Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 100
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-02-2003
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    6
    shume te respektuar dumb dhe toro apo shef i krimeve
    nga menyra se si flisni me duket se jeni si ato ujqerit qe veshin lekure nacionalisti dhe qe se harrojne zakonin e tyre .
    nese jam musliman duhet ta dish shume mire se jam dhe aq atdhetar dhe jam gati kur te ma lype vendi te jap dhe jeten per te . nese vjen ajo kohe ndoshta mund te na takoje qellimi se bashku nese jeni vertet aq atdhedashes sa hiqeni.
    nese permenda ca fakte te pakontenstueshem per inkuizicionin ndaj muslimaneve ne spanje dhe juve nuk u caheshka koka dhe sikur ti shfarosnin te tere dije se qenkeni te atij lloji ujqerish.
    nga parimet qe duhet ta udheheqin njeriun eshte dhe drejtesia e cila ju mungon juve. mua personalisht me cahet shume koka kur shikoj apo degjoj mbi vuajtjet e cfaredo njeriu, apo gjallese qe ka fryme dhe kete e kam nga besimi qe kam perqafuar. dhe ndjej nje urrejtje te thelle per njerezit e dhunshem dhe hipokritet .
    perse valle nuk shkruani per qellimet dashakeqe te shtetit grek ndaj kombit tone ? perse nuk shkruani mbi dominimin grek ne cdo fushe te ekonomise shqiptare ? perse nuk shkruani per forcat ushtarake greke qe ekzistojne sot ne shqiperi ? mos valle kane ardhur te na mbrojne nga turqit , apo per te zbatuar ligjin e luftes ne kushtetuten greke ? mos valle kercenohemi nga turqit akoma , apo kerkoni mjergull qe ujku ta beje punen e vet me kollaj me delet shqiptare ? perse nuk shkruani per ceshtjen came te cilen greqia e quan te mbyllur ? vetem ajo turqia e keqe dhe disa kongresmene amerikan e kane ngritur ne rangje nderkombtare ceshtjen e pazgjidhur came .
    ka shume gjera qe na interesojne dhe qe duhet te bashkepunojme te gjithe ata qe ia duan te miren ketij kombi.
    le ti leme njerezit te zgjedhin cfaredo lloj feje qe duan. nuk jam antikristian dhe kam simpati per te gjithe njerezit e ndershem dhe do jem i gatshem qe te bashkepunoj me kedo per ceshtjen shqiptare. ju lutem mos i fyeni njerezit per besimin e tyre sepse do fitoni urrejtjn e tyre . jam kunder cdo padrejtesie, kunder cdo njeriu kristian, apo musliman i cili ve fene ne interesa te armiqve dhe kunder popullit tij. dhe te jeni te sigurte qe kete ndjenj e kam nga KURANI famelarte nga i cili kam perfituar shume.
    me shume nderime per te gjithe njerezit e ndershem .
    1975

  2. #72
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Percaktimi i shqiptareve ne Islam sigurisht qe eshte bere ne pjesen kryesore te tij per shkak te prezences se pushtimit turk. Kuptohet qe brenda kesaj prezence ka pasur prej atyre qe fene e kane nderruar per aresye ekonomike dhe politike, ka pasur prej atyre qe e kane nderruar me deshire.

    Por dy gjera nuk mund te mohohen:

    1 - Format e perdorura nga Kisha per konvertim kane qene shume here me represive se taksat e turqve, nese ne rastin e turqve ishte pasuria ne loje, ne situatat analoge te kishes ne loje ishte jeta.

    Per kete mjafton t'iu kujtoj qe Inkuziocioni eshte i vetmi institucion torture i kontrolluar nja nje fe (nuk po them se Bibla kerkon apo mbeshtet ngritjen e tij) .

    Pra eshte e qarte qe edhe format e kalimit nga paganizmi ose hebraizmi ne katolicizem kane qene shume me te turbullta se ato te perdorura nga turqit.

    2 - Thuhet se turqia na la ne prapambetje ?????

    Ne se duam te bejme nje analize reale ne duhet ta krahasojme veten me vendet e tjera te Ballkanit ne momentin e renies se perandorise otomane. Une jam i bindur se i vetmi ndryshim eshte mungesa e nje shteti te centralizuar shqiptar.

    Por per kete nuk duhet t'ia hidhni fajin turqve sepse qe nga koha e Gentit, i pari shqiptar qe ia doli mbane te krijonte nje shtet unitar ishte Ahmet Zogu. Arberia ra ne fillimet e shekullit te 16 pra per rreth 15 shekuj shqiptaret nuk krijuan shtetin e tyre unitar dhe te centralizuar me nje mbret.

    Turqit na pushtuan pas romakeve, bizantit, bullgareve dhe serbeve. Faktet flasin se ne asnje pushtim te meparshem shqiptaret nuk jane trajtuar me mire se ne pushtimin turk(ky eshte krahasim dhe jo zgjedhje apo shije). Ne 250 vjet perandoria njohu 25 kryeministra shqiptare.

    Me kete nuk dua te them se shqiptaret bene mire qe nuk u ngriten ne lufte, sepse pushtimi eshte gjithmone i urryer por dua te them se nuk ishte nderrimi i fese aresyeja e mungeses se nje shteti unitar sepse per me shume se nje mijevjecar shqiptaret paten te njejten fe dhe kurre nuk arriten nje shtet te centralizuar.

    Une jam krenar per vitalitetin dhe historine e kombit tim por e ardhmja ndertohet mbi te verteten.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Islami te shqiptaret

    Lidhur me Islamin ne trojet shqiptare, ja se ēka shkruan nje nder historianet me te medhenj shqiptar Prof. Dr. Zef Mirdita:

    "Pushtimi osmanoturk dhe pėrhapja e islamizimit bėnė qė njė pjesė e konsiderueshme e popullit shqiptar ta mohojė traditėn kulturore dhe fetare, tė ndėrpresė kontinuitetin historik tė karakterit evropian. Ky fenomen pati pasoja tragjike pėr popullin shqiptar jo vetėm pėr nga aspekti fetar e kulturor, por edhe pėr nga aspekti politik e shtetėror. Me islamizimin e tij, populli shqiptar vetvetiu u identifikua si popull turk nė sy tė Evropės. Kėtė mendim e shpreh edhe shkenca shqiptare. «Islamizimi i Shqipėrisė, - shkruan Zija Shkodra , - mė shumė se kudo tjetėr lėshoi rrėnjė nė qendrat qytetare, ndonėse nė shekullin XIX ai ishte i pėrhapur gjerėsisht edhe nė trevat fshatare. Pėr tė pėrēarė mė lehtė unitetin shpirtėror tė popullit tonė, osmanėt gjatė procesit tė islamizimit, krahas dhunės dhe diskriminimit fetar, pėrdorėn gjerėsisht edhe bindjen me anė tė institucioneve tė shumta fetare, duke rrėnjosur fenė edhe me anėn e institucioneve arsimore (mejtepeve, medresave), ata u pėrpoqėn tė pėrhapin mė tej nė popull ndjenjen dhe kulturėn fetare islame.
    Pėr t'i sunduar mė lehtė krahinat e pushtuara dhe pėr tė larguar popullsinė nga lufta kundėrosmane, ata pėrhapėn kudo misonarėt e doktrinave mistike, dervishėt, qė vinin nė fillim nga Anadolli, Persia, Arabia etj... Dervishėt fanatikė sė bashku me hoxhallarėt dhe klerikėt e tjerė tė kėtij besimi, pėrpiqeshin tė rrėnjosnin te besimtarėt opinion fetar tė orientit, tė identifikimit tė fesė me kombėsinė, e cila i konsideronte shqiptarėt myslimanė njė me pushtuesit osmanė
    » (Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes kombėtare. Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė. Instituti i historisė. Tiranė, 1984, fq. 34-35).
    Ky njėsim i shqiptarėve myslimanė nė pushtetėsin osmanoturk jo vetėm qė do t'i kushtojė popullit shqiptar shkėputjen kulturore nga Evropa, por edhe dezintegrimin shtetėror-territorial. Me kėtė veprim antihistorik populli shqiptar dėnoi vetvetėn. Ēdo popull qė ka mohuar historinė e vet, rrėnjėt e veta, siē ėshtė rasti me popullin shqiptar, i cili procesin historik e ndali pėr 622 vjet, ėshtė i dėnuar nga historia. Kėtė e konstaton mė sė miri z. Tajar Zavalani, autori i shkėlqyeshėm i veprės «Historia e Shqipnisė», I, London, 1957, kur, ndėr tė tjera shkruan: «Po tė kishin qenė shqiptarėt integralisht tė krishterė, fati i Shqipėrisė do tė kishte qenė ndryshej». Njė konstatim i tillė i njė intelektuali suptil shqiptar, siē ishte Tajar Zavalani, i cili pak vjet pėrpara se tė vdiste u kthye nė katolicizėm dhe nė pagėzim, nė Londėr, dhe mori emrin Pal, besojmė se nuk do koment. Tė kėtij mendimi janė shumė veprimtarė tė soēėm politikė shqiptarė, kudo qė jetojnė e veprojnė, ndonėse pėr arsye subjektive, por edhe objektive, nuk janė nė gjendje ta pranojnė haptazi, si bėri z. Tajar Zavalani."



    (Nese e shoh te arsyeshme mund ta vazhdoj)
    IHS

  4. #74
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk kuptoj se njerzit nuk kan guxim ti qujne gjerat me emer e mbiemer!!!
    Nuk shofin ndoshta se cila ishte pyetja?
    Ketu ishte fjala per fene islame, dhe si erdhi ajo tek ne.
    Ndoshta se shpejti fillojme ti quajme edhe serbet bemires!
    Serbia kishte zgjedhur Fadil Hoxhen per kryetar te kryesise se YU,
    Rrahman Morinen te Kosoves dhe ne prezidium, Azem Vllasin.......................................
    O Zot, na fal pak mend edhe pak shpirte e te kuptojme realitetein.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 16-02-2003 mė 08:15
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    9
    me vjen keq nuh qe te kam ofenduar, por se kam pasur si qellim. (nick tim dumb eshte si populli yne qe preokupohet me shume per fene, atdhetarizmin dhe politiken dhe lene pas dore veten e tyre).
    Sinqerisht s'kam dashur te te ofendoj, besoni c'fare te doni(une besoj te jezusi), mendoni c'fare te doni por ruani respektin dhe distancen me bashkombesit dhe te gjithe njerezit ne pergjithesi.
    my heart is broke but I have some glue
    help me inhale and mend it with you
    we'll float around and hang out on clouds
    then we'll come down and have a hangover

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    9
    Tani jam duke pare videon e always te bon jovit dhe mendoj, pse e fusim veten ne keto labirinthe, pse leme gjerat e vogla te na rrisin agresivitetin dhe te na shkaterrojne gjerat e medha si dashuria etj. Dhe dua ta theksoj se ne shqipetaret e kemi ne gjak qe nqs dikush na futet 1 here ne pjese, ne i futemi 2 here ne pjese qe ti marrim hakun, se s'dime te falim, ne dime vec te hakmerremi.
    ndoshta kjo s'ka te beje me fene fare po mua me erdhi ne mendje dhe thjesht e shkruajta.
    my heart is broke but I have some glue
    help me inhale and mend it with you
    we'll float around and hang out on clouds
    then we'll come down and have a hangover

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    9
    megjithate, ai qe e quan veten myslyman,eshte armik i skenderbeut, ka paraardhje arabe ose turke(diku ne azi), dhe jo te pastes shqipetare(europiane).
    my heart is broke but I have some glue
    help me inhale and mend it with you
    we'll float around and hang out on clouds
    then we'll come down and have a hangover

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    [QUOTE]Postuar mė parė nga RoniSotiri
    [B]Nje burim i vyer jane dhe arkivat e Vatikanit. Aty gjen plot deshmi per menyrat "paqesore" te perdorura nga turqit per konvertimin e shqiptareve. Eshte e vertete qe me vone shqiptari si pagan qe ishte nuk u besonte shume feve monoteiste dhe nqs e linin shume lete besimin kristjan per te perqafuar ate islam kete e benin me shume per interes. Sot po ndodh fenomeni i kundert, islami nuk paraqet me interes per shqiptarin, perkundrazi eshte nje pengese per perparimin e vendit.

    RonSotiri
    Mė vie keq shume qė tė paska "shpėtuar" njė gabim. Ėshtė fakt i gjallė se me ne shqiptarėt po ndodh e kundėrta, por jo ashtu siē mendon ti.
    Ja njė fakt:
    Mė Gjermani pėr ēdo vit e braktisin kishėn afro 250.000 - 300.000 mijė njerėz. Kjo, me masėn tonė shqiptare, i bie: pėr ēdo vit e braktisin kishėn 2-5 qytete mesatare tė banuara me shqiptarė.

    Pra, te shqiptarėt ndodh kėshtu e kundėrta: Vetėm nė Greqi mund ta marrėsh me mend sa shqiptarė janė bėrė greko-orthodhoks. Tė mos flas fare pėr shtetet tjera madje edhe vet Shqipėrinė.

    Kėtu pra qėndron drejtimi i kundėrt qė bėjmė ne shqiptarėt e kurrsesi ndryshe.

  9. #79
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ajo gje per te cilen me vjen vertet keq eshte se ne keto kohe te flasesh kunder Islamit eshte kthyer ne dicka normale aq me teper qe kjo forme servilizmi duket se ngjit jo keq.

    Ketu na thuhet se shqiptaret dolen kunder historise duke nderruar fene. Feja eshte nje komponent shpirteror te cilin cdokush e zgjedh sipas gjykimit te tij dhe perqafimi i nje feje eshte e drejte e cdo kombi dhe ne se ky komb penalizohet per kete aresye atehere te dashur vellezer nuk kemi te bejme me drejtesi por me racizem mbi kritere fetare.

    Perqafimi i Islamit nga shqiptaret nuk prek aspak rrenjet e tyre europiane, nuk ndryshon prejardhjen apo tiparet e tyre sepse ato tipare dhe rrenje jane shume me te vjetra se vete kisha.

    Katolicizmi nuk eshte fe europiane por e ardhur jo me larg se 500 km prej vendit nga erdhi Islami. Pali, Pjetri apo te tjeret ishin fqinjet e perseve dhe arabeve qe sollen islamin me vone.

    Nese sot ka plot europiane qe konvertohen ne myslimane kjo nuk i ben ata me pak gjermane apo franceze sepse kombi dhe feja jane koncepte te ndryshme te cilat mundohen ti bashkojne ithtaret e feve.

    Sic e thashe edhe me lart askush nuk ka te drejte te gjykoje zgjedhjen e shqiptareve per te nderruar fene sepse nuk jane as me te vjeter dhe as me europiane se ne. Nese e bejne dicka te tille atehere ky eshte nje racizem i urryer i cili duhet luftuar dhe nda te cilit nuk duhet heshtur. Juve si shqiptar ju ftoj ta konsideroni dinjitetin e myslimaneve njelloj me tuajin sepse na keni me afer se c'keni ata qe na sulmojne.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Feja ne popullin shqiptar

    Dr. Lush Gjergji

    /.../

    "Populli shqiptar ka luftuar, pėsuar, qėndruar, aq sa ka pasur mundėsi, dhe si pasojė e sundimit pesėshekullor turk njė pjesė e madhe edhe ėshtė islamizuar, por kurrė s`ėshtė kėputur tėrėsisht nga trungu i pėrbashkėt ilirio-shqiptar, nga tradita e lashtė dhe e pėrbashkėt kristiane, nga kultura dhe qytetėrimi evropian. Kjo na mundėson njė shqyrtim sa mė tė saktė tė sė kaluarės sonė tė pėrgjakshme, tė lavdishme, por nė disa elemente, segmente dhe kohė edhe me lėshime dhe dobėsi tashmė tė njohura.
    S`kemi nevojė ta ngrisim dikė nė piedestalin e lavdisė, aq mė pak ta sulmojmė njėri tjetrin pėr tė kaluarėn tonė, sepse kjo gjė do ta vėshtirėsonte tė tashmen dhe do ta kompromitonte ardhmėrinė. S`duhet doemos t`i arsyetojmė lėshimet apo dobėsitė tona historike, sepse ajo duhet tė bazohet nė faktologji pėr tė qenė “mėsuesja e jetės”.

    Shqyrtimi psikologjiko-sociologjik

    Nė bazė tė kėsaj panorame historike /ketu nuk e solla, verr. ime/ dhe tė analizės psikologjiko-sociologjike mund tė themi:
    1. Gjatė sundimit otoman erdhi deri te takimi-ndeshja historike nė mes tė dy feve: asaj tė krishterė, qė ishin shqiptarėt, dhe myslimane, qė ishin turqit.
    2. Ndikimi reciprok s`ishte vetėm nė lėmin fetar, por edhe nė atė kombėtar, kulturor, gjithėnjerėzor; nga kjo lindi deri diku ajo qė ne pak a shumė jemi sot, tradita dhe kultura jonė shpeshherė e shortuar apo e shtresuar edhe nga ndikimet e huaja. Ky proces nė psikologjinė shoqėrore quhet procesi i akulturimit apo inkulturimit dhe sipas Rendfieldit, Lintonit, Herskovitsit “pėrmban ato fenomene qė vėrtetohen kur dy grupe personash me kultura tė ndryshme hyjnė nė njė kontakt apo marrėdhėnie tė drejtpėrdrejt dhe tė vazhdueshme, dhe nė kėtė mėnyrė shkaktojnė ndėrrime nė modelet kulturore burimore tė njėrit apo tė dy palėve.”
    Kjo ngjau edhe nė marrėdhėniet e dy kulturave: shqiptaro-krishtere dhe turko-myslimane, me njė dominim tė madh tė sė dytės dhe me pasoja tė mėdha “nė ndėrrimin e tėrėsishėm tė strukturės sė brendshme tė kulturės, e kjo mund tė ngjajė nė raste tė dominimit apo tė shtypjes, tė presionit tė njėrės kulturė.”
    3. Kėtė konflikt shpirtėror nė mes tė dy kulturave dhe feve populli shqiptar e ka zgjedhur me njė mekanizėm mbrojtės qė nė psikologji quhet procesi i identifikimit me sundimtarin apo agresorin, kuptohet jo me vetėdije, por pėr t`iu ikur ndjenjave tė frustrimit (hurxhit), poshtėrimit, pėsimit, konflikteve tė brendshme tė pazgjedhura. Kėshtu, edhe pas largimit tė sundimtarit turk, botėkuptimi i tyre disi vazhdon ndėr ne si psh. nė familje, nė botėkuptimin ndaj femrės, nė traditė, veshėmbathje, gjuhė, muzikė, etj., jo vetėm te elementi shqiptaro-mysliman, por edhe te ai shqiptaro-krishterė, pra nė mbarė popullin shqiptar, me pak dallime te pjesa e krishterė.
    Ėshtė fakt historik dhe aktual: populli shqiptar fetarisht ėshtė i ndarė, por fatbardhėsisht jo dhe i pėrēarė, si dėshmon e kaluara jonė e pėrbashkėt, por edhe mė tepėr e tashmja: lėvizja gjithėpopullore e pajtimit, lufta kundėr analfabetizmit dhe veprimtaria bamirėse.
    4. Shi pėr kėtė shqiptarėt ishin tė kushtėzuar nga rrethanat historike nė shumė mėnyra, edhe nga aspekti fetar, duke shkaktur kėshtu disa veēori: marrė nė pėrgjithėsi shqiptari ka pothuaj njė fe natyrore, intuitive, deri diku edhe filozofike, tradicionale, tė papėrpunuar dhe tė pazbatuar me pėrpikėri, sepse te pjesa e islamizuar ishte imponuar dhe pėrhapur me anė tė ushtrisė, fuqisė, sundimit, kushtėzimeve, pėrjashtimeve, intereseve, kėshtu qė disi “s`ka fjetur”; kurse ata qė s`janė islamizuar s`kanė pasur njė jetė tė qetė, normale edhe nga aspketi fetar, kanė jetuar nė ethe, janė mbrojtur gjithnjė. Shqiptari gati kurrė s`ėshtė kundėr fesė, Zotit, vlerave fetare, morale, beson dhe jeton sipas fesė nė mėnyrė tė vetė.
    Pėrpos kushteve tė lartėpėrmendura historike nė kėtė drejtim pa dyshim ka ndikuar edhe komunizmi ateist, i cili fenė e ka pėrjashtuar nga jeta publike, e ka luftuar nė ēdo mėnyrė duke e privatizuar apo dėmtuar.
    Interpretimi se shqiptarėt e kanė pranuar myslimanizmin vullnetarisht dhe lirisht, bile edhe para ardhjes sė turqve, mendoj se ėshtė i pabazė, mjaft i rrezikshėm pėr dy arsye:
    a) zhvlerėson vetė popullin shqiptar, luftrat e pėrbashkėta kundėr turqve prej Gjergj Kastriotit e deri nė rrėnimin e Perandorisė Otomane.
    b) Po t`ishte ashtu atėherė ne do t`ishim aleatėt e natyrshėm me turqit sundimtarė kundėr popujve tė krishterė tė Ballkanit dhe tė Evropės, gjė kjo qė kryesisht shkon nė dobi tė interpretimeve qėllimkeqija dhe tė pabazuara tė ngjarjeve tė Kosovės vetėm nga aspekti fetar, si shprehje e fundamentalizmit islamik kundėr krishtėrizmit.
    Ne si shqiptarė duhet tė jemi kush jemi dhe ēka jemi, nė ēdo aspekt, pra edhe nė aspektin fetar, pa ngarkesa, sepse feja ėshtė njė pėrcaktim jetėsor personal, familjar, shoqėror nė bazė tė bindjes dhe vlerave, e jo si dėshirojnė tjerėt, si t`ishim ne njė lloj lodre apo foshnje nė duart e fatit tė historisė, apo edhe tė rrethanave aktuale. Sot pėr sot feja e shqiptarit ėshtė edhe krishtėrizmi edhe islamizmi, si fakt historik, si e tashme, dhe me kėtė duhet tė pajtohemi sė pari ne shqitparėt, e pastaj edhe tjerėt, pa krijuar njė lloj dyfytyrėsie apo laramanizmi modern, pa pėrjashtuar apo mallkuar, lartėsuar apo poshtėruar njėri-tjetrin, askend."

    /.../
    IHS

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •