Pse ka një standard të dyfishtë për viktimat e Holokaustit dhe të komunizmit?!
Nga Kastriot Myftaraj
Ambasadorja e Izraelit që mbulon vendin tonë, Amira Arnon, e cila këto ditë qëndroi në Shqipëri, në takimet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përsëriti falenderimet për mbrojtjen që u bënë shqiptarët hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën e Holokaustit, kur mbi ta qëndronte rreziku i vdekjes.Të gjithë ata që shkojnë në Izrael, duke përfshirë dhe ambasadorët shqiptarë, vizitojnë muzeun e Holokaustit dhe vende të tjera që përkujtojnë vuajtjet e hebrenjve. Në Shqipëri, krime të ngjashme ka bërë komunizmi, por ambasadorja izraelite nuk gjeti të thotë një fjalë të vetme për to, jo më të vizitonte një vend të krimeve të komunizmit. Pak kohë para se diplomatja izraelite të vizitonte Shqipërinë, Bashkimi Europian diskutoi dhe arriti një marrëveshje mbi konsiderimin e mohimit të Holokaustit, ose të masakrës naziste mbi hebrenjtë, si një krim që dënohet sipas legjislacionit të vendeve të Bashkimit Europian. Një propozim i anëtarëve të rinj të Bashkimit Europian, vendeve baltike, që kanë vuajtur shumë prej komunizmit, që në të njëjtin ligj të dënohen dhe krimet e komunizmit, nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të Bashkimit. Holokausti sigurisht është një masakër e madhe, por jo e pashembullt siç duan të thonë, pasi krimet e komunizmit kanë qenë edhe më të mëdha. Gjatë Holokaustit u asgjësuan rreth gjashtë milionë hebrenj, ndërsa viktimat e komunizmit janë shumë herë më tepër rreth 80 milionë njerëz, dhe madje ato vazhdojnë të shtohen edhe në ditët tona, në shumë pjesë të botës. Me kampet e përqendrimit nazist, në të cilët u çuan dhe u asgjësuan hebrenjtë, mund të rivalizojnë për barbari kampet dhe burgjet komuniste në ish-Bashkimin Sovjetik, Kinë, Kamboxhia, Shqipëri etj. Të dy këto ideologji ndanin tekefundit të njëjtën doktrinë genocidsjellëse, me anë të së cilës synonin të përmbushnin vizionin e tyre të një bote të përkryer. Ndërsa doktrina naziste bazohej mbi parimin racor (lufta e racave), doktrina komuniste ishte e bazuar mbi parimin klasor (lufta e klasave). Të dyja ishin në thelb doktrina të terrorit masiv, pasi një grup shoqëror konsiderohej a priori si armik që duhej shtypur dhe asgjësuar. Lufta e klasave ishte një thelb e njëjta doktrinë terrori si lufta e racave, mbi të cilën u bë përndjekja dhe asgjësimi i hebrenjve. Regjimet komuniste nuk vepruan si nazistët, që t’i asgjësonin të burgosurit e tyre me shpejtësi në dhomat e gazit (edhe pse një pjesë të madhe të tyre i asgjësuan), vetëm se u duhej t’i eksploitonin (shfrytëzonin) si skllevër dhe t’i bënin të shuheshin nga uria dhe sforcimi në punë të detyruar. Nazistët i përdorën po kështu hebrenjtë dhe vendosën të përshpejtojnë asgjësimin e tyre, vetëm kur koalicioni i kundërshtarëve të tyre u zgjerua edhe me SHBA dhe ata filluan të kenë dyshime për përfundimin e luftës, prandaj kërkuan të bëjnë «zgjidhjen finale» për çështjen hebrenje. Por, tashmë është zbuluar se regjimet komuniste kishin plane që në rast lufte t’i asgjësonin të deklasuarit në mënyrë masive dhe të shpejtë, njëlloj si nazistët dhe këtë nuk mungonin t’ua thoshin hapur në kampe dhe në burgje. Pra, janë të gjitha arsyet që gjenocidi botëror komunist të trajtohet njëlloj si Holokausti dhe të jetë njëlloj i dënueshëm si ai. Minimalja që duhej bërë, pasi për komunizmin dhe gjenocidin e tij nuk u bë një proces ndërkombëtar si ai i Nyrenbergut për komunizmin, ishte që të veprohej si në rastin e Holokaustit, duke u dënuar mohimi i këtij gjenocidi. Në rast se një gjë e tillë nuk bëhet në vendet ish-komuniste, se atje ish-komunistët kanë ende shumë fuqi, duhej pritur që kjo të bëhej në Bashkimin Europian, duke u dhënë këtyre vendeve një leksion moralshmërie, si dhe duke ua vënë si kusht për t’u integruar në Europë. Por ndodh e kundërta, edhe kur disa vende ish-komuniste e kërkojnë që mohimi i krimeve të komunizmit të dënohet njëlloj si Holokausti, janë vendet perëndimore të Bashkimit Europian që e kundërshtojnë këtë gjë dhe çuditërisht edhe Gjermania që ka një pjesë të saj që ka provuar krimet e komunizmit. Sot në çdo vend të botës gjithkush mund të shkruajë dhe të flasë gjëra që përbëjnë mohim të krimeve të komunizmit, dhe kjo nuk shkakton indinjim tek kurrkush veç viktimave. Ndërsa po të dalë dikush dhe jo më mohojë krejt Holokaustin, por të vejë në dyshim aspekte të tij, ai vihet menjëherë në shënjestër, duke u etiketuar si fashist, kriminel. Standardi i dyfishtë për viktimat e Holokaustit dhe ato të komunizmit është një fyerje permanente pas vdekjes për viktimat e komunizmit. Pse ky standard i dyfishtë për viktimat hebreje të nazizmit dhe viktimat e komunizmit? A nuk janë të dy palët njerëz? Duket sikur njëra pjesë e viktimave janë njerëz superiorë (hebrenjtë), ndërsa pjesa tjetër janë njerëz inferiore (viktimat e komunizmit). Le ta flasin sa të duan se nuk ekziston teoria e konspiracionit hebre për sundimin e botës nga hebrenjtë si një bashkësi superiore mbi pjesën tjetër të njerëzimit (Protokollet e Zionit etj), se këto janë shpifje të racizmit antisemit etj. Sa kohë të ketë një standard të dyfishtë në trajtimin e viktimave të Holokaustit dhe të komunizmit kjo në mënyrë të tërthortë kjo provon teorinë e konspiracionit hebre për sundimin e botës. Sa kohë që gjërat të jenë kështu Hitleri do të qeshë atje në ferr, duke na bërtitur: A nuk ju kam thënë unë! Nuk duhet harruar një gjë se Hitleri u mund ushtarakisht, por mbetet ende për t’u mundur intelektualisht. Hitleri në testamentin e vet ka shkruar se Gjermania do ta humbte Luftën e Dytë Botërore, atëherë fituesit e vërtetë të kësaj lufte do të jenë çifutët që do të sundojnë botën. Dhe çifutët do të bëhen aq arrogantë në triumfin e tyre, sa do të indinjojnë gjithë njerëzimin dhe këtu do të fillojë fundi i tyre. Unë nuk dua që të besoj në ato që thotë Hitleri, por derisa viktimat e Holokaustit dhe të komunizmit të trajtohen sipas një standardi të dyfishtë, e kam të vështirë ta kundërshtoj Hitlerin. Sot Holokausti është bërë dogma e vetme ideologjike totalitare që arriti të bëhej sunduese në gjithë botën. Holokausti nuk është thjesht një gjenocid që përkujtohet nga hebrenjtë dhe njerëzimi, por është bërë një ideologji, madje një instrument pushteti global. Holausti është shndërruar në një idolatri mazokiste të kthyer përmbys. Me anë të përkujtimit të Holokaustit i gjithë njerëzimi, posaçërisht popujt kristianë, kryejnë një ritual të dënimit të vetvetes për fajin kolektiv historik të përndjekjes dhe asgjësimit të hebrenjve. Fajësia nuk kufizohet te gjermanët dhe as vetëm për Luftën e Dytë Botërore, por ajo shtrihet në shekuj. A nuk kërkoi Papa falje për keqtrajtimet që hebrenjve u janë bërë në Perëndim gjatë shekujve në emër të fesë së krishtere? Holokausti është bërë një mburojë për veprimet e mbrapshta të hebrenjve të këqij në botë. Në rast se financieri hebreo-amerikan George Soros atakohet se bën spekulime që shkatërrojnë monedhat e vendeve të ndryshme, duke u sjellë popujve të tyre dëme të mëdha, atëherë menjëherë kritikët e Sorosit akuzohen si antisemitë! Gati-gati mund të thuhet se njerëz si Sorosi e shohin Holokaustin si një investim hebre në marrëdhëniet publike! Sot qëndrimi ndaj Holokaustit, në kushtet kur ndiqet një standard tjetër për krimet e komunizmit është bërë praktikisht prova e lakmusit për lirinë dhe kurajën intelektuale të një njeriu. Sot intelektualët mund të quhen të lirë ose jo të lirë, sipas asaj nëse janë Holokaustistë ose Antiholokaustistë, duke e përdorur fjalën «antiholokaustist» në sens të kundërshtimit të dogmatizimit dhe ideologjizimit supremacist të Holokaustit. Ata që nuk e duan standardin unik për Holokaustin dhe krimet e komunizmit janë hebrenjtë. Dhe kjo është një gjë e kuptueshme se autori kryesor i ideologjisë komuniste është hebreu Karl Marks dhe se në lëvizjen komuniste në Rusi dhe në vende të tjera të Europës pjesëmarrja e hebrenjve ka qenë shumë e lartë dhe se shumë prej tyre janë përgjegjës kryesorë për krimet e komunizmit. Kjo gjë bëhet edhe më dyshimsjellëse po të mendosh se kur u krijua shteti i Izraelit atje nuk pati një lëvizje masive komuniste dhe Partia Komuniste e Izraelit mbeti shumë minore, çka është një argument që shkon në favor të atyre që pretendojnë se komunizmi u krijua nga hebrenjtë për ta përdorur kundër popujve të tjerë. Një arsye tjetër për të cilën hebrenjtë e kundërshtojnë fshehtas dhe e pengojnë standardin unik për Holokaustin dhe krimet e komunizmit është se nazizmi e justifikoi shënjestrimin prej tij të hebrenjve si burimi i së keqes, për shkak të pjesëmarrjes së tyre masive në lëvizjen komuniste, e cila ishte një rrezik real për vendet ku lindi nazizmi dhe fashizmi. Pra, standardi unik nuk mund të tolerohet se kështu do të cënohej miti i pafajësisë së hebrenjve që është në qendër të dogmës së Holokaustit. Sot dogma e Holokaustit është bërë një poshtërim për njerëzim, një fyerje, një rrezik për lirinë intelektuale të njerëzimit. Është ironi e madhe që, një armik i lirisë intelektuale dhe një homolog fetar islamik i Hitlerit, Presidenti iranian Ahmadinejad, i cili është ndjekës i një doktrine despotike dhe terroriste fundamentaliste islamike-homologia fetare e nazizmit tallet me Perëndimin, duke i treguar prangat intelektuale dhe ligjore të dogmës së Holokaustit, duke thënë se sot në Perëndim e kanë vënë Holokaustin mbi Zotin, duke qenë se Zotin mund ta shash dhe nuk pëson gjë, ndërsa Holokaustin nuk mund ta shash pa pasoja. Është e turpshme për Perëndimin që mburret me lirinë intelektuale që në Teheran, ku sundon një regjim despotik fetar, bëhet një simpozium shkencor ku ftohen të marrin pjesë mbrojtës të Holokaustit dhe kritikë të tij dhe ku Presidenti Ahmadinejad flet në terma të lirisë intelektuale perëndimore, duke thënë se Holokausti është një ngjarje historike dhe si e tillë duhet të studiohet, me argumente pro dhe kundra. Ironikisht Ahmanidejadi ka të drejtë. Standardi i dyfishtë për viktimat e Holokaustit dhe për viktimat e komunizmit bie në kundërshtim me të gjithë parimet dhe kartat për liritë dhe të drejtat njerëzore, pasi në themel të tyre është parimi se të gjithë njerëzit janë të barabartë. Sa kohë që do të vazhdojë të ketë hierarki të viktimave të gjenocideve të historisë dhe të ekzistojë sovraniteti i Holokaustit në këtë hierarki, njerëzimi nuk do të jetë i lirë. Derisa ka standard të dyfishtë për viktimat e Holokaustit dhe të komunizmit, atëherë për Luftën e Dytë Botërore nuk ka shpjegim tjetër veç atij se në të u ndeshën dy racizma rivale, nga njëra anë racizmi arian i nazizmit, ndërsa nga ana tjetër racizmi hebre, që përdori kundër të parit si armë komunizmin sovjetik dhe ndërkombëtar, si dhe vendet perëndimore aleate dhe se sot komunizmi falet se ishte aleat i hebrenjve në këtë luftë. Sovraniteti i Holokaustit është fatkeqësisht prova e tërthortë se bota sundohet nga një «raca e zgjedhur», e cila fitoi luftën për sundimin e botës. Kjo nuk është një çështje që mund të merret lehtë dhe kështu nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ne të gjithë jemi skllevër, në radhë të parë intelektualë, sa kohë të vazhdojë sovraniteti i Holakaustit. Ata që kanë krijuar dogmën sovrane të Holokaustit, sot në vende si Shqipëria po eksperimentojnë vënien e shoqërisë dhe të shtetit nën sundimin e elitave kriptohebreje, duke sponsoruar projekte të rihebraizimit të pasardhësve të hebrenjve të konvertuar në fe të tjera, si dhe duke i lançuar në politikë këta njerëz, siç bën sot Soros dhe të tjerë në Shqipëri me njerëz si Edi Rama, Alfred Moisiu, Erion Veliaj etj., të gjithë të lidhur me komunizmin Përfundimisht, njerëzimi është sot i sfiduar nga një ideologji e re raciste, po aq e rrezikshme sa nazizmi, ndonëse më e sofistikuar dhe me brutalitet të kamufluar. Shqipëria është bërë sot fushëbeteja e luftës me këtë racizëm të ri. Të gjithë atyre që nuk besojnë në këtë dhe e quajnë teori konspiracioni, unë u them se fjala është vërtet për një konspiracion dhe si për çdo konspiracion që nuk është shkatërruar provat mund të gjenden vetëm të tërthorta. Por sa kohë të ekzistojë sovraniteti i Holokaustit, kjo është prova kryesore se ekziston një konspiracion i tillë. Sot ka një standard të dyfishtë për Holokaustin dhe krimet e komunizmit se Holokausti është dogma qendrore e sundimit të botës nga ai popull të cilit i përkasin viktimat e Holokaustit. Unë e di mirë se duke i shkruar këto gjëra bëhem armik me ato qarqe që sundojnë me dogmën e Holokaustit, por e di mirë se kështu fitoj lirinë intelektuale. Dhe atyre që mund të thonë se kam humbur shumë privilegje nga kjo zgjedhje e imja, nuk mund veçse t’u kujtoj dialogun, sic na e sjell Herodoti, midis të dërguarit të mbretit persian, Hidarnesit, dhe dy grekëve, të cilët Hidarnesi po përpiqej t’ i bindte se liria që ata e çmonin aq shumë nuk kishte vlerë në krahasim metë mirat që do t’ u jepte mbreti persian nëse pranonin sundimin e tij dhe quheshin skllevër të tij, dhe për këtë sillte dëshmitar veten,që kishte fituar ato dukee quajtur veten skllav të mbretit. Dy grekët, Spertias dhe Bulis iu përgjigjën: Hidarnes, ti je këshilltar i njëanshëm. Ti njeh vetëm gjysmën e çështjes, skllavërinë, ndërsa gjysmën tjetër nuk e njeh dhe nuk arrin ta kuptosh. Jetën e skllavit ti e kupton, por pasi kurrë nuk e ke shijuar lirinë, s’ mund të thuash nëse është ose nuk është e mirë. Ah ta dije ti se ç’është liria, do të na ishe lutur të luftonim për të, jo vetëm me heshtë, por edhe me sëpatë! Kjo sentencë e lashtë vlen edhe për lirinë intelektuale sot. Pra, unë duke perifrazuar këto fjalë do të thosha: Ah, ta dinit ju se çfarë është liria intelektuale, nuk do ta ndërronit atë me asgjë në botë, dhe do të luftonit me gjithçka keni në dorë për ta mbrojtur atë! Dhe ne që e kundërshtojmë dogmën e Holokaustit jemi të vetmit intelektualë të lirë të botës sot, po të shprehem me dy vargje të Shekspirit të RikardiV: “We few, we happy few, We band of brothers!” Ne jemi Vëllazëria e intelektualëve të lirë të botës!
Krijoni Kontakt