Close

Rezultati i Sondazhit: Sa konfident jeni që Kosova do të fitojë pavarësinë?

Votues
456. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Shumë konfident

    210 46.05%
  • Konfident

    68 14.91%
  • Shqetësuar

    71 15.57%
  • Shumë i shqetësuar

    78 17.11%
  • Indiferent

    29 6.36%
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 238
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Postime
    5
    Situata e paralajmeruar nga Rusia u be alarmante. Shqiptaret, jo vetem te Kosoves, duhet edhe njehere tjeter te presin! Shpresohet tek nje zgjidhje koke me koke Bush-Putin. Sipas ambasadorit amerikan ne Beograd dicka eshte bere ne rruge diplomatike. Te shohim rezultatin.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Postime
    110
    Votova : i shqetesuar

    Dicka eshte ka zihet, jane duke u bere ca pazare te pista ne kurriz te Kosoves. Politikanet Kosovare me ndihmen e Atyre te Shqiperise duhet te fillojne nje politike pak me aktive ngase jane mbet pak si statike, dhe vetem presin zerat andej kendej. Mendoj se koha eshte qe te levizet me diplomaci, ngase Serbet me ndihme e aleatin e tyre Rusin sadopak kane zbrapsur ate furizitetin qe mbreterojke para nje muaji.
    Dhashte zoti qe po gaboj

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Postime
    1

    Mirmbrema

    Mendij se kjo gje do te ndodhi shume shpejt, dhe kjo vetem nga vizita e presidentit te SHBA BUSH.

  4. #64
    nietzschean autodidactic Maska e c.Ronaldo
    Anëtarësuar
    30-09-2005
    Vendndodhja
    Tetovë......... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    89
    Une besoj ne pavaresine e kosoves, por jam thelle i shqetesuar se do te behet e pavarur nje dite, te pavarur ashtu sic e duam e kemi qejfe ne apo e meritojme ne shqiptaret.
    Football is the opera of the people.
    by: Stafford Heginbotham

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e LaTiNo_LoVeR[x]
    Anëtarësuar
    25-08-2002
    Vendndodhja
    Gjakova
    Postime
    105
    Jam shum i shqetesuar ishalla edhe shkijet sna bojin naj provokim se gati osht edhe njeher me kersit luft nese sbohet dicka kete vit ky eshte mendimi im
    Ndryshuar për herë të fundit nga LaTiNo_LoVeR[x] : 27-06-2007 më 19:27
    ti thith ajrin e TIJ,dhe nuk i nenshtroshesh ATIJ.

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga LaTiNo_LoVeR[x]
    Jam pesimist per nja 2 vite me se paku qe na japin edhe pavarsi te kushtezune bile eshte mendimi im
    LoL , vlla keni pritur deri tash , tash edhe 2 vite jan vertet , shume ishalla e mer pavarsin per kto muaj qe eshte deklaruar qe do e mer , ishalla ne te miren tuaj dhe te tere popullit shqiptare

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2006
    Postime
    10

    Material Ekskluziv

    Me poshte e keni linkun per nje material 26 minutesh te pa-transmetuar neper media dhe te papublikuar me heret se sot (28 qershor 2007).
    Aty do te gjeni pergjigjje per shume pyetje qe mund te ju kane kaluar neper mend ne lidhje me rrjedhat politike ne Kosove.


    http://video.google.com/videoplay?do...76796690325135

  8. #68
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Bushi e tha shume qarte, dikur ju duhet te thoni "mjaft" eshte "mjaft".Per mendimin tim mesazhi deshifrohet ne kete menyre:
    "Ne e kemi vendosur per pavaresine,por ju duhet te beni punen tuaj,qe te ndihmoni punen tone" me fjale te tjera shqiptaret duhet te shpallin pavaresine vete,pavaresisht zhurmes dhe komedive qe do te luhen ne siperfaqe.Me sa shoh une politikes shqiptare i mungojne burra te vertete shteti qe bejne diferencen.C'fare roli mund ti njihet ketyre politikaneve te sotem,ne Kosoven e neserme te pavarur?Kushdo mund te beje kete qe ne fakt po bejne ata,prit se c'fare do te thone te tjeret.E c'fare kane me prit,qe Serbia te thote po,ju njoh si te pavarur?Ne duhet te levizim vete,te jemi me aktive,me inventive(te krijome,te gjejme forma qe na ndihmojne),dhe jo vetem te presim nga Baba.

  9. #69
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    blerton.ajeti@gazetaexpress.com
    Prishtinë, 27 qershor —
    dhe një lëshim përball Rusisë
    duket në horizont.
    Shumë më i madh se sa të
    gjithë të tjerët që janë bërë
    deri më tash. Madje, aq i
    madh, sa nuk dihet se si do
    ta presin Ekipi i Unitetit dhe qytetarët
    e Kosovës.
    Ministri i Punëve të Jashtme të
    Belgjikës, Karel De Gucht, vend ky
    që udhëheq Këshillin e Sigurimit
    të Kombeve të Bashkuara, ka
    deklaruar se është rritur disponimi
    në mesin e bashkësisë
    ndërkombëtare që të rifillojnë negociata
    të pakushtëzuara për statusin
    final mes të Prishtinës dhe
    Beogradit.
    Kjo deklaratë ka qartësuar qëndrimin
    që Kosova nuk do të shkojë
    automatikisht drejt pavarësisë,
    nëse palët nuk do të merren vesh
    pas 120 ditë negociatash, siç
    parashihet me Draft-Rezolutën
    e fundit - në pikën e katërt të
    së cilës përmendet hyrja automatike
    në fuqi e Pakos së
    Ahtisaarit.
    Mesazhet e tij De Gucht i
    ka dërguar, të mërkurën, në
    Bruksel, pas takimit që ka pasur
    me Ministrin Serb të
    Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic.
    Ai praktikisht ka përsëritur fjalët
    e Ambasadorit të Rusisë në KS të
    OKB'së, Vitaly Churkin, i cili para
    disa ditësh ka thënë se nuk ka
    logjikë të mbahen bisedime të reja
    nëse rezultati dihet në fillim.
    "Përderisa dëshironi t'i ofroni
    mundësinë negociatave të reja,
    nuk duhet që në fillim të tregohet
    se çfarë do të jetë rezultati i atyre
    negociatave, para se ato të kenë
    filluar", ka thënë De Gucht.
    Ai ka pohuar se ky nuk është
    vetëm mendim i tij.
    "Ka anëtarë tjerë të Këshillit të
    Sigurimit dhe një numër i madh i
    anëtarëve të Bashkimit Europian
    që mendojnë në këtë mënyrë".
    Kjo deklaratë nis një fazë totalisht
    të re për statusin e Kosovës,
    ku çdo gjë është e hapur dhe e
    paqartë.
    Madje, edhe ndryshimet e
    mundshme në Pakon e Ahtisaarit,
    e cila deri tani është konsideruar
    e paprekshme.
    Mirëpo, paralajmërimi i fundit
    brenda Këshillit të Sigurimit i lë
    dyert e hapura edhe për ndryshime
    dhe kohëzgjatje të reja.
    Deklarata e Ministrit Belg sinjalizon
    se Rusia ka arritur të ndryshojë
    kursin e bashkësisë ndërkombëtare
    karshi statusit të Kosovës,
    duke hapur kështu një proces të
    ri, i cili mund edhe të zhvleftësojë
    Pakon e Ahtisaarit, për t'u
    zëvendësuar me një zgjidhje tjetër
    si rezultat i negociatave të reja.
    "Ne jemi për një lloj moratoriumi,
    i cili nuk do të duhej të zgjaste
    më shumë se katër muaj. Gjatë
    kësaj periudhe do të duhej të ketë
    negociata, por negociata pa përcaktim
    paraprak të rezultatit", ka
    De Gucht.
    Deri më tash vendet perëndimore
    kanë insistuar që edhe nëse
    ketë negociata shtesë në mes të Prishtinës
    dhe Beogradit, ato nuk
    duhet ta ndryshojnë substancën e
    Propozimit të Ahtisaarit.
    Sipas kësaj qasje që ka pasur
    Perëndimi, pavarësia do të duhej
    të ishte opsion i pacenueshëm.
    Kjo, tash duket se po ndryshon
    gradualisht.
    De Gucht është takuar në Bruksel
    me Ministrin e Jashtëm të Serbisë,
    Vuk Jeremic, të cilit i ka përcjellur
    mesazhin se Beogradi
    "duhet të kuptojë" se pas negociatave
    katër muajsh, duhet të merret
    ndonjë vendim për statusin e
    Kosovës.
    Jeremic ka përsëritur qëndrimin
    serb se pavarësia e Kosovës është
    e papranueshme.
    Sipas burimeve diplomatike, nuk
    do të ketë asnjë aktivitet ose takime
    në KS të OKB'së për statusin e
    Kosovës para takimit Bush-Putin
    më 2 korrik.
    Sipas diplomatëve, vendimi për
    Rezolutën e re për Kosovën mund
    të arrihet gjatë këtij takimi

  10. #70
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Fatkeqesisht punet nuk po duken mire per Kosoven.Ne fakt duket sikur Kosova nuk ka njerez qe jetojne atje,duket sikur behet fjale per dicka abstrakte.Flitet per te,per te ardhmen,per flamurin e ri,sikur populli te mos ekzistonte fare.Sic dihet aspiratat e popullit i perfaqson klasa politike.Por kjo klase politike duket komplet e paralizuar.Barre te madhe ka qeveria.Por edhe opozita nuk po ndihet shume se c'duhet bere e si mund te dilet prej kesaj situate,bile ata mendojne "me mire qe nuk jemi ne ne pushtet".
    Kur s'ka klase politike,kush do ta perfaqsoje popullin pra?
    Ku jane intelektualet?Ku jane akademiket e famshem?Ku jane analistet e shumte?
    Ah, harrova, ata kane probleme te medha per te zgjidhur: sic bie fjala c'fare flamuri do te kete Kosova,sikur populli i Kosoves ra papritur prej qielli dhe i duhet gjetur nje flamur.Po,po, jane te zene me pune te medha akademiket tane,si bie fjala se c'fare identiteti ka Kosova,se a jane kosovaret te njejte me ata te Shqiperise apo jo,nese duhet ndryshuar gjuha Ku ku per ne te mjeret.O njerez, Kosova eshte aty ku ka qene,me shqiptare e bij shqiptaresh,me flamurin e Skenderit e Ismailit,t'Galices e Jasharit.Po jeni shqiptare o te mjere,mos humbni kohe me endrra ne diell.Levizni,mos rrini n'gjume.Shpalleni pavaresine sic beri Ismaili ne Vlore ne 1912.Edhe Shqiperine nuk deshen me e njofte ne ate kohe,por e shpallen shqiptaret dhe luftuan sa paten mundesi te ruanin sa me shume teritore.Por ne fund nje shtet te pakten u krijua.Sot situata nuk eshte shume me ndryshe.Pritet te lindi nje shtet tjeter shqiptar,por e duan gjysma gjysma,me lara sic i themi ne nga Shqiperia londineze.Me kujtohen shpesh fjalet e Nolit."Ne do botes ti vesh zjarr, mer nja dhjete kosovare".
    Por pyes veten,ku jane keta kosovare qe te kallin zjarr?

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •