100 personazhet që mësuan lajmin se kishin ndërruar jetë ndërkohë që ishin gjallë!
Komedia "Pas vdekjes" e Çajupit, është komedia njerëzore e njëqind personazheve të shquara botërore. Ashtu si protagonistët e Çajupit, edhe Ernest Heminguej, Fidel kastro, Papa Gjon Pali, Nelson Mandela, Mark Tuein, Alfred Nobel e deri tek Britni Spirs, kanë lexuar gazetat apo kanë parë në televizion, lajmin se kishin vdekur.

Komedia "Pas vdekjes" e Çajupit, është komedia njerëzore e njëqind personazheve të shquara botërore. Ashtu si protagonistët e Çajupit, edhe Ernest Heminguej, Fidel kastro, Papa Gjon Pali, Nelson Mandela, Mark Tuein, Alfred Nobel e deri tek Britni Spirs, kanë lexuar gazetat apo kanë parë në televizion, lajmin se kishin vdekur. Por jo të gjithë e kanë marrë me të qeshur. Nacionalisti me ngjyrë, Marcus Garvey, ka pësuar infarkt duke lexuar shkrimin që i kishin bërë gazetat për vdekjen e tij. Gruaja e dytë e baronit Blixen, ka urdhëruar "Daily Telegraph"-in, që të shkruante "se nuk ishte vidhosur në arkivol". Rudyard Kipling, i kërkoi revistës që kishte shkruar për vdekjen e tij, që ta hiqte nga lista e abonentëve e ka shumë gjasa, që Alfred Nobel të ketë krijuar çmimin me këtë emër, pasi lexoi në komentet për vdekjen e tij cilësimin "tregtari i vdekjes". Shumë të tjerë, i kanë inskenuar vetë vdekjet e tyre. Disa për të parë se sa vetë do ju vinin në varrim, të tjerë për të shpëtuar nga ndjekjet e policisë, e të tjerë thjesht për të krijuar humor në familjet dhe ambientin e punës. Ndërsa pjesa e mbetur, janë "viktima" të shakave apo të incidenteve në redaksitë e lajmeve, kur një buton i shtypur padashje ka "lënë të vdekur" shumë njerëz të famshëm.
Lajmet "Pas vdekjes"
Në redaksinë e CNN-it, e të shumë mediave të tjera të fuqishme, është bërë traditë përgatitja e nekrologjive të njerëzve të njohur. Por një gabim teknik, mund të kushtojë "vdekjen" e shumë personave. Shembull i kësaj ishte incidenti i famshëm i CNN-it më 16 prill të vitit 2003, kur draftet e shkrimeve për vdekjen e figurave botërore si Fidel Castro, Dick Cheney, Nelson Mandela, Bob Hope, Gerald Ford, Pope John Paul II, dhe Ronald Reagan u botuan në sajtin e televizonit. Një arsye tjetër e botimeve të lajmeve të pasakta për vdekjen e këtyre njerëzve, janë shpesh edhe emrat e përafërt. Po ashtu, gjendja shëndetësore shumë e rëndë është shkas për një njoftim të gabuar.
Rastet e rralla
Papa Gjon Pali i II-të, është personi për të cilin është shkruar tre herë se ka vdekur, ndërkohë që ai ka qenë gjallë. Mark Twein ka lexuar dy herë për vdekjen e tij dhe ka deklaruar se "vdekja ime është ekzagjeruar". Ndërkohë një koiçidencë e fortë ka qenë edhe në familjen e lojtarëve të briketit Fane. Atë e bir, kanë lexuar në periudha të ndryshme kohore, lajmet për vdekjen e tyre.

Alan Abel

Komediani dhe muzikanti i shquar amerikan e inskenoi vet ë vdekjen e tij në vitin 1979, për të parë se ç'shkrim do të botohej pas vdekjes së tij tek "New York Times". Një drejtor funerali i rremë dhe një grua që hiqej si gruaja e tij, njoftuan gazetën e njohur. Gazeta publikoi shkrimin në 2 janar të vitit 1980. Një ditë më pas, Abel mbajti një konferencë duke thënë se, "raportimi për trashëgiminë ishte ekzagjeruar".

Rex Alston

Komentatori i sportit, gazetari dhe sportisti i njohur, Rex Alston, "rezultoi" i vdekur kur gazeta "The Times" rifreskoi fajlin e brendshëm të nekrologjive në vitin 1985. Aksidentalisht shkrimi u botua si një nekrologji. Alston u rimartua vitin më pas, në moshën 85-vjeçare. Ai jetoi deri në vitin 1994.

Papa Benedikti i XV-të

S ëmundja e tij e rëndë në mushkëri, në janar të vitit 1922, krijoi një pritshmëri të madhe për vdekjen e tij. Lajmi u botua para kohe nga një gazetë në Nju Jork me një titull të madh në faqe të parë "Papa Benedikti i XV-të vdiq", i ndjekur me një variant më të vonshëm të nënvizuar "Papa ka një përmirësim të mahnitshëm". Gjithsesi, Papa vdiq nga sëmundja më 22 janar.

Janelle Cahoon

N ë dhjetor të vitit 2005, gazeta "Duluth News Tribune" pohoi se funerali i murgeshës benediktase, Janellene Cahoon, ishte shfaqur në një dokumentar të vitit 1999. Gabimi shkaktoi një argëtim të madh në manastirin e saj. Murgeshat e pyesnin me humor Janelle Cahoon, se si ishte parajsa, dhe të tjerë iu referuan incidentit si "Murgesha e vdekur që ecën".

Jonathan Agnew

N ë janar të vitit 2007, ish-studentë të Universitetit të Kembrixhit dëgjuan se vdekja e komentatorit të shquar sportiv dhe ish-lojtarit të briketit ishte botuar në buletinin informativ "Trinity Record". Agnew kontaktoi me botuesit duke thënë se ata e kishin hequr edhe nga lista e e_mail-eve, si dhe kërkoi një kopje të shkrimit që të mund ta lexonte dhe të bënte korrigjime nëse ishte e nevojshme.

William Baer

Lajmi p ër vdekjen e tij ishte një shaka. Profesori i Universitetit të Nju Jorkut u habit kur pa lajmin e vdekjes së tij në gazetë në vitin 1942. Pasi shkoi në universitet mori vesh se e gjitha kjo ishte rezultat i një shakaje të stisur nga studentët e tij.

Lucien Bouchard

Lajmi p ër vdekjen e ish-kryeministrit të Quebec, një provincë në Kanadanë Qendrore, u shfaq në televizionin kanadez CTV në shtator të vitit 2005. Stacioni filloi të transmetonte historinë e jetës së politikanit, por shumë shpejt e ndërpreu transmetimin, duke konfirmuar se Bouchard ishte gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dhe duke fajësuar Radio-Canada për gabimin. CTV dhe Radio-Canada vazhduan gjatë duke fajësuar njëra-tjetrën për lajmin.

Graham Cardwell

Graham Cardwell ishte nj ë detar i njohur i cili u zhduk në shtator të vitit 1998 dhe u cilësua i mbytur. Tetë muaj më vonë, u zbulua se ai po jetonte në fshehtësi në West Midlands. Ai tha se mendonte se po vuante nga sëmundja e kancerit dhe se donte që t'ia kursente familjes së tij, traumën që do u shkaktonte, prandaj ishte zhdukur pa nam e nishan.

Anthony John Allen

Mediat raportuan vdekjen e tij n ë vitin 1966. Krimineli famëkeq inskenoi vetëvrasjen e tij. Ai bëri sikur u hodh nga një kep në Britani, në vitin 1966, për t'i shpëtuar ndjekjes për vjedhje. Në të vërtetë, ai hodhi rrobat në lumë, mori ato që kishte fshehur dhe vuri identitet të ri. Në 2002-shin u kap dhe u dënua përjetë për vrasjen e gruas dhe fëmijëve të tij në vitin 1975.

Edward Bartlett

Lojtari i kriketit e mori vesh lajmin p ër vdekjen e tij nga almanaku i vitit 1934 "Wisden Cricketers". Në almanak shkruhej se ai kishte vdekur "rreth shkurtit" të vitit të shkuar, pra në vitin 1934. Në të vërtetë, Edward Barlett jetoi deri në 21 dhjetor të vitit 1976.

James Brady

Sekretari i shtypit t ë Shtëpisë së Bardhë u qëllua në kokë në vitin 1981, në atentatin ndaj presidentit Ronald Regan. Tri orë më vonë, për shkak të pështjellimit për plagët e tij, gazetari Dan Rather njoftoi në CBS që Brady vdiq. Ky rast çoi në një maturi më të madhe të raportimit të situatave të tilla.

Fidel Castro

Vdekja e Fidel Kastros është një nga vdekjet e botuara për shkak të incidentit të CNN-it. Është i njohur procesi i punës së këtij stacioni, i cili i përgatit përpara shkrimet për vdekjet e njerëzve të famshëm. Drafti i nekrologjisë që u botua gabimisht, i cili ishte kopjuar nga ai i Ronald Regan, e përshkruante liderin kubanez si "atlet dhe yll kinemaje".

Nancy Allen

Aktorja e famshme e "RopoCop"-it u cilësua e vdekur në një sajt në internet, në një bazë të dhënash për filma. Sipas lajmit të botuar në internet, Allen kishte vdekur nga një hemorragji cerebrale në Florida, më 12 tetor të vitit 2006. Vetë aktorja e famshme e përgënjeshtroi lajmin për vdekjen e saj.

John Basedow

P ër badibilldingun e famshëm amerikan, instruktorin e njohur të fitness-it, lajmi i hidhur i vdekjes së tij u raportua nga një faqe ueb-i. Në lajm thuhej se Basedow ishte zhdukur në Tailandë dhjetorin e vitit 2004 nga cunami. "Ka vdekur i frikësuar", shkruhej në PRWeb. Ky lajm u mohua më vonë dhe Basedow tha se nuk kishte qenë fare në Tajlandë atë kohë.

Rodger Bumpass

Nj ë stacion televiziv në Arkansas të Amerikës, një sajt në internet dhe buletini i Universitetit Shtetëror të Arkansasit raportoi në gusht të vitit 2006 vdekjen e aktorit Rodger Bumpass. Sipas gjasave, ky gabim ishte bërë për shkak të ngatërrimit të emrave. Një tjetër personazh, me të njëjtin emër, por që në fakt shqiptohet ndryshe, kishte vdekur po atë ditë.

Dick Cheney

Z ëvendëspresidenti i SHBA-së, Dick Cheney, është një nga "të prekurit" e incidentit të CNN-it. Drafti i nekrologjisë së tij, që ishte bërë në bazë të draftit të Mbretëreshës, e përshkruante Cheney-n si një "Mbretëreshë të Harmonisë" dhe "gjyshen e preferuar britanike".

Kurt Cobain

Idhulli i muzikës rok është një nga të famshmit, vdekja e të cilit është lajmëruar para kohe. Ka qenë pikërisht CNN-i, i cili raportoi vdekjen e Cobain, megjithëse në fakt muzikanti i njohur ishte në koma. Lajmi u bë i ditur pas një overdoze që mori Cobain në Romë, në mars të vitit 1994. Cobain vdiq në të vërtetë, pak kohë më vonë, duke kryer vetëvrasje.

Thomas Menino

M ë 1 prill të vitit 1998, për shaka, Opie dhe Anthony në radion "WAAF-FM" thanë se kryetari i Bashkisë së Bostonit kishte vdekur nga një aksident me makinë. Si rezultat, ata u pushuan, por morën mbështetje nga admiruesit dhe u punësuan disa ditë më vonë nga radion popullore "New York stacion".

Lord Desborough

Atleti, sportisti dhe politikani i Laboristëve që u bashkua me Konservatorët, u deklarua i vdekur kur gazeta "The Times" e ngatërroi atë me Lord Bessborouh. Lajmi për vdekjen e këtij të fundit iu atribua politikanit të njohur, për shkak të emrave të ngjashëm në shqiptim.

Hiroo Onoda

Ky ushtar japonez mbijetoi p ër dekada në xhunglat e Filipineve, duke menduar se Lufta e Dytë Botërore nuk kishte përfunduar. Onoda me tre ushtarë të tjerë që e shoqëruan për disa vite vazhdoi të "vazhdojë" luftën, duke vrarë shumë vendas. Edhe pse lajmi iu komunikua, sidomos përmes pamfleteve, ai i konsideroi mashtrime.

Nelson Mandela

Lideri i Afrik ës së Jugut, është raportuar i vdekur në incidentin e CNN.com. Një 16 prill, 2003, u zbuluan memoriale të shkruara që më parë në adresën e internetit të CNN.com, të cilat mund të shiheshin edhe pa fjalëkalim. Ato do të përdoreshin kur ata të vdisnin me të vërtetë. Atje ndodhej dhe njoftimi i Mandelës, së bashku me shumë të tjerë.

George Monbiot

Shkrimtari, gazetari, autori, mbrojt ësi i mjedisit dhe aktivisti politik anglez, një herë është deklaruar klinikisht i vdekur në spitalin "Lodwar General Hospital" në Kenian veri-perëndimore, pasi ishte prekur nga malaria cerebelare. Për fat të mirë, më vonë e mori veten dhe tani shkruan për gazetën "The Guardian".

Joe DiMaggio

Lajmi p ër vdekjen e basketbollistit të njohur Joe DiMaggio, u transmetua i shkruar në fund të ekranit të televizionit NBC. Tekstin, të cilin e pa vetë DiMaggio, ishte parapërgatitur në saje të raportimeve të vazhdueshme të gazetave që shkruanin se DiMaggio ishte afër vdekjes, dhe u transmetua kur një teknik shtypi butonin e gabuar.

Sharon Osbourne

N ë vitin 2004, një nekrologji e gruas së yllit të rrokut Ozzy Osbourne, u publikua aksidentalisht në adresën e internetit të agjencisë së lajmeve "ABC News", për arsye të një gabimi teknik. Sharon Osbourne është një menaxhere angleze muzike. Ajo u bë e njohur kur u doli në shfaqjen "The Osbournes".

Gabriel García Márquez

Novelisti, gazetari, publikuesi, aktivisti politik dhe fituesi i Çmimit Nobel në vitin 1982 në Letërsi, është raportuar i vdekur nga e përditshmja peruviane, "La Republica", në vitin 2000. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në Meksikë dhe Evropë dhe konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të shekullit të 20-të të Amerikës Latine.

Jayaprakash Narayan

Vdekja e politikanit është njoftuar gabimisht nga kryeministri i Indisë në vitin 1979, gjë që shkaktoi një vajtim të shkurtër kombëtar, pezullimin e parlamentit dhe transmetimeve radiofonike, mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. Gabimi erdhi pasi drejtori i zyrës së Inteligjencës pa një trup të ngjashëm me të tijin që po dërgohej në spital.

Ian Dury

Lajmi i "vdekjes" së këngëtarit të rokut Ian Dury, u bë publik gjatë transmetimeve të radios XFM nga Bob Geldof në vitin 1998. Sipas gjasave, lajmi u dha pas një rrengu që bëri një dëgjues i radios, i cili ishte i pakënaqur nga ndërrimi i drejtuesit të XFM-së. Për shkak të incidentit, gazeta muzikore NME, e cilësoi Geldof-in "DJ-n më të keq të botës".

Eduardo Paolozzi

Vdekja e artistit është raportuar gabimisht në një revistë, kur ai pësoi një infarkt të rrezikshëm në vitin 2001. Eduardo Paolozzi është një skulptor dhe artist i njohur skocez. Paolozzi ka lindur në Edinburg, dhe ishte djali i një emigranti italian. Studioi shkollën e Artit në Londër nga 1944-1947, më pas punoi në Paris.

Mary Mather

Kjo pediatre është raportuar e vdekur në dhjetor të vitit 2004 nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor, pasi e ngatërroi me një tjetër person me të njëjtin emër. Ky këshill është rregulluesi i profesionit mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar. Autorizon doktorë për të praktikuar dhe bën kontrollin e tyre.

Alfred Nobel

Njoftimi i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel dhe prodhuesit të armëve, në vitin 1888 ka dalë nëpër gazeta për shkak se është ngatërruar me atë të vdekjes së vëllait të tij. Njoftimi shkruante: "Tregtari i vdekjes ka vdekur" dhe se "Nobeli u bë i pasur duke gjetur mënyra të vriste më shpejt se më parë".

David Ervine

Politikani i Irland ës së Veriut pësoi një infarkt në zemër dhe hemorragji cerebrale më 7 janar të vitit 2007. Stacioni i lajmeve RTE News, në orën 9 të mëngjesit dha lajmin e vdekjes së tij. Më vonë ajo e korrigjoi lajmin në buletinin e radhës. Në të vërtetë Ervine, vdiq pasdite.

John Partridge

Vdekjen e k ëtij astrologu, Jonathan Swift (e shkroi nën një pseudonim) e "parashikoi" në vitin 1708 për shaka dhe më vonë e konfirmoi. Ky fakt bëri që gazeta të ndryshme ta publikojnë nekrologjinë e tij. John Partridge (1664-1714) ishte një astrolog anglez. Ai është autori dhe botuesi i një numri librash dhe kalendarësh astronomikë.

Jerry Mathers

Z ërat se aktori i filmit "Leave it to Beaver" është vrarë në Vietnam, janë përhapur nëpër gazeta në dhjetor të vitit 1969. "Associated Press" dhe "United Press International" më vonë thanë se e kishin ngatërruar vdekjen e tij me atë të një ushtari tjetër me po të njëjtin mbiemër, Mathers.

Samuel Taylor Coleridge

Shkrimtari i famsh ëm, në vitin 1816 dëgjoi emrin e tij të përmendej në hotelin ku rrinte. Një burrë po lexonte një gazetë ku ishte raportuar vdekja e tij. Shkrimtari kërkoi të lexonte gazetën dhe bashkëbiseduesi i tha se "Ishte e çuditshme që poeti kishte varur veten pikërisht pas suksesit të veprës së tij". Coleridge i tha: "Me të vërtetë zotëri, por është akoma më e çuditshme që, ai që kishte varur veten, ishte në atë moment duke folur me të". E vërteta këndonte se një person ishte gjetur i varur me bluzën ku shkruhej S.T. Coleridge. Kjo bluzë i ishte vjedhur shkrimtarit.

Frederick Fane

Lojtari i famsh ëm i kriketit, Frederick Fane lexoi për vdekjen e tij në almanakun "Wisden Cricketers" në botimin e vitit 1956. Në lajm thuhej se Fane kishte vdekur në 9 dhjetor të vitit 1954. Në botimin e vitit 1961 u raportua vdekja reale e tij në moshën 85-vjeçare, duke thënë "Për shkak të inicialeve të ngjashme, ne raportuam vdekjen e tij kur ishte 79 vjeç. Në fakt kishte vdekur kushëriri i tij. Për koincidencë, edhe babai i Fane, gjithashtu e ka lexuar lajmin e tij të vdekjes".

Sidney Patrick

Amerikani supozohet se është marrë në bordin e një UFO-je në vitin 1965. Ufologu, Timothy Good ka thënë gabimisht se ka vdekur në librin e tij të vitit 1996, "Beyond Top Secret". Good e korrigjoi gabimin në një libër të mëvonshëm.

Victor Mature

Aktori i filmave është raportuar i vdekur në të paktën një libër i krijuar nga filmat. Victor Mature (29 janar 1913-4 gusht 1999) është një aktor amerikan. Kishte nofkën "stekë" për shkak të fizikut me muskuj dhe qëndrimit stoik. Edhe vdekja e tij doli se nuk ishte e vërtetë, shumë persona u trishtuan më kot.

Alice Cooper

Rokstarja e njohur Alice Cooper lexoi lajmin p ër vdekjen e saj në revistën "Melody Maker". Revista kishte krijuar një pështjellim tek lexuesit, duke botuar një kritikë satirike për këngëtaren e rokut, në formën e një nekrologjie tallëse. Por shumë fansa të saj e morën për të vërtetë, aq sa Cooper duhet të bënte një deklaratë që të siguronte ata se ishte gjallë. "Jam gjallë dhe tapë si zakonisht", tha Cooper.

Frederick John Fane

Lojtar kriketi, dhe babai i Frederic Fane, ka lexuar si i biri, lajmin e tij të vdekjes në almanakun "Wisden Circketers". Sipas, "Wisden" të botimit 1961, ishte një koincidencë e madhe që gabimisht të botohej vdekja e dy Faneve. Për lajmin e vdekjes së Fane nuk u dha ndonjë hollësi.

Vuk Peric

Pensionisti serb e vuri njoftimin e vdekjes s ë tij në një gazetë serbe në vitin 1997 për të parë se sa njerëz do të merrni pjesë në funeralin e tij. Pasi e pa ceremoninë mortore nga një distancë e afërt, ai u afrua, e zbuloi veten dhe i falënderoi të gjithë që kishin ardhur.

Paul McCartney

Muzikanti McCartney u shpall i vdekur n ë vitin 1969 nga një telefonues në radion "WKNR-FM" në Detroid. Disa ditë më vonë, dixhei njujorkez, Roby Yonge u pushua nga puna për shkak se kishte diskutuar vdekjen e mundshme të McCartney-it gjatë një transmetimi në mbrëmje.

Aden Osman Daar

N ë maj të këtij viti, faqet e internetit dhe portali i lajmeve SomaliNet, raportoi se kishte vdekur Presidenti i Somalisë. Në të vërtetë, ai ishte në gjendje kritike në një spital në Nairobi, ku dergjej nga një sëmundje e gjatë. Një burim tha se lajmi kishte dalë prej vajzës së Daar-it, e cila kujtoi se i ati vdiq, dhe kështu njoftoi burimet qeveritare. Një tjetër burim ua vuri fajin për lajmin bluzave të bardha.

Maureen O'Hara

Aktorja e filmave është vënë në listën e personave të vdekur në të dhënat e filmave në internet në vitin 1998, me sa duket për shkak se është ngatërruar me Maureen O'Sullivan. Aktorja irlandeze, lindur më 17 gusht 1920 në Ranelagh, Dublin, është edhe këngëtare.

Samy Pillai

Pillai është një malazez, të cilit certifikata e vdekjes i doli në qershor të viti 2005, pasi motoçikleta e tij u gjet pranë një trupi të identifikuar. Në mars të vitit 2007 u zbulua se ai në të vërtetë i kishte mbijetuar aksidentit dhe u gjet 300 kilometra më larg, i paralizuar pjesërisht dhe i paaftë të flasë. Nuk dihet se çfarë ka bërë gjatë atyre dy viteve.

Harold Pinter

Në 13 tetor të vitit 2005, shkrimtari u raportua i vdekur në "Sky News". Ky fakt u korrigjua menjëherë dhe u tha se ai kishte fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Pinter vuante nga kanceri, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, gjë e cila mund të ketë shkaktuar konfuzion.

Frank Gorshin

Lajmi p ër vdekjen e aktorit të famshëm u deklarua në vitin 1957. Pasi kishte ngarë makinën për 39 orë pa pushim, për të shmangur fluturimin me avion e për të marrë pjesë në një provë për një rol, aktori ra në gjumë dhe u përplas në një kthesë. Një gazetë në Los Angeles raportoi vdekjen e tij. Gorshin ishte në gjendje koma për 4 ditë, dhe roli i kaloi një aktori tjetër.

Ronald Reagan

Ish-presidenti amerikan është një nga personazhet të cilëve "CNN" i ka nxjerrë nekrologjinë para kohe. Në këtë lajmërim në internet gjithashtu kishte dhe momente nga historia e jetës së Reganit. Në të njëjtin seksion ndodhej dhe njoftimi i vdekjes së Fidel Kastros.

Terri Schiavo

Një skicë e nekrologjisë së kësaj pacienteje me tru të dëmtuar, është shfaqur për fare pak kohë në adresën në internet të "CBS", para se ajo të vdiste vërtet. Theresa Marie (dhjetor 1963 - mars 2005), ka lindur një Florida. Ajo pësoi një dëmtim të trurit dhe ushqehej nga një tub. Në vitin 1998 burri i saj i bëri peticion gjykatës që t'ia hiqnin tubin, por prindërit e saj e kundërshtuan, duke thënë se ishte e vetëdijshme.

Velupillai Prabhakaran

Udh ëheqësi i organizatës militante "Tamil Tiger" është raportuar nga "Sri Lanka Broadcasting" në mes të vdekurve dhe të humburve në tsunamin e vitit 2004. Shumë persona këtë e morën për vdekje të sigurt. Korporata më vonë e tërhoqi njoftimin e bërë, duke thënë se ishte gjetur.

Robert Graves

Lajmi p ër vdekjen e shkrimtarit të njohur u botua në vitin 1916, për shkak të plagëve që kishte marrë në një betejë të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë kujtuan se Graves kishte vdekur, por ai u shërua në mënyrë habitëse dhe lexoi edhe shkrimin e vdekjes së tij tek gazeta "The Times".

Daniel Reddout

Një banor 17-vjeçar nga Rochester, Minnesota, njoftimi i vdekjes të së cilit është publikuar në "Waterloo Cedar-Falls Courier" në dhjetor të vitit 2005, ku shkruhej se ai kishte vdekur pas një operacioni. Policia kreu hetime dhe ai u pa në një restorant një javë më vonë. Mamaja e tij i kishte thënë me shaka të dashurit të saj dhe atij i shkoi ndërmend ta nxjerrë në gazetë.

Arthur Schlesinger, i riu

Vdekja e k ëtij historiani amerikan është publikuar në gazetën "Pittsburgh Post-Gazette" më 29 nëntor të vitit 2005. Gazeta e përgënjeshtroi nekrologjinë e rreme më 2 dhjetor duke thënë: "Jemi të turpëruar, por të lumtur për zotin Schlesinger". Kjo gazetë njihet ndryshe edhe si "PG", gazeta më e madhe e përditshme në metropolin Pitsburg, Pensilvani.

Dorothy Fay

Aktorja e famshme u deklarua e vdekur n ë gusht të vitit 2001 nga nekrologjia e gazetës londineze "Daily Telegraph". Një shoqe e Fay, i telefonoi editorit të "Daily Telegraph", duke i thënë se aktorja kishte vdekur, pasi kishte shkuar ta vizitonte në dhomën e saj dhe infermieret i kishin thënë "is gone" (në anglisht kjo fjalë ka dy kuptime, u largua dhe vdiq). Në të vërtetë, Fay thjesht ishte transferuar në një dhomë tjetër.

Friedrich Gulda

Pianisti austriak n ë vitin 1999 i dërgoi një faks agjencisë së lajmeve austriake, ku shkruante për veten e tij se kishte vdekur nga një goditje në zemër në aeroportin e Zyrihut. Vetëm pak minuta më vonë ai lajmëroi se ishte ende gjallë dhe se mund të jepte një "recital ringjalljeje", që do të shoqërohej nga kërcimtarë. Ai shpesh bënte rrengje për të mërzitur institucionet e muzikës.

Lou Reed

Njoftimi i vdekjes s ë këtij muzikanti amerikan ka dalë në shumë stacione radiofonike në vitin 2001. Gjithë kjo trazirë u shkaktua nga një mesazh elektronik i dërguar për shaka. Në adresën e dërguesit shkruhej emri i agjencisë së lajmeve "Reuters". Mesazhi thoshte se ai kishte vdekur nga një mbidozë.

Carl Hilderbrandt

Carl Hilderbrandt ishte nj ë biznesmen anglez i cili u akuzua për vjedhje në vitin 1990. Ai inskenoi vetëvrasjen e tij, me qëllim që më pas të fillonte një jetë të re në Amerikë. Ai bëri plane që të gjithë ta konsideronin si të mbytur dhe kështu mediat shkruan për vdekjen e tij. Por shumë vjet më pas, ai u identifikua nga një turist anglez në Amerikë dhe u ndoq penalisht për veprat që kishte kryer.

Will Ferrell

Will Ferrell është një komedian i njohur, dhe një nga viktimat e lajmeve të pasakta. "Newswire" raportoi se Ferrell kishte vdekur në një aksident i shkaktuar nga sporti i rrëshqitjes në maj të vitit 2006. Njoftimi për shtyp ishte një shaka. Ferrell s'ishte marrë asnjëherë me rrëshqitje.

Dominic Guzzetta

N ë nëntor të vitit 2005, gazeta "Akron Beacon" raportoi se ish-presidenti i Universitetit të Akronit është "nderuar pas vdekjes" në një aktivitet të mbledhjes së fondeve. Para kësaj, Guzzeta kishte bërë shaka në vite, se ai i lexonte nekrologjitë për t'u siguruar se emri i tij nuk ishte aty.

Adam Rich

Aktori i televizionit është raportuar se është vrarë në një numër të revistës "Might" në vitin 1996. Gjithçka ishte një shaka e përpunuar nga kryeredaktori i revistës, Dave Eggers, në bashkëpunim me Rich, qëllimi i së cilës ishte të satirizohej shfrytëzimi që media i bënte yjeve që vdisnin të rinj.

Cockie Hoogterp

Bashk ëshortja e dytë e Baronit Blixen u deklarua e vdekur nga nekrologjia e "Daily Telegraph" në vitin 1936, pas vdekjes në një aksident të gruas së tretë të baronit. Zonja Hoogterp i dërgoi të gjitha faturat që kishte, duke shënuar pas tyre "e vdekur". Ajo urdhëroi "Daily Telegraph" që botonte se "Znj. Hoogterp dëshiron të bëhet e ditur se nuk është vidhosur akoma në arkivol".

Sebastiao Fidelis

Sebastiao Fidelis ishte një brazilian, trupi i të cilit pretendohej të ishte identifikuar nga bashkëshortja e tij. Sipas lajmeve, Fidelis ishte djegur në vitin 2001, pasi kishte humbur për dy muaj. Një vit më vonë ai u gjet duke ecur i shkujdesur dhe me kujtesë të humbur.

Ernest Hemingway

Në vitin 1954, pak kohë pasi shkrimtari i madh Hemingway kishte marrë Nobelin në letërsi, ai dhe bashkëshortja e tij Mary Welsh Hemingway pësuan një aksident ajror. Shumë gazeta amerikane raportuan se të dy ata vdiqën. Hemingway në këtë aksident pati shumë plagë, të cilat ndikuan tek ai për pjesën e mbetur të jetës së tij.

Amnon Rubinstein

Politikani dhe akademiku izraelit n ë pension, vdekja e të cilit është njoftuar në vitin 1999 nga folësi i Parlamentit, Avraham Burg, pas një telefonate për shaka. Rubinstein ishte në një spital gjatë kësaj kohe për një shqetësim të vogël dhe nuk ishte aq i sëmurë sa të vdiste.

Bob Hope

Prezantuesi i njohur Bob Hope ka rezultuar dy her ë gabimisht i vdekur edhe falë jetëgjatësisë së tij. Në të dyja rastet ka qenë një nekrologji e parashkruar, e cila është publikuar aksidentalisht. I pari ishte në vitin 1988 nga "Associated Press" dhe i dyti nga incidenti i famshëm i "CNN"-it. Në fakt, Hope vdiq tre muaj pas lajmërimit të "CNN"-it.

Gerald Ford

Ish-presidenti amerikan Gerald Ford është një nga figurat e shquara, për të cilat CNN-i kishte përgatitur që më parë shkrimin e pasvdekjes. Por "incidenti" i CNN-it, që shkaktoi botimin e një numri të madh të shkrimeve të tilla pa dashje, lajmëroi edhe për vdekjen e ish-presidentit amerikan.

Michael Heseltine

Në vitin 1994, DJ Chris Morris la të kuptohet në radion BBC I (si shaka), që politikani britanik, Michael Heseltine kishte vdekur. Gazetari Jerry Hayes bëri një emision për Heseltine, gjatë të cilit DJ bëri çmos që ta bënte për të qeshur Hayes-in. Morris më pas u pezullua.

Bertrand Russell

Filozofi është raportuar i vdekur nga shtypi japonez në vitin 1920, atëherë kur vuante nga pneumonia. Disa burime thonë se këto raportime ishin një formë e qëllimshme hakmarrjeje nga gazetarët japonezë, të cilët Russell kishte refuzuar t'i takonte për shkak të sëmundjes së tij. Vdekja e tij e supozuar është raportuar edhe nga gazeta "The Times".

Mr. Hopkins

Rezidenti i Brentwood, Essex n ë Angli, emri i të cilit nuk bëhet i njohur, u deklarua i vdekur nga "Brentwood Gazette". Sipas lajmit, Hopkins vdiq nga kanceri në gusht të vitit 2006. Në fakt, zoti Hopkins jeton akoma.

Marcus Garvey

Marcus Garvey vdiq prej vërteti pasi lexoi shkrimin e "vdekjes" së tij. Nacionalisti afrikan kishte kaluar një infarkt në janar të vitit 1940. Chicago Defender njoftoi vdekjen e tij. Por në fakt, Garvey vdiq ndërsa po lexonte shkrimin që ishte botuar për vdekjen e tij, ku përshkruhej dhe jeta që kishte kaluar. Garvey cilësohej si "trok, i vetmuar dhe jopopullor". Një atak i dytë, për shkak të lajmit, u kthye në një profeci vetëpërmbushëse për vdekjen e tij.

Mbretëresha Elizabeta Nënë

Vdekja e mbret ëreshës Elizabeta, nëna e mbretëreshës, është njoftuar gabimisht në median australiane në vitin 1993, kur një punonjës në "Sky News" pa një provë brenda agjencisë së lajmeve për vdekjen e saj të ardhshme (një nga të shumtat që janë kryer nga media britanike). Ai mendoi se mos ishte i vërtetë dhe i telefonoi mamasë në Australi me lajmin e ri, e cila ia kaloi medias.

Jimmy Savile

Lajm ërimi i vdekjes së këtij spikeri është njoftuar në vitin 1994, kur dixhei Chris Morris njoftoi në "BBC Radio 1" për shaka se ai ishte shembur përtokë dhe kishte vdekur. Savile filloi procedimet penale kundër Morris. Savile ka lindur më 31 tetor të vitit 1926 dhe është një dixhei, aktor dhe personalitet televiziv anglez.

William Hung

N ë vitin 2004, një lajm satirik u botua në uebsajtin Broken News, duke pohuar se, "idhulli amerikan" kishte vdekur. Sipas lajmit, William Hung kishte vdekur nga një overdozë. Lajmi bëri bujë të madhe, saqë Hung u detyrua ta mohonte publikisht. Hung ishte një student i cili u bë i famshëm duke imituar Ricky Martin me këngën "She bangs". Mungesa e talentit të tij, e bëri të famshëm në publikun amerikan.

Papa John Paul II

Është i vetmi person, vdekja e të cilit është lajmëruar tri herë gabimisht. E para ishte menjëherë pas atentatit në vitin 1981. "CNN"-i njoftoi se Papa kishte vdekur duke iu referuar atij në kohën e shkuar. Në 2003-shin, sërish "CNN"-i lajmëron vdekjen e tij për shkak të incidentit me nekrologjitë e figurave të shquara. Në vigjilje të vdekjes së tij, më 1 prill 2005, "Fox News" lajmëroi vdekjen e tij duke iu referuar medias italiane.

Katharine Sergava

Aktorja dhe k ërcimtarja nga Oklahoma është raportuar e vdekur në vitin 2003 nga gazeta angleze "Daily Telegraph". Disa ditë më vonë, e njëjta nekrologji është publikuar tek gazeta amerikane "New York Times". Gazeta e fundit fajësoi të parën për këtë gabim.

Mark Twain

Në vitin 1897, një gazetar u dërgua të pyesë për shëndetin e Twain, duke menduar se ishte në prag të vdekjes. Në të vërtetë ishte kushëriri i tij ai që ishte i sëmurë. Twain rrëfen për këtë ngjarje në gazetën "New York Journal" në 2 qershor 1897, duke përdorur fjalët: "Raporti e vdekjes sime është një ekzagjerim".

Harry S. Weed

Shpik ësi i zinxhirëve të rrotave "Weed non-skid" u raportua i vdekur në publikime të ndryshme, përfshirë revistën "Time" dhe "New York Herald Tribune", në vitin 1927, kur një reporter për një gazetë nga Miçigani shkroi se "zonja Alice Weed" ishte vejusha e shpikësit. Më vonë doli se ai dhe gruaja e tij ishin shëndoshë e mirë dhe bëhej fjalë për dikë tjetër.

James Earl Jones

N ë vitin 1998, një lajm i dhënë gabim njoftoi vdekjen e aktorit të famshëm, gjatë një transmetimi radiofonik të një ndeshjeje bejsbolli. Gazetari Lannt Frattare, e ngatërroi James Earl Jones me James Earl Ray, që ishte vrasësi i Martin Luter King dhe që sapo kishte vdekur.

David Adkins (Sinbad)

N ë 14 mars të vitit 2007, biografia e aktorit dhe komedianit amerikan tek Wikiepedia është ndryshuar (me siguri për shaka). Aty thuhej se ai kishte vdekur nga një infarkt po atë mëngjes. Edhe pse kjo u korrigjua një orë më vonë, Sinbad mori shumë telefonata ku e pyesnin për shëndetin e tij.

Ishinosuke Uwano

N ë prill të vitit 2006, ushtari japonez i cili mungonte që pas Luftës së Dytë Botërore, u gjet në moshën 83-vjeçare se jetonte në Ukrainë. Atje ishte martuar dhe kishte një familje. Ai është deklaruar zyrtarisht i vdekur në vitin 2000. Në fund të luftës qëndroi në Bashkimin Sovjetik dhe thotë se nuk i lejohej të komunikonte me të afërmit.

Alan Whicker

Gazetari Whicker po raportonte n ë lidhje me luftën koreane. Ai kishte fluturuar me një aeroplan prapa vijave të armikut, si pjesë e historisë. Edhe pse aeroplani i tij kishte kryer një ulje të rregullt, një aeroplan i ngjashëm ishte goditur të njëjtën ditë dhe të gjithë menduan mos ishte mjeti me të cilin po udhëtonte.

Raid Juhi

"NBC News" njoftoi në mars të vitit 2005 se gjykatësja kryesore e procesit të Sadam Huseinit ishte vrarë. Në të vërtetë, viktimë ishin dy gjyqtarë të tjerë, Barbweez Mahmood dhe djali i tij. "NBC"-ja fajësoi për informacionin e pasaktë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara.

Richard Paul Smith

Banori 21-vje çar nga Norrisotaun, Pensilvani, është raportuar nga "Norristown Times Herald" sikur ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në tetor të vitit 2006. Më vonë është korrigjuar duke u justifikuar se ishte ngatërruar me një tjetër Richard Smith.

Paul Vance

Kompozitori i njohur amerikan lexoi p ër njoftimin e vdekjes së tij në vitin 2006, kur vdiq dikush tjetër me emrin Paul Van Valkenburgh. Ky i fundit i kishte thënë gruas se ishte një shkrimtar tekstesh i famshëm dhe mediat e kishin ngatërruar. Raportimet e shumta bënë që kuajt e garave në pronësi të tij të hiqeshin nga garat.

James McNeill Whistler

Artisti u raportua i vdekur nga nj ë gazetë daneze pas një infarkti. Whistler i shkroi gazetës duke i thënë se njoftimi për vdekjen e tij e kishte nxitur të kishte një shëndet sa më të mirë. James Whistler ishte një piktor dhe gdhendës i lindur në Amerikë dhe i rritur në Angli.

Rudyard Kipling

Të gjithë ata që kanë lexuar poezinë "If" të Rudyard Kipling, janë shqetësuar kur kanë lexuar për vdekjen e tij. Lajmi i hidhur për letërsidashësit u raportua në një revistë. Kur lexoi lajmin Kipling, i shkroi revistës: "Sapo lexova se kam vdekur. Mos harroni të më fshini nga lista juaj e abonuesve".

Britney Spears

K ëngëtarja e njohur Britney Spears është raportuar se ka humbur jetën për shkak të një aksidenti automobilistik nga dy dixhei nga Teksasi. Ata kishin menduar të bënin shaka duke e transmetuar drejtpërsëdrejti në vitin 2001. Stacioni radiofonik "KEGL" është gjobitur dhe të dy punonjësit janë pushuar.

Edison Vicuna

Edison Vicuna është një person nga Ekuadori, i cili mungoi për tri ditë në vitin 2002. Të afërmit e tij mendonin se kishte vdekur. Një trup i shfytyruar nga një aksident automobilistik u mendua se ishte i tiji. Vicuna u shfaq në funeralin e tij i dehur. Kur dëgjoi vajtimet i ra të fikët.

Mara Wilson

Aktorja e njohur amerikane q ë ka luajtur "Hirushen", ishte listuar si aktore e vdekur në database-n e filmave në internet në vitin 2000. Lajmi jo vetëm që nuk ishte i vërtetë, por edhe motivi i vdekjes ishte i rëndë. "Theu qafën", shkruhej në internet.

Larry Kramer

Larry Kramer është një aktivist i njohur i të drejtave të homoseksualëve. Lajmi i vdekjes së tij u raportua nga agjencia prestigjioze e lajmeve "Associated Press". Sipas "AP"-së, Kramer kishte vdekur gjatë transplantim të mëlçisë.

John Stonehouse

Parlamentari britanik b ëri gjoja sikur kishte kryer vetëvrasje duke u mbytur në Majami, në mënyrë që t'i shpëtonte problemeve financiare dhe të martohej me të dashurën e tij. Më vonë ai u zbulua në Australi, ku fillimisht policia mendoi se ishte lordi Lucan, dhe u burgos.

Abe Vigoda

N ë vitin 1982, revista "People" shkroi për të duke e cilësuar si "Abe Vigoda i fundit". Më pas ai i dërgoi një foto të tijën ku ishte futur brenda një arkivoli dhe mbante në dorë revistën në fjalë. Vigoda pohon se gjatë viteve '80, fakti se njerëzit e konsideronin të vdekur i kushtoi shumë në punë.

Edward Osborne Wilson

Biologu dhe ambientalisti i njohur Edward Wilson u deklarua i vdekur n ë vitin 2005 në një artikull të gazetës "Francisco Chronicle". Kjo, është gazeta më e madhe në Kaliforninë e Veriut. Në artikull nuk jepen shkaqe për vdekjen e biologut. Ndërkohë, Wilson ishte një nga lexuesit më të mirë të gazetës.

Artie Lange

Televizioni "KLAS TV" në Las Vegas njoftoi në maj të vitit 2004 se komediani i njohur i "The Howard Stern Show", kishte vdekur. Show transmetohej nga Las Vegasi dhe komediani që në shfaqje quhej "Captain Janks" bëri shaka me reputacionin e Lange, duke thënë se ishte përfaqësuesi i hotelit "Hard Rock" dhe se Artie Lange u gjet i vdekur në dhomën e hotelit të tij.

Dave Swarbrick

Nekrologjia e muzikantit t ë muzikës popullore është publikuar në gazetën angleze "Daily Telegraph", në prill të vitit 1999. Disa ditë më parë ai ishte shtruar në një spital me një infeksion në kraharor. Ky fakt bëri që ai të shpikë batutën e famshme "Nuk është hera e parë që kam vdekur në Koventri".

Shoichi Yokoi

I kapur nga trupat amerikan ë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ky ushtar japonez ka jetuar në një shpellë nën tokë në xhungël deri në vitin 1972, duke besuar se fletëpalosjet që raportonin dorëzimin e Japonisë ishin propagandë. Ai është raportuar i vrarë në aksion. Kur u kthye në shtëpi, Yokoi u bë hero për besnikërinë e tij.

Philip Williams

N ë qershor të vitit 1982, ushtari britanik u shemb në tokë pa ndërgjegjje nga një shpërthim në betejën e Mount Tumbledown dhe u kujtua si i vdekur. Kur erdhi në vete, ushtarët e tjerë kishin ikur. Prindërit e William-it, u lajmëruan për vdekjen dhe u bënë të gjitha nderimet si ushtarak. Pas dy muajsh ai u bë i gjallë. Williams u akuzua nga media dhe ushtarët, për dezertim.

Titan Leeds

Ky është një nga rastet kur konkurruesit mendojnë më shumë për vdekjen e rivalit. Titan Leeds ishte botues i një almanaku që konkurronte me almanakun "Poor Richard" të Benjamin Franklin. Ky i fundit kishte parashikuar vazhdimisht vdekjen e Leeds në publikimet e tij dhe kishte përgatitur edhe shkrimin përkatës. Kur data që kishte parashikuar kaloi, Franklin e botoi nekrologjinë gjithsesi.

Justin Timberlake

Justin Timberlake është raportuar i vdekur së bashku me ish-të dashurën, Britney Spears. Dy punonjësit e radios "KEGL" menduan të bënin shaka duke thënë se ata kishin vdekur nga një aksident automobilistik. Edhe pse ata u pushuan nga puna, mendohet se historia e tyre është raportuar fillimisht nga një thashetheme në internet.

Kate Webb

N ë vitin 1971, gazetarja ishte pjesë e një grupi të kapur në xhunglën kamboxhiane nga trupat e Vietnamit të Veriut. Raportet zyrtare pohuan se trupi i djegur i gjetur ishte i saji dhe një kuti me kocka u dërgua në agjencinë "Reuters". Gazeta "The New York Times" publikon njoftimin e vdekjes. Një javë më vonë ajo iu shpëtoi trupave.

Mark Twain

Në 4 maj të vitit 1907, kur njerëzit humbën gjurmët e një jahti me të cilin ai po udhëtonte, gazeta "New York Times" publikoi një artikull ku thoshte se mund të kishte humbur në det. E vërteta ishte se jahti ishte mbuluar nga mjegulla dhe Twain kishte zbritur. Twain e lexoi artikullin dhe e sqaroi historinë duke shkruar një artikull humoristik.

Dorina Topollaj, Aurora Foto

Tirana Observer