E Shtune, 16 Qershor 2007
Cerrik - I dehur terrorizon dhe tenton te there me thike gruan, duke i shkaktuar plage te shumta ne trup. Policia e qytetit te Cerrikut ka ndaluar Kastriot Omerin, 37 vjec, me banim ne lagjen numer 2, pasi akuzohet se ka plagosur me thike bashkeshorten A. Omeri, 33 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem, kur 37-vjecari ka shkuar i dehur ne shtepi dhe eshte perballur me qortimet e gruas. Pas grindjes banale, i dyshuari Kastriot Omeri, ka rrembyer thiken e bukes dhe i eshte drejtuar bashkeshortes. 33-vjecarja sipas mjekeve ka marre plage ne trup, por pas perleshjes me te shoqin ka mundur te shpetoje. E demtuar sic ka qene i eshte drejtuar komisariatit te Cerrikut per ndihme. Policia e zones, brenda pak minutash ka derguar nje furgon te forcave te gatshme ne banese dhe ka bere arrestimin e autorit te dyshuar, i cili eshte mbrojtur se ishte i dehur. Burime te policise thane per gazeten KJ se, 33 vjecarja pas denoncimit eshte derguar ne spital nen kujdesin e mjekeve dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nese e demtuara nuk terheq denoncimin, ndaj Kastriot Omerit rendon akuza e tentatives se vrasjes me arme te ftohte. Tre dite me pare 42-vjecari, Asqeri Kullolli, me banim ne Lisaj te komunes Kajan, masakroi me kosen e ferres bashkeshorten e tij, Aishe Kullolli, 38 vjec, nene te tre femijeve, ndersa ende nuk eshte ndaluar.
kohajone
Krijoni Kontakt