Biri im ti u rrite… Unë po plakëm…!!!
Biri I dashur…
Ditën qe me shef te vjeter,dhe nuk jam me ai qe isha ,ki durim dhe tento te me kuptosh…
Nese unë behem I pa pastert gjatë te ushqyerit…nese nuk mund te vishem …ki durim.Kujtoji oret te cilat unë I kam kaluar duke ti mesuar qe ti besh ti ato…
Nese kur te flas une ty ,une perseris atë fjal njëmij e një herë…me ndegjo …mos me nderpre.
Kur ishe I vogel eshte dashur qe ta perseris njëmij e njëher te njejtin tregim qe ti te flesh…
Kur unë nuk dua te bej nje dush…mos me turpero dhe mos me qorto…
Kujto kur une eshte dashur te te ndjek me një mijë justifike ,qe une shpika ,ne menyre qe ti te kryesh nje dush…
Kur ti shef paditurin time ne perdorimin e teknologjis se re…ma jep kohen e nevojshme dhe mos me shiqo me nje qeshje te tallshme…
Unë te kam mesuar qe te besh shume gjera,te ushqehesh mire ,te vishesh mire …ta konfrontosh jeten…
Kur ne ndonje moment harroj bisedat tona,apo diqka nga ajo qe kemi biseduar…me lejo ta kem nje kohë te nevojshme per ta rikujtuar…dhe kur nuk mund ta rikujtoj,mos u be nervoz…sikur qe gjeja me e rendesishme per mua ,nuk eshte ti kujtoj bisedat tona…por te te kem ne pranin time dhe te me degjosh per ate qe do ta them…
Nese ndonjeher nuk deshiroj te ha ,mos me detyro ,une e di shume mire kur kam nevoj te ha dhe kur nuk kam…
Kur kembet e mija te lodhura nuk me lejojnë te ecin…ma jep doren tende,ne menyren e njejt sikur une kur ta dash ne momentin kur fillove te i levizesh kembet e tua…
Dhe kur nje dite te them se nuk dua te jetoj,dhe deshiroj te vdesë…mos u zemro …dikur do ta kuptosh…
Mundohu të kuptosh se vitet e mia nuk jan me jetesë ,por mbijetesë.
Nje ditë do ta kuptosh qe,panvarsisht nga gabimet e mia,une qdo herë kam deshiruar me te miren per ty dhe jam munduar te krijoj nje rruge per ty…
Nuk dua te ndihesh I pikelluar,I zemeruar apo I plogesht kur me shef pranë teje.Ti duhet te qendrosh pran meje qe te mendihmosh ,sikur qe bera une kur ti fillove te jetosh…
Me ndihmo qe te eci…me ndihmo qe ta mbaroj rrugen time me dashuri dhe durim.Do te te paguaj me buzeqeshje dhe me dashuri te pa masë qe une kam patur per ty perherë…
Te dua biri im…
Babai ytë…
Kujto…
Zoti ne Kuran thotë:
17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
Krijoni Kontakt