beqir Meha. Organet e SPB-sė i kishin thėnė Beqirit qė ta rrėzonte kullėn e Tahirit. "Pushteti do tė ndihmojė qė ta ngritsh njė tė re nė vend tė saj pėr t’i strehuar fėmijėt e Tahirit qė kanė mbetur pa kulm mbi kokė!"-i kishin thėnė Beqirit. ”Ju ma keni vrarė vėllain edhe babanė. Ma keni plagosur vajzėn e vėllait e cila ka mbetur invalid i pėrjetshėm,ia keni rrėnuar edhe shtėpinė dhe tani po kėrkoni qė unė ta vrasė kullėn e Tahirit pėr sė dyti! Pėr kėtė edhe do tė mė paguani!… Kjo ėshtė ndihma qė mė ofroni ju mua! Si s’keni turp, mor tė mjerė – ua kishte pėrplasur Beqiri mu nė surrat.
Pushtuesit nuk kėnaqeshin vetėm me vrasjen e Tahirit e tė Nebihut. Ata donin qė t'i fshinin edhe gjurmėt e asaj rezistence. Kėta tė mjerė harruan se populli ynė nuk i harron heroizmat e bijve tė vet qė lanė vulė tė pashlyeshme nė histori. Ata nuk mund ta kuptojnė se kjo kullė, si edhe ca kulla tė tjera, qė u goditėn pėr shkatėrrim nga tanku i tyre, i kanė themelet nė zemėr tė popullit, ato nuk rrėnohen kurrė. Kulla e Tahir Mehės do tė mbetet pėrjetėsisht si kullė-legjendė, ashtu siē ka mbetur kulla e Kamer Loshit, e Oso Kukės, e Azem Bejtės,dhe shumė kulla tė tjera nė tokat shqiptare- pėrmendore tė historisė sonė tė lavdishme.
Krijoni Kontakt