Close

Rezultati i Sondazhit: Sa konfident jeni që Kosova do të fitojë pavarësinë?

Votues
456. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Shumë konfident

    210 46.05%
  • Konfident

    68 14.91%
  • Shqetësuar

    71 15.57%
  • Shumë i shqetësuar

    78 17.11%
  • Indiferent

    29 6.36%
Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 238
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e xhemajli
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    6

    Thumbs up Besimi ne pamvarisne e Kosoves

    Po smund te them se jam pesimist ne pamvarsin e Kosoves perkundrazi jam optimist se ky popull pak a shum e ka shijuar lirin tash e din se qka eshte me qen i lir e jo nen thundren e robris serbomadhe, me nje form apo tjetren pamvarsia ka per te ardhur me hir a me pahir ,po une them ishalla sna imponojn Evropjanet edhe njeher luften se kurv e vjeter eshte Evropa dhe besoj shum se pamvarsisht prej qfardo imponimi ka Kosova aq gjak sa ti mbroj trojet e veta.

  2. #202
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shpallja e pavarsis sè nje anshm mendoj se èsht ma e sukseshme se Pavarsija huaj.
    Nese shpallet pavarsija e nje anshme,ather dihen armiqet e Shqiptarve sikur u pan ne Parlamentin e Kosovès, Kur; Pdk paraqiti si pik dite Votimin per Shpalljen e Pavarsisè Se Kosove Ldk se votun Pavarsin Kend do me quajtur Armik me te madh se Shqiptarin qe sè voton Pavarsin e Popullit tè Vet

    Lamtumir ldk e serrbis se pèr tu Pavarsija e Koosves Ka qen vetm Fjal po mos harro se se kemi dit ,po j
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  3. #203
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shpallja e pavarsis sè nje anshm mendoj se èsht ma e sukseshme se Pavarsija huaj.
    Nese shpallet pavarsija e nje anshme,ather dihen armiqet e Shqiptarve sikur u pan ne Parlamentin e Kosovès, Kur; Pdk paraqiti si pik dite Votimin per Shpalljen e Pavarsisè Se Kosove Ldk se votun Pavarsin Kend do me quajtur Armik me te madh se Shqiptarin qe sè voton Pavarsin e Popullit tè Vet

    Lamtumir ldk e serrbis se pèr tu Pavarsija e Koosves Ka qen vetm Fjal po mos harro se se kemi dit ,po kan qen dhe jan disa hajna qe kan rrnu prej dinarve te rugoves,

    Lamtumir ldk e serrbis
    Lamtumir serrbija e ldk
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    15

    Thumbs up Pavarësi herët apo vonë

    Shumë afër jemi me shpresë ashtu kuptohet edhe prej sondazhit ,por ka filluar edhe realiteti me këto zgjedhje =referendum ,po ti pyesësh dhe te shofësh punë për shumicë e njerzëve disa duan luftë,disa shtet,disa serbi,disa anarki e shumë qka tjetër po ja që të gjithë duan Pavarsi- ide që don Vullnet dhe zgjim për një shoqëri te fjetur kosovare ,por ja dhe shpresa e fundit prej zgjedhjeve ku triumfoi politika,patriotizmi,menquria,maturia,durimi por që nuk arsyetohet me 45% elektorat dhe gjitha këto e kan ndoshta një të mirë që nuk po e shofim e që është shumë afër dhe që po ndërtohet nga njerëzit më meritor të Kosovës që i ka vonuar kjo shoqëri e fjetur së bashku me pushtuesit ,dhe qka do që të jet kjo që do të ndodh këtyre ditëve të fund vitit apo vitit të ardhshëm meriton përshëndetje,respekt dhe mësim për të paditurit sikur se unë,por që besojë që do të jet jo tjetër veq Pavarsi ose edhe hapi i fundit drejt Pavarsisë ,por është e arsyeshme për brumin që e përbën Kosovën sa do që duket ne pamje të parë se është modern nga pamja e jashtme ,por i tharë nga truri ,por që arsyetohet per 18 vitet e fundit qe ka kaluar,dhe që është formuar nga pushtuesi dhe pushtuesit .
    Prandaj Urime Pavarsia me kushte apo pa kushte kaq meriton shumica,po jo gjithmonë ndoshta vendos shumica.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Interesing Lexo Postimin
    Shumë afër jemi me shpresë ashtu kuptohet edhe prej sondazhit ,por ka filluar edhe realiteti me këto zgjedhje =referendum ,po ti pyesësh dhe te shofësh punë për shumicë e njerzëve disa duan luftë,disa shtet,disa serbi,disa anarki e shumë qka tjetër po ja që të gjithë duan Pavarsi- ide që don Vullnet dhe zgjim për një shoqëri te fjetur kosovare ,por ja dhe shpresa e fundit prej zgjedhjeve ku triumfoi politika,patriotizmi,menquria,maturia,durimi por që nuk arsyetohet me 45% elektorat dhe gjitha këto e kan ndoshta një të mirë që nuk po e shofim e që është shumë afër dhe që po ndërtohet nga njerëzit më meritor të Kosovës që i ka vonuar kjo shoqëri e fjetur së bashku me pushtuesit ,dhe qka do që të jet kjo që do të ndodh këtyre ditëve të fund vitit apo vitit të ardhshëm meriton përshëndetje,respekt dhe mësim për të paditurit sikur se unë,por që besojë që do të jet jo tjetër veq Pavarsi ose edhe hapi i fundit drejt Pavarsisë ,por është e arsyeshme për brumin që e përbën Kosovën sa do që duket ne pamje të parë se është modern nga pamja e jashtme ,por i tharë nga truri ,por që arsyetohet per 18 vitet e fundit qe ka kaluar,dhe që është formuar nga pushtuesi dhe pushtuesit .
    Prandaj Urime Pavarsia me kushte apo pa kushte kaq meriton shumica,po jo gjithmonë ndoshta vendos shumica.
    Dhasht ZOTI e do ta festojmi se shpejti, si ne ato ditet e çlirimit nga hordhit barbare te karpateve...
    shoqo videon;

    http://fr.youtube.com/watch?v=3gIN-5FcsM8

  6. #206
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    edhe 5-6 vite s'ka gjë.

  7. #207
    Hollbruk kërkon një prani më të madhe të Natos në Kosovë

    24-11-2007


    Në një artikull që do të botojë nesër në gazetën Uashington Post, ish diplomati i njohur Richard Holbrooke thotë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Bashkimit Europian do ta njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës ndërkohë që Rusia do ta kundërshtojë atë dhe kjo do të krijojë tensione. Zoti Holbrooke bën thirrje që NATO-ja të shtojë praninë në rajon.

    Diplomacia amerikane, thotë zoti Holbrooke, ka arritur në një masë të madhe të bindë shumicën e aleatëve europianë që ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës, por NATO-ja ende nuk e ka parë të nevojshme të shtojë praninë e saj në Kosovë.

    Zoti Holbrooke thotë gjithashtu në artikull se Presidenti Bush duhet të ndërmarrë një përpjekje të fundit personale për të bindur Presidentin rus Vladimir Putin.

    Zeri i Amerikes

  8. #208
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Postuar më parë nga SHULLANI Lexo Postimin
    Mendoj se statusi i mirefillte dhe i pa kontestueshem nga populli, do te jete vetem atehere kur te organizohet nje referendum qe eshte forma me demokratike ne rruzullin toksor,dhe te shprehet: 1. A done te jet i pa varur.2. A done ti bashkangjitet shtetit AME. dhe 3. A done te qendroj nen Serbi. Kjo eshte zgjidhja e drejte qe po kalon ky proqes per popullin e Kosoves dhe besoj qe per nje kohe te gjate do ta stabilizonte Ballkanin dhe Evropen. Pershendetje nga veprimtari.
    ..................
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #209
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Në Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    ..Po tash me Zotrin Thaqi ..Po ...100% Panvarsi.

  10. #210
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pavarësia, kur?

    Stërzgjatja e bisedimeve po e zgjatë jetën e anarkisë, hajnisë..., po ua smadhon buxhetin hajnave vendorë e ndërkombëtarë, se sa për buxhet të Kosovës nuk lodhet kush, ai edhe ashtu do të bëhet "rrush e kumbulla", votuesit u kënaqën me premtime tash do të ndajnë "tallin" të zgjedhurit.

    Zgjedhje, zgjedhje...zgjedhje ishte një kor fare i pasinkronizuar, zëta të ç'akorduar, simofoni pa instrumente, përbërja ishte unikate zëra frymor, tekstet ishin të titulluara njejtë; premtime, begati, këngë, valle, brohoritje, ishte vërtetë një koncert i madh. Kutitë u mbyllën e u hapën, asgjë nuk ndryshojë. Kalkulimet matematikore ua kanë marrë frymën analistëve, PDK me LDK, jo me AKR e me LDD, jo e para s'bënë se të parët kanë qenë të përbuzur nga të dytët, as zgjidhja tjetër nuk është e mirë hiq, ndërkombëtarët nuk e duan Dacin, e Pacolli është "lojtar" i rusëve, por e mbani mend Daci ia kishte shkyqur mikrofonin Thaçit, ishte bë hataja, e shumë llafe tjera, të zakonta e të pazakonta. U harrua bredhi i pavarësisë që her-her ngulej aty përballë kalit të trembur të Skenderbeut, pritej me padurim Nëntori i tretë, me radhë edhe të tjerët, vetëm të numrohet mirë në rend. Tash së fundit brenda e në diasporë i festohet 28 Nëntorit ditës së flamurit, krejt shqiptarët e festojnë një flamur, e ç'u bë me atë tjetrin për të cilin u ngritë konkursi ndërkombëtarë, e në të cilin konkuruan krejt shqiptarët që dijnë t'i dallojnë ngjyrat, por edhe ata që e kanë zanat dizajnimin në kompjuter, ngjyej e shlyej. Ka filluar të rritet kërkesa e mbrëmjeve të flamujve, staistikisht më shumë valohen flamujt e huaj se vendorët edhe festat janë shumuar, festa vendore e ndërkombëtare, por edhe vet Kosova ka shumë emra Kosova, Kosovo, Dardania, Kasova e Metohija, pazar emrash e flamujsh, pazar identitetesh, pazar projektesh duke hallakatur enciklopedinë botërore, në të gjitha kontinentet, për të gjetur ndonjë zgjidhje të kënaqshme për serbët që s'lanë gjë pa bë (dhunuan, plaçkitën, masakruan, i vodhën kufomat i shpërndanë si pleh nëpër arat e Serbisë, i shkatrruan uzinat, i larguan punëtorët nga puna, i deportuan 1,000,000 nga tokat e tyre) dhe për partnerët që përfaqësojnë shqiptarët (edhe ata njejtë si serbët uzurpuan, plaçkitën xhepin popullor, pa dhimbje fare, ndërtuan piramidën e faraonëve, u pasuruan, u bënë milionerë, edhe pse ishin të promovuar të respektonin verdiktin e popullit, ata janë mbi ligjin, edhe pse në Kosovë nuk ka ligj hiç). Stërzgjatja e bisedimeve po e zgjatë jetën e anarkisë, hajnisë, po ua smadhon buxhetin hajnave vendorë e ndërkombëtarë, se sa për buxhet të Kosovës nuk lodhet kush, ai edhe ashtu do të bëhet "rrush e kumbulla", votuesit u kënaqën me premtime tash do të ndajnë "tallin" të zgjedhurit. Arena politike ndërkombëtare po i kushton dita-ditës rëndësinë e duhur çështjes së statusit të Kosovës, duke qenë pararendëse dhe fabrikuese e negociatave, të cilat zor se do të përfundonin një ditë pa ndërhyrjen e palëve të treta. Stërzgjatja e bisedimeve, përsëritja e retorikave dhe e deklaratave permanente mes palëve e deri tek mbajtja në sirtarët e OKB-së të paketës së Ahtisarit, kanë zgjuar vëmendjen e veçantë të operuesve të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar, të cilët kanë vendosur t’i japin drejtim këtij problemi që po mban peng stabilizimin e plotë të rajonit e më gjerë. Pyetja më e rëndësishme që po qarkullon në diplomacitë ndërkombëtare, por edhe në dy popujt respektivë, është: kur do të jetë dita e vendosjes së statusit? Duket se të gjitha zhvillimet politike tregojnë për një kohë të shpejtë, të përfolur edhe më heret. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë sepse gjërat po ecin me ritme të sofistikuara. Ndërkombëtarët po mbajnë një qëndrim neutral dhe shumë diplomatik, ndonëse versioni përfundimtar pritet të jetë një lajm i mirë edhe për Prishtinën edhe për Beogradin, ece e mere vesh si do të kënaqen të dyja palët, përveçse neutralitetit, rezultatit baraz, e që për qytetarët shumicë të Kosovës do të jetë debakël, ngase nuk do të kualifikohen për një karrikë në OKB. Në qarqet politike vërehet një ndryshim i theksuar, më heret nuk diskutohej ndonjë variant tjetër përveç pavarësisë dhe paktit Ahtisaari, tash kanë hyrë shumë verzione që janë pranuar nga "trojka" ndërkombëtare, pavarësisht se pala shqiptare (tash Prishtina) nuk i ka diskutuar fare, por vet fakti se kanë përmendur zgjidhje tjera, si kundëreagime, edhe pse me ironi, ata kanë pranuar të dëgjojnë propozimet e palës serbe, që do të mbeten si propozome të verifikuara edhe nga pala shqiptare. Edhepse, zyrtarisht jo të diskutuara, pra në aspektin e llojit të saj dhe kohës ka me pasë patjetër diskutime për disa verzione, nga Pakti i Ahtisaarit që ishte verzioni i vetëm i pranuar nga pala shqiptare dhe ndërkombëtarët u kalua në verzionin e "Paktit të miqësisë me Serbinë, pastaj modeli i Honkongut, dhe i ishujve Alende, por edhe disa vrojtime të vet hartuesve të bisedimeve për neutralitet "as pavarësi, as autonomi". Nëse të gjithë rendin pas një zgjidhjeje paqësore të statusit, është e qartë se ky vit nuk do të jetë viti i pavarësisë së Kosovës dhe do të jenë të kota arsyetimet tjera për t’iu shmangur përgjegjes, kur? . Këtë e tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, që janë një thirrje dhe paralajmërim i nënkuptuar të mos shpallet pavarësia tash, por më vonë, kur më vonë? Si shqiptarët e Kosovës edhe serbët e kanë të qartë se pavarësia nuk është më një fjalë e panjohur në gjuhën e tyre, përderisa “de facto” ata jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, që ka vetëm një pyetje, deri kur? Kreu i OKB-së Ban Ki Moon, i cili e pat pranuar pakon e ish presidentit finlandez Ahtisaarit si dhuratë festive të "krishtlindjeve" e Vitit të Ri, i hangër fjalët, dhe filloj të komponojë një melodi të re dhe me "këngëtarë" të rinjë "trojka ndërkombëtare" Vizner-Ishinger-Kharcenko, duke e spustuar statusin nga KS në Grupin e Kontaktit. Bisedimet e mëhershme Vjeneze ngushtuan territorin e Kosovës aq shumë saqë është vështirë të orientohet në hartën decentralizuese të Kosovës, edhe vet qytetari i Kosovës. Bisedimet në resorin turistik në Baden, në kështjellën "Weikersdorf", janë vazhdimësi e bisedimeve të deritanishme për një zgjidhje kompromisi. Ekipi i Negociuesve të Prishtinës ka shfaqur besim se me këtë takim do të përfundojë gjithë procesi negociues me Beogradin zyrtar dhe se periudha pas 10 dhjetorit, do të shënojë njohjen e pavarësisë së Kosoves. Takimi tre ditësh do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet të jetë intensiv. Treshja sërish do të dëgjojë pikëpamjet e delegacioneve mbi të ardhmen e Kosovës, duke shpresuar se një kompromis mes palëve ende është i mundshëm të arrihet. Prishtina thotë se nuk do të bëjë kompromis me pavarësinë.
    Por Beogradi zyrtar, që në takimin e fundit ka ofruar modelin e ishullit Aland, mes Suedisë dhe Finlandës, ka vazhduar të këmbëngulë në ruajtjen e sovranitetit serb mbi Kosovën, bile tash është rritur skepticizmi se delegacioni i Prishtinës mund të dehet nga "duhmi" i verës vjeneze, dhe për të shpëtuar veten nga mallkimi popullor, ata kanë gjasa të vogla të mos lagen nga mjegulla e Vjenës, inshalla mentorët e tyre e kanë përnjëmend dhe i shpëtojnë të mos humbin në labirithet e hotelit "Schloss Weikersdorf".
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 21 prej 24 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •