ShBA shton presionet për pavarësinë e Kosovës.
SHBA ka shtuar përpjekjet e saj për pavarësinë e Kosovës,duke mos përfillur kundërshtimin e Beogradit dhe mundësinë e përballimit me Rusinë. Burimet e informacionit theksojnë se ShBA është gati që duke mos përfillur KS të OKB të njohë në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës. Bush në turneun e tij në vendet evropiane i njohu këto të fundit me përpjekjet e ShBA për njohjen sa më të shpejt të pavarësisë së Kosovës. Edhe kryenegociatori i OKB për statusin e Kosovës,Marti Ahtisari po ashtu kishte njoftuar në lidhje me gadishmërinë e ShBA për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Analistët politikë janë të mendimit se përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës janë të kuadër të planeve të saj për ndarjen e vendeve evropiane dhe krijimin e bazave të saj të sigurta në Evropë. Përvoja politike e ShBA në lënien të lirë të serbëve në masakrimin e myslimanëve boshnjakë tregon se ky vend nuk interesohet për të drejtat e pakicave etnike apo fetare midis tyre edhe të myslimanëve. ShBA me ndarjen e zonave dhe vendeve të ndryshme dhe krijimin e bazave të saj kërkon të ndaloj krijimin e një BE të fortë,e cila në të ardhmen e afërt do të kërcënonte supremacinë amerikane. Po ashtu përkrahja e pavarësisë së Kosovës është në kuadër të politikave amerikane të ndalimit të shtimit të ndikimit të Rusisë në Ballkan. Rusia si një aleat i vjetër i Serbisë përpiqet që duke ruajtur këto lidhje me këtë vend të forcojë ndikimin e vet në Ballkan,ndërkohë që pavarësia e Kosovës për federatën Ruse mund të kishte pasoja negative po të kemi parasysh se në këtë federate ka shumë rajone që duan të shkëputen. Rusia nuk e ka fshehur mundësinë e përdorimit të veto ndaj pavarësisë së Kosovës. Por nga ana tjetër propozimi i çuditshëm i presidentit rus Putin për përdorimin e përbashkët të Rusisë dhe ShBA të bazës satelitore në republikën e Azerbajxhanit në vend të dislokimit të sistemit anti-rraketor në Evropën lindore ka lënë mundësinë se Rusia mund të jetë e gatshme të negociojë me ShBA në lidhje me Kosovë. Nga ana tjetër presidenti serb Boris Tadiç ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do të kishte pasoja të rënda. Në këtë kuadër analistët politikë janë të mendimit se presionet e ShBA për pavarësinë e shpejt të Kosovës paralajmërojnë për konflikte të reja në Ballkan. Shumë vende evropiane midis tyre edhe Spanja e cila po përballet me lëvizjen separatiste Baske ETA ka shprehur shqetësimin për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Krijoni Kontakt