Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Policja rreh mësuesin në shkollë, i ngeli vëllain në klasë

    Patos/ Agjentja 25-vjeçare, shpulla mbi profesorin e historisë

    Dhunë për kalueshmërinë e të vëllait nga ana e një efektiveje blu. Ndërsa ka shkuar për të marrë informacion lidhur me rezultatet përfundimtare të vëllait të saj, nxënës në vitin e tretë nuk ka ngurruar dhe të përdorë grushte e pëllëmba mbi njërin prej mësueseve që e kishte ngelur në klasë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e bashkuar "Mustafa Matohiti" të qytetit të Patosit mesditën e së enjtes, në sy të një grupi të madh nxënësish.

    Etleva Heqimaj është 25-vjeçarja, e cila është prezantuar në fillim si police mes komunitetit pedagogjik të shkollës "Mustafa Matohiti" në Patos. Sipas burimeve nga mësuesit e kësaj shkolle, mësohet se pas informimit të polices për moskalueshmërinë e vëllait të saj, Ervis Heqimaj, efektivja blu tenton që të zbusë disi marrëdhënien me mësuesit që e kishin ngelur. Mostutja dhe mosrënia dakord (me anën e kërcënimit nga ana e polices), mësuesi i lëndës histori-gjeografi në këtë shkollë, Sajmir Shehaj, goditet si fillim nga dy shuplaka të forta në fytyrë nga policja, që fizikun e ka të imët.

    "Ndodhi në mënyrë të papritur. Nuk e prisnim. Si fillim dëgjuam goditjen e pëllëmbës në faqe, më pas u shokuam. Policja, gjuante me grushte e shqelma mësuesin 27-vjeçar Sajmir Shehaj. Goditjet e saj shoqëroheshin edhe me fjalë fyese dhe kërcënuese. Fjalët ishin "do ta kalosh". "Nuk më njeh mua, por ja u njohëm pak keq". "Me urdhër jo vetëm nga unë, por edhe nga eprorët e tu do veprosh", "mos luaj kot me mua". Kjo ka zgjatur për afro 45 minuta në katin e parë të shkollës", ka treguar Edison Bregu një nxënës i shkollës së mesme ku dhe ndodhi kjo përplasje.

    Më pas, policja Heqimaj kërkon nëpër shkollë edhe katër mësuesit e tjerë, në lëndët e të cilëve kishte rezultuar jokalues vëllai i saj.

    Të ndodhur para një kërcënimi të tillë, drejtues të shkollës kanë kërkuar ndihmën e organeve policore të rrethit, si dhe të DAR Fier. Uniformat blu të mbërritura në shkollë nuk kanë mundur të ndalojnë efektiven blu që dhunoi mësuesit, ndërsa kanë marrë denoncimin përkatës nga të dëmtuarit e dhunës së ushtruar nga ajo. Por përgjigjja më tragjike vjen prej kreut të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Fierit, Tahir Kastrati, i cili, sipas deklarimit të disa mësuesve në këtë shkollë të përfshirë nga dhuna, mësohet se ka marrë drejtorin e shkollës Shezai Ymeraj dhe shprehimisht i ka thënë: "Duhet ta kalosh atë nxënës. E dimë që ka qenë ndër vite problematik për mësuesit, por hiqe sa më shpejtë nga shkolla duke e kaluar. Ky është një urdhër". Ky vendim i përcjellë nga drejtori i kreut të arsimit në rrethin Fierit i ka indinjuar mësuesit e kësaj shkolle, të cilët kanë bërë një notë proteste drejtuar jo vetëm njëshit të arsimit në Fier, Tahir Kastrati, por edhe ministrit të MASH-it, Genc Pollo. Sipas burimeve të gazetës mësohet se Etleva Heqimaj është me gradën agjente dhe ka punuar në rajonin e policisë Kolonjë e Lushnjë, ndërsa aktualisht punon në Komisariatin e Tepelenës.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kjo eshte shqiperia jone e dashur

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga goldian
    kjo eshte shqiperia jone e dashur
    Nuk e perfaqson krejt shqiperin ajo fshatare me tirqi blue ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Ne nje mosmarrveshje jane te pakta ato raste qe veq njera pale eshte fajtor, e tjetra fare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    une cuditem se e kane fajin ata te MINISTRIS SE ARSIMIT perse nuk jua a japin direkte diftesen e shkolles pa shkuare fare ne shkolle

  6. #6
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Sepse sistemi i arsimit eshte nje nga gjerat e shumta qe kane nevoje per reforme te plote ne Shqiperi.

    Aty kot sa behet shkolle ne ate vend, gjithcka eshte "me te sajume".
    As qe du me dit!

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot
    Sepse sistemi i arsimit eshte nje nga gjerat e shumta qe kane nevoje per reforme te plote ne Shqiperi.

    Aty kot sa behet shkolle ne ate vend, gjithcka eshte "me te sajume".
    C'faj ka sistemi arsimor ne kete rast ?

  8. #8
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    O zot na ruaj nga policet se nga , banditet mbrohem vete.

  9. #9
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    shkolla ne shqiperi eshte si mos me keq,,, policia edhe me keq eshte,,, sa injoranta dalin me shkolle te larte,,, dhe nuk dine ca don me than leksion e seminar,,, jo per gja po nuk kan qene asnjihere,,, iu mjafton me dergu paret ne zarf, me fut mikun apo me ba te fortin,,, dhe diplomen e marrin ma mire se ata te shkretet qe stresohen sa here qe kane provime,, e shkatrrohen tu lexu per cdo seminar,,, e kane frike se spo hyn ne provim se kan ba 3 mungesa, kur te tjeret se din se ku asht salla e seminareve,,,,kjo asht shqiperia jone e dashur,,,
    fajin e ka me se shumti MASh, por edhe te gjitha hallkat,, deri tek studentet me te thjeshte,,,

    se mos ma fshin kush ket postimin tim se kam komshie at policen...

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pffffffffff cfar personi mer ncncnc kjo tregoni se ka ende shqiptare qe nuk jan adoptuar shekullit 21 po jetojne ne kohen e Skenderbeut
    Sui generis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mësuesi SMS prindit: Fëmija yt mungon në shkollë
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •