Konceptet e moralit islam
1. Perceptimi i koncepteve tė moralit islam
Sipas dy burimeve kryesore tė Islamit, Kur’anit dhe Hadithit, morali islam pėrmban katėr shkallė, domethėnė katėr koncepte, shkallėzime. Secili nga katėr konceptet ėshtė i ndėrvarur nga tjetri. Secili rrjedh nga tjetri dhe njėkohėsisht paraqet bazėn pėr suprastrukturimin e konceptit tjetėr.[1] Imani apo besimi ėshtė baza e kėsaj ngrehine. Mbi tė, respektivisht mbi imanin, ėshtė ndėrtuar struktura e islamit, e pastaj ajo e takvallėkut dhe e ihsanit. Pa iman asnjėri nga konceptet e theksuara nuk ėshtė i qėndrueshėm. Po ashtu, imani do tė thotė se mbistruktura, edhe nėse disi ndėrtohet, do tė jetė e luhatshme, e paqėndrueshme dhe e mangėt. Kurse imani i mangėt, i kufizuar njėkohėsisht do tė thotė edhe islam, takvallėk dhe ihsan i kufizuar. Asnjė njeri i arsyeshėm nuk do tė ngrejė ndėrtesė pa bazė solide, qė do tė thotė se ėshtė i domosdoshėm forcimi i konceptit tė islamit para konceptit tė takvallėkut, dhe koncepti i takvallėkut para konceptit tė ihsanit.
Kemi tendenca qė koncepti i takvallėkut dhe i ihsanit tė pėrvetėsohet pa arritur konceptin e imanit dhe ihsanit, pra koncepti i imanit dhe i islamit tė kuptohet shumė ngushtė. Ky konceptim i gabueshėm do tė krijojė pėrfytyrim tė kufizuar tė moralit islam. Prandaj, kėto katėr koncepte i posedon ēdo pejgamber, me theks tė veēantė se pejgamberėt e hershėm kanė qenė tė dalluar nė njėrin nga kėto katėr koncepte. Pėr shembull, Ibrahimit a.s. mund t’i atribuohet koncepti i lidhur me imanin (besimin), Musait a.s. koncepti i lidhur me islamin (ligjin), kurse Isait a.s. koncepti i lidhur me ihsanin (rrugėn) etj. Te Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s., gjejmė sintezėn e tė gjitha kėtyre koncepteve.
2. Imani
Besimi nė Allahun e madhėruar
Imani nėnkupton besimin nė njėsinė e Allahut xh. sh. dhe nė pejgamberinė e Muhammedit a. s. Tė gjithė ata qė e dėshmojnė kėtė besim pėrmbushin kėrkesat juridike pėr tė hyrė nė gjirin e islamit dhe bėhen tė privilegjuar tė quhen myslimanė. Mirėpo, a do tė mjaftojė vetėm dėshmimi? Ndonėse disa thonė se mjafton, ėshtė mendim i pėrgjithshėm se dėshmimi i vetmuar, pa islamin, takvallėkun dhe ihsanin do tė jetė godinė e papėrfunduar.
Mendimi mbi besimin nė Zotin xh. sh. pėr njerėzit e ndryshėm ka domethėnie tė ndryshme. Disa nuk dinė mė tepėr pos se Allahu xh. sh. ekziston, se Ai ėshtė Krijues i gjithėsisė dhe se Ai ėshtė Njė. Tė dytėt e kuptojnė Allahun si synim tė adhurimeve tona dhe se Ai duhet tė adhurohet. Tė tretėt se Ai nuk ka rival, se e di tė fshehtėn, se e dėgjon lutjen, se plotėson nevojat dhe dėshirat njerėzore etj. Aty ku koncepti i imanit ėshtė i paplotė, jeta islame mund tė pėrfundojė me kompromis ndėrmjet Islamit dhe kufrit, duke i dhėnė betimin Allahut dhe duke rebeluar kundėr Tij, njėkohėsisht.
Po kėshtu, thellėsia e besimit nė Allahun nuk ėshtė e pėrhershme. Disa e besojnė Allahun, por nuk bėjnė as sakrificėn mė tė vogėl nė emėr tė tij. Tė dytėt e duan Allahun, por disa gjėra i duan mė shumė se Allahun, qė do tė thotė se Allahu ėshtė nė rend tė dytė. Tė tretėt janė nė gjendje tė sakrifikojnė vetvetėn dhe pasurinė pėr Allahun, por nuk kanė dėshirė tė heqin dorė nga dėshirat, idetė dhe mendimet e tyre.
Fuqia e imanit do tė zbulohet nė jetė me analizimin e qėndrimeve tė tij. Nė fakt, morali islam do tė dėshtojė atje ku baza e imanit ėshtė e dobėt.
Godina e plotė mund tė ndėrtohet me besimin e njeriut nė Allahun xh. sh., me bindjen se ēdo gjė qė posedon ai dhe vetė ai ėshtė pronė e Allahut. Ky njeri e pranon Allahun si Pronarin e vetėm legjitim, si Synim tė adhurimit dhe tė nėnshtrimit, Ligjvėnės si pėr vete ashtu edhe pėr tė gjitha krijesat. Po sipas kėtij koncepti, njeriu pranon t’i nėshtrojė simpatitė dhe antipatitė e tij kundrejt vullnetit tė Allahut, duke e anuluar unin e tij dhe duke i formėsuar idetė, dėshirat, epshet dhe pėrsiatjet nė pajtim me dijen qė Allahu e ka komunikuar nė Librin e Shenjtė, nė Kur’anin fisnik. Me veprime tė kėtilla, njeriu do t’ia revokojė lojalitetin e tij forcave qė janė kundėr Allahut xh. sh. dhe do t’ia dorėzojė Absolutit Suprem. Ky ėshtė imani i mirėfilltė.
3. Islami
Kushtimi ndaj Allahut tė madhėruar
Ngrehina e islamit mund tė ndėrtohet vetėm mbi themele tė forta dhe tė sigurta tė imanit, sepse islami ėshtė demonstrimi praktik, historik i imanit. Raporti ndėrmjet tyre ėshtė si raporti ndėrmjet farės dhe frytit. Imani ėshtė fara, kurse islami ėshtė fryti. Imani, nėse ėshtė i pranishėm te njeriu, do tė manifestohet nė jetėn praktike tė njeriut, nė moralin e tij, nė mirėsjelljen e tij, nė raportet e tij me tė tjerėt, nė zgjedhjen e aktivitetit, nė karakterin e luftės dhe tė angazhimit tė tij, nė planifikimin dhe pėrdorimin e kohės, tė energjisė dhe tė aftėsisė.
Nėse parimet joislame kanė shtypur parimet islame tė njė njeriu, kjo ėshtė shenjė se aty mungon imani, ėshtė shenjė se imani ėshtė shumė i dobėt. Nėse njeriu ndjek tėrė jetėn rrugėn joislame ėshtė e qartė se tek ai imani nuk ekziston aspak ose toka ku ėshtė hedhur fara nuk ėshtė pjellore, qė fara e mbjellė tė japė fryt.
Allahu pėrmend shpesh besimin dhe veprat e mira sė bashku. Tė gjitha premtimet pėr njė tė ardhme tė mirė pėr myslimanėt, qė i ka dhėnė Allahu, janė tė aplikueshme pėr besimtarėt qė sinqerisht i dorėzohen vullnetit tė Allahut. Aty ku vullneti i dikujt dallon nga vullneti i Allahut, aty ku lojaliteti ndaj tė tjerėve ekziston krahas me lojalitetin ndaj Allahut, aty ku kujdesi ėshtė orientuar ndaj aktiviteteve tė ndryshme, por jo edhe nė luftėn pėr rivendosjen e udhėheqjes dhe tė sundimit tė Allahut, aty imani lėngon nga sėmundjet dhe mangėsitė.
Njerėzit qė mashtrojnė opinionin me lojalitet tė rrejshėm nuk do tė kenė fitim nė Ditėn e gjykimit, pėrkundrazi, do tė jenė tė pėrbuzur dhe tė dėnuar.
4. Takva-llėku
Vetėdija mbi Allahun e madhėruar
Takvallėku nuk ėshtė vetėm njė formė, mėnyrė e veshmbathjes apo dukuri formale, por, pėr mė tepėr, ėshtė gjendje e brendshme e shpirtit qė manifestohet nė tė gjitha segmentet e jetės.
Takvallėku pėrbėhet nga respektfrika (devotshmėria) e njeriut ndaj Allahut, nga vetėdija mbi detyrat e tij ndaj Allahut dhe nga vetėdija mbi pėrgjegjėsinė para Tij, nga vetėdija se bota ėshtė vendi i sprovės pėr njeriun pėr njė kohė tė caktuar.
Vetėdija e iluminuar me devotshmėri bėhet aktive. Shqisat e njeriut, nėn ndikimin e vetėdijes aktive, bėhen tė mprehta dhe mėnjanojnė ēdo gjė qė ėshtė kundėr vullnetit tė Allahut. Kjo vetėdije hulumton mendimet dhe ndjenjat e veta, jetėn, energjinė dhe shfrytėzimin e kohės, kurse ngurron tė bėjė gjė tė dyshimtė apo tė ndaluar.
Takva ėshtė “ruajtja e kufijve tė All-llahut, vetėdija e plotė mbi All-llahun xh. sh., devotshmėria dhe zbatimi i zellshėm i dispozitave tė tij”, domethėnė “ėshtė dėgjueshmėri publike dhe e fshehtė ndaj All-llahut xh. sh.
Kjo gjendje manifestohet nė tėrė mėnyrėn e pėrsiatjes sė njeriut dhe me anė tė tė gjitha veprave.
Thelbi i takvallėkut qėndron mė tepėr nė zemėr dhe mendje sesa nė formėn e jashtme; mė tepėr nė ide, emocione, prirje, nė mėnyrėn e pėrsiatjes, nė shfrytėzimin e kohės dhe tė energjisė sesa nė pedanterinė dhe saktėsinė e tepruar tė hollėsive formale.
Takvallėku kėrkon kohė, guxim, durim, dije, vullnet. Ai zhvillohet shkallė-shkallė dhe sjell fryte pas njė kohe tė gjatė, ashtu si druri qė kėrkon kohė tė gjatė pėr tė dhėnė fryt: tė hidhet fara, tė rritet, tė lulėzojė dhe tė japė fryt. Formalistėt nuk ndjekin takvallėkun e mirėfilltė, por atė formė takvallėku qė nė dukje krijon famė dhe nam ndėr njerėzit, vė nė lajthitje ata dhe me imponimin e mėnyrėn e tyre tė jetės pėrēajnė dhe grindin komunitetin dhe umetin e vet, por nė anėn tjetėr “kooperojnė” me sukses me jomyslimanėt dhe nėnshtrohen bindshėm nga jomyslimanėt.
4. Ihsani
Devotshmėria e mirėfilltė
Ihsan-i ėshtė shkalla mė e lartė e islamit. Ai nėnkupton njėkohėsisht bukurinė, bamirėsinė dhe virtytet mė tė larta, pėrkushtimin e thellė, dashurinė e sinqertė, besnikėrinė e mirėfilltė dhe sakrificėn, ato qė e bėjnė myslimanin tė identifikohet plotėsisht me islamin, apo si e thotė kėtė S. H. Nasri “tė vetėdijėsohet pėr pėrqendrimin e cilėsive tė Mėshirės dhe Dashurisė, Paqes dhe Bukurisė brenda universit shpirtėror islam.”
Thelbi i ihsanit ėshtė dashuria ndaj Allahut tė lartėsuar, qė e motivon njeriun ta pėrvetėsojė kėnaqėsinė e Tij. Me dallim nga muttekitė (tė devotshmit), tė cilėt janė njerėz tė dėgjueshėm, tė respektueshėm dhe tė besueshėm, lėvdata dhe shpėrblimi ėshtė pėr muhsinėt. Ata pėrbėjnė forcėn e vėrtetė tė islamit, ngase Kur’ani dhe Hadithi kėtė grup e kategorizon si grup aktiv, sepse virtytin e ihsanit e konsideron aktiv. Misionin e islamit mund ta pėrmbushė vetėm ky grup. Ndaj, nuk mund tė konsiderohen muhsinė ata qė qėndrojnė pasivė dhe shikojnė se si forcat e kufrit (mosbesimit) zotėrojnė mbi fenė e Allahut, se si dispozitat e Allahut injorohen plotėsisht dhe si ligjet e Allahut, nė rastin mė tė mirė neglizhohen, shpėrfillen, kurse nė rastin mė tė keq blasfemohen, anulohen, shkelen. Nuk konsiderohen muhsinė ata qė gjakftoftė shikojnė shkatėrrimin e shoqėrisė myslimane pa ndjenjėn e domosdoshmėrisė qė tė ndėrrohet gjendja faktike dhe, edhe mė keq, i mashtrojnė edhe tė tjerėt qė ta pranojnė gjendjen e nėnshtrimit. A mund tė quhen muhsinė njerėzit qė pranojnė kushtet e lartėpėrmendura dhe falin namaz fakultativ (salat’ud-duha, tehexhxhud …), kalojnė kohėn nė meditim, dhikr dhe nė mėsimin e Kur’anit dhe Hadithit, nė aplikimin e hollėsive mė tė imėta tė fikhut dhe tė sunetit, por nė aspektin religjioz mė parė pranojnė t’u nėnshtrohen dispozitave joislame se sa tė sakrifikohen pėr fjalėn e Zotit. Kjo gjendje nė ēdo shoqėri, shekullare apo religjioze konsiderohet renegatizėm, tradhti, pa marrė parasysh traditėn apo formėn e jashtme tė veshmbathjes sė tyre dhe tė shenjave tė tjera dalluese.
Bamirėsia, nė raport me tė tjerėt manifestohet nė disa rrafshe: nė raport me prindėrit; nė raport me farefisin; nė raport me bonjakėt; nė raport me tė varfėrit; nė raport me udhėtarėt; nė raport me shėrbėtorėt; nė raport me botėn e rėndomtė; nė raport me botėn shtazore dhe; nė raport me punėt fizike.[19] Mbi institucionin e ihsanit islami ngre sistemin politik, ekonomik, shoqėror, e cakton pozitėn e njeriut nė shtet dhe tė shtetit mbi individin, ngre marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe brendashtetėrore, nė paqe dhe luftė.
Kėto dhe tė tjera e bėjnė myslimanin, mysliman tė vėrtetė, intelektual, tė devotshėm, energjik, tė moralshėm, praktik.
N.I.
Krijoni Kontakt