Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    A ėshtė e vėrtetė magjia dhe a mund tė bėhet magji?

    Ata qė thonė se s'ka magji, se nuk besojnė nė magjinė, ose janė mohuesit qė, duke e parė ēėshtjen me bazė fetare, mohojnė se ashtu ua kėrkon karakteri i tyre mohues, ose janė tipa indiferentė qė s'kanė lexuar e dėgjuar fare, qė s'ėshtė e qartė nėse jetojnė apo s'jetojnė nė kėtė botė. Dikush mbi tė pesėdhjetat qė e pata takuar personalisht nė xhami dikur, mė pati thėnė kėshtu:

    "Gjer njė vit mė parė, unė nuk i besoja magjisė. Ndėrkaq, njėri prej tė afėrmve tė mi u ēmend. Kur e kapte kriza, shtangej dhe i ngulte sytė nė njė pikė. S'mbeti mjek e s'mbeti magjistar xhindesh qė s'shkuam. Atje ku shkuam pėr herė tė fundit, personi qė merrej me kėtė punė, e kėndoi dhe i bėri edhe gjėra tė tjera. Nė kthim, hipėm nė makinė dhe i sėmuri ynė, me njė zė, me tė cilin ishim ēmėsuar tashmė, na pyeti: "Ku jam unė? Ē'ndodhi me mua?" Mbeta i habitur! Dhe atėherė besova se kishte magji!"

    Sė pari, Kur'ani bėn fjalė pėr magjinė qė ndan burrin me gruan (Bakara, 2:102) dhe trajton hollėsisht ngjarjet e magjive nė kohėt e profetėve Sulejman dhe Musa. E dyta, njė ēifut i pati bėrė magji Profetit dhe, pasi Profeti pati filluar tė ndjente shqetėsim, materiali i magjisė, me ndihmėn e shenjės sė Engjėllit, qe nxjerrė nga pusi ku qe hedhur dhe, pas kėndimit tė dy sureve tė fundit tė Kur'anit, Allahu ia pati larguar shqetėsimin Profetit. E treta, nė jetė kanė ndodhur dhe ndodhin ngjarje tė tilla si dhe ka shembuj tė tillė, qė, edhe sikur tė ngrihem e tė tregoj vetėm tė miat, mbushen 20-30 faqe. Por unė desha tė mjaftohem vetėm me ato qė i pėrmenda mė sipėr, sepse shėrbejnė si argument pėr rastet analoge.

    Ndikimi dhe veprimi i magjisė janė tė vėrtetė e tė vėrtetuar nė praktikė. Por, ndėrkaq, t'i bėsh magji dhe tė keqe tjetrit, t'i ndash burrin me gruan nga njėri-tjetri, t'i vėsh dhe t'i armiqėsosh njerėzit ndaj njėri-tjetrit, tė bėsh pėrpjekje pėr magji pavarėsisht nėse zė apo jo, tė bėsh magji vetė apo tė porosisėsh magji, t'i ndihmosh ata qė bėjnė vetė dhe qė porosisin magji, tė gjitha kėto janė kategorikisht haram, domethėnė, tė pamiratuara, tė pabekuara, tė ndaluara, si dhe mėkat, domethėnė, faj! Kurse tė bėsh ose tė porosisėsh magji me bindjen e njė akti tė lejuar, tė miratuar e tė bekuar (hallall), ėshtė mohim (kufr). Por ta shpėtosh dikė qė me tė vėrtetė ėshtė sulmuar nga xhindet ose ka rėnė viktimė e magjisė dhe vuan, duke e kėnduar pėr ta shpėtuar nga vuajtja, gjithsesi ėshtė mirėsi! Vetėm se kjo ēėshtje s'duhet kthyer nė profesion dhe fushė preokupimi. Sepse nga Kur'ani dhe Sunneti (tradita profetike), nė lidhje me kėtė ēėshtje, s'dimė gjė. Profeti ėshtė takuar me xhindet, por kjo ka ndodhur nė kuadrin e detyrės sė tij profetike dhe si profet edhe i tyre. Ai u ka kumtuar xhindeve fenė, ka marrė besėn e tyre dhe ua ka bėrė tė ditura pėrgjegjėsitė qė kanė. Jashtė kėtij kuadri, Profeti jo vetėm nuk ėshtė marrė me gjėra tė tilla si mėnyra e krijimit tė lidhjeve me ta, mėnyra e thirrjes sė tyre, mėnyrat e bėrjes dhe prishjes sė magjisė, mėnyra se si vihen nė punė ata, por as nė thėniet dhe deklaratat e tij tė bekuara nuk shohim ndonjė gjė lidhur me kėtė ēėshtje. Por Profeti ka treguar pikat e afrimit me xhindet, dėmet e tyre dhe rrugėt e shpėtimit prej tyre. Ndėrkaq, edhe pse, nė kuptim tė pėrgjithshėm, preokupimi i bashkėsisė me kėto ēėshtje nuk miratohet, gjithsesi, pėrdorimi nga persona tė veēantė me besim dhe pėrgatitje tė caktuar i xhindeve me qėllim dhe synim tė mirė duhet tė jetė i justifikuar, pasi, nė kėtė drejtim, nė Kur'an ndodhet njė pikė horizonti e treguar me dorėn e disa profetėve.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pėrkufizimi i Magjis

    Magjia apo sihri nga njerėzit konsiderohet si njė dukuri mjaft e rrezikshme, e cila e tejkalon horizontin e dijenisė sė njerėzve.

    Lejthi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Magjia ėshtė vepėr qė e afron njeriun te shejtani me ndihmėn e kėtij tė fundit”.
    El-Ez’heri, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Magjia ėshtė transformimi i diēkaje nga thelbi origjinal nė diēka tjetėr.”
    Shemri transmeton se arabėt e quajnė sihrin sihėr sepse transformon shėndetin nė sėmundje.

    Ndėrsa Ibni Kudameja sihrin e pėrkufizon nė kėtė mėnyrė: “Sihėr ėshtė lidhja e nyejve, talismanėt, nuskat, hajmalitė; kjo ėshtė e folme me tė cilėn flitet ose e cila shkruhet ose me tė pėrgatitet diēka qė vepron, pa prekje fizike, nė trupin e tė magjepsurit, ndodh me tė vėrtetė, realisht, nė zemrėn dhe nė mendjen e tij. Sihri mund tė shkaktojė vdekjen ose sėmundjen, mund tė shkaktojė impotencėn, tė ndajė gruan dhe burrin, tė fusė urrejtjen e dashurinė ose neverinė e pakontrolluar nė mes dy personave e tė ngjashme.”

    Nuk diskutohet nga aspekti i sheriatit ekzistimi dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Kėtė e vėrtetojnė shumė ajete kuranore dhe hadithe tė Pejgamberit alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi shėnojnė transmetimin e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku thuhet se Lebid bin El-E’asami, sihirbėrėsi mė i njohur hebre, i kishte pėrgatitur sihėr Pejgamberit tonė me qėllim qė ta vriste. Sihrin e kishte pėrgatitur nė krehėr dhe kishte vėnė qime nė lėvoren e palmės, duke e vėnė atė nė gurin e pusit Zervan. Allahu i Madhėrishėm, siē kuptohet nga komentimi i kėtij hadithi, e shndėrroi kėtė magji tė fortė tė zezė, e cila mund tė shkaktojė vdekjen, nė llojin mė tė butė tė sihrit (impotencė e pėrkohshme) dhe i dėrgoi melekėt tė lajmėrojnė se ku gjendet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi alejhi selam u shėrua.


    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Historiku i magjisė

    Historiku i magjisė ėshtė shumė i vjetėr. Nė shumicėn e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kane ekzistuar qė nė lindjen e qytetėrimeve. Karakteristikat janė tė ngjashme, ndėrsa mėnyra e zbatimit ndryshon. Magjia njihej nė Babiloninė e lashtė, tek egjiptianėt e vjetėr, Indi, Persi, te grekėt e vjetėr, Tibet, Kinė, etj. Nė Francė janė gjetur disa piktura tė periudhės sė paleolitit tė cilat provojnė pėrdorimin e magjisė pėr ndihmė nė aktivitete tė ndryshme si gjuetia ose pėr mėnjanimin e reshjeve. Nė librin “Historia e civilizimeve” tė Will Durantit thuhet: “Nė mendjet e njerėzve nė kohėt e hershme mbretėronte ideja se nėpėr male dhe xhungla jetojnė xhinėt, shejtanėt, magjistarėt, lugetėrit, kukudhėt, bėhen dasmat e xhinėve...” (1/101).

    Nė shkrimet e muslimanėve vėrtetohet se historia e magjisė kthehet nė kohėn para ardhjes sė Nuhit alejhi selam. Kjo pėr faktin se ndodhia e Harutit dhe Marutit e pėrmendur nė Kuran ka ngjarė para Nuhit alejhi selam. Kėtė e pėrmendin historianėt islamtė njohur si Ibėn Ishaku dhe tė tjerėt. Tregohet se si populli i Nuhut e akuzoi Nuhun se ishte magjistar, nga kjo nėnkuptohet se ata dinin pėr magjinė.

    Gjithashtu nė kohėn e Ibrahimit alejhi selam ishte e njohur magjia. Babilonasit adhuronin yjet dhe feja e tyre ishte e pėrzier me idhujtari dhe magji. Ndėrsa nė kohėn e faraonėve tė Egjiptit magjia ishte shumė e pėrhapur dhe ata garonin nė magji. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar e dėrgoi Musain alejhi selam me nėntė mrekulli, me tė cilat i sfidoi banorėt e Egjiptit dhe magjistarėt e kuptuan se kėto nuk ishin magji sikurse tė tyret, por ishin mrekulli (muxhize) nga Allahu i Plotfuqishėm.

    Gjithashtu edhe nė kohėn e tė Dėrguarit Sulejman magjia ishte i pėrhapur, madje ēifutėt e akuzojnė atė se ishte magjistar. Pėr kėtė kur nė Kuran zbritėn emrat e disa tė Dėrguarve, ndėr ta edhe emri i Sulejmanit alejhi selam, ēifutėt refuzuan qė Sulejmani tė ketė qenė i Dėrguar por thanė se ai ka qenė magjistar. Prandaj zbriti ajeti:

    “...E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtė ishin mohues, qė u mėsonin njerėzve magjinė” (ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fe!” E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejen e Allahut me atė askujt nuk mund t’i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē’ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.” (Bekare, 102)

    Nė lidhje me komentimin e kėtij ajeti, Es-Sedijj ka thėnė: “Shejtanėt janė ngjitur nė qiej duke zėnė pritat pėr tė pėrgjuar. Kanė dėgjuar bisedat e melekėve pėr atė qė do tė ndodhė nė tokė nė mesin e tė vdekurve ose pėr disa fshehtėsi qė do tė ndodhin nė tė ardhmen. Kėto lajme pastaj ua pėrcillnin falltarėve e magjistarėve. E ata lajmet e tilla ua pėrcillnin njerėzve, tė cilėt i pėrjetonin si tė vėrteta.

    Kur e panė se falltarėt magjistarė u besojnė xhinėve, ata filluan t’i gėnjejnė ata dhe tė vėrtetave u shtojnė edhe tė pavėrteta. Ēdo fjale tė vėrtetė i kanė shtuar shtatėdhjetė fjalė tė rrejshme. Njerėzit kėto i kanė shkruar nėpėr libra dhe janė bindur se xhinėt i dinė fshehtėsitė e gjėsendeve. Nė atė periudhė, Allahu i Madhėrishėm e dėrgoi Sulejmanin alejhi selam dhe i mblodhi tė gjitha ato shkrime qė kanė shkruar njerėzit nė lidhje me sihrin. I Dėrguari Sulejman i ka vėnė nė njė kuti kėto shkrime dhe i ka groposur nėn fronin e tij. Shejtanėt nuk kanė mundur t’i afrohen fronit, se pėrndryshe do tė digjeshin. Ai ka thėnė: “Nuk dua tė dėgjoj askėnd tė thotė se shejtanėt i dinė fshehtėsitė, se pėrndryshe do t’ia kėpus kokėn.”
    Pas vdekjes sė Sulejmanit alejhi selam dhe tė dijetarėve qė i kanė ditur fshehtėsitė e Sulejmanit dhe pas gjeneratės pas tyre, u paraqit shejtani nė pamje njeriut, erdhi te disa izraelitė e u tha atyre:

    -A dėshironi t’ju udhėzoj nė thesarin tė cilin kurrė nuk do tė mund ta harxhoni?
    -Po, dėshirojmė!
    -Gėrmoni nėn fron.

    Ai shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e pastaj qėndroi me njė anė. Ata i thanė: -Afrohu!
    -Jo! Unė do tė pres kėtu afėr jush dhe nėse nuk e gjeni, vritmėni mua.
    Duke gėrmuar gjetėn libra. Kur i nxorėn, shejtani iu drejtua atyre me kėto fjalė:
    “Sulejmani me kėtė magji (sihėr) i ka sunduar njerėzit, shejtanėt dhe shpezėt”. Pas kėsaj fluturoi e u zhduk.

    Nė kėtė mėnyrė, nė mesin e njerėzve u pėrhap mendimi se Sulejmani alejhi selam ka qenė falltar, magjistar. Izraelitėt i morėn librat e gjetur dhe me ta iu kundėrvunė Muhamedit salallahu alejhi ue selem kur ai erdhi si pejgamber. Ky ajet iu pėrgjigjet duke sjellė tė vėrtetėn mbi Sulejmanin alejhi selam, i cili “nuk ishte i pafe, por djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė”.

    Ndėrsa Ibėn Kethiri shkruan: “Jehuditė kanė konsideruar se melekėt, Xhibrili dhe Mikaili ia kanė sjellė sihrin Sulejmanit alejhi selam, andaj Allahu i Madhėrishėm ua zbuloi rrenėn atyre duke e lajmėruar Pejgamberin e Vet, Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, se ajo s’ėshtė e vėrtetė dhe se Sulejmani alejhi selam ėshtė i pafajshėm sa u pėrket akuzave tė tyre, pastaj konstaton se sihri ėshtė punė e shejtanėve, tė cilėn e ushtronin nė Babilon duke ua mėsuar njerėzve. Mėsues kanė qenė dy njerėz qė quheshin Harut e Marut.”
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Trajtimi i magjisė (sihrit) te njerėzit

    Nė tė gjitha kohėrat dhe nė tė gjitha vendet, si nė perėndim ashtu edhe nė lindje, magjia ėshtė trajtuar si e keqe dhe jo e mirė. Shumė shoqėri dhe shtete nė tė kaluarėn kanė paraparė dėnime nga mė tė rėndat pėr ata qė merren me magji. Dėnimi mė i lehtė pėr magjistarėt ishte varja, ndėrsa ata qė akuzoheshin se merren me magji i kaplonte tortura, poshtėrimi, nėnēmimi, mallkimi, konfiskimi i pasurisė, internimi i familjes dhe shumė dėnime tė tjera. Franca, Gjermania dhe Italia i gjykonte magjistarėt me ekzekutim duke i djegur pėr sė gjalli. Kurse nė Skoci i ekzekutonin duke i hedhur nė enė tė madhe tė mbushur me ujė tė vluar. Nė Angli i ekzekutonin me varje nėpėr vende publike. Mė tė ashprit nė dėnimin dhe gjykimin e magjistarėve ishin inkuizitorėt e krishterė nė Spanjė. Kjo ishte pėr shkak se magjia ishte shumė e pėrhapur nė atė kohė dhe shkaktonte probleme dhe rreziqe pėr njerėzit, prandaj ata pėrdornin forma nga mė tė rėndat qė tė parandalojnė pėrhapjen e kėtyre punėve tė kėqija. Nė anėn tjetėr, nė kohėrat e lashta kishte edhe perandorė qė i mbanin afėr magjistarėt pėr tė realizuar qėllimet e tyre tė ulėta nėpėrmjet tyre gjatė sundimit.

    Nga fundi i shek. 18 u hoq dėnimi i magjistarėve me ekzekutim dhe u zėvendėsua me burgosje. Pas kėsaj kohe prapė u ngjall interesimi i njerėzve pėr magjinė. Kėshtu u hapėn disa vende, klube, qė mblidhnin njerėzit e taborėve tė ndryshme te cilėt mėsonin dhe praktikonin magjinė (sihrin). Karakteristika e kėsaj kohe ishte se te njerėzit u fillua tė shikohet magjia me njė sy pak mė tė mirė dhe jo me rrezikshmėrinė qė ishte e njohur nė kohėrat e mėhershme. Nėse dikush akuzohej pėr magji, atėherė ai e mbulonte veten me pretendimin se ėshtė njohės i shkencės sė kimisė dhe veprimet qė bėnte kishin tė bėnin me eksperimente kimike. Kėshtu filloi tė pėrhapet sihri te njerėzit nė njė formė tjetėr dhe pranimi i njerėzve ishte mė i lehtė.

    Nė kohėn tonė sihri ėshtė gjithashtu i pėrhapur nė forma tė ndryshme dhe perceptimet e njerėzve ndaj tij janė tė ndryshme. Disa e mohojnė tėrėsisht, disa ndiejnė frikė dhe nga dobėsia e besimit qė kanė pothuajse plotėsisht i janė nėnshtruar asaj, nuk bėjnė asnjė lėvizje nė jetė dhe pėr ēdo vėshtirėsi e problem shkojnė te magjistarėt dhe kėrkojnė nga ata qė t`i ndihmojnė me magji qė tė realizojnė apo tejkalojnė problemet me tė cilat ballafaqohen. Ndėrsa kemi edhe disa tė tjerė qė sihrin e gjykojnė si formė e marifeteve qė pėrdorin disa tė ashtuquajtur “iluzionistė”, tė cilėt me anė tė performancave nėpėr shfaqje dhe cirqe i joshin dhe i mashtrojnė njerėzit.

    Sido qė tė jetė, bota e sihrit ėshtė botė e ēudirave ku gėrshetohen tė vėrtetat e fesė dhe besėtytnitė, dituria dhe shkathtėsia me iluzionin, kurse shtytjet dhe stimulimet harmonizohen me qėllimet dhe tendencat. Prandaj nė tė nuk ka asnjė element tė pozitivitetit dhe tė mirėsisė, pasi forma e arritjes te magjia ėshtė kryerja e shėrbimeve ndaj shejtanėve dhe xhinėve. Me fjalė tė tjera, magjia ėshtė forma mė e zezė e mė e ndyrė e shėrbimit fizik e shpirtėror ndaj shejtanit tė pandershėm, gjė qė e urren ēdo natyrė e shėndoshė njerėzore.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    fisnik ikam percjell po thuaje te gjitha shkrimet tua dhe ato ike argumentuar ne menyr shum profesionale je duke bere nje pune te shkelqyshme allahu te shperblefte.

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Realiteti i magjisė dhe i magjistarėve

    Sihri ėshtė njė lloj shkathtėsie dhe njohurie qė fitohet me mėsime e ushtrime, pas bėrjes sė punėve tė ndaluara tė cilat arrijnė shkallėn e kufrit dhe shirkut, krejt kjo si kusht pėr tė hyrė nė fshehtėsitė e magjisė, e cila ndalohet rreptėsisht me sheriat. Kjo ėshtė njė kontratė e magjistarit me xhinin (shejtanin), qė nė njė mėnyrė tė caktuar t`i bėjė sihėr ndonjė personi. Me sihėr shkaktohen shumė gjėra; impotenca, ndarja mes burrit dhe gruas, probleme tė natyrave tė ndryshme, futje e frikės nė njerėz, dhembja e kokės, migrena, marrja e tė folurit, paralizimi i pjesshėm apo total etj. Krejt kjo bėn pjesė nė sihėr, gjatė sė cilės magjistari e pėrdor xhinin ose shejtanin si shėrbėtor pėr realizimin e kėtyre tė kėqijave dhe e drejton atė me sihėr te personi i caktuar me tė cilin ai lidhet, hyn nė trupin e tij dhe shkakton simptomat e sėmundjeve tė pėrmendura. Magjistari nė kėtė rast ėshtė projektues i gjendjes sė sėmundjes, kurse xhini realizues praktik i projektit tė tij. Nė pėrgatitjen e sihrit shfrytėzohen gjėra tė ndryshme qė i pėrkasin tė sėmurit (sulmuarit), siē janė: rrobat, flokėt, thonjtė e tė ngjashme. Pastaj, sihri i pėrgatitur futet nė gropė apo fshihet, pasi kėndohen apo bėhen ritualet e caktuara magjike qė pėrmbajnė elemente tė kufrit. Pas kėsaj xhini zbaton pjesėn e vet tė punės, qė e ka pranuar ta bėjė me kryerjen e ritualit tė caktuar dhe kėndimit tė magjistarit.

    Thirrja e xhinit dhe kontrata nė mes magjistarit dhe xhinit bazohet pikėrisht nė fjalė e vepra kufri dhe shirku. Me fjalė tė tjera, sihri pėrgatitet nė bazė tė dėgjueshmėrisė dhe adhurimit tė shejtanit. Dėshira mė e madhe e shejtanit ėshtė qė t’i kthejė njerėzit nga adhurimi i drejtė i Allahut tė Madhėrishėm dhe t’i shtijė nė ujėrat e mosbesimit. Nė kėtė drejtim ai ka paramenduar forma, rrugė e programe tė mrekullueshme veprimi qė shpijnė nė konsekuencėn e fundit, nė kufėr.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Magjia e bardhė dhe e zezė

    Dy termat e lartpėrmendur rreth magjive janė tė njohur nga kohėrat e hershme dhe janė mjaft tė pėrhapura, posaēėrisht nė kohėn bashkėkohore. Nocionet magji e bardhė dhe magji e zezė interpretohen nė mėnyra nga mė tė ndryshmet, por esenca e tyre mund tė pėrmblidhet nė atė se magjia e zezė merret si sinonim i sė keqes (magjisė sė rrezikshme dhe tė dėmshme), ndėrsa magjia e bardhė ėshtė sinonim i sė mirės (magjisė sė dobishme dhe tė mirė).


    Nė shekullin e 18-tė, pas lehtėsimit tė dėnimit tė magjistarėve, u shfaqėn disa magjistarė qė ia mbanin vetes se janė tė dijshėm dhe merren me shkencė, tė cilėt filluan tė pretendojnė se jo tė gjitha veprimet e sihrit janė tė dėmshme. Kėta argumentonin me disa veprime sihri tė cilat i kryenin nė disa punė tė nevojshme pėr njerėzit, si shėrimi nga sėmundjet, rregullimi i raporteve familjare (mes burrit dhe gruas), ndihmesa nė tejkalimin e problemeve, etj. Kėshtu ata filluan t`i arsyetojnė magjitė e tyre dhe t’i konsiderojnė si tė dobishme dhe tė nevojshme kėto veprime tė tyre dhe i quajtėn magji e bardhė. Mirėpo fakti qė duhet ta kuptojė secili nė lidhje me sihrin ėshtė se pėr t`u realizuar magjia, pa marrė parasysh pėr ēfarė qėllimi, nevojitet bashkėpunimi me shejtanėt dhe xhinėt. Ne duhet ta dimė se Islami ka zbritur qė t`i mbrojė njerėzit nga tė gjitha rreziqet dhe dėmet, kėshtu shohim se ēdo dispozitė, ndalesė qoftė apo urdhėresė synon ruajtjen e interesit tė njeriut e cila pėrmblidhet nė pesė gjėra: feja, jeta, mendja, pasuria dhe nderi i njeriut. Kėto pesė domosdoshmėri i bėri baza nė pėrligjjen e dispozitave, prandaj ndalohet vrasja pa tė drejtė, ndalohet zinaja, ndalohet alkooli, urdhėrohemi pėr xhihad, etj.


    Nė Islam sihri nuk ėshtė pėrligjur tė jetė njėri nga mekanizmat me tė cilat arrihet ruajtja e njėrit nga kėta pesė objektiva tė pėrmendur mė lart. Sihri dhe kufri shumė pak kanė dallim nė mes vete; magjia ėshtė formė me tė cilėn njerėzit humbin pasuri, magjia ėshtė rrugė e pėrhapjes sė amoralitetit, historia e sihrit ėshtė vetėm terr dhe errėsirė. Ajo ėshtė ana e zezė e “pėrparimit” njerėzor nėpėr historinė e intrigave, tradhtive e iluzioneve tė shejtanit si mjete pėr mashtrimin e robėrve tė Allahut, qė pėr pasojė tė fundit tė shkrihen nė llojet mė tė rėnda tė gjynaheve tė pafalshme tė mosbesimit (kufrit, shirkut dhe devijimit), prej nga nuk ka mė kthim nė rrugėt e shpėtimit.


    Kur kemi folur pėr realitetin e sihrit kemi sqaruar se pėr tė realizuar sihrin duhet tė shkelen shumė ndalesa, pasi shėrbimi tė cilin ia kryejnė xhinėt magjistarit bėhet duke e rikthyer magjistari kėtė shėrbim me ndonjė vepėr tjetėr qė arrin shkallėn e kufrit, sikurse therja kurban pėr xhinėt, lutja e tyre, kryerja e disa veprimeve tė kėqija dhe tė ulėt. Prandaj pretendimi se ekziston magji e bardhė e cila ėshtė e dobishme dhe e lejuar ėshtė njė mashtrim e magjistarėve pėr tė legalizuar veprimet e tyre dhe pėr tė pėrfituar nga njerėzit tė cilėt u besojnė atyre.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dispozita sheriatike rreth magjisė dhe fallit

    Magjia dhe falli janė vepra tė ndaluara dhe tė rrezikshme nė Islam, nė kėtė ka unanimitet mes ulemave nė pėrgjithėsi. Ibėn Kudame thotė: “Mėsimi i magjisė dhe mėsimi i tė tjerėve ėshtė haram dhe nuk dimė se dikush nga ulematė e ka kundėrshtuar kėtė dispozitė.” Njėjtė shprehet edhe Neveviu nė komentimin e sahihut tė Muslimit dhe shumė dijetarė tė tjerė nė libra tė ndryshėm theksojnė dhe tėrheqin vėrejtjen pėr kėtė vepėr tė rrezikshme. Madje shumica e dijetarėve, si Ebu Hanifja, Maliku, Ahmedi dhe tė tjerė janė tė mendimit se marrja me magji ėshtė kufėr (mosbesim).

    Allahu i Lartėsuar thotė: “E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtė ishin mohues, qė u mėsonin njerėzve magjinė” (Bekare, 102), gjithashtu thotė: "…e magjistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė." (Ta Ha, 69)

    Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: "Largohuni prej shtatė (mėkateve) shkatėrruese!” Thanė: “Cilat janė ato, o i Dėrguari i Allahut?”

    Ai salallahu alejhi ue selem menjėherė pas shirkut pėrmendi magjinė” Buhariu dhe Muslimi.
    Gjithashtu edhe parashikimi dhe falli ėshtė i ndaluar me Islam. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.” (Maide, 90)

    Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Ai i cili shkon te njė falltar dhe i beson atij, ai vetėm se ka mohuar atė qė i ka zbritur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)." Shėnon Ahmedi, hadithi ėshtė sahih.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shėrimi i magjisė

    Ndėr specifikat me tė cilat karakterizohet Kurani ėshtė edhe ajo se ėshtė shėrues pėr njerėzit, gjegjėsisht pėr besimtarėt. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne tė shpallim Kuranin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt.” (Isra, 72)
    Prandaj leximi i Kuranit me qėllim tė mbrojtjes nga magjia, mėsyshi, cytjet e shejtanit dhe tė xhinėve ėshtė forma mė e mirė pėr besimtarin. Nuk do tė zgjerohem shumė nė ēėshtjen e shėrimit nga sihri, pasi nė disa raste tė tjera kemi folur pėr kėtė, por dėshiroj t`i bėj me dije lexuesit se kur Muhamedit salallahu alejhi ue selem i kishin bėrė magji, ai ėshtė shėruar me Kuran. Tregohet se ky ishte edhe shkaku i zbritjes sė dy sureve tė fundit tė Kuranit, kapitujt “Felek” dhe “Nas”.

    Udhėzimi tė cilin duhet ta pasojė muslimani nė tė gjitha gjėrat duhet tė jetė ai i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Sot ekzistojnė njerėz tė dijshėm tė cilėt bėjnė shėrimin e sihrit me anė tė “rukjes” , prandaj nga ne kėrkohet tė shkojmė tek ata, nėse ndiejmė nevojė. Kėta njerėz mė sė pari janė hoxhallarė tė vėrtetė, pastaj njihen te njerėzit pėr mirėsi dhe praktikim tė denjė tė Islamit. Gjithashtu kėta njerėz nuk pėrdorin metoda tė ndaluara pėr shėrim, por bėjnė shėrimin duke lexuar Kuran dhe duke i lexuar lutjet e Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

    Nė anėn tjetėr, duhet tė kemi kujdes nga shkuarja te njerėzit tė cilėt pretendojnė se shėrojnė nga magjia. Fatkeqėsisht shumė nga ata qė pretendojnė se shėrojnė njerėzit nga magjia janė njerėz mashtrues qė punojnė me xhinė. Ata vetėquhen “hoxhallarė” dhe muslimanė, por me praktikat tė cilat i pėrdorin dhe me realitetin e tyre nė raport me praktikėn islame shohim se janė njerėz mashtrues. Qėllimi i tyre ėshtė pėrfitimi material dhe mė sė lehti arrihet kjo nga njerėzit qė kanė nevojė, janė nė vėshtirėsi dhe janė tė sėmurė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    19 dallime ndėrmjet engjėjve dhe xhinėve


    Ka ca muslimanė qė s’kanė njohuri tė mjaftueshme mbi dallimin ndėrmjet engjėjve fisnikė dhe xhinėve e shejtanėve.

    Disa nga popujt e mėhershėm devijuan duke i krahasuar xhinėt me engjėjt. Shejhul Islam ibėn Tejmije thoshte: “Arabėt paganė dhe ithtarėt e Librit pranonin ekzistimin e engjėjve, ndonėse shumė prej tyre konsiderojnė se engjėjt dhe xhinėt janė njė. Ata besojnė se engjėjt qė nuk i binden Allahut bėhen shejtanė. Paganėt, ēifutėt dhe tė krishterėt mohojnė se Iblisi ka qenė baba i xhinėve; ata mohojnė edhe mundėsinė e xhinėve pėr t’u martuar, pėr tė pasur fėmijė, pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė. Disa nga arabėt paganė pohojnė se engjėjt janė pasardhėsit e xhinėve [Tefsir el-Kebir, 7/381].

    Nė vijim keni disa dallime ndėrmjet engjėjve dhe xhinėve:

    1. Engjėjt qenė krijuar prej dritės, ndėrsa xhinėt qenė krijuar prej zjarrit tė pa tym. Ky ėshtė dallim unik nė krijim, prandaj edhe me logjikė mund tė pėrfundojmė se ata dallojnė edhe nė veprime.

    2. Emrat e engjėjve dallojnė nga emrat e xhinėve nė pėrgjithėsi, po edhe shikuar hollėsisht. Emrat e engjėjve kanė pėr qėllim Pejgamberėt. Ata janė tė dėrguarit e Allahut tė Lartėsuar.

    3. Engjėjt qenė krijuar pėr t’iu bindur Allahut tė Madhėruar. Ata, kundrejt xhinėve, nuk kanė vullnetin e lirė pėr tė mos iu nėnshtruar Atij. Allahu i Lartėsuar u dha atyre vullnetin e lirė pėr nėnshtrim ose mosnėnshtrim, sikurse ua dha edhe njerėzve. Sė kėndejmi, gjithsekush qė dėshiron tė besojė Allahun, do ta besojė; dhe gjithsekush qė dėshiron tė mos e besojė, nuk do ta besojė.

    4. Engjėjt nuk kanė epshe. Ndaj, ata nuk hanė, nuk pinė e as nuk martohen. Xhinėt hanė, pinė dhe martohen.

    5. Engjėjt i nėnshtrohen Allahut nė ēdo moment. Ndėrkaq, shumica e xhinėve janė jobesimtarė. Nė fakt, numri i jobesimtarėve nė mesin e xhinėve tejkalon numrin e jobesimtarėve nė mesin e njerėzve.

    6. Engjėjt janė shumė tė fortė se xhinėt. Fare nuk ka mundėsi tė imagjinohet forca e njė engjėlli krahasuar me tėrė xhinėt. Merreni sa pėr ilustrim Engjėllin e vdekjes. Ai ka mundėsi tė marrė ēdo shpirt pėr njė moment kudoqoftė qė ėshtė ai nė botė.

    7. Engjėjt janė mė superiorė ndaj xhinėve nė formė, veprime dhe gjendje.

    8. Numri i engjėjve ėshtė vigan. Ai tejkalon numrin e xhinėve, njerėzve dhe kafshėve bashkėrisht.

    9. Allahu i Lartėsuar krijoi engjėjt nė shėrbim tė bijve tė Ademit. Ndėrkaq, shumica e xhinėve devijojnė njerėz nga rruga e vėrtetė. E nė ballė tė asaj qėndron babai i tyre – Iblisi.

    10. Engjėjt u shėrbejnė xhinėve dhe koordinojnė ēėshtjet e tyre.

    11. Engjėjt i shohin xhinėt tėrė kohėn. Pėrndryshe, xhinėt nuk kanė aftėsi t’i shohin engjėjt, vetėm nėse kėta formėsohen nė atė trajtė qė lejojnė dukjen e tyre.

    12. Allahu i Madhėruar krijoi engjėjt mė parė nga xhinėt. Dėshmia pėr kėtė ėshtė se engjėjt mbajnė Fronin (Arshin). E Froni qe krijuar para se tė krijoheshin qiejt e toka dhe gjithēka qė gjendet ndėrmjet tyre.

    13. Engjėjt kategorizohen nė gjėrat e padukshme qė xhinėt duhet t’u besojnė. Allahu i Lartėsuar i obligoi xhinėt tė besojnė nė engjėj.

    14. Engjėjt kanė autoritet dhe fuqi mbi xhinėt, me lejen e Allahut. Sė kėndejmi, engjėjt munden t’i shohin xhinėt, t’i mposhtin dhe t’u marrin shpirt.

    15. Engjėjt pėrgjithėsisht pėrshkruhen me tipare tė lavdėrueshme, ndėrsa shumica e xhinėve pėrshkruhen si pėshpėritės tė sė keqes, komplotues, mashtrues dhe shtypės.

    16. Engjėjt nuk pėrshkruhen as si tė gjinisė mashkullore, as tė gjinisė femėrore. Arabėt paganė i pėrshkruanin engjėjt si tė ishin femra. Ndėrkaq, nga xhinėt ka edhe meshkuj, edhe femra.

    17. Engjėjt u ndihmojnė tė Dėrguarve dhe pasuesve tė tyre pėr punė tė mira. Ky, pra, ėshtė burimi prej ku vjen frymėzimi i parė pėr tė bėrė punė tė mira. Ibėn Tejmije thoshte: “Frymėzimi pėr ta kėrkuar tė vėrtetėn dhe pėr tė bėrė mirė vjen nga engjėjt, ndėrsa ideja pėr tė ndjekur besimin e pavėrtetė vjen nga shejtanėt [Mexhmu, 4/34].

    18. Engjėjt jetojnė nė qiej, ndėrsa xhinėt jetojnė nė vende tė pista.

    19. Engjėjt fluturojnė nė atė formė qė janė tė krijuar. Xhinėt munden tė fluturojnė vetėm nėse marrin ndonjė formė tjetėr nga ajo qė janė tė krijuar.



    Pėrktheu nga anglishtja:
    Arsim JONUZI
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •