Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 84
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    BORIX ! Keni bere nje trajtim te shkelqyer per korrupsioģnin .Per kete te falenderoj . Nje studim me te thelle te ketij materjali do ta bej ne vazhdimesi . Mbasi faktorin kohe e kam te kufizuar .
    Mu me shqeteson diēka , qe duhet te gjejme metoda praktike per ta luftuar ēdo individ ,ēdo taksapagues shqiptar . Dhe mendoj se do te vijne dhe rezultatet.
    PO RENDIT DISA MENDIME .
    -- Ne ne rradhe te pare na duhet te njohim ēka na lejon legjislacioni ne fuqi dhe ēmund te bejme .
    -- Ne na duhet ti japim force Ankimimit nepermjet letrave,aq me mire e-maileve ku mundesia eshte me e kollajte . .Por per kete duhet qe keto e-maile dikush duhet ti protokolloje dhe shume te tjere te administrates qendrore ne menyre zinxhir duhet ti lexojne ne keshillat drejtuese te dikastereve .Ku edhe dalin me konkluzione dhe detyra per permiresimin e gjendjes .
    -- Per kete teme duhet nje studim i mirefillt , me detyra per ēdo shtetas , te thithi kontributin mbarepopullor.Dhe ky studim te jete konkret i thjeshte dhe i lehtezbatushem .
    -- Une mendoj se pak rendesi ka identiteti i personit qe njofton per abuzimin Pra te ruhet fshehtesia .

    DO TE DESHA TE RENDISJA DHE MENDIME TE TJERA . TE ME KUPTOSH KAQ KOHE KAM NE DISPOZICION PER MOMENTIN , TEMA ESHTE E HAPUR ....

    NE VAZHDIMESI JU MENDOJE TE BENI NJE PERMBLEDHJE DHE ATEHERE TE FILLOJME NGA PUNA TE GJITHE ,PO JO VETEM BRENDA KUADRIT TE FORUMIT POR EDHE JASHTE TIJ ME SHUME FIRMETAR .

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281

    Korrupsioni

    Edhe pse fare nuk ujitet
    Ditė pėr ditė po rritet
    Mė sė miri e kultivojnė
    Ata qė duhet ta luftojnė

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Korrupsioni, si mund tė luftohet?

    Korrupsioni, si mund tė luftohet?

    Fjala korrupsion ka hyrė fjalorin pėrditshėm tė shqiptarėve si tė shprehte njė veprim tė domosdoshėm nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Gjatė kėtyre viteve, jo vetėm politikanėt flasim pėr korrupsion, por edhe edhe njė fėmijė e pėrdor kėtė fjalė si pa gjė tė keq. Nė fakt, korrupsioni ėshtė njė dukuri qė ka njohur njė pėrhapje tė madhe nė vendin tonė. Anketimet e kryera tregojnė se pjesa mė e madhe e qytetarėve pohojnė se korrupsioni ėshtė i lart, se atyre i duhet tė paguajnė pėr njė shėrbim i cili duhet t’i ofrohet, ose nė shumė raste paguajnė pėr tė marrė njė shėrbim ose pėrfitim nė mėnyrė tė padrejtė. Nė njė studim tė Qendrės pėr Nisma Ligjore dhe Qytetare bie nė sy se ka njė rritje tė numrit tė denoncimeve pėr disa vepra penale nė fushėn e korrupsionit si shpėrdorimi i detyrės, dhe mungesa ose numri i ulėt i procedimeve penale pėr dhėnie dhe marrje mite (korrupsioni aktiv dhe pasiv).

    Mund tė arrihet qė tė hiqet fjala korrupsion nga mendja dhe veprimet e njerėzve nė Shqipėri, por kjo gjė nuk mund tė bėhet vetėm nga organet e drejtėsisė. Kėto tė fundit ndėrhyjnė nė momentin kur veprimet kurruptive kanė ndodhur dhe shoqėria ose organet pėrkatėse janė treguar tė paafta pėr ta parandalur kėtė. Pa mohuar rolin e organeve tė drejtėsisė, nevojėn e rritjes sė efektivitetit tė punės sė tyre, parandalimin e korrupsionit edhe nė rradhėt e tyre, njė rol tė rėndėsishėm luan publiku dhe pjesėmarrja e tij nė parandandalimin e korrupsionit.

    Duke patur parasysh faktin qė shpesh dėgjojmė njerėz qė e quajnė normale tė paguash njė mjek ose njė mėsues pėr tė marrė mjė notė tė mirė, e para gjė qė shkon nė mendje ėshtė nevoja pėr futjen e disa sistemeve tė shėrbimeve qė t’u bėjnė tė qartė qytetarėve se mundėsia pėr tė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė nuk ekziston ose ėshtė tej mase e vėshtirė. Por nga ana tjetėr, duhet edhe t’u presim mundėsinė shumė sekserėve qė bėhen garant tė njė pėrfitimi ose pretendojnė se janė ata qė kanė ndikuar edhe nė rastet kur njė person e ka merituar notėn ose shėrbimin cilėsor ndaj tij. Kėta janė dy sektorė jetikė, sepse shumica prej nesh pėrfiton ose jep shėrbime nė kėtė fusha. Njė gjė e tillė ėshtė e pranishme edhe nė sektorė tė tjerė. Pėr shembull, ajo qė bie nė sy ėshtė se megjithėse formalisht tė gjithė jemi tė barabarta para ligjit, njė pjesė e njerėzve nuk paguajnė energjinė elekrike tė konsumuar dhe se askush nuk merr masa pėr ta.

    Ka prej tyre qė kanė paguar punonjės tė pandershėm pėr tė bėrė lidhje tė parregullta. Ironia ėshtė se shumė prej tyre thonė se nė Shqipėri ka korrupsion. Dhe kanė tė drejtė, pasi janė tė parėt qė kanė kontribuar nė rritjen e tij. Nė raste tė tilla, ligji duhet tė veprojė mė forcė dhe se pėr familjet qė janė nė pamundėsi ekonomike pėr tė paguar, shteti duhet tė ndėrtojė sisteme sociale qė mundėsojnė zbutjen e problemeve ekonomike. Korrupsioni mund tė parandalohet edhe nė rradhėt e organeve tė policisė, doganės, taksave etj. Kjo mund tė arrihet jo duke ndryshuar stafet e tyre, sa herė qė shkojnė dhe vijnė ministra, drejtorė a shefa, por duke rritur profesionalizmin e stafit dhe duke punėsuar njerėz qė janė nė gjendje tė kuptojnė dhe tė zbatojnė ligjet dhe praktikat nė mėnyrė tė drejtė dhe tė njėjtė pėr tė gjithė. Publiku mes tyre dhe tregėtarėt e vegjėl ose tė mesėm nuk mund tė bashkėpunojnė mė institucionet e specializuara pėr luftėn kundėr korrupsionit, nėse shikojnė qė njė punonjės i tatimeve sillet ndryshe me biznese tė ndryshme, aq mė tepėr kur “gjuetia” ėshtė e orientuar nga interesa ekonomike ose motive politike. Ndaj pėr tė parandaluar evazionin fiskal dhe korrupsionit, ėshtė e nevojshme qė tė pėrdoren sistemet kompjuterike dhe rregjistruesit nė ēdo dyqan ose qendėr tregėtare, tė “detyrojmė” qytetarėt qė tė mos dalin nga dyqani pa marrė faturėn e shėrbimit ose mallrave tė blera, por edhe tė detyrojmė tregėtarėt dhe personat qė ofrojnė shėrbime qė tė ardhuart e tyre tė evidentura dhe lehtėsisht tė kontrollueshme.

    Kėto ishin disa raste tė veprimeve korruptive ku do qytetar mund tė kontribuojė nė zbutjen e tyre. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė tė shohim rolin e qytetarit si pjesė e administratės publike qė ofron shėrbim ndaj qytetarėve tė tjerė. Megjithėse gjatė kėtyre viteve janė ndėrmarra shumė reforma ligjore nė fushėn e legjislacionit kundėr veprave penale tė korrupsionit, kanė ndryshuar shumė ligje dhe janė hartuar ligje tė reja, sukseset e luftės kundėr korrpsionit nuk janė ato qė duhet tė jenė. Madje sot shumė njerėz tė ndershėm futėn nė njė “thes” me njerėz korruptiv dhe tė pandershėm. Ēfarė nuk ecėn nė kėtė drejtim mund tė pyes cilido? Bie nė sy se Shqipėria ėshtė vendi mė me shumė ligje tė miratuara, me ndryshime tė shpeshta dhe tė pjesshme tė legjislacionit tė cilat jo nė pak raste kanė shkatuar vėshtirėsi nė kuptimin dhe zbatimin e tyre. Por a kanė patur kohėn dhe mundėsinė e duhura qė zbatuesit e tyre dhe publiku tė njohė dhe t’i kuptojė kėto ligje?

    Duket qartė nga realiteti se nė shumė raste kjo gjė nuk ėshtė arritur. Kjo tregohet edhe nga studimet e bėra. Shumica e denoncimeve kanė qėnė tė dobėta dhe nuk plotėsojnė kushtet pėr fillimin e njė procedimi penal, shpesh bėhet njė pėrzierje e qėllishme ose jo tė veprimeve qė pėrmbajnė elementė tė shkeljes administrative me ato penale. Ka raste, qė pėr tė treguar para shefave sesa tė zellshėm jemi pėr tė denoncuar korrupionin ose pėr tė marrė njė pozicion qė na pelqėn, dėrgohen nė prokurori denonicime, ose nė disa raste duhet tė arrihet norma e denocimeve ose tė hakmarremi ndaj dikujt qė nuk na pėlqen, paēka se nga shumė denoncime mund tė cuditet edhe njė student i vitit tė dytė tė juridikut.

    Nė raste tė tilla, nėse duam tė parandalojmė dhe tė luftojmė korruspionin, duhet qė administrata publike dhe organet e auditit tė brendshėm tė kėnė punonjės tė pėrgatitur profesionalisht, objektiv dhe tė pėrgjegjshėm,qė duhet t’i binden vetėm ligjit. Nė organet e drejtėsisė duhet tė shkojė ēdo person e korruptuar dhe nuk duhet tė njolloset e gjitha administrata dhe njerėzit e ndershėm. Ligjet e reja kanė nevojė tė shkruhen qartė dhe tė mos krijojnė mundėsi pėr kuptim dhe zbatim tė ndryshėm nga njerėz dhe institucione tė ndryshme dhe se kjo adminisratė duhet tė rrisė trasparancėn dhe akesin e publikut ndaj shėrbimeve qė ofron dhe cilėsisė sė tyre. Nė shumė institucione, mungojnė informacionet pėr publikun, pėr llojet e shėrbimeve dhe sektorėt qė i ofrojnė ato, ose edhe kur ekzistojnė ato janė tė dobėta dhe jo profesionale; njerėzit sorrollaten pėr tė mėsuar se kush dhe si mund tė pėrfitojnė shėrbimin ndaj atyre, mendja tek ata shkon se duhet tė paguash qė tė mbarosh punė. Administrata me njerėz tė paaftė dhe qė pa kulturė komunikimi, nxit veprimet korruptive ose krijon imazhin se kudo dhe pėr ēdo gjė duhet tė paguash. Sė fundi, nuk mund tė lė pa pėrmenduar sesa qytetarėt kontribuojnė nė hartimin dhe zbatimin e ligjeve qė parandalojnė korrupsionin. Megjithėse ka disa organizata qė veprojnė nė Shqipėri qė kontribuojnė nė sensibilizimin e publikut pėr luftėn kundėr korrupsionit, pak punohet me ata qė janė tė gatshėm tė japin para pėr tė marrė njė shėrbim. Nėse tė gjithė ndėrgjegjėsohemi se nuk do tė paguajmė padrejtėsisht pėr shėrbimet qė na ofrohen, ky fenomen do tė zvogėlohet. Nga ana tjetėr, publiku ka nevojė tė informohet edhe pėr ato forma tė korrupsionit tė cilat janė bėrė si tė zakonshme nė jetėn tonė tė pėrditshme.

    Shqipėria ka nevojė pėr ligje tė mira, por qė duhet tė zbatohen nga tė gjithė. Bashkėpunimi mė i mirė i publikut dhe organeve tė parandalimit dhe goditjes sė korrupsionit do tė ndikojnė pozitivisht nė parandalimin e korrupsionit. Ndaj mė shumė duhet tė punojmė me publikun, duke filluar nga moshat shkollore e deri tek tė rriturit.

    Vasilika HYSI -Pedagoge nė Fakultetin e Drejtėsisė Tiranė
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar mė parė nga V. Hysi
    Nga ana tjetėr, publiku ka nevojė tė informohet edhe pėr ato forma tė korrupsionit tė cilat janė bėrė si tė zakonshme nė jetėn tonė tė pėrditshme.
    E lexova shkrimin e pedagoges ne fjale me vemendje dhe hasa ate vecori qe mund te hasesh ne pjesen me te madhe te shqiptareve sot. E kam fjalen per ngushtesine e mendjes perballe ceshtjes komplekse te korrupsionit. Ketu qendron edhe pikethyerja e luftes kunder korrupsionit. Pra, ato forma te korrupsionit qe jane bere si te zakonshme ne jeten e perditshme (pagese per policin, mjekun, pedagogun, etj.) jane, ne fakt, pasoja te te gjithe sistemit kompleks korruptiv qe ka mbytur Shqiperine. Une mendoj (dhe kam treguar me lart) se nuk duhen prere deget e pemes, por duhet luftuar trungu. Te merresh me nje infermiere nuk e zgjidh problemin e korrupsionit. Te merresh me themelimin e nje agjencie antikorrupsion, nga ana tjeter, e ul kompleksitetin e sistemit korruptiv, sipas Teorise Moderne te Korrupsionit.

    Kam kuptuar gjate gjithe kesaj kohe se ne Shqiperi mungon vullneti dhe optimizmi per te luftuar korrupsionin. Shumica e pedagogeve as qe duan tia dine nese jane bere studime te aplikueshme, per te mos folur per politikanet, qe rrishtaz dikush mund t'i quaje intelektuale.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e The Fighter
    Anėtarėsuar
    27-02-2007
    Postime
    40
    Korupcioni luftohet vetem me nje sistem juridik shume mire i ndertuar.
    Kontrolli ne institucionet e shtetit duhet te jet me i larte dhe me preciz.
    Kjo eshte dukuri qe patjeter duhet ti gjendet rrugedalja.
    Nuk mjaftojne vetem fjalet boshe te politikaneve shqiptar. Duhet veprim edhe ate i menjehershem.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Korupcioni luftohet vetem me nje sistem juridik shume mire i ndertuar.
    Duhet sqaruar dicka e rendesishme ne kete pike. Teksa nje sistem ligjor eshte vertet kyc, me kryesor eshte zbatimi i ligjeve te hartuara. Megjithate, ketu ndikon nje dukuri tjeter psikologjike - pushtetaret do te tundoheshin nese pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv do te perqendroheshin ne te njejtat duar (sic eshte qe nga momenti qe Topi u zgjodh president, le te themi nje). Meqenese keto dy pushtete nuk jane ekuivalente, atehere duhen dalluar perfundimisht. Perndryshe, korrupsioni lulezon me bukur se kurre.

    Jo, nuk mendoj se sistemi juridik eshte zgjidhja e drejtperdrejt. Por, mendoj se ky sistem eshte tejet viabel ne armatimin kunder korrupsionit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,399
    Postimet nė Bllog
    22
    Drejtėsia dhe lufta kundėr korrupsionit

    Prof. Dr. Aurela Anastasi

    Forcimi i luftės kundėr korrupsionit, me qėllim parandalimin dhe eliminimin e tij, po bėhet gjithmonė e mė tepėr njė ēėshtje e ndjeshme, e shtruar pėr zgjidhje. Kjo duket qartė jo vetėm nė nivelin e brendshėm, por edhe nė atė ndėrkombėtar, gjė qė reflektohet nė konventat ndėrkombėtare tė ratifikuara kohėt e fundit. Madje, aktualisht, po diskutohet mjaft pėr faktin se, si Kushtetuta dhe institucionet kushtetuese tė njė vendi mund tė ndihmojnė mė mirė nė luftėn kundėr korrupsionit. Nuk ishte e rastit qė nė Kongresin Botėror tė Konstitucionalistėve (zhvilluar nė Athinė, nė muajin qershor tė kėtij viti), tema mbi Kushtetutėn dhe antikorrupsionin u trajtua gjerėsisht. Eshtė e vėrtetė se ndarja e pushteteve dhe ndėrtimi i njė gjyqėsori tė pavarur kanė qenė njė nga shėrbimet mė tė mėdha qė kushtetutat demokratike i kanė bėrė luftės kundėr korrupsionit. Megjithatė, kjo luftė ėshtė mjaft komplekse dhe e lidhur me shkaqe e faktorė tė ndryshėm, prandaj meriton mė shumė vėmendje, si nė nivelin ligjor tė zakonshėm, ashtu edhe nė nivelin kushtetues. Sidoqoftė, njė nga mjetet mė tė rėndėsishme antikorrupsion mbetet parandalimi dhe goditja qė organet e drejtėsisė i bėjnė veprave korruptive pėrmes zbatimit me efektivitet tė ligjit. Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė e domosdoshme tė kemi njė gjyqėsor tė fortė, tė pakorruptuar, tė pėrgatitur profesionalisht, qė tė punojė me pėrgjegjėsi e transparencė, me gjyqtarė etikisht tė pastėr e tė papėrfshirė nė konflikte interesi.
    Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė rritet besimi qytetar, i cili shpesh i stigmatizon dhe i paragjykon organet e drejtėsisė, duke i konsideruar edhe ato vetė, tė prekura nga korrupsioni. Ky fakt ėshtė evidentuar nga disa sondazhe tė kryera me qytetarėt, tė cilėt i kanė klasifikuar gjyqtarėt si njė nga grupet mė tė korruptuara nė vend, pas mjekėve e nėpunėsve tė doganave dhe tė tatimeve. Prandaj, krahas reformave pėr tė luftuar shfaqjet e korrupsionit nė organet e drejtėsisė dhe pėr tė forcuar sistemin e drejtėsisė nė tėrėsi ėshtė e nevojshme tė punohet edhe pėr rritjen e besimit te qytetarėt dhe ndėrgjegjėsimin e tyre pėr tė denoncuar korrupsionin. Njohja e procedurave qė ndjekin kėto organe dhe transparenca e tyre ndaj publikut, si dhe evidentimi i modeleve pozitive tė goditjes qė ato i bėjnė korrupsionit janė mjetet kryesore pėr tė arritur sa mė sipėr.

    Midis problemeve tė evidentuara nga njė raport i pėrgatitur nga “Qendra pėr Nisma Ligjore Qytetare” (botuar nė internet: www.qag-al.org), si rezultat i monitorimit tė veprimtarisė sė prokurorive dhe gjykatave tė rretheve gjyqėsore Tiranė, Vlorė e Shkodėr nė lidhje me veprat penale tė korrupsionit pėr vitet 2004-2006, po rendisim disa prej tyre.
    Nga raporti rezulton se, edhe pse nga perceptimi i publikut veprat penale korruptive rezultojnė tė kryera jo rrallė nga zyrtarė tė administratės publike, pak prej tyre arrijnė tė gjykohen nga organet e drejtėsisė. Nė kėto vite, nga kėto organe janė proceduar e gjykuar veēanėrisht vepra penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Numri i procedimeve penale pėr veprėn penale “korrupsioni pasiv i personave qė ushtrojnė funksione publike” dhe “korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė” ėshtė i pakėt. Gjithashtu, vėmė re se subjektet e gjykuara kanė qenė sidomos, punonjės tė policisė e tė KESH-it dhe pak vend kanė zėnė organe tė tjera. Pra, edhe pse nga perceptimi i publikut punonjėsit e doganave, tė tatimeve dhe mjekėt, zėnė vendin e parė nė grupet mė tė korruptuara nė vend, nuk ka pasur procedime penale ndaj punonjėsve tė kėtyre sektorėve sipas kėtij studimi, (konstatohet vetėm njė rast i gjykuar nė gjykatėn e Vlorės, gjatė vitit 2007).
    Midis shkaqeve qė shpjegojnė sa mė sipėr, konkludojmė se nė radhė tė parė, kjo vjen nga numri i pakėt i denoncimeve pranė organeve kompetente. Qytetarėt janė pak tė ndėrgjegjėsuar pėr rėndėsinė qė ka lufta kundėr kėtij fenomeni, si njė fenomen i rrezikshėm qė gėrryen shoqėrinė tonė. Mė e keqja ndodh nė rastet kur qytetarėt pajtohen dhe ambientohen me veprat korruptive, i konsiderojnė ato njė fenomen normal dhe madje, bėhen bashkėpunėtorė nė kryerjen e tyre.
    Pėr tė riparuar kėtė ndėrgjegje qytetare, njė nga aspektet e punės mbetet njohja dhe informimi i publikut nė lidhje me procedurat qė ndjekin organet e drejtėsisė pėr tė denoncuar e gjykuar veprat korruptive tė funksionarėve publikė. Kjo transparencė ndaj publikut ndihmon nė zbatimin me efektivitet tė ligjit dhe nė rritjen e pėrgjegjshmėrisė sė punonjėsve tė drejtėsisė. Ajo mbetet njė detyrim pėr gjykatat edhe nė kuadrin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
    Aktualisht, publikimi i vendimeve tė gjykatave dhe i procedurave tė ndjekura gjatė procesit gjyqėsor pėrmes internetit ka rezultuar njė mjet mjaft efektiv, por qė njėkohėsisht kėrkon zgjerimin e mundėsive tė qytetarėve pėr tė shfrytėzuar internetin. Nga ana tjetėr, ēėshtja e vazhdimėsisė sė publikimit tė vendimeve gjyqėsore pėrbėn njė shqetėsim pėr gjykatat e shkallės sė parė. Mjafton tė pėrmendim faktin qė aktualisht, mė e plotė paraqitet faqja e internetit tė Gjykatės sė Tiranės, ndėrkohė qė tė gjitha gjykatat, shprehin shqetėsimin pėr sigurimin e mjeteve financiare me qėllim vijimin e publikimit. Deri tani, ato janė mbėshtetur nga donatorė tė huaj, tė cilėt kanė dhėnė njė ndihmesė tė konsiderueshme, jo vetėm materiale, por edhe pėr rritjen e cilėsisė sė njoftimeve tė procesit dhe tė vendimeve gjyqėsore, pėrmes internetit.
    Njė ēėshtje tjetėr e rėndėsishme lidhet me cilėsinė e denoncimeve. Njė pėrqindje e konsiderueshme e procedimeve penale tė kryera nga Prokuroria nuk arrijnė tė shkojnė pėr gjykim, por pushohen. Pushime tė ēėshtjes vendosen edhe nga gjykatat. Madje, ka edhe denoncime qė pėrfundojnė me mosfillim tė ēėshtjes penale. Eshtė e qartė qė nė kėtė kėndvėshtrim, njė sėrė detyrash burojnė pėr Prokurorinė e gjykatėn, tė cilat nė plan tė parė duhet tė ruajnė njė proces tė rregullt ligjor. Porse ato, duhet tė bashkėpunojnė mė mirė me organet dhe institucionet pėr tė proceduar nė lidhje me veprat korruptive. P.sh., mė mirė mund tė koordinohet puna me Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive tė personave zyrtarė. Organet e drejtėsisė nuk mund tė qėndrojnė nė pritje tė denoncimeve dhe tė justifikohen me cilėsinė e dobėt tė kallėzimeve penale, nė tė cilat shpesh mungojnė elementet e figurės sė veprės penale dhe mundėsitė reale pėr procesin e tė provuarit. Kur kallėzimi vjen nga qytetari, kjo ėshtė mė se e kuptueshme dhe pėr mendimin tonė nuk ka vend pėr asnjė qortim. Por, nė rastin kur kallėzimet mbėrrijnė nė Prokurori nga institucionet e ndryshme, mendojmė se cilėsia e tyre duhet tė rritet, me qėllim qė tė mos dėshtojė procesi qė nė fillim. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr mungesėn e pėrvojės nga juristėt e administratės (tė cilėt nė mjaft raste janė pa pėrvojė dhe porsa kanė pėrfunduar studimet), por ekziston edhe mundėsia e urdhėrimeve tė eprorėve, tė cilėt shmangin rrugėn e pėrgjegjėsive administrative dhe civile pėr shpėrdoruesit e detyrės, duke u pėrpjekur tė pėrcjellin ēėshtjen nė njė organ tjetėr. Nė kėtė mėnyrė, jo vetėm nuk vėrtetohet pėrgjegjėsia penale, por edhe shmanget pėrgjegjėsia disiplinore ose civile, duke mos paguar askush pėr dėmin qė i vjen shoqėrisė e shtetit.

    Panorama

  8. #38
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    shkruni sa t'doni. t'gjith e din si luftohet korupsjoni po nuk i leverdis tano karidit
    no glove no love

  9. #39
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga TikTak
    shkruni sa t'doni. t'gjith e din si luftohet korupsjoni po nuk i leverdis tano karidit
    Dakort plako...

    Vec nje menyra ka,'priji' duart atij qe jep e atij qe merr dhe per 2-3 vjet do na kene zili edhe nordiket....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #40
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Unė mendoj se korrupcioni do luftohej me efektshem nese do krijohej nje aleancė ndermjet : Mediave,Policis dhe gjykatės...

    kushtimisht qe tek kjo treshe te mos existoj korrupcioni...

    me shumė do e kisha dalluar kontributin qe mund ta japin mediat apo nje rrjet mediatik (intelegjenc adekuate anti korrupcion)

    dhe ia kisha dhene te drejten ketij rrjeti ne pergjimin e telefonatave te zyrtareve dhe te drejten e nderhyrjes ne leximin e letrave sekrete(mesazheve dhe dokumenteve)

    dhe instalimin e kamerave ne per zyre te udheheqesve te asaj ndermarrje...

    Mediat pastaj keto prova apo fakte duhet te ja sjellin gjykates dhe gjykata pas shqyrtimit te ketyre provave do ia kisha shpall akt akuzen ndaj personave te till dhe do ia kishte dhene lejen policis dhe keta persona ,sa per fillim ne paraburgim dhe pastaj ne burg afatgjatė...


    dhe keshtu do luftohej korrupsioni...e cila konsiderohet gangrea e shoqeris bashkohore
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ti mbajm femijet nen kontroll (ti mbrojm nga dukurit e kqija )
    Nga prishtinase nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 03:19
  2. Si tė luftohet papunėsia nė Europėn Juglindore?
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •