Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Koncepte

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Koncepte

    E vendos kte titull dhe e hap kte teme pa marr persiper qe ta zhvilloj por me shprese qe ta coje perpara kush do dhe sidomos mundet...
    sepse me duket se nga mungesa e qartesise ne baze te koncepteve te pergjithshme e edhe te vecanta e praktikisht derivimeve qe rrjedhin si pasoje,
    c fardo te kerkojm e cfardo te na e japin nga kushdo qe te vije e te kushdo qe te shkojme nuk do jemi ne gjendje te arrijme ndoj dicka qe e vlen

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga i humburi
    E vendos kte titull dhe e hap kte teme pa marr persiper qe ta zhvilloj por me shprese qe ta coje perpara kush do dhe sidomos mundet...
    sepse me duket se nga mungesa e qartesise ne baze te koncepteve te pergjithshme e edhe te vecanta e praktikisht derivimeve qe rrjedhin si pasoje,
    c fardo te kerkojm e cfardo te na e japin nga kushdo qe te vije e te kushdo qe te shkojme nuk do jemi ne gjendje te arrijme ndoj dicka qe e vlen




    Myku i veshit: Si tė mbrohemi gjatė plazhit

    Kujdesi qė duhet treguar ndaj sezonit veror pėr tė mbajtur larg infeksionet e veshit


    Larja nė pishina apo nė det tė papastėr mund tė bėhet shkak pėr shfaqjen e njė sėrė komplikacionesh tė rėnda tė veshit. Tė cilat mund tė kalojnė deri nė infeksione qė kėrkojnė njė trajtim tė gjatė me medikamente. Ndėrkohė qė efektet nė shėndet mund tė jenė tepėr tė rėnda. Infeksionet e veshit janė tė pranishme nė masė, sidomos te fėmijėt e vegjėl. Nga shumėllojshmėria e infeksioneve mė tė pėrhapura janė ato qė nė gjuhėn mjekėsore njihen si otimukoza tė kanalit tė veshit ( krijimi i mykut nė vesh nė formė pezmatimi). Pjesa mė e madhe e kėtyre komplikacioneve, shfaqen si pasojė e mbledhjes sė mikrobeve tė ndryshme nė zona tė caktuara tė kanalit tė veshit nė pjesėn e jashtme. Tė gjitha kėto shkaktohen nga lagėshtia e tepėrt, e pasur me mikrobe qė hyjnė nė kėtė segment. Shqetėsuese gjendja mbetet sidomos pėr ata persona tė cilėt frekuentojnė pishinat, ku kėto tė fundit janė dhe mė tė rrezikshme nė kėtė drejtim. Kėshtu, nė njė intervistė pėr gazetėn “Metropol“, mjeku otoriatėr, Petrit Stafa, shpjegon tė gjitha kėshillat dhe trajtimet qė duhen ndjekur pėr tė mos u prekur nga kjo sėmundje e cila mund tė marrė pėrmasa tė rėnda, nėse nuk trajtohet qė nė fazat e para. Kjo, pasi ndikon nė uljen e aftėsisė pėr tė dėgjuar. Infeksionet e veshit, ose otomykoza prek tė gjitha moshat, por nė masė dhe mė shumė ndihen te fėmijėt e vegjėl. Sipas doktorit, e rėndėsishme nė trajtimin e kėtyre infeksioneve ėshtė shfaqja e kujdesit gjatė sezonit tė plazhit dhe evitimi i ambienteve tė ndotura apo qė kanė shumė lagėshtirė. “Trajtimi medikamentoz i sėmundjes duhet realizuar vetėm pas kėshillimit me mjekun pėrkatės dhe jo tė merren ilaēe vetė nė farmaci pa rekomandimin e duhur “, shprehet doktori. Mė poshtė do tė gjeni tė shpjeguara shkaqet dhe faktorėt qė ēojnė nė shfaqjen e mykut nė kanalin e veshit, si dhe trajtimet e kujdesin qė duhet treguar pėr tė shmangur krijimin e infeksionit.

    Shumė pacientė ankohen sa pas vajtjes nė plazh apo nė pishina ndiejnė dhimbje tė forta nė vesh. Ēfarė ndodh nė kėtė rast dhe nga se shkaktohen kėto dhimbje?

    Kėto dhimbje shkaktohen si pasojė e pezmatimit tė kanalit tė jashtėm tė veshit, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve shkaktohen nga lagėshtia. Krijimi i lagėshtisė sė tepėrt nė vesh mund tė bėhet shkak pėr dėmtimin e pjesėve tė kėtij organi dhe kryesisht ato tė shtresave tė mesme. Ndėrkohė qė kjo lagėshti e mbledhur nė zonėn qė njihet ndryshe si kanali i mesėm i veshit, mund tė kalojė nė njė infeksion tė njė forme mė tė rėndė dhe pėr pasojė tė arrijė deri nė atė pikė sa tė dėmtojė aftėsinė e dėgjimit. Ndėrsa bėrja e vizitave te mjeku pėrkatės sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, mund tė ndihmojė nė eliminimin dhe nė trajtimin e infeksioneve pa kaluar nė njė gjendje mė tė rėnduar. Krijimi i kėtyre infeksioneve vjen si pasojė e kombinimi tė disa faktorėve kėrcėnues tė cilėt shfaqen nė momente tė caktuara. Kėshtu, nė kėtė stinė, kohė nė tė cilėn fillon dhe sezoni i plazhit, duhet bėrė shumė kujdes, sepse nė njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės veshi ėshtė i ekspozuar ndaj ambienteve tė lagėshta. Shfaqja e kėtyre infeksioneve ėshtė ndėrlidhur dhe me kalimin e infeksionit nė shtresat e ndryshme tė veshit, ku pjesa e jashtė dhe veēanėrisht ajo qė njihet si kanali i veshit, ėshtė mė e ekspozuar ndaj kėtyre shqetėsimeve pasi aty mblidhe njė sėrė mikrobesh tė cilat mund tė ēojnė nė njė pezmatim dhe komplikacione tė gjendjes shėndetėsore tė pacientit. Ndėrkohė qė shfaqja e infeksioneve nė masė mund tė vijė edhe nga larja nė dush se dhe uji aty mund tė pėrmbajė mikrobe tė shumta, si dhe nga frekuentimi i pishinave dhe ujėrave tė plazhit. Mė problematiku mbetet frekuentimi i pishinave, pasi nė kėto tė fundit qarkullimi i ujit nuk ėshtė shumė i shpeshtė dhe si pasojė tė gjitha infeksionet e mbledhura aty kalojnė dhe nė vesh duke ēuar nė krijimin e infeksionit. Ky i fundit mbetet nė kanalet e veshit pėr shumė kohė. Kjo ēon nė rėndimin e gjendjes edhe mė shumė. Gjithashtu dhe frekuentimi i ambienteve tė papastra dhe larja nė dush mund tė bėhen shkak pėr shfaqjen e kėtyre lloj infeksionesh.

    Cilat janė simptomat dalluese tė otomykozės, qė njė pacient tė kuptojė se vuan nga kjo sėmundje?

    Shfaqja e kėsaj sėmundjeje mund tė kapet shumė lehtė qė nė fazat e saj fillestare, sepse shfaqet qė nė fillim me simptoma tė dukshme. Nė kėto kushte janė shumė tė pakta rastet kur mund tė jetė krijuar myku nė kanalin e veshit dhe tė mos kuptohet shpejt nga pacienti. Kjo, pasi mbledhja e infeksionit nė zona tė caktuara, duke bllokuar kanalin e veshit bėn qė tė shfaqen menjėherė dhimbje tė forta tė veshit. Dhimbje tė cilat vijnė duke u shtuar gradualisht dhe nėse lihen pa trajtuar, atėherė mund tė kalojnė dhe nė infeksione tė formės sė rėndė, tė cilat duan njė kujdes shumė tė veēantė trajtimi. Pėrveē dhimbjes sė fortė shqetėsuese, ndodh qė pacienti tė ndjejė dhe njė si zhurmė nė formė “sssss”, tė vazhdueshme e cila bėhet gjithnjė e mė shumė bezdisėse. Fillimisht ndodh kruarja e veshit e cila mund tė bėhet bezdisė dhe zgjat pėr rreth tre katėr ditė. Mė pas fillon shfaqja e dhimbjes, e cila vjen duke u rritur gjithnjė e mė tepėr duke arritur kulmin nė orėt e vona tė mbasdites. Shtimi i saj bėn tė mundur dhe shfaqjen e sekrecioneve tė lėngėta qė mbajnė njė erė shumė tė keqe dhe tė rėndė. Nė kėtė rast ėshtė shumė e nevojshme qė tė bėhet trajtimi sa mė shpejt i sėmundjes, sepse gjendja mund tė kalojė dhe nė faza tė rėnduara ku mund tė arrihet deri nė dobėsimin e aftėsisė sė dėgjimit.

    Sa e rrezikshme mund tė jetė kjo sėmundje pėr pacientin?

    Mund tė jetė shumė e rrezikshme, pasi ndikon dhe nė organet e tjera tė trupit. Kėshtu infeksioni mykotik mund tė kalojė dhe nė pjesėt e brendshme tė veshit, duke e thelluar dhe mė shumė shfaqjen e infeksionit dhe si e tillė do tė shfaqen komplikacione tė tjera qė lidhen me receptorėt e nervorė si dhe me bllokim tė kanalit tė hundėve apo dhimbje koke. Ndėrkohė qė ato shoqėrohen dhe me rritjen e temperaturės dhe ėnjtjen e veshit dhe krijimin e njė pezmatimi tė rėndė. Kalimi i infeksionit mund tė bėhet dhe nė pjesė tė tjera tė organizmit, pasi njė temperaturė e lartė shfaq probleme tė shumta.

    Cilat janė kategoritė qė rrezikohen mė shumė nga kjo sėmundje?

    Qė tė gjitha moshat preken nga otitet mykotike. Mjafton qė tė ekspozohet veshi ndaj faktorėve shkaktues qė u pėrmendėn pak mė lart dhe asnjė nuk mund tė shpėtojė nga krijimi i mykut nė kėtė pjesė tė veshit. Por ajo qė ėshtė mė problematike nė kėtė rast mbetet gjendja te fėmijėt tė cilėt janė dhe mė delikatė. Kėta tė fundit, pėr shkak tė imunitetit tė dobėt trupor, e kanė shumė tė vėshtirė qė tė pėrballojnė simptomat dhe efektet negative qė mund tė lėrė kjo sėmundje. Pothuajse tė njėjtėn gjė mund tė them dhe pėr personat e moshės tė tretė tė cilėt mund tė vuajnė njėlloj nga kėto simptoma, ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhet kujdes nga faktorėt shkaktues. Eliminimi i faktorėve shkaktues ėshtė dhe njė ndėr kurat mė tė mira qė duhet pėr trajtimin e mykut tė krijuar nė vesh. Kujdes tė madh duhet tė tregojnė prindėrit veēanėrisht ndaj fėmijėve tė vegjėl. Por ajo qė ėshtė karakteristike dhe qė e pėrmendem mė lart, tė gjitha moshat preken nga infeksionet mykotike por pasojat e saj ndryshojnė nė grupe tė caktuara. Kėshilla me mjekun pėrkatės pėr eliminimin e faktorėve shkaktues mund tė ndikojė dhe nė shmangien e pasojave tė rėnda qė lė infeksioni i mbledhur nė kanalin e veshit. Si dhe nga ana tjetėr, duhet bėrė shumė kujdes qė tė arrihet njė trajtim i ekuilibruar si nė medikamente, ashtu dhe nė trajtimin jomedikamentoz tė saj.

    Si duhet tė jenė trajtimet mjekėsore nė mėnyrė qė tė shmanget sėmundja apo komplikacionet e saj qė nė fazat fillestare?

    Trajtimi i sėmundjes bėhet nė forma tė ndryshme nė varėsi tė ecurisė sė saj dhe nė bazė tė veēorive individuale tė ēdo pacienti. Mjeku specialist, pas kontrollit tė imtėsishėm qė bėn ndaj simptomave tė shfaqura, pėrcakton dhe diagnozėn trajtuese tė kėsaj sėmundjeje. Kėshtu, trajtimi fillimisht mund tė konsistojė nė pastrimin apo bėrjen lavazh tė kanalit tė veshit dhe kjo ndihmon nė heqjen dhe shpėrndarjen e grumbullit tė infeksionit tė mbledhur nė zona tė caktuara. Si dhe nėpėrmjet njė fitili, deri nė mesin e veshit, arrihet qė tė shpėrndahet i gjithė pezmatimi i mbledhur. Njėkohėsisht bėhet dhe trajtimi medikamentoz nė tė cilin hidhen antibiotikėt nė vesh pėr tė trajtuar dhe kuruar zonėn nė tė cilėn mė parė ishte mbledhur pezmatimi dhe qė kishin ēuar nė ėnjtjen e veshit. Dhėnia e ilaēeve ėshtė e ndryshme pėr pacientė tė ndryshėm nė varėsi tė sėmundjes. Ndėrkohė qė kur ato nuk japin efekt nė pėrmirėsimin e gjendjes, atėherė kėrkohet ndėrhyrja kirurgjikale. Ndėr antibiotikėt mė tė zakonshėm qė jepen pėr fėmijėt nė kėtė rast do tė pėrmendim Lakortenin, por gjithmonė me recetė tė mjekut. Ėshtė e rėndėsishme qė tė shmanget marrja e ilaēeve qetėsuese vetė nė farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnė nė pėrmirėsimin e situatės, vetėm sa mund ta rėndojnė dhe mė shumė.

    Cilat janė komplikacionet qė shoqėrojnė pacientin nėse sėmundja nuk merr trajtimin nė kohėn e duhur?

    Ashtu si pėr ēdo sėmundje tjetėr, nėse nuk merret nė kohė trajtimi, komplikacionet qė shfaqen mė pas janė tė shumta. Nė rastin konkret mund tė kalohet nė probleme mė tė rėnda si pėr organizmin, ashtu dhe veēanėrisht pėr vetė organin e dėgjimit. Moskurimi i saj nė kohė bėn qė sėmundja tė transmetohet edhe mė thellė nė brendėsi tė veshit duke dėmtuar dhe shtresat e brendshme tė veshit. Njėkohėsisht, pacienti nė kėtė rast mund tė ndiejė lodhje tė shumta dhe e ka shumė tė vėshtirė qė tė ambientohet me zhurmat e ambientit. Ndėrkohė qė ėshtė e rėndėsishme qė tė trajtohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundu,r qė tė mos kalojė qelbėzimi apo krijimi i pezmatimit mė tė rėndė dhe nė pjesėn e brendshme tė veshit tė cilat janė tė lidhura me hundėn dhe mund tė kalojnė deri nė organet e tjera tė trupit, madje dukea rritur deri nė dėmtimin e receptorėve nervorė. Kėshtu qė do tė shfaqen kopmplikacione tė rėnda qė pėrveē humbjes sė aftėsisė sė dėgjimit, do tė ēonin dhe nė probleme tė sistemit nervor. E theksoj dhe njėherė: prindėrit duhet tė tregojnė shumė kujdes, sidomos me fėmijėt.

    Sa i efektshėm ėshtė pėrdorimi i medikamenteve si dhe nė cilat raste ėshtė e kėshillueshme qė tė ndėrhyhet me anė tė operacioneve?

    Zhvillimi i infeksionit apo qelbėzimit tė kanalit tė veshit deri nė njė formė shumė tė rėnduar e cila nuk merr trajtimin e duhur me anė tė pėrdorimit tė medikamenteve, e bėn qė i vetmi shėrim pėr pacientin tė jetė zhvillimi i operacionit. Ndėrhyrjet kirurgjikale janė tė rralla, por ndodhin. Nė tė tilla raste ėshtė dėmtuar nė masė kanali i veshit, i cili pėr shkak tė fryrjes dhe enjtjes ėshtė gėrryer dhe ka kaluar deri nė ēarje. Nė tė tilla raste, pas njė ekspertizė thellė qė bėhet nga mjeku specialist, pėrcaktohet nėse pacienti ka mundėsi qė tė kurojnė sėmundjen nėpėrmjet ndėrhyrjes kirurgjikale, por pa dėmtuar aftėsinė e dėgjimit. Kėto jepen vetėm nė rastet kur ėshtė e pamundur qė tė trajtohet sėmundja me anė tė medikamenteve, por gjithmonė duhet bėrė kujdes qė tė pėrcaktohet koha e duhur pėr zhvillimin e operacionit, sepse dhe kjo luan njė rol tė rėndėsishme nė trajtimin e sėmundjes.

    Kujdes

    Njė rol tė rėndėsishėm nė parandalimin e sėmundjeve dhe tė infeksioneve qė shfaqen nė vesh luan edhe pastėrtia higjienike qė mbahet ndaj veshit. Kjo sidomos nė rastin e krijimit tė shtresave tė shumta tė dyllit, i cili mund tė bėhet shkak dhe pėr rėndimin e sėmundjes edhe mė shumė. Pėr tė shmangur infeksionet nė vesh, duhet mbajtur njė higjienė e rreptė, duke mbajtur zonėn pėrreth kanalit tė veshit sa mė pastėr qė tė jetė e mundur. Kjo sepse veshi i jashtėm zė njė lėndė tė verdhė nė formėn e dyllit, i cili ka veti ngjitėse. Nė tė mund tė ngecin papastėrti tė ndryshme me baktere. Kėto papastėrti vėshtirėsojnė kalimin e valėve zanore deri te daullja. Pėr kėto arsye veshėt duhen mbajtur tė pastėr duke pastruar vazhdimisht dyllin. Pastrim nuk duhet bėrė me mjete tė forta, si kunja shkrepėseje ose karfica hekuri. Ato ndikojnė nė dobėsimin dhe ēarjen e daulles sė veshit. Pėr njė pastrim normal duhet pėrdorur pak glicerinė e pastėr dhe pas saj tė bėhet shpėlarja me ujė tė vakėt. Ėshtė e nevojshme qė tė shmangen zhurmat e forta. Tingujt e lartė dhe tė vazhdueshėm e lodhin daullen e veshit dhe bėjnė qė asaj t’i humbasė elasticiteti i duhur. Mjediset urbane me zhurma tė shumta dhe tė forta janė tė dėmshme pėr veshin. Nė objektet industriale ku zhurmat e makinerive janė tė forta, duhet pėrdorur kufjet tė cilat pengojnė depėrtimin e tingujve nė vesh.

    Efektet pozitive tė alkoolit borik

    Si tė evitoni faktorėt shkaktues

    Mė e rėndėsishmja dhe mė e mira nė trajtimin e kėsaj sėmundjeje ėshtė bėrja kujdes ndaj lagėshtirės. Minimizimi i faktorėve tė pėrmendur mė lart si shkaktarėt kryesorė tė sėmundjes, janė dhe kura mė e mirė pėr trajtimin e saj. Kėshtu ėshtė e kėshillueshme qė kur shkohet nė plazh ose pishina tė pėrdoren tapat nė vesh tė cilat bllokojnė hyrjen e ujit nė vesh dhe tė mikrobeve tė shumta. Ndėrkohė qė nė masa tė tjera parandaluese ėshtė edhe pėrdorimi i alkoolit borik, sa herė qė bėhet larje pėr tė bėrė tharjen e veshit dhe largimin e mikrobeve dhe tė lagėshtirės. Krijimi i mykut kėrkon dhe njė regjim tė rreptė mė pas. Gjithashtu, ėshtė e nevojshme qė pėr ata qė e kanė tė krijuar mykun dhe infeksionin nė vesh qė tė mbajtėn sa mė larg tė jetė e mundur ujin nga veshi. Ata qė vuajnė nga otomykoza duhet qė tė paktėn pėr gjashtė muaj tė mbajnė larg rėnien e kanalit tė veshit nė takim me ujin. Gjithashtu, kujdes duhet bėrė dhe nė zhvillimin e konsultave mjekėsore tė cilat duhet tė jenė sa mė tė shpeshta, sepse vetėm kėshtu sėmundja mund tė kapet qė nė fazat e saj fillestare dhe tė marrė kurimin e duhur nė kohėn e duhur. Sa mė periodike tė jenė vizitat, aq mė e mirė do jetė dhe gjendja shėndetėsore e pacientit.

    · Frekuentimi i pishinave apo plazheve tė cilat kanė pėrmbajtje tė lartė mikrobesh, mund tė bėhet shkak pėr shfaqjen e mykut nė vesh. Ndėrkohė qė mbidjersitja, mikrobet, si dhe qėndrimi nė lagėshtirė pėr njė kohė tė gjatė, bėn qė tė rėndohet edhe mė shumė gjendja e pacientit.

    · Fillimisht ndodh kruarja e veshit e cila mund tė bėhet bezdisėse dhe zgjat pėr rreth tre-katėr ditė. Mė pas fillon shfaqja e dhimbjes e cila vjen duke u rritur gjithnjė e mė tepėr duke arritur kulmin nė orėt e vona tė pasdites. Shtimi i saj bėn tė mundur dhe shfaqjen e sekrecioneve tė lėngėta qė mbajnė njė erė shumė tė keqe dhe tė rėndė.

    · Njė ndėr kurat mė tė mira pėr evitimin e mbledhjes sė infeksioneve nė kanalin e veshit, ėshtė mbajtja larg e faktorėve tė lagėshtisė, kėshtu qė pėr tė gjithė ėshtė e kėshillueshme qė edhe pas larjes nė dush tė pėrdoren disa pika acid borik, sepse ai ndikon nė eliminimin e lagėshtisė.

    · Pėrveē kėsaj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė frekuentimi i pishinave tė bėhet nė mėnyrė tė kujdesshme. Mund tė pėrmendim pėrdorimin e tapave nė vesh pėr tė shmangur hyrjen e tepėrt tė ujit dhe infeksioneve qė nė kėto ambiente janė me shumicė.



    Trajtimi me anė tė ilaēeve

    Fillimisht mund tė konsistojė nė pastrimin apo bėrjen lavazh tė kanalit tė veshit dhe kjo ndihmon nė heqjen dhe shpėrndarjen e grumbullit tė infeksionit tė mbledhur nė zona tė caktuara, si dhe nėpėrmjet njė fitili deri nė mesin e veshit, arrihet qė tė shpėrndahet i gjithė pezmatimi i mbledhur. Njėkohėsisht bėhet dhe trajtimi me medikamente, duke hedhur antibiotikėt nė vesh pėr tė trajtuar dhe kuruar zonėn nė tė cilėn mė parė ishte mbledhur pezmatimi dhe qė kishin ēuar nė ėnjtjen e veshit. Dhėnia e ilaēeve ėshtė e ndryshme pėr pacientė tė ndryshėm nė varėsi tė sėmundjes. Ndėrkohė, qė kur ato nuk japin efekt nė pėrmirėsimin e gjendjes, atėherė kėrkohet ndėrhyrja kirurgjikale. Ndėr antibiotikėt mė tė zakonshėm qė jepen pėr fėmijėt nė kėtė rast do tė pėrmendim Lakortenin, por gjithmonė me recetė tė mjekut. Ėshtė e rėndėsishme qė tė shmanget marrja e ilaēeve qetėsuese vetė nė farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnė nė pėrmirėsimin e situatės, vetėm sa mund ta rėndojnė dhe mė shumė.

    Simptomat

    Ėnjtje e veshit

    Pezmatim i kanalit

    Dhimbje e fortė

    Vėshtirėsi nė tė dėgjuar

    Dhimbje koke

    Temperaturė e lartė

    Sekrecione

    Shkaktarėt

    Uji i ndotur i plazhit

    Infeksionet e ujit tė pishinave

    Mosmbajtja e higjienės sė duhur

    Temperaturat e larta

    Mbidjersitja

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    se non e vero e bel trovato

    ....humor anglez ( i hershem )

    nje grup shokesh vendosi te shkonte per piknik te nesermen e seicili le te sillte
    ndonje dicka per dreken.
    Te nesermen '' C far ke sjell ti?'' ''Caj kinez'' ''Po ti?''''Djath'' e tjetri e tjetri etj...
    ""Po ti Xhon?''
    '' Une kam sjell shokun tim skocez''

Tema tė Ngjashme

  1. A bie ndesh ideja e "zotit" me lirinė?
    Nga armandovranari nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 16:37
  2. Koncepte ekonomike
    Nga atropin nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 18:58
  3. E.Ēabej: Ilirishtja dhe Shqipja
    Nga BARAT nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 19:00
  4. Koncepte tė gjuhėve programuese, parser, interpretues
    Nga qoska nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2004, 14:27
  5. Jeta e mosbesimtarit
    Nga Hyllien nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-10-2004, 16:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •