Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Tradhëti me emrin femër

    I respektoj dhe i vleresoj pa mase femrat, pasi pa to nuk do te kishte njerezim. Pa shpirtin dhe mitren e tyre nuk do te kishte as fekondim dhe as lindje dhe njekohesisht pranoj se kjo bote mashkullore i dhunon dhe i shkel prej shekujsh. Por a mjafton vetegjyqesia mashkullore ne emer te embrionit te fekonduar nga sperma e tij, per te motivuar ne emer te perteritjes se races njerezore nga femrat, tradhetine e tyre te lindur? Ne braktisim dhe mendojme se perzgjedhim, nga fuqia qe mendojme se kemi ne dore ne drejtimin material te botes, por ne fakt jane femrat qe na perzgjedhin. Sado t'ju vime rrotull me perkedhelje dhe fjale te bukura, jane ato qe vendosin nese duan te lidhen me ne. Ne meshkujt genjejme veten se i fituam, ndersa jane ato qe japin verdiktin final per tu lidhur me ne. Po femrat pse tradhetojne? Nga shkelja qe ju bejme ne meshkujt, apo nga paqendrueshmeria e shpirtit te tyre? Ne rast se mashkulli shkel, pse femra e tradheton per tu hedhur ne krahet e nje mashkulli tjeter qe gjithashtu shkel? Tek e fundit femra zgjedh, ndersa mashkulli ropatet per tu zgjedhur. Mashkulli braktis ne rastin me te keq, i terhequr po nga nje femer tjeter e cila nuk mendon aspak se sa vuajtje i krijon asaj qe ja shkeput nga duart kete mashkull. Ndersa femra tradheton duke perzgjedhur nje mashkull tjeter, gjithashtu duke mos menduar aspak se sa vuajtje i krijon mashkullit qe e dashuron. Tradheti ke emrin femer, sepse nuk mendon as per femren qe ja heq mashkullin dhe as per mashkullin qe e tradheton per nje mashkull tjeter.
    Ne kete kuader jane edhe rradhet poetike te meposhtme dhe ftoj femrat "JOTRADHETARE" dhe sidomos meshkujt e "TRADHETUAR" te shpalosin shpirtin e tyre poetik, me qellim qe te lehtesohen sadopak nga vetvetja.

    Kur të flisja dikur,
    Qiellin shihja në sytë e tu,
    E ar nga fjala ime mblidhje,
    Me ar shkruaje në qiell,
    Mendimin tënd,
    Mendimin tim,
    Mendimet tona.

    Kur më flisje dikur,
    Tokën e premtuar shihje në sytë e mi,
    E lule nga fjala jote mblidhja,
    Me lule shkruaja - mbjelltaz në tokën e premtuar,
    Mendimin tim,
    Mendimin tënd,
    Mendimin tonë.

    I dobët nga ndjenja dikur,
    Tradhëtitë të fala,
    Një herë, dy herë, shumë herë,
    E falje më kërkove.

    E fortë nga pandjenja dikur,
    Gabimet bëre sikur më fale,
    E tradhëti thure mbi faljen time,
    Dhe dobësinë e ndjenjës time.

    Kur të flas sot,
    Zbrazti humnerore shoh në sytë e tu,
    Metal pa vlerë është fjala ime,
    Me metal pa vlerë shkruaj në humnerë,
    Zhgënjimin e gërmave të arta në qiell.

    Kur flet sot,
    Tokën tënde sheh në sytë e mi,
    Parmëndë është fjala jote,
    Me parmëndë shkruan mbi tokën tënde,
    Mendimin tim,
    Mendimin tënd,
    Mendimin tone.

    Tani me veten flas,
    Mos ndje i them,
    Dobësisë së dashurisë mos ju përul,
    Tradhëtinë e saj mos fal më.

    Mos ndje i them vetvetes,
    Që me gërma të arta të shkruash në qiell nesër,
    Historinë e parmëndës mbi tokën tënde,
    Sërish me shpirt,
    Por pa tradhëtinë me emrin femër.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    spo e kuptoj fort kete pune,

    femra ke tradheton? ----> mashkullin.
    mashkulli ke tradheton ------> femren.

    kjo sjell qe tradhetia eshte hibrid femer+mashkull, keshtu me duket se i bie.

  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar më parë nga adidu
    I respektoj dhe i vleresoj pa mase femrat, pasi pa to nuk do te kishte njerezim. Pa shpirtin dhe mitren e tyre nuk do te kishte as fekondim dhe as lindje dhe njekohesisht pranoj se kjo bote mashkullore i dhunon dhe i shkel prej shekujsh. Por a mjafton vetegjyqesia mashkullore ne emer te embrionit te fekonduar nga sperma e tij, per te motivuar ne emer te perteritjes se races njerezore nga femrat, tradhetine e tyre te lindur? Ne braktisim dhe mendojme se perzgjedhim, nga fuqia qe mendojme se kemi ne dore ne drejtimin material te botes, por ne fakt jane femrat qe na perzgjedhin. Sado t'ju vime rrotull me perkedhelje dhe fjale te bukura, jane ato qe vendosin nese duan te lidhen me ne. Ne meshkujt genjejme veten se i fituam, ndersa jane ato qe japin verdiktin final per tu lidhur me ne. Po femrat pse tradhetojne? Nga shkelja qe ju bejme ne meshkujt, apo nga paqendrueshmeria e shpirtit te tyre? Ne rast se mashkulli shkel, pse femra e tradheton per tu hedhur ne krahet e nje mashkulli tjeter qe gjithashtu shkel? Tek e fundit femra zgjedh, ndersa mashkulli ropatet per tu zgjedhur. Mashkulli braktis ne rastin me te keq, i terhequr po nga nje femer tjeter e cila nuk mendon aspak se sa vuajtje i krijon asaj qe ja shkeput nga duart kete mashkull. Ndersa femra tradheton duke perzgjedhur nje mashkull tjeter, gjithashtu duke mos menduar aspak se sa vuajtje i krijon mashkullit qe e dashuron. Tradheti ke emrin femer, sepse nuk mendon as per femren qe ja heq mashkullin dhe as per mashkullin qe e tradheton per nje mashkull tjeter.
    Ne kete kuader jane edhe rradhet poetike te meposhtme dhe ftoj femrat "JOTRADHETARE" dhe sidomos meshkujt e "TRADHETUAR" te shpalosin shpirtin e tyre poetik, me qellim qe te lehtesohen sadopak nga vetvetja.
    se pari flm per ato rreshtat e para qe na shpjegove sesi krijohet njeriu... ma knaqen shpirtin eee

    ti qe i vlersoke kaq shum femrat athere si mund te shprehesh kshu?
    sic eshte then edhe me lart edhe mashkulli edhe femra tradhton... ti nqfse je kaq i prekur nga kjo sjellje athere duhet te mendohesh mir pse ajo te paska trradhtu.

    me kaq sa po lexoj ktu nuk i vej faj.

    klejzi
    God is coming and SHE is mad

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Pyetja jote o milaniste eshte teresisht femerore dhe me te drejte. Personalisht si maskilizmin dhe feminizmin e tejskajshem e denoj. Sidoqofte po te pyes une ty si avokate e femrave: Pse tradhetojne femrat?
    Pse duhet te anatemojme meshkujt te cilet kane fajin se bota drejtohet prej tyre, edhe ne rastet(qofshin edhe te rralla) kur femra i tradheton? Pse nuk kam lexuar kurre qofte edhe nje rresht nga femrat, per arsyen pse tradhetojne, por vetem ankesat e tyre qe shkelen dhe braktisen?

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Te flasesh per tradhtin duhet ti fusesh mashkullin dhe femren brenda , duhen or dhe dit qe te flasesh per kte tem dhe zgjidhje si jep dot , mashkulli tradhton sepse terhiqet nga femra si puna (zagarit) qe nje shprehje banale po qe kshu esht , kurse femra tradhton sepse shum her e shkelur nga mashkulli i cili e ka len per nje tjeter gjen ngrohtesin te nje tjeter , femra esht si puna kristalit qe po u thye ska gje qe ta ngjis , kurse mashkulli esht i regjur nga kjo gje ,sbesoj se nje mashkull ka ndjenja te verteta pervecse intrig dhe genjeshter per te arritur ate cfar do ,pastaj kot nuk esht then ajo shprehja (skam hall se me kalon miu , kam hall se ma ben rrug ) kshu dhe puna e femres me mashkullin , asnjeher sdo ket dicka reale dhe te vertet mes tyre, derisa mashkulli mos jet i terhequr pas femrave ,dhe jo vetem njeres te cilen do ta ket per krahu per nje koh te gjat, dhe kshu do jet per femren sa her qe do ndjehet e fyer edhe e shkelur nga egoja e nje mashkulli ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA

    Femra eshte e vertete qe eshte nje kristal qe po u thye nuk ngjitet me, por me duket se eshte po femra qe e terheq mashkullin duke u bere padashje shkaktare per thyerjen e nje femre tjeter si gote kristali. me pak fjale edhe po ta quash mashkullin budalla apo kafshe jane vete femrat qe e terheqin dhe thyejne njera - tjetren si gota kristali

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga adrian dule
    Femra eshte e vertete qe eshte nje kristal qe po u thye nuk ngjitet me, por me duket se eshte po femra qe e terheq mashkullin duke u bere padashje shkaktare per thyerjen e nje femre tjeter si gote kristali. me pak fjale edhe po ta quash mashkullin budalla apo kafshe jane vete femrat qe e terheqin dhe thyejne njera - tjetren si gota kristali

    Femra esht e let per tu manovruar , mjafton te ket nje shtyll te fort ku te mbahet (dmth nje mashkull ) dhe stradhton kurr , por jan meshkujt te cilet cojn ne tradhti edhe ndarje ..........

  8. #8
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA
    Femra esht e let per tu manovruar , mjafton te ket nje shtyll te fort ku te mbahet (dmth nje mashkull ) dhe stradhton kurr , por jan meshkujt te cilet cojn ne tradhti edhe ndarje ..........
    pappapapaap ca shkrim i lezetshem
    nuk i dihet aty se kush con ne tradhti dhe ndarje mashkulli apo femra ????
    oshte e padefinume kjo ende
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga unforgiven II
    spo e kuptoj fort kete pune,

    femra ke tradheton? ----> mashkullin.
    mashkulli ke tradheton ------> femren.

    kjo sjell qe tradhetia eshte hibrid femer+mashkull, keshtu me duket se i bie.
    Jane 'zgjeruar' opsionet e tradhetise lol

    Realiteti, kjo eshte pergjigja me e mire per kete teme.
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LoL po me nje fjal mund te themi se meshkujt prej femrave gati se nuk dallojne fare te dy anet tradhetojne pra per te mos ofenduar asnjeren ane te dy anet jemi te barabart
    Sui generis

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cybersex tradhëti apo jo
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 19:11
  2. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 11:44
  3. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 09:36
  4. Tradheti
    Nga Mina në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 07:09
  5. Tre tradheti + !
    Nga Jeans-boy në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2002, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •