Procedura me te thjeshtuara dhe per nje kohe me te shkurter per marrjen e lejes se qendrimit per here te pare ne Itali. Ky eshte lajmi me i mire per te gjithe emigrantet shqiptare, qe sapo kane shkelur ne vendin fqinj, por edhe per emigrantet e tjere, te cilet nuk jane nga vendet e Bashkimit Evropian. Ka qene Ministria e Brendshme italiane, e cila ka leshuar nje urdher te ri, qe ka thjeshtuar keto procedura. Ky urdher i lejon te gjithe emigrantet, te cilet nuk vijne nga vendet e Bashkimit Evropian, qe te nenshkruajne kontraten e qendrimit dhe kane paraqitur kerkese per marrjen e lejes se qendrimit. Nderkohe qe, brenda tete ditesh nga hyrja e tyre ne Itali, "mund te ushtrojne te drejtat", qe burojne nga zoterimi i kesaj lejeje, sigurisht edhe duke nisur punen e tyre.

"Me ane te ketij urdhri, te leshuar nga ministri i Brendshem italian, Xhulianio Amato, emigrantet e ketij vendi, ku perfshihen edhe ata shqiptare, kane nje sere perfitimesh. Keshtu, se pari perfitojne ata qe presin riperteritjen e lejes se tyre te qendrimit, por kesaj here duke trajtuar, posacerisht ato te huaj, qe presin te pajisen me lejen e pare te qendrimit", theksoi specialisti i Ministrise se Punes, Durim Hatibi . "Punetori i huaj, ne procesin e marrjes se lejes fillestare te qendrimit si punemarres, mund te ushtroje ligjerisht te drejtat, qe burojne nga leja e qendrimit, si dhe te pranohet per te ushtruar aktivitet pune", percakton udhezimi me i fundit. Por keto perfitime "rrokin" ata persona qe tashme kane nenshkruar nje kontrate qendrimi dhe qe kane paraqitur kerkese per pajisje me leje qendrimi, prane Sporteleve Unike per Imigrimin, brenda tete ditesh nga hyrja ne territorin kombetar. Qe i huaji te provoje se ndodhet ne kete situate, mjafton te paraqese nje kopje te modelit te kerkeses per leje qendrimi te leshuar nga Sporteli Unik per Imigrimin" si dhe "deftesen" (ricevuto), qe provon paraqitjen e formesuar te kerkeses per leje qendrimi, te leshuar nga Zyra kompetente Postare.

Kjo urdher i ri i Ministrise se Brendshme eshte nje nderhyrje lehtesuese per imigrantet e kesaj kategorie. I huaji, qe ka ardhur ne Itali, sipas kerkeses se miratuar te nje punedhenesi, tashme ka kaluar nje sere kontrollesh te mjaftueshme. Tashme emigrantet do te kene te drejten te marrin menjehere lejen e qendrimit per te filluar pune, sikurse kane mundesi te lidhin nje kontrate qiraje per banese, apo te kerkojne te regjistrohen ne zyrat e gjendjes civile. "Kjo do te thote se shtetasit e huaj, para se te hyjne ne Itali, kane marre miratimin nga Kuestura kompetente, ku do te zhvillojne aktivitetin e punes, sapo kane nenshkruar kontraten e qendrimit ne perfaqesite konsullore ne vendet e origjines", thuhet ne kete urdher. "Pra, ata i "kane te gjitha letrat ne rregull" dhe nese nuk kane ne "xhepin e tyre" nje leje qendrimi, dicka e tille ndodh vetem dhe vetem se kjo eshte e lidhur me kohet teknike, te nevojshme per Administrate Publike per te kryer foto-sinjalizimin dhe prodhimin e lejes elektronike", pohon specialisti i zyres se emigracionit, Hatibi.



Regjistrimi i ketyre emigranteve behet prane Sherbimit Sanitar Kombetar menjehere, duke eliminuar afatet e tejzgjatura kohore. Te drejtat e tyre jane te barabarta me te huajt, qe tashme zoterojne nje leje qendrimi. Kjo pohohet ne nje komunikate te diteve te fundit e dale nga Ministria e Shendetesise se Italise, e cila u drejtohet autoriteteve kompetente shendetesore ne rajonet dhe provincat italiane. "Ushtrimi i nje aktiviteti pune, si punemarres - thuhet ne komunikaten e Ministrise se Shendetesise - sjell edhe te drejten per t'u regjistruar detyrimisht prane Sherbimit Sanitar Kombetar, sipas ligjit". "Me fjale te tjera, i huaji ne pritje te marrjes se lejes se pare te qendrimit mund te nise punen, por edhe te regjistrohet prane ketij sherbimi, duke paraqitur deftesen, e cila provon paraqitjen e kerkeses per leje qendrimi, si punemarres, e cila leshohet nga Zyra Postare kompetente", nenvizon Hatibi. Mes tjerash, kjo deftese ka te njejten vlere, si ajo e dikurshme, apo "cedolino", e cila leshohej nga Kuesturat.

Se fundi, aty flitet edhe per te miturit e adoptuar, apo qe ishin ne kujdestari, para adoptimit. Qe ne shkurtin e kaluar, u hoq leja e qendrimit, e cila u leshohej ketyre te miturve, por ama ata gezojne te drejten te regjistrohen menjehere prane Sherbimit Shendetesor Kombetar. Kjo praktike do te zhvillohet me te njejtat kushte, sic ndodh me nje te mitur italian gjate regjistrimit per here te pare ne kete sherbim, duke paraqitur thjeshtesisht nje dokument identiteti te prindit, nje tjeter te gjendjes familjare dhe kodin fiskal te te miturit.