Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dashuria E Tahirit Pėr Armėt

    Tahiri kontaktet e para me armėn i kishte pasur fare nė moshė tė re. Dashuria pėr armėt ishte traditė e trashėguar nga gjyshi e pastaj edhe nga babai. Ata shpesh i kishin folur pėr kohėrat e mėparshme. I kishin treguar se si nė kullėn e tyre vinin me armė tė ndryshme shumė burra tė asaj kohe. “Ata kur hynin nė kullė, sė pari i varnin pushkėt nė mur, ku ishin gozhdėt e ngulitura enkas pėr armėt. Pastaj i hiqnin koburet nga brezi dhe uleshin ngadalė. I zoti i shtėpisė i urdhėronte qė tė rrinin lirshėm. Ata ishin nė besėn e tė zotit tė konakut. Luftė mund tė bėhej, por mysafirėt nuk mund t’i ngiste kush deri sa ishin nė konak. Kėtė duhet ta mbash mend mirė djali im!” – si gjyshi i thoshte sa e sa herė edhe babai i tij, Nebihu, i cili e vazhdonte me pasion rrėfimin. – "Pastaj shėrbeheshin me duhan e kafe. Kėrciste muhabeti deri nė orėt e vona tė natės. Kishte shumė raste (sidomos netėve tė dimrit), kur ata kėndonin kėngė pėr trimat e kreshnikėt, luanin “kapuēas”, ”lojėn me filxhanė” etj. Ata e gjuanin njėri-tjetrin me kėngė e romuze. Talleshin bukur e ēiltėr, qeshnin shpirtėrisht, ishin trima bujarė e tė thjeshtė sa qė kėnaqeshe duke i dėgjuar e duke i shikuar. Po biseda mė e dashur pėr ta, ishte pėr armėt. Bisedonin se cili e kishte pushkėn, apo koburen mė tė mirė, arma e kujt po shtinte mė mirė, cila kishte fuqinė mė tė madhe etj. Thoshin se koburja e filanit ishte e mbėshtjellė me serm!Dhjetėshja e filanit ishte me dorėza briri. Pastaj flitej pėr pushkėn e gjatė tė Mretit, pėr "belgjikun" e gjatė e pėr "martinėn e kuqe". I vinin nė pah karakteristikat e armėve, duke thėnė se filani e kishte njė mauzer me njė dru tė verdhė si kėmbė sokoli, e kishte njė "taliankė” qė e shponte lisin, tjetri e kishte njė pushkė gjermani qė i kish hak tri lira ari etj. Ata shpesh edhe gjuanin nė shenjė, duke i provuar armėt e tyre. Kėto tregime tė gjyshit dhe tė babait tė tij Tahiri shpeshherė jo vetėm i kujtonte, por edhe i pėrjetonte. Ani pse ato ngjarje kishin ndodhur nė kohė tė ndryshme, ai e ndiente veten si personazh tė tyre. Tahirit thjesht i pėlqente tė ishte si Azem Bejta, si Mic Sokoli, si Sefė Koshrja, si Oso Kuka e plot trima tė tjerė qė kishin zėnė vend nderi nė historinė tonė. Pėr Tahirin, ata ishin idhuj.

    Tahiri, kishte pasur rastin qysh si i ri qė tė mėsonte shumė pėr armėt, pėr kujdesin ndaj tyre, natyrisht pėr sjelljen me to. Ai sa herė kishte dėgjuar nga gjyshi i tij dhe tė tjerėt se: "Me armėn duhet pasur kujdes, ngase atė e mbush shejtani njė herė nė vit!” Pra ata kujdeseshin qė tė mos vritej dikush gabimisht. Nga bisedat e tyre dilnin kėshilla e porosi tė qarta, si pėr Tahirin dhe pėr mbarė brezin e ri: "Tytėn e armės mos ia kthe askujt, qoftė edhe nėse ajo ėshtė e zbrazur." "Arma njė herė nė vit kėrcet vet!” “Nėse ia kthen armėn dushmanit, mos e fut mė nė brez pa e shkrepur.” “Arma nuk dorėzohet pėr sė gjalli.” “Pėr tė nuk duhet tė dijė as gruaja!” "Arma nuk koritet para armikut!” “Armėn duhet mbajtur pastėr.” “Me armė mbrohet shtėpia, rob e fėmija.” “Me armė fitohet liria!” etj. Nga kėto kėshilla e porosi, pos tjerash, mėsojmė se shqiptarėt jo se i kanė mbajtur armėt nga dėshira, por se nė armė kanė gjetur mbrojtjen e vet personale, familjare dhe kolektive. Me armė ėshtė mbrojtur dinjiteti, nderi dhe kombi. Me armė ėshtė mbajtur gjallė rezistenca shekullore, nė radhė tė parė pėr tė mbijetuar e mė pas pėr ta fituar lirinė e cila na ka munguar gjatė. Pra arma pėr shqiptarin ka paraqitur mbrojtjen e tij, sigurinė e tij, ka paraqitur drejtėsinė, ligjin. Arma pėr shqiptarin ka qenė prindi dhe fėmija i tij. Mbėshtetja nė armė ka qenė shpresa e tij e vetme pėr t'i realizuar tė drejtat. Arma pėr shqiptarin ka qenė thjesht institucion, ngase shqiptarėt nuk i kanė mbrojtur institucionet ndėrkombėtare e as ato vendore, ngase ishin institucione tė pushtuesit tė cilat kishin pėr synim nėnshtrimin e shqiptarėve,por jo kurrė edhe mbrojtjen e tyre. Duke i pasur tė gjitha kėto parasysh, Tahir Meha, i pėrkushtohet furnizimit me armė dhe dashurinė pėr armėn vendosi ta pėrcillte edhe te bashkėkohanikėt e tij dhe te gjeneratat e reja.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    MĖ KUJTOHET… (Pjesė nga ditari)

    Isha i ri. Nė kullėn tonė u shėrbeja me kafe apo ēaj mysafirėve qė vinin. Nė kullė na vinte shpesh edhe Nebihu me tė bijtė: Tahirin dhe Beqirin. Herė-herė ai vinte edhe me Bajram Zenėn e tė tjerė. Ata zakonisht vinin mbrėmjeve tė vona tė dimrit. Sa hynin brenda i varnin armėt nė gozhdė e vet, pastaj hiqnin koburet nga brezi dhe i fusnin nėn jastėk. Ndonjėri e mbante para vetes koburen, sė bashku me takėmin e duhanit, si qelibarin, kutinė, ēakmakun, tė cilėn e miklonte lehtė me dorė. Kėtė veti e ka pasur edhe Adem Jashari, komandanti legjendar, i cili pėr aq sa i miklonte mustaqet krah mė krah, po aq i miklonte edhe armėt e tij!

    Kam pėrshtypjen se trimat lindin tė tillė, tė tillė e kanė fatin dhe vetėm ata ulen kėmbėkryq nė sofrėn e historisė. Kėtu do kujtoj vargjet e Dritėrose qė shkruan pėr sofrėn historisė:



    SOFRA E HISTORISĖ



    Nė sofrėn e shtruar tė historisė

    Presin tė marrin lugėt tė gjithė,



    Vėshtrojnė thelat dhe duan tė hanė

    Kurnacė, grykės, batakēinj, pehlivanė;



    Po historia u jep njė kafe nė kėmbė

    Dhe thotė e pėrmbajtur diēka nėpėr dhėmbė;



    “Na falni, se presim nė sofėr tė vijnė

    Ata qė bėjnė vėrtetė historinė”...





    Ėshtė varg aq mjeshtėrisht i goditur prej Dritėroit, sa edhe tmerrshėm tregon kurnacėt e sotėn qė pa u skuqur fare para popullit tonė i vardisėn “historisė”... Por siē thamė mė lartė, historia pretė vetėm bėrsitė e saj!...

    Ėshtė interesant tė ceket se gozhdėt, apo varėset e armėve duhej tė ishin tė ngulitura pėr nga lartėsia nė rrafsh tė barabartė. Nuk guxonte qė njė armė tė qėndronte mė lartė dhe tjetra mė poshtė e varur, sepse “koritej” arma! Ėshtė e mahnitshme, sa respekt i ka kushtuar shqiptari armės sė lirisė ndėr shekuj!

    Ata shpesh provonin tė shtinin edhe nė shenjė me armėt e tyre. Kėshuqė nė kullėn tonė, njė ditė, kishin ardhur, Tahir e Beqir Meha, Ramadan Zeneli e Sherif Musliu. Bislimi- djali i axhės tim i priti dhe i futi brenda, pas kafesė dhe ēajit filloi biseda rreth armėve, se cila po gjuan mė mirė nė shenjė e cila jo! Kėshtu qė kėrkuan tė vinin njė shenjė pėr tė parė se cila armė do tė ishte mė e saktė nė qitje. Ishte viti ’76. Para dritares sė kullės, nė njė largėsi prej rreth 400 metrash, ishte njė dardhė e trashė qe ne e quanim: “Dardha Shavarine”. Mua ma dhanė njė rrip brezi dhe njė letėr tė bardhė. Letrėn e ngjita nė trup tė dardhės, ndėrsa mbi tė vura rripin e gjerė rreth tre-pesė cm, i cili dallohej lehtė mbi letrėn e bardhė qė shėrbente pėr shenjė. Filluan tė shtinin. Nuk ishte e lehtė tė goditej caku. Tahiri tha: "Ma lini mua burra dhe shihni se si qėllohet shenja.” E mori pushkėn i hoqi llozin e saj dhe e shikoi shenjėn pėrmes tytės sė armės... U ndal pėr njė ēast, dhe mori frymė thellė. Mė pas i vuri llozin pushkės dhe plumbin nė tytė dhe e pėrqendroi sėrish shikimin pėrmes shėnjestrės nė shenjė. E tėrhoqi kėmbėzėn e pushkės dhe i dha zjarr. Shkova tė dardha dhe e mora rripin me vete. E kishte goditur mu nė mes. U ul dhe u tha tė pranishmėve: ”Besa nuk guxon tė mė rrej as syri e as pushka, se qė tė dy i dėnoi," – dhe shpėrtheu gazit.

    Njė pjesė e familjes sime pėr njė kohė ka jetuar nė Tamnik tė Mitrovicės. Tahiri na vizitonte shpesh edhe atje. "Nė njė rast, duke u kthyer nga Mitrovica, – tregonte babai im, – kishim hipur nė njė qerre kuajsh, tip arabaje dhe po udhėtonim nė drejtim tė Skenderajt. Te vendi i quajtur Faqja e Lemurit, milicia i kishin vėnė pusi Tahirit. I diktoi me kohė. Kėrceu nga qerrja dhe u ngjit pėrpjetė Faqes sė Lemurit. Kur arriti nė majė, nxori koburen nga brezi dhe ia shkrepi tri herė pėrpjetė duke brohoritur: "O-o-o, nuk ēarmatoset i gjallė Tahir Meha- ore-e-e! …” Milicėt nuk kishin guximin ta ndiqnin, por kishin filluar qė ta kėrcėnonin tė zotin e qerres dhe babain tim, duke ju thėnė: ”Kush ishte ai qė e kishin pasur nė qerre, se do t’ju arrestojmė nėse nuk tregoni?! ”Besa ju e dėgjuat mė mirė se ne kush ishte, po lėrnani rehat nė punėt tona," – ua kishin kthyer kėta. "E ai ja ku ėshtė. Shkoni dhe kapeni po deshėt!” "Ikni!" – i kishte urdhėruar njėri nga milicėt duke i kėrcėnuar.

    Fisnikėria e Tahir Mehės

    Pėrkundėr tė gjitha rrėfimeve pėr luftėn e shumė trimave dhe pėr ashpėrsitė e jetės, pėrkundėr rrėfimeve pėr luftėn e gjyshit dhe tė babait, qė Tahiri i kishte dėgjuar qysh nė rininė e tij tė hershme, pėrkundėr persekutimit qė kishte pėrjetuar ajo familje, burgosjes sė vėllait dhe pėrkundėr kurbetit tė rėndė e vėshtirėsive tė tjera, Tahiri kishte mbetur njeri me botė tė pasur shpirtėrore. Vėshtirė ėshtė tė gjendet ndonjė njeri si ai, i cili do ta ruante qetėsinė e tij tė brendshme shpirtėrore, ndjenjat humane, dhe sensin pėr humor, ashtu siē i kishte ruajtur Tahir Meha. Me gjasė kėtė forcė dhe botė fisnike shpirtėrore, e kishte trashėguar nga i gjyshi qė kishte qenė i tillė. Si i tillė, ai qė herėt, pa u hamendur pėr as njė ēast, u rreshtua me luftėtarėt e lirisė pėr vite tė tėra.

    Nuk ka gjė mė fisnike se kur njeriu jep gjithēka prej vetes sė tij pėr atdheun e vet. Gjithēka nga vetja dha edhe i ati i Tahirit, edhe i vėllai i tij, Beqiri, i cili jo vetėm vuajti dėnimin me burg pėr veprimtari politike, por hyri edhe nė radhėt e UĒK-sė, ku ra me pushkė nė dorė. I tillė ishte edhe Tahir Meha, njeri qė solidarizohej me tė shtypurin, pėr t’i dalė nė ndihmė dhe pėr ta ngritur nė luftė kundėr sė padrejtės. Tahiri i ēdoherė i ndihmonte shokėt e vet nė punė. Ai me dėshirė solidarizohej me tė varfrit. Shpesh ndodhte ta merrte pėrsipėr qė t'ua zgjidhte atyre ndonjė problem, kur nuk u pėrgjigjej ndonjė i „madh“, pėr ēėshtje borxhi, ngatėrrese apo ndonjė hall tjetėr.

    Ėshtė interesant dhe me rėndėsi qė tė pėrkujtohet njė episod, nga jeta e Mursel Delisė. Ia ēojnė Murselit njė thirrje pėr t'u paraqitur nė xhandarmėri, qė ishte me qendėr, nė Kishėn e Deviqit, afėr Llaushės (kjo kishė kishte luajtur rolin e kasaphanės pėr shqiptarėt nė tė gjitha kohėrat). Mendohet mirė e mirė se ē’tė bėnte. Po tė mos shkonte do t'i duhej tė hynte nė luftė me xhandarėt, tė cilėt pa dyshim se do ta rrethonin. Tė shpėrngulej pėr nė Turqi, nuk bėnte, nga qė kjo ishte edhe dėshira dhe qėllimi i Serbisė. Nė fund vendosi qė tė shkonte nė Deviq. Duke kaluar pranė lagjes Mehaj, takohet me gjyshin e Tahirit. Pasi qė pėrshėndeten mes vete, Murseli i tregon hallin. Emini i thotė: "Prit pak kėtu." – Shkon nė shtėpi, e merr pushkėn dhe i thotė Murselit: "Qe besa e shqiptarit, nuk tė lashė vetėm!" – Sado qė Murseli pėrpiqet ta ndalė, nuk ia arrin dot. Shkojnė ne Deviq. Xhandarėt kur e shohin Eminin tė armatosur fillojnė tė bėjnė mend se sa veta tė tjerė tė armatosur mund tė ishin tė fshehur nė malin e afėrt. Atėherė i thonė: "Mursel ne tė kemi ftuar qė tė merremi vesh qė tani e tutje tė rrini urtė dhe qė ta ndėrtojmė paqen se mjaft kemi luftuar" – dhe pas nja dhjetė minutash e kishin liruar! A mund tė ketė gjė mė fisnike se gatishmėria e njeriut pėr t’u sakrifikuar pėr shokun, pėr bashkėkombėsin, dhe pėr atdheun e vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm njerėzit e mėdhenj siē ishin ata tė familjes Meha e tė familjes Jashari.

    Pa dyshim se Tahiri kishte marrė shumė nga kjo edukatė familjare. Familja atij i kishte dhėnė njė bazament tė fortė qė solidaritetin, nė rrethana tė reja, ta perfeksiononte deri nė shkallė tė sakrificės sė vetėdijshme. Tahiri nuk deshi ta njihte e as t’ia dorėzonte armėt pushtuesit serb, tė cilit nuk iu kishin nėnshtruar as gjyshi, as babai e as vėllai i tij. Ai nuk u luhat kurrė para sprovave tė mėdha dhe para pengesave tė shumta qė i dolėn nė rrugėt e jetės. Tėrė jetėn e vet u solidarizua me tė shtypurit, me tė varfėritė, me hallexhinjtė. Ky ishte Tahir Meha shpirtmadh, Tahir Meha fisnik, i cili edhe po tė kėrciste pushka, siē thonė, nė tė katėr anė, nuk tė linte asnjė herė vetėm. Ai tė jepte kurajė dhe tė kėshillonte pėr tė mirė. Shpesh u thoshte burrave tė Drenicės se na duhej shkollimi dhe dituria. Pėr rėndėsinė e femrės drenicake, ua kujtonte atyre rolin e femrave tona qė kishin zėnė vend nė histori. Ua kujtonte mbretėreshėn Teutė, qė kishte udhėhequr shtetin edhe nė luftė, Noren e Kelmendit, qė kishte vrarė Pashainė, mandej Tringėn, Shotėn, Ganimeten, Margaritėn, Iben e tė tjera, qė krahas burrave kishin luftuar pėr liri. "E sot, ku ėshtė femra jonė, nė veēanti femra drenicare?!" – pėrfundonte ai duke i thelluar rrudhat nė ballin e tij tė gjerė. Mbase kėshtu Tahiri nė thellėsitė e shpirtit tė tij e kishte ėndėrruar njė femėr, si figurat e lartpėrmendura, qė ta kishte jo vetėm grua, por edhe bashkėluftėtare e bashkudhėtare nė ėndrrat e jetės sė tij. Mbase..., por ja qė nuk bėhej ēdo gjė sipas dėshirės. Shqetėsimi qė s'po e linte njė trashėgimtar ishte i madh, sepse mirė e dinte se rruga e jetės sė tij nuk ishte kopsht me lule, por... Kjo e rėndonte nė shpirt. Ishte i vetėdijshėm, se pėr ta pasur njė djalė, tė cilin nuk e pati kurrė, duke u martuar me dy gra, i kishte bėrė padrejtėsi bashkėshortes sė tij, qė e respektonte shumė. Edhe pse asnjėherė nuk ankohej, kjo e mundonte. Kur dikush e prekte nė kėtė plagė, ia kthente: “Edhe Azem Bejta i ka pasur dy gra dhe nuk la djalė mbrapa, por Kosovės i la emrin dhe historinė e luftės pėr liri. Po ne, burra, ēdo t’i lėmė Kosovės?" – Ishte pyetja mė brengosėse e kėtij trimi, e kėtij e atdhetari, qė pėr ta parė Kosovėn tė lirė, u bė theror, iku nga kjo botė, qė si tė thuash ende pa e shijuar si duhet, me vetėm 38 vitet e jetės. Iku nga kjo botė me brengėn e nuk e pati njė djalė qė ta lė mbrapa, qė ishte edhe dėshirė e tij...nuk la djalė, por ai iku i qetė se mbrapa la kushtrimin e armės lirilajmėruese, la shokėt, pasuesit e tij, qė i hapėn rrugėn asaj pranverė tė bukur studentore, tė asaj pranvere tė madhe qė erdhi mė me shumė lule se kurrė pėr dėshmoret e Kosovės e se bashku me ta edhe pėr Tahirin!



    Tahiri e urrente pushtuesin dhe shėrbėtorėt e tij



    Padyshim se shkalla e vetėdijes dhe pėrkushtimi patriotik janė dy faktorė qė luajnė rol tė madh nė pėrcaktimin e individit pėr tė luftuar pėr lirinė e atdheut. Tahiri i plotėsonte shumė mirė kėto dy kushte. Atė bagazh tė pasur kombėtar, qė e kishte trashėguar nga tė parėt e tij, diti shumė mirė ta shfrytėzonte e ta zbatonte nė kohėn kur ai veproi. Urrejtjen dhe pėrbuzjen pėr pushtuesin, ai i pėrdorte si levė strategjie tė veprimit tė mėtutjeshėm. Urrejtja e tij nuk mbėshtetej mbi baza racore, pėrcaktimi kombėtar, apo konfesionale. Jo, ai e urrente robėrinė, padrejtėsinė, e urrente pushtuesin qė atė dhe mbarė popullin tonė e kishte vėnė nėn prangat e robėrisė. Urrejtja e Tahirit ishte pasojė e tė gjithė shqetėsimeve padrejtėsive qė pėrjetonte populli ynė, ishte pasojė e vuajtjeve dhe maltretimeve tė familjes Mehaj, qė si shumė familje liridashėse ishte nėpėrkėmbur prore nga pushtuesi. Burgosjet e qindra atdhetarėve, shtypja me dhunė e demonstrueseve tė ’68, ’81, vrasjet e shumta, plagosjet, arrestimet dėnimet..., qė ishin bėrė pjesė e jetės sė pėrditshme, ia shtonin edhe mė shumė urrejtjen Tahirit, kundėr shkaktarit, nė rastin konkret kundėr pushtuesit dhe shėrbėtorėve tė tij. Tė gjitha kėto padrejtėsi ai i pėrjetonte rėndė, por nė veēanti, mė rėndė e pėrjetoi dhunėn e vitit ’81. Pėr kėtė urrejtje Tahir Mehėn, milicia po e ndiqte hap pas hapi. Donte ta arrestonte. Pėr tė mos rėnė nė dorė, kishte vitin qė kishte dalė si ilegal nė mal. Vuajtjet nuk e mundonin, por e mundonte brenga qė nuk ishte i pranishėm nė ato demonstrata tė mėdha qė ishin drejtuar kundėr pushtuesit qė ai e urrente me shpirt. Tahri priste me padurim qė kjo lėvizje tė shkallėzohej nė njė luftė tė armatosur, ku e shihte veten ushtar tė saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    ISHA STUDENT - (Pjesė nga ditari)

    Kisha marrė pjesė vazhdimisht nė demonstrata. Tė paktėn isha munduar qė tė isha prezent kudo. Me Tahirin u takova diku rreth 4 apo 5 prillit nė njė mal mbi Mehajt. U pėrshėndetėm dhe u ulėm pranė njė gardhi. "Nuk tė lėshoj, -mė tha, – pa mė treguar pėr tė gjitha ato qė po ndodhin.” I interesonte pėr ēdo gjė, madje nė imtėsi. Donte tė dinte si ishin zhvilluar ngjarjet. A kishte shumė tė vrarė e tė plagosur. A kishte shumė tė arrestuar. A po solidarizoheshin qytetarėt me studentėt. A kishte shtėnė nė demonstrues veē milicisė edhe ushtria jugosllave? Pyeste se si janė sjellė milicia shqiptare me studentėt. Ai kishte dėgjuar edhe pėr rastin „Delibashiq!“ (Delibashiqi nga dritarja e shtėpisė sė tij kishin shtėnė me armė mbi demonstruesit dhe kishin vrarė dy studentė). etj. Kishte dėgjuar pėr pėrkujdesjen e shėrbimit mjekėsor ndaj demonstruesve, pėr pjesėmarrjen e femrės shqiptare krah burrave dhe pėr rolin aktiv tė saj, etj. Kur mėsoi pėr tė gjitha kėto, mori frymė thellė dhe tha: “Po qė besa, ka trima Kosova ore!“ – dhe e shtrėngoi fort mauzerin e tij sa iu skuqėn gishtat e dorės.

    Nė shpirtin e Tahirit kishte zėnė vend dashuria e madhe pėr atė lėvizje tė fuqishme dhe urrejtja pėr armikun shtypės qė kishte bėrė gjithė ato vrasje e plagosje. Tahiri ishte i prerė: "Me pushtuesin serb duhet luftuar. Nuk ka rrugė tjetėr pėr ta fituar lirinė. Mirėpo, si do t'ia bėjmė me shėrbėtorėt e tij? " – shtroi pyetjen pėr tė cilėn aty pėr aty e dha edhe pėrgjigjen: "Tė gjithė ata qė me vetėdije janė futur nė shėrbim tė pushtuesi dhe punojnė kundėr atdheut tė vet, nuk duan mė pak se pushtuesi!" M'u duk sikur ato informata qė ia dhashė ia lehtėsuan shpirtin. Nė tė ndarė vėrejta sikur iu zbeh ca fytyra e tij ezmere. Peshėn e atij shikimi, qė ma drejtoi si kurrė mė parė e ndiej edhe sot,njashtu si tė shtrėnguarėn qė ma bėri nė krahun tim rinor, duke mė pėrqafuar kur u ndamė…
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ekceset E Tahirit Me Pushtuesin

    Tahiri po hynte nė fazėn e veprimtarisė sė tij shumė serioze. Ishte shumė i vendosur dhe i paluhatur nė arritjen dhe realizimin e aspiratave. Iu kishte pėrkushtuar qėllimit, prandaj punonte pandėrprerė.

    Ai ishte i vetėdijshėm se ishte e domosdoshme dhe e shenjtė tė luftonte pėr lirinė e atdheut. Tahiri qė e kuptoi kėtė shumė mirė, kurrė nuk ngurroi tė vepronte natė e ditė pa dashur t’ia dinte pėr epilogun. Nuk kalkuloi kurrė me gjėrat siē i “elaboronin” disa, qė lufta ua ka prishur kumbaritė me pushtuesin. Kurrė nuk ra nė grackėn e atyre, tė cilėve edhe sot nostalgjia pėr atė kohė tė “bekuar” ua gėrryen mushkėritė. Asnjėherė nuk u pajtua me "filozofinė" se liria do tė vinte mė shpejt e mė mirė sikur tė mos luftonin. Ai thoshte prerė e qartė: "Liridashėsit nuk e lėnė punėn nė dorė tė fatit. Ata me angazhimin dhe guximin e tyre i prijnė fatit qė sjell dashurinė mes njerėzve, tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė, paqen dhe mirėqenien. Ata nuk iu besojnė thėnieve tė kota si: "Zoti e bėnė mirė!” Tahiri me shembullin e tij dhe me koburen e tij, sikur edhe paraardhėsit e tij, e goditi ėndrrėn e gjatė tė pushtuesve jugosllavė pėr Kosovėn. Ai u bashkua me ta, qė po e zgjonin popullin tonė nga ai gjumė i rėndė qe e kishte kapluar. Demonstratat studentore dhe pushka lajmėtare e Tahir Mehės ishin tėrmeti mė i fuqishėm qė e goditėn nė themel ish-Jugosllavinė qė nga Lufta e Dytė Botėrore e kėtej. Nga ky termet ish-Jugosllavia do tė shkatėrrohet. Kosova do tė bėhet varr i pushtuesve serbo-sllavė!

    Veprimi konkret i Tahir Mehės filloi me mosbindjen dhe kundėrshtimin ndaj organeve tė pushtetit,ai thoshte: “Unė nuk e njohė kralin Tito. ai ėshtė pushtues pėr mua. Kėshtu duhet ta trajtojmė tė gjithė ne qė e duam lirinė e vendit tonė!” Tahiri tanimė nuk dilte pa armė askund. Kėrkesės sė milicisė pėr tė dorėzuar armėt nuk i bindej. Rezistonte me to kur ata i zinin rrugėn. Edhe shėrbimi i UDB-sė e kishte kuptuar seriozisht se me Tahir Mehėn mund tė flitej vetėm me pushkė! Prandaj nuk guxonin qė t’i shkonin nė shtėpi pėr ta kontrolluar. Ata edhe nė rrugė tani mė nuk donin qė tė takoheshin me tė. Ata tentonin ta kapnin nė befasi,pėrndryshe i bishtnonin ndeshjes ballė pėr ballė me te. Pasiqė e kishin vėrejtur se mė Tahirin nuk i delet lehtė!...

    Pėr ironi tė fatit, gjėrat ndodhin nganjėherė edhe kundėr vullnetit tė njeriut. Tahiri kurrė nuk kishte dashur qė tė ketė probleme me shqiptarė. Me kėmbėngulje u kishte ikur kurtheve, sado qė kishte pasur ndonjėherė edhe provokime po nga vetė shqiptarėt e “ndershėm”, siē i quante atėbotė Serbia shėrbėtorėt e saj. Me gjithė kujdesin qė Tahiri kishte treguar pėr t’iu ikur kėtyre kurtheve, nuk ishte e mundur. Nė fillim tė pranverės sė vitit 1979, Tahiri ishte duke shkuar nė mulli pėr tė bluar drithė me qerre qė e tėrhiqnin qetė. Rrugės sa nuk e shtypi me gjithė qetė njė fugon qė erdhi me shpejtėsi tė madhe. Fatbardhėsisht, edhe pse e nxori krejt nga rruga e asfaltuar, nuk pati pasoja serioze. Tahiri ngritėt me shpejtėsi dhe e shan shoferin e fugonit i cili as qė kishte zbritur pėr tė parė se ē'kishte bėrė as pėr tė kėrkuar falje! Ai sapo e dėgjoi Tahirin, zbriti nga makina duke iu kėrcėnuar: “A e di ti kujt po i thua a je normal?” Fillon kacafytja. Si pėrfundim, shoferi i fugonit, qė paska qenė i vėllai i kryetarit tė komunės sė Skenderajt, shkon i rrahur e i pėrgjakur nė Skenderaj.

    Nuk u desh shumė dhe u pėrhap lajmi: "I pabinduri, Tahir Meha, po ngre dorė edhe kundėr pushtetit. E paska rrahur edhe tė vėllain e kryetarit!" Fillimisht Tahirit i erdhi keq pėr kėtė, dhe tha: "Dreq o punė, si po mė thyhen kėto gjėra nė dorė, si me qenė tė akorduara!... Kaq shumė po mundohem t’u ikė incidenteve, por...! Pėr mė se tre muaj Tahiri nuk zbriti nė Skenderaj ku zakonisht dilte ditėve tė hėna, kur ishte edhe ditė tregu. Pas tre muajsh filloi tė duket rrallė dhe me shumė kujdes, ngase e dinte se do tė plaste sherri. Megjithatė njeriu i gjallė duhet tė jetojė. Ai kishte nevojė pėr furnizim me gjėra tė pėrditshme si edhe tė tjerėt. Ėshtė interesant se as organet e sigurimit pėr kėtė rast, Tahirit, nuk i shkuan nė shtėpi, as nuk i dėrguan ftesė qė tė paraqitej nė milici! Kjo heshtje po e habiste edhe Tahirin. Ata e kishin bėrė kėtė enkas. Pėrgatitnin njė kurth, andaj donin qė edhe Tahiri tė besonte se ajo punė ishte harruar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrestimi Apo Kidnapimi I Tahir Mehės Nė Skenderaj

    Ishte pjesa e dytė e vitit 1979. Tahiri kishte dalė nė Skenderaj si zakonisht pėr nevoja tė familjes si dhe pėr ta takuar ndonjėrin nga shokėt apo miqtė. Si i kujdesshėm qė ishte, e vėrejti, se atė ditė nuk do tė kalonte mirė. Disa civilė po e pėrcillnin si hije! Ishte mu nė qendėr tė qytetit dhe nuk e kishte tė lehtė qė tė tėrhiqej. Nė moment grumbullohen shumė milicė dhe e rrethojnė. Shteg pėr t'u larguar nuk kishte. Tė hapte zjarr, nuk ishte moment i pėrshtatshėm. Nuk u zmbraps. Me vendosmėri dhe neveri ua tėrhoqi vėrejtjen milicėve: "Ju zagarė tė Jugosllavisė, mos u afroni se do tė gjeni belanė!” Me shpejtėsi tė madhe erdhi edhe njė makinė milicie me forca tė tjera shtesė. Filloi pėrleshja. Ishin mbi 15-tė milicė. E sulmuan Tahirin. E pėrgjakėn. E lidhėn. E poshtėruan! E rrahėn aq keq, mu ne qendėr tė qytetit, para qytetarėve dhe e futėn pa ndjenja nė makinė. E dėrguan nė stacionin e milicisė sė Skenderajt duke u shfryrė edhe mė tutje mbi tė.

    Ata e kishin goditur Tahirin me grushte, shqelma, shufra gome, me kondakė pushkėsh e revolesh.... E kishin mbuluar me gjak! Njė dėshmitar i rastit kishte thėnė: "E rrahėn njėrin aq fortė, sa nuk besoj se ka pėr ta zanė mėngjesi tė gjallė! Pėr zotin, kėta milicėt tanė janė hallakatė mendsh krejt. Desh e mbyten njeriun. Ai milici serb, veē kėqyrke e mė dorė nuk e prekte!” Milici serb s'kishte pse ta prekte. Punėn e tij po e bėnin shqiptarėt! Ai po i shikonte se cili nga shėrbėtorėt ishte mė i denjė pėr shėrbime tė tilla.

    Tahirin e kidnapuan nė mes tė Skenderajt, pikėrisht ditėn e tregut, nė prani tė shumė qytetarėve. Atė e lau me gjak milicia e Serbisė, duke dashur qė me kėtė “shembull” t’i jepte mend “miletit” se kush e kundėrshton pushtetin e Jugosllavisė dhe kush nget organet e tij kėshtu do ta pėsonte! Kėshtu u kishte thėnė milici serb tė pranishėmve, sapo e kishin futur Tahirin nė makinė, dhe para tė gjithėve i kishte pėrgėzuar milicėt: "Bravo momci, idemo!”- qė d.m.th.: ”Ju lumtė djem, shkojmė!"

    Torturat mbi trupin e Tahirit nuk kishin pushuar me kaq. Ato kishin vazhduar pėr tri ditė me radhė edhe nė stacionin e milicisė sė Skenderajt. Pastaj pėr mė se njė muaj rresht nė UDB-nė e Mitrovicės, deri nė atė shkallė, sa ia kishin thyer edhe brinjėt! Tahirin e kishin mbajtur gjashtė muaj rresht nėn hetime. E kishin pyetur pėr tė gjitha, qė nga gjyshi e babai e deri te i vėllai e nipat. E kishin pyetur se me kė shoqėrohej. E kishin pyetur pėr bisedat, pėr armėt, prej nga furnizohej ai me to. Pastaj e kishin pyetur pėr jetėn e tij nė kurbet, me kė ishte takuar atje dhe pse e kundėrshtonte kėtė pushtet. Nė fund fare e kishin kėrcėnuar: ”A e di se ne edhe mund tė tė vrasim! Tė marrim e tė qesim nė mal nė kufi me Shqipėrinė dhe themi se tė ka vrarė roja duke e kaluar kufirin.Tė varim e themi se e ka varur veten ngase nuk ke mundur qė ta pėrballosh burgun.” etj. Tahirin e torturonin gati ēdo natė. Donin ta shkatėrronin edhe psikikisht. Megjithatė ai u rezistoi tė gjitha torturave me shpresėn e madhe se njė ditė do tė hakmerrej pėr tė gjitha tė ligat qė po i bėnin atij dhe qė iu kishin bėrė atdhetarėve tanė mė herėt.

    Pas mė se gjashtė muaj hetimesh, nė mungesė faktesh tė tjera, Gjykata e Qarkut tė Mitrovicės, me urdhėr tė UDB-sė, e dėnoi me njė vit burg, duke e lėnė tė lirė deri nė fuqizimin e lėndės. Tahiri nga burgu doli me shėndet tė rrėnuar dhe me njė dhembje tė madhe nė gjoks. Iu desh kohė pėr ta marrė veten plotėsisht.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    PĖR TĖ GJALLĖ MĖ NUK DORĖZOHEM - (Pjesė nga ditari)

    Befasitė janė interesante dhe tė papėrsėritshme. Po atė ditė qė ishte liruar Tahiri nga burgu, jam takuar me tė! Nga Prishtina atė ditė pata shkuar nė Mitrovicė, prej nga e mora autobusin pėr nė Skenderaj, nė tė cilin kishte qenė edhe Tahiri, i cili nga burgu po kthehej nė shtėpi. Nėse nuk gabohem ka qenė fundi i janarit ose fillim shkurtit tė vitit 1980. Derisa isha nė autobus Tahirin nuk e kisha vėrejtur fare. Sa zbrita nga autobusi,pas pak mora drejtimin pėr nė fshatin Prekaz. Para meje pashė duke ecur njė njeri me njė valixhe tė vogėl nė dorė. Shikonte herė-herė mbrapa dhe ecte ca si shpejt. E shpejtova hapin qė ta takoja, pėr tė bėrė njė copė rrugė me tė. Nga mbrapa i dukej koka e rruar tė cilėn nga tė ftohtit mundohej ta mbronte me jakėn e xhaketės. Rrobat nuk i kishte tė trasha, pėr atė stinė tė ftohtė dimri dhe ishte pa pallto?! "Kush do tė jetė ky vallė?" – thashė, me vete. Veshja jo e zakonshme dhe pamja disi e ēuditshme, ma shtoi edhe mė tepėr kureshtjen. Arrita krejt afėr tij dhe e pėrshėndeta: ”A mujte or burrė?” Ai nuk u pėrgjigj! Kur e pashė mirė nė fytyrė, e njoha: "Eh Tahir!" – i thashė me njė zė qė me doli ashtu pa e kuptuar as vet. Edhe ai me pa dhe si me ndrojtje, duke u kthyer nga unė mė tha: "O, ti qenke!”- dhe u pėrshėndetėm. Ishte ca si vonė dhe sa kishte filluar tė errėsohej. "S’tė fola kur me thirre – mė tha, nga se thashė me vete mos ma kanė lėshuar ndonjė zagar qė tė mė pėrcjellė. E kisha ndėr mend qė sa t’i kalojmė Jasharajt me tė zėnė e me tė b-a-a…!" – pastaj ia dha gazit me njė tė qeshur, e cila nuk mė ngjau me tė qeshurat e tij tė mėparshme...

    Duke e pyetur pėr ditėt e burgut si dhe pėr peripecitė qė kishte kaluar, vėrejta se filloi t’i vinte nė vend shkėlqimi i fytyrės qė i kishte humbur paksa. Vėrtet ishte zbehur shumė, mbase nga qėndrimi i gjatė mbyllur nė burg. Ia dhashė shallin tim, me tė cilin e mbėshtolli kokėn. Ia mora edhe atė valixhe tė vogėl nga dora dhe vazhduam rrugėn. Kishim diku tė udhėtonim rreth tridhjetė minuta nėpėr rrugėn qė pėr tek Mehaj kalonte pėrmes lagjes Jasharaj. Njė baltė e pėrzier me borė bėnte qė tė na rrėshqisnin kėmbėt. Ai po ndiente njė lodhje dhe nuk po ecte mė siē kishte ecur dikur. Ishte tėrė mllef. Rreth shtatė muaj hetime, tortura, qeli, ushqimi i dobėt, pa rroba, pa shtrojė e mbulojė tė duhur, dhe pėr „shpėrblim“dy brinjėt e thyer! I kishte humbur forca fizike dhe kondicioni qe e kishte pasur mė parė.

    Bėmė ca rrugė. Tahiri nuk po fliste shumė. E kuptova se e kishte tė vėshtirė. Ajo qė i kishte ndodhur po e gėrryente pėrbrenda. Dikur mė tha: "Ti ndoshta ke dėgjuar se si Tahir Mehėn nė mes tė Skenderajt e kanė mbuluar me gjak!” Mu duk sikur nxirrte zjarr nga goja! "S’ka gjė. Ėshtė "hyqymet," – i thashė, ngase ai kėshtu e quante pushtetin arrogant tė pushtuesit Serb. "Hyqymeti, thonė, nuk tė korit!” – i pėrdora kėto shprehje pa i peshuar se sa ishin me vend. "Po mor djalė, – ma ktheu, – ai ėshtė hyqymet, por hyqymet i huaj e jo yni. Ky tė korit dyfish, se ėshtė hyqymet pushtues!” Ē’ti thoshja? Biseda m'u ndėrpre. Nė atė moment po kalonim afėr kullės sė vjetėr tė Shaban Jasharit. Ishte errėsuar dhe mu nė atė ēast u ndėrpre edhe rryma. Tahiri mė pyeti: "A i ke parė kėta tė Shabanit si janė? "Mixhėn Shaban e shoh ndonjėherė. Ademin mė shpesh, ndėrkaq Hamzėn ka kohė qė nuk e kam parė- i thash."

    - "Kėta janė trima dhe burra tė mirė, mos harro”- i mėshoi zėrit ai...

    Erdhi koha tė ndaheshim. Ai po merrte drejtimin e lagjes Mehaj, ndėrsa unė atė tė Nezajve. I zgjata dorėn. Hoqi shallin nga qafa dhe ma zgjati. "Mbaje!" – i thashė "Jo, – tha, – nė asnjė mėnyrė! Tani mbėrrina, do edhe dhjetė minuta rrugė. Ty tė faleminderit pėr rrugėn qe e bėmė bashkė. Unė djali i mirė, i kisha marrė rrobat e dimrit. Para se tė lirohesha, m’i kishin sjellur familja, por ata tė UDB-sė nuk m’i dhanė. Mė thanė: "Kėshtu ke pėr tė shkuar nė shtėpi nė mėnyrė qė tė kuptosh se ka hyqymet kėtu qė tė lė «nė tė linta»! Ja kėshtu i thanė ata Tahir Mehės- djalooo!” – kėtė o-nė, sikur e zgjati aq sa i doli mllefi. Ma dha dorėn, duke mė thėnė: “Tė fala Bislimit, dhe thuaj se Tahir Meha pėr tė gjallė mė nuk dorėzohet!”...

    Edhe tani pas sa viteve, sa herė qe kaloj aty ku ndahet rruga pėr nė drejtim tė lagjes Mehaj dhe Brahaj e Nezaj, mė kujtohen fjalėt e tij: “Tahir Meha, pėr tė gjallė mė nuk dorėzohet!”...

    Ai vėrtet e kishte vendosur pėr tė vdekur, por jo pėr tė hyrė mė i gjallė nė duart e UDB-sė.

    Tahir ishte ndėr tė rrallėt, qė i kam takuar nė jetė, qė flasin me guxim dhe me kohė. Fliste pak dhe krejt natyrshėm. I parashikonte proceset, meqė e njihte mirė realitetin dhe nuk i frikėsohej vėshtirėsive dhe rreziqeve. Megjithatė ai jetėn kurrė nuk e nėnēmonte,pėrkundrazi ai atė e vlerėsonte mė shumė nga tė tjerėt,ngase e maste atė mė kandarin e peshės sė lirisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tentimi I Dytė Pėr Arrestim

    Tahiri ju pėrvesh punėve tė shtėpisė tė cilat gjatė kohė nuk i kishte prekur me dorė. Priste dhe pėrcillte miq qė vinin pėr ta vizituar me rastin e lirimit nga burgu. Nė kėtė mėnyrė Tahir Meha po i kalonte ditėt dhe po i shėronte plagėt qė ia kishte shkaktuar burgu. Disa njerėz tė ligj mendonin se ai kishte “mbledhur mend”. Thoshin si nėn hundė: “I paska bėrė mirė burgu!” Tahiri i dėgjonte kėto fjalė, por s'e kishte ndėr mend tė merrej me ta. Ai e kishte tė qartė: punė kishte me pushtuesin dhe me askė tjetėr. Nuk merrej me gjepura. Atė nuk e kishin luhatur torturat e rėnda e jo mė pallavrat e njerėzve tė dobėt. Torturat nė burg ia kishin shtuar edhe mė urrejtjen ndaj pushtuesit. Sa herė qė i kujtonte ato shfrynte me mllef: "Ah, pushtues i poshtėr! Ah, gjakpirės! Do tė vijė dita!"

    Tahiri sė shpejti solli njė armė tjetėr nė vend tė asaj qė ia kishte marrė milicia. Pasi u kujdes edhe pėr ato armė qė i kishte fshehur nėpėr vende tė ndryshme, vendosi tė merrej me punėt qė ishte detyruar t'i ndėrpriste pėr shkak tė vuajtjes sė burgut.

    Pranvera po ndiqte ngadalė stinėn e dimrit. Natyra kishte filluar tė shpėrthente me mijėra ngjyra. Se bashku me tė edhe njerėzit po lėviznin mė gjallė, mė hareshėm dhe mė krenar se kurrė. Diēka po lėvizte, diēka qė nuk po shihej, por qė po ndihej! Nė kopshte, nė ara, nė fusha…kudo shihej gjallėri ishte pranvera e hershme e vitit 1980. Sa e bukur qė ėshtė jeta, mendonte Tahiri i magjepsur nga kjo mrekulli, – por aq neveritėse e pėrbuzėse ėshtė ajo kur tė mungon liria! Natyrisht se edhe Tahiri e donte jetėn, mbase mė shumė se tė tjerėt, por ai nuk e donte jetėn e robit, prandaj e sfidonte pushtuesin ēdo ditė nga pak dhe nė ēdo mėnyrė tė mundshme!

    Pranvera ato ditė vėrtet po e kėrkonte dorėn e Tahirit. Duhej mbjellur drithi nė ara, duhej punuar kopshti, duhej korrur bari nė livadhe, duhej thurur gardhi... Duhej pėrgatitur ēdo gjė nė atė pranverė, nė mėnyrė qė njeriu punėtor t’i gėzohej vjeshtės qė do tė pasonte. Kėtė po mendonte Tahiri, kur njė zė pushtetari e thirri tė dera. Tahiri doli dhe e pėrshėndeti. Ngase nuk e njihte e ftoi qė tė futej brenda. "Jo, ta kam sjellė kėtė letėr! Duhet ta nėnshkruash." – i tha ai dhe iku. Tahiri e mori letrėn dhe e lexoi. I kishte ardhur ftesa pėr tė vajtur nė burg, pėr ta vuajtur pjesėn e dytė tė dėnimit! I shkoi buza nė gaz dhe tha me vete: "Pa shih, se ēka mendon UDB-ja. Tani kur ėshtė vlugu mė i madh i punės, kur unė duhet ta siguroj ekzistencėn e familjes, do tė mė ngujojė! Jo!” – tha prerė Tahir Meha dhe e shqeu atė letėr copė-copė, duke e flakur tutje si njė tė ligė tė urryer.

    Ditėt po kalonin dhe Tahiri po vazhdonte punėn e vet pa e prishur fare terezinė. UDB-ja po priste reagimet e para tė Tahirit. Ai kohė pas kohe dilte nė Skenderaj, koburen e mbante nė brez dhe granatat nė xhepa. Ishte i vendosur. Datės, nė tė cilėn duhej tė lajmėrohej nė milici tė Skenderajt, i kishte kaluar afati ditė mė parė. Milicia po bėnte plane tė reja. Ajo e kishte kuptuar fare mirė se Tahiri nuk kishte “mbledhur mend”.

    Me 28 prill, Tahiri kishte zbritur prapė nė Skenderaj. Shpejt e shpejt mbaroi ca punė qė kishte dhe po ngutej qė tė kthehej pėr nė shtėpi. Diku rreth orės 14: 00 i afrohen fillimisht dy milicė dhe i thonė se kishin urdhrin pėr ta arrestuar. Tahiri i pa dhe pa tė keq u tha: ”Ikni, se po ju marr nė qafė. Le tė vijnė tė tjerėt tė mė arrestojnė!" Sa pa u mbaruar fjalėt, disa milicė tė tjerė i nxorėn revolet, duke e kėrcėnuar Tahirin qė tė mos kundėrshtonte se ishte i arrestuar. Tahiri pa e humbur gjakftohtėsinė fare u thotė: "Jo, jo, e keni gabim. Mbase ndonjė tjetėr po, por Tahir Mehėn jo, nuk mund ta arrestoni!" Kėrceu shpejt pėrtej rrugės. Nė njėrėn dorė shtrėngoi revolen, nė tjetrėn granatėn, por nuk shtiu. Milicia, sipas urdhrit tė udhėheqėsit tė tyre, hapi zjarr nė Tahirin. Ėshtė e papėrshkrueshme, tregonin dėshmitarėt e shumtė, se si gjithė ata plumba nė drejtim tė tij, pos njėrit qė e kishte kapur nė kėmbėn e djathtė mbi gju,tė tjerėt nuk e kishin qėlluar! "Tahiri, – rrėfenin dėshmitarėt, – nuk pėrkulej, fare nuk ruhej! Qėndronte krenar dhe nė kėmbė. Thuaja se asgjė nuk po ndodhte. Edhe pse ishte i plagosur nė kėmbė, ecte krejt normal dhe qetė! Kur e mori rrugėn pėr nė drejtim tė Llaushės dhe u largua ca nga qendra e Skenderajt, disa milicė filluan ta ndiqnin mbrapa me tė shtėna. Atėherė Tahiri u pozicionua pas njė traktori dhe filloi tė shtinte nė drejtim tė tyre. Milicėt ia dhanė vrapit dhe kėshtu u krijua njė pamje sa tragjike aq edhe komike. Milicėt qė po iknin ngatėrroheshin nė kėmbėt e veta. Disave u shkonin kapelat pėrtokė e disa tė tjerė ishin bėrė krejt pluhur duke u rrėzuar nė tė ikur. U hap fjala si era: "Tahir Meha mu nė qendėr tė Skenderajt i ndoqi milicėt si lepujt!"

    Tahiri u zdorgj ngadalė kodrės mbi Skenderaj, nė drejtim tė Llaushės. Mbrėmjen e kaloi nė Klinė tė Ulėt tė familja e Imer Ibishit. Atė nuk e brengosi shumė ajo qė kishte ndodhur nė Skenderaj. Ishte pėrgatitur pėr takime tė tilla. Tani e tutje Tahirin po e priste njė jetė krejt tjetėr, jeta prej ilegali. Pėr pak kohė qėndroi nė Klinė tė Ulėt, pastaj nė Qubrel tė Zekė Fazlija e nė Rezallė tė Ragip Delia. Mė pas nė Verboc tė Habib dhe Jonuz Shala e mė shumė kishte qėndrua nė kullėn e Ahmet Kodrės. Tahiri sė fundi vendosi tė qėndroi nė shtėpinė e vet, ku e kaloi kohėn mė tė gjatė, deri sa edhe ra.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Jeta Prej Ilegali

    Pas tė 28 prillit tė vitit 1980, kur Tahir Meha iu kishte pėrgjigjur me tė shtėna milicisė nė Skenderaj, u shtrėngua tė bėnte jetė ilegali. Nė tė vėrtetė pėr jetėn e kaēakut, Tahiri kishte dėgjuar dhe mėsuar shumė mė herėt nga gjyshi i tij. Me gjithė njohuritė teorike qė i kishte pėr kėtė jetė, tani ai praktikisht atė po e pėrjetonte disi mė ndryshe. Ishte pėrmirėsuar ca nga shėndeti. Dhembja nė gjoks sikur i kishte kaluar. Me gjithė se brinjėt iu kishin ngjitur, herė-herė prapė e ngacmonin. Plaga e plumbit iu kishte mbyllur dhe nuk e pengonte edhe aq nė lėvizjet e tija qe i bėnte gati ēdo natė pėr ta vėshtruar terrenin ku strehohej. Ndihmėn dhe pėrkujdesjen mė tė madhe gjatė kėsaj kohe pa dyshim e kishte nga babai, Nebihu dhe i vėllai, Beqiri, si dhe nga tė dyja gratė e tij. Ata, pa marrė parasysh rrezikun qė i kanosej mbarė familjes, sepse Tahiri kishte marrė vendim tė prerė: "vdekje po, dorėzim jo!", e furnizonin atė me ushqime, e vėzhgonin terrenin dhe e strehonin pa u hamendur pėr as njė ēast.

    Tahiri e kishte tė qartė se ilegaliteti kėrkonte gjeturi dhe pėrgatitje tė domosdoshme, si:

    - Tė ishte shumė i kujdesshėm dhe vigjilent.

    - Tė kishte parasysh ambientin dhe hapėsirėn gjatė lėvizjes.

    - Tė kishte koncentrim tė duhur psiko-fizik.

    - Tė mbizotėronte arsyeja pėr veprim dhe vlerėsim tė situatės.

    - Tė kishte njohuri mbi lėvizjen e rrethit tė tij.

    - Tė furnizohej me ushqim, veshmbathje, armatim dhe strehim nė rrethana tė caktuara.

    - T'i shquante dhe t'i vlerėsonte tepėr saktė elementet e dyshimta.

    - Tė kishte vazhdimisht informacione, ta hulumtonte dhe ta verifikonte saktė burimin e

    tyre.

    -Ta kishte tė qartė se tani ai ėshtė vetė «mbret i natės!»

    -Tė ishte i gatshėm qė nė ēdo moment ta ndėrronte me shpejtėsi bazėn e strehimit po tė paraqitje nevoja etj.

    Teorikisht, Tahiri tė gjitha kėto i kishte tė qarta. Shtrohej pyetja se sa e si do tė arrinte qė t’i zbatonte ato rregulla tė jetės ilegale nė praktikė. Pas njė kohe, qė e kaloi nė disa fshatra tė Skenderajt, Tahiri u vendos nė kullėn e tij.

    Pasi u vendos pėrfundimisht nė kullė, i kufizoi lėvizjet e ditės. Terrenin, pėrreth lagjes e vėzhgonte natėn. Ishte i vetėdijshėm pėr pasojat qė mund t'i sillte strehimi nė kullėn e tij. Andaj njė ditė, Tahiri i thotė babait tė vet: "Babėlok, erdha nė shtėpi, ngase kėtu jam nė familjen time. Sido qė t’i vijė fundi, tė paktėn nuk mund tė thonė se Tahir Meha ia fiku derėn filanit. Unė e vėrejta se njerėzit kishin frikė tė me mbanin, sado qė nuk ma thoshin hapur. E kuptoja fare mirė kėtė. Shqetėsimin dhe frikėn e tyre e vėreja nė fytyrat dhe sjelljet e tyre. Shumica e njerėzve tanė ende nuk janė tė pėrgatitur qė t'i kundėrvihen si duhet pushtuesit,unė e kuptoi kėtė,prandaj as nuk i fajėsoi ata njerėz tė mirė e bujar qė mė kanė mbajtur deri me tani,bile mendoj se kanė bėrė shumė pėr mua duke i rrezikuar edhe familjet e tyre. Prandaj vendosa dhe erdha nė kullėn tonė." “Mirė kė bėrė," – ia ktheu Nebihu. "Lė tė bėhet ēka tė bėhet. Bashkė do t’i ndajmė tė mirat dhe tė ligat,tek e fundit jemi nė shtėpinė tonė!”

    Pas disa kohe UDB-ja, pa dyshim nga shėrbėtorėt e vet, e kishte kuptuar se Tahir Meha po qėndronte kėmbėkryq nė shtėpinė e tij! Ata po e pėrgjonin. Po siguronin informacionet e duhura. Sado qė kishte kaluar bukur kohė, prej se Tahiri ishte ilegal nė kullėn e vet! , organet e pushtetit as qė ishin dukur pėrreth lagjes Mehaj. Nuk silleshin fare atypari! Nė fakt ata mendonin qė prapė, nė befasi ta hidhnin nė grackė Tahirn. Mirėpo ai nuk mund tė biente kaq lehtė nė kurthen e tyre Tahiri e kishte kuptuar dhe tanimė nuk po flinte....

    Nė raportin, qė e kemi nė dorė, me titullin:”Dosja Meha”, shihet qartė se ata, nė ditėn kritike, i kishin pasur nė dorė tė gjitha informacionet, madje shumė tė sakta.

    «Dosja Meha», raport i organeve tė hetuesisė, qė do tė zėrė vend nė faqet e kėtij libri, ėshtė pjesė origjinale e dokumenteve tė hetuesisė. Kjo dosje ėshtė gjetur nga njė qytetar i Prishtinės, nė stacionin e policisė nė Prishtinė, qė ishte rrėnuar nga bombardimet e NATO-s. Pjesėt (me gjithė komentet e veta), qė do tė citohen nė vijim, janė marrė nga gazeta "Koha Ditore", e 6 dhe 8 prill 2000, redaksisė sė tė cilės, qytetari qė e kishte gjetur kėtė material, ia kishte dorėzuar:

    "Nė mėnyrė operative me 12 maj 1981 rreth orės 17: 00, kemi ardhur deri tė shėnimi (informacioni) se Tahir Meha me siguri nė mbrėmje do tė jetė nė shtėpinė e vet, nė fshatin Prekaz tė Ulėt…”.

    Nga raporti, del qartė se pėrcjellėsi ishte njohės i mirė i terrenit dhe lagjes Mehaj. Informatat e sakta, nė favor tė UDB-sė, sollėn deri te rrethimi i kullės sė Tahir Mehės, qė filloi pikėrisht nė orėn 01 tė datės 13 maj 1981.

    Agu i asaj dite, qė sapo kishte filluar, po shkrepte bashkė me krismat e pushkėve tė Tahir e Nebih Mehės, qė rezistonin me trimėri nė kullėn qė ishte rrethuar e po sulmohej me armė nga policia speciale e Jugosllavisė. Krismat e Tahirit dhe Nebihut, atė ditė prilli, nė tė gdhirė, bashkė me rrezet e para tė agimit pėrhapnin lajmin pėr njė luftė nė mbrojtje tė jetės, tė nderit dhe tė pragut tė shtėpisė, paralajmėronin rifillimin e njė lufte tė armatosur pėr lirinė e mbarė Kosovės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Qėndrimi I Tahir Mehės Pėr Demonstratat E Viti 1981

    Tahir Meha kishte mbushur vitin qė po bėnte jetė ilegale, kur nė Kosovė shpėrthyen fuqishėm demonstratat e 11 e 26 marsit, tė 1 dhe 2 prillit tė atij viti. Demonstratat, me pėrmasat qė morėn, i befasuan pushtetmbajtėsit jugosllavė. Ata ishin zėnė tė papėrgatitur, pėr tė pėrballuar tėrė kėtė vlim revolte tė popullit shqiptar e cila ishte mbledhur lėmsh nga mizoritė dhe barbaritė e atij regjimi. Federata jugosllave u zu ngushtė dhe u luhat. E verbuar nga padrejtėsia dhe lakmia pėr t'i mbajtur tė tjerėt nėn sundim, tė vetmin shpėtim gjeti nė ushtrimin e dhunės mbi demonstruesit shqiptarė. Maltretimet, demolimet, arrestimet, plagosjet, vrasjet, diferencimet etj., jo qė ndihmuan gjė, por e thelluan edhe mė krizėn politike dhe ekonomike nė Kosovė. Frazeologjia boshe e ish-Jugosllavisė, mbi tė ashtuquajturėn bashkėjetesė e vetėqeverisje socialiste, doli pėr lendinė. Para gjithė botės bashkėkohore Jugosllavia nxori nė shesh fytyrėn e vėrtetė tė atij regjimi antishqiptar.

    Demonstratat e vitit '81 ngjallėn shpresėn te qindra e qindra atdhedashės tė cilėt me vite tė tėra e kishin pritur njė ditė tė tillė! Ata kishin pritur me vite njė shpėrthim tė popullit tė vet, ashtu siē e presin skamnorėt shpėrthimin e rrezeve tė diellit pranveror. Edhe Tahiri, edhe pse i kishte pritur, ishte mahnitur nga kėto ngjarje. Ai, qė pėr shkak tė padrejtėsisė dhe robėrisė, nuk kishte mundur tė shkollohej, nuk kishte mundėsi tė dinte se ē'po zihej nė mesin e studentėve. Lėvizjet e kufizuara, dhe jeta e thellė nė ilegalitet, po ashtu ia kishin pamundėsuar qė tė kishte informacione tė mjaftueshme mbi rrjedhat e lėvizjes studentore qė i pėrgatiti demonstratat e asaj pranvere. Lajmi pėr kėto demonstrata, pėr Tahir Mehėn, tė cilin karakteri i tij kryengritės e kishte shtyrė qė tė bėnte rezistencė individuale kundėr pushtuesit, ishte njė gėzim i madh. Pra, nė rrugėn qė ai kishte zgjedhur, mė nuk ishte vetėm.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    TAKIMI I FUNDIT - (Pjesė nga ditari)

    Ishte kjo hera e fundit qe e takova Tahir Mehėn pėr tė gjallė tė tij. Ishte shumė i gėzuar dhe tėrė emocione. Tani kishte mė shumė informacione. Po e ndiente dhe po e shihte se populli ynė me fuqinė e vet, vėrtet kishte tronditur pushtetin shtypės. Pyetjen e parė qė ma bėri ishte: "A thua mor djalė, ēka po thotė Shqipėria? Pse nuk po ndihet ende!?” U zura ngushtė. Vėrtet nuk dija se ēka t'i thosha. Ishte 7 prilli dhe Shqipėria zyrtarisht ende nuk ishte prononcuar?! (Komentin e parė, i cili na forcoi e na dha zemėr e fuqi tė papėrshkrueshme, ajo e dha tė nesėrmen, mė 8 prill). I thashė: "Baca Tahir, Shqipėria nuk ngutet, por kur t’ia bėj bamė, do t’ia bėjė pėrnjėmend!” "As qė dyshoj, – ma ktheu, – por e kam ngase nuk po mė pritet mor djalė. Unė jam i gatshėm qė Kosovės t'ia fal jetėn time. Atė ditė po e pres. Tani, kur po e shoh se populli ėshtė nė tė mbarėn dhe nė tė drejtėn e tij, unė jam bė me krahė! Ta dish, unė jam me ju. Do tė shkrihem i tėri. Jam i gatshėm, si Oso Kuka, tė digjem nė flakė tė barotit, vetėm e vetėm qė tė ēlirohemi prej kėtij pushteti shtypės e gjakatar. Kėtu nė zemėr me ka therur kur kam dėgjuar pėr vrasjen e atyre studentėve. Ta dini, do tua marr hakun katėrfish!” Kur u ndamė mė porositi: "Mos u ndalni. Vetėm punoni, vetėm punoni. Dita jonė patjetėr do tė vijė! Pėr ēdo nevojė, mos i harro dyert e Tahir Mehės," –mė tha, duke mė rėnė lehtė me dorė supeve.

    Fitova pėrshtypjen se kėto demonstrata e kishin bėrė Tahirin mė tė ri, mė optimist, mė tė fuqishėm. Liria e Kosovės tani po dukej nė horizont, mė herėt se sa kishin menduar disa!

    Diferencimet ideo-politike nė Kosovė

    Pas shpėrthimit tė demonstratave nė Kosovė filloi procesi i diferencimit dhe i dėnimit tė pjesėmarrėsve dhe pėrkrahėsve tė tyre. LKJ-ja kishte filluar fushatė tė egėr, duke dashur qė shqiptarėt t’i godittė rėndė. Disa filluan tė luhaten, mirėpo Kosova kishte edhe atdhetarė tė devotshėm, qė s'donin t'ia dinin pėr rrezikun. Dhe pikėrisht duke u mbėshtetur nė veprat e kėtyre burrave tė mėdhenj, Kosova dhe populli shqiptar nė pėrgjithėsi, sot ka pėr se tė mburret me historinė e tij. I tillė, ishte edhe Nebih Meha, qė nuk pranoi pėr asnjė ēast qė tė distancohej as nga demonstratat e studentėve e as nga biri i tij Tahiri. Madje ai nuk u distancua as atėherė kur duhej ta zgjidhte rrugėn mes jetės dhe vdekjes! Tė rrallė janė shembujt nė historinė e popujve, siē ka ndodhur ndėr ne, kur burri, qoftė babai me tė birin, shoku me shokun, vėllai me vėllain, apo me bashkėluftėtarin, thotė: ”Jo besa nuk po dorėzohem, por dua tė vdes se bashku me tė!” Raste tė tilla si tė Nebihut, ndėr ne, mė herėt e mė vonė, kemi me dhjetėra. Rėnia heroike e Rexhep Malės dhe e Nuhi Berishės, Afrim Zhitisė dhe Fahri Fazliut, Fehmi e Xhevė Lladrovcit, Adem legjendarit me gjithė familje, janė akte tė periudhės mė tė re nė historinė tonė tė bujshme. Kėto akte heroizmi tė popullit tonė, qė janė kurorėzuar me lavdinė e rėnies legjendare pėr liri, i lėnė nėn hije edhe aktet mė heroike tė veprave mė tė lashta tė Danteve e tė Homerėve tė tė gjitha kulturave dhe pėrpjekjeve tė njerėzimit pėr liri gjatė gjithė historisė sė lashtė tė njerėzimit,qoftė e shkruar e qoftė legjendė.

    Nebih Meha, nė rrugėn e vėshtirė tė pėrpjekjeve pėr liri, kurrė nuk u hamend: "Unė nuk e gjykoj birin tim, pėr rrugėn qė ka zgjedhur, nuk i gjykoj demonstratat, qė paraqesin pėrpjekjet tona pėr liri. Demonstruesit janė bijtė tanė. Po i gjykova ata, do ta gjykoj edhe Tahirin tim. Unė jam deri nė vdekje me popullin tim!”. Hapur e kundėrshtonte diferencimin dhe apelonte te bashkėkohėsit qė t’i pėrkrahnin studentėt. "Studentėt janė ardhmėnia jonė. Ata dinė se ēka duan dhe ēka bėjnė. Jo qė duhet t'i dėnojmė, por duhet t’i pėrkrahim fuqishėm!” Edhe pėrkundėr rrezikut qė i kanosej atij dhe familjes sė tij, Nebihu, nuk deshi t'ia dijė pėr trysninė qė i bėnin pėr tė birin. Nebihu publikisht e mbrojti Tahirin. Shumė herė kishte thėnė me plot krenari: "Tahiri im nuk dorėzohet i gjallė nė dorė tė pushtuesit! Edhe unė sė bashku me tė do tė luftojė kundėr Serbisė". Pėr ta theksuar edhe mė fort qėndrimin e patundur tė tij, shtonte: "Ia kam dhėnė besėn Tahirit. Me tė do ta bėjė vdekjen.. Trarėt e kullės sime do tė fluturojnė deri nė Llaushė nga lufta qė do ta bėjmė me shka. Le tė ndiejė gjithė bota se shqiptari mė nuk e duron robėrinė!” Edhe nė ndenja, gazmende apo ndonjė rast morti dinte ta sfidonte vdekjen dhe t'i thumbonte ata qė ishin tė luhatshėm me humor: "Unė do tė vdes nga plumbi, duke luftuar pėr liri. Juve burra, pa tė keqen e askujt, do t'ju mbysin flamat me krye nė jastėk. Pas vdekjes suaj, kush s'ka ēka thotė pėr ju". Aq hapur e aq nė mėnyrė tė sinqertė, ua thoshte kėtė, sa bashkėbiseduesit, jo qė prekeshin, por qeshnin me gjithė zemėr ngase Nebihun e respektonin shumė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •