Dy te rinj vrane njeriun e fese
Tirane - Dy te rinj me mjeker qe kane hyre dhe kane dale pas pese minutash mendohet te jene ekzekutoret e Sali Tivarit. Vrasja sipas hetimeve paraprake te policise eshte bere me silenciator dhe nga afer, ndersa nuk dihen ende motivet e verteta. Flitet per shkak te detyres, zgjedhjeve qe zhvilloheshin se afermi, per abuzime, prona, investime e fonde, pa perjashtuar aktin terrorist. Sapo hyn ne zyren e tij qe gjendej ne katin e dyte te Komunitetit Mysliman, ai eshte vrare me tre plumba berete ne zemer. Policia ka bere shoqerimet e rastit.
Vrasja e heshtur
Ėshte konsideruar nje vrasje e heshtur per vete rrethanat. Sali Tivari, 59 vjec, me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Komunitetin Mysliman, eshte gjetur nga nje prej punonjesve i pajete ne zyre. Askush nuk i ka degjuar te shtenat, por sipas deshmise se rojes, ai ka pare dy te rinj me mjeker qe jane ngjitur larte dhe qe mendohet te jene autoret e vertete, ndersa jane bere 14 shoqerime. Policia menjehere pas mberritjes ne vendngjarje ka bere shoqerimin e nenkryetarit te komunitetit, sekretares se grave myslimane, njekohesisht e martuar me nenkryetarin, rojet e godines dhe zyrtare te tjere qe ndodheshin ne pune ne periudhen kohore 8.00-8.25, kur dhe eshte gjetur trupi i pajete. Burime te policise thane pas ngjarjes se dyshimet e para mbi motivin jane ato te nje konflikti te brendshem qe pas akumulimit ka shperthyer ne hakmarrje brenda sektit per probleme te abuzimeve e te detyres qe i ndjeri kryente. Por nuk jane perjashtuar edhe pistat e tjera, si fushata e zgjedhjeve qe kishte nisur brenda komunitetit dhe automatikisht Tivari ishte numri dy i perfaqesise pas Haxhi Hafiz Sabri Kocit. Here pas here 59 vjecari Tivari eshte akuzuar e goditur nga personat brenda komunitetit per abuzime, ceshtje te pronave, falsifikime etj, por keto nuk kane qene asnjehere te faktuara dhe kane mbetur ne kuadrin e nje fushate te zakonshme per karrike. Deshmitare dhe persona qe e njihnin viktimen u shprehen se ishte person qe mbante ekuilibret brenda komunitetit dhe i sakte administrativisht ne veprimet qe krynte. Ndersa te tjere qe nuk deshen te identifikoheshin thane se 59 vjecari, qe mbante postin prej 12 vjetesh dhe me pare kishte punuar si jurist e noter, ka patur konflikte te brendshme, por qe nuk mohuan se vepra mund te kete ndodhur edhe per ceshtje lekesh e pronash. Gjithsesi vrasesit nuk kane levizur gje nga zyra, kurse policia ka marre ne cilesine e proves materiale te gjitha dosjet e pronave, fondeve e investimeve qe gjendeshin ne rafte.
-Ngjarja
Ka qene ora 8.25 e mengjesit. Nje nga punonjesit ka hyre ne zyren e sekretarit te pergjithshem, i cili vinte heret cdo mengjes dhe e ka pare te shtrire pertoke. "Te gjithe kujtonin se atij i kishte rene te fiket, por kur e zbriten tek shkallet per ta hipur ne makine, pash se nen xhakete kishte nje njolle te madhe gjaku", tha nje nga deshmitaret. Menjehere eshte njoftuar policia qe ka mberritur ne vendngjarje. Brenda pak minutash kane zbarkuar te gjithe hefat e medhenj te bluve. Ekspertet kane hyre ne zyre dhe kane kryer veprimet e para. "Ne trup ka patur tre plumba, te gjithe ne gjoks, ne krahun e zemres, njeri prej te cileve ka mbetur brenda dhe vdekja ka qene e menjehereshme", thane burime te policise. Pas keqyrjes se kufomes eshte vene re nje gerrvishtje nen mjeker qe mund te jete shkaktuar pas renies pertoke e perplasjes ne tavoline, ose karrike. Ekspertet kane mohuar qe viktima te jete qelluar nga dritarja. Dy prej plumbave te dale kane qelluar dollapin dhe murin e zyres, ndersa 59 vjecari eshte gjetur ngjitur me raftet ku mbante dosjet. Roja i turnit eshte marre si deshmitar dhe eshte shoqeruar. Ka rrefyer se ka pare deri ne momentin qe eshte mesuar ngjarja dy te rinj me mjeker qe kane hyre siper dhe kane dale shpejt, por qe nuk i ka vene re mire. Burime te policise qe hetuan u shprehen se ky ekzekutim nuk mund te kete ndodhur kurrsesi pa nje ndihmese te brendshme. Jane shoqeruar edhe 12 zyrtare si deshmitare e per verifikime, nderkohe qe jane mbajtur si te ndaluar paraprake e te dyshuar nenkryetari dhe gruaja e tij. Policet kane kerkuar edhe ne hyrjen sekrete nga pas godines nese mund te gjenin gjurme, ose armen e hedhur. Kerkimin e fundit rreth ores 15.00, pas demonstrimeve ne shesh me rastin e festes, e ka bere makina antimine dhe qente ne catine e nderteses kater kateshe. Nuk eshte gjetur asnje shenje. Blute kane rrethuar vendngjarjen dhe nuk kane lejuar askend te hyje ne ambiente per shkak hetimesh. Rrethimi ka zgjatur deri rreth ores 16.00 kur zyrat jane mbyllur me heret nga ditet e tjera.
-Autoret
Agjentet jane mbeshtetur ne rrefimin e rojes, por nuk kane neglizhuar konfliktet qe Tivari ka patur me persona te ndryshem. Kane nisur gjurmimin nga nenkryetari, tek sekretari i viktimes qe nuk ka qene ne zyre ne ato momente dhe ka ardhur me vonese, tek gruaja e nenkryetarit, njekohesisht sekretare e gruas myslimane dhe zyrtaret e tjere. As Haxhi Hafiz Sabri Koci nuk ka qene ne ato momente ne zyre, madje nuk eshte paraqitur fare. Sipas hetimeve te kryera vrasja ka qene e menduar mire dhe e planifikuar qe te dukej si akt terrorist, duke shfrytezuar festen e policise kete fillim jave. I pranishem ne zyre ka qene nenkryetari. Ketu policet jane mbeshtetur ne hetime. Burime te policise thane se vrasja eshte kryer me ndihme nga brenda institucionit, pasi vrasesit nuk mund te ishin te sigurte nese kishte njeri, apo jo ne katin e dyte. Deshmia e dhene eshte e besueshme. Dy te rinj me mjeker mund te hynin me kollaj se nje i zakonshem. Por jo pa ndihme nga brenda. Levizjet e 59-vjecarit jane studiuar. Ne momentin qe ai eshte futur ne zyre, i vetem, kur dhe zyrtare te tjere nuk kishin mberritur ende, personat jane futur qete-qete, ndoshta te ndihmuar nga brenda. Pa iu dridhur dora kane qelluar tre here ne zemer 59-vjecarin Tivari dhe jane larguar po ne qetesi. Askush nuk ka degjuar gje, nuk ka pare gje, derisa kane kaluar 25 minuta dhe nje person qe s'ka ditur gje rreth asaj qe ka ndodhur ka hyre ne zyre. Per te humbur gjurmet autoret kane mbyllur deren para se te largoheshin. Pas keqyrjes se vendngjarjes jane gjetur tre gezhoja qe i korrespondonin nje pistolete "bereta", te ciles i eshte vendosur edhe silenciator per te mos u degjuar zhurma.
Artur Qorraj
-Pistat e vrasjes sipas policise
1- Per shkak te detyres qe mbante prej 12 vjetesh dhe zgjedhjeve te reja ne Komunitetin Mysliman
2- Per shkaqe te ndarjes se pronave, fondeve e investimeve dhe akuzave per abuzime qe i ishin bere here pas here
3- Konflikte te brendshme per shkak te konceptit te drejtimit, pasi njihej si njeri i moderuar ne drejtim dhe ekuilibrues
4- Per shkak te pazareve te bera, pasi eshte akuzuar nga disa te rinj nga Elbasani
Krijoni Kontakt