Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Studentėt, kopje me bluetooth dhe MMS

    Bluetooth dhe MMS janė moda e re e studentėve shqiptarė, se si realizojnė kopjet nė provime. Mė shumė se sa tė ulin kokėn mbi libra dhe tė shtrydhin trutė pėr zgjidhjen e njė ushtrimi, preferojnė tė harxhojnė ca para pėr teknologjinė qė u siguron notėn qyl. Kanė hequr dorė nga ajo metoda e lodhshme, kur i shkruanin me orė tė tėra pyetjet nė copėza tė vogla letre dhe i nxirrnin kur pedagogu kthente kokėn. Rroftė teknologjia! Tashmė ka bluetooth dhe MMS, tė cilat shėrbejnė jo vetėm pėr tė shpėrndarė me shpejtėsinė e dritės tek njėri-tjetri, video ‘funny’ apo ‘hard’ nga mė tė ndryshmet, por janė edhe njė mjet mjaft komod pėr tė kopjuar dhe qė pedagogu nuk ‘i bie nė erė’.

    Strategjia

    Sofistikimi i mėnyrave tė komunikimit e ka bėrė mė tė lehtė notėn kaluese nė universitetet tona. Jo se studentėt e pėrdorin atė (teknologjinė) pėr tė pasuruar njohuritė e tyre, por e kanė kthyer nė njė mjet mjaft tė dobishėm, sidomos nė kohė sezonesh. E ndėrsa tė apasionuarit pas librave i gjen tek-tuk, ata pas teknologjisė janė me qindra. Dhe radhėt e tyre sa vijnė e shtohen. Kėshtu ka ndryshuar edhe mėnyra se si merret njė notė kaluese, pse jo edhe e mirė, pa lexuar as njė rresht, ose pa ditur tė zgjidhėsh as ekuacionin mė tė thjeshtė. Bluetooth dhe MMS-tė janė metodat e reja, qė tė rinjtė e universiteteve tona po i aplikojnė me sukses. Sėrish, mė tė privilegjuarat janė vajzat, sepse edhe kjo mėnyrė e re e tė siguruarit tė notės kaluese ka strategjinė e saj. Duke qenė se provimet me shkrim zhvillohen nė salla tė mėdha, ku marrin pjesė tė gjithė studentėt e kursit, gjithēka ėshtė shumė e thjeshtė.

    Zakonisht, sė bashku me studentin qė ka provimin, futet edhe njė mik i tij (i cili mund tė jetė njė student i njė fakulteti tjetėr apo thjesht shok) dhe ulen nė mėnyrė tė tillė, qė tė kenė tė njėjtin grup pyetjesh. Mė pas, ai qė ka ardhur pėr tė ndihmuar shokun, qėndron disa minuta, bėn sikur nuk di t’u pėrgjigjet pyetjeve, dorėzon fletėn mbi tė cilin ka shkruar njė emėr fiktiv dhe ndėrkohė, tezėn e ka futur nė xhep. Kur del jashtė sallės sė auditorit, e pret pjesa tjetėr e skuadrės, tė cilėt fillojnė e shfletojnė librat dhe pasi gjejnė pėrgjigjet e pyetjeve, nisin komunikimin on-line me studentin qė ėshtė nė sallėn e provimeve. Tė dy palėt janė tė pajisura me aparat bluetooth (qė kushton 4 mijė lekė tė reja), i cili i ngjan sė tepėrmi njė aparati dėgjimi. Studenti qė ėshtė nė provim, e vendos nė vesh dhe e ndez, ndėrsa aparatin celular e ka nė xhep. Duke qenė se teknologjia e bluetooth-it lejon komunikimin normal nė njė distancė prej 100 metrash, ai dėgjon pėrgjigjet e sakta tė pyetjeve qė vijnė nga jashtė sallės sė auditorit dhe i shkruan, pa i lėnė tė kuptojė asgjė pedagogėve, tė cilėt me gjithė dėshirėn e mirė pėr tė qenė sa mė objektivė nė vėnien e notės, nuk kanė se ēfarė t’i bėjnė asaj qė ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė. Gjithēka ėshtė mė e lehtė pėr vajzat, sepse aparatin qė vendosin nė vesh e mbulojnė me flokėt e gjatė dhe kėshtu gjithēka ‘ecėn vaj’.

    MMS-te

    Ndryshe veprohet kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e ndonjė ushtrimi. Kėtu hyjnė nė lojė MMS-tė. Studenti qė ėshtė nė provim, e fotografon ushtrimin dhe ua nis me MMS shokėve qė ka jashtė. Ata e zmadhojnė me ‘zoom’ dhe pasi e zgjidhin, ia nisin tė gatshėm atij qė ėshtė nė provim, i cili nuk ka se pėrse tė lodhė kokėn se si gjendet X apo Y, duke qenė se teknologjia i vjen shumė nė ndihmė. Studentėt pranojnė vetė se e aplikojnė shpesh kėtė mėnyrė tė tė marrurit tė notės, ndėrsa pohojnė se liria pėr tė hyrė nė leksione dhe numri i madh i studentėve pėr njė kurs, i ndihmon ata qė pedagogėt tė mos e marrin vesh nėse je nė tė vėrtetė student i X kursi, apo nuk ke lidhje fare me sallėn ku je ulur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Hajde hajde, o sa mire u paska shkuar mendja mor aman . ahhhh ne kohen time me paten zene me kopje ne nje firme qe jepej ne mars. dhe me dogjen .
    ahhh sikur te funksiononte blutut ne kohen time. po ne fakt seshte mire te kopjosh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    edhe ketu ne perendim ka mundesi per te kopjuar por gjate provimeve cdo njeri fik cdo pajisje elektronike dhe kamerat e vendosura neper salle ku realizohen testet incizon cdo detaj te ngjarjes. Mendoj qe dhe studentet shqiptare duhet te mesohen me metoden e re qe do te thote diplomen dhe kualifikimin e fiton nga djersa dhe studimi dhe jo nga kopjimi apo mashtrimi. Ne shqiperi fatkeqesisht studentet jane me te angazhuar neper kafene sesa ne objektet shkollore. Prandaj rinia shqiptare akoma nuk ka qene ne gjendje te sjelle ndryshim ne vend pasi nuk ka asgje te re per te ofruar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Clizia
    Anėtarėsuar
    26-05-2007
    Vendndodhja
    somewhere...lost
    Postime
    38
    ahahahahaha dhe keto s'i kisha degjuar...Me duken me teper qesharake si menyra kopimi...lum ata qe munden se ku studioj un zor se arrin dot te besh diēka te tille...Te kopjosh eshte art qe duhet mesuar me aplikim gjate viteve

  5. #5
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    me verte nuk e kisha degjuar :S

    ketu nuk te lejojne te marish as edhe nje gje (qe nuk lejohet) edhe mbajtsen e stirolapsave duhet ta keshe ne qeshe plastike qe te shikohet se cfare ka ne te.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  6. #6
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Citim Postuar mė parė nga irexha
    Hajde hajde, o sa mire u paska shkuar mendja mor aman . ahhhh ne kohen time me paten zene me kopje ne nje firme qe jepej ne mars. dhe me dogjen .
    ahhh sikur te funksiononte blutut ne kohen time. po ne fakt seshte mire te kopjosh.


    Brez i shkathet ne..
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Ramiz Alia: Rrėfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentėt detyrohen tė blejnė libra nga profesorėt e tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •