Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 60
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Drenica Dhe Bijtė E Saj

    Nė pjesėn qendrore tė Kosovės shtrihet krahina gjeografike dhe etnografike e Drenicės, e cila nė antikėn e largėt, quhej Klapotnik. Nė zemėr tė Drenicės shtrihet Prekazi-fshati i qėndresės dhe i rezistencės shekullore kundėr pushtuesve tė atdheut tonė.

    U lind nė Prekaz. Rrjedh nga njė familje me traditė atdhetare. Ademi tėrė jetėn e vet ia kushtoi atdheut. Duke qenė nė vazhdėn e ngjarjeve sė bashku me shokėt e vet formuan celulat e para luftarake mbi bazėn e tė cilave mė vonė u formua ose lindi Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ra me 7 mars 1998. Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, Adem Jasharin, nė shenjė respekti pėr tė gjitha ato qė ai i bėri pėr lirinė e atdheut, e shpalli "Komandant Legjendar".


    Drenica shtrihet ndėrmjet Fushė-Kosovės nė lindje, Rrafshit tė Dukagjinit nė perėndim, Golashit dhe tė maleve tė Carralevės nė jug dhe malit Mokna nė veri. Ka njė reliev kodrinorė-malor. Mali mė i lart i saj ėshtė Qyqavica, me njė lartėsi mbidetare prej 1091 m. Drenica nė gjirin e saj pėrfshinė mbi 90-tė fshatra dhe pėrbėhet nga dy pjesė: nga Drenica e Epėrme dhe nga ajo e Poshtme, tė cilat administrohen nga dy prefektura: nga ajo e Skenderajt dhe nga ajo e Drenasit.

    Nė Drenicėn e Epėrme ose tė Kuqe, shtrihet Prekazi, vendlindja e Ahmet Delisė, e Tahir Mehės dhe e Adem Jasharit. Ky fshat njihet qė nga kohėrat e lashta. Tė parėt e Prekazit rrjedhin ose thirreshin si lozė e rrėnjės sė Prekave, pra: Prenė-Prenk-Prekė- Pre-ka-z. Edhe sot nė Prekaz, duken qartė shenjat e dy varrezave tė tė parėve tė Prekazit: ai i Prekės dhe i Lenės (shoqes sė tij). Kėto dy varreza gjenden nė vendin e quajtur “Otava”, nė njė skaj tė njė are. Prekazin si emėr tė shkruar nė letra pėr herė tė parė e hasim nė dokumentet turke nė vitin 1435. Aty thuhet se ėshtė "njė fshat me popullatė tė paktė, por tė pabindur e tė rebeluar ndaj urdhrave tė sulltani". Ky ėshtė Prekazi ku u lind dhe u rrit martiri i kombit Tahir Meha.

    Qė nga rezistenca e Prekazasve, tė cilėve u printe stėrgjyshi i Adem Jasharit (Murat Jashari), kundėr hordhive turke e deri mė sot Prekazi e Drenica kanė dhėnė shumė pėr shqiptarinė. Ndėr ta edhe Ahmet Delia, bashkėpunėtor i Hasan Prishtinės dhe i Bajram Currit, qė kishte bėrė shumė pėr ta organizuar kryengritjen e pėrgjithshme pėr liri, pastaj atdhetari i devotshėm Shaqir Smaka nga Kastrioti i Skenderajt themeluesi i parė i ēetave kaēake nė Kosovė.


    Atdhetar i devotshėm. Themelues dhe udhėheqės i parė i Ēetave Kaēake tė Kosovės 1909-1916. U lind nė Kastriot tė Drenicės, i respektuar dhe me ndikim nė atė kohė. Ra me pushkė nė dorė nė Bajė tė Drenicės me 1916 nė pėrpjekje pėr lirinė e atdheut. Pas rėnies sė tij, Lėvizjes Kaēake tė Kosovės i priu Azem Bejtė Galica.

    Pas vrasjes sė Shaqir Smakės ēetave kaēake u priu Azem Bejta, bashkė me tė cilin ishin edhe shumė shokė, si: Mursel Delia, Emin Lati, Bajram Zena, Xheladin Luboveci, Mehmet Delia, Xhemė Ternavci, Bajram Delija, Fazli Berani, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Bajska, e shumė tė tjerė. Tė gjithė shokėt e Azem Bejtės, Tahir Meha i dinte me emėr e mbiemėr. Ai madje na i tregonte shpeshherė edhe romuzet e asaj kohe, qė i kishte dėgjuar nga gjyshi i tij.

    Tahiri, shpeshherė tregonte edhe pėr njė xhandar Lutėn: "Ky Luta kishte hapur fjalė se ku ta zinte Azem Bejtėn do ta vriste me dorėn e vetė! Azemit i vjen lajmi se xhandar Luta njė natė ishte nė njė konak. Me t’u errur, Azemi bashkė me Bajram Zenė Mehėn dhe futet brenda nė konak ku ishte Lutė xhandari. Azemi u thotė tė pranishėmve: «Mos lėvizni se jeni tė rrethuar!» Azemi ulet, e ata ia sjellin pėrpara kafen dhe duhanin. Xhandar Lutės fillojnė t’i dridhen duar e kėmbė. «Mbaje veten xhandar Luta!» – ia pret Azemi. «Ja ku erdha. Kam dėgjuar se je betuar qė po sa tė takohemi do tė mė vrasėsh!» «Jo, ore Azem!» – fillon tė betohet xhandar Luta. – «Tė kanė gėnjyer. Unė ty tė respektoj!» Azemi ia zgjat kutinė e duhanit xhandar Lutės duke i thėnė: «Na kutinė e duhanit. Mbėshtille njė cigare. Ndize dhe pije! Kur ta harxhosh cigaren, do tė bie me dhjetėshe nė ballė,pra ke jetė vetėm deri sa tė soset cigarja!» Xhandar Luta nuk e mbėshtillte dot, ngase i shqyheshin letrat e duhanit nga dridhjet e duarve. Azemi e urdhėron shokun e vet Bajramin, i cili ia mbėshtjell cigaren dhe ia ndez.” – e vazhdonte tregimin Tahiri duke e rrėfyer, ashtu siē e kishte dėgjuar nga Bajram Zena. "Po Lutė xhandari nuk po e pinte dot cigaren. Po i merrej fryma. Tė gjithė filluan t’i luten Azemit qė ta falte Lutėn se kishte gabuar. Azemi kur e pa se xhandar Lutės vėrtet po donte t'i dilte shpirti nga frika, e urdhėron qė ta flakte petkun e xhandarmėrisė sė Serbisė. Ia bėn njė shenjė, duke ia prerė veshin me thikė, dhe e lėshon tė ikte vetėm «nė tė linta» nga konaku!” «Mirė ia ka bėrė! Kėshtu e duan spiunėt, t'ua presėsh veshin, nė mėnyrė qė t’i njohė populli,» – thoshte nė fund Tahiri dhe shkulej se qeshuri. Me tregime e ngjarje trimėrish Tahiri ishte formėsuar e mbushur me ide pėr ta pėrballuar jetėn nėn pushtim.

    Mė vonė, pikėrisht gjatė vitit 1945, sistemi sllavo-komunist me Titon dhe Rankoviqin nė krye, vunė ēizmen e dhunės nė Kosovė, duke e shuar me gjak kryengritjen e Drenicės tė udhėhequr nga Shaban Polluzha. Me kėtė rast ata pushkatuan mbi dhjetė mijė shqiptarė pa gjyq. Pesėmijė tė tjerė i vranė nė mėnyrėn mė mizore nė Tivar tė Malit tė Zi. Vranė Ymer Berishėn, dėnuan grupin e Prekazit, qė akuzohej se kishte prerė shtabin operativ ēetnike-partizan nė Prekaz, nė kullėn e Shesivar Alisė me 1945. Masakrat, vrasjet dhe dėnimet me burg nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, qė shkaktuan shpėrnguljen e dhunshme pėr nė Turqi, nuk kishin tė ndalur.

    Pėr t'ia prerė hovin kėtij terrori tė paparė filluan edhe lėvizjet e para politike nė rrethana tė reja, si ajo e grupit tė Isa Zymberit, nipit tė Mursel Delisė dhe e disa atdhetarėve tė tjerė qė kishin pėr synim lirinė e popullit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 10-01-2008 mė 15:09
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    I biri i Ahmet Delisė, bashkėpjesėmarrės nė rezistencėn e njohur tė Prekazit me 1913. Luftėtar dhe burrė bujar. Mė vonė i bashkangjitėt ēetės kaēake tė Azem Bejtės, sė cilės nuk iu nda pėr asnjė ēast. Vdiq nė njė spital tė Shkupit me 1931 nga njė sėmundje jo e rėndė! Dyshohet se e kanė helmuar me tė diktuar se ishte i biri i Ahmet Delisė. Atje ėshtė i varrosur, ngase xhandarmėria e Serbisė nuk kishte lejuar qė ta sillnin kufomėn nė Kosovė,madje e kishin ruajtur ca kohė edhe varrin e tij!…

    Nė kullat e shumė burrave tė Prekazit, nė tė cilat kishin ngrėnė bukė, kishin ndenjur e kuvenduar burrat e dheut si Hasan Prishtina, nė kullėn e Ahmet Delisė, ku kishin lidhur besėn e madhe “pėr me dhanė rob e gjanė e mos me iu nėnshtrua robnisė…”, pastaj nė kullėn e gjyshit tė Tahirit dhe nė kullėn e Bajram Zenės, ku kishin ngrėnė bukė me dhjetėra herė Azem Bejta me shokė, mė vonė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, pastaj nė kullėn e Murat Jasharit etj., Tahiri ishte rritur duke i dėgjuar tregimet e vėrteta, nga vetė pjesėmarrėsit e tyre.



    Nė kėtė kullė kanė ngrėnė bukė Azem Bejta me shokė, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Shaban Jashari e shumė e shumė tė tjerė. Shumė nga kėto kulla, tė cilat janė historia jonė kombėtare, sot i mungojnė Drenicės dhe Kosovės.

    Pas vitit 1912 pushteti serb me dhunė filloi spastrimin etnik tė popullatės shqiptare nga Kosova, duke ushtruar gjenocid pėr t’i dėbuar pėr nė Turqi. Kėshtu kishin filluar edhe nė Prekaz, ku hasėn nė rezistencė tė vendosur tė prekazasve tė prirė nga Ahmet Delia. Nga xhandarmėria serbe aty mbetėn tė vrarė tetė veta. Sakrifica sublime e Ahmet Delisė dhe gjaku i tij, nė atė kohė, shėnojnė flijimin e parė nė themelet e Kosovės. Qė nga ajo ditė e deri mė sot, pėr liri tė tokave shqiptare ranė shumė dėshmorė. Pa dyshim, mbi gjakun e tyre, populli ynė do tė shėnojė emrin Liri dhe asgjė tjetėr.

    Lufta pėr lirinė tonė kombėtare nuk pushoi, edhe pse ajo pati baticat dhe zbaticat e saj. Ajo gjeti mbėshtetje tė fuqishme tek strategėt tanė politikė tė kohės e herė pas herė edhe te faktori ndėrkombėtar. Figurat madhore, tė cilat bėnė ēmos qė zėri i shqiptarit tė dėgjohej edhe nė parlamentet e Evropės, si Abdyl Fėrashėri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hoxhė Kadria etj., i bashkėrenditėn kėrkesat, qė u mbėshtetėn edhe nga masat e gjera, pėr t'i treguar botės se lirinė do ta realizojmė edhe me ēmimin e gjakut.


    Atdhetar i pėrkushtuar, luftėtar i paepur, prijės i Lėvizjes Kaēake tė Kosovės. Mbi dhjetė vite nuk e hoqi pushkėn nga dora nė pėrpjekje pėr liri tė atdheut. Bashkėpunonte ngushtė me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin etj. Ra me 1924 nė mbrojtje tė Kosovės dhe tė popullit tonė. Pas rėnies sė tij Lėvizjes Kaēake tė Kosovės i priu Mehmet Delia i Radishevės se bashku me Shotėn.


    Qerime Halili, Radishevė, Shotė Galica, pėr asnjė ēast nuk iu nda burrit dhe bashkėluftėtarit tė saj, Azem Galicės. Ajo u bė shembull pėr botėn femėrore jo vetėm tek ne. Ajo sė bashku me Mehmet Delinė bėnė atentat mbi naēallnikun serb nė Mitrovicė me 1920 dhe se bashku i prinė ēetės sė luftėtarėve pas vdekjes sė Azemit. Mė 1968, nė Shqipėri, u shpall "Heroinė e Popullit Shqiptar".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tradita Luftarake E Familjes Meha

    Emin Lati me tė vėllain Mehėn si tė rinj kishin dhėnė prova duke qenė kurdoherė pranė luftėtarėve tė lirisė. Emini, kur ra Ahmet Delia ishte njėzetė vjeē. Nė organizimin e lėvizjeve kaēake tanimė ai kishte njė prėvojė tė mirė. Azem Bejta Eminin e donte dhe i besonte shumė. Kur Azemi i kishte gratė nė Shqipėri tė shumtėn e rasteve e dėrgonte Eminin pėr t’ia sjellė nė Kosovė. "Tė gjithėve iu dua, thoshte Azemi, por Eminin e kam mė pėr zemėr. Jam i sigurt se ai mė parė do tė bjerė, se do tė tėrhiqet pa u vrarė sė bashku me gratė e mia, po qė se bie nė ndonjė grackė tė mundshme tė xhandarmėrisė serbe.” Vėrtet Emini ishte i tillė. Ai mund edhe tė vritej, por kurrė tė dorėzohej. Ishte betuar se: “Njė herė kam me e dhanė kėtė shpirt. Mbasi qė po u dashka me e dhanė, atėherė do ta jap pėr shqiptari dhe pėr shokėt e mi!”



    Bashkėluftėtar i pandarė i Azem Bejtės, atdhetar i devotshėm dhe pjesėmarrės i dhjetėra luftimeve e aksioneve kundėr xhandarmėrisė serbe. Si njėri ndėr figurat kyēe tė Lėvizjes Kaēake tė Kosovės, ishte shumė i respektuar nga shokėt. I ka shpėtuar gjithė asaj lufte e katrahure dhe ka vdekur nė moshė tė shtyrė pleqėrie nė Prekazin e tij tė dashur.

    Azem Bejta, tanimė kishte bėrė emėr dhe pėrvojė si prijės i Lėvizjes Kaēake tė Kosovės. Ai e rekrutoi Selim Dervinėn nga fshati Kollė i Vushtrrisė nė radhėt e xhandarmėrisė serbe si “ēaush”, pėr tė qenė nė shėrbim tė ēėshtjes, pra pėr ta njoftuar Azem Bejtėn pėr planet qė mund t’i bėnte Serbia kundėr kėsaj lėvizjeje. Kjo zgjati pėr dy-tri vite. Pasi qė xhandarmėria serbe e diktoi Selimin se po i nxirrte informatat jashtė, vendosi qė ta pėrcillte. Njė natė dimri, me gjasė tė vitit 1920, Selim Dervinėn e rrethojnė nė shtėpinė e vet, meqė e kishin diktuar se brenda nė shtėpi i kishte edhe bashkėluftėtarėt e Azemit, Eminin Latin me tė vėllain, Mehėn. Kėrcet pushka dhe lufta zgjat deri afėr mėngjesit. Aty vritet Selim Dervina se bashku me nipin e vet, pastaj edhe i vėllai i Eminit, Mehė Lati si dhe dy luftėtarė tė tjerė. Njėkohėsisht, nė atė pėrleshje, kishin mbetur tė vrarė edhe 11 xhandarė serbė.

    Tahiri, qė nė rini kishte dėgjuar pėr ngjarje tė tilla, pėr kėta njerėz tė mirė qė kurrė nuk flisnin nė veten e parė njėjės. Ata kurrė nuk thoshin se unė e bėra atė dhe kėtė. Ata gjithmonė pohonin: “Shokėt nė krye me Azemin e bėnė luftėn pėr liri, ndėrkaq ne u kemi ndihmuar duke ia bėrė nga njė argat atdheut!” Bujaria dhe urtėsia filozofike e kėtyre njerėzve tė mirė e brumosi Tahirin edhe mė me pėrkushtim pėr tė qenė i gatshėm pėr sakrifica mė sublime qė mund tė bėjė njeriu pėr atdheun e vet. Ai do tė tregojė edhe njė interesim tė madh edhe pėr Kryengritjen e Drenicės, tė udhėhequr nga Shaban Polluzha, sė cilės mė vonė iu bashkėngjit edhe Mehmet Gradica.



    Komandant i Kryengritjes sė Drenicės, prijės dhe tribun popullor. Po ashtu komandant i njėsitit vullnetar nė luftėn e Pazarit dhe tė Kolashinit kundėr ēetnikėve serbė. Luftoi kundėr nazi-fashizmit gjatė viteve 1941-1944 dhe kundėr tė gjithė pushtuesve te atdheut tonė. Duke i vėrejtur tradhtitė e sllavo-komunistėve tė Titos, organizoi kryengritjen popullore nė Drenicė. Ra heroikisht nė altarin e lirisė pas njė lufte tė ashpėr dhe tė pabarabartė me armikun, nė shkurt tė vitit 1945.



    Toger Mehmet Gradica, komandant i Xhandarmėrisė Shqiptare, udhėheqės i luftės pėr liri kombėtare. Bartės i pushtetit shqiptar gjatė viteve 1941-1943 nė Drenicė (nėn pushtimin Italian), pa dyshim atdhetar i devotshėm dhe trim i pakompromis. U vra nė shkurt tė vitit 1945 nė kryengritjen e madhe tė Drenicės se bashku me Shaban Polluzhėn kundėr hordhive partizane-ēetnike tė Serbisė, respektivisht Jugosllavisė.

    Historinė e Kryengritjes sė Drenicės Tahiri e kishte dėgjuar nga babai i tij Nebihu, bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės. Nebihu i tregonte pėr kasaphanat qė ishin bėrė kundėr shqiptarėve pas shuarjes me gjak tė kėsaj kryengritjeje, pėr masakrat e tmerrshme qė ishin bėrė nė prag tė saj nė tėrė Kosovėn e nė veēanti nė Drenicė, ku i kishin parė me sytė e tyre kufomat e shqiptarėve tė hedhur nė lumin Klina tė Skenderajt!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pjesėmarrės i Kryengritjes sė Drenicės. Nebihu asnjėherė nuk iu nėnshtrua pushtuesit serb. Ai e kundėrshtoi atė nė mėnyrat mė tė ndryshme duke luftuar edhe me pushkė nė dorė. As pas vitit 1945 e kėtej nuk e pushoi veprimtarinė e tij pėr liri. Mė 1981, nė moshėn 71 vjeēare, ra heroikisht sė bashku me tė birin Tahirin nė njė luftė tė pabarabartė me pushtetin antishqiptar jugosllav.

    Pėr luftėn e Shaban Polluzhės Nebihu i kishte folur shumė Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhėmbė pėr dhėmbė me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe pėr trimat dhe udhėheqėsit e rrallė tė asaj kohe, siē kishin qenė: Miftar Bajraktari, Gani Agė-Spahia, Jetullah Rezalla etj., tė cilėt kishin rėnė heroikisht nė fushėn e nderit pa u tėrhequr pėr as njė ēast nga vija e frontit.

    U lind nė Llaushė tė Drenicės. Luftėtar dhe strateg i dalluar. Njeri me autoritet nė popull, organizator dhe mbėshtetės i paluhatur i Shaban Polluzhės dhe i Kryengritjes gjithėpopullore tė Drenicės kundėr hordhive ēetniko-partizane tė Serbisė. Major me gradė ushtarake. Akademinė Ushtarake e kishte tė kryer nė Shqipėri (nė kohėn e mbretit Zog). Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Kryengritjes sė Drenicės. I vetmi qė kishte kontaktuar me Misionin Anglez nė malet e Qyqavicės nė janar tė vitit 1945. Ra nė vijėn e frontit nė shkurtin e vitit 1945 sė bashku me Shaban Polluzhėn.

    Ka lindur nė Llaushė tė Drenicės. Anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Kryengritjes sė Drenicės. Luftėtar i paepur i lirisė, i cili nuk u nda prej Shaban Polluzhės pėr asnjė ēast deri sa ra nė shkurt tė vitit 1945. Ishte strateg dhe diplomat dhe njohės i mirė i rrethanave politike tė kohės.

    Pas Kryengritjes sė Drenicės pushteti serb filloi me represaliet mė ēnjerėzore mbi shqiptarėt. Dhuna, duke e shtrėnguar rrethin e hekurt, nė atė kohė ishte bėrė institucion legal i Jugosllavisė sė Titos kundėr shqiptarėve. Nga Kryengritja e Drenicės shpėtuan pak udhėheqės, siē qe Ymer Fazlia i Radishevės, i cili kaloi nė ilegalitet tė thellė. Imeri ka bėrė shumė pėr t'i sendėrtuar aspiratat e popullit tonė.




    Udhėheqės i vullnetarėve nė luftėn e Pazarit dhe tė Kolashinit kundėr ēetnikėve. Komandant i Batalionit nė luftėn e Drenicės. Shpėton nga luftimet e ashpra nė Kryengritjen e Drenicės, por vritet nė pabesi mė vonė, nė prill tė vitit 1947.

    Tahiri Meha, duke e kuptuar esencėn e kėtyre ngjarjeve, kultivonte njė respekt tė veēantė pėr ata trima tė kohės. Padyshim se edhe ai kishte simpatitė e veēanta pėr ndonjėrin nga personazhet e ngjarjeve. Kjo mbase edhe varej prej pėrshkrimeve me tė bukura qė i kishin bėrė atij gjyshi dhe babai i tij. Siē duket mė tė veēanta i kishte ato kujtime, qė ia kishte treguar Bajram Zena, me njė bisedė tė rrjedhshme dhe tė qetė. Ai ia pėrshkruante ato me aq simpati dhe me aq kujdes, sa qė luftėtarėt e lirisė i ngjallte dhe i nxirrte si ne skenė, i bėnte tė dukshėm. Njė simpati mė vete Tahiri e mbante pėr Mehmet Delinė, qė bashkėluftėtarėt e tij e thėrrisnin: "Mehmeti i Vogėl", i cili kishte qenė shumė solidar me shokėt. Ai ishte nė gjendje qė t’i printe ēdo aksioni. Nuk kishte ndodhur kurrė tė thoshte: "Shko ti”! Ēdoherė thoshte: "Rri se po shkoj unė nė aksion!” Kėtė veti e posedojnė vetėm trimat e rrallė. "Mehmet Delia me plot meritė i priu Lėvizjės Kaēake Tė Kosovės pas rėnies sė Azemit", – i kishte thėnė, Tahir Mehės, Bajram Zena.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ose "Mehmeti i Vogėl" – siē e thėrrisnin shokėt e ēetės. Luftėtar i shquar qė nga viti 1916. Bashkėluftėtar i Azem Bejtės dhe udhėheqės i Lėvizjes Kaēake tė Kosovės qė nga viti 1924-1927. Ishte strateg i shquar dhe shumė i afėrt me shokėt e ēetės. Pas vitit 1927, pėrpjekjet e veta pėr liri tė atdheut i vazhdoi nė Shqipėri. Vritet nė Bari tė Italisė nga regjimi fashist si i zėnė rob lufte, diku nė maj tė vitit 1945. Eshtrat e tij ende prehen pėrtej Adriatikut, nė Itali!...



    Bashkėluftėtar i Azem Galicės qė nga orėt e para. Burrė i respektuar dhe njohės i mirė i rrethanave tė atėhershme politiko-ushtarake. Kishte njė kujtesė tė hatashme dhe i shpjegonte ngjarjet luftarake pa emocione e pa anime. Ishte shumė i sinqertė. Gjėrat i thoshte troē dhe kurrė nuk fliste nė vetėn e parė, siē e kishin zakon shumė bashkėkohanikė tė tij. Vdiq mė 1979.

    Menjėherė pas pėrfundimit tė LDB-sė, udhėheqėsit e pushteti komunist, Tito dhe Rankoviqi, filluan me fazėn e dytė tė pasluftės me reprezalje mbi shqiptarėt. Sė pari i mbyllėn tė gjitha shkollat shqipe, qė kishin funksionuar gjatė viteve 1945 – 47. Njėkohėsisht i ndaluan edhe simbolet kombėtare. Nė emėr tė “ēarmatimit tė shqiptarėve” ata ushtruan torturat mė mizore mbi shqiptarė. Kjo formė e egėr e terrorit, qė vazhdoi deri nė vitet e gjashtėdhjeta, pėrcillej me propagandė, e cila kishte pėr qėllim t’i shpėrngulte shqiptarėt pėr nė Turqi! Nė kėtė kėndvėshtrim, po t’i shohim gjėrat realisht, vėrtet nė Kosovė nuk kishte mundėsi veprimi pėr tė bėrė diēka mė tė madhe, prandaj duhej pėrveshur punės pėr t'i pėrgatitur gjeneratat e reja, tė cilat njė ditė do tė bėhen mė tė zonja pėr tė hapur shtigje tė reja lirie. Nė hapėsirat politike dhe ekonomike tė kohės nė Kosovėn e pasluftės, patriotė tė shquar filluan pėrgatitjet e para. Ata kishin shumė punė pėr tė bėrė, ngase shtypja ishte shumė e egėr dhe se populli ynė kishte vuajtur shumė. Ishte e domosdoshme platforma e bashkimit veprues tė kėtyre forcave, nė mėnyrė qė flaka e ndezur e lirisė tė mos shuhej, por tė pėrhapej ngadalė e sigurt, pėr tė arritur mė pas formėn e vet tė pėrshndritjes sė natyrshme dhe tė domosdoshme. Ndėr tė parėt qė vepruan pas LDB-sė ishin burrat e kombit tonė, si: Omer Ēerkezi me shokė, Ali Aliu i Preshevės me shokė, Adem Demaēi me shokė e dhjetėra e dhjetėra grupe e grupime tė tjera atdhedashėsish tė denjė si i madhi Fazli Grajqevci etj. , tė cilėt pėr t’i dhėnė shtytje tė fortė ēėshtjes sė pazgjidhur tė atdheut kaluan vite tė tėra rinie nėpėr kazamatet e Serbisė

    Shqiptarėt e Kosovės, pėrpos prangave tė robėrisė, nuk kishin se ē’tė humbisnin mė! Pikėrisht mbi kėtė platformė filozofike dhe tė drejtė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės edhe triumfoi mbi pushtuesin serb i cili Kosovėn e mbajti me dhunė si koloni, pėr rreth njė shekull!

    Ėshtė e natyrshme qė popujt tė cilėt luftojnė gjatė pėr liri, tė kenė mė shumė trima, dėshmor, histori, kėngė trimėrie e lavdie, po edhe monumente historie e lapidarė krenarie. Shikuar nga ky kėnd edhe Drenica ka veprimtarėt, luftėtarėt dhe tė rėnėt e vet..

    Pasi qė Isė Zymberi i shpėtoi pushkatimit (ishte komandant i Batalionit tė Tretė nė Brigadėn e Shaban Polluzhės), arratiset nga burgu i Sremit dhe veproi nė ilegalitet tė thellė deri nė vitin 1950. Nė pamundėsi veprimi tė mėtejmė, Isai arratiset pėr nė Shqipėri sė bashku me Sherif Tėrstenėn. Mė vonė, bashkėveprimtarėt e Isės, sė bashku me ta edhe i biri i tij Shabani, zbulohen, arrestohen dhe dėnohen. Si: Shaban Isė Zymberi, Vesel Hajzeri, Halil Sejdia, Ilaz Halimi, Hamėz Tali, Dibran Ukshini, Shaban Fazlia, Ahmet Dili etj. Pas tyre do tė dėnohet edhe Bajram Nebihu, i cili kishte vėnė disa flamuj shqiptarė nėpėr Mitrovicė dhe njė nė Kalanė e Zveēanit. Njė flamur, Bajrami, e kishte vėnė edhe nė trenin qė udhėtonte nė relacionin Fushė-Kosovė Beograd. Serbėt u tmerruan kur panė se treni u fut nė Beograd me flamurin shqiptar duke valuar!

    Nė Prekaz tanimė po ngritej brezi i ri i intelektualėve liridashės tė kohės tė cilėt kishin arritur qė t'i ndiqnin mėsimet nė normalen e Gjakovės. Kėta nxėnės tė inspiruar nga atdhedashuria si dhe nga shembulli i bashkėvendėsve tė tyre dhe tė atdhetarėve tė tjerė tė kohės (padyshim tė pėrkrahur fuqishėm edhe nga drejtori i normales sė Gjakovės, mėsuesi dhe atdhetari Beqir Kastrati), kontribuuan anė e kėnd Kosovės. Ndėr ta ishte edhe Bislim Prekazi, i cili i kishte bashkuar bashkėmendimtarėt e vet, duke dalė me platformėn kombėtare mė organizatėn e atėhershme tė cilėn e kishin pagėzuar ”Vuajtja Shqiptare”. Ėshtė me rėndėsi tė cekim se ky grup kishte tė gjitha resorėt si edhe atė tė rėndėsisė sė veēantė, qė nėnkuptonte pėrgatitjen pėr rezistencė tė armatosur! Kėtij resori i printe pikėrisht Beqir Meha (vėlla i Tahir Mehės).Veprimtaria e tyre politike u zbulua nga UDB-ja diku nė prill tė vitit 1959, me ē'rast burgosen: Bislim Prekazi, Beqir Meha, Adem Alia, Ajet Fazlia-Meha, Sherif Musliu, Ramadan Zeneli, Istref Osmani, Muhamet Llausha etj. Ky grup kishte bėrė disa aksione nė terren. Njėri prej kėtyre aksioneve, ishte edhe ai i sigurimit tė armėve qė i kishin grabitur nė shkollė tė Prekazit,e qė shėnonte fillimin e grumbullimit tė armatimit pėr pėrgatitjen e njė kryengritje tė mundshme tė armatosur. Kėtij aksioni i kishte prirė Beqir Meha me sukses. Kjo nuk kaloi edhe pa tronditje pėr UDB-nė atė kohė. Grupi u dėnua, sė bashku me ta edhe Beqir Meha, tė cilin pėr ta vuajtur dėnimit e mė tejmė e transferuan mė pas nė llogorin koncentrues tė "Goli Otoku" famėkeq.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Beqir Meha, atdhetar i shquar, njeri me karakter tė fortė kombėtar. Ai vazhdoi rrugėn e ndritur tė tė parėve tė tij. Kjo rrugė e ndritshme Beqirin e bėri tė pavdekshėm. Pas vuajtjes sė dėnimit me burg politik nuk u hamend pėr asnjė ēast, por punoi me pėrkushtim pėr ditėn qe e priste. Nė momentin e parė kur u formuan celulat e para tė UĒK-sė, Beqiri iu bashkangjit atyre. Ishte i pandashėm me Adem Jasharin. Beqiri ra me pushkė nė dorė duke luftuar kundėr pushtuesit serbe me 25 mars tė vitit 1999 nė moshėn 63 vjeēare. Ra nė fushėn e nderit pėr tė mos vdekur kurrė.

    Familja e Nebih Mehės nuk e kishte tė lehtė atė botė pėr t’i rrahur ato rrugė deri nė "Goli Otok" pėr ta vizituar Beqirin. Hallet dhe dertet filluan qė tė rėndonin edhe mė shumė nė kurrizin e Nebihut, ngase Tahiri ishte i ri pėr t'i pėrballuar gjithė ato intriga tė UDB-sė. Tahiri po i shihte drejtpėrdrejtė padrejtėsitė, shtypjet, burgosjet qė pushteti i Jugosllavisė po i ushtronte mbi shqiptarėt. Nė kėtė rast, si personazh sublimi, ai po e shihte edhe tė vėllain e vet se bashku me prekazasit e tjerė. Tahiri do t’i mbajė nė mend gjatė ato rrapėllima ēizmesh tė gardianėve, ato rrapėllima dryrėsh e shulash tė dyerve tė hekurta tė burgut, ato grila qė i kishin ngėrthyer shqiptarėt dhe ato rreze dielli qė pėrthyheshin nė valėt e Adriatikut, pėr t’u betuar mė vonė se: “I gjallė nė dorė tė shkjaut nuk kam me ra!”. Nebihut se pari iu rėndua barra e jetės meqė njė jetė tė tėrė e pėrcolli varfėria, se dyti Beqirin ia burgosėn e dėnuan, se treti Tahirin e kishte tė ri pėr t’iu bėrė krah pune dhe sė fundi nga vėzhgimi dhe pėrcjellja qė i bėhej nga UDB-ja dhe marrja nė biseda “informative” qė i sillte mjaft telashe. Mirėpo Nebih Meha kurrė nuk ishte dhėnė. Gjithmonė kokėn e mbante lartė. Ai nuk u nėnshtrua kurrė as pėrpara varfėrisė e as pėr para pushtuesit jugosllav. Ai gjithmonė thoshte: "Beqirin e kam tė burgosur, por ai njė ditė do tė lirohet se bashku me shokėt. Po unė e kam edhe Tahirin qė po rritet e sė shpejti do tė bėhet krah i fortė i shtėpisė.”

    Pas vuajtjes sė dėnimit, Beqiri u kthye nė shtėpi. Sė bashku me tė edhe Nebihut iu kthye buzėqeshja. Beqiri iu tha: “Unė dhe shokėt dolėm. Sė pari ka rėndėsi qė dolėm gjallė, por rrugėt tona duhet vazhduar nga dikush…e ata jemi ne. Me kėtė pushtet nuk i kemi qėruar hesapet ende,prandaj do tė ndeshemi me te pėrsėri. Jo vetėm ne si familje, por pa dyshim edhe si komb!”

    Jeta vazhdonte. Shqiptarėt filluan tė lėviznin pėr ditė e mė shumė. Diku vepronin e nuk zbuloheshin, diku zbuloheshin e burgoseshin. Sa mė e madhe qė bėhej trysnia aq mė fuqishėm ndizej flaka e atdhedashurisė. Nė kuadėr tė veprimtarisė pėr ēėshtjen e madhe mė vonė burgoset edhe Beqir Lutfiu. Ėshtė me rėndėsi tė cekim se Beqir Lutfiu, po ashtu normalist, dėnohet nga Gjyqi Ushtarak nė Beograd pėr propagandė antijugosllave. Atė e transferojnė nė "Goli Otok", ku takohet me shumė shqiptarė,tė dėnuar nga ai regjim si: Kemail Agollin, Xhafer Kodrėn, Salih Lisin etj.Beqiri mė vonė nėpėr kazamatėt e Serbisė, por edhe jashtė tyre,takohet edhe me Adem Demaēin.Ai duke i parė te Beqiri tiparet e njė djali tė vendosur e tė zgjuar,si dhe duke e ditur se Beqir Lutfiu ishte nė lidhje me veprimtarėt e grupit “Vuajtja shqiptare”, kishte kėrkuar qė ky grup tė fillonte menjėherė furnizimin me armatim, mbase shpejt do tė vinin ditė mė tė favorshme pėr njė kryengritje tė armatosur dhe ne duhej tė ishim gati. "Pra le ta marrė vesh bota se; nė qoftė se nuk zgjidhen kėrkesat tonė me paqe, ne do t’i realizojmė ato edhe me pushkė-kishte thėnė Demaēi...”

    Vitet kalonin. Jeta i kishte pėrfshirė pėrpara, si tė gjithė tė tjerėt, me tėrė fuqinė e saj edhe familjen Meha. Beqir Meha edhe pas vrasjes sė Tahirit dhe Nebihut, nuk u dorėzua. Ata ia vranė vėllain, babin, ia plagosėn vajzėn e vėllait, ia terrorizuan tė gjithė anėtarėt e familjes, ia dogjėn kullėn e Tahirit dhe shtėpinė qė e kishte nė katin pėrdhes. E mbajtėn nė arrest pėr mė sė shtatė muaj se bashku me axhėn e tij Mehmetin, tė cilėt i akuzuan pėr vrasje tė milicėve serbė. Beqirit i mbetėn nėn pėrkujdesje edhe tė pesė vajzat e Tahirit... Pas shumė vitesh qė kaluan nė pėrpėlitje me jetėn dhe hallet e saj, Beqir Meha sikur e mori pak veten. Djemtė iu rritėn e iu bėnė krah pune. Me tė vėrejtur kėtė, njė mbrėmje, Beqiri u tha bijve tė vet: “Ju shyqyr u rritėt dhe u burrėruat. Kushtet e jetės, deri diku, i kemi tė mira. Si edhe tė tjerėt, kemi bukė e kripė e zemėr. Unė ka kohė qė kam pritur t’ju shoh se jeni tė zotėt e vetes. Tani kam mė tepėr kohė qė tė merrem me punėt e atdheut. Ka kohė qė i kam lėnė anash!” Ai nė momentin e parė u rreshtua nė njėsitin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo ėshtė pak a shumė e kaluara e familjes sė Tahir Mehės qė nė jetė la gjurmė tė pashlyeshme.

    Nuk ėshtė vetėm se tradita familjare e Mehajve, si edhe e shumė familjeve tė tjera nė Kosovė, qė dhanė aq shumė pėr atdheun. Por mbi tė gjitha ėshtė gatishmėria e saj gati njėshekullore pėr tė bėrė rojė nė zemėr tė atdheut. Mbase kėtu ėshtė edhe gjeneza, fuqia, inspirimi dhe vullneti i madh pėr t'u flijuar me vetėdije tė plotė dhe me pėrkushtim tė madh nė shėrbim tė atdheut. Shembujt qė nuk mbetėn tė papėrsėritur nė histori si: djegia pėr tė gjallė e Oso Kukės nė kullė tė barotit e Kamer Loshit, rėnia heroike e Ahmet Delisė, Azem Bejtės, Shaban Polluzhės, qėndresa deri nė rėnien heroike e Tahir dhe Nebih Mehės, Adem, Hamėz e Shaban Jasharit. Kėto rėnie janė madhėshtia e burrave tė Kosovės dhe e krejt shqiptarisė qė trimėrinė, sakrificėn, rėnien dhe kullat i shndėrruan nė legjendė! Vetėm atyre qė kaq shumė iu pėrkushtuan ēėshtjes sė atdheut, u buzėqeshi fati pėr tė qenė pjesė pėrbėrėse e historisė sonė.



    Tahir (Nebih) Meha. Rrjedh nga njė familje me traditė atdhetarizmi. Njeri i pėrkushtuar shpirtėrisht ndaj ēėshtjes kombėtare. Burrė trim dhe i vendosur pėr t'i jetėsuar aspiratat e dėshmorėve tanė. Ra duke luftuar kundėr pushtuesit serbo-sllav pėr 18 orė rresht. Ra me 13 maj 1981, nė njė moshė tė re, pra ende pa i shijuar si duhet bukuritė e saja. Ishte vetėm 38 vjeēar, kur gjaku i tij prej shqiptari tė vėrtetė rimoi themelet e gurta tė lirisė sė Kosovės. Tahir Meha u lind nė kohėn e luftės dhe iku nga kjo botė duke luftuar pėr liri.

    Fėmijėria e Tahir Mehės

    Tahir Meha lindi me 10 tetor 1943 nė Prekaz. Atė kohė nė Kosovė e mė gjerė po bėhej luftė e paparė kundėr nazi-fashizmit. Atė fillim vjeshte qė po i paraprinte njė dimri tė ashpėr pėr shqiptarėt po pėrgatitej platforma qė Kosova tė pėrfshihej nėn juridiksionin jugosllav. Ashtu edhe u vendos mė vonė. Pas Konferencės sė Bujanit, ku u shpreh vullneti pėr bashkim me Shqipėrinė, Kosova iu aneksua Jugosllavisė dhunshėm. Atė fundviti tė 1943, Lufta e Dytė Botėrore kishte hyrė nė fazėn mė vendimtare. Tahiri si foshnjė mė parė u ndesh me krisma pushkėsh e erė baroti, se sa me tė qeshura dhe me pėrkėdhelje prindore.

    Dajat e gjyshit tė Tahirit ishin nga Baica e Drenasit, kurse tė babait tė tij ishin nga Gllareva e Klinės. Tahiri dajat e vet i kishte nė Llaushė. Nė Llaushė dajat i kishte edhe Adem Jashari, pra ishin kushėri edhe prej nėnave! Nė rrethana tė luftės Tahiri kishte pasur njė foshnjėri tė pa rehatshme duke e bartur e ėma nga njė skaj nė skajin tjetėr, pėr t’u strehuar nga flakėt e luftės me ushqime tė pakta dhe me veshmbathje tė dobėta, nė njė gjendje tė rėndė shpirtėrore e sociale pėr prindėrit tanė,pra si nė kohė lufte,ku njėriu nuk kishte hapėsirė as pėr t’iu gėzuar as lindjės sė fėmiut tė vet!

    Tahiri qe nga fėmijėria, si edhe tė gjithė shqiptarėt e Kosovė, tė cilėt tani po pėrjetonin risundimin e Jugosllavisė e cila e rifilloi njė epokė tė re tė dhunės nder ne, ishte ballafaquar me varfėri dhe pushtim tė rėndė. Shtati i tij foshnjarak ndjeu mė shumė se ē’po ndodhte rreth tij. Ai ishte si fėmijė shumė i dashur dhe nuk e dallonte diēka e veēantė nga moshatarėt e vet pos zgjuarsisė dhe shkathtėsisė sė tij. Ishte plotė shėndet dhe nuk mbahet mend tė ketė lėnguar nga ndonjė sėmundje, pavarėsisht varfėrisė qė e kishte kapluar familjen e tij dhe familjet e fėmijėve tė tjerė. Mė vonė kur u rrit sa pėr tė filluar shkollimin, mbaroi vetėm katėr klasė fillore. Rrethanat e rėnda dhe trysnia e robėrisė e detyruan tė mbetej nė shtėpi?! Lufta pėr bukėn e gojės, thjesht pėrpėlitja pėr ekzistencė, i detyroi shumė shqiptarė qė tė hiqnin dorė nga shkollimi, duke u kthyer nė punėtorė krahu.

    Pas mbarimit tė LDB-sė pushteti i LKJ, filloi qė tė zbatonte forma tė ndryshme tė dhunės. Njė formė e tillė ishte edhe presioni mbi ekonominė shtėpiake, qė i detyronte shqiptarėt ta dorėzonin edhe bukėn e gojės nė emėr tė “tepricave”, apo siē e quanin ata “vishak”, “otkup” etj. Nė emėr tė kėtyre tepricave kėrkohej dorėzimi i qumėshtit, djathit, tėlyenit, leshit, drithit, deri edhe bukės sė gojės. Qėllimi ishte qė jeta shqiptarit t’i bėhej e padurueshme dhe tė shpėrngulej pėr nė Turqi. Tahiri po e ndiente kėtė mungesė ushqimi si edhe tė gjithė fėmijėt e tjerė tė Kosovės. Megjithatė intuita e fėmijės nuk pushonte se imagjinuari pėr ditė mė tė mira. Ai po rritej, ku me njė copė buke, ku me njė pemė. Jeta edhe pse e rėndė, vazhdonte dhe pėrballohej pa u diktuar,pra fėmijėt rritėn pa dashur tė ia dinė pėr rrethanat e rėnda tė kohės qė jetojnė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Rinia E Tahir Mehės

    Tahiri si i ri bie nė sy pėr zhdėrvjelltėsinė e tij tė pashoqe. Kishte shtat mesatar e tė zhvilluar. Ishte i shpejtė nė lėvizje, shumė i kujdesshėm nė veprime dhe tejet vigjilent. Ai dėgjonte mė shumė se ē’fliste. Mosha e rinisė edhe te Tahiri po kalonte me tė mirat dhe tė kėqijat e saj. Tahiri, si i shpejtė qė ishte, si nė gara tė ndryshme, lojė me top, vrapim, mundje, ngjitje nė lisa, ngarje tė kuajve etj., ai dėshironte tė ishte i pari nder moshatarėt e vet. Ai e kishte pėr krenari kėtė, por edhe kur humbte nuk zemėrohej, megjithėse nuk pajtohej me humbjen dhe kėrkonte qė gara tė pėrsėritej deri sa tė fitonte. Interesant, kishte shumė kondicion dhe durim tė patundur, deri sa e arrinte atė qė e dėshironte. Ai jo rrallė, si i ri bėnte edhe ndonjė prapėshti: piqte tramakė nė ara, dėmtonte bereqetin nė fushė me bagėti, kėpuste ndonjė frutė nga pemėt e huaja, ngiste ndonjė bashkėmoshatar etj. Kur e bėnte ndonjėrėn nga kėto “prapėsina” kėrkonte me kėmbėngulje qė tė pajtohej me “kundėrshtarin” dhe nuk e linte qė ta “spiunonte” nė shtėpi, ngase Nebihu ishte i ashpėr dhe mund ta qortonte apo edhe ta ndėshkonte mė rėndė. I urrente ēunakėt e “mamasė”, tė cilėt pėr ēdo gjė tregonin nė shtėpi. Shpesh ndodhte qė ata t'i "dėnonte" me ndalim nė lojėrat e pėrbashkėta pėr njė apo dy ditė. Kėshtu Tahiri, si edhe tė gjithė ne, u rritė me lojėra e shqetėsime fėmijėsh. Ai shpesh qeshte me atė kohė rinie, siē mund tė qeshim tė gjithė ne me prapėsitė qė i kemi bėrė dikur. Tahiri u poq dhe burrėrua, tanimė ai mori format e pjekurisė trupore;kishte fytyrė tė rregullt paksa tė zeshkėt me sy tė zezė e tė ndritur dhe me vetulla tė zeza e tė trasha. Shkonte gjithnjė i rruar, i pastėr dhe i veshur me pedanteri. Zakonisht shkonte me kostum. Flokėt i kishte tė zeza, paksa tė dredhura, qė i mbante anash mbi ballė. Kishte konstrukt tė rregullt dhe njė ecje krenare-gjithnjė me kokėn dhe ballin e gjerė lartė.



    Faza e fillimit tė pjekurisė sė Tahirit karakterizohet me cilėsi tė mira shpirtėrore e humane. Kėtė e karakterizonte ndjenja e tij e lartė e solidarizimit tė tij me shokė dhe dashuria pėr rrethin, pėr njerėzit dhe kafshėt, pėr tokėn dhe shtėpinė, pėr punėn dhe kėngėn. Ai nuk urrente e as xhelozonte askė. Siē tregojnė edhe bashkėmoshatarėt e tij, Tahirin e shihje gjithmonė tė shoqėruar, asnjė herė tė vetmuar. Tė gjithė e donin. Kishte njė zgjuarsi tė natyrshme. Ishte mikpritės, bujar e fisnik. Nė kullėn e tyre mbahej mend pėrherė bukėdhėnia, mikpritja, bujaria. Tahiri ishte rritur e formuar me rrėfimet e ngjarjeve historike tė disa trimave tė kohės sė Azem Galicės, tė cilėt kishin pasur fatin qė tė jetonin ende nė kohėn e tij. I rritur dhe i edukuar nė rrethana tė tilla ai shumė herėt e kuptoi domosdoshmėrinė pėr tė qenė i lirė. Ai mbase krejt natyrshėm po pėrgatitej pėr rrugė tė gjata, duke qenė krejtėsisht i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė do t’i haste nė kėto rrugė. Mirėpo, siē thoshte edhe vet mė vonė: “Ne duhet tė pėrgatitemi pėr njė rezistencė tė gjatė. Do t’ia arrijmė t'ia dalim, vetėm nė se rezistojmė si tėrėsi. Pesėqind vite na ka sunduar Turqia dhe s‘ka mundur tė na tjetėrsojė, ndėrkaq Serbia kėtu ende nuk e ka bėrė vendin. Ne jemi tė vjetėr nė kėto treva. Jemi tė vendosur pėr tė jetuar nė tokat tona, prandaj kjo edhe na forcon ngase e drejta ėshtė nė anėn tonė.”

    Kulla ku u rrit Tahiri, pėrveē pritjes dhe pėrcjelljes sė trimave, kishte edhe kėngėn brenda qė u kėndohej trimave tanė. Ai e kishte pėr shpirt kėngėn: ”Ti Shqipni mos thuaj marova”. Kėngėt e Dėrvish Shaqės i donte tė gjitha, pa pėrjashtim edhe ato tė arshikėrisė. Tahiri pėr Dervish Shaqėn thoshte: "Dervishi ore vėlla ėshtė shpirti i melosit shqiptar. Ky ta ringjallė heroin dhe ta sjellė historinė para syve.” Tė njėjtėn simpati e kishte edhe pėr rapsodėt "Mleqani" dhe pėr kreshnikėt e ciklit tė Mujit e Halilit. Tahiri thjesht e kishte ushqim shpirtėror melosin shqiptar. Edhe ai si shumė bashkėmoshatarė tė tij, kishte si tė thuash dėshirat apo pasionet e veta. Ai i donte shumė kuajt dhe i mbante pėr qejfi. Kuajt si tė Tahir Mehės nė ato anė pak kush i mbante. Ai thoshte: "Gjokun tim kur ta mbėrthej e ta marrė sulmin nuk mund ta ndalė as pushka e dushmanit!” Kuajt e tij kishte dėshirė t’i krahasonte me gjokun e Mujit, tė Halilit e tė Azem Bejtės. Tahiri njė dashuri tė veēantė e kishte pėr armėt. Nuk kishte armė qė ai nuk e njihte, qė nuk dinte ta zbėrthente e mbėrthente, qė nuk ia njihte krismėn dhe fuqinė. Ishte shenjėtar i mirė. Pėr armėt kujdesej mė shumė se pėr fėmijėt e tij. Ai thoshte shpesh: "Burra, armėt duhet ruajtur si sytė e ballit. Njėqind vjet e mban armėn dhe vjen njė ditė kur tė duhet mė shumė se buka dhe uji. Mos blini shumė traktorė dhe shtėpitė mbaroni mė tė vogla. Nga kėto kursime blini armė! Se me armė i mbroni shtėpitė. Ndryshe vjen serbi e ua merr traktorėt, ua djeg shtėpitė e ju nuk keni me ēka t’i mbroni!” Ai porosiste: “Ai qė ėshtė burrė armėt nuk i korit dhe s’ia dorėzon pėr tė gjallė armikut!”…
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tahiri Nė Shėrbim Ushtarak

    Tahiri tashmė ishte rritur e burrėruar. Njė ditė i erdhi ftesa pėr tė shkuar nė shėrbim ushtarak! Kjo nuk i pėlqeu Tahirit, por nė veēanti u shqetėsuan gjyshi dhe i ati i tij. Ata e dinin temperamentin e Tahirit dhe ia kishin frikėn. Ishte i ri dhe urrejtjen pėr pushtuesin nuk mund ta fshihte dot. Tahiri e vėrejti kėtė shqetėsim tė prindėrve, sado qė edhe vetė ishte i shqetėsuar e nė tė njėjtėn kohė edhe i mllefosur qė sė shpejti do ta shihte veten nėn uniformė tė pushtuesit tonė gjakatar. Nuk ishte e lehtė pėr tė, por iu kujtua thėnia: “Rruga jonė drejt lirisė ėshtė e gjatė, prandaj duhet tė rezistojmė!” Ai ngadalė i tha babagjyshit: "Po shkoj ushtar babėlok, – mbase atje do tė kem mundėsinė qe sado pak ta mėsoj artin ushtarak. Do tė mėsoj si pėrdoret mitralozi, granatat, mortajat, topi, ndoshta edhe tanki. Do tė bėj ēmos, qė kur tė kthehem nga ushtria, ta sjell njė tank pėr ty babagjysh!” – Tė gjithė i kishte bėrė tė qeshnin nga shpirti pėr kėtė pohim tė ēiltėr e me humor. Nė fakt Tahiri i solli tanket te kulla e babagjyshit tė tij nė pranverė tė vitit 1981 dhe kėrceu mbi to si dikur Vojo Kushi!

    Ishte bėrė rregull e UDB-sė qė para se shqiptarėt tė shkonin nė shėrbim ushtarak, t'ia pėrcillnin dosjen me tė gjitha dokumentet pėr personin nė fjalė nė komandėn ku do tė shėrbente. Ndėrkaq pėr personat dhe familjet e caktuara atė e bėnin krejt nė mėnyrė tė veēantė. Rinia shqiptare duhej tė ishte shumė e kujdesshme, ngase pėrfundonte nė burg, nė ēmendinė, nė psikiatri apo pėr mė keq nė arkivol, tė cilėt i kthenin pėr nė Kosovė, me “arsyetimin” se kishte bėrė "vetėvrasje, "aksident trafiku", apo se ishte "vrarė aksidentalisht". Prandaj rapsodi popullor, jo mė kot nxori kėngėn: "Na ka ardhur njė letėr me njė shkrim tė zi, djalė bėhu gati pėr me shkua n’ushtri!” Vėrtet lajmi pėr tė vajtur nė shėrbim ushtarak nė ish-Jugosllavi, pėr rininė shqiptare ishte vetėm njė lajm i zi dhe as gjė mė shumė!

    Tahirit, tanimė shėrbimi ushtarak nė nivel tė komunės sė Skenderajt, ia kishte pėrcjellė dosjen e tij pėr nė Gollubovc tė Malit tė Zi dhe nė Tuzėll tė Bosnjės, ku do ta kryente kėtė shėrbim mė vonė. Dosja e tij ushtarake pėrmbante kėto tė dhėna tė pėrafėrta: "Tahir Meha, i biri i Nebih Mehės-bashkėluftėtarit tė Shaban Polluzhės dhe tė Mehmet Gradicės, i nipi i Emin Latit-bashkėluftetarit tė Azem Bejtės. I vėllai i Beqir Mehės i dėnuar me burg politik qė nė prill tė vitit 1959”,armiq tė Jugosllavisė qė nga koha e Kralit!”… Kjo do tė mjaftonte pėr Tahirin. Kėto tė dhėna, shėrbimet e pushtetit tė Skenderajt, i nxorėn mė vonė edhe publikisht nė gazetat serbe tė Beogradit si nė: “Nin”, "Borba”, "Politika” etj.

    Tahiri ndonėse i ri nė moshė, por i regjur nga pėrvoja, e njihte mirė taktikėn e pushtuesit serb. Ai i tejkaloi me sukses tė gjitha kurthet qė mund t’i kishin pėrgatitur,nė saje tė kėshillave qė kishte marrė nga gjyshi, babai dhe nga i vėllai i tij, Beqiri. Erdhi dita kur Tahiri u kthye nė shtėpi. Jeta vazhdonte, si gjithmonė, me problemet e saj, herė furishėm e herė e qetė, si valėt e detit. Tahiri duke i parė padrejtėsitė qė po u bėheshin shqiptarėve nė kazermat ushtarake serbe e kuptoi edhe mė mirė porosinė e gjyshit: "Tahir, biro, ruaju! Me shka besė nuk ka!” Ai kishte parė se si shqiptarėt atje i nėnēmonin, i pėrbuznin, i fyenin, i shanin dhe i diskriminonin nė ēdo hap. Kjo e bėri ta kuptonte edhe mė qartė mesazhin, se: "Rruga e lirisė vėrtet ėshtė e gjatė.”

    Martesa e Tahir Mehės

    Tahiri, qė ishte bėrė krah i fortė shtėpie, ishte pjekur e bėrė edhe pėr martesė. Nė ndėrkohė gjėrat kishin ndryshuar dhe ekonomia e familjes sė Tahirit kishte rėnė paksa. Asnjėri nga anėtarėt e familjes sė tij nuk ishte nė marrėdhėnie pune. As njė burim tė tė ardhurave, pėrveē bujqėsisė e cila edhe ashtu nuk luante ndonjė rol tė veēantė, nga se toka nė Drenicė nė pėrgjithėsi nuk ėshtė e cilėsisė sė lartė prodhuese. Familja e Tahirit ishte shtuar, po ashtu ishin shtuar edhe shpenzimet e pėrditshme. Kishte ardhur koha qė edhe Tahirin ta martonin. Po martesa donte edhe shpenzimet e veta. Pushteti jugosllav e pėrdorte me mjeshtėri edhe kėtė formė tė luftės psikologjike. Kundėr shqiptarėve, posaēėrisht kundėr familjeve tė caktuara, qė nuk i bindeshin atij, nė mėnyrė qė t’i nėnshtronte me varfėri!Duke ushtruar sanksione ekonomike. Pėr ish-pushtetin, varfėria, ishte mjeti, me anė tė sė cilit, shqiptarėt i detyronte tė bėnin luftė pėr ekzistencė. Tahir Meha krahas kėsaj lufte, pėrgatitej edhe shpirtėrisht pėr tė sfiduar edhe kėtė strategji. Pėrkundėr vėshtirėsive, ai kurrė nuk u ligėshtua. Punonte e kėndonte. Shtinte me armė dhe thoshte: “Kėndoni burra se bota ėshtė jona. Bėhuni tė fortė se vetėm kėshtu do tė triumfojmė mbi tė gjitha. Pasuria nuk ėshtė gjithēka.” Megjithatė njė dorė shqiptarėsh tė mjerė ishin bėrė urė kalimi pėr qėllime tė ulėta pėrfitimi. Po ē’i duhet njeriut qė tė jetojė duke e ngrėnė bukėn me turp?…

    Kėshtu kalonin ditėt. Tahiri nė saje tė punės sė palodhshme arriti qė tė stabilizohet paksa ekonomikisht dhe pas ca kohe u fejua. Tė gjithė u gėzuan qė ai e kishte gjetur vajzėn e ėndrrave tė tij. Ai u fejua me vajzėn e Zenel Hotit nga Palaci i Hasan Prishtinės. Familja Hoti ishte e nderuar jo vetėm nė Palac, por edhe mė gjerė.

    Nebihu nuk e fshihte dot gėzimin e madh ngase e kishte fejuar tė birin e tij mė tė vogėl. Nuk kaloi as viti dhe Nebihu po pėrgatiste dasmėn e madhe pėr Tahirin. U thirrėn burrat nė zė tė Prekazit e tė fshatrave pėrreth, miq e dashamirė. Plasi vallja e ahengu. Kėnga e ēiftelia nuk pushonin deri nė mėngjes. Gėzimi pėrcillej me tė shtėna armėsh dhe sikur nė ditėt e mira, po epej sihariqi i njė martese tė re, e cila do ta gėzonte konakun dhe do ta shtonte familjen Meha.

    Kalonin vitet e jetės bashkėshortore fare qetė. Tahirit i lindėn vetėm vajza. Ai kishte dėshirė pėr ta pasur edhe njė djalė, pra trashėgimtarin e vet. Kjo brengė e bėri qė tė martohej rishtazi. Edhe nga martesa e dytė, Tahirit, i lindėn vetėm vajza! Ishte i vetėdijshėm se kishte bėrė njė padrejtėsi ndaj bashkėshortes. "Ja qė e bėra, – thoshte shpesh, – sepse unė njė ditė do tė shkoj. Dėshiroj qė mbrapa ta lė njė djalė, i cili kur tė rritet, do tė dijė ta luajė ēarkun e hutės dhe tė luftojė me pushtuesin nė kėmbėn time”… Kjo dėshirė Tahirit nuk iu plotėsua. Ai edhe pse la mbrapa pesė vajza le tė flejė i qetė. Djemtė e UĒK-sė e shkrepėn ēarkun e hutės kundėr pushtuesit serb. Edhe nė emėr tė "djalit" tė Tahir Mehės! Ata ia ēuan nė vend dėshirėn e tij, ngase tė gjithė ata qė morėn pjesė ndėr beteja, ishin bij dhe bija edhe tė Tahirit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tahiri Dhe Jeta E Tij Nė Kurbet

    Tė gjithė e dinim se ēka ishte kurbeti, se sa e hidhur ishte buka e kurbetit. Mirėpo, shumė nga ne (nė kohė dhe nė mėnyra tė ndryshme), tė shtyrė nga skamja dhe terrori e pėrjetuam jetėn e kurbetit. Kjo plagė e rėndė, si shumė popuj tė tjerė, e ka goditur rėndė edhe popullin tonė. Pėr kurbetin, pėr jetėn dhe bukėn e hidhur tė tij, ka kėngė, vjersha, filma e vepra tė tjera arti, ndėr tė cilat meritojnė tė pėrmenden: “Lėndinė e lotėve”, "Mitrua" e Ēajupit, "Kur e pėrcolla Ylberin", "O kurbet, kurbet i zi” etj. Shumė nga Shqiptarėt, qė i rrėmbeu kurbeti, nuk u kthyen mė kurrė nė tokat e veta stėrgjyshore, mbetėn pėrtej “Urės sė Qabesė” dhe nėpėr vende tė tjera tė botės. Ky fat tragjik na pėrcolli ndėr shekuj. Ky fat po e priste edhe Tahir Mehėn!

    Edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, shumė shqiptarė morėn rrugėn e kurbetit qoftė pėr shkaqe ekonomike, qoftė pėr shkaqe politike. Kėta dy faktorė, qė janė tė lidhur ngushtė me njėri-tjetrin, pushtuesi serbo-jugosllav po i ushtronte mbi shqiptarėt me program dhe me tė gjitha mjetet e veta tanimė administrative! Mospranimi i tyre nė punė, madje pėrjashtimi nga puna edhe i atyre pak shqiptarėve qė ishin tė punėsuar, taksat e rėnda, qė ēdo ditė i shtonte pushtuesi, tatimet etj qė popullit tonė po ia bėnin jetėn tė padurueshme. Nga kjo dhunė politiko-ekonomike, sa vinte e shtrėngohej zinxhiri i varfėrisė. Sa mė shumė qė shtrėngohej ky zinxhir, aq mė tė forta ishin dhembjet, tė cilat, nė veēanti ndiheshin tek tė rinjtė, qė po i pėrpinte rruga e kurbetit pėr ditė e mė shumė. Kėrkesat e jetės dhe ėndrrat e ēdo njeriut pėr tė bėrė diēka mė tepėr pėr veten dhe familjen,ishin tė arsyeshme. Mirėpo sanksionet politike dhe ekonomike i pamundėsonin ato qė tė realizoheshin nė vend. Jo rastėsisht, qė nga kohėt e lashta, kishte mbetur edhe fjala e urtė popullore, qė nėnkuptonte rrugėn e gjatė tė kurbetit: “Mashkulli nafakėn e ka nė kėmbė!” Kjo rrugė iu imponua edhe Tahir Mehės. Qė tė jetonte vertikalisht e me nder, atij iu desh qė tė gjente njė zgjidhje tė pėrkohshme pėr ta mėkėmbur ekonominė e familjes sė vet. Pėr ta realizuar njė gjė tė tillė, Tahiri nuk shpresonte nė fantazi “bingosh”, por nė punėn e tij tė pandėrprerė dhe tė ndershme. Kur prindėrit e Tahirit e kuptuan kėtė i thanė qė tė mos shkonte. Ai u premtoi se s’do tė rrinte gjatė dhe do tė kthehej posa tė fitonte ca lekė. Dhe vėrtet Tahiri e mbajti fjalėn. Punoi nė disa vende si: nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, nė Slloveni dhe nė Austri. Pas disa vitesh, aty nga fund i viti 1979, pėrfundimisht u kthye nė shtėpi.

    Si pėr tė gjithė edhe pėr Tahirin kurbeti ishte jetė e rėndė. Kurbetēarėt e ndienin thellė mallin pėr atdheun e vet, pėr mė tė dashurit e vet, pėr gurėt dhe shkurret e vendlindjes, pėr shokėt dhe miqtė e pėr kė jo tjetėr. Ata punonin qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje. Bėnin punė tė rėnda qė tė siguronin ndonjė lekė pėr t'ua dėrguar nė atdhe, ku pritnin prindėrit dhe fėmijėt. Tahir Meha, i cili i pėrjetoi rėndė ato vite qė ia fali kurbetit, mėsoi shumė nga pėrvoja e jetės nė dhe tė huaj. Ai pati rastin tė takojė shumė kurbetēarė qė ishin me vite atje dhe tė mėsojė prej tyre. Nė tė njėjtėn kohė edhe ata mėsonin nga ky kurbetēar i ri qė bartte njė bagazh tė pasur historik dhe tė realitetit kosovar. Pas ca viteve, tė gjithė shokėt e tij qė kanė punuar me tė, sidomos ata me tė cilėt ka punuar nė Austri me simpati e respekt tė veēantė rrėfejnė pėr Tahir Mehėn: “Punonim bashkė. Tahiri ishte i ri dhe i fuqishėm, djalė i urtė e fjalėpakė. Ishte ekonomist i fortė. Bisedonim shpesh nė ato baraka druri ku banonin zakonisht punėtorėt. Ishte shumė parimor dhe vizionar. Gjėrat i thoshte krejt pa ngurrim. Bisedat e tij shpesh na shqetėsonin, por njėkohėsisht guximi i tij na mahniste. Tahiri na thoshte: “Vėllezėr, ta duam njeri-tjetrin, se kėtu jemi nė vend tė huaj. Ne duhet tė pėrkujdesemi pėr shokėt tanė nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė tė gjithė dhe tė kthehemi shėndoshė nė shtėpitė tona. Ai na porosiste qė tė mos binim pre e shėrbėtorėve tė klubeve tė Jugosllavisė tė cilat i organizonte ambasada e Beogradit. Hapur na thoshte se Jugosllavia pėr ne ėshtė pushtuese, ndėrsa ambasada jonė ėshtė ambasada Shqiptare, tė cilėn duhet ta duam e ta vizitojmė!” Kėshtu i kujtojnė sot shokėt bisedat e tij. Tahiri vazhdimisht e mbante flamurin shqiptar te koka, nė dhomėn ku flinte. Kur i lexonte gazetat, shpesh na thoshte si me shaka: “Kur do tė luftoj unė me Jugosllavi, do tė shkruajnė tridhjetė gazeta!”- Ne qeshnim, por me tė vėrtetė, mė 14 maj tė vitit 1981, ato gazeta shkruan, se Tahir Meha luftoi me Jugosllavinė dhe ne qeshėm,por edhe qamė bashkėrisht!"…

    Shokėt e kurbetit tregojnė: "Tahiri pėrgatitjes pėr luftė i kishte hyrė me njė besim dhe me njė vendosmėri tė plotė. Kjo pėrgatitje ishte faktori kryesor qė e detyroi armikun qė ta pranonte kapitullimin moral nė oborrin e kullės sė Tahirit, mu nė zemėr tė Prekazit. Ai pėr ēdo mbrėmje lėshonte kasetofonin me kėngėt e tij tė preferuara nga Dervish Shaqa dhe kėngėt pėr kreshnikėt e Mujit e Halilit. Nė folklorin tonė Tahiri po shihte filozofinė e njė pėrshkrimi tė rrallė qė rapsodi po i bėnte heroit dhe ngjarjes sė madhe historike. Nė kėto kėngė Tahiri po njihej me njė realitet sa tė hidhur pėr tė kaluarėn tonė historike aq edhe krenar. Aty shihte se si shqiptarėt nė beteja e nė luftėra tė njė pas njėshme pėr ēlirim kombėtarė, kurrė nuk e humbėn dinjitetin e vet dhe besimin nė fitore, vendosmėrinė e guximin pėr ndeshje tė reja nė rrugėt e lirisė qė nuk kishin kthim prapa pavarėsisht ēmimit tė lartė qė kėrkonin rrugėt e lirisė. Ai e kishte shumė pėr dėshirė edhe kėngėn e Fazli Grajqevcit, dhe fliste me njė admirim tė veēantė pėr te. Tahiri shpesh thoshte: Nė qoftė se do tė mė lind ndonjėherė njė djalė, do tė ia lė emrin Flamur. Kėtė dėshirė dhe amanet e ka lėnė Fazli Grajqevci, pra unė kam me ja plotėsuar dėshirėn Fazliut dhe amanetin e tij do ta qojė nė vend...Tahiri shpesh thoshte pėr Fazliun se ai ėshtė flamuri ynė, se ėshtė shembulli mė tipik, se si njė njeri idealist e atdhetar flijohet, jap shpirtin nė torturė e shokėt nuk i jap! Ku ka bota edhe njė rast mė unikat?! , a njeh historia e ndonjė populli tjetėr trimėri dhe sakrifica tė tilla siē e kemi nė Fazli Grajqevcin me shokė, pra Fazliu me shokė ėshtė flamuri ynė- pėrfundonte Tahiri me respekt pėr trimat... Tahiri shpesh thishte: “Baco-o..., historia jonė ėshtė histori luftėrash e pėrpjekjesh pėr liri, histori e pėrgjakjes sė flamujve, ngjyrė kjo e kuqe, ngjyrė gjaku, qė vetėm sa ka shkėlqarė nė flamurin tonė tė lirisė. Kjo histori i ka pranuar nė gjirin e vet vetėm ata tė cilėt u futėn nė portat e saj me tėrė fuqinė e vet nė shėrbim tė atdheut.” Pas pohimeve tė kėtilla shpesh shtonte: "Unė do tė ha barot me dhėmbė! Do t'ia kaloj edhe Mujit e Halilit," – dhe ia jepte me gjithė shpirt sė qeshurės sė tij karakteristike. Aq i thjeshtė e i afėrt ishte me shokėt e tij Tahir Meha, i cili me humorin e tij tė veēantė tė bėnte shpejt pėr vete.

    Tahiri kishte dėshirė tė zjarrtė pėr armėt. Qė atėherė ai filloi tė furnizohej me to duke i sjellė nga shtetet ku punonte. Ai e donte armėn, por e donte edhe kėngėn e humorin. Pa dyshim e donte edhe jetėn, por mė tepėr e donte lirinė, sė cilės pa u kursyer do t'ia falė jetėn.

    Tė gjithė shokėt e Tahirit qė patėn rastin tė punojnė me tė nė kurbet, nė kohė dhe nė vende tė ndryshme, ruajnė edhe sot kujtimet mė tė mira pėr tė. Tahiri e dinte pėrse punonte. Nė njė kohė kur dikujt i dukej krejt provokative, ai shpesh u thoshte shokėve: “Blini armė dhe ruani mirė! Armėt e sjellin lirinė.” Vėrtet ai u mishėrua me pushkėn e tij e cila u bė lajmėtare e parė e fillimit tė njė lufte, qė shqiptarėt, herėt a vonė, do tė duhej ta bėnin pėr lirinė e vet, ashtu siē e bėri Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Takimet Dhe Bisedat E Tahirit Me Miq E Shokė

    Qė nga koha e gjyshit tė tij, kulla e tyre ishte njė vendtakim pėr trimat e kohės. Aty merreshin vendime tė mėdha. Kėtė traditė tradicionale e kombėtare e kishte vazhduar edhe Nebihu dhe tani po e vazhdonte Tahiri. Aty disa herė ishin takuar shokėt e Tahirit, madje edhe atdhetarėt e shquar si Zeqir Gėrvalla e Selman Berisha. Kėta dy tė fundit fillimisht ishin njohur me axhėn e tij Mehmet Mehėn nė kazamatet e Serbisė. Ishin njohur atje ku janė njohur qindra atdhedashės tė kohės, tė cilėt, mė vonė, kanė vėnė ura miqėsie duke e zgjeruar rrethin e veprimit nė shėrbim tė atdheut. Ata Tahirit i dhanė shtytje morale pėr ēėshtje madhore tė atdheut. Janė tė shumta takimet qė Tahiri kishte pasur me kėta dy atdhetarė tė dėshmuar nė kullėn e vet. Prej tyre ai kishte mėsuar shumė. Ishte pėrgatitur edhe mė tepėr, madje qėllimet e tij drejt pėrpjekjes pėr ēlirimin e atdheut ishin qartėsuar edhe mė. Tahiri vetė e thoshte mė vonė: "Pėrvoja e jetės fitohet nga ata tė cilėt kanė pėrjetuar mė shumė nė jetė". Nga takimet e shumta qė i kishte pasur me shokėt e vet, ai sikur ishte brumosur dhe fuqizuar edhe mė. Pa dyshim i frymėzuar edhe me idetė e rilindasėve tanė pėr njė Shqipėri tė lirė e tė bashkuar, tė ngritur e tė pėrparuar ai u pėrkushtua me tėrė fuqinė e vet, duke qenė i vetėdijshėm se nuk arrihet lehtė dhe brenda natės.

    Tahiri ishte pėrpjekur pėr ta zgjeruar rrethin e vet sa mė shumė. Ishte i ndėrgjegjshėm, se nė kohėn qė po vepronte, e kishte tė vėshtirė qė tė gjente bashkėveprimtarė, ngase ato vite (’75 – ’80), pushteti serbo-sllav e kishte vėnė nė gjumė pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve. Si tė thuash njerėzit kishin filluar qė ta gėnjenin veten e tyre se ēėshtja e Kosovės tani do tė avancohej mė shumė. Kėtė hile, mjerisht, e kishin gėlltitur edhe shumė nga intelektualėt tanė! Tahiri e kishte kuptuar kėtė realitet tė hidhur, andaj po vepronte dhe thoshte: “Unė e di se nuk ėshtė e lehtė, por dalėngadalė, pėr ditė e nga pak, kėtij hyqymeti duhet t'ia thyejmė nga njė hu gardhi deri sa ta rrėzojmė krejt. Ne ta bėjmė tonėn e tė tjerėt do ta ēojnė punėn tonė mė tutje.” Nga ky parim u udhėhoq Tahiri, kur rezistoi me Nebihun. Ata atė ditė luftuan tė vendosur. Pėrkundėr lutjeve tė shumta qė iu bėnė nga pushteti, as qė u shkoi ndėrmend qė tė dorėzoheshin. Troē i thanė pushtuesit: ”Jo, ne nuk i dorėzohemi shkjaut. Edhe pushkėt tona, si edhe tuajat, dinė tė vjellin zjarr!” Tahiri nuk kishte folur kot, nuk kishte vepruar kot, nuk ishte armatosur kot, nuk e kishte urrejtur kot pushtuesin. Tahiri nuk luftoi kot, kėtė e vėrtetoi koha katėrēipėrisht.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •