Kryeministri Ceku shembull qe duhet ndjekur nga te tjeret...dhe do te presim se kushe do ta pasoje gjestin e tij...
Ēeku ndėrton shtėpi pėr familjet
e dėshmorėve me paratė e veta
Nuk duhet ta harrojmė
assesi kategorinė e
invalidėve tė luftės. Edhe
ne si qeveri nuk do tė
ndalemi, derisa ti gjejmė
mundėsitė pėr ti
mbėshtetur familjet e
dėshmorėve, invalidėt
dhe veteranėt, tha Ēeku
DRENAS, 14 QERSHOR - Kryeministri i Kosovės,
Agim Ēeku, ua ka dorėzuar ēelėsat e
shtėpive tė ndėrtuara dy familjeve tė invalidėve
tė luftės sė UĒK-sė, Xhevdet Kiēinės,
nga fshati Baicė dhe Fazli Hajdarit nga
Obria e Epėrme e Drenasit.
Kryeministri i shoqėruar nga bashkėpunėtorė
tė tij, udhėheqja komunale dhe
pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta,
fillimisht ka ndaluar nė fshatin Baicė, nė familjen
e Xhevdet Kiēinės, me ērast ka pėrgėzuar
kėtė familje pėr shtėpinė e re. Kėsaj
familjeje kryeministri i ka dhuruar nga tė
ardhurat e tij personale njė kuzhinė. Ndihem
shumė i kėnaqur qė njė invalid i luftės
me 12 anėtarė tani ka shtėpinė e re. Kjo do
tė duhej tė kishte ndodhur edhe mė herėt,
tha kryeministri Ēeku. Kryeministri
pohoi se ndėr prioritetet e Qeverisė ėshtė
qė ti ketė parasysh kėto kategori meritore
tė shoqėrisė.
Sot edhe Drenasi edhe Kosova festojnė
ditėn e ēlirimit, prandaj nuk duhet ta harrojmė
assesi kėtė kategori. Dua tė them se
edhe ne si qeveri nuk do tė ndalemi, derisa
ti gjejmė mundėsitė pėr ti mbėshtetur familjet
e dėshmorėve, invalidėt dhe veteranėt,
aq sa kemi mundėsi, theksoi Ēeku.
Ēeku premtoi nė fshatin Baicė tė Drenasit
se nga tė ardhurat e tij personale nė
Grupin e Unitetit do ta ndėrtojė shtėpinė e
familjes sė njė dėshmori.
Mė pas, kryeministri udhėtoi pėr nė
fshatin Obri e Epėrme dhe ndau gėzimin
pėr ndėrtimin e shtėpisė sė re me familjen
e Fazli Hajdarit.
Xhevdet Kiēina dhe Fazli Hajdari, tejet tė
lumtur pėr shtėpitė e reja, u shprehėn
shumė falėnderues pėr Qeverinė e Kosovės,
kryeministrin Ēeku, Postė-Telekomin e Kosovės,
CDF-nė dhe tė gjithė donatorėt e
tjerė qė kanė ndihmuar nė ndėrtimin e
shtėpive tė tyre.
Krijoni Kontakt