Pershendetje,
Une dhe i fejuari im do te bejme dasmen ne Tirane. Te dy jetojme ne Amerike, dhe pergatitja e kesaj dasme do behet nga Amerika. Kemi deshire te bejme nje dasem te mire, elegante, me ndonje detaj interesante etj. Do te jene te ftuar 300 veta.
Kam shume nevoje per informacione ne lidhje me organizimin e nje dasme ne Tirane. Besoj shumica e antareve ketu kane bere ose asistuar ne nje dasem ne Tirane dhe shpresoj se informacionet e tyre e tyre mund te me sherbej shume. Kam kerkuar ne internet, por kam gjetur shume pak, per te mos then pak fare, ne lidhje me vende, studio fotografike profesionale etj. Deri tani kam pare ne internet Chateau Linza si opsion ku mund te behet nje dasem, edhe pse restoranti ne internet duket i vogel.
Ja disa pyetje, per t'ju ndihmuar ne pergjigjet tuaja
1. Cfare vendi/lokali/restoranti sygjeroni ne Tirane?
2. Sa mund te bej nje dasem me 300 te ftuar ne Tirane? (pak a shume e di qe shifra varion, por nese keni ndonje ide)
3. Njihni ndonje studio fotografike profesionale qe merret me fotografi dasme? Keni ndonje kontakt telefoni, e-mail, website qe mund te shikoj disa nga punimet e tyre?
4. Njihni ndonje videograf qe mund te permbledh ato momente ne nje reportazh te bukur ne video?
5. Une fustanin do ta blej nga Amerika, por dini psh nese ka taxido qe mund te mirren me qira per dhendrin, babane, etj?
Faleminderit shume per ndihmen tuaj.
Krijoni Kontakt