Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Gazetarja serbe kërkon azil politik në Kukës

    Radica Petroviç: Jam e zhgënjyer nga jeta në Serbi. Dëgjova se Shqipëria është vend demokratik

    Një grua serbe kërkon azil politik në Shqipëri. Një kërkesë zyrtare i është bërë Komisariatit të Policisë së Kukësit, dje pasdite. Gruaja quhet Radica Petroviç, është 40 vjeçe dhe deri dy ditë më parë banonte në një qytezë pranë kufirit të Serbisë me Bullgarinë. Ka kaluar kufirin paradite dhe është paraqitur në komisariatin e policisë, me kërkesën e pazakontë, që i ka kapur në befasi zyrtarët shqiptarë. Gjatë gjithë pasdites, gruaja është marrë në pyetje nga oficerë të policisë, ndërkohë që për rastin në fjalë mësohet se janë angazhuar edhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror. Zyrtarisht, policia e Kukësit nuk ka pranuar të japë asnjë detaj të dëshmive të 40-vjeçares, por konfirmohet se kërkesa e saj për azil është marrë parasysh dhe se brenda afateve të përcaktuara në ligj serbja do të marrë një përgjigje. Ndërkohë, burime jozyrtare të policisë bëjnë të ditur për "Shqip", se gruaja me pasaportë serbe, ka pasur disa mospërputhje në rrëfimin e saj, çka i kanë bërë krerët e policisë lokale të tregohen mosbesues. Ajo ka thënë se është ndarë nga bashkëshorti dhe se ka dy djem, të rritur, të cilët jetojnë me të dashurat e tyre. "Jam e zhgënjyer nga shteti serb. Dëgjova që Shqipëria është një vend demokratik dhe vendosa të vij këtu", mësohet të ketë thënë mes të tjerash, Radica Petroviç. Ajo di pak shqip dhe thotë se e ka mësuar nga shqiptarët që jetonin në qytetin e saj të largët. Mësohet gjithashtu, se përpara se të vinte në Kukës, Radica Petroviç ka qëndruar dy ditë në Prizren. Gruaja nga Serbia është shfaqur në qytetin e Kukësit, pikërisht në ditën kur aty takoheshin krerët e Kosovës me ata të Shqipërisë dhe tamam një ditë pas deklaratave të Presidentit Bush, që e ngritën në maksimum tensionin në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Situata politike në të cilën vjen kërkesa e pazakontë për azil, i ka bërë krerët e policisë së Kukësit, që të kërkojnë ndihmën e krerëve të tyre, ndërsa këta të fundit, të kërkojnë ndihmën e SHISH-it. Sot, Radica do të transferohet për në Tiranë, ku pritet të strehohet në një nga qendrat për azilantët e huaj.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 12-06-2007 më 03:57
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gazetarja serbe kërkon azil politik në Kukës

    Redica Petroviç, ka hyrë dje në Shqipëri. "Kam shkruar kundër regjimit dhe nuk kam më jetë në Serbi"

    KUKËS- Siguria se Shqipëria është një vend që respekton të drejtat e njeriut, ka bërë që edhe një shtetase serbe të paraqitet në policinë e Kukësit dhe të kërkojë azil politik. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme dhe ka habitur të gjithë policinë lokale. Një grua 47-vjeçare nga Serbia është paraqitur në policinë lokale, duke treguar se është gazetare dhe se përndiqet politikisht nga regjimi në Serbi. Menjëherë shtetasja serbe, Redica Petroviç, është marrë në mbrojtje nga policia shqiptare, e cila ka dërguar të gjitha materialet në lidhje me të, në Ministrinë e Brendshme. Sot, pritet që ajo të transferohet në Tiranë, ku do të sistemohet në qendrën e azilkërkuesve. Lajmi është pohuar dje nga burimet zyrtare të Policisë së Kukësit.

    Rreth orës 10.00 të paradites së djeshme, në pikëkalimin kufitar të Vermicës ka hyrë një shtetase serbe e pajisur me pasaportë të rregullt. Ajo ka kaluar pa asnjë problem kufirin dhe është nisur në drejtim të Morinës. Sapo është paraqitur në polici, ajo ka kërkuar të takohet me krerët lokalë. Oficerët e rojës janë habitur kur ajo ka kërkuar të takohet me shefat, por ia kanë mundësuar një gjë të tillë. Me të takuar krerët e policisë, Redica Petroviç ka kërkuar strehim politik. "Unë jam një grua 47-vjeçare nga Serbia. Gjeneralitetet e mia mund të konfirmohen nga kjo pasaportë që kam. Në Serbi punoj si gazetare dhe kohët e fundit, kam bërë shkrime që nuk i kanë ardhur për mirë qeverisë. Për këtë arsye jam larguar dhe kërkoj azil politik. Duke menduar se Shqipëria është një vend demokratik është e mundshme për t'u strehuar këtu",- ka pohuar përpara policisë, shtetasja serbe. Ajo është marrë menjëherë në ruajtje dhe është dërguar në qendrën e përkohshme të strehimit të refugjatëve, e ndërtuar nga IOM, në Kukës.

    Gruaja ka rrëfyer për policinë se është nga qyteti i Zajçarit, rreth 100 kilometra larg Beogradit. Ajo ka lindur në vitin 1960 dhe është e divorcuar nga burri që në vitin 1992. Redica Petroviç ka dy fëmijë binjakë, të moshës 27-vjeç dhe punon gazetare në mediat lokale. Më pas, gruaja ka rrëfyer se kohët e fundit, për shkak të disa shkrimeve që kishte bërë, qëndrimi i saj në Serbi ishte pothuajse i pamundur. Pasi kishte marrë autobusin ajo kishte udhëtuar nga Beogradi në Prishtinë, ku kishte qëndruar një ditë. Nga aty kishte shkuar në drejtim të Prizrenit, ku kishte marrë një taksi për të hyrë në tokën shqiptare. Me këtë taksi, gruaja 47-vjeçare ka hyrë në tokën shqiptare, ku edhe ka kërkuar strehim politik. Të gjitha këto dëshmi janë marrë me rezerva nga ana e policisë së Kukësit, e cila ka nisur verifikimet. Burime të policisë hodhën dyshime, në lidhje me faktin që Redica Petroviç është apo jo gazetare, pasi ajo ka pohuar se është me shkollë të mesme. Sot, pritet që ajo të dërgohet në Tiranë, ku do të mbahen në qendrën e azilkërkuesve. Më pas i takon Ministrisë së Brendshme, që të fillojë procedurat e azilit

    Shekulli.com.al
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Gazetare me shkolle te mesme?pak e habitshme!
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nese eshte ok me te gjitha gjerat qe e lejojne te kerkoj azil politik ne shqiperi pse jo tia japin !!! nese eshte ndonje spiune te dergohet prape ne serbi !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    E ka kuptuar me shpejt se te tjeret qe Shqiperia do te behet shteti lider ne rajon dhe emigroi ketu.
    Brenda jo shume vitesh edhe greket do te vijne perseri te kerkojne pune ne Shqiperi.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Edhe pak dit ne Shqiptaret do na duhet ti majm me buk kta Serbet...nesje ti jipen letrat nqs e merito, sdo te thot naj gjo se osht Serbe, vetem e vetem tregojme se ne jemi njerez qe dijme sesi te ecim perpara.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mua me duket pak e cuditshme. Gjithesesi me vjen mire qe gazetarja flet pozitivisht per vendin tone! Uroj qe edhe te tjeret te shprehen si ajo.

    Lajm i fundit nga BalkanWeb:
    "Mberrin ne qendren e pritjes se azilkerkuesve ne Babrru te kryeqytetit shtetasja serbe Rodica Petrovic, 48 vjecarja qe kerkon azil politik ne Shqiperi. Petrovic arriti ne qender rreth mesdites se sotme e shoqeruar nga dy punonjese te policise dhe shefi i policise kufitare. Shtetasja serbe kishte komunikuar disa fjale ne gjuhen shqipe gjate udhetimit nga Kukesi ne Tirane. Fillimisht eshte shoqeruar ne Ministrine e Brendshme dhe me pas per ne qendren e pritjes se azilkerkuesve ne Babrru. 48 vjecarja nga rrethina e ‘Bor’ 100 km larg kryeqytetit serb ka ardhur dje në mbrëmje ne Kukes dhe i ka deklaruar uniformave blu se kerkon azil politik ne vendin tone. Petrovic e divorcuar, dhe nenë e dy djemve eshte shprehur se ne Serbi nuk ndihet e sigurte sepse ajo ka mbrojtur ceshtjen e Kosoves, duke kundershtuar vendimet e padrejta te Serbisë ndaj Kosovës dhe për kete arsye ajo eshte larguar nga vendlindja e saj për te kerkuar azil ne vendin tonë. Pasi ka bere kerkesen e saj Petrovic ka kaluar naten ne qytetin e Kukesit nen ruajtjen e forcave te rendit dhe në mëngjes e shoqëruar nga efektiva te policisë eshte nisur drejt kryeqytetit."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 12-06-2007 më 08:46
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ah ! ani kerkon azil te shqiptaret ops ops ops...shpiunat azil edhe epi buk edhe mbaj spiuna serb e shqiptart e shkrejt murren Boten ....e pse nuk vje ketu ka pare ma shum !!!!! kjo nuk asht aspak normallllllllll !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Duhet te shikohet njehere se nuk i dihet çfare na del, sepse ne Shqiptaret gjithmone nga zemergjeresia e tepert e kemi ngrene.

    Imperator
    Albanian Perandory

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E dyshimte do te ishte per mua! Mund te jete dhe spiune, per kete kam mbeshtetjen e mendimit se do te kerkonte te emigronte ne USA ose ne ndonje vend tjeter europian.. dhe jo te vazhdonte te rrinte ne Shqiperi..

    Gjithsesi me behet qejfi qe ka fol mire per Shqiperine.. Ndonese do thoja qe duhet te mbahet nen vezhgim.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 13:01
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •