Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Akademikeve mbi 75 vjec, ju hiqet e drejta e votes

    Akademikeve mbi 75 vjec, ju hiqet e drejta e votes


    Akademike pa te drejte vote! Mbi moshen 75 vjec, ata jo vetem qe nuk mund te votohen per te marre kreun e kesaj akademie honorifike, por nuk mund as te votojne per te zgjedhur kryetarin e tyre. Kjo eshte situata momentale ne Akademine e Shkencave te Shqiperise, dhe Sekretari i Pergjithshem i Akademise, Eduard Sulstarova shprehet se, “nuk mundet t’i hiqet e drejta e votes nje akademiku per te zgjedhur kryetarin e tij, organet drejtuese dhe per te zgjedhur anetaret e rinj te akademise”. Edhe per nje tjeter arsye pasi jane vetem gati 10 akademike qe ende si kane mbushur te 75 vitet, por edhe ata shpesh i rrokin. Ndaj edhe cdo gje eshte fare e turbullt, pasi ata jo vetem s’mund te bejne zgjedhje tani por edhe nese do te mundeshin, nuk dine se per cfare t’i bejne zgjedhjet, pasi struktura e re, e kerkuar nga Keshilli i Ministrave dhe e propozuar nga akademia, ende nuk ka marre nje pergjigje nga qeveria. Nje nder ta eshte edhe akademiku, Kristo Frasheri, qe vetem pak mbremje me pare u ngjit ne skenen e Pallatit te Kongreseve, ku u nderua me trofeun e cmimeve “Kult 2007”, per librin me te mire enciklopedik botuar ne vitin 2006.

    Pos ketyre problemeve, ligji i ri perjashton anetaret e jashtem te Akademise se Shkencave. Jane plot 21 personalitete qe mbeten jashte mureve te akademise dhe behet fjale per akademike qe jane Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Rexhep Ismajli, Luan Starova, Ali Aliu, Ferit Murati, qe ndonese eshte shqiptari qe ka marre cmimin Nobel ne Shqiperi nuk njihet. Dhe ajo cka duhet theksuar eshte edhe fakti se keta personalitete, nuk rendojne aspak ne xhepin e buxhetit te shtetit shqiptar, thjesht jane emra qe nderojne akademine sikunder akademia i ka nderuar.

    Ndersa akademikeve shqiptare u hiqet paga! Dhe ne baze te kushtetutes, nje e drejte e fituar nga nje ligj, nuk mund te tjetersohet nga nje ligj tjeter. Dhe ligji i vitit 2004, flet per nje rroge te perjetshme te akademikeve. Po kaotike eshte edhe gjendja ne Institutet qe tani jane shnderruar ne ish-institutet e Akademise se Shkencave. Pasi prej tyre eshte vendosur te largohen nga puna plot 180 punonjes, dhe pakkush e di se si do te jene te organizuara keto departamente, qe do te jene pjese e Qendrave si ajo e Albanologjise qe do te krijohen.

    Struktura e re e Akademise

    Nje strukture e re per Akademine e Shkencave. Kjo eshte ajo cka ju ka mbetur per te bere akademikeve drejtues te saj pas miratimit te ligjit “Per Kerkimin Shkencor”, qe i ktheu ata ne nje akademi thjesht honorifike. Struktura e re duke ju pergjigjur detyrimit ligjor per propozimin e prane Keshillit te Ministrave, ka qene gati qe me 2 prill, por ende akademise nuk i eshte kthyer pergjigje per te. Ajo parashikon nje kryetar Akademie, nje nenkryetar dhe nje Sekretar te Pergjithshem. Ne perberje do te kete dy seksione, ai i shkencave teknike-natyrore dhe ai i shkencave shoqerore te cilat do te kene nga nje kryetar dhe nje sekretar.

    Dega e jashtme dhe njesi projektesh, secila me nga nje person. E tera, do te mbetet vetem me 26 persona.
    Sui generis

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    dhe shume mire bejne qe ua heqin voten per mua. duam sduam njeriu mbas nje moshe te caktuar nuk eshte me i afte (~ ne nivelet qe ishte) per gjera te tilla, crrufjaset, si i thone, si pret me kungulli. kjo nuk shuan nje asnje menyre kontributin qe kishin me perpara, ne asnje menyre jo. nga ana tjeter, ky kontribut nuk i jep carta bianca asnjerit. le ti mbajne anetare nderi.

    PS: dhe shume jane 75 vjec si limit megjithese jane rrace e forte keta te vjetrit, do na varrosin te gjitheve njehere pastaj veten hahaha
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •