Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Postuar mė parė nga KelMed
    Iliria e para,
    ndoshta fjala urrejtje eshte pak ekstreme; ajo qe doja te thosha eshte se nuk duhet te fajesojme vetem Turqine per prapambetjen tone; Evropa perendimore drejt se ciles duam kaq shume te vemi eshte po aq fajtore per gjendjen tone te sotme. po ashtu faj kemi ne vete si popull, sepse nuk dime te jemi te bashkuar, nuk dime c'eshte dialogu i mirefillte dhe tolerance midis nesh; mjafton te shohesh diskutimet e ketij forumi qe jane mbushur me sharje, tallje ndaj njeri tjetrit vetem sepse kemi besime, apo bindje te ndryshme; e quajme njeri tjetrin serb,grek apo turk vetem per shkak te besimit te tyre. E cfare ndryshimi ben nese na ka ardhur feja islame nga turku apo direkt nga arabet? E verteta eshte qe sot shumica e shqiptareve jane muslimane; disave u ka mbetur vetem emri i tille, por shume te tjere besojne me mish e me shpirt. UNe jam nje prej ketyre dhe ofendohem kur shikoj qe thoni se besojme verberisht kur une (dhe shume te tjere jam e sigurt) jam gati dhe jeten te jap per ta mbrojtur kete besim.
    KelMed ja ku ke thene vete se jep jeten per ta mbrojtur besimin musliman. Pra, po qe se paraardhesit e tu do ta kishin mbrojtur fene (kristianizmin) e tyre ne kete menyre, dmth duke dhene jeten, ti nuk do te kishe lindur, apo jo?
    Pastaj je teper kontradiktor(e), ketu thua se beson me mish e me shpirt ne nje vend tjeter ke thene se nuk je lindur islame, ke mbiemer islam, por prinderit te kane rritur me fryme ateiste. Tashti na thuaj qarte, je musliman(e) apo ateist(e).

    quote tjeter nga nje postim tjeter i yti

    Emigranti,
    Une nuk jam lindur muslimane; mbiemrin e kam musliman, por prinderit me kane rritur me fryme ateiste, si dhe shume te tjere intelektuale ne Shqiperine komuniste. Nuk e kuptoj qarte cfare doje te thoshe ti me lart, prandaj nuk po te kthej pergjigje me tej.


    Shendet e respekt

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Emigranti,

    Nuk e kuptoj ku e sheh ti kontradikten; njeriu nuk quhet musliman apo i krishtere vetem sepse prinderit i ka pasur te tille; ai (ajo) quhet i(e) tille, kur BESON ne nje nga keto fe. Per te te sqaruar me mire, ne rastin tim, stergjysherit e mi kane qene muslimane, prej nga e marr edhe mbiemrin musliman. Prinderit e mi nuk kane besuar dhe akoma nuk besojne se ka nje Zot, dhe kete me kane mesuar edhe mua ne femini, pra ata jane ateiste dhe une jam rritur ateiste. Por, meqenese nuk jam me femije dhe tani i gjykoj gjerat me mendjen time, kam arritur ne perfundimin se ka nje Zot, dhe menyra me e mire per te besuar tek ai dhe per t'iu bindur atij eshte Islami, pra tani jam muslimane dhe besoj me mish dhe me shpirt.

    Per sa u perket paraardhesve te mi te cilet para 500 e kusur vjeteve kane qene te krishtere, me c'duket ata nuk kane qene shume te lidhur me fene e tyre (krishterimin), meqe me mire pranuan ta nderronin sesa te vdisnin. Dhe n.q.se dhenia e jetes per fe ty te duket e pakuptimte, po te shpjegoj dhe dicka tjeter. Per nje njeri qe beson sinqerisht tek Zoti dhe e ka Zotin ne zemer, qofte ai musliman, i krishtere apo tjeter, vdekja e vet nuk eshte pikellim, perkundrazi, eshte gezim. Sepse ky njeri e di qe sic erdhi nga Zoti, tek Zoti do kthehet perseri, dhe se kjo jete eshte teper e shkurter ne krahasim me perjetesine. Pra, n.q.se ai(ajo) e sheh fene e vet si te ardhur nga Zoti dhe si te vetmen menyre te drejte per t'iu bindur Atij, ai (ajo) nuk e shet fene per disa vjet me shume jete; sepse pa kete fe, jeta nuk ka kuptim. (ndoshta po flas ne emer te tjereve ketu, po une keshtu e shoh) N. q.se paraardhesit e mi do e kishin kete besim tek feja e krishtere, nuk do ta kishin nderruar ate, packa se s'do kishin pasardhes e une s'do kisha lindur.

    Ne anen tjeter, vete fakti qe 30% e shqiptareve quhen te krishtere, tregon se dhuna e turqve nuk ka qene aq masive sa doni te thoni sot. N. q.se turqit do kishin vrare cdo njeri qe s'donte te behej musliman, nuk do kishte asnje shqiptar te krishtere sot, dhe nuk do kishte ngelur asnje kishe me kembe. Nuk po mohoj qe ka pasur dhune, nuk po mohoj qe shume vete jane bere muslimane nga frika dhe shume te tjere nga interesi, por ama shume te tjere e kane perqafuar fene Islame me bindje dhe deshire.

    Gjithashtu, shqiptaret nuk ishin te vetmit qe u pushtuan nga turqit. Greqia dhe i gjithe Ballkani ishin te pushtuar. Atehere pse jane vetem shqiptaret me shumice muslimane? Pse nuk u bene greket muslimane? Greqia u clirua vetem pas kryengritjes se 1821, pra vetem 90 vjet para nesh, pse jane ata akoma ortodokse? E pra, edhe kjo tregon se lidhjet shqiptare me krishterimin nuk ishin aq te forta sa te popujve te tjere, prandaj dhe ne e nderruam fene.

    Me respekt
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Flm KelMed,

    Tashti je Islamikisht i(e) qarte.

    Shendet e Respekt

  4. #34
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kush deshiron te dije te verteten e gjen.
    Ja filloon nga familja vet, farefisi, te dhenat gojaore , te shkruara nga burime te pavarura dhe cka eshte ma interesante zbulimet arkeologjike, xhamiat etj.

    Ai qe nuk don ose qe ka shkaqe te ndryshme si interese materiale , se gjen kurr.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Gezohem qe je sqaruar Emigranti
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Kelmed

    "Per sa u perket paraardhesve te mi te cilet para 500 e kusur vjeteve kane qene te krishtere, me c'duket ata nuk kane qene shume te lidhur me fene e tyre (krishterimin), meqe me mire pranuan ta nderronin sesa te vdisnin."

    Jo, jo je shume gabim, stergjysherit tane kane luftuar ate edhe mire, mirepo fuqia e beri te veten. Kur mirrej djali dhe dergohej ne fund te botes per lufte, babai ndryshonte fen per ta mbajtur te birin ne shtepi! Nuk ka qene gjithmone vdekja, me islam apo pa te, por presioni konstant e ka cmendur popullin!

    Sa i perket Greqise dhe vendeve sllave, nuk kane pasur presionin qe kishte kombi shqiptar, sepse ne ishim katolik dhe te lidhur me Romen, se paku shumica, ndersa kisha ortodokse kishte qendren ne Istanboll dhe ruhej prej turqeve, sepse ata ishin armiq te Vatikanit dhe perendimit. Kjo qender ruhet edhe sot! Pastaj ishte rezistenca shqiptare 25 vjet qe kishte mbushur anadollin me vrere kunder nesh, te tjeret kishin kapitulluar qysh heret!!!

    Pra, pse nuk u ben sllavet dhe grekt musliman, eshte ceshtje politike dhe koalicion kunder perendimit, respektivisht Vatikanit! Edhe Bosnja ishte ne shumice katolike dhe u islamizua, por jo malazezet, serbet, maqedonet dhe greket!
    Me presionin ndaj shqiptareve katolik sulmohej Vatikani dhe ata deshmonin sukses nese largonin interesat perendimore nga ne dhe na shndrronin ne zone interesi lindor. Keshtu edh embaroi sa Evropa hoqi dore nga dhe erdhi deri aty sa Bizmarku te pohoje se kombi shqiptar nuk ekziston, por eshte emertim gjeografik. Kete e arritem me nja 300 vjet islam!!! Pasoi coptimi sic e din!
    Ndoshta ketu qendron arsyeja pse Kadare Islamin dhe komunizmin i quan Mortaje!

    Per besimin: nese nje besim mund te qortohet per padrejtesi ai nuk eshte besim, sepse Zotit nuk mund t“i mvishen padrejtesia. Duke besuar Islamin mashkulli behet diskriminator dhe oficer ne shtepi! Domethene ben mekate! Me fe te gabuar shkojme aty ku nuk e kemi ndermend te shkojme: Ne ferr!!!
    Vertete beson ti sic pohon Kurani se ne xhent burrat i presin "hyrite symedha" ? Nese je muslimane e vertete atehere edhe i beson, po cka kerkon gruaja ne kete xhenet ku burrin e saj e presin nja 12 hyri ??? A nuk te duket kjo qesharake se kjo eshte vetem per t“i mashtruar burrat dhe per t“i shtypur grate ?
    Ketu nga katra, atje nga dhjete, mednohu pak te lutem, se Zoti nuk mund t“i mvishen epshe dhe deshira mashkullore!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 28-12-2002 mė 20:30

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Shen Albani, sot ne Shqiperi ka edhe katolike edhe ortodokse; ka zona te Shqiperise ku shumica derrrmuese jane katolike. Pra, ata qe kane dashur ta ruajne fene e tyre e kane ruajtur, dhe ata qe kane dashur ta nderrojne e kane nderruar.
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  8. #38
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    albani dhe llogjika,
    dy ekstrema matematikore qe nuk do te perputhen kurre.

    Figuro, ty je ma intelektual, ma moralist, ma humanist, ma i drejte, e ma i ndergjegjshem se profeti?, mire, ashtu asht, ja pafsh hajrin.

    Nje pyetje figuro, pasiqe ne shqiptaret kemi qen nen presionin me te madh te otomaneve sepse kemi qene katolik, pse atehere nuk braktisem ne fene te paret, po perkundrazi, jemi populli i vetem i perandorise osmane qe ka popullate muslimane dhe qe njihet si popull musliman????, te kam pyetur disa here, neve turku na coj pas, kush na coj perpara?, a enveri, a serbi, a sllavomaqedoni, a kush?, tashe eshte ne rradhe amerikani, hajt te shohem ku de arrijm!

    5%???, nese kjo perqindje vishet sipas traditave islame, pse mendon se vetem 5% jane netevertet musliman real?, a ke kaluar ndonjehere ramazanin ne vendlindje?, vizito xhamite, vizito xhamite diten e xhuma, dhe vizito xhamite edhe ne perendim. Mendon se vetem nje xhami e mbushur perplot me xhemate tregon SHKALLEN e muslimallekut te asaj rrethane?, mendon se ne vendet arabe (pasiqe sipas llogjikes albaniane keto jane vende muslimane, sic theksoj edhe "profeti" albanian kadare, nje FE ARABE) mbushen poashtu xhamite plot e perplot, pese here ne dite???

    Por deshmia me e madhe per PRAPAMBETESINE e muslimaneve eshte KALENDARI hanore. HAJT ME DERT HAJT. HE LLOGJIKE E PUSTO, thona ne te maqedonise.

    Ty burre jo qe ske haber nga matematika, por edhe perverton ligjet e saj, ndal bre figuro se po behesh figure hajgaresh, mjaft me me ato perverzitete.

    Flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 30-12-2002 mė 18:49
    albanish by nature

  9. #39
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar mė parė nga KelMed
    Shen Albani, sot ne Shqiperi ka edhe katolike edhe ortodokse; ka zona te Shqiperise ku shumica derrrmuese jane katolike. Pra, ata qe kane dashur ta ruajne fene e tyre e kane ruajtur, dhe ata qe kane dashur ta nderrojne e kane nderruar.
    E une do te pyesja keshtuo pse sot nuk kthehen ne fe muslimane sikure ne ate kohe?Sot edhe dine te lexojne kuranin , e din se sa ka musliman ne bote, din cdo gje me mire se ne ate kohe?Me gjith mundin tuaj qe po ftoni te kthehen ne fene e drejte te Allahut spo ju ktheht kush! Mos ekeni te qarte tashti?

    Ata qe kthehen sot i pranoj si musliman e jo ata qe i kethei Turqia ne ate kohe.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #40
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar mė parė nga Nuh Musa
    perseri nje gjenialitet nga illiri!!!

    Mire de, mos valle sot shqiperia eshte nder shtetet e para te botes???, ku e kemi vendin?, dhe, qe 100 vjet TURK nuk ka qe na sundon. Pse nuk kemi ec para???

    illir, pas 100 viteve, ata sternipnit e tu do te thone te njejten si gjyshi i tyre, se AMERIKA dhe EuROPA na la mbas.

    10 vite demokrati jane nje kohe SHUME e gjat, sa i perket ndertimit te infrsatruktures, ndertimit te vendeve te punes, e gjera tjera elementare per QYTETERIM bashkkohore. KU JAN???, dhe kush na ndal?. TURQIT apo???

    FLm
    Vertet me veshtirsi por mr duhet me te thene se isham ne Tetova(ka disa vite) dhe pash mure rreth shtepive, pash femren shqiptare si vishej, pash rinine se cfare mentaliteti kishte, pash shume gjera.Mos thuaj se okupatori ka shkue.Atu ishin dy, ai turk qer kishte mbetur dhe ai maqedon.
    Nen rregjimin komunist ishin edhe kroatet, por ata jane larg e larg e per sllovenet nuk due te flas.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •