Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Dashurija është e shenjtë!

    BASHKËFORUMAS!
    Po hedh në faqet e FORUMIT krijimin tim të fundit për festivalin kombëtar të këngës në Radio Televizion që do të mbahet në Dhjetor 2002. Dëshiroj që sejcili të më bëjë vrejtje! Do t'a këndojë Lejdina Celo - një MISS i këngës sonë me të cilën kam shumë bashkëpunime të sukseshme dhe është këngëtaria që ka më shumë çmime sesa jetë!
    Mirëpres nga ju mendime!
    Agim Doçi


    DASHURIA ËSHTË E SHENJTË

    Pse na bën kaq shumë të vuajm?
    Pse na lë pa gjumë!?
    Dashurija është e shenjtë
    Tek ti dhe tek unë!…..

    Kur më thua: - jam i joti!
    Kam frikë t‘a besoj!
    Kur më thua: - shumë të dua!
    Kam frikë t‘a dëgjoj!

    Nganjëher më puth papritur
    Pse më provokon!?
    Ti ma di zjarrin e zemrës
    Që djeg përvëlon!

    Mos më thuaj, vdes për mua!
    Se për ty jetoj!
    Mos më thuaj se jam e bukur
    Se do të tradhtoj!

    Mos më ndiq nga pas si hije
    Se nuk më kap dot!
    Kur kam mall unë vij dhe fshihem
    Veç tek gjoksi jot!

    Dashurija është e verbër
    Gjer në çmenduri!
    Dashurija është e mënçur
    Gjer në përjetsi!

    Dashurija i jep jetës
    Në mes natës diell!
    Dashurija u jep njerzve
    Pavdeksinë në qiell!

    Pse na bën kaq shumë të vuajmë
    Pse na lë pa gjumë?!
    Dashurija është e shenjtë
    Tek ju dhe tek unë….

    Për Lejdina Celon në Festivalin dhjetor 2002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E mrekullueshme Agim!

    Ka edhe ndjenja te bukura qe shperthejn ne cdo strofe edhe ritem e muzikalitet .

    Je nji mjeshter i madh. Pergezime!

    Ti do dhe vrejtje...ok..hmmm.

    Mos ndoshta ka shume strofa? Megjithse kam pa ca tekste kengesh te huaja qe kane nga dy metra tekst..

    Vrejtje kam pakez tek kjo strofe me poshte jo se nuk eshte e bukur por nga qe tek dashuria duam vetem ndjenja e sikur termi "e mencur" na fut ne zonen e hesapeve..llogarive etj....
    Nji gje eshte e vertete se kur dashurojme behemi me fisnike e me te mire dhe "mencurine" e harrojme pak..lol.
    Ne se do shkonte ne vend te ..

    "Dashurija është e mënçur
    Gjer në përjetsi!"

    te ishte..

    Dashuria fle ne zemer
    Gjer ne perjetsi

    ose

    "Dashuria djeg nji zemer
    gjer ne perjetsi"


    Uroj te kete nji melodi te bukur.
    Do desha te degjoje kto dite disa tipe kengesh qe kane bere buje ne publikun muzik dashes te botes(jo te moshat kalamaq-ore e Eminem-ore..lol. por me serioze) psh te tipit si ajo e grupit Boyzone "every day aj llavju" ose ajo e eR Kellyt " If I could Turn Back..." qe jane disi te qeta e romantike ose me alegro si ajo e Cher "dove l'amore" ose si ajo e Anastacias.."I'm Outta Love" ose Jenifer Lopez me "Ain't It Funny".
    Kjo ndoshta do te te ingranoje ne keto ritmet e fundit me aktuale dhe do ju japi ndoj shkendi per muziken tuaj.
    Gim e ke degju kte Darren Hayes me kengen " Insatiable"?

    Gim mos ja kurseni pak piano..pak violin e pak kitarr AKUSTIKE.

    Urime miku jon i mrekullushem!



    Le te jete kjo kenge dhe nji Lule e bukur ne kujtim te Nenes tuaj te mire!

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Fantastike ....
    Nje tekt i lidhur bukur ,dhe nje teme e jetes se perditshme qe djeg zemrat e te gjitheve "dashuria"
    Nje vargi punuar mire dhe nje figuracin letrat i gjetur me vend
    dhe komleksi i vargut e jep idene e plote dhe mesazhin .
    Le te jete kjo nje kenge dinjitoze dhe e kenduarme vrull dhe ton nga L.Celo......
    Le te jete ky mesazhi "dashuria eshte e shenjte" qe publiku shqiptar do e shjoje i pari

    me te vertete nje tekt i bukur dhe nuk do shume koment ....

    urime dhe suksese ne Festivalin dhjetor 2002....

    Pershendetje nga Letersia 76!
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    JU FALËNDEROJ përzemërisht dy miqt e mij BRARIN dhe LETERSIA '76!

    Po bëj një koment dhe një farë "avokatije"(LOL).
    Fjala "mënçuri" është përdorur me qëllim! Ja se si: një dashuri e vërtetë, merr formën e shenjtë dhe të shpie në gjykimin e saktë që zemra e madhe dhe mënçurija e madhe e Gonxhe Bojaxhiut, apo e Dom Lush Gjergjit, apo e Padre Pios që ishin përfaqsues tipikë të DASHURISË dhe të përkushtuar PËR DASHURINË, a mund të krahasohet me "dashurinë idjote, shtazarake, histerike që U MANIFESTUA për 50 vite rresht në Shqipëri nga "njeriu i ri"!???...
    DASHURIA e vërtetë e njerzore është e mënçur! Dashuritë e tjera, që imponohen, në kohë e etapa të caktuara janë mediokre, budallëqe etj. DASHURIJA e nënës për fëjinë dhe anasjelltas është plot mënçuri! Foshnja o Zot sa i mënçur është!!!!! I Fut një të qarë dhe nëna i afron gjirin! Nuk po zgjatem, sepse "e prish"..

    "a ka strofa shumë?...." - kënga më e arrirë or miku im BRARI, nuk duhet të jetë më e shkurtër se 3 minuta e 45 sekonda dhe jo më e gjatë se 5 minuta e 55 sekonda!
    Mendova gjatë për të shkruar diçka për këtë festival, dhe ceka këtë temë që është e SUPERKONSUMUAR!
    Mua nuk më ka mbetur shumë për thënë, sepse dashurisë i kanë kënduar korifenjt e poezisë shqiptare (Lasgushi, Populli, etj) si edhe gjigandët e poezisë botërore (Walt Witman, Pol Elyar, Esenin, Eminsecu etj...). Por besoj se diçka mbetet nga ky tekst poetik kënge!
    - Jam dakord se DASHURIA fle në zemër përjetsisht! Por kur shkruaj që "dashurija është e verbër/ gjerë në çmenduri....dashurija është e mënçur/ gjerë në përjetsi!....KISHA PARASYSH se "falë mënçurisë enigmatike të kësaj ndjenje të shenjte dhe universale, PËRJETËSISHT mbetet më e mënçura sepse të çmënd(!!!!!LOL).
    Pastaj pyes që në fillim: - "pse të vuajm kaq shumë??..."
    Ndoshta këtu qëndron dhe VERBËRIA E SAJ , QË NGASE të qorron, pra të verbon, njiherit të sjell në mes natës diell (!!!) dhe shkoj më tutje me stilin e kontrastit të mendimit : DASHURIA u jep njerzve PAVDEKSINË në qiell!!!
    Faktikisht sepse i kemi dashur, i duam dhe do t'i duam nè këtu në poshtë në Tokë ata që e meritojnë DASHIURINË, vjen momenti i PËRJETSISË së tyre dhe ata mbeten të pavdekshëm atje lart në qiell, ku është froni dhe streha e Perëndisë!
    Faleminderit, dhe pres sinqerisht vrejtje!!!
    Poezia është në proces dhe ju garantoj se do t'a përsos edhe me vrejtjet tuaja miku im BRARI dhe LETËRSIA '76
    ¨Ju përqafoj me mirënjohje
    Agim Doçi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    ................................

    Dashurija i jep jetës
    Në mes natës diell!
    Dashurija u jep njerzve
    Pavdeksinë në qiell!
    .................................


    Keng e paharrushme mund te behet.
    Nuk ke cfar prek aty. Ju lumte penda Poeti Agim!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #6
    Qe dashuria eshte e mencur nuk diskutohet, dhe per mendimin tim (nje degjues tjeter, asgje me teper) mos e ndrysho.
    Dicka e kam paksa te paqarte Agim:
    Me sa shoh une permbajtja e tekstit eshte shtrire ne planin erotik te ndienjes. Ne se nuk jam gabuar, nuk e kuptoj perse termin "dashuri e mencur" ia ke shpjeguar Brarit me ilustrime nga figura te kalibrit Nene Tereza etj.

    Me shpresen se ky tekst do te orkestrohet ne menyre te denje (pasi kengetarja eshte goxha e denje) te uroj suksese.

    Sokoli
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Diskutojme...

    Z. Agim, ju uroj pikesepari, suksese ne festivalin e ardhshem. Teksi i kenges qe keni postuar ketu eshte padyshim krijim profesional dhe personalisht nuk e ndjej veten te jap sugjerime mbi vargje, apo aq me pak fjale specifike te ketij teksti te cilein e vleresoj si te realizuar.

    Une doja t'ju terhiqja ne nje tjeter fushe diskutimi, qe ka perhere lidhje me kenget e festivalit, rreth se ciles ju, si bashkepunetor veteran i ketij evenimenti mund te jepni nje mendim me vlere.

    A nuk ju duket se dashuria si teme eshte levruar jashte mase? A nuk ju duket se ka plot tema te tjera poetike thuajse te pacakura dhe se shume aspekte te vete konceptit dashuri psh. lihen perhere ne harrese?

    Une mendoj se festivali eshte tribune e rendesishme e krijimtarise arstistike Shqiptare dhe per kete arsye duhet shfrytezuar per te paraqitur sa me shume ide te reja dhe eksperimentale cilesore, si poetike ashtu edhe muzikore.

    Nuk po zgjatem, duke shpresuar qe me pak fjale te kem arritur te shpreh te pakten thelbin e asaj qe mendoja.

    Pershendetje
    BenAlbani

  8. #8
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    Dashurija është e verbër
    Gjer në çmenduri!
    Dashurija është e mënçur
    Gjer në përjetsi!

    Dashurija i jep jetës
    Në mes natës diell!
    Dashurija u jep njerzve
    Pavdeksinë në qiell!

    Faliminderit Agim per konsideraten tende.....
    Per mendimin tim keto dy strofa te tekrit(apo poezize ti themi shqip fare) mendoj se do ishin mjaf time per refrenin e kenges dhe mesazhi qe percjellin keto dy strofa eshte i sakte dhe kompleks qe nderthur tere tekstin..
    Ky ishte thjesht nje sugjrim personal i imi ,mor mos e merr per kapital...
    Mendoj se kjo kenge do te dali me sukses per dy arsye
    a)eshte nje tekst(vargu eshte i lire dhe shpeh boten e mbendeshme te autorit drejteperdrejte )
    b)eshte nje autor i famshem i tekstit dhe nje kengetare me repertor te larte muzikal...

    Mgjth te uroj suksese ........
    Me respekt .....Letersia 76 ...england ,oxford city...
    gjithe te mirat....
    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Miq të dashur dhe të nderuar!
    Po ju lexoj me shumë ëndje dhe me shumë dëshirë. Shumë mirë që diskutojmë sëbashku, sepse sinqerisht në 27 festivale kombëtare që kam marrë pjesë dhe helebete edhe çmime më shumë se askush tjetër, "çelësi" i fitores ka qenë se në autorsinë e tekstit vërtetë dilte emri im, por BASHKEAUTORË ishin të gjithë miqt e mij. Për situatën aktuale, ju jeni BASHKËAUTORËT E këtij Festivali që do të mbahet në dhjetor 2002!
    Desha të sqaroj dy gjëra:
    1. "mënçurija" e DASHURISË ka të bëjë me atë që zemra njerzore, fillimisht "qorrohet" nga vetëtimat dhe rrufetë e kësaj ndjenje të shenjtë, por mund të budallallepset ai(djali) dhe ajo (femra) e pastaj e "ha e treta - DASHURIJA"! Ndaj unë deklaroj që:
    dashurija është e verbër/gjerë në çmënduri!....dashurija ëshë e mënçur/gjerë në përjetësi!.....
    Po pse a nuk është e vërtetë që kur Ai dhe Ajo DASHUROJNË ME GJITHË MEND, edhe ndjenja e tyre e shenjtë - DASHURIJA mënçurohet!
    2. BenAlbani ka shumë të drejtë, por "miniera" e temave në festivalet shqiptare (më falni për mungesën e modestisë) ka qenë tenatika që kam sjellë prej vitit 1972 kur morra pjesë për herë të parë!
    Bile mbaj mend që një virtuoze e këngës së lehtë nga krahina e bukur e çamërisë - Mefarete Laze - më pat kërkuar në vitet '76 cekjen me vargun tim një një teme që kishte shqetsuar PPSH dhe Enver Hoxhën!......Unë e shkrova tekstin duke e muzikuar një kolos i muzikës sonë Kujtim Laro - mbasi lexova Buletinin e Tepelenës - ku një farë xha Emrushi kishte detyruar nepërmjet thashë e themeve - TË VARNIN VEHTEN DY TË RINJ!!!!! Ej!!! Sekretari i parë i Rinisë së Tepelenës dhe Instruktorja e Rinisë! Pra shkuan dëm dy të rinj, sepse i përlau ajo kohüë e mbrapshtë! Ende sot e kësaj dite nuk janë bërë MARTIRË! Nejse!
    Mefarete këndoi dhe morri çmim! Ja teksti im me muzikë të Kujtim Laros:

    Fjalë e nuses thellë më lëndoi
    Aq më shumë im bir, që m'foli rëndë!
    Janë të rinj e ndoshta s'e kuptojnë!!!!
    Nusja nesër vetë do bëhet nënë!....etjetj.

    Tani më besoni diçka! Kam një kënaqësi dhe një krenari që dua t'a deklaroj: KAM çbunkerizuar këngën e lehtë! Ia kam hequr teshat e zborit dhe kazmën e lopatën nga dora muzikës shqiptare! Nuk kam shkruar qoftë edhe një tekst kënge "me Parti dhe me Enver", veçse tema shoqërore! Mbas meje rreshtohen me dinjitet Jorgo Papingji dhe Alqi Boshnjaku! Ndërsa poeti kampion për mua është Arben Duka - që ka marrë më shumë se askush çmime të para!! Mbas tij vjen Mbretnesha e teksteve Zhuljana Jorganxhi, princi Xhevahir Spahiu dhe kjo është e sinqertë!
    Poetët më të spikatur të këngës shqiptare janë:
    Aleksandër Banushi
    Llazar Siliqi
    Haxhi Rama
    Fatos Arapi
    Zhuljana Jorganxhi
    Xhevahir Spahiu
    Arben Duka
    Betim Muço
    Hysni Milloshi
    Gjok Beci
    Irma Kurti
    Andi Bejta
    Enrieta Sina
    Ervin Hatibi
    Ilir Berani
    Katjusha Pogaçe
    Donika Gashi
    Laureta Shishmani
    Mimoza Bici
    mimoza Picari
    Kudret Isai
    Orges Toçe
    Visar Zhiti
    Shpëtim Rroqi
    Aida Baraku
    Agim Shehu
    Agim Hila
    Deniza Gjini
    Agron Dakaj
    Fitnete Tuda
    Ilirjan Hoxha
    Memli Krasniqi
    Vangjel Kozma
    Naxhije Berisha
    Naime Beqiraj

    ndërsa TEKSTAXHINJTË më të spikatur kanë qenë:
    Jorgo Papingji
    Alqi Boshnjaku - Ndjestë Pastë!
    Agim Doçi

    Ju përqafoj të gjithëve me dashuri të vërtetë!

    benAlban! Edhe kësaj here po i këndoj dashurisë, në festivalin tjetër do i këndoj KTHIMIT TË POETIT!........
    Agim doçi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    komplimentet i bene te gjitha parashkruesit. smund t'ju them gje tjeter, vecse t'ju uroj fat ne FESTIVAL!!!!!!!! mezi po pres sa t'i degjoj te nderthurura me tingull!
    URIME
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •