Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga bebushja
    Gazetare me shkolle te mesme?pak e habitshme!
    Praktiken e ka preferu me shum se shkollen
    Sui generis

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Radica Petroviç: Jam e zhgënjyer nga jeta në Serbi. Dëgjova se Shqipëria është vend demokratik


    Gazeta Shqip
    Shqiperi vend demokratik ?!....demokraci pa kontroll....
    edhe ketu asht demokraci por ke kontroll edhe baba me te ardh musafir te pyesin sa dhoma fjetje ke ? dhe sa e ke rrogen a ke mjaft buk per dy veta ?...
    e gjith kjo teper e dyshimt ....po ajo ka ardh vetun , familen ku e ka ? me demokracin shqiptare ajo mund te udheton perdit te familja e vet...ketu ne demokracin ton nese je azil 15 vjet ske me shku ne vendin nga ke ardh ...ah ah ha ....a pranon ajo ate ??????
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ministria jep OK, pranohet kërkesa e serbes për azil

    Rodica Petroviç u bashkohet ujgurëve në qendrën e Babrrusë

    Ministria e Brendshme pranon kërkesën për azil të serbes që u paraqit paraditen e së hënës në pikën e kalimit kufitar të Kukësit. Rodica Petroviç, 42 vjeçe, është dërguar dje në qendrën e strehimit të azilkërkuesve në Babrru të Tiranës, ndërkohë që ekspertët e Ministrisë së Brendshme po shqyrtojnë kërkesën e saj. Burimet nga Drejtoria e Azilkërkuesve bënë të ditur se janë vënë në dijeni për këtë rast pasditen e së hënës dhe menjëherë ka nisur puna për procedurat e mëtejshme në lidhje me fatin e kësaj gruaje, që kërkoi azil politik. Kështu, dje paradite, Rodica Petroviç, është nisur nga Kukësi për në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Babrru të kryeqytetit. Shtetasja serbe, Rodica Petroviç, kërkoi azil politik në Shqipëri. 42-vjeçarja arriti në qendër rreth mesditës së djeshme, e shoqëruar nga dy punonjëse të policisë dhe shefi i policisë kufitare. Në lidhje me këtë rast, burimet nga policia thanë për "Shqip" se shtetasja serbe kishte komunikuar disa fjalë në gjuhën shqipe gjatë udhëtimit nga Kukësi në Tiranë. "Fillimisht, ajo është shoqëruar në Ministrinë e Brendshme dhe më pas për në qendrën e pritjes së azilkërkuesve në Babrru", tha policia. Në takimin e saj, 42-vjeçarja nga rrethina e Borit, 100 km larg kryeqytetit serb, ka kërkuar azil politik në vendin tonë. "Petroviç e divorcuar, dhe nënë e dy djemve është shprehur se në Serbi nuk ndihet e sigurt, sepse ajo ka mbrojtur çështjen e Kosovës, duke kundërshtuar vendimet e padrejta të Serbisë ndaj Kosovës dhe për këtë arsye ajo është larguar nga vendlindja e saj për të kërkuar azil në vendin tonë", deklaroi Ministria e Brendshme në lidhje me pretendimin e saj. Pasi ka bërë kërkesën e saj, Petroviç u dërgua në Babrru. Sipas policisë, kërkesa e saj është pranuar dhe sipas procedurave të ligjit për azilkërkuesit, asaj do t‘i jepet përgjigje në afatet e përcaktuara. Kërkesa e saj është dërguar në instancat përkatëse dhe po kryhen verifikimet e duhura për të parë nëse pretendimet e saj janë të vërteta. Në përfundim të procedurave do të vendoset nëse do i jepet azil politik. Kërkesa e pazakontë për shtetin shqiptar, i ka kapur në befasi punonjësit e policisë, të cilët fillimisht e shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Kukësit. Sipas të dhënave, 42-vjeçarja serbe, Rodica Petroviç, është rehabilituar në kampin e Barrusë, ku do të mbahet në një vend të veçantë gjatë gjithë kësaj kohe.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 13:01
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •