Protesta antiamerikane në Beograd, antiserbe në Preshevë

Protesta për shkak të mbështetjes amerikane ndaj pavarësisë së Kosovës janë mbajtur në Beograd, ndërsa paralelisht me këtë shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan bashkimin me Kosovën.



Në protestin para ambasadës amerikane në Beograd sot u tubuan disa dhjetra anëtarë të Shoqatës së familjeve serbe nga Kosova.

Ata kërkuan "që të mos lejohet përmes pastrimit etnik të popullatës serbe nga Kosova të krijohet shtet i ri i shqiptarëve".

"Nëse kryetari i SHBA-ve Xhorxh Bush dëshiiron të jetë human, atëherë miqve të tij shqiptarë le t'ua dhurojë Kaliforninë dhe Teksasin", tha në fjalimin kryetari i Shoqatës Simo Spasiq.

Paralelisht me këtë, rreth 300 shqiptarë lokal në Preshevë protestuan duke kërkuar tërheqjen e policisë serbe dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në protestin e organizuar nga ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit, u theksuan parulla në të cilat shkruante "Lugina e Preshevës - Kosova" dhe "Kjo është Kosova".
/15 Jun 2007/