Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Bota e Engjujve, Xhindėve, Magjis dhe Djallit!

    Nje shikim mbi natyren e melekėve (engjujve)

    Meleket jan krijuar qe ta rrespektojn Zotin,ata nuk kan mundesi te kundershtojne ”…nuk kundershtojne Allahun per asgje qe ai urdheron dhe punojnė ate qe jan te urdheruar”.(Et-tahrim:6)
    Natyra e melekeve apo engjujve eshte e tillė qe ata gjithnje I nenshtrohen urdherave te Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurfar kundi ,sepse ata nuk kan kurrfar pasioni.

    Pozita e melekeve(engjujve)

    - Veqoria e me bukur me te cilen pershkruhen meleket eshte se ata jan rober te Allahut ,rober te fisnikeruar. Me pare kemi permendur se pretendimi I politeisteve kinse meleket jan “bijat e zotit” eshte pretendim I kote ,nuk ka kurfar korrektesie dhe Allahu I pergenjeshtroi ata qe supozuan nje gje te tillė dhe ne te njejten kohe sqaroi realitetin dhe poziten e melekeve(engjujve)ne shumė kuranore:

    21:26. E ata thanė: "I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė!" Larg saj qoftė madhėria e Tij! Ja, ata janė robėr tė ndershėm!
    21:27. Qė nuk flasin para Tij, ata veprojnė me urdhrin e Tij.
    21:28. Ai (All-llahu) e di ēka vepruan mė parė dhe ēka do tė veprojnė, dhe ata nuk pėrpiqen tė ndihmojnė pos pėr atė me tė cilin ėshtė i kėnaqur Ai, e ata nga frika prej tij janė tė kujdesshėm.
    21:29. Ndėrsa, kush thotė prej tyre se unė jam zot pos Tij, ndėshkimi pėr tė ėshtė xhehennemi. Kėshtu i ndėshkojmė Ne zullumqarėt.


    Cilesit fizionomike dhe ajo qe ka te bej me to

    Materja nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit te tyre

    Meleket u krijuan nga drita ,kete e deshmon edhe hadithi(thenja)e profetit
    Muhamed a.s te cilin e transmeton Ajshja(gruaja e tij) nga babai I saj ,se ka thene se :”Meleket u krijuan nga drita ,xhinet u krijuan nga flaka e zjarrit ,kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo qe u eshte pershkruar (dheu).”nje thenje tjeter thotė: “Meleket u krijuan nga drita e fuqis,ndersa iblisi (djalli/shejtani)nga zjarri I fuqis”

    Shikimi I melekeve(engjujve)

    Pasi qe meleket jan trupa te krijuar nga drita e fort ,njeriu nuk ka mundesi ti shof ata ,posaqerisht kur dihet se Allahu nuk I dha mundesi shikimit tone qe ti shoh ata. Asnje njeri ne botė nuk I ka pa meleket(engjujt) ne formen e tyre te vertet perveq Muhamedit a.s, I cili e pa Xhibrilin (gabrielin) dy herėne formen e tij te vertetė.Ndersa ne baze te disa argumenteve tjera thuhet se njerzit mund ti shohin meleket.kur ata personifikohen ne pamje te njeriut.

    Madhesia e krijimit te tyre

    Allahu I madherishem per meleket te cilet jan kujdestar te Xhehnemit ka thene ne kuran:
    66:6. O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar.

    Madhesia e krijimit te Xhibrilit[

    Imam ahmedi nje sahabi (shok I Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s e ka pare Xhibrilin(Gabrielin) ne formen e tij,e ai kishte gjashtėqind flatra,qdonjera prej tyre kishte mbuluar horizontin…nje transmetim tjeter nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thenė “Me eshet lejuar mu ate flas per nje nga meleket e Allahut bartes te Arshit,ai eshte aq u madh saqe largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi 700 vjetė..

    Krahet e melekeve(engjujve)

    Meleket kan krah ,sikurse na lajmron Allahu ne kuran:[B] 35:1. Falėnderimi i qoftė All-llahut, Krijuesit tė qiejve e tokės, Sajuesit tė engjėjve me nga dy palė, tri palė e katėr palė krahė, ndėrmjetėsues (midis Tij dhe pejgamberėve). Ai shton nė krijim atė qė do, vėrtet All-llahu ka fuqi pėr ēdo send.

    Bukuria e melekeve(engjujve)

    Bukuria e melekeve(engjujve) eshte aq e bukur saqe nuk mund te pershkruhetr,edhe nder njerez traditė qe kur bejne krahasim per ndonje qeshtje te bukur thonė:ky eshte I bukur si melekė(engjull) pra e pergjasojnė bukurin e njeriut me bukurin e (engjujve) .Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotė:

    53:5. Atė ia mėsoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
    53:6. Qė ka mendje precize dhe qė u pėrqėndrua nė formėn e vet (reale).


    Ibn Abazi e komenton kete ajet kuranorė,tha: “…qė u pėrqėndrua nė formėn e vet” d.m.th. me pamje te bukur”, kurse katadaja thotė: ”Me trup te gjatė e te bukur”..


    Ata nuk I takojn asnjerės gjini

    Ajo qe I ben njerzit devijojn ne momentet kur flasin per boten metafizikie eshte fakti se ata orvaten kete bote te panjohur ti a nenshtrojne kritereve te tyre njerzore.Prandaj e sheh se si njeri prej tyre ne nje shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme qe Xhibrili tja sjellte pergjijgen te derguarit Muhamedit a.s menjeher pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur eshte e ditur se per te arritur drita prej largesive te qiellit deri te ne ka nevoj per miliona vite dritė?!Ky I gjor nuk ka kuptuar se shembulli I tij eshte I ngjajshem me shembullin e mushkonjes e cila perpiqet qe shpejtesin e saj ta krahasoj me shpejtesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohuraper atė.E njejta gje vlen edhe per kete njeri ,sikurse te mendonte me thell do te kuptonte se bota e melekeve posedon kritere te cilat plotesisht dallojn prej kritereve te njohura te njeriut.

    Ne kete aspect devijuan edhe politeistet arab te cilet supozuan se meleket jan femra ,kjo thenje e zbrazet e tyre pastaj eshte perzier me nje legjend me te madhe e cila ishte reale per ta:supozuan se ata melek femra jan bjat e Zotit.Kurani ne menyre prcoze shpjegon keto problematikadhe dihet fort mire se habia me e madhe qendron ne ate se si ata vet I urrenin femrat aq shume sa qe kur ndonjeri prej tyre lajmrohej se I ehste lindur vajz I nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe I turperuar,e shumica prej tyre per ta larguar kete turp nga vetja e merrte foshnjen femer dhe e varroste ,e pastaj lavderohej dhe qmohej veprimi I tij nga te tjeret.Lexo ajete vijuese se si rrefejn ato legjenda dhe si diskutojn me besimataret e tyre:


    37:149.E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarėt): "A tė Zotit tėnd janė vajzat, kurse tė tyre djemtė?"
    37:150.Apo, Ne i krijuam engjėjt femra, e ata ishin dėshmitarė (kur Ne i krijuam engjėjt femra)?!
    37:151.Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonė:

    37:152."All-llahu ka lindė!" S'ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit).
    37:153.A thua vajzat Ai i ka bėrė mė tė zgjedhura se djemt?
    37:154.Po ē'keni ju kėshtu, si po gjykoni ashtu?
    37:155.A nuk jeni duke menduar?
    37:156.A mos keni ju ndonjė argument tė sigurt?


    Keto thenjet e tyre te pa baza,do te merren si argument kunder tyre dhe do japin llogari per to,sespe nga gabimet me te medha llogaritet thenja kunder Zotit dhe ti mveshesh Atij ate qe nuk I perket dhe per te nuk ka nevoj:

    43:19.Edhe engjėjt qė janė adhurues tė Zotit i quajnė femra? A prezentuan ata nė krijimin e tyre (melekėve)? Dėshmia e tyre do tė regjistrohet dhe ata do tė merren nė pyetje.

    Meleket as nuk hajnė e as nuk pinė

    Meleket nuk kan nevoj per ushqim dhe pije sikurse njerzit.Ne kuran ilustrohet mjaft mire se si meleket I erdhen Ibrahimit(Abrahamit)ne formen e njeriut , e ai u ofroi ushqim , por ata refuazuan , keshtu qe ai u frikesua,e apsi qe ata treguan se kush jan, atij I kaloi frika dhe habia:

    51:24. A ke arritur tė dėgjosh ti pėr rrėfimin e musafirėve tė ndershėm tė Ibrahimit?
    51:25. Kur patėn hyrė te Ai dhe thanė: "Tė pėrshendesim me paqė!" Ai tha: "Qofshi gjithnjė tė pėrshėndetur me paqė!" (E me vete tha): "Njerėz tė panjohur!"

    51:26.Dhe ai pa u vėrejtur shkoi te familja e vet dhe solli njė viē tė majmė tė pjekur.
    51:27. Atė ua afroi atyre e tha: "Pėrse nuk po hani?"
    51:28. Dhe ndjeu njėfarė frike prej tyre, po ata thanė: "Mos ki frikė!" Mandej i dhanė myzhde pėr njė djalė tė dijshėm.
    11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viē), iu dukėn tė pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njėfarė frike. Ata i thanė: "Mos u frikėso, ne jemi tė dėrguar te populli i Lutit".
    41:38. Po nėse ata (kufarėt) janė kryeneē (e nuk bėjnė sexhde), atėherė ata qė janė pranė Zotit tėnd (engjėjt mė tė lartė), Atij i bėjnė tesbih natėn e ditėn dhe ata nuk mėrziten prej adhurimit.
    42:5.

    Qiejt e lartė mbi ta (ose qiejt njėri mbi tjetrin) gati pėlcasin (nga madhėria e Zotit ose nga thėniet e ēoroditura tė idhujtarėve). Ndėrkaq, engjėjt vazhdimisht madhėrojnė (bėjnė tesbih) duke e falėnderuar Zotin e tyre dhe kėrkojnė falje tė mėkateve pėr ata (besimtarėt) qė janė nė tokė. Ta dini se All-llahu ėshtė Ai mėkatfalėsi, Mėshiruesi!

    Vdekja e melekeve(engjujve)


    Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerzit dhe Xhinet .ne lidhje me kete thuhet ne Kuran : 39:68.Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra ne fryerjen e parė te gjithe do te vdesin me perjashtim te atij qe do Allahu ,kurse kur ti fryhet Surit te dytė ,nuk do ngelet asnje gjalles perveq Allahut te Madherishem ,e ateher Ai thotė: “I kujt ėshtė sundimi sot” te cilen shprehje e perserit tri herė ,pasi qe nuk ka kush te pergjigjet ,Ai pergjigjet vetė “I tė vetmit Zot Mposhtesit” edhe ky ajet kuranor deshmon se ata vdesin “…Cdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)

    Kerim Gashi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 20-07-2010 mė 13:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Engjujt jan te shenjt dhe te paprekshem , jan nje lum i paster apo nje qiell i pafund me nje fjale jan gjithcka qe i sherbejne meshiplotit dhe fuqiplotit allahut xh.sh..


    RaPSouL
    Sui generis

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    1. Veēoritė e engjėjve.

    Tė krijuar prej drite, nė natyrėn e tyre duket se drita ėshtė bazė. Engjėlloritet do tė thotė mision profetik (kėshillues, paralajmėrues), pėrfaqėsim, kujdestari, vėzhgim, dorėzanėsķ, roje mbi njė punė dhe miratim i saj, zbritje prej njė lartėsie, etj. Nė kuptimin absolut tė fjalės, engjėjt janė grupi i pėrfaqėsuesve shumė tė shenjtė hyjnorė qė krijon lidhje midis botės sė madhe (hyjnore) dhe botės sė vogėl (materiale), qė kryen detyra pėrfaqėsimi, qė sjell lajme, qė na e pėrkėdhel dhe na e formėson zemrėn (ndjesitė), etj. Me fytyrėn tė orientuar kah bota tjetėr dhe tė ngarkuar mė shumė me detyra tė botės tjetėr, engjėjt vėzhgojnė dhe duartrokasin veprimtarinė e Zotit nė tė dy botėt.

    Engjėjt nuk i pėrkasin vetėm botės tjetėr; ata kanė edhe trupa prej drite tė posaēėm pėr vete, por qė janė prej drite dhe tė tejdukshėm. Prandaj, cilėsia e tyre pėrshkuese e vepruese ėshtė tejet e shpejtė dhe e pėrsosur. Ata zėnė vend brenda ninėzės sė syrit, i japin mundėsi tė shohė dhe i tregojnė gjėra tė bukura. Ata hyjnė nė zemrėn e profetėve dhe njerėzve tė urtė me kuptime tė veēanta dhe, nė botėn e bimėve dhe kafshėve, me kuptime tė veēanta. Frymėzimet qė lindin nė zemėr, janė, nė pėrgjithėsi, drejtpėrdrejt nga Zoti, disa herė, edhe nėpėrmjet engjėjve.

    Engjėjt "nuk i kundėrshtojnė urdhrat e Allahut; ata bėjnė ashtu siē urdhėrohen" (Tahrim, 66:6). Kjo ėshtė njė cilėsi dhe njė status i posaēėm pėr engjėjt. Njeriu kurrė nuk mund tė bėhet si engjėjt. Nė qėndrimin e tij duken ngjitje-zbritje dhe zigzage tė vazhdueshme. Ndėrkaq, njeriu, siē mund tė fitojė njė cilėsi engjėllore, mbiengjėllore, edhe mund tė bjerė nėn nivelin e krijesave tė paarsyeshme e tė pavetėdijshme. Kurse pozita e engjėjve ėshtė e fiksuar. Meqė janė tė krijuar prej drite, tek ta kurrė dhe nė asnjė mėnyrė nuk shfaqet kundėrshtim dhe revoltė siē ndodh me njerėzit dhe xhindet. Engjėjt nuk kanė seks. Engjėjt nuk i kanė ndjenjat e kėqija tė zemėrimit, furisė, urrejtjes, zilisė, smirės, etj. Gjithashtu, te ata nuk vihen re tė metat qė vihen re te njerėzit dhe xhindet. Ata janė tė pafajshėm (inocentė) dhe tė mbrojtur nga gabimet, tė metat, fajet dhe mėkatet.

    Engjėjt nuk hanė, nuk pinė, nuk uriten, nuk eten, nuk lodhen. Ata nuk i njohin kėto ndijime. Ata nuk marrin shpėrblim pėr punė, por nė ēdo urdhėr tė kryer nė emėr tė Zotit ndjejnė njė ėndje tė hollė dhe njė shije tė kėndshme. Megjithėse s'kanė kualifikim dhe grada, begatohen sipas gradės sė adhurimeve qė i bėjnė Zotit. Ashtu siē ushqehen njerėzit me ujė, ajėr, dritė dhe ushqime tė ndryshme, ashtu dhe engjėjt mbahen, ushqehen me adhurimet, afėrsinė dhe dashurinė ndaj Zotit. Erėrat e mira, aromat e kėndshme e parfumore janė njė lloj ushqimi pėr ta. Atyre u pėlqejnė aromat e kėndshme dhe ndjejnė kėnaqėsi prej tyre. Me kėtė rast le tė kujtojmė se edhe i dėrguari i Allahut, profeti Muhammed (s.a.s.) qė e pėrfaqėsonte natyrėn e pastėr nė nivelin mė tė lartė, kėnaqej nga erėrat e mira, parfumore, dhe lyhej me to.

    Engjėjt e kuptojnė mė mirė se njerėzit individualitetin e lartė tė Zotit dhe i njohin mė mirė se ata emrat dhe atributet e Zotit. Por Zoti e ka krijuar njeriun mė tė pėrsosur se engjėjt si pasqyrė pėrgjithėsuese tė emrave dhe atributeve hyjnore, si botė ndjesore dhe jetė meditative.

    Ne i njohim disa engjėj nga emrat dhe punėt qė bėjnė. Informacionin pėr ta e marrim edhe nga Kur'ani, edhe nga hadithet, porositė profetike. Kurse disa engjėj i njohim vetėm nga lloji i detyrės qė kryejnė dhe nga titulli qė u ėshtė dhėnė tė gjithėve bashkė. Por meqė rreth kėsaj ēėshtjeje pėr ta nuk ka ndonjė rrėfim, ne nuk njohim hollėsi pėr emrat dhe zakonet e tyre.

    Ne i njohim katėr engjėjt e mėdhenj, Xhebrailin (a.s.), Mikailin (a.s.), Israfilin (a.s.) dhe Azrailin (a.s.), por nuk i njohim tetė engjėjt bartės tė Arshit.

    Veē katėr engjėjve tė mėdhenj njohim edhe engjėjt kerubinė, engjėjt muhejminė[6], vėzhguesin e xhennetit, Ridvanin, dhe rojen e xhehennemit, Malikun.

    Njohim edhe "engjėjt shkrues" qė interesohen pėr gjendjen e fetusit njerėzor, qė shėnojnė fjalėt dhe sjelljet e ēdo njeriu. Nga ana tjetėr, siē thuhet nė hadithet, porositė profetike, ēdo besimtar ka 360 engjėj qė e mbrojnė. Kėta mbrojnė veēanėrisht fėmijėt dhe pleqtė. Ka engjėj qė i tregojnė njeriut tė mirėn dhe dobinė, qė luten dhe bėjnė pendesė pėr besimtarin, qė i frikėsojnė mohuesit dhe u fusin lėkundje nė shpirt, ka engjėj qė ndjekin kuvendet ku bėhet adhurim, ziqėr dhe ku diskutohen ēėshtje diturore tė fesė, engjėj qė ndėrrojnė detyrė nė namazet e mėngjezit dhe pasdites, qė sodisin lutjet e tė premteve, qė dėgjojnė Kur'an dhe qė krijojnė atmosferė qetėsie dhe paqeje nė kėto mjedise.

    Ka engjėj qė falin namaz dhe marrin pjesė nė lutje dhe adhurime tė tjera.

    Engjėjt Munkir dhe Nekir i shkojnė tė vdekurit nė varr dhe e marrin nė pyetje.

    Gjatė miraxhit, Profeti ka parė engjėj tė mbetur qysh nga dita e krijimit, para madhėshtisė sė Zotit, dikush nė ruku, dikush nė sexhde e dikush nė kėmbė.

    Veē kėtyre, ka, ndoshta, sa numri i molekulave nė gjithėsi, engjėj qė vėzhgojnė lėvizjet e grimcave, rėnien e shiut, rėnien e meteorėve, lėvizjen e tokės, yjeve, sistemeve dhe galaktikave, ēeljen e luleve dhe rritjen e frutave, pėrgjithėsisht, tė gjitha veprimtaritė krijuese e jetėsore.

    Ēdo frymė do ta shijojė vdekjen! (A. Imran, 3:185) Ēdo gjė ėshtė e pėrkohshme, vetėm Ai ėshtė i pėrjetshėm! (Rahman, 55: 26-27) Ky ėshtė njė urdhėr pėr ēdo krijesė dhe engjėjt nuk bėjnė pėrjashtim nga ky urdhėr. Nė fund fare, edhe Azrailit do t'i thuhet: "Dorėzoje shpirtin tėnd!" Megjithėkėtė, nėse ka krijesa tė afėrta tė Zotit qė do ta vazhdojnė jetėn edhe pas kėsaj, ne nuk mund t'i dimė.

    Engjėjt, nė mėnyrė tė veēantė engjėjt e mėshirės, nuk hyjnė nė shtėpitė ku ka statuja, fotografi, qen dhe ēanga, nuk u afrohen njerėzve tė papastruar pas marrėdhėnieve seksuale, njerėzve qė kanė ngrėnė gjėra me erė tė rėndė e shqetėsuese, si qepė, hudhra, presh, njerėzve qė pijnė duhan dhe mund tė thuhet se engjėjt ikin nga kundėrmimet e rėnda e tė kėqija. Ka rrėfime, sipas tė cilave, engjėjt nuk shkojnė te njerėzit qė presin marrėdhėniet me prindėrit dhe tė afėrmit. Po qe se duam qė engjėjt tė jenė bashkė me ne, duhet tė krijojmė pėr vete dhe pėr mjedisin tonė ato kushte qė duan ata.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    2. Kur mbron engjėlli dhe kur shfaqet?


    Allahu e mbron njeriun drejtpėrdrejt, por mund ta mbrojė edhe me anė tė engjėjve, por pėr kėtė ėshtė kusht qė njeriu tė dėshirojė dhe tė ketė vullnet, qė tė jetė i pastėr nga dredhitė dhe dinakėritė, qė tė hyjė nė lidhje me engjėllin, qė lidhja e tij me Allahun tė vazhdojė dhe, mė nė fund, qė tė krijohet, nė kėtė mes, njė lloj lidhjeje e caktuar. Me njeriun qė krijon lidhje me botėn engjėllore, edhe engjėjt hyjnė nė marrėdhėnie. Mbrojtjen e engjėjve e shohim te fėmijėt, te tė vegjlit e pafajshėm, te pleqtė e rėnduar, sepse Allahu ka njė mėshirė tė posaēme pėr ta. Qė engjėjt tė shfaqen e ta mbrojnė njeriun, duhet qė edhe njeriu tė krijojė kushte pėr kėtė, qė tė mos largohet nga Zoti, qė tė arrijė tė krijojė lidhje me botėn engjėllore. Por me botėn engjėllore nuk mund tė krijohet lidhje duke gogėsitur apo duke mos ditur ē'thua!

    3. Dobitė e besimit te engjėjt.

    Ashtu siē ka ndikime tė mėdha pozitive besimi te Allahu, te ringjallja dhe llogaridhėnia, ka ndikime tė mėdha pozitive edhe besimi te engjėjt. Sė pari, ky besim i jep qetėsi e prehje individit dhe ia kthen egėrsinė nė butėsi dhe afėrsi. Engjėlli afrohet te ai dhe i bėn shoqėri. Me anė tė engjėllit marrin formė frymėzimet nė zemrėn e njeriut. Nė sajė tė marrėdhėnieve dhe afėrsisė me engjėjt mbushet me qetėsi njeriu dhe me kėto qenie i merr dritė qenia. Veēanėrisht, duke menduar se ėshtė ēdo ēast nėn vėzhgimin e engjėjve, njeriu rri larg nga mėkatet. Duke qenė engjėlli njė frenues i dėshirave dhe pasioneve njerėzore, rregullimi dhe disiplinimi i jetės sė njeriut bėhet mė i lehtė.

    Profeti Muhammed (s.a.s.) ėshtė mė i virtytshmi nė ndjenjat engjėllore. Edhe engjėjt qė u kanė sjellė profetėve revelacionin, janė mė tė ēmueshėm e mė tė virtytshėm se engjėjt e tjerė. Ashtu siē kanė, ndėr njerėzit, mė epėrsi ata qė patėn marrė pjesė nė luftėrat e Bedrit, Uhudit, etj., edhe ndėr engjėjt, kanė mė epėrsi ata qė patėn marrė pjesė nė ato luftėra.

    Profeti thoshte: "Unė kam nė qiell dy vezirė, Xhebrailin me Mikailin, kurse nė tokė, Ebu Bekrin dhe Omerin!"

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Xhindet janė krijuar nga zjarri pa tym e pa prush.


    Xhindet janė krijuar nga zjarri (flaka) pa tym e pa prush. (Rahman, 55:15) Kaq ėshtė informacioni qė jep Kur'ani mbi strukturėn dhe entitetin e xhindeve. Por, nė njė vend tjetėr pėrdoret edhe shprehja "zjarri pėrvėlues qė hyn (nė poret e trupit)". (Hixhr, 15:27) Megjithėkėtė, entiteti dhe cilėsia e xhideve ėshtė, pėr ne, prapėseprapė e panjohur. As teleskopėt dhe mikroskopėt nuk na kanė treguar gjė gjer mė sot mbi njė botė tė tillė dhe entitetin e saj. Xhind do tė thotė i mbuluar, i fshehur, i maskuar. Pėr t'i pėrshkruar xhindet pėrdoren shprehje tė tilla si: "njė rreze zjarri; njė zjarr qė digjet duke flakėruar, duke shpėrndarė shkėndija pėrreth; si prush ose si qymyr i ndezur"; etj. Por nuk e di nėse shprehje tė tilla janė apo jo tė mjaftueshme pėr t'i pėrshkruar xhindet. Ashtu siē ėshtė mbledhur entiteti morfologjik i njeriut nga toka nė gjendje koncentrati proteinash, edhe xhindet bartin veēoritė e zjarrit meqė janė marrė nga esenca e zjarrit. A ėshtė lėnda e xhindeve ajėr inkandeshent apo njė pėrzjerje si flakė e ajrit me zjarrin, apo radiacion, grimcė, apo dritė diellore, nuk e dimė. Ndoshta njė lėndė qė pėrmban cilėsitė e tė gjitha kėtyre. Apo ndoshta ėshtė si grimcat pėrbėrėse tė atomit, si rrezatimet e tyre, apo njė pėrzjerje jonike me prejardhje nga bota nėnatomike, apo njė trup eterik, apo njė antilėndė.

    Po, xhindet mund tė jenė trupa eterikė. Nė lidhje me kėtė, megjithėse nė ajetet kur'anore nuk ka ndonjė gjė tė qartė, nė hadithet profetike diku thuhet se "arshi i Allahut ndodhet mbi errėsirė" e, diku tjetėr, "mbi ujė". Nė thėnien e parė pėrdoret fjala "amį" qė do tė thotė "errėsirė, verbėri", por, qė, nė rastin konkret, nėnkupton diēka fluide si eteri. Meqė kjo nuk ėshtė njė ēėshtje besimore, pėrqėndrimi i gjatė mbi tė ėshtė i panevojshėm. As mosqenia e eterit ėshtė shpjeguar gjer tani, as qenia. Mund tė ekzistojė si grimca mė e vogėl, si njė lėndė aq e tejdukshme e fluide sa tė mos dallohet dot. Kush e di, ndoshta atje ku materia konsumohet plotėsisht, fillon eteri!

    Xhindet ndoshta janė, nė pėrmasat e kohės dhe hapėsirės, qenie qė s'i shohim dot brenda valėve tė dritės qė na e tregojnė materien. Edhe sikur tė bėhen pėrpjekje pėr tė thėnė ca gjėra me anė tė fjalėve dhe shprehjeve shkencore, arritja nė konkluzione tė prera pėr lėndėn dhe pėrbėrjen e xhindeve do tė thotė tė bėsh komente dhe interpretime tė gabuara, gjė qė, pėr ne do tė thotė tė vėsh nė pikėpyetje revelacionin hyjnor. Sepse ne nuk e dimė ē'do tė thonė fjalėt "marixh", "nar" dhe "nar-i semum" qė pėrdoren nė Kur'an. Pa shihni se ē'formė merr njeriu qė e ka esencėn nga toka! Atėherė, kushedi se si ėshtė zjarri nga i cili janė krijuar xhindet!

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si njerėzit, edhe xhindet janė tė ngarkuar me besim dhe adhurim.


    Si qenie tė padukshme tė botės materiale, xhindet kanė shpirt me vetėdije. Xhindet dallohen nga njerėzit dhe engjėjt sepse kanė strukturė tjetėr lėndore, kurse nga bimėt dhe kafshėt, sepse kanė vetėdije. Meqė janė tė ngarkuar, si njerėzit, me detyrėn pėr tė besuar dhe adhuruar, mund tė jenė edhe besimtarė, edhe mohues. Fitorja ose humbja e muslimanėve njerėz ėshtė edhe fitorja ose humbja e muslimanėve xhinde. Xhindet kanė seks, martohen dhe shtohen. Pėr jetėgjatėsinė e tyre janė dhėnė shifra gjer nė njė mijė (shih imam Shibli).
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lėvizjet dhe veprimet e engjėjve dhe xhindeve nuk janė tė kushtėzuara dhe tė kufizuara nga koha dhe hapėsira.

    Nė kėtė botė me shumė aspekte relative, ku jetojmė, edhe gjėra tė tilla si fuqia, forca, mundėsia, format dhe mėnyrat e tė folurit, rėndesat, koha dhe shpejtėsia janė relative. Pėr shembull, mes njė veze dhe njė cope druri, hekuri, guri e njė mase zhive sa njė vezė, ka ndryshime tė theksuara rėndese (peshe). Si kjo, trupat kanė shpejtėsi lėvizjeje dhe rėnieje tė ndryshme, tė posaēme pėr veten. Zėri ka njė shpejtėsi pėrhapjeje tė caktuar. Kurse drita thotė se ėshtė kufiri i shpejtėsisė i materies. Gjatė rėnies sė lirė, shpejtėsia e trupave rritet pėr ēdo sekondė me produktin e rrugės sė pėrshkuar nė sekondėn e parė me katrorin e kohės. Pėr shembull, po qe se njė trup, gjatė rėnies sė lirė, nė sekondėn e parė pėrshkon njė rrugė prej 5 metrash, nė sekondėn e dytė do tė pėrshkojė njė rrugė tė barabartė me 4x5 =20m., nė sekondėn e tretė, 9x5=45m., nė sekondėn e katėrt, 16x5=80m., nė sekondėn e pestė, 25x5=125m., etj. Me rritjen e shpejtėsisė, koha ngadalėsohet, si pėrfundim, trupi qė arrin shpejtėsinė e dritės, e humb cilėsinė lėndore dhe fiton cilėsi tejlėndore, jolėndore.



    Nėse ndodh kėshtu me trupat lėndorė, ėshtė mjaft normale qė tė mos i shohim shpirtin, engjėjt dhe xhindet qė lėvizin me shpejtėsinė e dritės, madje pėrtej saj. Ajnshtajni dhe Lorenci e kanė pėrcaktuar shpejtėsinė e dritės, si njė ligj fizik serioz, 300 mijė km. nė sekondė. Duke u nisur nga kjo, materialistėt kanė dashur tė arrijnė nė pėrfundimin se gjithėsia ėshtė e kufizuar, pėrtej saj ka pėrsėri lėndė, mirėpo studimet kanė treguar se ky kufi specifik pėr materien mund tė kalohet. Shkencėtarėt kanė vėrtetuar matematikisht mundėsinė e ekzistencės sė rrezeve tė dritės jashtė konceptit masė dhe rreze tė tilla i kanė quajtur "Rrezet Tachyon dhe Syrnkoff". Pas kapėrcimit tė kufirit tė shpejtėsisė 300 mijė km. nė sekondė, asnjė cilėsi lėndore s'mbetet, kurse me pakėsimin e shpejtėsisė, fillojnė sėrish tė dalin nė pah cilėsitė lėndore, masa dhe dukshmėria.

    Pas kėtyre pėrcaktimeve tė bėra pėr lėndėn, ēėshtja e shpejtėsisė dhe largėsive qė mund tė pėrshkojnė shpirtrat, engjėjt dhe xhindet, kuptohet mė mirė. Kjo do tė thotė se nė botėn e relativiteteve nuk ka mė kufizim kohe dhe hapėsire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 22-12-2009 mė 09:22
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nė krahasim me njerėzit, engjėjt dhe xhindet mund tė bėjnė punė mė tė mėdha e mė tė rėnda.

    Para sė gjithash, dihet se asnjė gjė nuk ėshtė e vėshtirė pėr fuqinė e Allahut. Allahu qė i krijon me tė njėjtėn lehtėsi si njė mollė, ashtu dhe njė mijė mollė, si kopshtin me mollė, ashtu dhe botėn, si atomin, ashtu dhe galaktikėn, si peshkun, ashtu dhe detin, mund t'u japė njerėzve, engjėjve dhe xhindeve fuqi dhe forcė nė masėn qė dėshiron. Nė fakt, ajo qė bėn njeriu s'mbetet aspak poshtė gjėrave qė bėjnė engjėjt dhe xhindet. Nėse janė engjėjt qė vėzhgojnė lėvizjen e globit tokėsor dhe trupave qiellorė, ėshtė njeriu qė i vjen rrotull botės, qė i jep formė lėndės, qė ngre qytetėrime dhe prodhon teknologji. Nėse njeriu do tė kishte nė dorė njė gisht nė vend tė pesėve, flatra nė vend tė krahėve tė vet dhe kėmbė elefanti nė vend tė kėmbėve qė ka, a do tė mund t'i bėnte kėto, vallė? Nga ana tjetėr, punėt e njeriut mos do t'ua dedikojmė gishtave, duarve dhe kėmbėve? Ja, pra, bėmat mrekullore tė engjėjve dhe xhindeve tė padukshėm, ja dhe bėmat e reaksioneve kimike dhe rrymave biokimike tė padukshme tė trurit! Me se i ngrenė dora, krahu, muskujt tanė peshat? Duke e kėrkuar bėrėsin e vėrtetė, a nuk arrijmė te palca e kockave aq e dobėt fizikisht sa s'ka ku tė vejė mė dhe te rrymat biokimike tė padukshme?

    Megjithėse nuk shihen me sy, rrymat ajrore dhe erėrat shkulin pemėt dhe shembin shtėpitė. Ē'shkėmbinj tė paepur e ē'punė gjigande bėjnė rėnjėt e holla si mėndafsh tė bimėve, ē'rrjetė tė mrekullueshme formojnė nė tokė duke e kėrkuar lagėshtirėn dhe ushqimin! Janė shumė burime energjie mbi tė cilat bėjnė studime shkencėtarėt. Me energjinė qė prodhojnė duke i kapėrcyer edhe kapacitetet e digave, centralet atomike e vėnė lėndėn (materien) nė lėvizje. Sidomos rrezet lazer dhe shumė gjėra tė tjera qė presin tė zbulohen, e trajtojnė dhe e pėrpunojnė lėndėn nė tė gjitha fushat e jetės. Kėshtu, nė ēfarėdo fushe tė jetės qė tė pėrqėndrohesh, do tė shohėsh se lėnda dhe materia janė vetėm "materiali" qė pėrpunohet, qė vihet nė lėvizje, qė urdhėrohet, kurse pėrpunuesi, lėvizėsi dhe urdhėruesi janė forcat e padukshme. E padukshmja sundon nė mėnyrė absolute e tė paevitueshme mbi lėndėn dhe materien!

    Ndėrsa energjia dhe rrezatimet veprojnė kėshtu mbi lėndėn dhe materien, engjėjt dhe xhindet si qenie tė padukshme pėrtej tyre, me mjetet komanduese qė u ka dhėnė Allahu, e vėnė lėndėn dhe materien nė lėvizje dhe mund tė bėjnė punė tė karakterit mrekullor krejt tė pamundura pėr ne. Prapėseprapė, edhe njeriu, ashtu siē u trajtua kjo ēėshtje nė diskutimin mbi shpirtin, mund tė bėjė shumė punė tė karakterit mrekullor, si lėvizja pa mjete e sendeve dhe loja me zjarrin nga spiritistėt, etj.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Sa ėshtė numri i engjėjve dhe xhindeve?

    Vetėm Allahu e di numrin e engjėjve dhe xhindeve! Allahu qė krijon miliona gjallesa nė njė pikė ujė, qė u jep jetė 4-5 milion eritrociteve nė njė milimetėr kub gjak, qė vendos nė disa pika spermė miliona spermatozoide – kandidatė pėr t'u bėrė njeri, qė u jep jetė peshqve nė det dhe kafshėve nėn tokė, po tė dėshirojė, mund tė krijojė engjėj sa ē'ka pika shiu, sepse pėr Dorėn e Fuqisė sė Tij, si e shumta, si e pakta, janė njėlloj.

    Shembėllimi i engjėjve dhe xhindeve, dukja e tyre duke marrė formė dhe entitet tė caktuar.

    Siē u prek edhe mė parė, si avullimi i ujit, kthimi i lėndėve tė ngurta nė lėng dhe gaz, copėtimi i atomit dhe kthimi i tij nė energji dhe kuante, shfaqja e yjeve nė formė vrimash tė zeza, nė jetėn tonė dhe nė gjithėsi ekziston njė veprimtari, njė lėvizje dhe njė rrjedhe nga bota e dukshme pėr nė botėn e padukshme. Kurse kur e mendojmė kėtė veprimtari hyjnore nga ana e kundėrt, mund tė vėrejmė ekzistencėn edhe tė njė rrjedhe nga e padukshmja pėr te e dukshmja, nga e papėrceptueshmja dhe e panjohura, pėr te e pėrceptueshmja dhe e njohura. Gazrat lėngėzohen, pastaj, nga lėngje, masivizohen ose kristalizohen dhe bėhen trupa tė ngurtė. Pikat e ujit tė kthyera nė avull, sikur tė donin tė na thoshin se vazhdojnė tė ekzistojnė, se nuk duken, por nuk janė humbur, kondensohen, kthehen nė pika shiu dhe na bien mbi kokė duke na lagur. Grumbujt e pambukut tė arės qiellore reflektohen mbi pasqyrėn tokėsore si mbulesė bore. Uji qė ngjitet lart si avull, pa fituar ende masivitet pėr t'u bėrė i patejdukshėm e pėr tė marrė formė qė tė shihet, bėhet akull dhe e bėn copė-copė enėn ku ėshtė futur, edhe sikur tė jetė prej hekuri tė trashė! Gjėrat e padukshme qė planifikojmė nė mendjen tonė, kur pėrcillen nė botėn e jashtme, marrin formė dhe dimensionohen duke u bėrė tė dukshme e tė prekshme dhe jo vetėm kaq, por edhe tė pėrmasave ndoshta miliona herė mė tė mėdha se pėrmasat nė gjendjen e tyre tė padukshme nė mendje.

    Ja, pra, edhe shpirtrat, engjėjt dhe xhindet, sado qė, pėr shkak tė strukturės sė tyre tė veēantė, janė tė padukshėm nė kushtet e botės sonė, mund tė bėhen tė dukshėm duke pėrdorur mėnyra dhe forma tė kėsaj bote. Kjo lloj shfaqjeje dhe dukjeje e engjėjve dhe xhindeve quhet shembėllim. Duke bėrė fjalė mbi shembėllimin, Kur'ani (Merjem, 19:17) thotė: "(Engjėlli) iu shembėllye (Merjemes) nė formė njeriu". Engjėlli qė i sillte zbulesėn[19] Profetit, disa herė i shembėllehej nė njė formė tė posaēme, disa herė si njė kalorės qė kthehet nga lufta, etj. Kur do tė nisej ekspedita kundėr fisit Kurejza, Xhebraili i pati shkuar Profetit si njė kalorės lufte i mbytur nė pluhur dhe i pati thėnė: "O i Dėrguari i Allahut, ju i nxorėt parzmoret, por ne, engjėjt, jo!" Po kėshtu, Xhebraili i pati shkuar Profetit nė pamjen e njė personi ndėr shokėt e tij, tė quajtur Dihje, ose si njė i ardhur me veshje vizitori pėr ta pyetur mbi ēėshtje tė besimit.

    Si engjėjt, edhe xhindet dhe djajtė mund tė shembėllehen. Sipas Hysejin Xhisriut, nė sajė tė formės sė krijimit qė u ka dhėnė Zoti, xhindet dhe djajtė mund tė marrin forma tė dendėsuara, sipas dėshirės sė vet, tė ajrit, eterit ose ndonjė lėnde tjetėr dhe tė shfaqen para njerėzve me to. Kurse imam Shibli, duke u mbėshtetur nė pohimin e Ebu Jala-it, thotė se xhindet dhe djajtė nuk mund tė ndėrrojnė formė vetė (me dėshirėn dhe mundėsitė e veta), se nuk kanė fuqi pėr kėtė gjė, por, po tė thonė njėrėn prej fjalėve qė ua ka mėsuar Allahu, fjalė qė shėrbejnė si shifėr, Allahu i kthen ata nga njė formė nė njė tjetėr, nga njė gjendje, nė tjetrėn. Kėto fjalė janė, pothuaj, si shifra qė u shėrbejnė atyre pėr t'i thėnė nė kufirin e kalimit nga njė botė nė tjetrėn, si njė vizė qė ėshtė kusht pėr t'u treguar pėr kalim, si pa*rrullat qė pėrdoren dhe kėrkohen nė shėrbimet e ndryshme ushtarake. Xhindet dhe djajtė nuk mund ta bėjnė kėtė transformim me mundėsitė (kapacitetet) dhe vullnetin e vet; po tė tentojnė ta bėjnė, u shpėrbėhet struktura dhe e humbin vitalitetin.

    Djalli qė ėshtė nga lloji i xhindeve, mund tė marrė formė dhe trajtė njeriu. Kėshtu, rrėfehet se, para luftės sė Bedrit, djalli, nė formėn dhe trajtėn e plakut Nexhid, shkoi te kurejshėt, u dha ide nxitėse pėr kurthin qė kishin ngritur dhe u propozoi zgjidhje. Gjithashtu rrėfehet se, njė herė tjetėr, roja qė po ruante plaēkėn e luftės, kapi njė djall qė po pėrpiqej t'u shkaktonte dėm mallrave dhe e liroi pas lutjeve tė shumta. Radhėn e tretė, kur personi qė e kapi djallin, vendosi ta ēonte te Profeti, djalli i tha: "Lėshomė se do tė ta tregoj se me se mund tė mbroheni prej nesh!" "Me se?" – E pyeti personi. "Me ajetin Kursi" – Iu pėrgjigj djalli. Kur ia treguan ngjarjen Profetit, tha: "Eshtė gėnjeshtar i keq, por tė vėrtetėn ka thėnė!"

    Nė Kur'an thuhet se xhindet kanė dėgjuar kėndim Kur'ani nga Profeti dhe se ua kanė pėrcjellė popullatės sė tyre mendimin mbi tė: "O fisi ynė! Me tė vėrtetė, ne kemi dėgjuar njė libėr qė ka zbritur pas Musait, qė e vėrteton librin para tij dhe qė tė shtyn te Zoti dhe te rruga e drejtė!" (Ahkaf, 46:29) Edhe nė librat e hadithit, me anė tė rrėfimeve tė ndryshme, thuhet se Profeti u ka kėnduar atyre Kur'an dhe ua ka kumtuar fenė. Thuhet se, nė kėto takime, Profetin e patėn shoqėruar gjer nė njė pikė, njė radhė Ibni Mes'udi e, njė radhė tjetėr, Hz. Zubejri.

    Siē mund tė duken nė formė dhe trajtė njeriu, xhindet mund tė duken edhe nė formė dhe trajtė kafshėsh. Rrėfehet se xhindet janė shfaqur si gjarpėr, akrep, ka, gomar dhe zog. Kėshtu, nė oazin Nahle, ndėrsa do tė merrte besėn e tyre, Profeti u kėrkoi xhindeve tė mos dukeshin si akrepėr ose qenėr ose kafshė tė tjera, por nė trajtėn e vet ose nė ndonjė formė dhe trajtė tjetėr tė pėlqyeshme. Kurse bashkėsinė e vet, Profeti e pati porositur qė, kur tė shohin nė shtėpi ndonjė kafshė si gjarpri ose insekte, t'u thonė tri herė, "shko, pėr hir tė Allahut!" sepse mund tė jenė xhinde dhe, nėse nuk shkojnė dhe u shkaktojnė dėm, t'i vrasin. Kjo ishte si njė marrėveshje mes dy fiseve tė veēanta, mes dy racave tė veēanta ose mes dy klasave tė veēanta. Edhe xhindet i patėn dhėnė fjalėn Profetit kėshtu: "Po qe se ummeti, bashkė*sia jote, e fillon ēdo gjė me "besmele", ēdo gjė e mbyll dhe e mbron, ne nuk i prekim ushqimet e tyre!" Natyrisht, ne nuk e dimė se si mund tė pėrfitojnė xhindet nga tė ngrėnat dhe tė pirat tona. Ndoshta nga aroma, ndoshta nga gjendja e dekompozuar e tyre. Kėshtu, nė njė hadith, porosi profetike, thuhet: "Mos u pastroni me kocka ose bajga lope tė thara se ato janė ushqimi i vėllezėrve tuaj xhinde!"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 25-12-2009 mė 04:47
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    A mund tė hyhet nė lidhje me xhindet? Nė ē'kushte xhindet mund t'u shkaktojnė dėme njerėzve?

    Shpirtrat e disa njerėzve janė tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė lidhje me xhindet. Ata mund tė kalojnė shpejt nė gjendje tranzitore, tė dalin shpejt jashtė dimensioneve tona dhe tė pėrshtaten me botėn, gjuhėn dhe mėnyrėn e ndėrlidhjes dhe komunikimit tė xhindeve. Kjo ėshtė njė ēėshtje mundėsie, vetėm se nga kjo nuk mund tė arrihet nė mendimin apo konkluzionin mbi ndonjė epėrsi.

    Kėto forca tė padukshme kanė parimet e tyre. Pėr rrjedhojė, njeriu nuk mund t'i detyrojė ato tė bėjnė diēka pėr tė sa herė dhe ku tė dėshirojė. Xhindet nuk mund tė veprojnė jashtė dimensioneve tė pėrcaktuara nga Allahu pėr ta. Njeriu mund t'i pėrdorė disa fjalė dhe shprehje si tė hapte dryna enigmatikė, dhe tė hyjė nė lidhje me xhindet, por xhindet nuk mund tė pėrdorin njė mundėsi qė s'u ėshtė dhėnė. Nisur nga kjo, ēdo njeri nuk i pėrdor dot xhindet, nuk pėrfiton dot prej tyre dhe nuk i pėrdor dot ata pėr ēdo dėshirė tė vetėn. Krahas kėsaj, nuk janė tė pakėt as ata njerėz qė hyjnė nė lidhje me xhindet duke i pėrdorur disa fjalė e shprehje si kode, si numra telefoni, duke i pėrsėritur ato nė forma dhe herė tė caktuara.

    Krahas faktit qė ka njė sėrė rrugėsh dhe mėnyrash pėr tė hyrė nė lidhje me xhindet, pėr kėtė kėrkohet njė drejtim dhe kualifikim i caktuar. Pa pasur njė drejtues, pa njohur mėnyrat dhe metodat pėrkatėse dhe pa njė kualifikim nė njė nivel tė caktuar, mund tė bėhen gabime dhe tė bihet viktimė. Njerėzit qė merren me gjėra tė tilla, si ēdo njeri, nuk i kanė sytė tė aftė pėr tė parė nė botėn e kuptimit, prandaj, po s'i njohėn vendet ku u shkel kėmba, mund tė sulmohen nga ato shpirtra, tė hyjnė nėn urdhrin e tyre dhe tė bėhen lodėr nė duart e tyre. Si pėrfundim, xhindet i shtyjnė njerėz tė tillė nė krenari dhe mendjemadhėsi, i pėrkėdhelin, i bėjnė t'i humbin kriteret e vlerėsimit dhe, kur vjen koha dhe vendi i duhur, i kėrcėnojnė, i fusin nėn ndikimin e vet dhe i bėjnė tė flasin e veprojnė pėr interesa tė veta. Kėshtu, nė shek. XX, nė Indi, Gulam Ahmed Kadijani qe bėrė viktimė e shpirtrave tė tillė tė kėqinj. Ai pati dashur tė luftonte nė emėr tė Islamit nė rrugėn e fakirizmit kundėr jogizmit indian, por qe sulmuar nga shpirtra tė tillė dhe qe bėrė lodėr e tyre. Nė fillim ia patėn mbushur mendjen se ishte njė novator, pastaj, se ishte Mehdi dhe, mė pas, se ishte mesihu Isa. Ai shkoi gjer atje sa tė thoshte se Zoti ishte mishėruar dhe shfaqur tek ai! Shpirtrat e kėqinj krijojnė shpejt lidhje me njerėzit e kėqinj dhe mund t'i ēojnė ata gjer nė ēmenduri.

    Xhindet u afrohen besimtarėve kur janė tė papastėr, kur s'falin namaz dhe nė situata tė tjera tė ngjashme me kėto si dhe me mėnyra dhe forma tė ndryshme pėr t'ua prishur dhe kthyer mendjen. Ēdo mėkat i kryer ėshtė si njė derė dhe njė dritare e hapur pėr djallin dhe xhindet e kėqinj. Veēanėrisht tipat e ndjeshėm, shpirtrat e dėmtuar, ata qė bėjnė jetė tė ulėt, larg lutjeve dhe atmosferės sė lutjeve, hyjnė shpejt nėn ndikimin e xhindeve. Natyrisht, shkelja e kufijve jetėsorė dhe e tė drejtave tė xhindeve si dhe hyrja nė banesat dhe mjediset e tyre pa besmele janė faktorė tė rėndėsishėm qė sjellin dėmtimin e njeriut nga xhindet. Prandaj Profeti na mėson qė, para se tė hyjmė nė vende tė pista, tė bėjmė lutje, dhe na urdhėron tė mos falim namaz nė grumbujt e plehrave, pranė nevojtoreve, nė banja, nė livadhe, ku zakonisht ndodhen ata, dhe, madje, nė varrezat. Kėto janė vendet ku zakonisht shkojnė djajtė dhe shpirtrat e kėqinj. Profeti na porosit qė, duke hyrė nė nevojtore, tė bėjmė lutjen: "Allahumme inni eudhu bike minel hubsi vel habais!" Gjithashtu, ai na porosit qė, ēdo aspekt tė jetės ta shoqėrojmė me lutje, tė ndodhemi nė vende dhe mjedise tė pastra pėr t'u ruajtur nga dėmet e tyre, tė rrimė me njerėz tė pastėr dhe tė mbrohemi me anė tė adhurimeve. Kėshtu, kush dėshiron qė tė jetė i sigurt nga tė gjitha tė kėqijat e xhindeve, para sė gjithash, duke u shmangur nga mėkatet, tė zėrė vrimat nga mund tė futen ata.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 25-12-2009 mė 16:34
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •