Vazhdojnë përleshjet në Liban
Ushtria libaneze bombardoi me intensitet sot në mëngjes pozicionet e "Fatah al-Islam", i tërhequr dhe rrethuar në kampin e refugjatëve Nahr al-Bared në Libanin Verior, pas përleshjeve të ashpra gjatë natës, sipas gazetarëve të AFP-së në vendngjarje.
Bombardimet me armë të rënda rifilluan pas një qetësimi prej dy orësh pas përleshjeve të ashpra gjatë natës mes ushtrisë dhe grupit islamik, gjatë të cilave ndërhynë sërish helikopterë "Gazelle" duke hapur zjarr./07 Jun 2007/V.H.
Krijoni Kontakt