Patos/ Agjentja 25-vjeçare, shpulla mbi profesorin e historisë
Dhunë për kalueshmërinë e të vëllait nga ana e një efektiveje blu. Ndërsa ka shkuar për të marrë informacion lidhur me rezultatet përfundimtare të vëllait të saj, nxënës në vitin e tretë nuk ka ngurruar dhe të përdorë grushte e pëllëmba mbi njërin prej mësueseve që e kishte ngelur në klasë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e bashkuar "Mustafa Matohiti" të qytetit të Patosit mesditën e së enjtes, në sy të një grupi të madh nxënësish.
Etleva Heqimaj është 25-vjeçarja, e cila është prezantuar në fillim si police mes komunitetit pedagogjik të shkollës "Mustafa Matohiti" në Patos. Sipas burimeve nga mësuesit e kësaj shkolle, mësohet se pas informimit të polices për moskalueshmërinë e vëllait të saj, Ervis Heqimaj, efektivja blu tenton që të zbusë disi marrëdhënien me mësuesit që e kishin ngelur. Mostutja dhe mosrënia dakord (me anën e kërcënimit nga ana e polices), mësuesi i lëndës histori-gjeografi në këtë shkollë, Sajmir Shehaj, goditet si fillim nga dy shuplaka të forta në fytyrë nga policja, që fizikun e ka të imët.
"Ndodhi në mënyrë të papritur. Nuk e prisnim. Si fillim dëgjuam goditjen e pëllëmbës në faqe, më pas u shokuam. Policja, gjuante me grushte e shqelma mësuesin 27-vjeçar Sajmir Shehaj. Goditjet e saj shoqëroheshin edhe me fjalë fyese dhe kërcënuese. Fjalët ishin "do ta kalosh". "Nuk më njeh mua, por ja u njohëm pak keq". "Me urdhër jo vetëm nga unë, por edhe nga eprorët e tu do veprosh", "mos luaj kot me mua". Kjo ka zgjatur për afro 45 minuta në katin e parë të shkollës", ka treguar Edison Bregu një nxënës i shkollës së mesme ku dhe ndodhi kjo përplasje.
Më pas, policja Heqimaj kërkon nëpër shkollë edhe katër mësuesit e tjerë, në lëndët e të cilëve kishte rezultuar jokalues vëllai i saj.
Të ndodhur para një kërcënimi të tillë, drejtues të shkollës kanë kërkuar ndihmën e organeve policore të rrethit, si dhe të DAR Fier. Uniformat blu të mbërritura në shkollë nuk kanë mundur të ndalojnë efektiven blu që dhunoi mësuesit, ndërsa kanë marrë denoncimin përkatës nga të dëmtuarit e dhunës së ushtruar nga ajo. Por përgjigjja më tragjike vjen prej kreut të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Fierit, Tahir Kastrati, i cili, sipas deklarimit të disa mësuesve në këtë shkollë të përfshirë nga dhuna, mësohet se ka marrë drejtorin e shkollës Shezai Ymeraj dhe shprehimisht i ka thënë: "Duhet ta kalosh atë nxënës. E dimë që ka qenë ndër vite problematik për mësuesit, por hiqe sa më shpejtë nga shkolla duke e kaluar. Ky është një urdhër". Ky vendim i përcjellë nga drejtori i kreut të arsimit në rrethin Fierit i ka indinjuar mësuesit e kësaj shkolle, të cilët kanë bërë një notë proteste drejtuar jo vetëm njëshit të arsimit në Fier, Tahir Kastrati, por edhe ministrit të MASH-it, Genc Pollo. Sipas burimeve të gazetës mësohet se Etleva Heqimaj është me gradën agjente dhe ka punuar në rajonin e policisë Kolonjë e Lushnjë, ndërsa aktualisht punon në Komisariatin e Tepelenës.
Shqip
Krijoni Kontakt