Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 84
  1. #21
    Un jam nje shiptar qe jam ne Itali, dhe ketu degjoj shum italian qe flasin keq per Shiperin, un mundohem qe ta mbroj vendin tim, por kur un vij vet ne shqiperi,shoh me syt e me qe gjendja nuk eshte e mir sepse, ka shum gjera qe nuk shkojne.
    Un mendoj qe per te luftuar korrupsionin ,do te jemi te beshkur qe ta luftojm.
    ēdo njeri te sillet mir dhe mos te gjej menyren se se me vjedhur.
    Do te sellemi sepas ligjit,dhe sipse detyres te nje qytetari te mir.
    duhet te bejn te gjith detyren e vet.

    Vetem keshtu mund te luftohet.





    kush e mendon si un mund te me shkruaj ne adresen time:dashamirgjoka@tiscali.it

  2. #22
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    - Si luftohet korrupsioni?

    Shqiperia deri tani ka bere ca lufte kunder korrupsionit por ose nuk e ka njohur mire armikun ose qellimisht ka drejtuar forcat drejt "armiqve" te vegjel. Jane kapur ca te punesuar te cilet kane marre nga 100 - 200 dollare rryshfet per t'i kryer dikujt pune ne dogane, por a jane kapur ndonjehere drejtoret e doganave te cilet i drejtojne operacionet e ketilla per te bere punet ne stilin dora e djathte - xhepi i majte?

    Korrupsioni duhet luftuar qe nga ministrat, zevendesit e tyre, drejtoret qe kane caktuar neper institucione te ndryshme, nen drejtoret, dmth i gjithe "zinxhiri i komandes" duhet te dridhet njehere e mire qe te mos kete shprese as i vogli e as i madhi se mund te kape ndonje lek jashte rroge aty duke ndenjur me prapanicen ulur ne zyre. Keto duhet te jene politikat konkrete por jo vetem me fjale, qeveria duhet te veproje per te parandaluar korrupsionin.

    Korrupsionit duhet t'i gjenden rrenjet dhe t'i priten, se kot i pret qeveria deget. Ia humb hijen por rrenjet vazhdojne te thithin "investime" te majme nga hallexhinjte e shumte qe u ka ngelur malli ne dogane apo certifikata ne zyrat e gjendjes civile.

    Mediat do duhet te hetonin rastet e dyshimta (deri tani FIKSI ka nxjerre ca te korruptuar nga puna - por edhe keta dege ishin). Sikur te kete nje gazetari me te forte por te funksionoje dhe gjyqesia si duhet - besoj se korrupsioni pas ca vitesh pune efektive me ato metoda do zbutej ne nje mase te madhe per te mos thene se do zhdukej fare.

    S'po flas per rolin e intelektualeve shqiptare sepse s'shoh ndonje rol konkret te tyre ne kete drejtim, mirepo shqiptari i thjeshte mund te beje shume ne kete drejtim. Nese nuk gaboj, qeveria shqiptare ka dhene nje numer telefoni falas ku qytetari viktime e korrupsionit mund te denoncoje rastet konkrete. Sa denoncohen nuk e di - por nje gje jam i sigurte.

    NUK DO DOJA TE DENONCOJA NJE FUNKSIONAR PER KORRUPSION DHE KUR TE SHKOJ NESER PERSERI NE TE NJEJTEN ZYRE - TA SHOH PERSERI ATY.

    Per ta permbyllur - i tere sistemi duhet te funksionoje si duhet per te shpetuar nga korrupsioni. Perderisa ke nje qeveri qe s'i mbron qytetaret e vet as nga rastet me flagrante te perdhunimit te te drejtave te tyre ne shtetet fqinje - ca pret per rastet e dyshimta te korrupsionit te cilat s'i verteton dot qeveria per shkaqe qe i dine vet ata.

    Hajt shnet
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Fitues apo humbes ne luften kunder korrupsionit?

    Ende nuk po shoh argumenta qe mbrojne luften kunder korrupsionit. Sa eshte thene me lart, jane mendime te sakta, por te njohura mire, per nga vete fakti se, kur te gjithe flasin rreth korrupsionit, permendin te njejtat fjale dhe terma. Lufta kunder korrupsionit nuk zhvillohet me thenie popullore, a fortiori.

    Me poshte bo bashkengjis nje artikull tjeter nga Prof. F. Kolaneci. Ne fund te ketij do te paraqes nje sinops dhe t'ju tregoj se deri ne cilen pike kemi arritur.

    (Shenim: Fjalet, shprehjet, apo fjalite qe kam formatuar si te nxira ose te pjerreta nenkuptojne theksim/perkufizim te asaj c'ka thuhet.)

    * * *

    Fitues apo Humbės nė Lojėn e Korrupsionit?

    Prof. Dr. Fejzi Kolaneci

    Korrupsioni ka qenė njė fenomen i pėrhapur dhe i pėrsėritur gjatė historisė njerėzore. Ai ėshtė pėrkufizuar nga shkencėtarėt nė mėnyra tė ndryshme. Pėrkufizimi mė popullor i korrupsionit, i formuluar nga Banka Botėrore nė vitin 1995, ėshtė ky: “Korrupsioni ėshtė njė shpėrdorim i pozitės shtetėrore pėr pėrfitime private.” Sipas njė pėrkufizimi tjetėr, “Korrupsioni ėshtė gjithmonė njė veprimtari djallėzore, e cila me anėn e disa sjelljeve ose marrėdhėnieve, synon tė prodhojė pėrfitime ose avantazhe pėr vehten ose pėr tė afėrmit e familjes ose pėr miqtė ose pėr aleatėt politikė.
    Korrupsioni nuk ėshtė detyrimisht njė proces ekonomik. Ai manifestohet edhe nė procese politike (pėrshembull, nė afera korruptive tė politikanėve me biznesmenė tė fuqishėm, nė manipulime tė zgjedhjeve parlamentare ose nė tregtimin e votave me anė parash tė pista); nė sistemin e drejtėsisė (nė korrupsionin e prokurorėve, gjyqtarėve dhe avokatėve) dhe nė disa fusha tė tjera (pėrshembull, nė arsim, shėndetėsi).

    Loja e korrupsionit

    Sipas Teorisė Moderne tė Korrupsionit, nė shtete nė tranzicion me institucione politike dhe administrata relativisht tė dobta, korrupsioni shndėrrohet nė njė sistem. Kjo do tė thotė se korrupsioni ėshtė bėrė pjesė e pandarė e aktivitetit ekonomik, social e kulturor dhe se ai ka depėrtuar nė tė gjitha shtresat e administratės shtetėrore. Sistemi i korrupsionit funksionon si njė makineri komplekse dhe pėrbėhet nga disa nėnsisteme qė bashkėveprojnė midis tyre, duke respektuar urdhrat dhe porositė e dhėna nga organi drejtues i kėtij sistemi. Nėnsisteme kryesore tė sistemit tė korrupsionit janė korrupsioni politik, korrupsioni nė sistemin e drejtėsisė dhe korrupsioni nė ekonomi.
    Sistemi i korrupsionit nė ditėt tona karakterizohet nga njė modernizim i madh. Pėr tė siguruar mbijetesėn, ky sistem ka punėsuar shkencėtarė tė fushave tė ndryshme dhe zbaton arritje bashkėkohore tė shkencave dhe teknologjive.
    Sipas Teorisė sė Pėrgjithshme tė Sistemeve dhe Analizės Sistemore tė Aplikuar, sistemi i korrupsionit duhet tė luftohet nga sistemi i antikorrupsionit, i cili ka nėnsisteme kryesore Agjencinė Kombėtare tė Antikorrupsionit, Komisionin Ndėrministror tė Antikorrupsionit (tė quajtur ndryshe, Task Force), sistemin e drejtėsisė, Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe Zyrat e Hetimit tė Korrupsionit.
    Loja e korrupsionit ėshtė njė model matematik i konflikteve dhe ujdive qė ekzistojnė ndėrmjet sistemit tė korrupsionit, sistemit tė antikorrupsionit dhe publikut tė gjerė. Nė pėrputhje me Teorinė e Lojrave, duhet tė tregohet cilėt janė lojtarėt, cilat janė strategjitė e ēdo lojtari dhe cilėt janė funksionet e dobisė (domethėnė, qėllimet) e ēdo lojtari. Ēka ėshtė mė e rėndėsishme dhe mė e vėshtirė, duhet tė saktėsohet edhe parimi i optimizimit tė lojės sė korrupsionit. Ne e formulojmė lojėn e korrupsionit si njė lojė me dy shtresa (nivele). Nė shtresėn e ulėt zhvillohen marrėdhėnie ndėrmjet publikut tė gjerė dhe nėpunėsve shtetėrorė, ndėrsa nė shtresėn e lartė marrėdhėnie ndėrmjet nėpunėsve shtetėrorė dhe shefave tė tyre (tė quajtur ndryshe autoritete qendrore). Njė pėrshkrim mė i saktė i procesit tė korrupsionit bėhet me anėn e njė loje me tri shtresa. Por, ne nuk do tė trajtojmė nė kėtė shrim lojėn e korrupsionit me tri shtresa, sepse ėshtė mė e ndėrlikuar.
    Sjellja e ndershme ose e pandershme e autoriteteve qendrore nuk duhet paragjykuar. Janė faktet reale ato qė pėrcaktojnė nivelin e korrupsionit tė ēdo autoriteti qendror. Gjithashtu, janė sjelljet e autoriteteve qendrore ato qė pėrcaktojnė nivelin optimal tė korrupsionit nė hierarkinė administrative shtetėrore. Disa nėpunės shtetėrore janė tė ndershėm, tė tjerėt tė korruptuar. Por, nė varėsi nga interesi vetiak, nėpunėsi i korruptuar mund tė sillet i ndershėm.
    Variabli strategjik i nėpunėsit shtetėror ėshtė niveli i korrupsionit tė tij. Variable strategjike tė autoritetit qendror janė caktimi i vendeve tė punės dhe pagave tė nėpunėsve shtetėrorė nė vartėsi tė tij, niveli i monitorimit tė veprimtarisė sė kėtyre nėpunėsve me anėn e indikatorėve tė korrupsionit dhe masat ndėshkimore pėr vartės me korrupsion tė faktuar. Qėllimi i nėpunėsit shtetėror tė korruptuar ėshtė maksimizimi i tė ardhurave tė pritshme nga aktiviteti korruptiv dhe nga paga, ndėrsa qėllimi i autoritetit qendror ėshtė mė i ndėrlikuar, sepse varet nga interesat e tij politike, ekonomike dhe kulturore. Pranohet se nėpunėsit shtetėrorė tė korruptuar kėmbejnė informacion midis tyre dhe janė plotėsa strategjikė tė njėri-tjetrit. Kjo do tė thotė se strategjive me agresivitet nė rritje tė nėpunėsve tė tjerė, ēdo nėpunės i korruptuar u kundėrpėrgjigjet gjithashtu me strategji vetiake mė agresive. Me fjalė tė tjera, fitimi i ēdo nėpunėsi tė korruptuar ėshtė funksion rritės i niveleve tė strategjive tė pėrdorura nė shtresėn e ulėt tė hierarkisė. Gjithashtu, korrupsioni nė secilėn shtresė tė hierarkisė administrative shtetėrore “ushqen” korrupsion nė shtresėn tjetėr. Nė kushte tė tilla, parimi i optimizimit i lojės sė korrupsionit ėshtė parimi i John F. Nash Jr. (i quajtur ndryshe, parimi i pėrmbushjes sė qėllimit). Kjo do tė thotė se strategjia e ēdo nėpunėsi duhet tė jetė kundėrpėrgjigje e tij qė maksimizon fitimin vetiak ndaj strategjive qė do tė pėrdorin nėpunėsit e tjerė.
    Ekuilibri Nash nė lojėn e korrupsionit pėrkufizohet si profil i strategjive tė pastra ose mikse tė nėpunėsve tė korruptuar (domethėnė, i situatės sė korrupsionit), i tillė qė asnjė nėpunės nuk do tė dalė i fituar nė qoftė se rrėshqet nė ndonjė strategji tjetėr.
    Ekzistenca e ekuilibreve Nash tė lojės sė korrupsionit vėrtetohet matematikisht me metoda tė Analizės Funksionale. Prandaj, situatat e ekuilibruara Nash tė lojės sė korrupsionit nuk janė kurrsesi hipoteza utopike, por janė praktikisht tė realizueshme. Madje, kėto situata tė ekuilibruara do tė ndodhin me probabilitet tė lartė, nė qoftė se sistemi i antikorrupsionit funksionon me efektivitet tė ulėt.
    Lufta kundėr sistemit tė korrupsionit nė situatat e ekuilibruara Nash ėshtė e vėshtirė, komplekse dhe e gjatė. Sipas Teorisė sė Kompleksitetit tė A. N. Kollmogorovit, nė situata Nash tė lojės sė korrupsionit do tė gjenerohen probleme “praktikisht tė pazgjidhshme” (domethėnė, pėr zgjidhjen e problemeve tė tilla do tė nevojitet njė kohė e gjatė). Nė situata tė tilla, do tė pėrfitojnė maksimalisht tė gjithė personat e korruptuar.

    Sugjerime qeverisė pėr lojėn e korrupsionit

    Duke analizuar me kujdes sfidėn e Qeverisė Berisha nė luftėn kundėr sistemit aktual tė korrupsionit, lindin natyrshėm pyetjet e mėposhte:
    – Nė ēfarė mase harmonizohen pikėpamjet e kėsaj qeverie mbi strukturėn e sistemit tė antikorrupsionit me Teorinė Bashkėkohore tė Korrupsionit?
    – Me cilin ekip shkencor ėshtė pajisur Qeveria Berisha pėr tė dalė fituese nė lojėn e korrupsionit?
    Unė kam mendimin se faktorėt e renditur mė poshtė prezantojnė disa mangėsi tė kėsaj qeverie nė luftėn efektive kundėr sistemit tė korrupsionit dhe se mėnjanimi i shpejtė i kėtyre mangėsive ėshtė kusht i nevojshėm por jo i mjaftueshėm qė sistemi i antikorrupsionit tė rezultojė fitues nė lojėn e korrupsionit
    1. Teoria Bashkėkohore e Korrupsionit argumenton se Agjencia Kombėtare e Antikorrupsionit ėshtė nėnsistem kryesor i sistemit tė antikorrupsionit.
    Nė shkrimin “Pse nevojitet Agjencia Kombėtare Antikorrupsion” ėshtė argumentuar nevoja e ngutshme pėr krijimin dhe funksionimin e kėsaj agjencie. (Postimi im i mesiperm permban kete shkrim - Borix) Gjithashtu, janė saktėsuar detyra kryesore qė duhet tė kryejė ky institucion i pavarur nga politika. Por, pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsishme Qeveria Berisha nuk ka reaguar.
    2. Mosfunksionimi i Agjencisė Kombėtare tė Antikorrupsionit bėhet shkak pėr lindjen e dyshimit se qeveria aktuale po e lufton korrupsionin me metodėn selektive. Kjo do tė thotė se do tė ndėshkohet rregullisht vetėm ajo pjesė e nėpunėsve tė korruptuar tė cilėt nuk kanė interesa tė pėrbashkėta me disa pushtetarė tė korruptuar dhe nuk do tė ndėshkohet pjesa tjetėr e burokratėve tė korruptuar, tė cilėt janė shėrbėtorė besnikė tė kėtyre pushtetarėve.
    3. Mosfunksionimi i Agjencisė Kombėtare tė Antikorrupsionit interpretohet edhe si vetėbesim i tepruar i Qeverisė Berisha nė Task Force Antikorrupsion, i cili ėshtė plotėsisht i politizuar. Kėrkime shkencore bashkėkohore nė Psikologji dhe Teorinė e Informacionit kanė argumentuar se vetėbesimi i tepruar shndėrrohet, me kalimin e kohės, nė bindje tė gabuar. Kjo do tė thotė se vetėbesimi i tepruar tė ēon drejt humbjes.
    4. Qeveria ka treguar interes tė pakėt pėr studimin “Llogaritja e Probabilitetit tė Zbulimit dhe Probabilitetit tė Ndėshkimit tė Korrupsionit”, tė prezantuar dhe diskutuar nė tryezėn e rrumbullakėt, tė zhvilluar nė University of New York Tirana, nė datėn 16 dhjetor 2005. Nėpunės shtetėrorė tė lartė, pjesėmarrės nė kėtė aktivitet shkencor, propozuan qė ky studim tė zbatohet sė shpejti nė doganat, tatim-taksat e biznesit tė madh, nė investigimin e korrupsionit tė politikanėve dhe policisė. Por, deri tani, nuk ka patur kontaktime pėr realizimin nė praktikė tė studimit. (Gjithesesi, ju kujtoj se disa kohe pas perfundimit te ketij artikulli, Drejtoria e Doganave pranoi te bashkepunonte per te monitoruar indikatoret e korrupsionit tek nenpunesit e doganave - Borix). Rikujtojmė njė pohim themelor tė Teorisė sė Korrupsionit: “Qeveritė e dobta, tė cilat nuk monitorojnė veprimtarinė e nėpunėsve shtetėrorė tė tė gjitha niveleve me anėn e indikatorėve tė korrupsionit, lejojnė qė sistemi i korrupsionit tė mbijetojė dhe lulėzoje”. Fjalėt “qeveri e dobėt” nėnkuptojnė mungesėn e vullnetit politik tė qeverisė pėr tė luftuar pa kompromis sistemin e korrupsionit.
    Efektiviteti i monitorimit me anėn e indikatorėve tė korrupsionit karakterizohet nga probabiliteti i ndėshkimit tė aktit korruptiv tė faktuar. Sa mė i lartė tė jetė niveli i korrupsionit nė hierarkinė administrative shtetėrore, aq mė i vogėl do tė bėhet probabiliteti i ndėshkimit tė akteve korruptive, sepse autoritetet qendrore do tė bėhen gjithmonė e mė tė korruptuar dhe sidomos sepse aktet korruptive nė shtresėn e ulėt tė hierarkisė do tė zbulohen mė me lehtėsi nga shefa tė korruptuar se sa nga shefa tė ndershėm. Prandaj, monitorimi i veprimtarisė sė zyrtarėve tė tė gjitha niveleve me anėn e indikatorėve tė korrupsionit ėshtė i domosdoshėm.
    5. Qeveria duhet tė kėrkojė mbėshtetje nga institucionet fetare nė luftėn kundėr korrupsionit. Besimi tek Zoti dhe predikimet fetare janė forca madhore pėr tė ruajtuar tė paprekur ndershmėrinė njerėzore nga tundime djallėzore. Tė gjitha fetė e dėnojnė rreptė korrupsionin. Roli i besimit tek Zoti nė zvogėlimin e nivelit tė korrupsionit nuk duhet injoruar kurrėsesi nė kushtet e vendit tonė!
    6. Qeveria duhet tė ndėrgjegjėsohet se nė lojėn e korrupsinit ajo pėrballet me njė kundėrshtar tė pajisur me nivel tė lartė shkencor, i cili pėrdor metoda tė sofistikuara. Prandaj, lufta e suksesshme kundėr sistemit tė korrupsionit presupozon se qeveria duhet tė pajiset me njė grup shkencor tė pėrbėrė nga matematikanė dhe informatikanė tė kualifikuar. Detyrė parėsore e kėtij grupi do tė jetė gjetja e strategjive optimale dhe zbatimi i metodave moderne tė optimizimit nė lojėn e korrupsionit. Ėshtė gabim i pafalshėm tė lihet zhvillimi i lojės sė korrupsionit nė dorė tė disa aparatēikve, tė cilėt madje nuk dinė as tė formulojnė saktė problemet e ndėrlikuara qė do tė lindin. Nuk mund tė imagjinohet kurrėsesi qė “persona” tė kėsaj kategorie tė zbatojnė Teorinė e Kompleksitetit tė Kollmogorovit, Metodėn e Optimizimit Nash-Harsanyi-Vorobjev ose Teorinė e Plotėsueshmėrisė Strategjike tė Bulow-Geanakoplos-Kempherer pėr tė gjetur zgjidhje optimale tė lojės sė korrupsionit.

    Mendoj se pėr disa ēėshtje tė kėtij shkrimi mund tė zhvillohet njė debat i hapur.

    * * *

    Se pari, ky artikull eshte shkruar pas disa kerkimeve te thella ne teorite e permendura, si dhe pas aplikimit te suksesshem te ketyre teorive ne disa shembuj reale dhe praktike per rastin e Shqiperise.

    Se dyti, korrupsioni konsiderohet si nje loje komplekse, e cila mund te modelohet me ane te Teorise se Optimizimit dhe kriteret e Nash-Harsanyi-Vorobjev per gjetjen e ekuilibrit ne fjale. Ne kete pike, lind nevoja per Matematiciene, Informaticiene, Psikologe, Politologe, Ekonomiste, e te tille te tjere. Kjo do te thote se korrupsioni nuk luftohet me ane te fjalimeve shumengjyreshe te analisteve politike apo te politologeve apo te politikaneve, por me ane te shkencetareve te pakten te fushave qe permenda.

    Se treti, ne artikull jepet nje permbledhje kontrastuese e punes se bere nga Qeveria Berisha ne luften kunder korrupsionit perkrah parimeve shkencore qe duhet te shpalose kjo lufte. Eshte argumentuar perse Task Force Antikorrupsion eshte e pavlefshme per kete lufte; ajo perbehet nga politikane te nje krahu, te cilet eshte e sigurt se e kthejne luften antikorrupsion ne nje lufte selektive, pra nuk i godet te gjithe te korruptuarit, por disa. Kjo nuk quhet nisme antikorrupsion!

    Se katerti, ne artikull paraqiten gjashte sugjerime drejtuar qeverise aktuale (mund te kishte qene edhe ndonje qeveri tjeter), ne menyre qe te marre hapa sa me te shpejta per te goditur korrupsionin. Artikulli eshte shkruar ne vjeshte 2005, pra kur Qeveria Berisha sapo ishte formuar. Jam pothuaj i sigurt se, nese keto sugjerime do te ishin marre ne konsiderate qe atehere, Shqiperia nuk do t'i ndiente kaq thelle kthetrat e korrupsionit administrativ dhe ekonomik. Nje pike interesante (te cilen Prof. Kolaneci e cileson te domosdoshme) eshte shfrytezimi i fese dhe institucioneve fetare si nje mjet psikologjik dhe moral per te goditur korrupsionin. (Sa per informacion, nisur edhe nga fakti qe une jam ateist dhe kam shume rezerva per fene, ne kete pike kam patur nje debat teper te shkurter me Prof. Kolanecin, por kjo nuk ka rendesi.)

    Mbi te gjitha, fjalia mbyllese e artikullit i fton politikanet dhe zyrtaret e larte te zhvillojne debate te hapura rreth sugjerimeve dhe integrimit te shkencetareve te fushave te lartpermendura ne luften kunder korrupsionit (une jam i parimit se 'politikani' me 'profesionistin' jane reciprokisht perjashtues te njeri tjetrit). Nisur nga kjo, ne Universitetin e New York-ut ne Tirane u zhvilluan dy tryeza te rrumbullakta - me figura politike dhe bashkepuntore te ngushte te Kryeministrit Berisha, duke mos lene jashte edhe drejtoret e disa institucioneve kyēe (doganat). Nga njera ane, pati hezitime kur u diskutuan indikatoret e korrupsionit dhe modelimi probabilstik i tyre per te monitoruar nivelet e korrupsionit ne cdo individ te nje institucioni te caktuar. Une mendoj se hezitimi ishte pasoje e mungeses se dijes ne fushat matematike dhe me gjere nga ana e te ftuarve. Nga ana tjeter, pas nje periudhe shume te gjate (pas rreth nje viti e gjysme) ish-drejtori i doganava, P. Dervishi, pranoi te monitorohej korrupsioni sipas modelit 'Kolaneci' (sic i referohem une). Keto monitorime jane ende ne progres.

    Personalisht, jam i zhgenjyer nga politikanet, politologet, analistet politike, dhe profesoret e Universitetit te Tiranes (te cilet ishin pjesemarres ne tryezen e dyte te rrumbullaket, por sic hyne ashtu dolen). Keta as nuk e kane marre mundimin te ngrene nje grup objektiv, per te zbatuar idete dhe projektet e tyre per te hequr kthetrat e korrupsionit te ngulura thelle neper insitucionet shteterore shqiptare. Uroj qe ne te ardhmen kete vend ta drejtoje dikush me mend ne koke, me parime perendimore, me konsiderata per sugjerime profesionale, me vullnet per ta perparuar kete vend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 25-06-2007 mė 03:28
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #24
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Postime me shume vlere

    Falemnderit qe i ke postuar
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2006
    Postime
    10

    nuk ka parakushte per luftim te korrupsionit. Qe pse

    Me poshte e keni linkun per nje material 26 minutesh te pa-transmetuar neper media dhe te papublikuar me heret se sot (29 qershor 2007). Aty do te gjeni pergjigjje per shume pyetje qe mund te ju kane kaluar neper mend ne lidhje me rrjedhat politike ne Kosove.
    http://video.google.com/videoplay?do...76796690325135

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Arber, je ne temen e gabuar... Po flitet per modele te luftes kunder korrupsionit ne shtetin shqiptar, jo per korrupsionin ne Kosove. Po diskutohen, gjithashtu, modele per luften qe duhet zhvilluar, si dhe per pasoja te mundshme nga shkaqe te mundshme...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Me konkret dhe precis ne kunderluftim te korupsionit; mbyte nepotizmin.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2006
    Postime
    1

    Korrupsioni

    per mendimin tim korrupsioni luftohet duke ngritur nje strukture te ngjashme me Fbi amerikane e cila do te skedoje cdo njeri qe ben prpesira dhe ti coje te dhenat drejt ne gjykate.
    Tjeter mundesi per eshte rritja e marzhit te denimit per miremarrje e mitedhenie ne permasa shume me te medha sec parashikon sot kodi penal
    Shume shtete per fenomenet qe e shqetesojne bejne politike penale dmth ngrene marzhin e denimeve per krimet me te spikatura qe brejne shoqerine civile. Shqiperia akoma nuk ka hyre ne kete edukate ligjore

  9. #29
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Atehere korrupsioni eshte nje fenomen qe karakterizon shume aspekte te nje shoqerie, eshte nje tregues i gjendjes civile,politike dhe etike te nje vendi.Per fat te keq nisma per te luftuar kete fenomen behet nga vete aktoret qe ndihmojne rritjen e ketij fenomeni,eshte e veshtire qe njerezit te mobilitohen per te protestuar kunder korrupsionit se nje pjese e madhe e tyre e ushtrojne vete kete lloj metode edhe pse do te ishte e veshtire praktikisht.Pra problemi kryesor eshte mbikqyrja e klases drejtuese dhe garantimi i korrektesise se veprimtarise se tyre,kjo lloj korrektesije mund te vije vetem nqs. ka trasparence,kjo trasparence mund te vertetohet nga liria qe kane mediat ose mjetet e tjera te informacionit te nderrmarin iniciativa investigimi ne cdo fushe te shoqerise ,pasi mediat kane nje rol te rendesishem persa i perket formimit te opninionit publik dhe siē e dine mire politikanet ne ēdo fushate elektorale investimet me te medhaja intelektuale dhe
    ekonomike shkojne kundrejt mediave,qe sherbejne per te nxitur sadopak elektoratin.Nje rol pra te rendesishem ka informacioni i cili duhet te jete i pavarur nga partite dhe nga fondet publike qe perdoren si mjete kercenimi nga pushtetaret.Personalisht mendoj se ky eshte hapi i pare dhe me i rendesishem qe duhet bere ;shembulli vjen nga ata me te "medhenjte" se ato te "vegjelit" veprojne si ti mesosh.Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte meritokracia nje menyre e fuqishme per te luftuar korrupsionin i cili eshte antimeritocraci.Kjo do te thote ta edukosh nje shoqeri ne baze me vlera dhe parime, ti japesh mundesine atyre qe kane vlera te ecin perpara duke krijuar keshtu nje shoqeri me vitale dhe me te drejte. Shprehja :"Korrupsioni ka lindur nga halli dhe do te zhduket vetem kur te mbaroje halli" duhet te kuptohet pak ndryshe nuk eshte korrupsioni qe ta heq hallin por perkundrazi eshte korrupsioni qe ta shton hallin..Korrupsionin e bejne ata qe kane me cfare ta bejne,kurse ata qe s'kane ,rrine gjithmone me gisht ne
    goje.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  10. #30
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anėtarėsuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34

    Kot nje mendim...

    Ato pyetjet qe ka bere Albo jane nje cik te thella dhe ne sejcili mund te fillojme me analiza pa fund.
    Kur isha ca me i vogel dhe jetoja ne Vlore(flasim ketu e para 12-13 vitesh), njehere degjova njerin (qe kishte ardhur nga Italia refugjat per vizite gjate veres) ne nje kafene kur bente muhabet, dhe teksualisht tha keto fjale:"Qe Shqiperia te rregullohet, te gjithe Shqiptaret duhet te dalin njehere nga Shqiperia, edhe pastaj te kthehen prape". Kur e tha dukej qe ishte pak i irrituar se sikur e tha me gjith shpirt. Kur e degjova, thashe epo ky nipcja po na shet pord*e, ēoē i duket vetja. Tani qe jam vet jashte e kuptoj qe ai e ka patur aq mire sa ska ku te veje.
    Dua te them qe krimbi i korrupsionit eshte tek individi. Pjesa me e madhe e njerezve ne Shqiperi u duket normale rryshfeti dhe eshte bere si pjese e jetes se perditshme(si buke e djath kur i thone).
    Keshtu qe ma ha mendja qe te behet dicka tamam atje, duhet qe shume nga ne qe jemi jashte dhe kemi bere nje cop shkolle ketu te shkojme atje. Sepse mendoj qe shume nga ne jashte atdheut se kemi ate krimb(te pakten tani per tani).
    Se sa nga ne jane te gatshem te shkojne atje (edhe te lene kete jete ketu) eshte tjeter pune pastaj.
    Shendet e te Mira

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ti mbajm femijet nen kontroll (ti mbrojm nga dukurit e kqija )
    Nga prishtinase nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 03:19
  2. Si tė luftohet papunėsia nė Europėn Juglindore?
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •