Policia s’ka mundur deri tani te ndaloje autorin e mbi 1000 vjedhjeve. Ishte minoren

Ai pi alkool dhe eshte i dhunshem. Ai “punon” me nje shpejtesi sketerre. Ka habitur hotelet e Tiranes teksa i veshur me rroba te rriturish, prenotonte dhoma per te defryer me prostituta. Ka pasur pune me policine me dhjetera here. Por asnjehere s’e kane derguar ne burg, per shkak te moshes. Por tani historia mbaroi. Blute e ruanin prej kohesh kete moment. Saleo Stojani, fenomeni i vjedhjeve dhe heroi i rrugeve, u detyrua t’u bindet ligjeve natyrore, te mbushe 14 vjec dhe te jete i kualifikueshem per t’u arrestuar. Dhe fundi ka ardhur te marten, ne nje rruge te qytetit te Kavajes, teksa po “zhvishte” banesen e radhes. Saleo ra ne duart e policise, por kesaj radhe duket se e ka pisk.

Ai i ka nxjerre “qumeshtin e nenes” policise se te gjithe qyteteve te vendit me vjedhjet e njepasnjeshme qe ka kryer ne 6 vjet “karriere”. E sot nuk i numerohen me, pasi jane mbi 1000 vjedhje te bera nga Saleo Stojani. Deri me dje, kurrizi i tij i njome prej mituraku nuk ka bere asnje dite burg, vecse vjedhje e qejf. Por dora e tij e gjate se fundmit nuk i ka bere mire hesapet. Bebi- hajduti me ne fund, u rrit. E tashme jo vetem qe kapet nga policia sic ka ndodhur qindra here, por dhe nga ligji. Rasti i paprecedent ua kishte sjelle ne maje te hundes uniformave blu te Korces, Tiranes, Kavajes e Elbasanit, aq sa i ka detyruar qe para se Saleo te perseriste vetveten, ashtu sic pritej nga te gjithe, te germojne “7 pashe nen dhe” per te gjetur nje certifikate lindjeje me ane te se ciles te verifikonin moshen e Saleos dhe nese eshte ai i kualifikueshem per t’u kapur nga ligji apo jo. Dhe pas shume perpjekjesh, policia me ne fund arriti te verifikoje qe i pandreqshmi Saleo Stojani me mbi 1000 vjedhje ne repertorin e tij, i ka kaluar 14 vjecet. Kjo do te thote nje flete arresti. Kjo do te thote burg per djaloshin nga Korca, shoket e te cilit ne kete moshe mesojne ne shkolle sesi te behen te mbare. Endacaku 14-vjecar nga Korca u kap dy dite me pare nga policia e Kavajes, e cila e kishte shpallur ne kerkim per nje sere vjedhjesh qe Stojani ka kryer ne kete qytet. Superhajduti po vinte ne zbatim planin e tij per te vjedhur nje banese ne qytetin e Rrogozhines, por tentativa e tij kete here ka deshtuar. Ne baze te denoncimeve te bera nga qytetare te ndryshem ne Kavaje, 14-vjecari rezulton te jete autori i grabitjeve te realizuara ne banesat e qytetareve Zini Troka, Naim Kila, Idriz Ceka e shume te tjere. Shumat e grabitura ne banesat e ndryshme ne Kavaje variojne nga 200.000 mije leke deri ne 4-5 mije euro. Saleo Stojani eshte ndaluar kohe me pare nga forcat e rendit, per te njejten akuze, po per shkak te moshes se tij te mitur ai ka mundur t’i shpetoje denimit. Aktiviteti kriminal i Stojanit ishte kthyer ne nje makth te vertete per forcat e rendit. Shkathtesia per t’u larguar nga shtepia qe sapo kishte grabitur, e ka veshtiresuar gjate gjithe kesaj kohe punen e policise per kapjen e tij. Pas ndalimit, 14-vjecari eshte shoqeruar ne Komisariatin e policise se Kavajes, per t’u derguar me pas ne Drejtorine e Policise ne Tirane. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thane se grupi hetimor nisi menjehere verifikimet e dokumentacionit te te shoqeruarit, me qellim gjetjen e moshes se sakte te tij. Sic duket, policia kishte vendosur qe kete here te mos i hapte telashe “vetes” duke lene te lire superhajdutin. “Duke qene se Saleo Stojani nuk kishte certifikate, po veshtiresohej puna per zbardhjen e moshes se sakte te tij. Keshtu qe policia nisi hetimet per te zbuluar vitlindjen e sakte te Saleos. Nga verifikimet rezultoi se Stojani e kishte mbushur moshen qe lejon arrestimin e tij, dhe per kete arsye ndaj tij u mor masa e ndalimit”, u shprehen per gazeten burime nga policia e Tiranes. Saleo Stojani ne moshen tetevjecare filloi te kryente vjedhjet e para ne qytetin e tij te lindjes, ne Korce. Pas shoqerimeve te njepasnjeshme ne policine e Korces, ku dhe banoret po ruheshin prej tij, Saleo niset per ne Tirane, me idene se kryeqyteti kishte shume per te vjedhur. Cdo dite Saleo Stojani do te kryente minimalisht dy vjedhje, ku perfshiheshin lokale, parukeri, dyqane, banesa, portofolat e qytetareve neper urbane etj. Shume shpejt Saleo u be i njohur per inspektoret e Policise Kriminale ne te gjashte komisariatet e Tiranes, madje emri i tij lakohet ne te gjithe Shqiperine. Hajduti “shtegtar” po tmerronte policine, e cila megjithese bente te mundur kapjen e tij, mosha e mitur i falte lirine brenda pak oresh korcarit. Nje endacak qe ua kalonte edhe femijeve te te pasurve per nga veshja. Nuk ishin vetem parate ato qe joshnin Saleon, i cili fale profesionit te tij ka veshur kostume te firmave, qe edhe te pasurit nuk i kane provuar kurre. Ndersa kur vidhte shume para, 14-vjecari flinte ne hotele me pese yje. Tashme kjo i perket se shkuares, sepse Saleo Stojani duhet te qendroje pas hekurave, “dhurate” te cilen e ka nga rritja e moshes. Kl. Ko & Mi.Ba

12 vjec kaloi naten me nje moldave

Dy vjet me pare, kur Saleo Stojani ishte vetem 12 vjec, mundi te prenotonte dhomen me te mire ne hotel “Tirana”, ku do te kalonte naten me nje moldave. Kjo gje habiti jo pak personelin e hotelit. Aventura e te miturit eshte treguar prej tij ne ambientet e komisariateve, duke lene me “goje hapur” inspektoret e policise. I veshur me nje kostum te zi, Saleo futet ne hotel, ku dhe kishte paguar nje shume parash per te kaluar nje nate. Ndersa moldaves i kishte dhene dhe rreth 600 mije leke. “Nuk e kuptoja, sepse ajo fliste gjuhe tjeter, por u kenaqa shume”, tregonte Saloi per aventuren e tij kur ishte vetem 12 vjec.



Vellezer gjaku

Megjithese kryen vjedhjen edhe ne mes te dites kur e shohin te gjithe, Markeljan Cungu nuk fshihet per t’u shpetuar prangave te policise. “Une e di qe do me kape policia dhe do te me leshojne perseri, ndaj dhe nuk fshihem”, eshte shprehur ne nje interviste dhene per “Korrierin” pak muaj me pare 10-vjecari, firmen e se cilit mbajne rreth 300 vjedhje te ndodhura ne kryeqytet. Banesat dhe motoret jane “shenjestra” e tij. “Provoj bravat e dyerve dhe, nese hapen, futem brenda ne banesa marr cfare te gjej e largohem me shpejtesi”, tregon Markeljani. Vjedhjen vogelushi e ka hob. “Une nuk vjedh se kam nevoje per para, por vjedh se kam qejf. Te gjitha parate qe vjedh, i shpenzoj brenda pak oresh”, shton i mituri, qe ende nuk e kap ligji dhe vetem sa i viziton qelite e komisariateve, pa ndenjur asnje dite aty.

korrieri