Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Shtet-komb apo shtet pa komb?!

    15:35/06.04.07 - Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb!!? (Analize nga Koco Danaj)


    Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb!!? (Analize nga Koco Danaj)

    Perballimi i sfidave te ardhmes ne mjedisin panshqiptar, vecanerisht ne ate politik, po shoqerohet me lindjen dhe rilindjen e rrymave te ndryshme politike.
    Pohimi i siperthene nuk perben ndonje tragjedi per sa kohe qe synon progresin dhe larmine e rrugeve qe synojne te ardhmen.
    Por ai shndrrohet ne tragjik, kur synon shperberjen e kombit shqiptar apo tjetersimin e tij. Per me teper kur ideologet e kesaj shperberje jane pjese te mjedisit politik shqiptar
    Ne nje rast te tille; analiza politike perben vetem hapjen e Kutise se Pandores.
    Ishte nje hyrje paksa e gjate per te ardhur tek pohimi se sfidat qe ka hapsira panshqiptare po shoqerohet me fuqizimin e rrymes fondamentaliste kozmopolite ne mjedisin politik shqiptar. Fondamentalizmi kozmopolit eshte aktualisht ideologjia e shperberjes dhe tjetersimit se kombit shqiptar.
    Po si shfaqet fondamentalizmi kozmopolit ne mjedisin politik shqiptar? Ai shfaqet hapur perballe dilemes panshqiptare: Shtet-Komb apo shtet pa komb?
    Nje pjese politikanesh perpiqen tu mbushin mendjen shqiptareve se integrimi europian nuk ka nevoje per shtetin-komb, po per shtetin pa komb. Nje pjese tjeter perpiqen tu mbushin mendjen se nuk ka nevoje per shtetin-komb, po ka nevoje per shtetin qytetar. Ndersa mendesia me kunderprogresive eshte ajo qe synon shperberjen perfundimtare te kombit shqiptar.
    Cila eshte kjo mendesi? Eshte mendesia qe shqiptaret ne Kosove te mos quhen me shqiptare, por kosovare. Pra, lindja e nje shteti te ri te shoqerohet me lindjen e nje kombi te ri, kombit kosovar!! Qe ka origjine shqiptare, por nuk jane shqiptare. Dhe krahasimi behet me Austrine dhe austriaket qe jane shtet-komb por me origjine gjermane!!(Austria ka qene shtet shume kohe para se te bashkohej Gjermania.)
    Eshte mendesia qe shqiptaret e Maqedonise neser te quhen maqedonas! Ashtu si gjermanet qe jetojne ne Zvicer quhen zvicerane.(Dhe gjuha e tyre quhet gjermanishtja zvicerane-ose shqipja-maqedonase)
    Eshte nje rryme politike e cila perpiqet qe ne momentin e tanishem te paraqitet si rryme europeiste. Por nderkaq ne thelb eshte kunderprogresive. Ashtu sic eshte e tille shperberja e nje kombi. Me hapur pro kesaj rryme politike ka dale nenkryetarja e Bashkimit Demokratik per Integrim Teuta Arifi ne pronocimin per gazeten prestigjoze The Ekonomist. Arifi ne prononcimni e saj shprehet se nuk ka asnje shans per Shqiperine e Madhe (Apo Natyrale), pasi hapsira shqiptare do te ndjeke nje rruge tjeter: Cila eshte rruga? Sipas Arifit; shqiptaret ne Maqedoni do te ndjekin rrugen e gjermaneve te Zvicres qe tashme quhen zvicerane(Por me origjine gjermane), shqiptaret e Kosoves do te ndjekin rrugen e Austrise, (pra do te jene kosovare me origjine shqiptare.)
    Neqoftese dikush mund te thote se nuk ka asgje te keqe, lidhur me shprehjen e lire te mendimeve, do te bashkohesha me ate. Por te jesh dakord me shprehjen e lire te mendimit, nuk do te thote te jesh dakord apriori me thelbin e mendimit te shprehur.
    Mendimi i siperthene synon ne thelb te shperbeje kombin shqiptar. Partizanet e kosovareve dhe maqedonasve me origjine shqiptare duhet te pohojne se ne emer te kujt flasin? A jane dakord shqiptaret ne Maqedoni te ndrrojne kombesine? Per kete eshte i nevojshem nje referendum.(Maqedonasit bene nje referendum vetem per ndarjen teritoriale te maqedonise. Dhe ai u konsiderua i ligjshem. Pse te mos konsiderohet i tille nje Referendum qe ka te beje me kombin dhe kombesine?)
    A jane dakord shqiptaret ne Kosove te nderrojne kombesine? Edhe per kete duhet nje Referendum. Askush pervec popullit nuk mund te flase ne emer te tij kur eshte ne pyetje nderrimi i kombesise. Shtet-qytetar eshte shtet pa komb. Dhe si i tille eshte pa te ardhme.
    A jane dakord shqiptaret ne Lugine te Presheves te shndrrohen ne serbe me origjine shqiptare? A jane dakord shqiptaret ne Mal te Zi te shndrrohen ne malazeze me origjine shqiptare ?
    Per te gjitha keto perseri duhet te shprehen vete shqiptaret ne te gjithe hapsiren mbare shqiptare. Referendumi popullor behet nje imperativ europeist sa kohe qe po shtohen kerkesat per ndryshimin e kombesise ne emer te paqes dhe te integrimit. Secili shqiptar duhet te jape pergjigje: A pranoni te ndyshoni kombesine ne emer te paqes? A pranoni te ndryshoni kombesine ne emer te bukes se gojes ? A pranoni te hidhni poshte shtetin-komb ne emer te shtetit pa komb ?
    Dhe para se te vijme tek pyetja e fundit, po bejme nje paranteze : (Sot ka me miliona turq me origjine shqiptare. Me miliona greke me origjine shqiptare, me miliona italiane me origjine shqiptare.)
    Dhe tashme vijme tek pyetja e fundit : A do te pranojne shqiptaret ne Maqedoni, Kosove, Lugine te Prtesheves, Mal te Zi te shtojne radhet e maqedonasve, kosovareve, serbeve apo malazeve me origjine shqiptare ?
    Pyetjet e siperthena inkuadrohen ne nje rryme politike. Jane pjese e saj, pjese e asaj qe e konsideron problemin shqiptar si problem unik ne te gjithe Europen.(Dhe problemet unike, kerkojne zgjidhje unike). Pra jane pjese te asaj rryme qe quhet nacionalizem europeist qe ishte edhe thelbi i Deklarates se Berlinit.
    Dilema e shqiptareve ne krejt hapsiren panshqiptare eshte: Shtet-Komb apo Shtet-Pa Komb. Nje pjese politikanesh te tyre kane folur; ata preferojne Shtetin-Pa Komb. Duhet te flasin edhe politikanet e tjere. Ndersa vete populli shqiptar akoma nuk ka folur!!
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sdi ku e gjeta kte shkrim:

    --

    Duhet Sepse


    Ndryshimi ndėrmjet vendeve tė varfėra dhe tė pasura nuk ėshtė vjetėrsia e shtetit. Pėr shembull, India dhe Egjypti me moshė mbi 2000 vjeēare janė tė varfėra, ndėrsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janė vende tė zhvilluara dhe tė pasura pavarėsisht se para 150 vjetėsh nuk egzistonin.



    Ndryshimi midis vendeve tė varfėra dhe tė pasura nuk janė pasuritė e tyre natyrore. Japonia ka tokė tė kufizuar, 80% malore dhe tė pamjaftueshme pėr buqėsi e blegtori, por ėshtė sot ekonomia e dytė botėrore. Nė Zvicėr, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet ēokollata mė e mirė nė botė. Nė kėtė vend tė vogėl malor blegtoria jep prodhimet e qumėshtit mė tė mirat nė botė, toka mbillet katėr herė nė vit, ndersa siguria, rregulli e puna e kanė bėrė vendin mė tė sigurtė nė botė.


    Sipėrmarrėsit nga vendet e pasura nuk dallohen pėr ndonjė ndryshim tė dukshėm nė zgjuarsi kundrejt sipėrmarrėsve nė vendet e varfėra. Raca apo ngyra e lėkurės nuk janė gjithashtu tė rėndėsishme, biles emigrantėt tė etiketuar pėrtacė nė vendet e origjiniės janė fuqi prodhuese nė vendet Europiane apo Amerikė tė Veriut. Atėhere cili ėshtė ndryshimi?

    Ndryshimi qėndron nė mirėsjelljen e njerėzve, e cila formohet pėrgjatė viteve nėpėrmjet arsimimit dhe kulturimit shpirtėror. Duke shqyrtuar mėnyrėn e sjelljes sė njerėzve nė vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mėposhtme gjatė jetės sė tyre:


    Morali, si njė parim themelor
    Ndershmėria
    Pėrgjegjėsia
    Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    Respekti ndaj qytetarėve tė tjerė
    Etja pėr punė
    Pėrpjekjet pėr tė kursyer dhe rritur vlerat
    Shpirti pėr tė bėrė sa mė shumė e sa mė shpejt
    Saktėsia


    Nė vendet e varfėra vetėm pak njerės i ndjekin kėto parime. Ndonėse natyra i ka bėrė ta pasura, vendet e varfėra janė tė tilla sepse iu mungon mėnyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mėsuar, me i zbatuar dhe pėrhapur kėto parime tė vendeve tė zhvilluara.

    Ėshtė koha pėr ndryshim tek Shqiptarėt!
    Roli udhėheqės nė Europėn Jug-Lindore iu pėrket Shqiptarėve!

    ------ ------- ------ ------ ------ ------ ------ ------ ------- -------







    Zhak Zhak Ruso (1712-1778), mendimtar e shkrimtar i famshėm frėng

    Nuk mund tė ketė atdhetarizėm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar;

    krijoni qytetarin dhe keni ēdo gjė qė iu nevojitet;

    pa atė ju keni asgjė, pėrveēse skllevėr qė nga sundimtari e deri poshtė

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    SHQIPĖTAR ! KUJDES !

    Shqipėtar kudo qė jeni,kujdes.Hapni sytė dhe tregohuni tė vendosur para ēdo provokimi tė botės! Evropa plakė dhe skile e vjetėr i nxori pėrsėri dhėmbėt e mprehtė pėr tė ndukur trojet Shqiptare.Kėtė herė ėshtė mė e rėndė goditja sepse Kosovėn kėrkon jo ta shkėpusė, por ta zhdukė nga historia si komb.Mos kujtoni se kėto qė jan arritur deri mė sotė, na i ka falur kush! Ēdo gjė ėshtė arritur me gjak.Ajo qė ka frikė nga derdhja e gjakut, ėshtė Evropa.Le ti pėrgjigjemi mashtrimit tė saj me mėnyrėn qė dimė.Me shpatėn tė zhveshur.Mos harroni se janė armiqtė e kombit Shqiptarė ata qė investojnė kėtė ndėrrmarrje makabre, nė kurriz tė kombit Shqiptar.
    Vėllezėr kujdes! Mos lejoni qė tė hiqen simbolet tona Shqiptare nga Flamuri ynė kombėtar.Kjo ėshtė njė dredhi e djallėzuar e radhės e Evropės Skile tė vjetėr.
    Ne do njihemi nė Evropė siē jemi nė tė vėrtetė.si Shqiptar.............................
    .................................................. ..............

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Pershendetje

    Ali Baba Tepelenes

    Se pari kerkoj falje qe e kam krijuar kete emer ne kete forum KOSOVARI diqka qe sot me pengon shume shume. eshte deshta ta kame ose Shqiptari apo Dardani
    por kur je i ri nuk i analizon te gjitha gjerat me kohe

    I nderuar Ali Baba. edhe une pajtohem me mendimin dhe opinionin tend.
    SHpresoj se SHqiptaret e Kosoves, kete here do te jete vigjilent para provokimeve te botes, dhe shpresoj se Shqiperia do ti rri perkrah ne qdo situat lidhur me qeshtjen kombetare Shqiptare. Nuk duhet te bijem ne grackat e pregaditura Sllavo-Evropiane. Nuk kemi me njerz te cilet japin vetem gishtin sikur nenshkrime.
    Shqiptaret jane SHqiptar, SHqperi, Kosove, Qameri, Maqedoni, Presheve, Bujanovc, Malsi etj etj dhe kudo qe jemi.
    Bile i bej apel te gjithe Shqiptarve te Kosoves qe qendrojn ne vende te ndryshme te botes, qe kur Kosova te pranohet dhe konfirmohet si shtet, mos lejoni te shkruehni sikur Kosovar neper pasaporte apo dokumenta te ndryshem. Duhet te qendrojm ashtu siq jemi UNIK si qdo here as me pak as me shumeS H Q I P T A R
    Ne jemi me te miret, vetem se Bota dhe Evropa qe jane munduar te na shkatrrojn ne qdo menyr qe gjete rastin dhe mundesin.

    Ju pershendes dhe ju deshiroj qdo te mire dhe me shpres se Dardania(Kosova) te behet e pamvarur shume shpejt.

    Sinqerisht


    Avniu
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Kombe Pa Shtet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •