Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Mësim i shqipes për joshqiptarët në Maqedoni

    Në Maqedoni për herë të parë në historinë e saj, Ministria e Arsimit do të mundësojë mësimin e gjuhës shqipe në shkollat fillore në mënyrë fakultative për të gjithë joshqiptarët që do të shprehin interes për këtë.



    Në një intervistë për BBC-në, Ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, thotë se qeveria do të financojë këtë risi në arsim, e cila, sipas tij, është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

    Nazim Rashidi bisedoi me zotin Pollozhani.

    BBC: Cilat reformat që po ndërmerr ministria juaj?

    Zoti Pollozhani: Në arsimin fillor do të duhet të realizohet një koncept dhe një model tjetër i arsimit. Kjo nënkupton zgjerimin nga tetëvjeçare në nëntëvjeçare dhe ndarjen e cikleve në atë mënyrë që të jenë më të përshtatshme dhe më të pranueshme psikologjikisht dhe pedagogjisht për fëmijët e moshave të caktuara. Në kuadër të këtyre reformave kemi futur edhe mundësinë që çdo kush që dëshiron të mund të mësojë në mënyrë fakultative edhe gjuhën shqipe. Kjo bëhet për të ndihmuar konceptin e integrimit të ndësjellë mes etnive që përbëjnë republikën dhe është menduar si mësimi i gjuhës së fqinjit. Kështu, për veç gjuhës maqedonishte, mënyra e mësimit të së cilës është e përcaktuar me ligj, tani kemi futur mundësinë që edhe gjuha shqipe të zgjidhet për t'u mësuar në mënyrë fakultative nga çdo kush në Maqedoni.

    BBC: Pra, a do të thotë kjo se Ministria e Arsimit do të paguajë mësuesit shqiptarë nëse, për shembull, nxënësit maqedonas do të kërkonin të mësonin gjuhën shqipe?

    Zoti Pollozhani: Bëhet fjalë për mësimin e gjuhës shqipe në mënyrë fakultative nga nxënës joshqiptarë. Në Maqedoni gjuha shqipe është zyrtare dhe përdoret në sistemin arsimor për shqiptarët në të gjitha nivelet. Ndërkohë, po, ministria mbështet me fonde të caktuara ato përzgjedhje të lëndëve fakultative për të cilat deklarohet këshilli i shkollës dhe i prindërve. Mundësi të tilla parashikohen.

    BBC: A është shprehur interes për këtë nismë?

    Zoti Pollozhani: Po, ka filluar të shprehet një interesim fillestar.

    BBC: A mendoni ndërkohë se kjo nismë mund të ngjallë reagime?

    Zoti Pollozhani: Unë mendoj që nuk do të ketë. Sepse do të ishte një anakronizëm, një obskurantizëm i llojit të vet. Mendoj se gjithë partitë politike, pa marrë parasysh marketingun e tyre politik ditor, që disa herë bien ndesh me këtë filozofi, ato janë deklaruar për realizimine e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, që është forcimi i elementeve kohezive në shoqëri. Mendoj se ka elemente maqedonase që jo vetëm e çmojnë këtë hap, por flasin edhe për një hapësirë të volitshme në çdo nivel. Kjo realizohet në ambientin intelektual në Maqedoni dhe sidomos në atë që mund të quhet proveniencë maqedone, dhe për sa i përket vlerave të tilla. Kjo gjë që është një shenjë e mirë në përgjithësi për shoqërinë në Republikën e Maqedonisë.


    Citim Postuar më parë nga Aziz Pollozhani, Ministër i Arsimit në Maqedoni
    Veç gjuhës maqedonishte, tani kemi futur mundësinë që edhe gjuha shqipe të zgjidhet për t'u mësuar në mënyrë fakultative nga çdo kush në Maqedoni.

    BBC

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Prej fillimit te punes te Univerzitetit te Europes Juglindore,pjesetaret e etnikumeve qe nuk folin shqip jane te detyruar ta mesojne gjuhen shqipe ne nivel akademik ne nivele (begginner,intermediate dhe advanced).
    Reciprociteti per mesimin e gjuheve vazhdon edhe ne fakultetet tjera kur kete vit per here te pare ne Univerzitetin e Shkupit studentet shqiptare mundeshin t`i kerkojne pyetjet e provimeve pranuese ne gjuhen shqipe.
    Mbaroi koha kur disa etnikume nuk duheshte te dine shqip.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    shkoni te dyqanet e maqedonve de shihni si folin shqip si bilbil + en ma majr se ne eheheheheheheh

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ne fakt interesimi i sllaveve per te mesuar shqipen (sidomos ne Tetove) eshte shume i madh. Shqipja eshte bere faktor shume i rendesishem si ne punesimin e tyre poashtu edhe ne jeten e perditshme.

    Nje komshiu im (sllav) ka diplomuar per ekonomi dhe s'gjen dot pune ngaqe s'e njeh gjuhen Shqipe. Ankohet se kur ka qene i ri i kane thene MOS E MESO SE S'KA C'TE DUHET. E tani ka rene ne hall e s'e meson dot. Cdo dite me pyet per gjera te reja - kerkon ndihme per ta mesuar ngapak se ndryshe vajti karriera per lesh.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Nolird
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Citim Postuar më parë nga valius
    shkoni te dyqanet e maqedonve de shihni si folin shqip si bilbil + en ma majr se ne eheheheheheheh
    heheh ke te drejte vali ashtu eshte

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkijet e din shqipen ma mejr se ne , bile din do llafe xhi ne hala si dim
    Sui generis

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    Nje komshiu im (sllav) ka diplomuar per ekonomi dhe s'gjen dot pune ngaqe s'e njeh gjuhen Shqipe. Ankohet se kur ka qene i ri i kane thene MOS E MESO SE S'KA C'TE DUHET. E tani ka rene ne hall e s'e meson dot. Cdo dite me pyet per gjera te reja - kerkon ndihme per ta mesuar ngapak se ndryshe vajti karriera per lesh.
    Kan mendura se cdoher do jemi te nvarur nga ato,por koha e ben te veten dhe shyqyr zotit dita dites gjerat ndryshojn dhe gjuha shqipe vetem shkon perpara.

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  4. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  5. Emrat Ilire
    Nga Leila në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •