Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Totozani: Shqiperia ne depresion te thelle e te gjithanshem

    Shekulli, 29-09-2007

    Njė republikė tė katėrt!?
    Nga Igli Totozani

    Duket se, nė Shqipėri, ka ardhur koha pėr fillimin e njė procesi tė gjithanshėm ndryshimi dhe reformimi, pasojė ose mė mirė tė themi, objektiv i tė cilit tė jetė fillimi i njė faze tė re historike tė Republikės Shqiptare. Natyrisht, bėhet fjalė pėr njė fazė e cila, nė mos do tė pėrkonte tė paktėn, do t’i paraprinte mbylljes pėrfundimtare tė tranzicionit dhe fillimit tė konsolidimit demokratik tė kėtij vendi.

    Nė fakt, njė ide e tillė - e cila mund tė konsiderohet optimiste - nuk paraprihet nga ndonjė ngjarje e madhe, me ndikim pozitiv nė jetėn e tė gjithėve. Mė shumė se njė ide, ėshtė njė ndjenjė, tė cilėn shumėkush po e provon kėto kohė nė Shqipėri. Njė ndjesi e errėt, njė trishtim, njė pezulli apo tė gjitha bashkė po kaplojnė ēdo ditė qytetarin shqiptar. I mashtruar nė gjithēka dhe nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, ai gjendet sot pa energji, pa punė, pa ujė, i varfėruar deri ku s’mban mė dhe pa asnjė “pikė” besimi tek politika. Shqipėria ka hyrė kėsaj radhe - sigurisht, nuk ėshtė hera e parė nė kėto 16 vjet tranzicion - nė njė fazė rėnieje tė gjithanshme.

    Ky vend ėshtė nė depresion, nė gjithēka dhe kudo. Nė ekonomi, ku inflacioni po fillon tė rritet, ku ēmimet e ushqimit tė njerėzve dhe makinave nuk po mund tė kontrollohen mė, ku biznesi - e vetmja “prodhuese” nė kėtė vend - po vdes, ku varfėria e shumicės dhe pasuria e pakicės po arrin ekstremet. Nė politikė; nuk funksionon mė pothuajse, asnjė nga elementėt e demokracisė. Nuk ka zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, nuk funksionon mė pėrfaqėsimi demokratik dhe si rezultat, Parlamenti i sotėm nuk ka mė asnjė lidhje me votat e 3 korrikut. Gjatė kėsaj periudhe “lindėn” dhe “vdiqėn” grupe parlamentare pa asnjė program apo ideologji dhe absolutisht tė palidhur me qytetarin por, thjesht dhe vetėm, pėr t’u bėrė pjesė e pushtetit. Koalicioni qeverisės kontrollon tashmė gjithēka dhe pėr pak kohė, do tė zotėrojė tėrėsisht sistemin e drejtėsisė. Tė besuarit e dikurshėm po ngjiten ngadalė-ngadalė nė Kėshillin e Lartė dhe organet e tjera tė drejtėsisė. Nuk ka mė ndarje tė pushtetit. Ky i fundit, ėshtė tashmė njė dhe i vetėm dhe premton tė rrijė gjatė kėshtu. Korrupsioni vazhdon tė mbetet galopant, duke “zėnė pėr fyti” qarqet mė tė larta tė pushtetit dhe nė fakt, maxhoranca nuk “gėnjen” mė pėr luftėn kundėr tij. Nuk ka mė transparencė pėr asgjė, kjo e fundit po zvogėlohet me tė njėjtin ritėm, me rritjen e numrit tė aferave korruptive. Askush, nuk di mė se ē’po ndodh dhe asgjė nuk pipėtin. Nė krizė ėshtė edhe masmedia. Ka heshtur Top-Chanel dhe askush nuk di mė se ē’po ndodh me kėtė televizion, dikur tė dashur pėr shqiptarėt. Asnjė mjet tjetėr informativ nuk po guxon mė tė dalė nga rreshti, ndėrsa opozita vazhdon tė mbetet e pėrēarė si asnjėherė.

    Shqipėria ėshtė nė depresion, tė thellė, tepėr tė thellė, si kurrė mė parė dhe faza tė tilla mund tė pėrfundojnė nė dy drejtime tė mundshme: ose autoritarizėm, pra nė nevojėn pėr njė pushtet tė fortė, ose nė njė ndryshim mė tė madh demokratik. Shenjat janė pėr tė dyja. Ka vullnet tė qartė politik, tė njė grupi tė vogėl tė maxhorancės pėr kontroll absolut, jo mė vetėm tė pushtetit por, tė jetės shqiptare nė pėrgjithėsi. Por, nga ana tjetėr, ka rezistencė, ka mosbesim qytetar qė rritet, ka abstenim. Si rrallėherė, kėto vite tranzicioni, koalicioni qeverisės u “zhvesh” shpejt nga besimi publik. Nuk kanė kaluar veēse dy vjet nga ardhja nė pushtet dhe askush nuk beson mė nė luftėn kundėr korrupsionit, nė dėshirėn patriotike pėr ndėrtimin e rrugės panshqiptare, nė reformėn e administratės publike, nė eksportin e energjisė dhe sė fundi nė reformat demokratike.

    I shpejtė, i fortė, i drejtpėrdrejtė, i vėrtetė si asnjėherė tjetėr, ėshtė sot zhgėnjimi i shqiptarėve ndaj qeverisjes sė tyre, ndryshe nga mė parė kur ndoshta, optimizmi “gjenetik” e bėnte tė pamundur kėtė edhe pas shumė e shumė vitesh. Dhe jo vetėm kjo. Nė pėrgjithėsi, duket se, me kėtė mandat tė fundit qeverisės, u kuptua, mė qartė se kurrė, se mjerimi i tyre nuk vjen vetėm nga e majta, apo thjesht nga e djathta, as nga ideologjitė e kėtyre krahėve, as nga mungesa e reformave gjatė gjithė kėtyre viteve, as nga korruptimi i pushtetit tė drejtėsisė apo nga “inkriminimi” i “tė gjithė” prokurorėve dhe gjyqtarėve tė republikės kėto 16 vjet. Ka pasur dhe ka korrupsion nė Shqipėri, nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha fushat: nė arsim, nė kulturė, nė drejtėsi, nė shėndetėsi, nė sigurimet shoqėrore, nė mbrojtje, nė rend publik e kėshtu me radhė. Nga ana tjetėr, nuk mund tė dihet se kur ai filloi nė kėtė vend, por dihet qė u shndėrrua nė sistem nė tė njėjtėn kohė me fillimet e demokracisė. Pa asnjė dyshim, tė korruptuarit dhe korruptuesit mė tė parė tė kėsaj periudhe ishin dhe janė ata tė cilėt, historia nė njė nga momentet e saj, i vuri jo vetėm nė drejtimin e ndryshimeve tė mėdha, por edhe nė zotėrimin e pushtetit si formė autoriteti dhe bashkė me tė edhe tė pasurisė sė kėtij vendi.

    Ndarja e pronės publike, kurset gjashtėmujore nė drejtėsi, 24/1, ishin veēse hapat e parė drejt ndėrtimit tė njė sistemi shqiptar, totalisht tė sėmurė, pėr tė hyrė mė pas nė tė gjitha skutat e jetės. Nė fakt, problemi numėr njė i Republikės sot, ėshtė elita politike shqiptare dhe bashkė me tė edhe sistemi politik qė ajo krijoi nė tė gjithė kėto vite. E ardhur nė krye tė kėtij vendi, pa asnjė lloj pėrzgjedhjeje por nėn vrullin e ndryshimeve, pavarėsisht nga krahu politik, ajo tregoi, -nė tė gjitha rastet e ndėrrimit tė pushtetit nė Shqipėri - tė njėjtat sėmundje tė pashėrueshme. Gjatė gjithė kėtyre viteve, “ideologjia” e kėsaj elite synonte vetėm dhe vetėm pasurimin e shpejtė personal, klanor dhe partiak nėpėrmjet korrupsionit, kontrollit absolut tė pushtetit, kontrollit mbi gjėnė publike dhe private, kontrollit mbi masmediat, kontrollit mbi pushtetin gjyqėsor, hermetizimit tė partive dhe jetės politike, tė hapura veēse mbi baza klienteliste dhe familjare.

    Mbi kėto qėllime dhe objektiva, tė cilat mundėn tė kristalizohen me kohė nė elitėn politike, ngrihet sot sistemi politiko-institucional shqiptar. Pėr kėto qėllime vidhet vota, shkapėrthehet Parlamenti, pėrjashtohet pėrfaqėsimi politik, humbet prona private, hesht masmedia, korruptohet drejtėsia, varfėrohet shqiptari. Tė gjitha kėto, nė tė gjithė kėto vite, pėrsėritur nė mėnyrė ciklike, pavarėsisht nga ngjyrat e pushtetit, vėshtirėsuan jetėn e qytetarit shqiptar, por dhe ndihmuan nė rritjen e mosbesimit tė tij ndaj njė klase politike, e cila nuk ka ē’prodhon mė. Pėr tė arritur kulmin, me kėtė fazė depresioni qė ka mbėrthyer shoqėrinė shqiptare, vetėm dy vite pas lindjes sė shpresave tė fundit, qė ndolli koalicioni qeverisės nė pushtet. Kėsaj radhe, zhgėnjimet janė jo vetėm tė njėpasnjėshme por dhe mjaft pranė midis tyre, duke reduktuar kėshtu, pothuajse nė zero, mundėsinė e qytetarit pėr tė zgjedhur njė “politikė” qė do t’i shėrbente interesave tė tij.

    Ky depresion thėrret njė ndryshim tė thellė. Pra, jo mė dhe thjesht tė ngjyrave tė pushtetit, absolutisht jo. Kėrkohet shumė mė tepėr se kaq. Qytetarėt e kėtij vendi, kanė sot, mė shumė se kurrė, njė nevojė jetike pėr njė frymėmarrje tė madhe demokracie tė vėrtetė nė vend, pėr njė ndryshim rrėnjėsor tė moralit dhe sistemit tė vlerave politike tė ndėrtuara deri mė tash, pėr njė sistem politiko-institucional nė pėrputhje me kėtė aspiratė. Pėr tė gjitha kėto, ky depresion, thėrret mbi tė gjitha pėr njė rinovim tė klasės politike shqiptare nė ide dhe emra tė rinj. Klasa e vjetėr, e ka tashmė tė pėrfunduar rolin e saj, si njė elitė politike e emergjencės, sė ndryshimit tė regjimeve. Tash, kėrkohet mė shumė: ky vend ka nevojė pėr njė zgjim demokratik tė gjithanshėm, pėr njė Republikė tė Katėrt dhe pėr kėtė, siē kėrkohet nė raste tė tilla, njė rol vendimtar mund tė luajnė shoqėria civile, ligji i zgjedhjeve dhe sidomos, Prokurori i Pėrgjithshėm.

    E para, nė bazė tė eksperiencės sė deritanishme, ka ardhur koha tė jetė mė agresive dhe imponuese nė pjesėmarrjen e saj nė aktivitetin vendimmarrės tė organeve shtetėrore, duke filluar me reformėn zgjedhore, me reformėn nė drejtėsi, administratė publike etj, apo nė rolin e saj denoncues tė korrupsionit dhe sėmundjeve tė tjera tė sistemit politiko-institucional. Nuk duhet pritur mė, thirrje preferenciale pėr individė-pjesėtarė tė saj, por imponim. Nėse axhenda e saj do tė pėrputhet edhe me atė tė masmediave, rezultati nuk mund tė jetė veēse pozitiv.

    I dyti (Prokurori i Pėrgjithshėm), sidomos nė pozitėn dhe momentin aktual nė tė cilin ndodhet, ka rastin e papėrsėritshėm pėr tė dhe pėr shoqėrinė shqiptare, tė kontribuojė, pėrveē tė tjerave, nė pastrimin e klasės politike shqiptare, nė tė dyja krahėt e saj. Pėr arsye tė ndryshme, tė varura ose jo prej tij, sot ėshtė dita e tij, pėr t’i bėrė mirė vetes dhe ne. Ai qė do tė vijė pas tij do tė jetė politik dhe rruga e pėrshkruar mė lart, do tė jetė e pamundur. Dhe kėshtu siē po shkojnė punėt, ndryshimi nga lart do tė jetė i vėshtirė.

  2. #2
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Edhe pse nuk jane pjekur kushtet per te bere nje revolucion, nje revolucionar i vertete i krijon ato!, more Totozan!
    FLANGO MA NON FLECTO

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama, 29/09/2007

    Depresion
    Petrit Vasilis

    Shqipėria dhe qytetarėt e saj sot po pėrjetojnė shumė ndjenja, por ajo mė e pėrhapura pse jo njė epidemi e vėrtetė psikologjike ėshtė sensacioni depresiv i shumanshėm. Vendi ėshtė sot nė kufijtė e paqeverisshmėrisė dhe relativiteti i autoritetit ... tė qeverisjes ka krijuar njė pasiguri dhe njė humbje thuajse tė plotė tė pikave tė referimit pėr qytetarėt shqiptarė, qė janė njėherazi mandatuesit e ligjshėm tė qeverisė, qė pėr korrektesė tė misionit kushtetues tė saj do tė duhej tė ishte mbrojtėsja e interesave tė tyre.

    Pėrballja violente e qytetarit me ngjarje korruptive monstruoze dhe tė frikshme pėr nga pėrmasat pėrkundrejt mbrojtjes politike dhe me patos patologjik nga kryeministri i vendit njėherazi i vetėdeklaruar si luftėtar i betuar nė luftėn ndaj korrupsionit i bėn qytetarėt gjithnjė e mė tė pasigurt pėr ndershmėrinė plotėsisht tė munguar tė qeverisė dhe tė tė parit tė saj.

    Asnjė nga kėta qytetarė nuk di mė cili ėshtė raporti i tij me drejtėsinė e kėtij vendi kur sheh se ajo nuk respektohet as edhe nga tė parėt e kėtij vendi, qė fituan votėn me pėrbetimin zemėrējerrė se sikur edhe fjala mė e vogėl tė thuhej pėr ta lidhur me korrupsionin ata do tė shkonin me vrap tė shpjegoheshin pėrpara drejtėsisė.

    Qytetari shqiptar nuk kupton dot dhe indinjata e tij shndėrrohet natyrshėm nė depresion kur sheh se luajnė poshtėrsisht me tė, duke bėrė sikur inaugurojnė fillimin e ndėrtimit tė rrugėve qė nuk bėhen kurrė.

    As qė ka mundėsi tė provojė tė tjera sensacione qytetari shqiptar i madh i vogėl, i ri apo i moshuar, kur i thonė me gojėn plot dhe me njė krenari psikopatike se do tė kenė drita 24 orė nė ditė dhe nė vend tė tyre errėsira thellon depresionin dhe klimėn e pėrzishme qė zotėron nė ēdo familje shqiptare.

    Vetėm depresion provon ēdokush qė pėrballet me arrogancėn televizive tė mashtruesve shtetėrorė, qė premtimet e pambajtura i thonė me njė paturpėsi dhe me njė krenari idiote sa pėr tė njėqindėn e sekondės duket se fajtorė janė vetė qytetarėt pėr kėto premtime tė pambajtura, paradoks i padėgjuar ky.

    Krijimi i klimės sė relativitetit absolut, pra ku ēdo fenomen sado i rėndė ėshtė njėkohėsisht shumė i lehtė dhe i parėndėsishėm ka bėrė fluide thuajse inekzistente tė gjithė kufijtė qė ndajnė e kategorizojnė tė ligjshmen nga e paligjshmja, moralen nga amoralja dhe tė mirėn nga e keqja stimulojnė njė ambient depresiv qė sa vjen e rėndohet.

    Ka njė pėrballje tė paevitueshme midis asaj qė premtohet dhe asaj qe realizohet. Eshtė gjithashtu deprimues imponimi shtetėror pėr tė besuar atė qė nuk ekziston dhe pėr tė sugjestionuar mirėqenie pėrpara pjatės bosh.

    Eshtė gjithashtu deprimuese tė shohėsh zgjedhje nė mes tė Tiranės si ato nė zonėn 31, qė i ngjanin njė rekuiemi tė vėrtetė. E nė zonėn 31 ato ishin tė tilla sepse motivet pėr tė reflektuar me votė pėr errėsirėn dhe ujin qė mungon ishin shumė tė pakta dhe njė pėrgjigje mjaft e gjerė dhe me shumė kuptim politik ishte mospjesėmarrja, pra refuzimi i gjerė nė heshtje e kėsaj oferte qeverisėse.

    Eshtė deprimuese gjithashtu tė dėgjosh ndonjė deficient nė opozitė qė nuk e konsideron njė kuptim tė madh politik mospjesėmarrjen shumė tė gjerė si kurrė ndonjėherė tė qytetarėve tė Tiranės nė zonėn 31 dhe nė vend tė saj mėton tė japė shpjegime fshatareske dhe mazokiste se si fajtoret e mėdhenj janė vetė opozitarėt etj., etj., broēkulla si kėto, por qė gjithsesi kanė tė bėjnė me integrimin politik tėrėsisht tė munguar tė kėtyre lėpirėsve sistematikė tė pėshtymave tė radhės.

    Ka njė hall tė madh qė na imponohet tė gjithėve. Ai ėshtė imponimi i mosqeverisjes kur kishim mė shumė nevojė pėr tė dhe kur edhe integrimi i vendit e ka jetik dimensionin e njė qeverisjeje tė drejtė efikase dhe funksionuese.
    Pėrkundrejt njė situate tė tillė zhvillohet njė biznes qė punon nė emergjencė tė plotė infrastrukturore dhe nėn peshėn e taksimit feudal mbytės.

    Ky biznes ėshtė i vetmi burim oksigjeni pėr jetesėn e shqiptarėve, nė pėrgjithėsi ėshtė ai qė u mundėson mijėra familjeve qė tė mund tė shtrojnė tavolinėn e tyre, ėshtė gjithashtu ai qė mundėson mijėra fėmijė qė tė blejnė librat dhe ēanta dhe tė munden tė shkojnė nė shkollė.

    Ky biznes qė ka bėrė tė vetin njė mendim tė ri dhe qė punon mbi njė mentalitet tė ri ėshtė nė njė konflikt tė pashembullt me mosqeverisjen asfiksuese e qė nė vend tė mbėshtetjes ėshtė thjesht dhe vetėm njė burim andrallash pa fund dhe qė bėn tė kundėrtėn e rolit pėr tė cilin ekziston dhe pėr tė cilin votohet nga populli njė qeveri.

    E ky fakt i mėsipėrm ėshtė akoma mė depresiv. Kjo qeverisje qė ka zėvendėsuar taksimin evropian duke e shndėrruar atė nė njė lloj gjobėvėnie shtetėrore qė po mbyt gjithēka pozitive dhe me fryt qė biznesi prodhon.

    Jemi nė njė moment tė paradoksit tė madh mė deprimues qė kemi provuar nė kėto vite pluralizėm.

    Njė riekulibrim i ri themelor i politikės ėshtė i pashmangshėm ndėr ne.

    Inteligjenca nė kėtė rast do tė bėnte diferencėn pėr ta kryer qetė pa dramė dhe pa trauma pėr t'i kursyer vuajtje tė tjera tė panevojshme kėtij vendi.

    Askush nuk mundet dot mė qė me intriga provinciale, me shpifje klubesh dhe me mungesė tė plotė rezultatesh dhe programesh qė ngjallin besimin e gjerė dhe optimizmin e qytetarėve tė arrijė tė qėndrojė dhe tė gjallojė mė tej nė politikė nė njė Shqipėri me tė tjera objektiva dhe synime.

    Jemi nė momentin e kthesės sė madhe. Pėrfundimisht ėshtė mbyllur njė cikėl politik dhe duhet hapur njė i ri nėn shenjėn e forcave politike tė reja, qė mbushin me shpresė nė vend tė depresionit paralizues qė vetėm politika e keqe dhe e vjetėr mund ta pjellė.

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. A jeni ne depresion apo nen stres ?
    Nga zogu dukagjinas nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 19-07-2009, 12:31
  3. The Economist: PS, disfatė tė thellė nė zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •