Greqi, Zbulohet per here te pare nje punishte kokaine, arrestohen 2 shqiptare
Per here te pare ne Evrope, nje rrjet nderkombetar te perpunimit, prodhimit dhe trafikimit te kokaines u shkaterrua nga Sherbimi Antidroges i Athines ne bashkepunim me DEA
Eshte hera e pare ne vitet e luftes kunder droges ne BE qe zbulohet nje punishte prodhimi e kokaines. Korrespondenti i News 24 nga Greqia, Aleksander Marku, beri te ditur se sherbimi i Kontrolleve Speciale ka vleresuar nje informacion te Sherbimit Kombetar i Informacionit grek se pjestareve te nje grupi kolumbian kishin krijuar ne qarkun e Athines nje punishte kokaine. Lenda e pare per prodhimin, ne te cilen nuk mund te gjehej permbajtja e kokaines nga skanarizimi, kishte hyre ne Greqi me nje menyre te panjohur me pare, ne menyre qe te shmangej kontrolli doganor.
Keshtu Sherbimi i Kontrolleve te Vecanta ne bashkepunim me me Sherbimin Kombetar te Informacionit grek dhe DEA-n zbuluan liderin e grupit, nje shtetas britanik, i cili mberriti ne Greqi per te mbikqyrur prodhimin e kokaines dhe me vone te organizonte transportimin e saj ne vende te tjera te Europes. Ne daten 11/06/2007, pas shume ditesh ndjekjeje, u konfiskuan ne zonen e Glifadhes, brenda nje makine 14 paketa me kokaine me nje peshe prej 15 kg e 285 gram. Kjo makine ishte pare me pare ne lagjen e Lakes, ne nje shtepi jashte qytetit. Ne fillim u arrestuan dy homogjene nga Shqiperia, te cilet morren makinen nga Glifadha me qellim qe te conin drogen tek bleresit. Me pas u arrestua ne nje hotel ne jug te Athines britaniku, si dhe nje bashkepunetore e tij, nga Venezuela.
Ne pasditen e se njejtes dite u realizua nje mesymje e forcave speciale ne shtepine jashte lagjes se Lakes, ku u zbulua edhe punishtja e kokaines dhe u arrestua akoma nje person nga Venezuela. Kerkohen prej policise edhe dy persona te tjere te cilen kishin zene me qera shtepine jashte qytetit. Brenda shtepise u gjenden dhjete paketa kokaine, gjithesej 10 kg 850 gram. Pra gjithesej u konfiskuan 26 kg e 135 gram kokaine. Mbi paketa shkruhej fjala Rombo dhe kallepi i ketyre paketave u gjend brenda shtepise.
U konfiskuan edhe sasi te medha lendesh kimike dhe makineri te cilat perdoreshin per perpunimin dhe prodhimin e kokaines. Organet greke vleresojne se krijimi i kesaj punishte kokaine eshte bere ne kuadrin e perpjekjeve te kartelit kolumbian per zhvendosjen e punishteve te prodhimit te kokaines nga Amerika Latine ne vendet konsumatore te Europes.
Krijoni Kontakt