Nebih Meha, njė ditė marsi tė vitit 1981, sė bashku me Zekė Fazlinė e Ēubrelit, shkojnė nė Polluzhė, nė kullėn e Metit (tė tė birit tė Shaban Polluzhės), me tė cilin ishin edhe miq tė vjetėr. Nė atė konak qėllon edhe Beqir Dobra nga Kryesheci i Skenderajt, (nip i Shaban Polluzhės dhe dhėndėr i autorit tė kėtij libri), i cili mė vonė, ka rėnė pėr liri tė atdheut, gjatė luftės sė UĒK-sė nė Kosovė.
Beqir Dobra, disa herė, me besnikėrinė mė tė madhe e ka treguar dialogun e ashpėr qė e kishte pasur bacė Nebihu nė atė kullė me zėvendėskomandantin serb tė stacionit tė milicisė sė Skenderajt, Cvetko Radojēiqin.
UDB-ja, siē e kishte zakon, pėrmes zagarėve tė vetė e pėrcillte edhe Nebihun, se ku shkonte dhe me kė shoqėrohej. UDB-ashėt ishin lajmėruar se Nebih Meha, vetė i dytė shkoi pėr nė kullė tė Shaban Polluzhės. Me kėtė rast ata supozonin, se: "Pėr derisa shkon aty babai i tij, rrjedhimisht edhe Tahiri duhej tė ishte atypari!” Kėshtu vendosin tė shkonin ta takonin e ta kėrcėnonin Nebihun mu aty ku ishte mysafir!
"Sa ishim duke ndenjur, – tregonte Beqir Dobra, – pasi qė kishim ngrėnė drekė dhe po pinim ēaj, u ndie njė e thirrur. Pas saj u fut nė kullė zėvendėskomandanti i stacionit tė milicisė sė Skenderajt Cvetko Radojēiq vetė i katėrti. Nebihu as qė lėvizi nga vendi. Pasi u ulėn, filloi biseda me anė tė njė pėrkthyesi, sepse Nebihu, thėnė realisht, nuk e dinte edhe aq serbishten. Biseda qė fillimisht ishte ca e qetė, me kohė mori tone kėrcimi:
- Ne erdhėm kėtu tė takohemi me mixhėn Nebih, posa morėm vesh qė ėshtė kėtu, nė kullėn tuaj. Thamė tė bisedojmė pak me tė, sepse unė i respektoj pleqtė," – e filloi bisedėn Radojēiq.
- E para, ai, me kėtė, donte qė t’i tregonte Nebihut se nuk kishin ardhur krejt kot, por po e pėrcillnin. E dyta, duke e theksuar shprehjen "Sa e morėm vesh qė ėshtė kėtu”… - donte ta ngjallte dyshimin, te Nebih Meha, se pėrcjellėsin e tij e kishte diku afėr, e kishte tė rrethit tė vet, pra tė fuste dyshimin dhe pasigurinė. Ndėrsa pėr t'ia vėnė kapakun kėsaj pune, vazhdoi me dinakėri: – "Unė i respektoj pleqtė,” – qė donte t'i thoshte, se ti nuk ke faj, por Tahiri dhe doli aty ku ia kishte qitur rrethin:
- Dorėzoje djalin nė besėn tonė dhe kjo punė, mixha Nebih, do tė mbyllet! – Rajdoēiqi, fjalėn "mixhė" e pėrdorte pėr ta zbutur Nebihun. Pasi ia hodhi njė vėshtrim zhbirues, e pyeti:
-Ku ėshtė Tahiri, mixha Nebih? Ti e di qė ne po e kėrkojmė. Ti e di po ashtu se ai ua ka rrezikuar jetėn milicėve duke shtėnė nė ta. Ti e di mirė, qė ne ende s’tė kemi ardhur nė shtėpi pėr kėtė punė. Nuk po duam t’ju shqetėsojmė, prandaj erdha kėtu qė tė tė lus ta dorėzosh Tahirin. Ėshtė mirė qe ti vet, me dorėn tėnde, ta dorėzosh. Pėrndryshe, – e ngriti zėrin ai, – nėse Tahiri nuk dorėzohet brenda tri javėve, ne kemi urdhrin pėr ta vrarė, ku ta zėmė! Bile kemi urdhėr qė ta vrasim edhe atė qe e strehon, – e tha edhe kėtė, pėr tė futur frikėn tek strehuesit e mundshėm tė Tahir Mehės.
Posa pėrkthyesi i tha edhe fjalėt e fundit, Nebihu qė mezi priste, ia ktheu, me njė ton po aq kėrcėnues:
- Dėgjo ti, komandant i milicisė. Sė pari, duhet ta dini qė, Tahir Meha, edhe po tė dua unė, nuk ėshtė djalė qė i dorėzohet hyqymetit tuaj. Sė dyti, as Nebih Meha, nuk ėshtė njė babė qe dorėzon djalin e vet nė milici tė Serbisė. -Ne as babė e as babgjysh nuk jemi dorėzuar, e jo mė... – Kėtu pėrkthyesi u ngatėrrua, tregonte Beqir Dobra. Nuk kishte guximin qė t’ia pėrkthente komandantit tė vet atė qė po e thoshte Nebihu.Radojēiqi, i cili e mori vesh shumė mirė, ngase e dinte shqipen mirė, ndėrhyri:
- Mixha Nebih, koha e Kralit tani ka kaluar. Tani jemi nė Jugosllavinė e Titos, jemi nė kohėn e vėllazėrim-bashkimit. S’ka mė luftė. Tani ėshtė kohė paqeje dhe duhet tė rrini rehat.
- Ju e dini shumė mirė, -vazhdoi fjalėn Nebihu, – qė djalit tim, mu nė kėtė kohėn e paqės suaj, ia keni thyer dy brinjė dhe e keni bėrė pėr spital. E keni sulmuar midis qytetit, pa bėrė asgjė. Ku keni parė ju kėshtu? E keni gjuajtur edhe me armė, madje edhe e keni plagosur... e sigurisht qė ai ka vdekur diku ne mal, ndėrkaq ju po mė bini kot nė qafė mua se e paskam fshehur dhe se u dashka ta dorėzoj unė me dorėn time! – i tha kėto fjalė Nebihu, sa pėr tė marrė vesh se a ishin nė dijeni kėta tė hyqymetit se ku strehohej Tahiri...
- Djalin e ke nė shtėpi. – mori frymė Radojēiqi. – Ne jemi nė dijeni pėr kėtė. Nėse e dorėzon, ta japim besėn se s’ka pėr ta prekur kush me dorė.
- Djalin nuk e kam nė shtėpi, mirėpo edhe po tė kisha, nuk kam besė nė hyqymetin e Serbisė! – pėrfundoi Nebihu, pasi qė e pa se ata deri diku kishin informata pėr vendndodhjen e Tahirit, dhe se mė nuk kishte vlerė as tė zgjaste bisedėn me ta.
Radojēiqi kėrceu nė kėmbė. U mat tė ndėrmerrte diēka, por e vėrejti se nuk ishte as momenti e as rrethanat nuk ishin tė tilla. I urdhėroi milicėt qė tė dilnin prej aty, duke e kėrcėnuar edhe njė herė Nebihun me njė ton ca mė tė ngritur:
- Ta dish pra, se kemi pėr ta vrarė, ku ta takojmė. Ai nuk ka shpėtim!
- Kush ka lypur vrasje, deri mė sot, ajo e ka gjetur. Veē, mos harro, Tahirin, kurrė nuk e merr plumbi i shkaut- i tha baca Nebih, po me atė tonė tė lartė!
- Nė tė dalė e sipėr Radojēiqi i tha edhe kėtė Nebihut:
- Sė bashku me Tahirin, tė gjithėve do tė ju vrasim!
- Pikė falė mos tė qofsha, se plumbi ta len edhe ty!- ia ktheu Nebihu pa lėvizur nga vendi.
- Tė gjithė sa ishim brenda, – tregonte Beqir Dobra, – u shtangėm. Nuk e dinim ēdo tė pasonte. Nebihu qė ishte i vendosur, as qė donte t’ia dinte pėr kėtė. Pasi ata shkuan iu drejtua tė zotit tė konakut me fjalė miradije:
- Lirohu, Met Shabani, se ti nuk ke faj. Unė e di se ata tė milicisė e pėr mes zagarėve tė tyre me pėrcjellin, por ti mos u shqetėso fare. Ata duan qė tė mbjellin frikė e dyshim tek unė, por Nebih Meha nuk e di se ēka ėshtė frika. Na jep leje, se edhe ne po ecim e na e bėn hallall pėr kėtė qė ndodhi nė kullėn tėnde. Mirėpo, jam shumė i lumtur qė kėto fjalė ia thashė shkaut pikėrisht nė kullėn e Shaban Polluzhės. Po tė ishte Shabani gjallė, do t’ia jepte plumbin, por ne jemi ligur, or Meto-o-o! – ia ktheu Nebihu duke u pėrshėndetur me tė zotin e konakut.
Shėrbimet e UDB-sė, pa dyshim se kishin bėrė pėrgatitje tė gjata pėr ta kapur Tahirin. Pėr kėtė flet shumė mirė edhe “Dosja Meha”.
Krijoni Kontakt