Kufiri me Shqiperine nuk mund te kalohet pa pasaporte

• Per kalimin kufitar, per daten 9 dhe 10 qershor 2007, nevojitet qe qytetaret e Kosoves te kene me vete pasaportat, ndryshe nuk do t’iu lejohet kalimi


Permes nje njoftimi per shtyp, SHPK-ja ka njoftuar se marreveshja mes Kosoves dhe Shqiperise, per kalimin e kufirit vetem me leternjoftim e cila ka hyre ne fuqi me 1 qershor 2007 dhe vlen deri me 30 Shtator 2007, nuk do te zbatohet per daten 9 dhe 10 qershor 2007. Per kalimin kufitar ne keto dy data nevojitet qe qytetaret e Kosoves te kene me vete pasaportat, ndryshe nuk do t’iu lejohet kalimi. Kjo eshte bere me vendimin e autoriteteve shqiptare per shkak te vizites se Presidentit Bush qe do t’i bej Shqiperise, thuhet ne njoftimin per shtyp te leshuar nga Zyra per informim publik e SHPK-se, Komanda Kryesore e Policise ne Prishtine.