Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Patenta, tani mund te merret edhe me 5 provime

    Patenta, tani mund te merret edhe me 5 provime


    07/06/2007 - 08:00
    • Me ndryshimet e reja nė Kodin Rrugor provimi i marrjes sė patentės nga tre zgjatet deri nė pesė herė, ndersa parashikohet edhe zgjatja e marrjes sė patentės


    Kursantėt e rinj nuk do ta humbin mundėsinė pėr t’u pajisur me patentė pėr drejtim automjeti edhe nėse dėshtojnė nė 3 provime. Me ndryshimet e reja nė Kodin Rrugor, qė pritet tė hyjnė nė fuqi, provimi i marrjes sė patentės nga tre zgjatet deri nė pesė herė. Referuar tė njėjtave pėrmirėsime qė propozohen nga qeveria nėpėrmjet njė projektligji, parashikohet gjithashtu edhe zgjatja e marrjes sė patentės, duke bėrė qė kursanti mė parė tė marrė provimin e njohurive teorike dhe mė pas tė ushtrojė praktikėn. Pra, pa marrė mė parė provimin e teorisė, kursanti nuk do tė ketė tė drejtėn t’i japė makinės. Duke cituar shprehimisht nenin 5 tė draftit nė fjalė, sqarojmė se “lejedrejtimi i mjetit merret pas provės sė kontrollit tė njohurive teorike dhe pas provės sė verifikimit tė aftėsive drejtuese e tė sjelljes. Prova e kontrollit tė njohurive teorike jepet pas pėrfundimit tė programit teorik, sipas kategorisė sė lejedrejtimit. Pas kalimit tė provės teorike me rezultat pozitiv, kandidati pajiset nga Drejtoria e Rrugėve me autorizimin pėr ushtrimin e drejtimit tė mjetit”. Kjo, pikė sipas relacionit shoqėrues tė ligjit, do tė synojė njė pėrgatitje mė tė mirė tė kandidatėve pėr drejtues mjeti.
    Mosha 65 vjeē
    Deri mė sot, shqiptarėt mund tė pajisen me patentė deri nė moshėn 60-vjeēare. Ndėrsa me ligjin e ri tė propozuar nga ekzekutivi, kjo do tė shtyhet deri nė moshėn 65 vjeē. Referuar argumenteve qė sqarojnė kėtė ndryshim, shtyrja e moshės tavan pėr pajisjen me lejedrejtimi tė shtetasve synon tė mos privojė nga kjo e drejtė njė kategori tė caktuar, qė paraqitet e aftė pėr t’i dhėnė makinės.
    Fenerėt joverbues
    Njė tjetėr pikė e rėndėsishme e ligjit ėshtė ajo qė detyron tė gjithė drejtuesit e mjeteve me motor, tė pėrdorin fenerėt joverbues (drita tė shkurta) gjatė gjithė kohės sė lėvizjes nė tė gjitha llojet e rrugėve. Kjo ėshtė shtuar, pasi shpeshherė pėrdorimi i panevojshėm i fenerėve verbues (drita tė gjata) ėshtė bėrė shkaktar aksidentesh rrugore. “Drejtuesit e automjeteve me motor, gjatė gjithė kohės sė lėvizjes nė autostrada dhe nė rrugė interurbane janė tė detyruar tė pėrdorin fenerėt joverbues dhe, kur ėshtė parashikuar, dritat e pengesės”, thuhet nė nenin 8 tė kėtij projektligji qė ndryshon nenin 150 tė Kodit Rrugor.
    Gjobat
    Me ligjin e ri edhe policisė ushtarake tė forcave tė armatosura i njihet e drejta pėr tė gjobitur kundravajtėsit, tė cilėt me veprimet e tyre mund tė pengojnė lėvizjen nė rrugė tė mjeteve ushtarake. Gjithashtu ėshtė shfuqizuar edhe mospėrdorimi I rripit tė sigurimit nga drejtuesit e mjeteve taksi dhe drejtuesit e mjeteve tė marra me qira. Ndryshim tjetėr realizohet nė nenin 187 tė ligjit aktual tė Kodit Rrugor, ku kėrkohet qė personi qė bėn aksident nuk duhet tė ikė, por duhet tė lajmėrojė menjėherė urgjencėn dhe policinė. Ndėrkohė, tė gjitha bashkitė me popullsi mbi 20 mijė banorė janė tė detyruara tė hartojnė planet urbane tė trafikut, kėsaj pike do t’i shtohen edhe ato bashki apo komuna qė kanė mė pak popullsi por qė regjistrojnė gjatė sezonit turistik njė rritje tė madhe tė trafikut.


    Tedi Blushi


    balkan web

    --



    Pergezime Qeverrise per kto permirsime ne sherbim te njerzve..

    Shum mire..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2007
    Postime
    1
    Mendoj Se Qeveria Deshiron Te Arrij Standartin Evropian Por Jo Ne Te Gjitha Anet, Vetm Ne Ato Qe Pershtatet Ajo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Duke pa numrin e viktimave qe vdesin rrugeve te Shqiperise dite per dite mendoj qe me kete ligj qeveria po jep kontribut ne rritjen e numrit te viktimave me kete lehtesim patentash.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe se lajmi eshte marre nga nje gazete e faqe interneti si balkan veb e gsh-ja qe jane 24 ore bashk me news 24 kunder qeverrise.. prap bie ne sy se ne cdo germe te ketyre ligjeve e rregulla te vendosura nga qeveria per trafikun eshte interesi i njeriut.. i atij njeriut te thjeshte qe e do jeten.. e qe nuk njeh shefa ti korruptoje e te marre patent pa hypur kurre ne kerr sikurse gangot nerjako arapoiste ..

    prandaj ja fute kot o vagu i edvinit..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    E o Brar ate thuaj kur vi atje shyqyr qe nuk perdore makine por leviz helikoptera :P

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    • Ndryshojnė kriteret e marrjes sė patentės

    25 June 2007

    Deputetėt pas shumė debatesh kanė miratuar disa ndryshime nė projektligjin pėr “Kodin Rrugor” si rrjedhojė edhe disa nene qė prekin kriteret e marrjes sė patentės pėr automjetet. Pikė e fortė debati mes mazhorancės dhe opozitės ishte dhe vendosja apo jo si kriter nė marrjen e patentės “kursi dy-ditor nė kryqin e kuq”. Po ashtu ndryshojnė afatet kohore pėr ripėrtėritjen e provimit tė njohurive teorike nė rastin e njė rezultati negativ pėr provimin e mėparshėm. Sipas projektligji tė miratuar nė komisionin e veprimtarisė Prodhuese, patenta do t’i jepet njė individi nė rast se ai merr rezultate negative nė provimin teorik deri nė 5 herė.Pra mė konkretisht prova e njohurive teorike nuk do tė jetė deri nė 3 herė, por dhėnia e saj do tė jetė 5 herė. Kurse nė rastin kur personi ka kaluar provėn e njohurive teorike me rezultat pozitiv, ai pas kėsaj do tė pajiset me patentė. Por pėrveē kėsaj nė projektligjin e paraqitur nga qeveria pėr marrjen e patentės nga njė person ka ndryshuar edhe mosha. Tė drejtėn pėr marrjen e patentės, pasi tė kenė kaluar provėn me rezultat pozitiv e kanė personat me moshė jo mė tė madhe se 65 vjeē. Mė parė kufiri i fundit i moshės pėr marrjen e patentės ishte deri nė kufirin e 60 vjeē. Sipas projektligjit patenta do tė merret pas provės sė kontrollit tė njohurive teknike dhe pas provės sė verifikimit tė aftėsive drejtuese e tė sjelljes. Por prova e kontrollit tė njohurive teorike jepet pas pėrfundimit tė programit teorik, sipas kategorisė sė lejes sė drejtimit. Pas kalimit tė provės sė njohurive teorike me rezultat pozitiv, kandidati pajiset nga DRRTRR-ja me autorizim pėr ushtrimin e drejtimit tė mjetit. Lidhur me vendosjen apo jo tė kriterit pėr kursin dy-ditor nė kryqin e kuq (i domosdoshėm pėr marrjen e masave individuale gjatė aksidenteve), komisioni ia la nė dorė tė seancės plenare duke raportuar dy qėndrime. Kundėr kryqit tė kuq u shprehėn dhe specialistė tė Ministrisė sė Transporteve, ku sipas tyre rreth 120 vetė kanė vdekur vetėm nga shkaqe tė lidhen me paaftėsinė e personave nė shpėtimin e jetės. Diskutimi i projektligjit mbi “Kodin Rrugor”, solli debate nė komision Parlamentar tė veprimtarisė prodhuese mbi kompetencat pėr administrimin e parkingut tė automjeteve me pagesė. Deputetet e opozitės e cilėsuan pėrcaktimin qė i bėhet nė projektligjin e paraqitur nga qeveria pėr mbikėqyrjen e parkingut me pagesė nga ana e policisė rrugore mbivendosje kompetencash. Sipas opozitės nė rastet kur nga bashkia apo komuna pėrcaktohen zona parkimi me pagesė administrimi i kėtij shėrbimi duhet tė kryhet drejtpėrdrejtė nga strukturat e bashkisė dhe komunės dhe nė kėtė rast nga policia bashkiake. Gjithashtu opozita kėrkon qė nė rastet kur kryhen shkelje nga ana e automjeteve nė parkimet me pagesė kontrollet duhet tė kryhen nga policia bashkiake dhe jo nga policia rrugore. Por edhe kėto ndryshime tė propozuar nga opozita janė hasur me kundėrshtimet e pėrfaqėsuesve tė policisė rrugore.

    gazeta sot


    --



    ju qe jeni ne shqiperi pa na tregoni se si qysh tek i keni marre patentat e shoferllekut apo vozitjes qe thone kosovva..
    apo drajv licensen sic i thone nga florida e Mi Korasonit..

    Po ju jashte shteti qysh tek si ku sa..etj.. e kini marrre patenten..

    si ju duken kto muhabetet mbi patenten qe benen ne shqiperi per kto pune..



    cdo dite rrokullisen neper greminave
    aty ne shqiperi.. njerez e makina..
    e kan si loje disa qafleshe..
    po kerri te vret ..ai nuk qesh..

    thote poeti..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 27-06-2007 mė 01:15

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ketej nga une o Brar patenta merret pak a shume ne te njejten forme sic thote artikulli qe ke sjelle. Blen librin e teorise. Studjon dhe meson shenjat e qarkullimit dhe rregullat e rendesishme pastaj jep nje provim. Nese nuk e merr e perserit. Sa here ke te drejte ta perserisesh nuk e di. Kur kalon proven teorike ben praktiken e cila kushton 15-20 euro per ore dhe nqs merr dhe praktiken merr patenten nqs jo duhet te perserisesh praktiken nga fillimi. Aksidente ndodhin ktej me shumice. Vrasin me shume makinat se sa vrasin njerezit. Thone disa gazeta qe keto aksidentet pergjithesisht nuk vine prej injorances se drejtuesve te automjeteve por ngaqe drejtuesit nuk zbatojne disa rregulla elementare. Si pershembull drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur. Per shkak te thyerjes se rregullave te shpejtesise. Shpesh here bien viktima dhe te kujdesshmit qe u bjen per fat qe ne ate moment duhet te manovrojne prej katrahures qe mund te kete krijuar ndonje i cmendur i papergjegjshem..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Brenda pak ditėsh, pritet tė nėnshkruhet marrėveshja qė njeh pėr Italinė lejet pėr drejtimin e automjetit tė lėshuara nga Ministria shqiptare e Transportit. Tashmė bashkatdhetarėt tanė do tė shpėtojnė nga angaria e kurseve tė reja, qė ndiqnin nė vendin ku kishin marrė lejen e qendrimit.
    Paralelisht me negociatat pėr zgjedhjen e presidentit, njė tjetėr rezultat i rėndėsishėm, qė u intereson drejtpėrdrejt qindra mijė shqiptarėve ka pėrfunduar dje nė Romė. Njė delegacion i Ministrisė shqiptare tė Transporteve, i pėrbėrė nga ekspertė tė transportit rrugor, por edhe nga drejtoria e motorizacionit, ka firmosur protokollin teknik tė marrėveshjes pėr njohjen reciproke tė patentave, duke i ēelur rrugėn marrėveshjes, e cila mund tė hyjė nė fuqi sa mė shpejt. Sipas kėtij dokumenti, tė gjithė shtetasit shqiptarė qė zotėrojnė njė patentė tė drejtimit tė automjetit, tė vjetėr apo tė re, do tė kenė mundėsi ta homologojnė atė tek autoritetet pėrkatėse italiane, pa pasur nevojė qė t’i nėnshtrohen njė testimi tė ri pėr drejtimin e automjetit, apo tė ndjekin njė kurs tė posaēėm pėr kėtė ēėshtje. Njė tjetėr rezultat ishte fakti se kėto shėrbime nuk ka nevojė tė kryhen me ndėrmjetėsinė e autoriteteve konsullore, por do tė kryhen nė rrugė elektronike, nė qendrat e banimit ku bashkatdhetarėt tanė paraqiten pėr tė homologuar dokumentet. Deri mė tash, shqiptarėve u ėshtė dashur tė hyjnė nė njė angari tė re pėr pajisjen me njė dokument pėr drejtimin e automjetit, por tash duket se do tė rritet rėndėsia e dokumentit tė lėshuar nga Drejtoria shqiptare e targave dhe e patentave.

    g55

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Do kisha deshire te dija nese kryeministri ka deshmi aftesie per perdorim automjeti.
    Mbase e ka shtyre ne pese here te drejten e dhenies se provimit sepse e din se nuk e merr as me te gjashten here. edhe zgjatjen e moshes se drejtimit te automjetit per vete ka menduar. hahahahhah
    ju persh.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ai kryeministri or ti rexh kaqoli ka deshmi se me trimerin e tij i tha stop vazhdimesise enveriste qe ty mor rexh m.utsihani do te te linte te ngordhje ne babrru e me ate trimeri ai te dha mundesi ty qe te na shkruash nga italia .. e te na besh ironi..
    ik more legen..

    ------



    Taksė dhe pėr automjetet e pėrdorura. Paketa fiskale 2007 pėrcakton kriteret e taksave


    Vendosen kriteret e taksave pėr automjetet e pėrdorura


    Nė projektligjin "Pėr sistemin e taksave nė Republikėn e Shqipėrisė" tė paketės fiskale, 2007, ėshtė parashikuar vendosja e taksės pėr automjetet e pėrdorura qė importohen nė Republikėn e Shqipėrisė. Aplikimi i taksės pėr automjetet ka pėr qėllim kufizimin e hyrjes nė territorin e Shqipėrisė tė automjeteve tė pėrdorura pėr njė kohė tė gjatė, mbrojtjen e mjedisit dhe jetesės sė qytetarėve. Gjithashtu, synohet tė lehtėsohet hyrja nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė tė automjeteve dhe individėve nga vende tė tjera. Ndėrkohė, taksa e importit tė mjeteve tė pėrdorura pėrmban disa kritere nė pėrcaktimin e tyre. Kėshtu pėr mjetet me 10 ose mė shumė vite pėrdorimi, siē janė autoveturat, do tė jetė taksa prej 60.000 lekė. Mjetet e tjera pėr transportin e jo mė shumė se 10 personave, mikrobusė, furgona dhe mjete tė tjera tė transportit tė mallrave, me peshėmbajtje deri nė 5 ton, do tė paguajnė njė taksė prej 128.000 lekė. Ndėrsa autobusėt dhe mjetet e tjera pėr transportin e mallrave, me peshėmbajtje mbi 5 ton, 160.000 lekė, traktorėt rrugorė (koka tėrheqėse), 64.000 lekė. Pėr mjetet me mė pak se 10 vite pėrdorimi parashikohet, p.sh., pėr autoveturat, 40.000 lekė. Ndėrkohė, tė gjithė autobusėt dhe mjetet e tjera tė transportit e tė mallrave, me peshėmbajtje mbi 5 ton, do tė paguajnė njė taksė prej 80.000 lekė.


    RD


    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 09-07-2007 mė 04:27

Tema tė Ngjashme

  1. Me hardhuca e gjarperinj nuk merret kalaja e PDSH-se
    Nga Knight7 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 10:05
  2. Si merret patenta dhe numri i sigurimit nė Amerikė?
    Nga FsHaTaRi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 13:25
  3. Del patenta e re nė qarkullim
    Nga WaRrIoR nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-05-2005, 18:30
  4. Merret peng nipi i biznesmenit Sulo Shehu
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 03:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •