Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Shqipëria dhe shqiptarët në optikën e të huajve

    Shqipëria dhe shqiptarët në optikën e të huajve


    MUZAFER XHAXHIU

    Këtu e disa muaj më parë kur botova në një nga gazetat tona shkrimin “Vështrim sinoptik i tezës së prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët”, mendova se me të do ta mbyllja serinë e sprovave të mia të botuara që nga viti 1982 rreth këtij problemi...

    ...Pikërisht ato ditë më ra në dorë vepra “Gjuha e perëndive” e studiuesit albanolog Aristidh Kola, bir i arbëreshëve në Greqi, lidhjet shpirtërore të të cilëve me trugun shqiptar kanë mbetur dhe sot e kësaj dite të gjalla. Kjo, si dhe vepra të tjera të albanologëve klasikë që nga Hani (shekulli 19 e këndej) të njohur tanimë në historinë e kulturës shqiptare, po ashtu edhe ato të Uindekens, Hyttenbah etj., të botuara në gjysmën e dytë të shekullit që posa kaloi, apo ajo e Robert d’Anzhelisë, e Zahari Majanit, Xh. Katapanox, Saqellariut, V.Lapit, N. Vlora Falaskit etj., të botuara këto 30 vitet e fundit, janë një prurje e rëndësishme e veprimtarisë shkencore të studiuesve shqiptarë, të cilët janë marrë drejtpërdrejt apo më së shumti në mënyrë anësore me ilirët. Në këtë vështrim do të përmendja helenistin e shquar Spiro Konda, Hasan Cekën, Muzafer Korkutin, Neritan Cekën, Moikom Zeqon, Spiro Kolekën, Mark Tirtën, Anton Paplekën, Shaban Sinanin e mjaft të tjerë, të cilët kanë shkruar për çështjen në fjalë në shtypin e përditshëm apo dhe në periodikët shkencorë. Një vend të veçantë, krahas Spiro Kondës, zë studiuesi i palodhur dhe i përkushtuar Dhimitër Pilika, i cili që në bankat e Liceut të Korçës u tërhoq nga historia e lashtësisë së popullit shqiptar, për t’u rritur në vite si një studiues me një dije të pasur, me një informacion të habitshëm të dhënash, të shoshitura dhe të ngritura mbi një sistem të arsyetuar shkencor. Shumë kërkues ndaj vetes, s’reshti kurrë së kërkuari në enigmën pellazge me të cilën jetoi tërë jetën për t’u ndarë soje disa muaj më parë. La pas vetes një punë të vëllimshme e shumë të çmuar, fatkeqësisht në dorëshkrim. Por “revenons a nos moutons” shprehje në gjuhën frënge, që fjalë për fjalë do të thotë, “të kthehemi te delet tona”, në kuptimin figurativ: të kthehemi aty ku e lamë bisedën, të kthehemi te problemi, shprehje që Dhimitri e përdorte shpesh, sa herë që në ndonjë bisedë me të ia ndërprisje fjalën për pellazgët për të biseduar për diçka tjetër. Krahas studimeve të kryera nga studiues të huaj në fushën e historisë, të gjuhës dhe të kulturës në përgjithësi të popullit shqiptar, studime të bëra me objektivitet, me vlera shkencore, hasim aty-këtu edhe vepra albanologësh me qëndrime antishkencore dhe frymë antishqiptare. Shtrembërime dhe pasaktësi shkencore gjejmë rëndom edhe në fjalorët enciklopedikë të hartuar në vende të ndryshme të Evropës kur bëhet fjalë për Ilirinë sidomos, por dhe për Shqipërinë në përgjithësi. Pa dashur të paragjykojmë shkaqet e një dukurie të tillë, nuk mund të rrimë pa vërejtur të paktën se një qëndrim i tillë objektivisht është diskriminim shkencor ndaj vendit tonë. Me enciklopedi të tilla që edhe në Mesjetë të ishin hartuar do të ishin më të sakta, cënohet rëndë kujtesa historike e botës shqiptare, sepse lexuesi i thjeshtë i masës, për të ushqyer kureshtjen e tij kulturore, apo ai që kërkon të iniciohet, të orientohet dhe të thellohet në atë çka shkencërisht i intereson, informacionin e parë e të drejtpërdrejtë e merr nga enciklopedia. Në të pritet të pasqyrohet sinteza, mendimi relativisht sa më i saktë rreth temave dhe problemeve të shtruara e të rrahura në vepra të ndryshme studimore. Po “le të kthehemi te delet tona”, te problemi sa të sakta, objektive e informuese janë këto enciklopedi lidhur me botën shqiptare dhe historinë e saj. Në njërën nga këto, zërit “Iliria” i kushtohem vetëm katër gjysmëradhë (faqja është e ndarë në dy kolona), teksa zëri “Jamet Nazr, lokalitet në Mesopotami zë tetë gjysmëradhë, lumi Oder në Gjermani zë gjashtë të këtilla. Ja ç’thuhet gjithë gjithë për Ilirinë: “Krahinë e gjerë malore në V.P. të Greqisë, në lindje të Adriatikut dhe në jug të Danubit. Mbretëri e Ilirisë. Histori: Mbretëria e Ilirisë e formuar në vitin 1816 me krahinat ilire dhënë Austrisë. Kryeqytet Lubjana. (Botim i vitit 1939). Në enciklopedinë e një vendi tjetër të Evropës (Botim i vitit 1968) lexojmë: “Iliria. Krahinë ballkanike malore pranë Adriatikut, që përfshin Istrian, Karinthinë, Karniolën. Kryeqytet Laibach (Lubjana). Sot Iliria është e ndarë midis Italisë, Jugosllavisë dhe Austrisë”. Në një enciklopedi tjetër lexojmë për Ilirinë që shtrihej nga Kroacia deri në Shqipëri”. Iliria, e pushtuar në veri nga venetët dhe në jug nga japigët, në shekullin VII para erës së re u kolonizua nga grekët. (Botim i vitit 1974). Çinformimi dhe kundërthëniet s’kanë të mbaruar. Në një enciklopedi (botim i vitit 1959) lexojmë: pozicioni gjeografik: Bregdeti i Adriatikut, deri në lumin Danub dhe në grukën e lumit Po. Ilirët në lindje kufizohen me trakasit, në veriperëndim me keltët. Fiset më të njohur janë venetët, japidët, sic, aftariotët, dalmatët, istrasit, ilirët, liburnët. Tjetër: krahinat ilire përbjënë një njësi shtetërore, vasale e Francës, e krijuar nga Napoleoni I më 1809. Për gjuhën ilire thuhet se nga të gjitha këto janë ajo e mesapëve dhe e japigëve (Italia e Jugut). Por më e njohur midis tyre ka mbetur ajo e venetëve. Në këtë amalgamë të dhënash nga këto dhe enciklopedi të tjera të pacituara është e vështirë të krijsh një vizion të qartë për ilirët në përgjithësi, kur në kontekst me ta as që përmenden shqiptarët, pa le të thuhet ajo që tanimë historia e ka vulosur. Lexojmë në një enciklopedi tjetër, ku Ilirisë i kushtohen 6 gjysmëradhë, ku s’përmendet gjëkund Shqipëria, veç flitet për Ilirinë si vend me popullsi sllave. (Fjalor Enciklopedik i një vendi të skajit perëndimor të Evropës). Një tjetër rast. Po në këtë fjalor enciklopedik vetëm dy gjysmëradhë zë “Skënderbeu (Gjergj), hero shqiptar; luftoi tërë jetën e tij kundër zgjedhës otomane (1414 - 1467). Po kaq vend zë dhe tragjedia Semiramida e Voltrit! Nocioni senat zë 24 radhë. Shpjegohet ç’është senati. Pozicone absurde e paradoksale në mjaft prej këtyre Enciklopedive. Ndarsa po në fjalorin enciklopedik të lartpërmendur lexojmë për: “Pellazgët, popull shumë i lashtë, që pushtoi në kohët prehistorike Greqinë, arkipelagun bregdetar të Azisë së Vogël dhe të Italisë. Kjo popullsi primitive, pa dyshim, nuk arriti të formojë një trup të njësuar kombësie; ajo u dëbua apo u skllavërua nga helenët. Para se të pushtoheshin trojet e tyre nga grekët, pellazgët, bujq dhe paqësorë, kishin ngritur rreth qytezave të tyre mure ciklopike, të formuar nga blloqe shumë të mëdha gurësh, të pashkatërrueshëm, megjithëse ishin ndërtuar pa çimento. Është arritur tanimë në një mendim të përbashkët për të mbajtur Trakasit e lashtë, frigjasit, lidiasit, karianët, etruskët, epirotët, ilirët, italiotët (samnitët, oskët) etj. si dhe shqiptarët e ditëve tona, degëzime pak a shumë të përziera të pellazgëve. Gjiri i Volosit sot në juglindje të Tesalisë, i formuar nga deti Egje, së lashti quhej gjiri pellazg”. E cituam tërësisht zërin për pellazgët, çka pasqyrohet në thelb edhe në studimet pellazgjike, për të treguar se kumtet që jepen për historinë e shqiptarëve në shekuj janë shumë kundërthënëse, të çekuilibruara, të hallakatura, me shpërpjestime të çuditshme sa i takon vendit që zënë zërat në fjalë në këta fjalorë enciklopedikë. Po në këtë fjalor, zërit Shqipëria i kushtohen vetëm 6 gjysmëradhë. Kongos Belge 18 gjysmëradhë. Po në këtë fjalor si zë të veçantë, për Skënderbeun ka vetëm 2 gjysmëradhë: “Skënderbeu (Gjergj) hero shqiptar: luftoi gjithë jetën e tij kundër zgjedhës otomane (1414 - 1467)”.

    Poema epike gjermane “Nibelungen” zë 16 radhë, Nioba, heroinë e mitologjisë së lashtë zë 10 radhë. Shembuj të tillë mund të sjellësh me qindra. Si t’i kuptojmë atëherë këto të dhëna të çuditshme të autorëve në zërat që flasin për historinë e Shqipërisë, që s’përputhen kurrkund me faktet reale dhe analizat e studimeve tona në këtë temë, të bëra me kompetencë dhe përgjegjësi shkencore? Hamendësime mund të bëhen gjithfarësh, vetëm një gjë dihet me siguri, që një qëndrim i tillë i papërfytyrueshëm cënon dinjitetin e një populli, i cili i ka dhënë Evropës që nga brigjet e Egjeut në ato të Atlantikut jo pak vlera të çmuara në qytetërimin e saj, duke dëshmuar shpirtin e tij të madh, fisnikërinë dhe virtytet e larta morale, çka ka frymëzuar në shekuj dijetarë të mëdhenj, historianë, gjuhëtarë të shquar, poetë dhe shkrimtarë në zë të kthejnë sytë nga Shqipëria dhe të ngrenë në drejtim të saj hymne e peane madhështore. Pa u kthyer në ato që tanimë dihen, do të shtoja dhe që edhe sot e kësaj dite nuk rresht interesi ndaj Shqipërisë. Këto ditët e fundit mësojmë nga shtypi ynë, se kishte bërë vizitën e saj të dytë në Shqipëri studiuesja italiane e antikitetit, prof. Silvia Ronkei. Në intervistën e saj dhënë gazetarit Francesko Mannoni, thotë midis të tjerave: “Kaq pranë Italisë, kaq e përfolur, por, në të njëjtën kohë, kaq e panjohur dhe enigmatike”. Studiuesja shumë e njohur e qytetërimit bizantin, S. Ronkei mbeti e mrekulluar nga vizitat e saj në Shqipëri, e cila “është një ndër qytetërimet e pakta, e cila ka kaluar në mënyrë direkte prej paganizmit dhe animizmit në ndarjen e feve, kryesisht islame e ortodokse, andaj dhe ruhen dimensionet e magjikes”. Është ky një vrojtim interesant dhe i mprehtë që tregon atë moment të rëndësishëm kulture, që të cilën ne krenohemi, tolerancën fetare. Studiuesja mahnitet “ndërsa dëgjon përrallat dhe legjendat që tregohen në shtëpitë gjirokastrite” dhe arrin në idenë se “feja e vërtetë e shqiptarëve nuk ka ndryshuar kurrë, ka mbetur gjithmonë ajo pagane”. Në fakt, shqiptari në rrjedhën e shekujve e deri tani vonë është betuar mbi gurin, zjarrin, diellin etj., çka i lëshon fijet e saj në lashtësinë pellazge. Studiuesja Silvia Ronkei mbeti e befasuar nga çka pa dhe dëgjoi: “... gjatë gjithë udhëtimit kam gjetur një miqësidhe mikpritje të mrekullueshme, pavarësisht varfërisë ekstreme, jo vetëm në vendbanimet fshatare, por dhe në ato urbane. Dhe kjo bie në kontrast me imazhin që ne kemi për shqiptarët”. “Një udhëtim në Shqipëri na ndihmon të kuptojmë se cili është në të vërtetë populli shqiptar. Raporti me njerëzit ka qenë kaq i këndshëm, saqë, vetëm për këtë, u rekomandoj të gjithëve të vizitojnë Shqipërinë”. Të gjitha këto kumte të studiueses së shquar italiane, Silvia Ronkei, dëshmojnë se realiteti duhet njohur jo vetëm racionalisht, por dhe emocionalisht, çka do të ishte një rrethanë lehtësuese, edhe pse jo tërësisht justifikuese, për ato mangësi, pasaktësi dhe shtrembërime të vrejtura në fjalorët enciklopedikë të lartpërmendur. Është një moment i rëndësishëm psikologjik me ndikim të ndjeshëm pozitiv njohja nga aftër e diçkaje për të clën do të shfaqësh një mendim. Po nga shtypi ynë ditët e fundit na u bë e njohur se qenka zbuluar dorëshkrimi nga albanologu tepër aktiv Robert Elsie një vepër me titullin “Historia e Shqipërisë” e murgut francez Zhan-Klod Faveirial, e vitit 1884, e para vepër e plotë për historinë e popullit tonë deri në atë kohë. Zh.K. Faveirial, pas një udhëtimi në Bullagri, Maqedoni, Greqi e Turqi, në vitin 1884 vizitoi dhe Shqipërinë. Në parathënien e veprës së tij shkruan:

    “Dhe që atëherë lindi ideja për të studiuar nën dritën e historisë një popull që nxirrte para nesh njerëz kaq të mirë, shfaqte kaq madhështi dhe na ngjallte kaq nderim”.

    Autori punoi pesë vjet rresht (e mbaroi më 1889) për të dhënë një vepër të shkruar me objektivitet shkencor dhe me ndjenjën e ngrohtë në mbrojtje të të drejtave dhe lirisë kombëtare të shqiptarëve, në mbrojtje të gjuhës dhe të qytetërimit të tyre të lashtë pellazgjik. Në fjalën e tij “Pse e shkrova Historinë e Shqiptarëve”, botuar në gazetën “Panorama” 29 qershor 2004, autori Zh.K. Faveirial na lë shteg të kuptojmë se sa realist dhe dialektik është në gjykimin e fakteve historike, madje me një paraprirje të tyre me një tingëllim aktual. Duke folur për politikën dinake levantine të Perandorisë Bizantine, autori shkruan se për shkak të saj “u shkatërruan monumentet... jo vetëm njëjtën fetare të popullit shqiptar, por pothuaj të të gjithë Gadishullit Ilirik”. Më tutje shënohet se “peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria”. Më tutje: “Pra çështja kryesore e Bizantit është që, të mbetej zotëruese e Ohrit, dhe të mos i lejonte Ilirët të krijonin një shtet më vete”.

    Në fjalën hyrëse në vepërën “Historia e Shqipërisë” Faveiriali flet edhe për gjuhën e pellazgëve “si gjuha e parë e ardhur në Greqi dhe Itali, dhe të clën shqiptarët e përcjellin natyrshëm, si e vetmja e folme e ruajtur deri në ditët tona”. Vrojtimet e tij për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe puqen me ato të gjuhëtarëve tanë, të bëra pas njëqind vitesh. Dashuria për Shqpërinë dhe shqiptarët e frymëzon murgun e mirë të hedhë dhe disa ide tëpër të diskutueshëm lidhur me Homerin dhe letërsinë grek në përgjithësi në favor të tezës së “përpara shkollave greke, pra ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer”, nga të cilat, duke parafrazuar mendimin e tij, për të mos u zgjatur, ka dalë Homeri dhe u ngjiz letërsia greke.

    Gjithsesi, për të pasur një ide të plotë rreth veprës së Faveirialit “Historia e Shqipërisë” na duhet leximi integral i saj. Nga sa jemi në dijeni, ajo, sapo është shkundur nga pluhuri njëqindvjeçar për të folur edhe në gjuhën shqipe, përkthimi do të bëhet nga Ndriçim Kulla.

    Poeti i shquar francez Gijom Apoliner (1880 - 1918) në një skicë letrare kushtuar mikut të tij Faik Konicës, shkruan:
    “Shqiptarët janë njerëz fisnikë, kurajozë... Një shqiptar që kam njohur gjatë qëndrimit në Bruksel, më ka lënë mbresa të paharrueshme për një komb, që bashkë me skocezët, janë ndoshta popujt më të vjetër të Evropës”.

    Këto vitet e fundit, në një takim në Universitetin e Tiranës, shkrimtari i shquar francez, akademiku, Moris Dryon, i njohur tanimë në vendin tonë, në fjalën e tij përshëndetëse, midis të tjerash tha: “Vendi juaj është plot me qytetërimet e Mesdheut, që nga thellësia e mijëvjeçarëve janë takuar aty. Kudo toka juaj mban gjurmët e tyre. Gjyshërit tuaj kanq qenë në Luftën e Trojës të prirë nga Akili; dhe mbreti juaj legjendar, Pirroja, solli që andej vejushën e Hektorit, Andromakën. Homonimi i tij Pirroja II, disa shekuj më vonë, do të përmendet për fitoret e tij në Peloponez dhe në Italinë e Jugut. Olimbia, nëna e Aleksandrit ishte nga dera juaj, dhe mund të thuhet fare mirë që ishte gjysmëshqiptar Aleksandri që pushtoi gjysmën e botës. Në çdo etapë të madhe, në çdo kthesë të madhe të fatit evropian, ju dalloheni”.
    Në takime të ndryshme kulturore shkencore, në organet e shtypit, në median elektronike, në vepra të boturara, në botën jashtë, nuk mungojnë lajmet dhe vlerësimet për përfaqësues të shquar të kulturës, të letërsisë, të arteve pamore, të muzikës, të skenës (koreografi, aktrim etj.). Por të gjitha këto në fjalorët enciklopedike kalojnë në heshtje. Në faqet e tyre nuk gjen një Aleksandër Moisi, një Karl Gegë, një Tefta Tashko, një Ismail Kadare e të tjerë, apo piktorët ikonografë Onufrin, David Selenicën, Konstandin Shpatarakun, të cilët kanë lënë gjurmë në artin e madh të ikonografisë jo vetëm në atdheun e tyre, por dhe në kishat e manastiret e Greqisë, të Maqedonisë dhe më gjerë. Afresket e tyre të niveleve botërore janë vlerësuar lart nga specialistë dhe personalitet të artit dhe të kulturës botërore. Këto ditë mësojmë nga shtypi për një marrëveshje midis fondacionit “Trashëgimi pa kufi” me qendër në Paris dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, Tiranë, për resaturimin e afreskeve dhe të kishave në Voskopojë. Kryetarja e këtij forumi, Beatris de Dyfor, kur i pa, i quajti këto afreske “të mrekullueshme, përrallore”. Do të ishte me vlera të shumanshme mundi për të mbledhur dhe sistemuar në një botim akademik ç’është thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrjedhën e historisë së tyre nga të huajt. Sidomos sot do të ishte shumë e dobishme.

    gazeta panorama - /2004-08-06

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    SHQIPTAROFILIA SI DASHURI DHE ARSYETIM

    Dr. MOIKOM ZEQO


    Si te qe nje bote e re Me del perpara liqeni i Shkodres Nga poema "Europa" e Valery Larbaud Kombi shqiptar duke krijuar vetedijen e vet ka krijuar njekohesisht edhe vetedijen per te tjeret. Qe ne gjeneze te gadishullit ilirik shqiptaret jane zhvilluar si komb gjate mijevjeareve sipas institucionit te identitetit gjuhesor, kulturor dhe historik.

    Meqenese gjeografikisht Shqiperia ndodhet midis Lindjes dhe Perendimit, eshte kryestacioni i rruges Egnatia, qe lidhte dikur Romen me Konstandinopojen, vetekuptohet qe shqiptaret kane qene ne qender te optikes se gati te te gjithe popujve evropiane. Levizjet e medha te popujve, kryesisht ne antikitetin e vone, te goteve, te kelteve, te longobardeve, te sllaveve etj., kane bere qe ne Shqiperi udhetare te ndryshem, stratege ushtarake, kronikane, te kalojne ne kete udhekryq koherash dhe ngjarjesh nga me te uditeshmet.

    Vetekuptohet qe shenimet kronikore per truallin e Shqiperise nisin qe ne librat e pare te Homerit. Homeri flet per fiset ilire te pajoneve rreth liqenit te Ohrit, saga mitologjike e Kadmit te Tebes, i cili u be mbret i ilireve enkelejas dhe lindi buze liqenit te Ohrit djalin e tij, te quajtur Ilir, qe u be eponim i fiseve ilire tregon jo vetem per nje interesim te fqinjeve per banoret e vendit tone, por edhe per nderthurrje mitologjike dhe kulturologjike.

    Virgjili ne Kengen e Dyte te "Eneidas", ka shkruar per udhetimin e princit trojan Enea ne qytetin e Butrintit, qe gjoja qe konstruktuar si nje Troje e Dyte duke imituar ate te Trojes se Pare. Ky subjekt eshte nga me te famshmit ne letersine boterore antike. Te shumte jane autoret antike qe kane shkruar per iliret dhe shqiptaret e hershem.

    Ne mesjete jane kronikanet anzhuine, normane si dhe ata bizantine, qe kane shkruar mijera faqe qe perbejne nje biblioteke te tere per Shqiperine. Me vone ne nje sens tjeter ate te pushtuesit kane shkruar edhe kronikanet osmane.

    Ne te gjithe kete univers shkrimesh spikatin dy tendenca: tendenca objektive dhe realiste, pra edhe me dashamiresi per Shqiperine dhe popullin e saj dhe tendenca negativiste, me tone mohuese, sipas tipologjise perandorake te pushtimit dhe te asimilimeve kulturore. Midis ketyre dy skajeve te medha eshte ravizuar perhere profili i Shqiperise.

    Profili i Shqiperise eshte ne substance sinkretik, qyteterimi iliro-shqiptar nuk ka karakter purist, por ka reflektuar dhe pervetesuar shume elemente te qyteterimeve te medha, kryesisht te qyteterimit greko-romak, qe perben bazen e krejt qyteterimit te Evropes Perendimore.

    Shqiperia eshte vend i krishterimit te hershem burimor por ehe i inflitrimit te feve te tjera te medha si eshte islamizmi apo mistika lindore. Vetekuptohet qe simbolet kulturore te qyteterimeve qe kane levizur ne udhekryqin shqiptar kane qene te interesuar per te lene deshmite e tyre per Shqiperine. Fola per dy skajime te medha. Kjo strukture arketipale ekziston edhe sot. Tendenca e pare qe mund ta quajme tendenca e njohjes se Shqiperise shpesh ka marre veshjen e nje shqiptarofilie me karakter shkencor.

    Tendenca e dyte lidhet me deformimin e njohjes se Shqiperise dhe eshte paraqitur gati ne te gjithe koherat ne formen e nje shqiptarofobie antishkencore, iracionale. Tendenca e dyte ka krijuar perbindesha informativ mbi Shqiperine me epiderma te politizuara pambarimisht dhe egersisht. Tendenca e dyte perhere ka synuar eleminimin dhe zhdukjen e vete nocionit te Shqiperise dhe jo afirmimin e saj.

    Vetekuptohet qe dijetaret dhe personalitetet evropiane te kultures si dhe te letrave kur kane shkruar per Shqiperine i jane kundrvene qartesisht edhe shqiptarofobise, qe shpesh eshte konsideruar si nje mallkim biblik per shqiptaret. Per fat te keq eshte shkruar pak per personalitetet e kombeve te ndryshme qe kane shkruar per Shqiperine me dashamiresi dhe sinqeritet humanist. Kjo teme eshte nje dimension plotesues i jashtezakonshem dhe i shkelqyer i vete historise kombetare te shqiptareve. Ne momente te caktuara, shpesh apokaliptike dhe ekzistenciale faktori pozitiv nderkombetar ka luajtur nje rol kolosal, disa here edhe ne raport me faktorin e brendshem shqiptar. Nga kjo pikepamje merr vlere shume njohja e shqiptarofilise evropiane ndaj shqiptareve.

    Ne periudhen mesjetare Shqiperia eshte vendkalim i kryqezatave te medha drejt Lindjes, Kostandinopojes dhe Jeruzalemit. Edhe sulmet e normaneve ne shek.XI dhe XII lane gjurme jo vetem ne faktet kronikore.

    Ne shek.XII nje poet francez i quajtur Amon De'Varanez hartoi nje roman poetik prej 13680 vargjesh ne frengjishten mesjetare me titull : "Florimont". Ky roman kalorsiak mesjetar lidhet me figuren e heroit Florimont, i cili eshte biri i Dukes te Durresit dhe ngjarjet subjektivohen jo vetem ne hapesiren rreth qytetit te madh te Durresit por edhe ne ate qe quhet Shqiperia mesjetare. Amon De'Varanez mund te quhet me plot gojen shkrimtari i pare evropian, pararendes, qe shkruan pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Ne shek.XIII Dantja ne kryevepren e tij shkruan vargje te bukura per Durresin dhe per nje banor te Durresit, te quajtur Amilkati i Durresit.

    Ne shek.XVI gjeniu francez Fransua Rable ne vepren e tij "Gargantua dhe Pantagryel" flet edhe per shqiptaret dhe per nje lloj kapeleje, te cilen ai e emerton "Kapelja Shqiptare", qe sipas studjuesve eshte nje lloj kapele, te cilen e mbajne ne koke figurat e barinjve te pikturuar ne afreskat dhe ikonat e Onufrit te madh ne shek.XVI. Per shqiptaret ka shkruar dhe Nostradami, profet, duke i quajtur si "populli i agimit dhe i misterit".

    Shekulli XVI eshte shekulli me i hovshem dhe me popullarizues per Shqiperine ne Evrope. Kryehumanisti shqiptar Marin Barleti botoi ne latinisht librin e tij per Gjergj Kastriot Skenderbeun, qe u perkthye rrufeshem ne te gjitha gjuhet evropiane. Te shumte jane dijetaret dhe artistet e Evropes, qe bene libra per Skenderbeun dhe Shqiperine. Emrat e tyre perfshijne nje biblioteke gjigande. Keshtu u krijua per here te pre nje institucionalizim i njohjes per Shqiperine ne rrafshin e epikes apo dhe te heroikes. Edhe Erazmi i Roterdamit ka shkruar nje vajtim ne forme psllami kur osmanet pushtuan qytetin e madh te Durresit me 1501. Xhentile Belini dhe Dyrre e bene te pavdekshem Skenderbeun ne pikturat e tyre. U shkruan tragjedi, poema, dhe apologji per Shqiperine.

    Gjate pushtimit osman shqiptaret u futen ne kellefin e nje litargjie dhe te nje mosnjohje te re. Eshte e famshme thenia e Gibonit, qe brendesia e Shqiperise eshte me pak e njohur se sa Afrika apo Kaladonia e Re. Kjo tregonte nje realitet. Duhet te kalonin kohe, qe emri i Shqiperise te behej serish nje pike inkadeshente per kujtesat dhe interesimet e popujve evropiane. Epoka e romantizmit evropian lindi nje gjeni te tille si Xhorxh Bajroni, i cili ka shkruar vargjet me te mrekullueshme per shqiptaret. Shume dijetare te kohes te Bajronit bene libra per Shqiperine dhe per Ali Pashe Tepelenen. Keshtu konsulli francez Pukevil, shkroi qindra faqe per shqiptaret. Piktori anglez Eduard Lir ka lene ne ditaret e tij pershkrime te mrekullueshme per Shqiperine, te cilat i ka ilustruar me piktura fantastike.

    Ne shek.XIX fillon e ravizohet per here te pare shkenca e albanologjise, kryesisht ng gjuhetaret gjermane. Lajbnici dhe Franc Bobi, jane nismetare te studimit dhe klasifikimit te gjuhes shqipe si gjuhe e mirefillte indevropiane me vlera te veanta. Por nje rendesi kolosale kane veprat e pionierit te albanologjise Georg Hahn si dhe Ami Bues. Kaq te rendesishme jane keto vepra per njohjen e Shqiperise sa ata mund te konsiderohen te dy kampione te pozitivitetit shkencor shqiptarofil.

    Ne shek.XIX zbret ne Durres arkeologu dhe ijetari francez Leon Hezei. Ai u dergua nga Napoloni III per te studjuar ne terren betejen e famshme te ezarit dhe te Pompeut ne Durres te zhvilluar ne vitin 48 p.e.sone. Kjo pikenisje qe teper e plleshme dhe beri qe Hezei te shtjelloje per here te pare nje veshtrim arkeologjik te monumenteve duke vijuar ne nje far menyre punen e nisur nga nje humanit italian i shek.XIV, i quajtur Kirjaku i Ankones. Hezei beri nje epoke, duke futur perfundimisht emrin e Shqiperise ne tempullin e arkeologjise boterore.

    Arkeologu tjeter francez Leon Rei, zbuloi qytetin antik te Apolonise, arkeologu italian Luigji Ugolini zbuloi qytetin arkeologjik te Butrintit. Te dy keto qytete zbuluan nje Shqiperi arkologjike absolutisht te nivelit boteror.

    Nuk mund te rri pa permendur edhe emrin e arkeologut austriak Kamilo Prashniker, qe profesionalisht qe ndoshta me nivel me te larte nga arkeologet e huaj. Veprat e tij jane substanciale per arkeologjine shqiptare.

    Ne fillim te shek.XX nje gjeni i shkences Ferenc Nope, baron, me origjine hungareze, por qe shkroi gjermanisht, studjoi ne terrenin e Shqiperise situaten gjeologjike dhe sidomos ate etnografike dhe etnologjike. Trashegimia e Nopes eshte e jashtezakonshme. Ai ka lene ne doreshkrim edhe nje veper poetike, ne te cilen ka poezi te mrekullueshme per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo veper duhet perkthyer ne shqip se mund te quhet nje monument poetik nga me te rrallet per Shqiperine.

    Shek XX eshte shekulli i tragjedise shqiptare te vitit 1913 kur u ndane trojet tona ne Konferencen e Londres. Struktura arketipale afirmuese dhe mohuese ndaj kombit shqiptar funksionoi edhe ne kete rast. Duhen shenuar emrat e personaliteteve te medha olitike evropiane qe me guxim e mbrojten identitetin etnik dhe territorial te Shqiperise. Nuk mund te rrime pa permendur emrin e Garibaldit qe nje shekull me pare, i cili mendonte t'ja kushtonte jeten edhe eshtjes se sherimit te Shqiperise nga lirimi otoman. I paharruar do te mbetet gjesti i Presidentit amerikan Eillson, i cili do te ngrinte zerin per mbrojtjen e Shqiperise ne vitet 20 te shek.XX. Nje gjest i tille historik qe edhe ai i demaskimit te Traktatit te fshehte te Londres per copetimin e Shqiperise. Kjo shpjegon edhe nje poezi te poetit Majakovski, i cili mbron Shqiperine kunder etjes grabitqare per ta copetuar.

    Por miku me i madh i shqiptareve eshte poeti francez Gijom Apoliner, mik i ngushte i Faik Konices. Apolineri mbas Bajronit eshte figura me e madhe evropiane, qe ka shkruar mrekullisht dhe pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret. Poeti i njohur francez Valery Larbaud (1881 - 1957), ne nje poeme te tij te famshme te quajtur "Europa" flet dhe per nje udhetim te tij nga mali i Zi ne Shkoder. Ai shkruan dhe keto vargje:

    Si te qe nje bote e re

    me del perpara liqeni i Shkodres

    Poetet franceze kane shkruar per suliotet, Marko Boarin dhe Ali Pashe Tepelenen. Po te mblidheshin keto poezi do te perbenin nje antologji.

    Keshtu ne shek.XX terhiqet vemendja kryesisht e njerezve te letrave, per fatin tragjik te Shqiperise. Per Shqiperine ne kete shekull kane shkruar : Pol Eluar dhe Filip Supo, Aragoni dhe Ilia Eremburg, Kostandin Simonovi dhe Tvardovski, Romen Rolandi dhe Jani Ricos, Antoni Samuraqis, Jashar Kemal, Dymfa Kysak, Zhorzh Amado. Amadoja ka botuar nje liber per Shiperine, qe u perkthye ne te gjithe gjuhet e medha te botes dhe me kete rast u quajt "I Fejuari i Shqiperise". Edhe poeti i madh kilian Pavlo Neruda i ka kushtuar nje poezi te shkelqyer Shqiperise. Per Shqiperine ka shkruar edhe poeti nobelist italian Salvatore Kuazimodo, nobelisti tjeter italian Dario Fo, semiotisti dhe shkrimtari italian Umberto Eko etj.

    Shkrimtarja franceze me e madhe e te gjithe koherave Margarit Jursenar i ka kushtuar nje novele mitit shqiptar te Rozafes.

    Me adhurim per shqiptaret ka shkruar dhe Danillo Kish dhe sidomos Miroslav Kerlezha. Ky i fundit ka bere dhe nje portret per eruditin shqiptar Fan Noli.

    Libra per shqiptaret kane shkruar edhe Justin Godart dhe poetja greke Rita Bumi Papes. Ne nje nga romanet e tij shkrimtari gjenial argjentinas Ernesto Sabato ka shkruar per origjinen e tij shqiptare nga ana e gjyshes, si dhe shkrime per viziten e tij ne Shqiperi me 1998. Per shqiptaret eshte shprehur pozitivisht edhe poeti me i madh amerikan i shek.XX i bitnikeve Alen Ginsberg si dhe miku i tij i se njejtes gjenerate Ulliam Borrous. Ky i fundit i dhuroi Ginsbergut muziken e nje fyelli shqiptar, te cilen Borrous e kish inizuar ne Shqiperi. Nje nga poetet me te medhenj bitnike amerikane Filip Lamantia ka shkruar gjithashtu nje poezi ku permendet Shqiperia, qe meriton te perkthehet ne shqip. Per shqiptaret ka shkruar edhe prozatori me i famshem amerikan Xhon Apdajk, si dhe nobelisti gjerman Gynter Gras. Poeti me i madh i sotem gjerman Hans Maks Enzesberger i ka kushtuar nje poezi Shqiperise. Nje poezi te mrekullueshme per Skenderbeun ka shkruar dhe poeti irlandez Patric Kolumn, mik i ngushte i Xhejms Xhojsit. Eshte per tu theksuar se edhe vete Xhejms Xhojsi ne librin e tij "Zgjimi i Fineganeve", ka afro 40 shprehje dhe fjali ne gjuhen shqipe, ka tregon shqipofiline etij.

    Tabloja e mesiperme eshte vetem e porsaskicuar. Te tere keta dijetare dhe kampione te letrave evropiane dhe boterore e kane trajtuar shqiptarofiline si humanizem i mirefillte. Ne epoken globale kjo parakupton nje integrim duke mos humbur identitetin. Ne fillim te shek XXI struktura arketipale pozitive dhe negative per Shqiperine perseri funksionoi dhe funksionon. Tashme mund te themi me plot gojen se pozitivizmi informativ per Shqiperine e ka kapercyer negativizmin e politizuar dhe informal.

    Tani mund te flitet per nje Shqiperi informative dhe virtuale te re me perspektive te qarte historike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Si e "futa" Shqiperine ne guiden e udhetimeve

    Sezoni turistik në Shqipëri mund të quhet i hapur, edhe pse moti tekanjoz i ka mbajtur pak larg njerëzit nga deti. Megjithatë drejt tij, pritet edhe këtë verë, një dyndje pushuesish vendas dhe të huaj, e cila ka nevojë për informacionin paraprak për vendet turistike të Shqipërisë në përgjithësi dhe për atë të detajuar në lidhje me hotelet dhe atraksionet kulturore e arkeologjike. Për sa u përket të huajve, një ndihmë e madhe në këtë drejtim është guida e udhëtimeve për Shqipërinë e Bradt, një libër i plotë, i hartuar me informacione të sakta, por edhe me dashurinë dhe ndjeshmërinë e një skocezeje për vendin tonë. Autorja Gillian Gloyer rrëfen aventurën e saj në tokën shqiptare.


    Si ju lindi ideja për një guidë udhëtimi në Shqipëri? Cila ishte shtysa fillestare?


    Kam kaluar në Shqipëri plot 4 vjet, si përfaqësuese e Institutit Demokratik Amerikan dhe më ka rënë rasti t‘i bie Shqipërisë kryq e tërthor për punë dhe kënaqësi njëherazi. Në atë kohë, e vetmja guidë për Shqipërinë në anglisht ishte "Blue Guide" nga Xhejms Petifer, një akademik i respektuar për çështjet ballkanike. Kjo ishte një guidë e pasur me informacione të detajuara në lidhje me historinë dhe arkeologjinë e Shqipërisë, por në të mungonte informacioni i parë, që kërkon të dijë një turist me të mbërritur në Shqipëri. Ndërsa njihesha gjithnjë e më shumë me Shqipërinë, mendova se ajo që mungonte ishte pikërisht informacioni konkret për këtë vend. Sidomos vizitorët e huaj e kishin shumë vështirë të orientoheshin. Inspirimi i parë më erdhi gjatë një mbrëmjeje me disa miq shqiptarë. Unë si zakonisht po "qahesha" për mungesën e informacionit, kur njëri prej miqve ma "mbylli gojën" duke m‘u kthyer: "Përse nuk e bën vetë një guidë turistike?". Këto fjalë më mbetën në mend, dhe ndërsa e bluaja me vete idenë mendova që lexuesit dhe kureshtarët e huaj për Shqipërinë, do të ishin interesoheshin më shumë për informacione të shkurtra në lidhje me kulturën shqiptare, si dhe për informacione praktike për vendet turistike dhe mënyrën e udhëtimit drejt tyre. Kështu, unë përktheva pjesë të vogla të veprës "Kronikë në gur" e Ismail Kadaresë dhe i futa në seksionin për Gjirokastrën. Kam përdorur pjesë nga "Tregimet e Moçme Shqiptare" të Mitrush Kutelit, për të ilustruar seksione të tjera të guidës, si për shembull rrëfimin e tij për legjendën e Rozafës, pjesë e informacionit për kalanë e Rozafës në Shkodër. Në guidë ka detaje të posaçme edhe për shqiptarë të shquar, ose përshtypje të vizitorëve të shquar si Edit Durham etj.


    Cila pjesë e Shqipërisë të ka bërë më shumë përshtypje?


    Gjëja e mrekullueshme është se në Shqipëri gjen gjëra të veçanta e të bukura në çdo cep: brigje të gjata ranore, apo brigje të tjera shkëmbore me bukuri mahnitëse, liqene, male, kështjella e qytete. Personalisht, jam shumë e dhënë pas maleve dhe kur jam në Skoci, atdheun tim, një pjesë të mirë të kohës e kaloj duke iu ngjitur maleve. Më ka pëlqyer që një gjë të tillë ta bëj edhe në Shqipëri, edhe pse malet këtu janë shumë më të lartë se në Skoci. Udhëtimi me traget në liqenin e Komanit është një nga më spektakolarët që kam bërë ndonjëherë, dhe pastaj udhëtimi me makinë përmes malesh nga Kukësi për në Peshkopi, dhe nga Korça drejt Gjirokastrës është shumë mbresëlënës. Peizazhi është shumë i bukur.

    Përveç natyrës, më ka tërhequr shumë edhe historia e Shqipërisë, madje që kur isha në shkollë, kam qenë shumë kureshtare.


    Cilat janë disa nga zbulimet më interesante që bëtë, ndërsa udhëtonit nëpër Shqipëri? Diçka që mund t‘ju ketë befasuar?



    Kam vizituar shumë qytete e zona të Shqipërisë, megjithatë, kur nisa të merrem mirëfilli me guidën kam bërë zbulime shumë interesante. Mbresa të veçanta më kanë lënë disa muze të tillë si: Fototeka Marubi në Shkodër, ose Muzeu i Prehistorisë në Korçë, për të cilët ekziston një publicitet shumë i vogël. Pastaj jam befasuar nga numri i madh i kishave të vjetra të "fshehura" andej-këndej, nëpër cepa të ndryshme të Shqipërisë, disa mbajnë brenda afreske të mrekullueshme të artistëve mesjetarë. Një përvojë që nuk do ta harroj, është ajo e vizitës që kam bërë në Theth. Një mrekulli!


    Ndërsa, një nga të papriturat jo fort të këndshme të viteve të fundit ka qenë shpejtësia e ndryshimit të bregdetit, nga Durrësi në Kavajë. Në të ka një numër aq të madh apartamentesh e vilash, saqë për mendimin tim është e vështirë të shijosh në këtë mjedis kaq të betonuar, një pushim të mirëfilltë. Pastaj vijnë plehrat e kudondodhura. Është për të ardhur keq.



    A ishte e vështirë për ju përgatitja e një materiali të tillë, duke pasur parasysh një mungesë të konsiderueshme të dhënash dhe informacioni në lidhje me zonat dhe destinacionet e ndryshme në Shqipëri? Si e organizuat punën?



    Marrja e informacionit të duhur për hartimin e guidës ka qenë e vështirë. Edhe informacionet më të thjeshta janë të vështira për t‘u marrë. Personalisht i kam rënë vetë në këmbë të gjitha qyteteve kryesore të Shqipërisë, kam vizituar restorantet, hotelet për të marrë numrat e telefonit dhe adresat. Në fakt, që nga fillimi e deri tani, janë bërë disa ndryshime dhe në internet po shfaqen gjithnjë e më tepër agjenci turistike, madje edhe hotele me faqet e tyre në internet, çka e lehtëson orientimin e turistëve. Ishte gjithashtu e vështirë gjetja e hartave të qyteteve dhe përkimi i tyre me realitetin: emrat e rrugëve dhe vendndodhja e godinave të ndryshme kishte raste që nuk përputheshin. Megjithatë, unë preferova që në "kërkimin" tim të përdor "furgonin" dhe këmbët e mia. Kam parapëlqyer që të bisedoj kokë më kokë me njerëzit, duke qenë se zotëroj mirë edhe shqipen. Një nga vështirësitë është hyrja nëpër monumentet e kulturës dhe kishat e vjetra, duke qenë se zakonisht ato janë të mbyllura dhe është shumë e vështirë të gjendet personi që ka çelësin. E të mendosh që vlera të tilla historike dhe artistike mbahen larg vëmendjes e syrit të turistit, që për të parë këto gjëra të rralla e të fshehura nuk do t‘i kursente paratë.


    Si e shihni të ardhmen e Shqipërisë, pas "eksplorimit" të thesareve shqiptare për një kohë të gjatë? A e konsideroni natyrën e Shqipërisë një aset të paçmuar dhe shpesh të injoruar nga politikat e deritanishme të qeverive?



    Sigurisht, që turizmi është një potencial i madh për Shqipërinë dhe me sa di unë, ende nuk ka ndonjë politikë apo strategji të mirëfilltë qeveritare për lëvrimin e këtij potenciali. Bregdeti i Shqipërisë është i mrekullueshëm, por po aq i bukur është edhe ai i vendeve fqinjë, në të cilët turistët dynden çdo stinë të nxehtë, por ndryshe nga Shqipëria, politikat e tyre të turizmit janë ndjellëse, të konceptuara dhe realizuara shumë mirë. Për mendimin tim, në fokus të vëmendjes duhet të jenë edhe kështjellat dhe çdo lloj objekti mesjetar apo arkeologjik. Mendoj që, duke qenë se Shqipëria ka male të mrekullueshme, organizimi i marshimeve në to do të ishte një atraksion i veçantë dhe ndjellës, si dhe aktivitete të tjera në natyrë. Mendoj se jo gjithçka është në dorë të qeverisë. Edhe autoritetet lokale duhet të bëjnë më shumë. Disa syresh kanë bërë punë të lavdërueshme me website apo broshura. Më se fundi edhe vetë shqiptarët kanë një rol thelbësor, pasi janë pikërisht ata që u krijojnë të huajve përshtypjet për vendin. Mendoj se aseti njerëzor është ndër më të çmuarit, duke qenë se turistët e huaj largohen gjithmonë me mbresa shumë të mira për mikpritjen shqiptare.


    © Gazeta Shqip-14 qershor 2007

Tema të Ngjashme

  1. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •