Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    SHBA nuk ka me interesa ne Ballkan

    BALLKAN, SHBA nuk ka mė interesa jetike nė Ballkan


    UASHINGTON (12 Nėntor) - Dy vjet pasi Presidenti Bush foli pėr herė tė parė pėr tėrheqjen e trupave nga Ballkani, ekspertėt thonė se "Ballkani nuk ėshtė mė pėrparėsi e politikės sė jashtme amerikane". Nė njė diskutim nė qendrėn Woodrow Wilson nė Uashington, analistėt thanė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė udhėheqėsit e rajonit, tė marrin vetė nė dorė drejtimin e vendeve tė tyre. Eksperti John Hulsman, thotė se demokracia i ka rrėnjėt nė vendin ku zhvillohet. "Nė njė kuptim, tėrheqja amerikane ėshtė gjėja mė e mirė pėr rajonin e Ballkanit", tha ai. Hulsman, studiues pėr ēėshtjet e Evropės nė Institutin Davis pėr Studime Ndėrkombėtare dhe nė Fondacionin Heritage, thotė se stabiliteti nė rajon ėshtė nė interes tė Shteteve tė Bashkuara, por ai mendon se gabimi ėshtė tek premtimet e tepruara qė u janė bėrė vendeve ballkanike. Madje ai shton se ėshtė gėnjeshtėr t'u thuhet kėtyre vendeve, se ato paraqesin njė interes jetik pėr Amerikėn. "Interesi mė i rėndėsishėm i lidhur me sigurinė nė Ballkan, nga pikėpamja amerikane, ėshtė eliminimi i fondamentalizmit islamik nė Ballkan" - tha Damjan de Krnjevic-Miskovic, redaktor i revistės National Interest pėr politikėn ndėrkombėtare. Pėrsa i takon pėrfshirjes sė Kosovės nė hyrjen e projekt-kushtetutės sė bashkimit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, ekspertėt thonė se paqartėsia e rezolutės 1244, ėshtė njė nga arsyet e debatit tė shkaktuar nė Kosovė. anjo/ko (BalkanWeb)
    -------------------------------------
    ---------------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Analistet me emra serb, sigurisht qe do te bejne deklarime te tilla pasi kjo eshte ajo qe ata duan te shohin ne Ballkan, por aspak politika e jashtme amerikane. Ballkani mund te mos jete ne qender te vemendjes nderkombetare aktualisht, por kjo nuk duhet te perkthehet si mos pasje interesash.

    Nese amerikanet nuk do te kishin interesa ne Ballkan, nuk do te kishin dislokuar me shume se 10000 trupa ne Kosove, Bosnje, Greqi e Maqedoni, por do ti kishin terhequr me kohe prej andej. Jo vetem aq, por aktualisht US po pergatitet per lufte ne Irak dhe ne asnje moment presidenti Bush ose Don Rumsfeld, ministri i mbrojtjet nuk kane zene ne goje largimin nga Ballkani. Ne nje prononcim para disa muajsh ne Washington, ministri u shpreh se edhe nese do te ishte nevoja per dislokim trupash nga Ballkani ne Irak, keto trupa do te zevendesoheshin me rezerviste amerikane.

    Aktualisht, Ballkani eshte ne qender te vemendjes europiane dhe amerikane, pasi po flitet per integrim politik dhe ekonomik te ketyre vendeve. Pavaresisht se media boteror i kushton pak vemendjeve problemeve ballkanike, politikat europiane dhe amerikane karshi rajonit jane ne veprim te vazhdueshem.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kjo nuk do te jete marre nga asnje gazete apo mjet tjeter informimi, por vetem nga Zeri i Amerikes ne gjuhen shqipe dhe bisedat e analizat duhet te jene zhvilluar ne Institutin amertikan e jo diku tjeter.


    Ekspertėt diskutojnė mbi angazhimin amerikan nė Ballkan
    Keida Kostreci


    Qė para se tė bėnte betimin si president, Presidenti Bush foli pėr herė tė parė pėr tėrheqjen e trupave nga Ballkani. Sot, dy vjet mė vonė, pas sulmeve terroriste, luftės nė Afganistan dhe nė valėn e debateve mbi njė luftė tė mundėshme me Irakun, ekspertėt thonė se Ballkani nuk ėshtė mė pėrparėsi e politikės sė jashtme amerikane.

    Nė njė diskutim nė qendrėn Woodrow Wilson nė Uashington, analistėt thanė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė udhėheqėsit e rajonit, tė marrin vetė nė dorė drejtimin e vendeve tė tyre.

    Eksperti John Hulsman, thotė se demokracia i ka rrėnjėt nė vendin ku zhvillohet.

    ”Nė njė kuptim, tėrheqja amerikane ėshtė gjėja mė e mirė pėr rajonin e Ballkanit”, tha ai.

    Zoti Hulsman, studiues pėr ēėshtjet e Evropės nė Institutin Davis pėr Studime Ndėrkombėtare dhe nė Fondacionin Heritage, thotė se stabiliteti nė rajon ėshtė nė interes tė Shteteve tė Bashkuara, por ai mendon se gabimi ėshtė tek premtimet e tepruara qė u janė bėrė vendeve ballkanike. Madje ai shton se ėshtė gėnjeshtėr t’u thuhet kėtyre vendeve, se ato paraqesin njė interes jetik pėr Amerikėn.

    ”Sistemi aktual u jep mundėsi udhėheqėsve vendas, qė t’u shmangen pėrgjegjėsive pėr hartimin e strategjisė sė tėrheqjes sė trupave tė huaja. Atyre duhet t’u thuhet se janė ata janė nė radhė tė parė pėrgjegjės pėr ato qė ndodhin nė rajon”, tha zoti Hulman.

    Damjan de Krnjevic-Miskovic, redaktor i revistės National Interest pėr politikėn ndėrkombėtare, mendon po ashtu, se Shtetet e Bashkuara nuk kanė interesa jetėsore nė Ballkan.

    ”Interesi mė i rėndėsishėm i lidhur me sigurinė nė Ballkan, nga pikėpamja amerikane, ėshtė eliminimi i fondamentalizmit islamik nė Ballkan, tha zoti Miskovic.

    Megjithatė ai shton se pavarėisht nga kėto probleme, Ballkani nuk pėrbėn ndonjė arsye pėr t’u shqetėsuar, pasi shqiptarėt nė rajon, do tė bashkėpunonin nė ēdo rast me Amerikėn, ndėrsa sllavėt nga ana e tyre nuk kanė lidhje me Xhihadin.

    Pėrsa i takon pėrfshirjes sė Kosovės nė hyrjen e projekt-kushtetutės sė bashkimit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, ekspertėt thonė se paqartėsia e rezolutės 1244, ėshtė njė nga arsyet e debatit tė shkaktuar nė Kosovė.

    Zoti Miskovic thotė se hyrja e projekt-kushtetutės nuk bie nė kundėrshtim me rezolutėn e OKB-sė.

    ”Nėse kjo marrėveshje e re pėr kushtetutėn, kuptohet si shtet pasardhės, sipas ligjit ndėrkombėtar, ajo nuk e shkel rezolutėn 1244, madje e mbėshtet atė”, tha ai.

    Ndėrsa zoti Hulsman thotė se vetė rezoluta me paqartėsinė e saj, qė sipas tij ishte e qėllimshme, nė kohėn qė u hartua, shkakton probleme. Ai nxjerr prapė nė pah nevojėn pėr qartėsi dhe pėr komunikim tė hapur.

    ”Ne duhet tė fillojmė tė flasim pėr status pėrfundimtar sepse pėrndryshe do tė hasim gjithnjė e mė shumė situata tė tilla, ku askush nuk e di se ēfarė po ndodh”, tha ai.

    Zoti Hulsman mendon se pėrpjekjet diplomatike pėr tė pėrgatitur tėrheqjen amerikane, duhet tė jenė tė kujdeshme dhe se vendet e rajonit duhet tė binden qė t’i zgjidhin me njėri-tjetrin mosmarrėveshjet midis tyre. //kk



    Oj sharki e lehete si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PRISHTINE (13 Nėntor) - "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrkujdesen pėr Gjilanin, pėrkujdesen pėr Kosovėn dhe popullin e saj". Kėshtu ka thėnė sot nė Gjilan Reno Harnish, shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė me rastin e pėrurimit tė objektit tė gjimnazit "Zenel Hajdini". Duke folur pėr investimet e qeverisė sė tij nė Kosovė, shefi i Zyrės Amerikane tha se vetėm nė Gjilan vlera e investimeve kap shumėn prej 3.6 milion dollarėsh. "Pėrveē infrastrukturės, qytetarėt e Gjilanit nga qeveria e SHBA-sė janė ndihmuar edhe me investime rreth ujėsjellėsit, elektricitetit dhe investime tė tjera. Kjo ndihmė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen", u shpreh Harnish. Ndėrkaq kryetari i komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri duke vlerėsuar punėn e kryer nė renovimin nė tėrėsi tė objektit tė gjimnazit "Zenel Hajdini" tha se ėshtė kėnaqėsi dhe krenari qė Gjilanit i kthehet pamja e shkollės mė tė bukur nė qytet. dxh/ko (RTv21/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Koha do ta tregoje se sa gjate do te qendrojne amerikanet ne Ballkan.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    usa mesa duket po TE LIDHI MARDHENIE TE MIRA me shqiperine dhe nepermjet saj te kontrolloj ballkanin.usa po e kupton qe smund te qendroje ushtarakisht me ne ballkan pasi luanet e evropes nuk e shohin me sy te mire nje gje te tille.ne arsye tjeter eshte se usa po financon shume si financiarish edhe fizikisht ne ballkan .ftesat e fundit qe nga meta dekorimi i edi rames e deri tek leterkembimet e nano-moisiut me pauell-bush tregojne se amerika po perpiqet te krijoje nje lidhje te re me ballkanin ate nepermjet shqiperise.
    nje tjeter arsye qe me con ne kete perfundim eshte edhe ftohja e usa me greqine per shkak te urrejtjes se popullit grek dhe nje mosbashkpunim i mundshem mes usa-s dhe turqis per nje arsye te forte sic eshte fitorja e zgjedhjeve nga nje extremist muslyman ne turqi.
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Presidenti amerikan Bush raport Kongresit pėr trupat nė Kosovė: NATO shqyrton zvogėlimin dhe tėrheqjen e tyre tė mundshme


    UASHINGTON, 16 nėntor - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Xhorxh Bush ka informuar dje nėpėrmjet njė raporti, Kongresin amerikan lidhur me gjendjen dhe perspektivat e kontigjentit amerikan, tė inkuadruar nė misionin e paqes nė Kosovės. Nė letrėn e tij thuhet:
    “Nė raportin tim drejtuar Kongresit mė 17 maj 2002, dhashė informacion nė lidhje me vazhdimin e qėndrimit tė personit ushtarak tė Shteteve tė Bashkuara nė mbėshtetje tė forcės ndėrkombėtare tė sigurimit nė Kosovė (KFOR) dhe nė vende tė tjera nė rajon. Po ofroj kėtė raport shtesė pėrgatitur nga Administrata ime, nė pėrputhje me Rezolutėn e Fuqive nė Rast Lufte (Ligji Publik 93-148) pėr t'u siguruar qė Kongresi tė jetė plotėsisht i informuar pėr kontributet e vazhdueshme tė SHBA-sė nė mbėshtetje tė pėrpjekjeve paqeruajtėse nė Kosovė.
    Aktualisht, SHBA kontribuon nė KFOR nė Kosovė me rreth 4350 ushtarakė ose me rreth 15 pėr qind tė tėrė KFOR-it. 266 ushtarakė tė tjerė amerikanė janė vendosur si Element Mbėshtetės Kombėtar nė Maqedoni, me prani rastėsore nė Shqipėri dhe Greqi. Gjatė 6 muajve tė shkuara, 19 vende joanėtare tė NATO-s i kanė ofruar KFOR-it personelin e tyre ushtarak. Forcat amerikane janė vendosur sidomos nė afėrsi tė Gjilanit, nė lindje tė Kosovės. Rreth 60 pėr qind e tyre merren me patrullim dhe ruajtje tė kufirit. UNMIK-u vazhdon tė bėjė progress nė ndėrtimin e strukturave tė nevojshme pėr vetėqeverisje demokratike tė pėrkohshme nė Kosovė. KFOR-i kordinon me UNMIK-un dhe e mbėshtetet atė nė shumicėn e fushave, duke ofruar forca sigurimi nė qytete dhe fshatra dhe duke organizuar pikakontrolli nė zonat kyēe tė Kosovės, pėr tė dhėnė siguri, pėr tė mbrojtur pakicat, pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet dhe pėr tė krijuar ndjenjėn e besimit nė bashkėsi. Njėkohėsisht, KFOR-i po mbėshtet me mjetet e veta ndihmėn humanitare, sigurimin publik dhe rendin. NATO vazhdon formalisht ta rishohė misionin e KFOR-it nė intervale 6-muajshe. Kėto rishikime ofrojnė bazėn pėr vlerėsimin e nivelit aktual tė trupave, kėrkesat e ardhshme, zvogėlimin e trupave dhe tėrheqjen e tyre tė mundshme tė KFOR-it. Angazhimi i vazhdueshėm i trupave amerikane ėshtė bėrė nėn autoritetin tim kushtetues pėr mbajtur marrėdhėniet me jashtė dhe si Komandat dhe kryetar i pushtetit ekzekutiv. E ēmoj shumė mbėshtetjen e vazhdueshme tė Kongresit nė kėto aksione”, thuhet nė raportin e presidentit amerikan Xhorxh Bush drejtuar Kongresit amerikan.
    -----------------------------
    ---------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Demokratė dhe republikanė tė SHBA‑sė interesohen pėr zhvillimet nė Kosovės

    Gjashtė senatorė amerikanė vizituan Kosovėn

    Njė delegacion gjashtanėtarėsh i senatorėve nga SHBA‑tė, i kryesuar nga senatori Daniel Inouye nga Havajet, vizitoi Prishtinėn, pėr t'u njohur aty pėr aty me operacionet e KFOR‑it nė Kosovė. Me kėtė rast delagcioni u takua me gjeneralin Xhoxef Rallston, komandant i forcave aleate evropiane, komandantin e KFOR‑it Favio Mini, kryeadministratorin Mihael Shtajner dhe zyrtarė tė tjerė tė KFOR‑it dhe UNMIK‑ut. Delegacioni shqyrtoi operacionet e KFOR‑it dhe mundėsinė sesi SHBA‑tė mund tė pėrkahin sa mė mirė operacionet e vazhdueshme paqeruajtėse nė Kosovė, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės amerikane nė Prishtinė.

    Zoti Reno Harnish, shef i Misionit amerikan nė Prishtinė, nė njė deklaratė qė dha nė selinė e KFOR‑it tha se "kjo vizitė demonstron vazhdimėsinė e interesimit dhe pėrkushtimit tė SHBA‑ve nė jetėsimin e mandatit tė KFOR‑it pėr krijimin e njė mjedisi paqėsor dhe tė sigurt nė Kosovė, konform rezolutės 1244".

    "Fakti qė njė grup aq i spikatur i senatorėve tė SHBA‑ve dhe komannanti suprem i forcave aleate nė Evropė vizitoi Kosovėn pėr t'i shqyrtuar kėto ēėshtje, konkretisht demonstron dėshirėn e Qeverisė sė SHBA‑ve pėr tė vazhduar tė punojė sė bashku me partnerėt ndėrkombėtarė nė pėrkrahjen e paqes dhe sigurisė nė Kosovė, pėr tė vazhduar pėrparimi i bėrė nė zhvillimin e institucioneve vetėqeverisėse demokratike", tha z.Harnish.

    Delegacioni dypartiak i senatit amerikan pėrbėhej nga senatorėt Ted Stevens nga Alaska, Patrik Leahi nga Vermonti, Tad Koēran nga Misisipi, Pat Roberts nga Kansas dhe Ben Nelson nga Nebraska. Kėta senatorė janė anėtarė tė komiteteve tė Kongresit amerikan tė cilat shqyrtojnė operacionet e forcave tė armatosura tė SHBA‑ve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ish komandanti i KFOR-it, Reinhard, vizitė 5-ditore nė Kosovė



    PRISHTINE (29 Nėntor) - Ish-Komandanti i KFOR-it, gjenerali Klaus Reinhard, fillon sot njė vizitė pesė-ditore nė Kosovė. Gjatė qėndrimit tė tij, gjenerali gjerman do tė takohet me disa nga liderėt kosovarė. Ai gjithashtu do tė vizitojė batalionin e ushtrisė gjermane nė Prizren, kontigjent tė cilėn e ka komanduar pėr gjashtė muaj nė Kosovė. Gjenerali Reinhardt ėshtė komandanti i dytė i trupave tė KFOR-it nė Kosovė, pas gjeneral-lejtnantit britanik Majk Xhekson. ro/mr (RTK/BalkanWeb)
    ----------------------
    ------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Sh.B.A nuk mund te mos kene interesa ne ballkan.
    Te nderuatr miq,une mendoj se interesat amerikane nuk lidhen me dislokimin e trupave,mbajtja e tyre eshte nje kosto dhe ato levizin dhe perqendrohen ne zona te nxehta,amerikanet kane interesa globale,dhe si ne nje loje shahu veprojne.
    Eshte e vertete qe amerikanet nuk kane paguar para dhe sh para edhe shqiperi kane ardhur nga Europa,por sigurisht qe vepron jo hapur por me aleatet.Nuk eshte levizja e Berluskonit vetem Italiane.Kur o sulmua ushtarakisht Serbia,nuk kishte dislokim trupash,por me pare lindi UCK sigurisht qe te gjiyhe e kuptojme kur u etiketuan terreriste,por terroristet na u ulen ne tavolinen e Rambujes si faktor etj etj
    Ne ballkan gjerat kane evoluar,flet diplomacia,kush e beri qe ate qe nuk zgjidhi diplomacia e zgjidhi lufta ne Maqedoni,bukur u operua,ne Maqedoni nuk mund te tejkaloje shpejtesine me makine se te gjobisnin dhe jo me te gjunjezoje shtetin.Eshte e holle politika.Ne Tirane vepron nje ekip studimor amerikan ne formen e temave shkencore ne fakultetin e Mjeksise,ato studiojne retinen e syrit nga ku kerkojne te percaktojne genin e shqiptareve etj etj dhe jo me te mos kene interesa.Shikoni si nderrohen ambasadoret,ne momentin e duhur dhe me personat e duhur.
    Sh,B,A ka interesa te medha ne ballkan,levizja e vijes ndarje me Rusine,u spostua ne Kosove,lufta solli nje vije natyrore me hakmarrje njerezore me serbet si nje garanci apsolute me shume se ushtria amerikane qe Kosova dhe Shqiperia,po nepermjet rritjes se rolit te shqiptareve ne politiken e Maqedonise dhe te maqedonise kunder interesave Ruse.Ne kerkojme me shume,kurre ne nacionalistet e semure nuk do te arrinim as ne fantazine tone te shfrenuar sikur gjithe diten te rrinim me flamur ne dore dhe kenge ne buze nuk do te arrinim ate qe eshte arritur,mos degjojme politikanet shqiptar qe nghirren per nacionalizem dhe jane me te avancuar se amerikanet.
    Sor eshte politika e globalizimit e ndaejes se tregjeve.Taktika qe do perdoret pamvaresisht se Bush tha per terheqje te trupave,do jete e ndryshme,here terrorizmi nderkombetar,here tensione nderetnike etj
    Me naivet mund te besojne se interesat amerikane do shterojne ne Ballkan,perkundrazi me forcimin e vendeve te europes ballkani eshte nje fushe e nde e birgjer dhe pike lidhje midis lindjes dhe perendimit.Fondet e kujt e ndertojne koridorin 8,kujtojme Meten qe ishte qe re kalonte ne Selanik,ndersa kur pyeten Nanon ai tha se nuk ka remdesi se ku kalon.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  3. "Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  4. Ballkan - Makedhonia -Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 18:54
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •