Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99

    Te krishteret

    Disa gabime te qarta ne Bibel

    --------------------------------------------------------------------------------

    Selamualejkum
    Nese na mundeson Allahu subhanehu we teAla do paraqesim ne menyre te thjeshte dhe te kuptueshme disa gabime qe gjenden ne Biblen e "shenjt" .
    Dhe ju kerkoj te me kuptoni nese hasni ne raste kur emrat nuk jane ne trajten e gjuhes Islame (p.sh emrat e profetve) dhe gjithashtu sa per dije keta emra (jo vetem te profetve) jane marre nga dukja e tyre ne gjuhen e shkruar Gjermane.
    Ndersa me Allahun subhanehu we teAla qendron Suksesi.


    Gabimi i 1-rė

    Kush e inspiroj(shtyri) Davidin qe luftaret Izraelit ti numėronte?

    a) Zoti (2.Samuel 24:1)
    b) Satan (1.Kronik 21:1)


    Gabimi i 2-tė

    Sa lufetar jane gjetur ne Izrael ?

    a) 800,000 (2.Samuel 24:9)
    b) 1,100,000 (1.Kronik 21:5)


    Gabimi i 3-tė

    Sa luftetar jane gjetur ne Juda?

    a) 500,000 (2.Samuel 24:9)
    b) 470.000 (1.Kronik 21:5)


    Gabimi i 4-tė

    Zoti e la Davidin te zgjedhe ne mes 3 formave te denimit. Njera prej tyre eshte , qe Zoti nje Kohe te gjat te gjendjes se Uris (munges e ushqimit per gjallnesat) mbi ate vend do ta lej.Sa vite ishte kjo kohe ?

    a) Shtate (2.Samuel 24:13)
    b) Tre (1.Kronik 21:12)


    Gabimi i 5-tė

    Sa vite ishte Ahasja kur u be mbret i Jerusalemit?

    a) 22 (2.Mbreti 8:26)
    b) 42 (2.Kronik 22:2)


    Gabimi i 6-tė

    Sa vjeqar ishte Jojahin kur u be Mbret i Jerusalemit?

    a)18 (2.Mbreti 24:8)
    b) 8 (2.Kronik 36:9)

  2. #2
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Cka tha Muhamedi a.s. rreth Bibles se sotme

    --------------------------------------------------------------------------------

    Le tė shohim se ēfarė ka thėnė Profeti Muhamed a.s. rreth validitetit dhe besueshmėrisė sė Biblės.



    Transmetuar nga Abu Namlah al-Ansari : “Derisa ai po qėndronte me tė Dėrguarin e Allahut, e edhe njė Hebre ishte me tė, njė funeral kaloi andej. Ai (hebreu) e pyeti atė: Muhamed, a flet ky funeral? Profeti tha: Allahu e di mė sė miri. Heberu tha: Ai (funerali) flet.

    I dėrguari i Allahut tha: ēfarėdo qė tė ju thojnė njerėzit e librit ( hebrenjtė dhe tė krishterėt) mos i verifikoni ata dhe as mos i pėrgėnjeshtroni por thuani: Ne besojmė nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse ėshtė gėnjeshtėr, mos e konfirmoni, dhe nėse ėshtė e drejtė mos e pėrgėnjeshtroni” (Pėrkthim i Sunan Abu Dawudit (Kital Al-Ilm, libri 25 nr 3637)



    Transmeton Ubaidullahu fjalėt e Profetit Muhamed: “Pėrse i pyetni njerėzit e shkrimeve rreth ēfarėdo gjėje kur Libri (Kur’ani) i cili i ėshtė shpallur Profetit tė Zotit ėshtė mė i riu dhe i fundit. Ju e lexoni atė tė pastėr, tė pashtrembėruar dhe tė pa ndryshuar, dhe Allahu u tha se njerėzit e shkrimeve (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt) i ndėrruan shkrimet dhe i shtrembėruan; shkruan shkrime me duart e tyre dhe thane: ėshtė nga Allahu, pėr ta shitur atė pėr njė fitim tė vogėl. ….(Sahih Buhari Volumi 9 libri 92, nr 461)



    Transmeton Ebu Hurejra “ Njerėzit e Librit e lexonin Torėn nė hebraisht dhe pastaj ua sqaronin atė Muslimanėve nė Arabisht. Profeti i Allahut u tha (Muslimanėve) Mos ju besoni njerėzve tė Librit dhe as mos tregoni mosbesim ndaj tyre por thuani Ne besojmė nė atė qė na ėshtė shpallur neve dhe nė atė qė ju ėshtė shpallur juve’ (Buhariu Volumi 9, Libri 92, numėr 460)



    Kur i bashkojmė tė gjitha kėto thėnie ėshtė e qartė se burimet qė i pėrdorin tė Krishterėt dhe Hebrenjtė (Bibla apo ēfarėdo burimi tjetėr fetar) duhet tė injorohen si tė tilla sepse nuk janė tė besueshme. Siē kemi parė tek Jeremia skribėt i korruptuan ligjet dhe i kthyen ato ‘nė rrenė’ (Jeremia 8:8)

    Sipas Islamit ALlahu xh.sh. nė librat e shenjta u ka premtuar atyre qė do tė ndėrrojnė fjalėt e tij se do tė ballafaqohen me zjarrin e dėnimit, sepse Ai e dinte se kjo do tė ndodhte. Ai i vuri njerėzit e librit (Hebrenjtė dhe tė Krishterėt) nė sprovė dhe ata dėshtuan thellė nė kėtė test. Sot edhe ashtu nuk e kemi njė Bibėl. Bibla katolike ndėrron nga Bibla Protestane apo nga Biblat e disa kishave tė lindjes. Zoti thotė nė Kur’an 5:13 “Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. Ti vazhdimisht do tė vėrejsh tradhtinė e njė pjese tė tyre, pėrpos njė pakice nga ata. Pra falju dhe hiqu tyre. All-llahu ido ata qė bėjnė mirė.”
    Izraeli kur e humbi mėshirėn e Allahut filloi tė mėkatojė kundėr tė sė vėrtetės dhe besimit nė tri rrugė: 1) ata filluan tė keqpėrdorin shkrimet, duke ose i larguar fjalėt nga kuptimi i vėrtetė, ose duke i aplikuar ato aty ku ato kurrė se kishin pasur kuptimin. 2) duke e bėrė kėtė ata e harruan njė pjesė tė Porosisė sė Allahut dhe qėllimit tė Tij 3) Ata zbuluan gėnjeshtra tė reja pėr tė mbėshtetur ato tė vjetrat.

    Kur’ani thotė tek 5:41 “O ti i dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i tyre qė me gojėt e tyre thanė: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i tyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshrės dhe shumė e dėgjojnė (fjalėn) njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i menjanjojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonė: “Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet,atėherė refuzoni. Po atė qė All-llahu do, tė humbė, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr te (nuk mund ta shpėtosh). Janė ata tė cilėve All-llahu nuk deshi t’iu pstrojė zemrat (prej kufrit). janė ata qė nė kėtė jetė kanė poshtėrim, kurse nė botėn tjetėr”

    Pėrse atėherė Zoti lejoi korruptimin e Fjalės sė Tij. Kjo nė fakt edhe nuk ėshtė njė pyetje pėr tu shtruar. Zoti i dha njerėzimit lirinė e mendjes dhe tė vendosjes. Kjo ėshtė ajo qė na dallon nga tė gjitha krijesat tjera. Dhe pėr kėtė nuk duhet ta akuzojmė Zotin pėr bėmat e kėqia tė njerėzve. Ky arsyetim i cili zakonisht dėgjohet nga tė krishterėt bie pasi qė nė kėtė rast UNIK Zoti e bėri tė njohur ndryshimin e bėrė Fjalės sė tij mė herėt dhe nė Fjalėn e tij Finale tė Fundit, nė Kur’an e tregoi tė vėrtetėn hyjnore dhe duke qenė se Kurani u shpall qė tė jetė Fjala e fundit e pėrhershme e tij deri nė fundin e botės ai edhe premtoi se do ta ruajė Kur’anin por njė premtim tė tillė nuk e bėri pėr librat e shpallur mė herėt

  3. #3
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Edison Mishel, (Muhamed Abduselam), prift nė Haiti. Nė vitin 1973,
    ai e pranoi Islamin. Mė vonė, e kreu edhe obligimin e Haxhit. Ai
    zgjodhi misionin e thirrjes nė Fenė islame. Ndėrsa deri dje, u
    mėsonte tė tjerėve Krishterizmin, sot, ai u mėson Islamin. Ai
    ndėrroi edhe emrin dhe tani quhet Muhamd Abduselam. Kohėt e fundit,
    duke dėgjuar ligjėratat e tij, pranuan Islamin mbi 150 banorė tė
    Haitit."
    .................................................. .................................................. ..............
    Joseph Amado, (Ahmed Jusuf), prift katolik, ka shėrbyer nė
    Kishėn `The New Papal Church of Kenema', nė Siera Leon. Sė bashku,
    me dymbėdhjetė anėtarėt e familjes sė tij, e pranoi Islamin. Amado,
    para se tė bėhej musliman, mori pjesė nė njė konferencė fetare pėr
    Misionarėt e Kishės, nė Frankfurt tė Gjermanisė. Kishte caktuar qė
    tė ndėrtonte njė kishė tė re, nė Siere Leone, por dėshira dhe
    vullneti i Allahut ishte qė ai tė bėhet musliman. Kėshtu, prifti
    Amado, morri emrin Ahmed Jusuf dhe kaloi nė Islam. Ndėrkaq, gjithė
    dokumentacionin zyrtar dhe konfidencial, ia dorėzoi Kishės
    pėrgjithmonė.
    Ish-prifti katolik, deklaroi se do tė punojė qė, edhe tė tjerėt nė
    Afrikė, tė pėrqafojnė Islamin dhe uroi qė Allahu edhe ata t'i
    nxjerrė, nga errėsirat e idhujtarisė, nė dritėn e Islamit."

    .................................................. .................................................. ...................
    Abdullah Colobong Mangaoang, thotė:
    "Kam lindur nė njė rreth qė i pėrket fesė sė krishterė. Nė rini,
    isha anėtar aktiv i Kishės sė Bashkuar Metodiste. Ėndėrroja qė, njė
    ditė, tė bėhesha misionar dhe ta ktheja nė Kristianizėm atė popull
    pagan, barbar dhe tė egėr, siē i konsideronim ne muslimanėt. Madje,
    shqetėsoja tė afėrmit e mi, qė tė mė ndihmonin, tė mėsoja pėrmendėsh
    citate nga Bibla. Por, besimi im i patundur, nė kristianizėm nė
    pėrgjithėsi, e nė veēanti nė Kishėn e Bashkuar Metodiste, filloi tė
    luhatej, pėr shkak tė kundėrthėnieve tė shumta, dallimeve tė mėdha,
    besimeve iracionale, blasfemive nė Bibėl dhe traditave pagane tė
    dogmave tė krishtera. Vura re se, gjatė viteve tė shkuara, unė kisha
    qenė njė vijues i verbėr i besimit me dogma pagane, sikurse janė:
    Krishti qan: "Krishti qan me zė tė lartė, duke thėnė: O Zoti im, O
    Zoti im, pse mė harrove?" (Shėn Marku: 15-34)
    Ky citat tregon qartė se Krishti (Isai) nuk ishte Zot, por thjesht
    njė pejgamber i Zotit, e asgjė mė shumė. Ai iu drejtua Zotit pėr
    ndihmė me njė zė tė mekur dhe nė gjendje tė dėshpėruar.
    Krishti, bir i Zotit. Kjo dogmė bie ndesh me mėsimet dhe thėniet e
    Isait a.s.
    dhe ėshtė pėrdorur nė kuptimin metaforik. Kjo shprehje,
    nė kuptimin metaforik ėshtė pėrdorur edhe pėr shumė pejgamberė tė
    tjerė, nė Bibėl.
    Shlyerja e mėkatit: "Baballarėt nuk do tė vdesin pėr fėmijėt e tyre,
    as fėmijėt e tyre nuk do tė vdesin pėr baballarėt e tyre, por
    ēdonjėri do tė vdesė pėr fajin e vet." (2 Kronikat 25-4)
    "Ai qė bėn mėkate nuk do tė vdesė: djali s'do tė pėrgjigjet pėr
    fajet e t'et, as i ati s'do tė pėrgjigjet pėr fajet e tė birit. Tė
    drejtit do t'i takojė drejtėsia dhe tė paudhit paudhėsia." (Ezekiel,
    18:20)
    Citatet e pėrmendura tregojnė qartė, se dogma `Shlyerja e mėkatit
    burimor' ėshtė e pabazė. Nėse vėrtet Zoti e ka dėrguar Isain a.s.,
    qė me vdekjen e tij nė kryq, t'ia falė mėkatet njerėzimit, siē thonė
    tė krishterėt, atėherė Zoti i tė krishterėve, bie ndesh me fjalėt e
    tij dhe Ai paraqitet si i pamėshirshėm dhe jo i drejtė. Ai u bėn
    padrejtėsi krijesave tė tij duke lejuar, qė njeriu i pafajshėm, tė
    vuajė pėr njeriun e fajshėm.
    Triniteti: "S'ka Zot pėrveē njė Zoti." (1 Koritianėt, 8: 6)
    "Tashti, ndėrmjetės nuk ka ku ėshtė vetėm njė. E Hyji ėshtė njė i
    vetėm." (Galatasve 3: 20). "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e
    humbura tė shtėpisė sė Izraelit."
    (Mateu 15: 24).
    Vallė, kėto citate dhe citate tė tjera tė Biblės, a nuk e
    pėrgėnjeshtrojnė dogmėn e "Trinitetit", duke vėrtetuar njėsinė e
    Zotit dhe pejgamberinė e Isait a.s., dhe se misioni i tij, nuk ishte
    universal.
    "Mos t'ju shkojė ndėrmend, se erdha pėr ta shlyer Ligjin ose
    Profetėt! Jo, s'erdha tė shlyej, por tė pėrkryej. Me tė vėrtetė, po
    ju them: derisa tė jetė qielli, asnjė gėrmė dhe asnjė presje, nuk do
    t'i hiqet Ligjit, por do tė zbatohen tė gjitha… (Mateu 5: 17, 18)
    Kėto citate, shprehin qartė, se Isai a.s. s'ka sjellė religjion tė
    ri, se Krishterizmi s'mund t'i atribuohet atij dhe se Krishterizmi
    s'ka themelues.
    Madje, studjova Hinduizmin, Budizmin, Judaizmin etj. Por ishte
    humbje kohe, sepse, kėto fe, nuk tė ēojnė drejt shpėtimit.
    Mendja ime nuk gjente prehje e qetėsi… Fatmirėsisht, njė mik mė
    huazoi njė libėr, me titull "Feja Islame - zgjedhja jonė ". Libri
    pėrmbante mbresat e personaliteteve eminente, qė kishin pranuar fenė
    islame. Fillova tė studioj librat e fesė Islame. Feja Islame ėshtė
    fe e pėrkryer monoteiste, e udhėzon njerėzimin drejt njė jetė tė
    lumtur dhe i garanton kėnaqėsi, nė kėtė botė dhe nė botėn e
    amshueshme.
    Mė 1972, pranova Islamin. Falenderoj Allahun qė gjeta tė Vėrtetėn."

  4. #4
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Jezusi - Muslimani

    Debati ėshtė zhvilluar me shekuj. A ishte Jezusi historik nga Nazareti vetėm njė rabin i madh apo ishte diēka mė tepėr?

    A ishte ai njė pacifist revolucionar apo ishte njė ēifut fanatik i vendosur tė pėrzė jashtė rrangullat romake. Mbase ishte Mesia i hebrenjve dhe Profeti i Zotit apo ndoshta Zoti vetė? Ndoshta ai nuk ekzistonte fare, ose ishte njė grua e quajtur Sofie? A ishte njė Sufi? Njė Jogi Hindu? Njė esen? Njė samaritan? Njė hipokrit? Si besim themelor i komunitetit musliman, pėrgjigja e pyetjes pėr identitetin e Jezusit (Isait a.s) ėshtė shumė e qartė.

    Pyetja reale ėshtė: nėse Jezusi do tė ishte gjallė nė ditėt tona, cilėn nga tri traditat Abrahamike do ta kishte pėrcjellė ai? Kjo pyetje mund tė pėrgjigjet duke shikuar thellė nė katėr narracionet ungjillore tė shėrbesės sė Jezusit tė gjendura nė Dhiatėn e Re. Para se gjithash, mė leni tė them se ėshtė mė se e qartė se kėta katėr autorė tė ashtuquajturve “ungjij” kanė definuar agjendėn teologjike qė ata kanė dėshiruar tė gjendet nėpėr shkrimet e tyre.

    Tek Marku (68 – 70 pas Krishtit), Jezusi ėshtė konsideruar si Mesia i fshehur, Profeti i pėrvuajtshėm dhe gjykatėsi i ardhshėm eshatologjik i cili “nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por qė tė shėrbej dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave”(Marku 10:45). Mateu (80 pas Krishtit) e paraqet Jezusin si njė Mėsues tė Madh dhe si Mesinė e qartė ēifut i cili ka ardhur qė tė “plotėsojė Ligjin dhe profetėt” (Mateu 5:17). Luka (85 – 90 pas Krishtit) e sheh Jezusin si Mesinė universal i cili ėshtė dėrguar qė tė vdesė pėr mėkatet e njerėzimit. Luka ėshtė i pari evangjelist qė e pagėzon Jezusin “Soter”, domethėnė Shpėtimtar (Luke 2:11). Pėrfundimisht, tek Gjoni (90 – 100 pas Krishtit), Jezusi ėshtė Fjala Hyjnore (Logos) qė nis krijimin pėr atė i cili i kėshillon pėrkrahėsit e tij: “nė qoftė se dikush mė shėrben, Ati im do ta nderojė.” (Gjoni 12:26). Ēka ndodhi me “unė nuk erdha qė tė shėrbehem”? Ēuditėrisht, nė njė interval kohe prej vetėm disa dekadash, Jezusi evoluoj prej njė njeriu tė pėrvuajtur nė njė zot tė plotfuqishėm.

    Prapė se prapė ne me tė vėrtetė nuk kemi zgjidhje; ne detyrohemi tė pėrdorim kėto burime sepse kjo ėshtė ajo ēka tė krishterėt kėrkojnė prej nesh. Sipas kristianėve tė rilindur (born-agains) nėse nuk ka ekzistuar nė Bibėl , nuk ka ekzistuar fare. S’ka rėndėsi pėr tani boshllėk i turpshėm nė tė dhėnat Ungjillore rreth jetės sė Jezusit mes viteve 12 – 30 qė evangjelistėt kanė zgjedhur ta injorojnė plotėsisht ose tėrėsisht e kanė lėnė nė harresė. Duket e pazakonshme qė njė njeri tė cilit njė pjesė e madhe e njerėzimit i referohet si Zoti i ardhur nė mish, nuk ka pothuajse asgjė pėr tė treguar pėr vetveten gjatė 30 viteve tė para tė jetės sė tij. Nė tė 30-tat, Aleksandri i Madh kishte pushtuar shumicėn e botės sė njohur. Nė tė 30-tat, profeti Muhamed ishte i njohur nga tė gjithė tė afėrmit e tij si al-Ameen, i Sinqerti; reputacion ky i pėrhapur pėrgjatė gjithė gadishullit Arabik. Nė tė 30-tat, profeti Moisiu ishte i edukuar nga e gjithė njohuria e Egjiptit antik dhe ishte thirrur si Princ i Egjiptit.

    Ėshtė njė fakt i sigurt historik se Moisiu kurrė nuk e kishte dėgjuar fjalėn “Judaizėm” gjatė gjithė jetės sė tij tokėsore. Sipas studiuesve, kjo fjalė ishte shpikur diku kah vitet e vona tė shekullit tė shtatė p.e.s. pasi Sirianėt i sulmuan dhe kishin zhdukur dhjetė nga dymbėdhjetė fiset e Izraelit, diku 600 vjet apo diēka ashtu pas vdekjes sė Moisiut. Nė kėtė kohė kishte ēifut por jo edhe Judaizėm. Fjala “ēifut” megjithatė paraqiste mė shumė identitetin fisnor sesa atė religjioz. Interesant, Moisiu madje as nuk ėshtė i kualifikuar pėr kėtė. Na ėshtė thėnė: “Kėto janė familjet e Levit: familja e Libnitėve, familja e Hebronitėve, familja e Mahlitėve, familja e Mushitėve, familja e Korahitėve. Dhe Kohathit i lindi Amrami. Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijė e Levit dhe i kishte lindur Levit nė Egjipt; nė Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrėn e tyre.” (Numrat 26:58 – 59). Ai ishte Levit, jo ēifut.

    Gjersa Moisiu ishte Levit nga fisi, cili ishte religjioni i tij? Musliman! Ai ishte njė njeri i cili qetėsisht dhe me gjithė qenien e tij i nėnshtrohej tėrėsisht Vullnetit tė tė Plotfuqishmit. Ai “hėngėr dhe fjeti” me religjion. Krahasoje kėtė me tė krishterėt e ditėve moderne tė cilėt besojnė se shkuarja nė kishė njė herė nė javė tė Dielėn dhe dėgjimi me kujdes i njė njeriu qė bėnė melodi me gishtat e tij nė banxho prezanton sakrificėn personale dhe nėnshtrimin e plotė Vullnetit tė Zotit.

    A ishte Jezusi jude? Shumicėn e tė krishterėve i gjen tė besojnė se ai ishte pasardhės i Davidit, nga fisi i Judės. Kontradiktat e dhėna pėr prejardhjen e Jezusit janė material pėr njė artikull tė njė here tjetėr. Megjithėse fjala Judaizėm ishte pėrdorur gjatė kohės sė Jezusit, mbetet njė fakt se ky emėr asnjėherė nuk ėshtė menduar tė jetė pėr religjionin e Bijve tė Israilit. Ju mund ta lexoni ēdo verset tė 39 librave tė Biblės Hebraike si edhe shtatė librat e Apokrifisė dhe ju asnjėherė nuk do ta hasni emrin “Judaizėm”. A harroi Zoti ta emėronte popullin e tij tė zgjedhur?

    A ishte Krishti i krishter? Absolutisht jo! Luka na tregon neve se kjo fjalė i krishter sė pari ėshtė pėrdorur si nėnēmim pėr ata qė kanė pėrcjellur rrugėn e Jezusit, Mesisė sė hebrenjėve: “Dhe dishepujt sė pari ishin quajtur tė krishterė nė Antiok” (Veprat 11:26) Si ishin quajtur dishepujt nga Zoti? Allahu na tregon neve: “E kur e kuptoi Isai vendosmėrinė e tyre nė mosbesim (dhe qėllimin qė ta mbysin) tha: “Kush janė ndihmėtarėt e mi pėr nė rrugė tė Allahut?” Havarijjunėt thane:”Ne jemi ndihmėtarė tė fesė sė Allahut, ne i besuam Allahut , e ti dėshmo pėr ne se jemi muslimanė (tė bindur, tė dorėzuar)!”(Kuran 3:52). Prandaj Jezusi vet ishte gjithashtu njė musliman.

    Le tė fillojmė nga mėnyra e tė folurit tė Jezusit. Pas “ringjalljes” sė tij tė supozuar nga vdekja, ai pėrshėndet apostujt e tij tė mėrzitur nga Dhoma e Sipėrme me fjalėt “Paqja qoftė me ju” (Luka 24:36) ose nė Hebraishte “Shalom malaihem” ose ndoshta nė Aramaike “Shlama alaikum”. Kjo ėshtė saktėsisht e njėjtė me atė se si MUSLIMANĖT e pėrshėndesin njėri tjetrin. Nė Arabishte, poashtu edhe kjo pra njė gjuhė Semite, ne themi “As-salamu alaikum” – Paqja qoftė me ju. S’ka njeri nė Tokė, madje as ēifutėt, qė kanė vazhduar tė pėrdorin kėtė pėrshėndetje pėrveēse muslimanėve.

    Gjatė predikimit nė mal siē ėshtė raportuar nga Mateu 5, Jezusi ju mėson pasuesve tė tij Urimin e Zotit dhe pastaj reciton nėntė deklaratat tė njohura si Lumturia e Plotė. Nė versetin e 9 ai thotė : “Tė bekuar janė pajtuesit: ata do tė quhen fėmijėt e Zotit”. Fjala greke pėr pajtuesit, eirenepoios – ėshtė e nxjerrė nga fjala paqe ose eireny. Versioni Aramaik Pshiita i Dhiatės sė Re bazuar nė manuskriptet origjinale nė greqishte e jep kėtė versetė nė gjuhėn origjinale tė Jezusit si: Goovay hoon la'ovdai shlomo, davanaa-hi d'Aloho nethqroom. Vini re fjalėt Aloh dhe la'ovdai shlomo pėr “Zot” dhe respektivisht “pajtuesit”. Ata tė cilėt bėjnė shlomo janė po ata qė bėjnė salam, Muslimanėt!

    Fjalėt Eirenepoios, La'ovdai shlomo dhe Muslimoon tė gjitha kanė kuptim identik, ai ėshtė, tė nėnshtruarit paqėsor ndaj Vullnetit tė Shenjtė tė Aloh-ut (Zotit). Shoqėria Biblike Aramaike pėrktheu Luken 6:40 nė Hebraishte si: Ein talmeed na'leh al rabbo, shekken kal adam, she'mushlam yihyeh ka rabbo, qė nė shqip do tė thotė: “Dishepulli nuk ia kalon mėsuesit tė vet, madje ēdo dishepull qė ka mėsuar (Mushlam, Musliman) do tė jetė si mėsuesi i vet.”

    Mateu na tregon neve se Jezusi e luti Zotin e tij qė ta shpėtojė atė nga poshtėrimi i kryqėzimit duke u lutur nė mėnyrė shumė specifike: “Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti”. (Mateu 26:39). Jezusi i shtrirė nė fytyrėn e tij siē bėjnė Muslimanėt nė faljet e tyre ditore, i lutet Zotit pėr ndihmėn e tij hyjnore nėse Ai dėshiron – “insha’allah”. Mateu gjithashtu na tregon neve se kur dishepujt e dėgjuan zėrin e Zotit nė mal gjatė shpėrfytyrimit, ata “ranė me fytyrė pėr tokė dhe i zuri njė frikė e madhe” (Mateu 17:6). Gjithashtu lexoni se si profetėt Hebrenjtė faleshin nė kėtė mėnyrė saktėsisht tek Joshua 5:14, 1 e Mbretėrve 18:42, Numrat 20:6, Zanafilla 17:3. Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve vazhdon tė falet nė kėtė mėnyrė?

    Tora na tregon neve se Moisiu dhe Aaroni kishin pėr tė pastruar gjymtyrėt e jashtme nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė faleshin “Dhe me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe kėmbėt; kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.” (Eksodi 40: 31 –32). Gjoni gjithashtu na tregon neve pėr njė pellg qė gjendej jashtė rrethinave tė Tempullit qė ēifutėt gjatė kohės sė Jezusit e pėrdornin pėr tė bėrė pastrimin e tyre. Jezusi i referohet kėtij pellgu pasi e shėroi njė person nga verbėrimi: “Pastaj i tha: ``Shko, lahu nė pellgun e Siloamit`` (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė. “ (Gjoni 9:7). Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve vazhdojnė tė kryejnė pastrimin nė kėtė mėnyrė?

    Ndoshta ne duhet tė presim deri nė Ardhjen e Dytė tė Jezusit qė ta pyesim atė vet. Megjithatė njė gjė ėshtė e qartė, qė tė dy palėt, Muslimanėt dhe tė Krishterėt janė duke e pritur me padurim ardhjen e birit tė Marisė dhe mund tė thonė njėzėri siē kishte thėnė njėherė njėri nga dishepujt e zgjedhur tė Jezusit: “Maranatha” – “Eja o Zotėri, eja”!

    “Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime.” (Kuran 19:34).

  5. #5
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    BIBLA dhe TERRORIZMI - pa koment!

    Terrori mbi popullin e Amorejve



    34 Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikė nga ai, sepse unė e lė nė duart e tua me gjithė njerėzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siē ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve qė banonte nė Heshbon.
    35 Kėshtu Izraelitėt e mundėn atė, bijtė e tij dhe tėrė popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė, dhe pushtuan vendin e tij. NUMRAT 21:34-35


    Terrori mbi popullin e Kanaanit



    2 Atėherė Izraeli i lidhi njė kusht Zotit dhe tha: "Nė rast se ti ma shtie nė dorė kėtė popull, unė do tė shkatėrroj tėrėsisht qytetet e tyre".
    3 Zoti e dėgjoi zėrin e Izraelit dhe ia shtiu nė dorė Kananejtė; dhe ai i shkatėrroi plotėsisht ata bashkė me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah. NUMRAT 21:2-3


    Terrori kundėr Madianitėve; vriten meshkujt, fėmijėt dhe tė tjerėt ndėrsa ruhen vetėm vajzat e virgjėra


    1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: "Merrua hakun bijve tė Izraelit kundėr Madianitėve;

    7 Dhe luftuan kundėr Madianit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, dhe vranė tėrė meshkujt.

    9 Bijtė e Izraelit zunė robinja edhe tė gjitha gratė e Madianit dhe fėmijėt e tyre, rrėmbyen tėrė bagėtinė e tyre, tėrė kopetė e tyre dhe tėrė pasuritė e tyre;
    10 pastaj u vunė zjarrin tė gjitha qyteteve ku ata banonin dhe tė gjitha kalave tė tyre,
    11 dhe morėn gjithė plaēkėn e luftės dhe tėrė prenė, njerėz dhe kafshė:

    14 Por Moisiu u zemėrua me komandantėt e ushtrisė, me krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, qė po ktheheshin nga kjo fushatė lufte.
    15 Moisiu u tha atyre: "Keni lėnė gjallė tė gjitha gratė?
    16 Tė nxitura nga Balaami, ato i shtynė bijtė e Izraelit tė mėkatojnė kundėr Zotit, nė ngjarjen e Peorit, kur shpėrtheu fatkeqėsia nė asamblenė e Zotit.
    17 Prandaj vrisni ēdo mashkull nga fėmijėt dhe vrisni ēdo grua qė ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė,
    18 por ruajini tė gjalla pėr vete tė gjitha vajzat qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale me burra. NUMRAT 31: 1-19


    Plaēkitje, vrasje, therrje pėr haraēin e Zotit !


    31 Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.
    32 Dhe plaēka qė mbetej nga plaēkitja e kryer nga luftėtarėt pėrbėhej nga gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė mijė dele,
    33 shtatėdhjetė e dy mijė lopė,
    34 gjashtėdhjetė e njė mijė gomarė,
    35 dhe tridhjetė e dy mijė persona gjithsej, domethėnė gra qė nuk kishin pasur marrėdhėnie seksuale me burra.
    36 Gjysma, domethėnė pjesa pėr ata qė kishin shkuar nė luftė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele,
    37 nga tė cilat gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė pėr haraēin e Zotit;
    38 tridhjetė e gjashtė mijė lopė, nga tė cilat shtatėdhjetė e dy pėr haraēin e Zotit;
    39 tridhjetė mijė e pesėqind gomarė, nga tė cilėt gjashtėdhjetė e njė pėr haraēin e Zotit;
    40 dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona, nga tė cilėt tridhjetė e dy pėr haraēin e Zotit. NUMRAT 31:31-40


    Terrori mbi popullin e Sihonit; shfarosje e burrave, grave foshnjave


    31 Dhe Zoti mė tha: "Shiko, kam filluar tė kaloj nėn pushtetin tėnd Sihonin dhe vendin e tij; fillo ta pushtosh, qė ti tė bėhesh zotėruesi i vendit tė tij".
    32 Atėherė Sihoni doli kundėr nesh me gjithė njerėzit e tij, pėr t'u ndeshur nė Jahats.
    33 Por Zoti, Perėndia ynė, na e dha nė dorė, dhe ne e mundėm atė, bijtė e tij dhe tėrė njerėzit e tij.
    34 Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij dhe shfarosėm burrat, gratė dhe fėmijėt e ēdo qyteti; nuk lamė gjallė asnjė.
    35 Morėm si plaēkė vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e qyteteve qė kishim pushtuar.
    36 Nga Aroeri, qė ndodhet nė brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė ėshtė nė luginė, deri nė Galaad, nuk pati asnjė qytet qė tė ishte shumė i fortė pėr ne; Zoti Perėndia ynė, na i dha tė gjitha nė dorėn tonė. LIGJI I PERTERIRE 2:31-36

    --------------------------------------------------------------------------------

  6. #6
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Nje nga 10 urdheresat e Dhjates se Vjeter thote "Mos gjyko qe te mos gjykohesh"...
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  7. #7
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    O ti hapesi i temes

    Selamun Alejkum

    Pashe diku ne nje teme tjeter qe kishe kerkuar te fshihet materiali ne lidhje me Ajetullah Khumejnin me pretekst se paska qene Shia. E verte eshte Shia ka qene, por sikurse ti edhe une ka paranuar qe s'ka Zot tjeter vec Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Allahut. A perndryshe prej meje, prej teje edhe prej shumices se muslimaneve ne bote krijoi nje shoqeri e cila edhe pse me mangesi i tha jo Amerikes dhe mbare botes se krishtere. Ajetullah Khumeini ishte nje njeri jeten e te cilit duhet ta studjoje cdo musliman i cili deshiron te mesoje sesi ndryshohet nje shoqeri e si ndertohet nje shtet.

    Gjithsesi nese te pengoka ajo teme qe nuk qenka ne forumin e duhur, pse po shkruan ketu ne lidhje me te krishteret? Apo kjo teme duhet te rrije ne kete nen forum e te lexohet e ajo tjetra duhet te fshihet?

    Mendo !

    E vertete qe ne jemi Sunni, por kjo nuk duhet te na pengoje te shohim gjere, te marrim cdo gje te mire qe mund te na sherbeje per te ndryshuar gjendjen ku jemi katandisur. Ben mire ta lexosh ate material e te mendosh pak me thelle.

    "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli perderisa ata nuk e ndryshojne gjendjen e tyre"

    Selam

  8. #8
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Acid_Burn O ti hapesi i temes
    alejkum selam o ti mbylles i temes.
    Jo mu se spo me pelqen ajo teme por nuk e ka vendin ketu.Ja ka ketu tema dhe nentema mbi shiitet edhe kan debatuar dhe diskutuar me pare keshtuqe nuk ka nevoj te rihapen tema te reja.
    Sa per Homeinin dhe politiken e tina dhe cka ishte qellimi i tij?,mundet te debatojme...
    Ketu kemi hapur teme mbi krishteret ne menyre qe te njihemi se si gjykon islami mbi krishterzimin,cifutet,dhe ateistet...
    Ue selam

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    interesante gjithsesi ...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    ...........
    Anėtarėsuar
    04-05-2007
    Vendndodhja
    para dyerve tė vdekjes
    Postime
    99
    Si u zhvillua besimi mbi trininė?

    Sipas besimit tė krishterė mbi trininė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė janė tre persona tė tė njėjtės substancė tė cilėt e pėrbėjnė njė Zot tė Vetėm. Dikush me tė drejtė mund tė pyetet tash: nėse Jezusi a.s., qoftė edhe sipas Biblės, e kishte mohuar kategorikisht ēfarėdo atribuimi tė hyjnisė pėr vetveten dhe e kishte cilėsuar Allahun xh.sh. si Perėndinė e Vetėm tė Vėrtetė nė njė mori rastesh, atėherė si u zhvillua apo prej nga u zbulua besimi mbi trininė. Encyclopedia Britannica me tė drejtė pohon:

    “As fjala Trini, e as ndonjė doktrinė eksplicite si kjo, nuk gjenden nė Dhiatėn e Re, dhe as Jezusi apo ndonjė nga pasuesit e tij nuk kanė pasur ndonjė qėllim qė ta kundėrshtojnė kredon e Dhiatės sė Vjetėr: “Dėgjo o Izrael, Zoti, Perėndia ynė ėshtė njė Zot i Vetėm” (Ligji i Pėrtėrirė 6:4). Doktrina e trinisė u zhvillua gradualisht gjatė disa shekujve dhe nėpėrmjet shumė kontroversave...”

    Zhvillimi i besimit mbi trininė u ndikua nga shumė faktorė. Pikė sė pari reflektimet pagane ishin gjigande nė shekujt e parė tė krishterimit. Trualli ku u gdhendėn doktrinat e krishterimit ishte nga tė gjitha anėt njė arenė e fuqishme e veprimeve dhe besėtytnive idhujtare. Janė shumė mirė tė njohura trinitė e besimeve tė vjetra pagane dhe ndikimi i tyre gjatė formimit tė doktrinave tė krishterimit ishte i pashmangshėm. Teologjia e vjetėr egjiptiane e kishte nė thelb besimin mbi njė hyjni tė mistershme tė pėrbėrė nga tre persona: Horus, Osiris dhe Isis; dhe tė mos harrojmė se Aleksandria e Egjiptit ishte njė ndėr vatrat kryesore ku po formėsohej doktrina e krishtere.

    Gjithashtu besime pagane mbi hyjni trepjesėshe ishin tė njohura edhe pėr romakėt dhe babilonasit. Edhe filozofėt grekė kishin zhvilluar ide mistike mbi trininė. Platoni me trininė e tij dhe idetė e tjera filozofike ka pasur njė ndikim tė madh nė zhvillimin e idesė pėr Logosin Hyjnor me tė cilin nė fakt fillon Ungjilli sipas Gjonit dhe i cili gjendet nė thelb tė teologjisė sė sotme tė krishterimit. S’do mend se nga kėtu do tė kenė depėrtuar idetė mbi trininė tek kisha tė shekujve tre dhe katėr pas Krishtit, pasi qė kėto kisha ishin nė kontakte direkte me kėto mėsime.

    Nėse e shikojmė nė perspektivė historinė e krishterimit tė hershėm do tė shohim nė mėnyrė tė mrekullueshme se si besimi mbi trininė u ngrit nga asgjėja pėr tu bėrė zyrtarisht njė dogmė themeltare e besimit tė krishterė pėrfundimisht diku nė shekullin e VI pas Krishtit. Pėr shembull sipas kredos Apostolike e cila daton diku rreth vitit 200 pas Krishtit pėrmendet Ati si Perėndia i Vetėm i Vėrtetė dhe pėr Jezusin nuk ėshtė dhėnė as edhe njė shenjė e vetme e hyjnisė. Natyrisht Fryma e Shenjtė as qė ėshtė menduar tė inkorporohet nė ndonjė Hyjni trepjesėshe nė atė kohė. Nėn ndikimin e perandorit pagan Konstantinit nė Koncilin e Nikesė nė vitin 325 pas Krishtit, Jezusi ngritet nė njė qenie tė mistershme tė pafillim dhe pambarim duke u barazuar nė njė mėnyrė me vetė Zotin. Gjurmėt e para tė hyjnizimit tė Frymės sė Shenjtė vendosen bindshėm nė kėtė koncil me kėtė kredo; mirėpo tek nė shekullin e gjashtė me kredon Atanasiane trinia e pėrbėrė nga Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė gdhendet pėrfundimisht si strumbullar i teologjisė sė krishterė. Edhe pse ky besim po u imponohej me dhunė shumicės sė kishave tė krishtera dhe vazhdoi tė mbijetonte falė forcės sė pushtetit mė sė shumti, numri i kishave tė cilat nuk u pajtuan me kėtė dogmė ishte i madh gjithandej historisė.

    Grupe tė hershme tė tė krishterėve Unitarianė si Ebionitėt, Basilidianėt, Kapokratianėt etj kurrė nuk u pajtuan me kėtė cenim tė monoteizmit tė pastėr tė cilin e kishte predikuar Jezusi a.s. Gjithashtu gjatė historisė e deri nė ditėt e sotme vazhduan tė funksionojnė Kisha tė ndryshme Unitariane.

    Krahas kėtyre zhvillimeve politike dhe teologjike nė dėm tė besimit tė pastėr monoteist, njė ndikim tė madh nė zhvillimin e trinisė e kishte edhe mosekzistimi i njė forme tė pandryshuar tė shkrimeve tė shenjta. Ungjijtė dhe shkrimet e tjera tė cilat mė vonė do tė cilėsoheshin si kanon i Biblės, kaluan nėpėr disa ndryshime derisa morėn formėn qė e kanė sot. Gjetja e manuskripteve tė shekujve tė hershėm tė krishterimit na e bėn tė ditur nė mėnyrėn mė tė mrekullueshme se si ndikimet teologjike tė kishave tė ndryshme vepronin direkt nė ndryshimin e Biblės me qėllim tė vendosjes sė dogmave tė ndryshme tė cilat Jezusi kurrė nuk i kishte predikuar. Pėr shembull nė disa vende nėpėr Ungjij ku nė manuskriptet e vjetra Ati i drejtohej Jezusit me fjalėt “I zgjedhuri im” mė vonė kjo u ndryshua nė “Biri im”. Ndryshime tė tjera bėrė shkrimeve i jepnin Jezusit cilėsi tė cilat i pėrmban vetėm Perėndia. Ruajtja e kėtyre manuskripteve tė vjetra ėshtė njė dėshmi e gjallė se si nėpėrmjet ndryshimeve graduale dhe nganjėherė mjaft tė vogla besimet pagane tė cilat e ngrenė Jezusin nė piedestalin e hyjnisė, po tentohej tė mbėshteteshin edhe nga Shkrimet e Shenjta. Madje nė shkrime futėn duart e tyre njerėz tė pandėrgjegjshėm edhe me pėrmendje eksplicite tė trinisė (Letra 1 e Gjonit 5:7) dhe me shekuj tė tėrė kjo vazhdohej tė konsiderohej si mėsim i frymėzuar nga Zoti.

    Njė shembull tjetėr i ndryshimit tė Biblės me qėllim tė ngritjes sė Jezusit nė hyjni dhe tė vendosjes sė besimit mbi trininė ėshtė vargu nga Mateu 28:19: “Shkoni pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė.” Tė krishterėt pohojnė se gjoja nėpėrmjet kėtyre fjalėve vetė Jezusi e ka predikuar trininė duke e pėrdorur fjalėn ‘ emėr’ nė njėjės dhe duke e pasuar kėtė me pėrmendjen e formulės sė trinisė; e kjo sipas tyre do tė duhej tė nėnkuptonte se Zoti ėshtė NJĖ Perėndi i Vetėm por i pėrbėrė nga TRE persona. Mirėpo nuk ekziston asnjė manuskript nga shekujt e parė tė krishterimit i cili do ta mbėshteste autenticitetin e kėtij vargu kėshtu siē gjendet sot nė shumicėn e Biblave tona. Pėr mė tepėr, gjatė tre shekujve tė parė pas Krishtit sikur edhe deri nė gjysmėn e shekullit tė katėrt ky varg nga etėrit kishtarė si Euzebiusi, Justin Martiri, Origeni, Afratesi etj citohej nė formėn: “Dhe shkoni bėni dishepuj nė emrin tim” pa e pėrmendur fare pagėzimin ose formulėn e trinisė. Vetėm pas Koncilit tė Nikesė ky varg fillon gjerėsisht tė pėrdoret nė formėn e tanishme duke e pėrmbajtur formulėn trinitariane tė pagėzimit. Kėshtu qė nė njė mori rastesh zbulimi i shkrimeve tė vjetra tė krishtere e vuri nė pah padrejtėsinė e bėrė mėsimeve tė Jezuit.
    Ky edhe ishte njėri nga qėllimet kryesore tė dėrgimit tė Profetit Muhamed a.s. nga ana e Allahut xh.sh. nė mėnyrė qė tė rivendosej edhe njė herė pėrfundimisht besimi i pastėr nė njė Zot tė Vetėm dhe si i tillė tė mos ndikohej mė nga besime pagane. Kjo u arrit nėpėrmjet ruajtjes sė Kur’anit, Shpalljes sė Fundit dhėnė njerėzimit nga Zoti. Monoteizmi i pastėr ashtu siē ėshtė shpallur dhe ruajtur nė Kur’an nuk lė vend mė pėr asnjė mėdyshje lidhur me natyrėn e Perėndisė.

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta e III boterore (2)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-11-2015, 04:16
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •