Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Amazonat Shqiptare

    AMAZONAT SHQIPTARE
    Nga Fotaq Andrea
    Viti 1787 : njė batalion prej dyqind vajzash tė reja shqiptare marshon me hap krenar para princit Charles-Joseph nė qytetin Kafa, ish Theodozia e lashtė pranė Detit tė Zi. Princi mahnitet. Dhe me tė drejtė : ishte koha kur fanatizmi fetar oriental ia ndalonte rreptėsisht njė vajze tė re apo njė gruaje tė shfaqej publikisht me fytyrėn zbuluar. E megjithatė, ja ku po i shfaqeshin para syve bukuroshe tė armatosura, amazona tė vėrteta shqiptare!


    Nė letrėn dėrguar nga Kafa Markezės sė Coigny-sė, princi belg i Linjės Charles-Joseph, figurė e ndritur ushtarake dhe letrare e kohės shkruante : “Gjithandej nuk pashė veēse njė grua: ishte njė princeshė pėr nga gjaku, mbesė e sulltanit tė fundit Selim-Xheraj. Perandoresha, para sė cilės ajo u zbulua, mė fshehu prapa njė perdeje : princesha ishte yll e bukur, dhe kishte mė shumė diamante nga ē’kanė tėrė gratė e Vienės tė marra sė bashku, dhe kaq ėshtė pak tė thuash. Por nga ana tjetėr, pashė, dhe e kam fjalėn pėr fytyrėn e zbuluar, vetėm ato tė njė batalioni shqiptaresh tė njė kolonie tė vogėl maqedonase vendosur nė Balakllava : dyqind gra apo vajza bukuroshe, me dyfekė, kama e heshta, me gjokse amazonash dhe me flokė tė gjata e gėrshetuar hijshėm, kishin ardhur me rastin e vizitės sonė pėr tė na nderuar, dhe aspak nga kėrshėria.” (Letra VII, 1787).

    Qė kėto amazona janė vasha shqiptare, as qė mund tė vihet nė dyshim, ndonėse historikisht ėshtė njohur nė Kaukaz edhe njė Albania tjetėr, e themeluar, siē duan tė thonė mjaft autorė, nga Aleksandri i Madh. Por ja qė princi belg nė kėtė pikė ėshtė mėse i prerė : ai shprehet qartė pėr njė batalion vajzash shqiptare “tė njė kolonie tė vogėl maqedonase (sic) vendosur nė Balakllava.” Pra, princi belg, qė gjeti aty edhe njė shqiptar (“albanois”) tjetėr qė fliste italisht dhe i shėrbeu ndėkohė si “terxhuman”, e ka fjalėn pikėrisht pėr njė koloni shqiptare tė kohės vendosur nė brigjet e Detit tė Zi, ashtu siē kanė pasė qenė vendosur historikisht familje tė tilla shqiptare nė Kalabri, Siēili, More, Egjipt, Siri, Tunizi, e ku nuk tjetėr ! Pėrderisa jenicerėt shqiptarė e ballkanikė qė mbushnin radhėt e pararojės sė fuqishme tė ushtrive tė pafunda osmane numėroheshin me dhjetra mijėra dhe degdiseshin familjarisht nė tė katėr anėt e Perandorisė - sikurse ėshtė rasti i Hasan Jeniēerit shqiptar tė vitit 1516 tė Leon Kahunit -, s’ka pse vihet nė pikėpyetje fakti historik i amazonave shqiptare qė na parashtron Princi i Linjės. Po ashtu s’ka pse joshemi a hallakatemi kėtu as nga teori tė tilla qė e shohin prejardhjen e shqiptarėve nga albanėt e Kaukazit, nga skythėt apo cirkasienėt e lashtė, djepi “tradicional” i amazonave, ku janė gjetur varre tė grave luftėtare varrosur me armėt e tyre qė nė vitet 600-200 para J.K. Le t’ua lėmė etnologėve, arkeologėve, gjuhėtarėve e historianėve fjalėn e fundit nė ēėshtjen delikate tė popullsive tė lashta parahelene e parailire, pėrfshirė edhe ēėshtjen e origjinės sė amazonave, dhe le tė shohim mė nga afėr se ē’pėrfaqėsojnė historikisht amazonat tona shqiptare, si na shfaqen ato nė tiparet e tyre themelore dhe ē’rol kanė luajtur nė historinė e vendit tonė.

    Nė radhė tė parė, amazonat shqiptare janė tė reja bukuroshe, pėrgjithėsisht vajza virginae, apo vajza-burrneshė, qė prinin flokėt dhe visheshin me rroba burri, madje kėmbenin edhe emrin e vajzėrisė me emrin e njė djali. Por mbi tė gjitha, ato mbanin gjatė tėrė kohės armė, dhe dinin mjeshtėrisht e burrėrisht t’i vinin nė pėrdorim. Shkaku i njė veprimi dhe qėndrimi tė tillė, pa shkuar menjėherė nė thellėsi tė matriarkatit, ishte kryekėput shoqėror, me karakter sa tė brendshėm, fisnor apo kanunor, aq edhe tė jashtėm. Sepse, nė u duhej tė shmangnin njė martesė tė detyruar, apo njė fejesė qė nė djep, u duhej po ashtu tė merrnin gjak pėr njė anėtar tė vrarė tė familjes sė tyre, dhe sidomos e pėr mė tepėr, u duhej tė mbanin qėndrim tė prerė ndaj dushmanit qė u shkelte vatanin, qė kėrkonte t’u merrte nderin apo t’i shiste si skllave pėr tė mbushur haremet orientale. Historiografia shqiptare ka njė dėshmi konkrete tek figura e Norės sė Kelmendit gjatė shekullit XVII, tė njohur ndryshe edhe me emrin Nora e Bukur. Ajo nuk ngurron tė vrasė pashain turk me thikė nė zemėr pėr tė mbrojtur nderin e cucėrisė sė maleve, si dhe pėr t’ua lehtėsuar barrėn banorėve kreshnikė tė Kelmendit nė pėrpjekjet e tyre pėr tė qenė gjithmonė tė lirė e tė pavarur. Ishte pikėrisht viti 1638, kur Nora e Kelmendit, nė krye tė shoqeve tė saj burrėnesha i futi pushtuesit osmanė nė prita tė honeve dhe vetė shkoi fill e nė ēadrėn e Vuēe Pashė osmanit pėr ta vrarė me dorė tė ftohtė.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė Norė e tillė e Bukur, njė zanė mali me bėmė kreshnike, nuk ka ende njė pėrmendore qė tė lartohet mes majave tė Kelmendit, nė Tamarėn e vendlindjes sė saj pėr t’i hijeshuar ato maja edhe mė madhėrishėm, pse jo pėrkrah ndonjė busti tė papa Klementit XI tė njohur ndryshe Shėn Albani. Le tė japim me kėtė rast njė gravurė tė rrallė tė njė autori tė huaj anonim tė shekullit XIX, titulluar “In Albania”, qė paraqet shi njė amazonė tė bukur shqiptare mes kreshpave tė maleve. Ėshtė duke fshirė e ledhatuar ėmbėl njė kamė tė gjerė, armėn e saj besnike, pėrkrah dyfekut plot barot. Gjithė zbukurime gjerdanesh nė gushė e me vathė nė veshė, plot feminitet e dinjitet, me leshrat krejt krela shfaqur mbi ballė, qė tė kujtojnė malėsoret tona tė derivonshme, ajo ka ngulur vėshtrimin paksa tė ashpėr tėposhtė, andej nga ku mund t’i vijė rreziku, teksa vetė ka pushtuar majėn e malit dhe po gatitet pėr sulm. As qė ia bėn syri tėrr. Njė forcė e brendshme morale e shpirtėrore, njė ndjenjė lirie e lavdie, vetė shpirti i lashtė amazonik i jep asaj guxim e siguri tė pashoqe. Duket sikur kjo gravurė personifikon vetė legjendėn e Norės sė Kelmendit.

    Rreth viteve 1900, njė Norė e dytė bukuroshe shfaqet sėrish nė historinė shqiptare : Nora e Hotit, po aq sypatrembur dhe e papėrkulur pėrballė pushtuesit osman. Kurse gjatė kryengritjeve tė pėrvijueshme shqiptare qė i paraprijnė shpalljes sė pavarėsisė, lartohet figura e Tringės nga Gruda pėr tė cilėn flet etnografia Claudine Roulleau nė librin e saj “Tri enigma : shqiptarė, ciganė, baskė”. Pėr Tringėn, na flet po ashtu edhe Anastas Kondo, tek komenton bukur tablonė “Zhan d’Arka shqiptare” tė vitit 1911, nė tė cilėn ai sheh si autor tė mundshėm tė saj piktorin shqiptar Ndoc Martini. Nė fund tė fundit, te “Zhan d’Arka shqiptare”, te kjo tablo e fuqishme qė tėrhoqi vėmendjen e publikut francez dhe perėndimor tė kohės, duhet tė shohim thjesht simbolin historik tė luftėtares amazonė shqiptare nė krye tė ēetave patriotike, qoftė kjo “Janica Martiniani”, Tringa e Grudės, Shote Galica apo shoqe tė tyre.

    Shfaqet nė kėtė rast njė tjetėr tipar i fuqishėm i amazonave tona, pėrtej elementėve zanafillorė mitologjikė : ato nuk kanė vepruar aspak tė veēuara apo tė mėvetėsuara, nė zona qė t’u pėrkisnin vetėm pėr vetėm atyre, sikurse nė Lashtėsinė e matriarkatit ishujt Lemnos e Lezbos. Pėrkundrazi, ashtu sikurse nė luftėn e Trojės, ku amazonat, me nė krye Pentesilenė i shkuan nė ndihmė trojanėve pas vrasjes sė Hektorit, pėr t’u ndeshur ashpėr me Akilin dhe shokėt e tij, amazonat shqiptare gjithmonė janė rreshtuar pėrkrah burrave, prindėrve dhe vėllezėrve tė tyre, duke mbushur radhėt e ēetave patriotike dhe mė pas tė batalioneve nacionalēlirimtare. Si nė Veri, si nė Jug, amazonat shqiptare historikisht kanė qenė pėrherė tė pranishme, gjithėvepruese dhe shembull qėndrese e heroizmi. Po ashtu, gjeografikisht, ato kanė mbuluar krejt vendin e ilirėve tė lashtė, tė albanėve a arbėrve, kudo nė ngulimet dhe trevat shqiptare.

    Shumė kėngė i janė thurur 56 amazonave suliote qė, me nė krye Moskon e Dhespon, luftuan heroikisht me armikun. Shumė pena e penele tė ndritura evropiane e botėrore, deri te poeti i mirėnjohur kanadez Joseph Lenoir (shek. XIX) dhe tabloja e famshme e Luvrit “Gratė suliote” tė Ary Scheffer, lartėsuan e stampuan pėrjetėsisht heroizmin e tyre. Le tė citojmė me kėtė rast disa vargje tė akademistit francez Népomucčne Lemercier tė fillimit tė shekullit XIX pėr Moskon, gruan luaneshė tė Xhavellės :

    “O Xhavella trim i rrallė, / Jot grua jo! s’mbahet e rrethuar. / Djalnė nė njėrin krah, kordha mė tjetrėn i bie, / Lidhur me gjalmė dyfeku, krahėqafe ē’m’i ka hije; / E kur ecėn, fluturon, fustanella palė-palė, / Atė futė nė luftė ia tund, / Plot barut edhe plumb.”

    Nė njė tjetėr kėngė : “Kėtu s’shkon dot osmanlliu,/ I thonė shkėmb i Sulit, kujdes se ju pėrpiu. / Bandita: o kokėn lini, o mbathjani nata pa ju zėnė! / Moskua nė kėmbė, foshnjėn pėrdhe ka lėnė, / Qėllon a s’qėllon kjo grua, deli grua, / Pushka top gjithēka zhurit, / Vėshtrojuni njė ēikė more, si jeni bėrė meit!”.

    Pas njė lufte tė ashpėr, amazonat suliote, pėrpara hordhive tė pafunda armike, me njė frymėzim hyjnor, zėnė tė vallėzojnė majė honit, me kėngė nė gojė, dhe hidhen njėpasnjė nė greminė nga shkėmb i Zallongut tok me foshnjet e tyre, pėr tė mos rėnė nė dorė tė armikut :

    “Edhe muret u bėnė hi, po Dhespua pėrherė nė kėmbė, / Nuseve ē’u thėrret, me zė e me gjėmė : / “ Skllave tė turkut bija, a mund tė bėhemi ne?/ Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje !””

    Mund tė vazhdojmė kėtu tė citojmė vargje tė tėra folklorike tė popullit tonė pėr amazonat e Sulit epirot, heroizmi i tė cilave sintetizohet aq bukur tek vallja e kėnduar gjirokastrite “Kėnga vaj e Zallongut”. Pėrsėritet historia : suliotet hidhen nė greminė, ashtu si dikur simotrat e tyre dalmatet ilire qė, pėrpara taborreve romake, u vėrvitėn nga shkėmbi i bjeshkės pėrmbi Delminium.

    Le tė shohim njė hop autorėt e huaj tė dėshmojnė me forcė e bukuri tė veēantė pėr amazonat e ndritura shqiptare. Pukėvili bėn njė dallim rrėnjėsor midis grave orientale dhe skipetareve, siē shprehet ai, “armėbajtėse dhe me vėshtrim krenar, bashkėshorte dhe nėna tė atyre burrave kalitur nė sfilitje”. “Kur shtegtojnė, shkruan ai pėr to, me brezin gjithė pisqolla, shoqėruar nga qen tė tmerrshėm qė i nėnshtrohen zėrit tė tyre, i merr pėr Dianė a pėr shoqet e veta... I sheh nė luftra, kur vatra atėrore kėrcėnohet, amazona tė reja, tek zėnė vend nė radhėt e luftėtarėve dhe tek i cysin pėr tė bėrė kėrdinė. Tė krishtera a muhamedane, asnjė nuk mban perēen e sajuar nga xhelozia orientale; tė bukura, gjithė ndrojė e dėlirėsi, veē i pėrkushtohen njė familjeje tė shumtė tė burrave tė tyre, duke ngacmuar tek ata dashurinė, duke prekur zemrat dhe ngrohtėsinė e tyre”. Shumė shpejt, pena e tij do shndėrrohet nė penel tė vėrtetė piktori kur bėn gjithė pasion pėrshkrimin fizik e moral tė vashės shqiptare, thesar i vėrtetė bukurie : “...sy tė mėdhenj kaltėroshė, ndezur nga zjarr qiellor, leshra verdhane a gėshtenjė, gjithė krela si tė Hireshave, hundė delikate, gojė tė ėmbėl, vetė eleganca e francezeve tona tė kėndshme – ja dhuntitė e grave tė Toskėrisė. Me shtatin e tyre tė hajthėm, me delikatesėn e kėmbėve tė tyre, i merr pėr perėndesha tė lashta apo pėr nimfa me tė cilat profeti zbukuroi parajsėn e premtuar pėr tė pėrzgjedhurit e vet; gjithēka shėnon tek ato modelet mė tė pėrkryera tė bukurisė”.

    Njė tjetėr autor, Lamare-Picquot, sheh tek amazonat shqiptare jo vetėm luftėtaret qė dinė tė pėrballojnė sypatrembur rrezikun pėrkrah burrave, por edhe punėtoret qė dinė tė merren me kultimin e tokės. “Duan sė tepėrmi, shkruan ai, sidomos atdheun dhe pavarėsinė”. E domosdo, Hyasinthe Hecquard, do tė nxjerrė kėtu nė pah njė element tepėr tė veēantė, se si mbrohet konkretisht vatani tek fisi i Kastratėve, kur trupat osmane, udhėhequr nga Tahir beu, sulmuan malėsorėt : “Ndėrkohė qė burrat luftonin, gratė, duke shkulur nga majė e malit shkėmbinj tė mėdhenj pėrgatitur qė mė parė, bėnin kėrdinė mbi armikun, i cili, tek e pa veten pisk dhe se ēdo gjė qe e kotė, ia mbathi me tė katra”. Ja deri ku arrin forca dhe madhėshtia amazoneske e grave shqiptare : qė edhe malin e thėrrmojnė, e dėrrmojnė dhe e shembin para armikut, edhe vetveten e honizojnė dhe hyjnizojnė, veē nė dorė tė tij tė mos bien.

    Nė fakt, historiku i amazonave shqiptare, krahas figurave tė ndritura qė pėrmendėm, kulmon edhe me figura tė tjera madhore, dhe konkretisht :

    Olimbia, motra e Aleksandėr Molosit dhe e ėma e Alaksandrit tė Madh, grua e paepur luftarake nė synimet dhe pėrpjekjet e saj pėr tė drejtuar me dorė tė hekurt shtetin epirot nė fund tė shekullit IV para J.K.;

    Mbretėresha Teuta, e gjithpushtetshme dhe e gjithfuqishme nė krye tė shtetit dhe flotės ilire, deri nė prag tė luftrave iliro-romake tė shekullit III para J.K.;

    Princesha Argjiro : me mitin e saj lidhet krijimi i kėshtjellės dhe i qytetit tė Gjirokastrės nė vendbanimin ilir tė fisit tė arginėve. Duke iu pėrmbajtur parimit tė antropologut, etnologut dhe filozofit tė shquar francez Claude Levi-Strauss, qė “miti ka nė thelb gjithmonė njė shpjegim”, te figura e Princeshės Argjiro shohim tė personifikuar mė sė miri mitin e amazonave. Ashtu sikurse amazonat qė kishin vetėm njė gji, pasi e prisnin tjetrin pėr tė mbėshtetur mė mirė harkun nė gjoks e tė qėllonin nė shenjė, edhe princesha Argjiro ėshtė quajtur ndryshe Argjiro Monoviza (Argjiro me njė gji nė greqisht dhe shqip : a-gjir = pa gji). Shumė kohė mė pas, nė fillim tė shekullit XV, miti i Princeshės Argjiro ėshtė rimarrė pėr t’u “aktualizuar”, tė themi, nė kohėn e pushtimit otoman, duke na dhėnė fundin e saj epiko-tragjik, tek vėrvitet nga bedenat e kėshtjellės drejt e nė humnerė, sė bashku me foshnjen nė gjoks, vetėm e vetėm pėr tė mos rėnė nė dorė tė armikut ;

    Ruginė Balsha, e njohur ndryshe me emrin Zonja e Kaninės, qė mblodhi nė kuvend krerėt e Labėrisė nė fillim tė shekullit XV dhe sundoi nė Kaninė pėrmbi njėzet vjet me radhė. Shumė toponime mbajnė emrin e saj : “Rrapi i Ruginės”, “Mulliri i Zonjės”,”Kroi i Zonjės”, “Shpella e Ruginės”, “Pėrroi i Ruginės” e mbi tė gjitha “Shkėmbi i Ruginės”, ku ajo qėndroi pėr herė tė fundit duke qarė e duke u mallėngjyer para se tė linte atdheun e pushtuar dhe tė merrte rrugėn e mėrgimit. Dhimbja e Ruginės ka mbetur “proverbiale” dhe pasqyrohet nė shprehjen “rėnkon si Rugjina” sikurse vė nė dukje Fatos Mero Rrapaj nė kryeveprėn e tij “Kėngė popullore tė Labėrisė”;

    Mamica Kastrioti, mė e vogla ndėr vajzat e Gjon Kastriotit, qė qeverisi feudin e Topiajve me vendosmėri, duke kundėrshtuar ēdo martesė pas vdekjes tė sė shoqit, Muzak Topisė. Skėnderbeu kėshillohej me tė pėr ēėshtje tė rėndėsishme. “Si i vėllai, ashtu edhe e motra”, thotė Gennaro Francione pėr ngjashmėrinė nė krejt tiparet morale dhe bukurinė fizike tė Skėnderbeut me tė motrėn. Mamica dallohej pėr shkathtėsi e trimėri.

    Donika Kastrioti, amazonė shqiptare pėr nga bukuria, virtyti dhe shpirti i hovshėm luftarak, mbėshtetje e fuqishme morale e tė shoqit, sė cilės Skėnderbeu i besonte shtetin e Arbėrit gjatė ekspeditave tė shumta luftarake apo vizitave nė Itali. E paepur edhe nė mėrgim, pas vdekjes sė Skėnderbeut, mbajti lidhje tė fuqishme me atdheun dhe nxiti e pėrkrahu lėvizjet antiosmane tė tė birit Gjonit dhe tė nipit, Skėnderbeut tė ri.

    Arvanitja Laskarina Bubulina, heroinė e popullit grek, qė nė krye tė flotės sė saj speciote e hidriote dhe tė marinarėve trima arvanitas e shqiptarė dha kontribut tė ēmuar nė lėvizjen e madhe patriotike pėr pavarėsinė e Greqisė, u bė shembull heroizmi e paepurie dhe mahniti rejt Evropėn me bėmat e saj.

    Maro Kondaj (Kozhupaj), hedh nė humnerė tridhjetė e gjashtė turq, duke kėputur litarin e lidhur nė trup tė saj, dhe vėrvitet edhe vetė mė pas nga shkėmbinjtė, duke shtrėnguar djalin e vogėl nė gji, pėr tė mos rėnė nė duar tė tyre dhe pėr tė shpėtuar ēetėn e trimit Zenel Gjolekaj. Populli i ngriti kėngė, siē ndodh shpesh nė tė tilla raste, kur amazonat shqiptare e gjejnė rrugėn e lavdisė, lartėsisė dhe tė pėrjetėsisė nė ndeshjen fyt mė fyt me armikun majė honeve tragjike e epike shqiptare, ku ato nuk mungojnė tė fluturojnė me foshnjet nė gji.

    Shote Galica, heroinė e popullit shqiptar, qė iu pėrkushtua me armė nė dorė pėr vite tė tėra ēėshtjes sė ēlirimit kombėtar, pėrkrah tė shoqit ; pas vdekjes sė tij, ajo udhėhoqi me guxim ēetėn e saj patriotike nė aksione tė guximshme luftarake. Ėshtė pėr tė ardhur keq dhe nė turpin e qarqeve tė caktuara serbe tė denigrojnė sot figurėn madhore tė kėsaj heroine dhe amazone shqiptare, gjė qė nuk i shėrben aspak stabilitetit, paqes dhe harmonisė sė popujve tė Ballkanit nė epokėn e sotme tė demokracisė. Historia nuk lexohet, dhe nuk ka si tė lexohet me syze shovinizmi dhe urrejtjeje mesjetare. Dhe janė pikėrisht ata qė e ushqejnė vetė kėtė urrejtje, tek bėnė krimet mė mizore me motrat dhe nėnat therore kosovare, qė pėrpiqen edhe sot e kėsaj dite, nė Beograd, Moskė a gjetkė, me frymė e gjuhė tė ashpėr megalomanie, sundimi, agresiviteti e armiqėsie, tė kthejnė prapa rrotėn e historisė, kohėn e nėn-zhvillimit dhe tė nėn-njerėzve.

    Tė tjerė e tė tjerė emra amazonash heroina dhe gra luftėtare, pjesėmarrėse nė Luftėn Nacionalēlirimtare mund tė renditen kėtu. Por tekefundit, filli i kuq qė pėrshkon figurėn historike tė amazonės shqiptare ėshtė njė dhe vetėm njė : ato vasha luftėtare, janė dyfish trimėresha, dyfish kreshnike, dyfish heroina. Sepse jo vetėm mishėrojnė vetė burrėroren, tė fuqishmen e tė paepurėn, por janė edhe mbartėse nėna qė i pėrcjellin e i trashėgojnė kėto cilėsi drejtpėrdrejt tek burrat e ardhshėm, po aq kreshnikė sa dhe to. Ja ku na vjen nė ndihmė kėtu mitologjia jonė me shtojzovallet, t’lumet, orėt dhe zanat e malit, ato qė mėndėn Mujin, Halilin dhe shokėt e tij kreshnikė, ato qė tok me qumėshtin e gjirit iu dhanė atyre bukuri, mėnēuri, dije, guxim, forcė e nder. Dhe vėrtet, a ka shprehje mė tė bukur shqiptare sesa cilėsimi i njė heroi “trim si zanat”? Apo siē thuhet nė vargun e Eposit tė Kreshnikėve “Nderi i armve t’mia kioftė nė ndore t’zanės”? Zana ėshtė Diana, bija zanore e Zeusit Zė qė, siē di tė trimėrojė e tė guxojė, di po ashtu edhe tė shitojė, tė luftojė e tė marrė hak.

    Pa u ndalur te dukuritė e lashta tė amazonisė shqiptare me zanafillė nga matriarkati, si virgjinat, apo gratė e shndėrruara nė burra, dhe mėrkoshja, apo kuvada (lehonia e burrave kur u lindin gratė), dukuri tė trajtuara tashmė nga mjaft autorė shqiptarė e tė huaj, na e ka ėnda ta pėrfundojmė kėtė shkrim kushtuar lavdisė sė amazonės shqiptare me vargjet e fuqishme tė Thimi Mitkos :

    “Shqypėria ka mal’ e gurrė, / edhe gratė i ka si burrė, / me shpirt tė nxehtė si furrė, / vėndinė s’e lėnė kurrė... / Sheh nė luftė ato trimone [trimėresha] / Sulen si amazone”.

    ------
    gazeta ndryshe-E Diele, 03 Qershor 2007

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    “Shqypėria ka mal’ e gurrė, / edhe gratė i ka si burrė, / me shpirt tė nxehtė si furrė, / vėndinė s’e lėnė kurrė... / Sheh nė luftė ato trimone / Sulen si amazone”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Arvanitja Laskarina Bubulina, heroinė e popullit grek, qė nė krye tė flotės sė saj speciote e hidriote dhe tė marinarėve trima arvanitas e shqiptarė dha kontribut tė ēmuar nė lėvizjen e madhe patriotike pėr pavarėsinė e Greqisė, u bė shembull heroizmi e paepurie dhe mahniti rejt Evropėn me bėmat e saj.
    ____________________
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    LETER ANILES PER NENEN TEREZE (pjesa IV/VI)

    autori Zef Rakacolli

    Botuar ne gazeten REPUBLIKA dt. 11.01.1998.

    Pjesa IV


    II. Shenime per vendin e gruas ne mentalitetin ilir e shqiptar.

    Shume eshte shkruar e folur per shtypjen dhe ndrydhjen e gruas shqiptare.
    Ato qe jane shkruar e thene mund te jene te gjitha te sakta, por krahas
    tyre ka vend te thellohen e te rrihen edhe disa ane te tjera. Do te
    theksoja dy prej ketyre aneve:

    · Shume nga ato thenie mund te jene te sakta, por nuk jane te
    pergjitheshme. Ne trajtimin e gruas ka ndryshime te medha midis fushes e
    malit, midis fshatit e qytetit, midis njeres krahine e tjetres, midis
    pjeses muslimane e asaj te krishtere.

    · Ne shqyrtimin dhe kuptimin e mentaliteteve, ashtu sic duhen dalluar mire
    mbishtresat romake e bizatine, te krishtera dhe mandej ato muhamedane,
    duhet kerkuar me shume kembengulje edhe themeli, jo nenshtresa, por
    themeli ilir.

    As me shkon ndermend te jem ne gjendje ta trajtoj kete teme teper te
    thelle, por vetem sa po prek nja dy hallka:

    · Te greket e vjeter ishte krejt e paperfytyrueshme qe gruaja te ishte
    sundimtare. Greket e vjeter kane gojedhenat e Amazonave, te Medese e te
    Arianes, te Circes e te Kalipsos, kane hetaira, kane Safo, kane Aspasi, por
    jo gra sundimtare te vetat. Kur sundimtari vdiste pa lene trashegimtar, e
    shoqja duhej te martohej dhe sundimtar behej bashkeshorti i saj i ri. Kete
    deshmojne edhe legjendat e Jokastes, Klitemnestres, Penelopes.
    Per shoqerine ilire ne dijme shume pak, por eshte shume karakteristik
    fakti se te iliret gruaja pranohej edhe per sundimtare. Rastet me
    domethenese jane Teuta, Triteuta, Olimpia e ema e Pirros. Dhe, me sa duket,
    ky eshte mentalitet jo vetem i ilireve, por edhe i popujve te tjere te
    vjeter, paragreke, te Mesdheut: kujto Didonen dhe Kamilen ne Eneide.

    · Duket te kete qene shume i fuqishem tek iliret, dhe eshte transmetuar
    deri shume vone tek shqiptaret, kulti i Zonjes Prende (qe i ka dhene edhe
    emrin dites se premte). Por kjo eshte nje teme me vete shume e madhe, qe
    nuk e ka rradhen ketu.

    · Gjate fazes se fundit te sundimit turk disa zakone ne disa krahina
    degjeneruan deri ne blerjen e nuses, por Gjecovi ve shume bukur ne dukje se
    Kanuni pasqyron nje tradite shume te lashte, sipas se ciles nusja nuk
    merrej, por grabitej. Si pasqyrim i vonet i kesaj tradite kane mbetur
    zakonet, sipas te cilave krushqit nuk jane miq, por cuba, ata kthehen jo
    neper rrugen nga kane ardhur, por domosdo neper nje rruge tjeter, dhe, kur
    fshati i nuses eshte shume i larget dhe krushqit jane te shtrenguar te
    flejne nje nate aty, ata duhet te paguajne per strehimin, gje qe nuk behet
    ne kurrfare rasti tjeter. Ketu e ka rrenjen edhe zakoni i perhapur ne shume
    qytete, qe krushqit dicka te vjedhin nga shtepia e nuses, qofte edhe nje
    taketuke. (Tradita e grabitjes se nuses duhet t'i kete rrenjet shume te
    vjetra ne boten mesdhetare jo greke: kujto legjenden e grabitjes se vajzave
    sabine nga banoret e pare te Romes.) Per me vone perseri Gjecovi ve ne
    dukje se ne krahinat e Kanunit te Lekes shtepia e djalit i paguan shtepise
    se vajzes jo vete nusen, por pajen, veshjet e saj, madje sipas nje liste
    shume te percaktuar.

    · Ne tere te drejten zakonore dhe ne tere mentalitetin shqiptar gruaja
    eshte shenjterisht e paprekeshme. Jo si qenie inferiore, por si qenie e
    nderuar.

    · Nuk ka gjuhe tjeter ne bote qe te kete farketuar fjalen "burrneshe",
    "burrereshe". Dhe nuk di te kete popull tjeter ne bote, qe trajten e
    thirrjes se nje burri ndaj nje gruaje te panjohur ta kete: "O fisnike!"

    · Barleci shkruan per motren me te vogel te Skenderbeut, Mamicen, dhe thote
    se Skenderbeu e kishte keshilltare. Ketu domethenes eshte jo fakti se
    Skenderbeu kishte nje moter te mencme, por fakti se ne mentalitetin e kohes
    Barleci e ndien normale ta shkruaje kete gje.

    · Nuset dhe vajzat suljote vendosin te hidhen ne gremine, qe te mos
    dorezohen. Nuk i hedh njeri, ato hidhen vete, nje nga nje, duke kenduar,
    pasi heq secila nga nje rreth te valles!
    Nuk di te kete shembull tjeter te tille ne historine boterore! Por me te
    drejte duhet thene: sa dinjitoz duhet te kete qene vendi i gruas ne ate
    shoqeri, qe mentaliteti i pergjitheshem te coje ne nje veteflijim te tille!

    · Legjenda e Shkembit te Vashave ne Malin e Krujes. I njejti tipar.

    · Nora e Kelmendit vret Vuci Pashen dhe shpeton vendin nga rrethimi. Eshte
    pike per pike si historia e Judites izraelite qe vret Holofernin. Por sa
    hymne dhe sa piktura i jane kushtuar asaj Judite ne artin boteror dhe sa
    pak shqiptare e dijne se kush ka qene Nora e Kelmendit dhe c'ka bere!

    · Nje nga faqet e medha te historise se shqiptareve eshte lufta e tyre per
    pavaresine e Greqise (packa se shovinizmi i kishes greke e ka perthithur
    ate cka ne nuk kemi qene te zotet te mbrojme). Midis kapedaneve shqiptare
    te luftes per pavaresine e Greqise shquhet nje trimereshe shqiptare: e
    fameshmja Bubulina.

    · Ne Laberi, ne dasmat tradicionale, sofrat e grave jane shtruar me raki,
    njesoj si te burrave, dhe me dhjetra jane historite gazmore domethenese qe
    tregohen per bejtet e rrepta te kembyera me barazi midis sofrave te grave e
    te burrave.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pėrvjetor i shfaqjes sė dramės sė parė nė Kaēanik.

    Intervistė ekskluzive i Radios 21-Kopenhag me z. Ibrahim Egriu.



    Radio 21: -Z. Ibrahim, mė 15 maj mbushen 35 vjet nga dita kur pėr herė tė parė, nė Kaēanikun legjendar u shfaq premiera e dramės: -Nora e Kelmendit, autor i sė cilės ėshtė-Andrea Skanjeti.-Si dukej atmosfera para shfaqjes sė premierės dhe, cilėve aktorė ua besuat rolet?

    Dita qė u shfaq premiera e dramės ishte njė ditė e bukur pranverore. Tėrė qytetarėt me padurim prisnin t?i shohin bijtė e bijat e tyre nė skenė. Data 15 maj ?67 ishte njė ditė, e cila nė saj tė atmosferės sė krijuar dhe interesit qė tregonin kaēanikasit, dukej sikur tėishte ndonjė kremte e madhe festive.Pas katėr muaj provash intenzive, aktorėt e rinj entuziastė tė Shkollės sė Mesme!Voskopoja! e tė Gjimnazit !Skėnderbeu!, pėr herė tė parė dilnin nė skenė. Nė fėtyrat etyre vėrehej njė gėzim i papėrshkruar, por gėzimi i tyre ishte i gėrshetuar me njė dozė drojesepse, para prindėrve dhe publikut tė tyre artdashės, e kishin pėr detyrė t?i improvizojnė rolet e tyre dhe aktrimin e tyre sa mė bukur e natyral.
    Rolin e Norės ia ofrova nxėnėses sė dalluar tė gjimnazit -Nebie Rudi, rolin eVuēi Pashės, meqė ishte rol mjaft specifik, ia besova prof. Mehmet Shalės,; mandej, rolin eVok Mirash Ucit-Ylli Vardarit, Vuli-Ibrahim Dogani, Vel Sokoli -Mehmet Jakupi, Gjetoja-Isa Pėrzha, Mrika-(Nuk me kujtohet emri i Kaēanikasės), Selim Begu-Abdullah Mjaku etj. Skenografinė e bėri prof. Axhi Alimi nga Ohri, ndėrsa kostymografinė: -Mensure Egriu (rrobaqepėse), e cila ishte prezente gjatė tėrė kohės sė provave.

    Radio 21:-Para se tė kalojmė nė pyetjet tjera, pėr dėgjuesit tanė, na tregoni shkurtimisht, cila ėshtė Tema e dramės dhe, pėr ēka bėhet fjalė nė te?

    Tema e saj ėshtė lufta heroike e malėsorėve trima tė Kelmendit pėr liri nga pu shtuesit osman. Nė te flitet pėr trimin e madh tė Krahinės sė Kelmendit -Vok Mirash Uci, i cili me tė shoqen-Hanėn, kishin mbetur pa asnjė fėmijė dhe dy vėllezėrit, Kola dhe Pjetri, kishin rėnė nė fushėn e luftės kundėr pushtuesve.

    Pasi kaluan disa vjet, Hanės i lindi njė vajzė si yll e si Zanė, aq e bukur ishte. Mirėpo, nuk ia mbushi syrin tė atit pasi ai donte djalė e jo vajzė, sepse, djemtė janė pėr luftė e jo vajzat?, thoshte Voku.

    Nuk kaluan shumė ditė dhe, Voku e mori fshehuzari natėn vajzėn pesėditėshe

    dhe shkoi e la te burimi ku merrte ujė familja e Sokolėve. Aty, vogėlushja ia dha vajit me tėmadhe sa e dėgjoi Mrikė Sokoli, e cila e mori, e ēoi nė kullėn e vet dhe u kujdes pėr te.
    Kur u rrit e u bė shtatėvjeēe, jetimja qė i vunė emrin Nora, nisi tė shkonte bashkė me shokėt e shoqet moshatarė e mė tė mėdhenj nėpėr pllaja e lugina pėr tė kullotur bagėtinė.Tė gjithė vajzat luanin bashkė, ndėrsa Nora luante me djem. Prej tyre mėsoi shumė lodra luftarake dhe shpesh i vinte posht moshatarėt e vet, aq e fortė dhe e zgjuar ishte.
    Kėshtu erdhi njė ditė qė Nora i pėrdorte pushkėn e shpatėn mė mirė se djemtėdhe, me lodrat e mundjes e tė shkathtėsisė gjithnjė dilte fitimtare. Nora, me trupin e forcėnqė kishte dukej si djalė e jo si vajzė. Andaj, familja Sokoli i qepėn njė palė rroba meshkujsh,nga ato qė mbanin trimat e rinj dhe ia ia vunė emrin Vuli.
    Njė ditė, Vokun trim, babanė e saj qė e kishte braktisur, e kishin rrethuan disaosmanė dhe e kishin vėnė nė mes.Nė ato ēaste, Nora sė bashku me Mrikėn ndodhėn aty pranė me bagėti, ajo u vėrsull si skifteri mbi shpendėt dhe ua kėputi kakat tė katėr osmanėve.
    Atėherė,Voku, nė shenjė falėnderimi, iu drejtua Norės e i tha:

    Kush je ti o djalė qė mė shpėtove jetėn?!

    Mrika:-S'ėshtė djalė, tė vraftė Zoti!-Eshtė vajza jote.

    Voku:-Vajza ime, vajza ime, por unė nuk kam vajzė-Sutė!

    Mrika:-Eshtė ajo qė deshe ta braktisish! (Babė e bijė merren nė pėrqafim)

    Pika kulminante gjatė shfaqjes sė dramės ishte nė mbarim, kur, Nora e Kelmendit vret Vuēi Pashėn nė ēadrėn e tij dhe kur, malėsorėt trima, me armė nė dorė e ēlirojnėtėrė Krahinėn e Kelmendit.


    Radio 21:-Na thoni diē rreth pėrshtypjeve:-Si u prit drama nga shikuesit?

    Diēka e papritur dhe e pabesueshme. Salla qe e mbushur plot e pėrplot me spektatorė dhe s'kishte vende tė lira pėr tė gjithė artdashėsit qė ta pėrcjellin Premierėn, andajpas pesė ditėve, drama u shfaq pėrsėri dhe njėherė nė kaēanik, mandje nė Ferizaj, Lipjan enė Shtimje dhe, kudo bėri bum tė vėrtetė.
    Drama u pėrcjell me duartrokitje frenetike, veēanėrisht, nė ēastin kur Nora ia shpėton jetėn atit tė saj-Vokut, rolin e tė cilit ia besova Yll Vardarit, atėherė tė tėrė shikuesitu ngirtėn nė kėmbė dhe, me lot nė sy duartrokitėn fuqishėm. U befasova, sepse kurrė s?besoja se Ylli do tė improvizojė njė aktrim tė tillė.
    Pas mbarimit tė shfaqjes, njė numėr i madh artdashės hipėn nė binė. Pėrqafime e urime nga nga shumė artdashės. Ndėr tė parėt qė m'u lėshuan nė pėrqafim ishin:-Krytari trim e atdhetar-Sali Bajra, i cili mė dhuroi dy komplete librash:-Ate tė Fan Nolit dhe tėAsdrenit, drejtori i ndjerė i Voskopojės, Bedri Kyēyku, dretori i Gjimnazit, Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. Ata njėzėri u shprehėn:-U kėnaqėm!-Urime! -Ju lumtė tė gjithėve!
    Zekiria Bajra, gazetar-Flaka e vėllazėrimit -Shkup atė kohė patė shkruar: -Aktorėt improvizuan lojė homogjene dhe aktrim tė mrekullueshėm.

    Radio 21:-Cilėt aktor tė tjerė kishit me i veēue?

    Janė shumė dhe s'mundem t?i veēoj, sepse, tė gjithė aktorėt, duke u mishėuar nė rolet e tyre ofruan maksimumin gjatė aktrimit. E pėrsosur ishte Nebie Rudi, madej vijonin: Ibrahim Dogani, Memet Jakupi, Isa Pėrzha, Abdullah Mjaku dhe prof. Mehmet Shala, i cili mė lodhi sė tepėrmi derisa e pėrvetėsoi tekstin. Mos haroj pa cek, z. Murat se, gjatė provave kam qenė tepėr rrigoroz. Me dhjetra herė i ktheja disa aktorė qė t'i pėrsėrisin replikat. Kėshtu ndodhi dhe me z. Shala, por mė nė fund, rolin qė ia besova e aktroi ashtu siē duhet. Pra, tė gjithė ishin nė nivelin e duhur tė aktrimit.


    Radio 21:-Z. Ibrahim, vėnia nė skenė e dramės Nora nė ato vite ishte njė provė e guximshme Juaja dhe e amatorėve entuziastė kaēanikas, tė cilėt ia dolėn tė realizojnė me sukses skenat e vėshtira, sepse,Norėn frikėsoheshin ta realizojnė edhe teatrot me mė shumė pėrvojė dhe regjisorėt me mė shumė invencė pune?

    Po, e vėrtetė ėshtė, por me njė ekip tė seleksionuar aktorėsh entuziastė, me vullnettė ēelikėt e me pėrpjkeje maksimale mund tė realizohet ēdo gjė.E vura Norėn nė skenė pėr dy arsye:-E para, sepse Nora ėshtė dramė masovike dhe nė tė mund tė merrnin pjesė dhje tra akrorė dhe, e dyta, pėr shkak tė subjektit atraktiv dhe tė ngjarjeve tė gėrshetuara me njė dramticitet tė fuqishėm, plot peripeti. Andaj u pėrcaktova pėr te.

    Radio 21:-Ēka ju inspiroi qė tė merreni me pėrgatitjen e pjesėve teatale?

    Qė nė fėmijėri me kėrshėri i lexoja veprat dramtike, nė veēanti ata tė Shekspirit, tė Floqit, tė Samiut etj. Por ai, i cili mė dha shtytje qė t?i rrekem pėrgatitjes sė pjesėve teatrale ėshtė shoku im i fėmijėrisė, aktori dhe komiku i mirėnjohur dibran-Atli Piperku. Pra, ai qe inspiruesi im i parė.

    Radio 21:-Mė saktėsisht, kur ia filluat aktivitetit Tuaj nė kėtė sferė tė artit?

    Qė nga viti 1962, nė Tėrnovė tė Gostivarit, me nxėnėsit e mij fillova tė pėrgatisdramatizime(pjesė tė shkurtėra teatrale), tė cilat i shfaqnim para fshatarėve, kurse ata, habitshėm dhe me plot kėrshėri e pėrcjellshin lojėn e fėmijėve tė tyre nė skenė. Kėshtu vazhdovanė formė permanente tė pėrgatis dramatizime, kudo qė punova si mėsues, kurse nė Kaēanikun Tuaj tė dashur dolėn nė pah frutet e para rreth aktivitetit tim nė lėminė e dramturgjisė.


    Radio 21:- Na thoni diē rreth ndarjes dhe pėrshtypjeve nga Kaēaniku im?


    Ishte njė ndarje e dhėmbshme, sepse gjithė kaēanikasit mė rspektonin si birine tyre. Ditėn e fundit, mė 10 qershor `69, rrugės pėr nė Komunė, e takova ish Kryetarin, apo atdhetrin apo Eruditin, siē e quanin dibranėt-z. Sali Bajrėn i cili, pasi u pėrshėndetėm,mė pėrqafoi ngrohtė dhe mė luti qė tė vazhdoj detyrėn nė Kaēanik, mirėpo pėr fat, vėllau im i ndjerė-Luani, po atė vit mori rrugėn e hidhėt tė kurbetit, ndėrsa pėr prindėt e mij tė moshuar s?kishte kush tė kujdesohet, andaj i thashė z. Sali, detyrohem tė kthej nė Dibėr. Ajo qe njė ndarje e detyrueshme dhe e dhėmbshme pėr mua dhe pėr mbarė qytetarėt e Kaēanikut.


    Radio 21: -Z. Ibrahim, nė emrin tim, tė Stafit drejtues sė Redaksisė e tė dė gjuesve tanė, tė faleminderojmė pėr intervistėn e dhėnė, duke tė uruar shėndet, pleqėri tė mbarė dhe gji

    Ju falėnderohem pėr kujdesin e respektin qė shfaqėt ndaj meje!

    Intervistėn e realizoi, Muart Rudi, Redaktor i ?Radios 21? Kopenhag



    Faximil:-Mė 15 maj`1969,nė ora 18,nxėnėsit - Maturantėt e Shkollės sė Mesme Voskopoja, dhe (gjenerata e Gjimnazit 1968/69) do tė shfaqin premierėn e dramės, Nora e Kelmendit, tė autorit:-Andrea Skanjeti.

    Foto: nė mes-ulur: -Ibrahim Egriu, Bedri Kyēyku drejtor i atėhershėm (dhe atdhetar i shquar) tash i ndjerė. Dhe Isa Dema arsimtar ( po ashtu i ndjerė).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Nė Kelmendin e trimėrisė, besės, bukurisė e moralit

    Kelmendi, kjo krahinė perlė e Veriut Shqiptar, u bė objekt studimi pėr shumė historianė vendas, por mė shumė tė huaj, pėr vetė pozicionin e tij gjeografik, gjeostrategjik, pėr bukurinė e rrallė e pėrrallore qė i dhuroi vetė dora e Zotit, por mbi tė gjitha pėr cilėsitė e rralla, si trimėrinė, besėn, nderėn e bujarinė. Kėto cilėsi tė rralla e virtyte tė shenjta e kthyen nė objekt sulmesh kėtė trevė tė papėrkulur arbėrore, ku gjaku fisnik i grave dhe burrave, ngjason kaq shumė me ujin kristal tė atyre gurrave. Shumė ekspansione tė hordhive aziatike i thyen “brinat” e egėrsive tė tyre shtazore mbi ata shkėmbinj e shkrepa, e mbi tė gjitha mbi ato gjokse kreshnikėsh, qė kurrė s’e njohėn tutėn, e qė kaq bukur i pėrdorėn, si shpatėn ashtu edhe hutėn.

    Njėra ndėr kėto ekspedita ndėshkimore qė Porta e Lartė e Stambollit kishte ndėrsyer, ishte edhe ajo e tre pashallarėve osmanė. Duke e ditur qeveria otomane, thotė: Leonardo-mat (Tures e Montenegrias, 1866), se ēerdhja e armiqve tė saj ishte Kelmendi, i dha urdhėr Pashės sė Pejės e Mydyrit tė Gucisė me shtrue e me shpėrba atė Fis. Kėta u mundėn keqas me zbatimin e kėtij urdhėri e u ndanė me mė tė madhin turp. Atėherė, pėr ta mbuluar atė turp tė madh, nuk lanė gur pa luajtur derisa ia mbushėn mendjen mbretit tė Stambollit tė dėrgonte ndihma tė mėdha e ushtri tė panumėrta pėr ta shtruar atė fis tė papėrkulur. Nė kėto kushte, Pasha i Shkodrės, mori urdhėr tė bashkojė forcat e veta ushtarake me ato tė Pashės sė Bosnjes dhe tė Pejės e tė mėsyjė Kelmendin. Pa mbėrritur nė Tamarė, ku bashkohen Cemi i Selcės me Cemin e Vuklit, e ku kelmendasit kishin rrėnuar urėn, ata bėnė njė dredhi, u vunė nė tė ikur pa bėrė asnjėfarė qėndrese. Kjo “dobėsi” e dukshme u dha zemėr turqve e filluan tė shpėrndahen duke kaluar lumin nė kėmbė e duke i ndjekur kelmendasit majave, ku ata u shtrėnguan pėr qėndresė. Para se t’i fusnin turqit nė thellėsi tė grykave, kelmendasit kishin shpėrndarė disa ēeta pėr t’u rėnė nga mbrapa, duke i futur nė rrethim tė plot nga tė gjitha anėt. Atėherė filluan sulmin nga tė gjitha anėt me njė furi tė tmerrshme, duke shkėputur gurė e shkėmbinj nga tė katėr anėt sa tė dukej se toka po tundej nga ndonjė tėrmet. Nė kėta luftime tė pėrgjakshme, ku luftonin 900 trima kelmendas kundėr 30.000 otomanėve, mbetėn mbi 6000 turq. (Ref. P.F.Arcangelo da Salta: Vita del Venerabile Fridre. Fra Bonaventura da Palazzule (diarro-francescone. vol.II, pag.18, 2 nobre)).

    Ndėr shumė pashallarė qė i lanė njė emėr tė keq vetes nė Shqipėrinė e Veriut pėr barbarizėm e mizori, njihet edhe Vuēi Pasha. Mbasi ky njeri i mbrapshtė, me njė ushtri tė madhe turke i ra kryq e tėrthor Kosovės mbarė, duke bėrė krime tė panumėrta, mėsyni Kelmendin, fisin mė tė fortė tė asaj kohe. Mbasi kishte mbledhur njė ushtri tė madhe, niset prej Shkodrės, e duke kaluar nėpėr Shkrel, Kastrat e Rapshė tė Hotit, bie nė Grabam. Kelmendi hap kushtrimin dhe betohet nė shtatė deri nė shtatėdhjetėvjeēarė, jo vetėm burrat, por edhe gratė e vajzat, mos t’i bien turkut nė dorė pėr sė gjalli. Njė tubė prej tyne, nė mėnyrė tė rrufeshme morėn turr e u ndeshėn me tėrbim mbi turq nė njė luginė ku u derdh gjak pa masė, e prandaj qysh nė atė kohė i mbeti emri Breg-Gjakės. Pėrballė njė armiku tepėr tė madh, kelmendasit nuk ishin nė gjendje t’i dilnin ballė pėr ballė, por filluan duke u zmbrapsur e duke luftuar deri sa ushtria turke zotėroi dy brigjet e Kelmendit e atėherė lanė disa forca tė shpėrndara ndėr male e me rob e robi u ngujuan nė Nikē, nė vendin qė quhej Qyteza e Kelmendit, e atėherė lanė trupat pushtuese tė rrethuara nė ēdo anė nga ēetat malėsore duke u shkaktuar humbje tė pallogaritshme. Pas kėtyre disfatave tė njėpasnjėshme, ushtritė turkoshake u hakmorėn duke shkatėrruar ēdo gjė, dogjėn shtėpitė, prenė pemėt dhe prishėn tė mbjellat duke rrokullisur ēdo gjė qė u dilte pėrpara. Megjithė kėto masakra antinjerėzore, morali i kelmendasve nuk pėrkulej asnjėherė. Burra e gra, ditė e natė, suleshin mbi hordhitė aziatike, duke rrokullisur gurė e shkėmbinj dhe duke i sulmuar nė mėnyrė tė befasishme nė ēdo anė. Duke parė Vuēi Pasha se me tė keq ishte e pamundur tė pushtojė Kelmendin, mendoi ta merrte me dredhi duke u dhėnė premtime, u dėrgoi lajmin se brenda njė jave, kushdo qoftė, burrė apo grua, do tė dorėzohej, jo vetėm se ishte i falur pėr ēfarė kishte bėrė, por edhe do t’i shpėrblehej edhe dėmi qė i ishte bėrė pėr shkak tė asaj lufte. Menjėherė mbėrriti lajmi i Pashės te “Qyteza e Kelmendit”, ku ishte fuqia mė e madhe e tyre. Ata menjėherė u mblodhėn nė kuvend e mbasi nuk i shkonte asnjėrit nėpėrmend tė dorėzohej, megjithėse kishte arritur njė zi buke aq e madhe sa qė me qenė tepėr i kėnaqur ai qė kishte mundėsi tė ngihej me lėkurė ahu. Megjithatė, ata pėrsėritėn betimin qė kishin bėrė mė parė kur kishte nisur lufta: mos me i ra pėr sė gjalli turkut nė dorė; e mbas kėsaj, pėrforcuan edhe njėherė ndėshkimin e zakonshėm tė tyre, ndaj cilitdo qė do tė guxonte tė bėnte spiunazh apo tė tradhėtonte vendin. Bashkė me burrat nė atė mbledhje ishin edhe njė numėr i madh grashė e vajzash, qė mė se njėherė kishin rėnė nė luftė e ishin ndarė me nderė. Njėra nga kėto sokolesha quhej Nora, bijė e njė familjeje tė shquar pėr nder, besė e trimėri. Ajo pėr tė cilėn shquhej kjo sokoleshė ishte bukuria e saj e rrallė ku shkėlqente mes shoqeve tė tjera. Ajo e mori lejen e para me folė nė atė kuvend dhe premtoi se nė se e kishte fatin me u ndeshė me Vuēi Pashėn vetėm pėr vetėm, kishte me ia marrė jetėn. I ati, i cili ndodhej nė atė mbledhje, i dha bekimin bashkė me kėshillėn qė tė mendohej mirė mė parė se tė merrte atė vendim tė guximshėm. Vajza e re, e prekur thellė prej atyre fjalėve dhe kėshillave tė prindit tė saj, i pėrgjigjet menjėherė prindit tė vet: “Se si ka me mbarue jeta ime, more lum baba, veē nji Zot e din. Ndoshta Vuēi Pasha asht jetėgjatė, e jetėgjati nuk bahet jetėshkurtė, por pėr vete dij me t’thanė se, qe besa e Zotit, unė po shkoj virgjėn dhe do t’kthej virgjėn, apo do tė vdes virgjėn”. Krerėt e mbledhur nė atė kuvend shikonin njėri-tjetrin me plot bindje e besim nė fjalėt e kėsaj sokoleshe, tė cilėn e njihnin shumė mirė pėr trimėrinė e saj tė rrallė dhe pėr zgjuarsinė qė i kishte dhuruar vetė i lumi Zot dhe kėshtu tė gjithė njėzėri i thonė: “Ta priftė Zoti mbarė, o sokoleshė!”. Mbas kėtij solemniteti, Nora, mbasi pėrqafohet me tė gjithė, shkon dhe veshet me rrobat mė tė mira qė kishte dhe niset pėr t’u paraqitur te Vuēi Pasha, si ndėrmjetėsuese e atij kuvendi. E pajisur me njė kurqel (thikė), tė cilėn e kishte maskuar mirė nėn rrobat e saj, niset menjėherė te Pasha. Rojet, duke e pasė marrė urdhėrin mos tė pengonin asnjė person i cili vullnetarisht dorėzohej, edhe mbasi kjo u paraqit si e dėrguar e kuvendit, pėr tė ndėrmjetėsuar me Vuēi Pashėn, nuk i bėnė asnjėfarė pengese, kėshtu qė mbėrriti nė Tamarė, ku ishte qendra e ushtrisė. Menjėherė u lajmėrua Pasha se kush kishte ardhur dhe pse donte tė takohej me tė. Ai, menjėherė, i gėzuar e ftoi nė shatorren e vet. Nora, menjėherė filloi tė ligjėronte me atė zėrin e saj tė ėmbėl dhe aq melodik, duke i premtuar Pashės se kelmendasit kishin marrė vendim t’i nėnshtrohen kushteve tė tij dhe se ata e kishin dėrguar si pėrfaqėsuese tė tyre nė kėtė marrėveshje. Pasha, i mahnitur nga bukuria dhe menēuria e kėsaj vajze, e kishte humbur fare ekuilibrin dhe pikėrisht nė kėtė moment dobėsie tė tij, Nora nxjerr nga brezi thikėn dhe e qėllon tri herė nė mes tė zemrės, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Me njė qetėsi dhe gjakftohtėsi tė jashtėzakonshme, del nga shatorrja dhe me hap tė sigurtė largohet. Rojeve, tė cilėt e kishin shoqėruar kur hyri nė shatorren e Pashės, as qė u shkonte ndėrmend se kjo trimėreshė e “zanė mali” mund tė kishte kryer njė akt tė tillė, derisa asnjė shenjė hutimi nuk dallohej as nuk shprehej nė fytyrėn e saj.

    Ajo, mbasi u largua nga ai ambjent, menjėherė ia mbathi kėmbėve me shpejtėsi. Nuk vonoi shumė dhe nė tė gjithė Kelmendin u hap lajmi i vrasjes sė Vuēi Pashės, ushtria u pėrzi (si flokėt e harapit), por heroina kishte kaluar nė anėn e shokėve tė vet. Kelmendasit, duke pėrfituar nga ky rast hutimi i ushtritė turke, u lėshuan si egėrsira, burra e gra, me britma e pushkė, me krisma e rrokullisje gurėsh e shkrepash me tė thanė mendja se po shembej toka. Ushtria turke, tashmė e ēorganizuar dhe nė panik tė plotė, mori rrugėn e ikjes, duke lėnė tė gjitha pajisjet ushtarake, mushkat dhe ushqimet. Aq kėrdi u bė mbi ushtritė pushtuese nė ato vende tė gėrmueta, sa dhe tė ashpra, saqė pati mbetur fjala se “nuk lufton vetėm Kelmendi, por lufton edhe vendi”.

    Shembulli i shkėlqyer i Norės sė Kelmendit do tė mbesė nė shekuj si simbol i madhėshtisė sė grave dhe vajzave shqiptare pėr tė gjithė brezat qė do tė vijnė. Ky akt duhet tė vlejė si shembull frymėzimi pėr edukimin patriotik dhe moral tė femrės shqiptare.

    Shembuj tė madhėshtisė sė femrave shqiptare kemi me dhjetra: Tringė Smajlja, po nga kjo zonė e ka zanafillėn; gratė dhe vajzat suliote qė hidheshin nga shkėmbinjtė pėr tė mos i rėnė nė dorė pushtuesit; “Shkėmbi i vajit” nė afėrsi tė Krujės, ku u hodhėn gratė dhe vajzat krutane, pėr tė mos i rėnė nė dorė pushtuesit, janė treguesi mė sinjifikativ i moralit shembullor tė grave dhe vajzave shqiptare. Ky shembull i madhėshtisė sė shpirtit arbėr duhet tė trokasė thellė nė ndėrgjegjen mbarė shqiptare, ku nė vend tė moralit po avancon amorali dhe skandali!...

    Nuk jemi aspak pėr “bunkierizimin” e femrės, por “lakuriqėsia” ėshtė akoma mė skandaloze! “Aq sa mund tė fluturojė njė lopė nė shpindėn e mizės, aq mund tė shkojmė nė Evropė me ekspozimin e kėrthizės”!...

    Nuk e quaj aspak tė tepėrt “rekomandimin” pėr mė shumė “shkolla e biblioteka, sesa drogė e diskoteka”.

    Ndoshta u zgjata me kėto analogji, por vlen t’i kujtojmė rinisė shqiptare se shtėpitė publike (bordelet), drogėn dhe nė pėrgjithėsi elementėt e prostitucionit nuk kanė firmė arbėrore. Ato u importuan nga jashtė dhe ēuditėrisht sot jemi ne qė po e konkurojmė botėn nė ekspozimin e “lėndės sė parė”!... Kjo fatkeqėsi duhet tė bėhet objekt studimi pėr psikologėt, sociologėt dhe pėr specialistėt e tė gjitha fushave si njė problem madhor i cili mund tė arrijė deri nė asgjėsimin e plotė tė etnitetit dhe tė racės sonė. Familja shqiptare po shpėrbėhet! Politikanėt duhet tė jenė tepėr tė kujdesshėm se ēdo votė qė stimulohet me tė tilla “institucione” argėtimi, ėshtė njė “minė” nė shkatėrrimin e plotė tė identitetit kombėtar.

    Jam i mendimit se institucionet fetare tė ēdo besimi nė Shqipėri janė nė lartėsinė e duhur tė procesit edukativ. Shteti dhe Qeveria Shqiptare nuk duhet tė justifikohen me zbatimin e “Kartės sė tė Drejtave tė Njeriut”. Njerėz janė edhe ato shtete qė ligjėrojnė martesėn e ēiftit me tė njėjtin seks!

    Jam i mendimit se pėr moralin e kombit tonė, ky “ligj” ėshtė anti-ligj dhe anti-njeri. Sa mė larg kėtyre “skemave”...

    E pėrfundoj me citimin e “idhullit” tim dhe shqiptarit mė tė dlirė tė shek.XX, Luigj Gurakuqi, i cili thotė: “Ēdo popull ka specifikėn e tij, dhe ligjet nuk janė asgjė tjetėr, veēse kodifikimi i zakoneve dhe traditave mė tė mira tė njė kombi”.

    Mark Bregu

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Virgjnat kėto burrnesha tė dramave tė mėdha

    Virgjna, si u vra nga gjermanėt...
    MIRDITĖ. Nė pėrkujtimin e 60 vjetorit tė Ēlirimit tė Vendit, mė e veēanta ngjarje ka qenė dhėnia e titullit Dėshmor i Atdheut, nė mes tė 13 banorėve tė fshatit Gėziq, qė u masakruan nga gjermanėt nė tetor tė vitit 1944, edhe njė virgjne (virgjėreshė), qė u vra nga gjermanėt me idenė se para grykės sė automatikut kishin njė burrė zakoni vendas me tirqė, xhamadan e qeleshe. Edhe pse historinė e saj e njohin mirė nė fshat, askush nuk e pėrmend se u vra njė grua, pasi edhe nė dokumentacion, edhe nė zakon dhe tagrin qė jepte kanuni vendas, ajo nuk quhej mė “ajo”, por njė ndėr burrat drejtues tė shtėpisė sė Vorfajve tė Kalanjanit, ndėr mė tė fismit e tė respektuarit e odave tė burrave, pikėrisht Gjergj Biba. Nė momentin kur ėshtė vėnė pėr t'u vrarė me dy tė tjerė, ajo ėshtė pandehur nga ekzekutorėt gjermanė si njė burrė i zakonshėm vendali, duke e parė nga veshjet, e ecura, zėri dhe qėndrimi burrėror para pushkatimit.

    Historia e virgjnės “Gjelė-Gjergja”
    Njeriu qė na e rrėfen ngjarjen e rrallė quhet Ndue P. Biba, ėshtė plot 99 vjeē, mbahet ende i fortė. Kujtesa shkon larg ndėr vite, aty nga 1920-ta, kur Gjela P. Biba, njė vajzė e zakonshme e fshatit Gėziq, mbetet jetim me fėmijėt e tjerė, pasi i vdes babai nė moshė fare tė re. Mė pas i vdes dhe vėllai. Nuk ishte ve ēse 7 vjeē dhe tragjeditė e ndodhura, kishin fiksuar nė mendjen e saj tė jetuarit si virgjėn (grua-burrė), nė vitet e mėpasme, pėr tė rritur jetimėt e mbetur. Kėtė gjė mund t'ia kishte shprehur ndonjė tė besuari qysh asaj kohe kur ishte fėmijė. Vite mė vonė, rasti e kishte sjellė qė dy ungrejas nga njė krahinė e Lezhės, tė shkonin nė kullėn e Vorfajve pėr tė kėrkuar dorėn e njerėzve tė shtėpisė, pikėrisht pėr Gjelėn. Babai i kishte vdekur dhe vėllaj 7 muaj mė parė. Ajo, me sa dukej, kishte marrė njė amanet tek varri i tyre, kujtojnė bashkėkohėsit. Gjela nuk e dinte se mysafirėt e ardhur po kėrkonin shkuesi pėr martesėn e saj me njė njeri tė tyre. Kunata, ose siē thirrej “gjyshja e madhe”, ishin pjesėtare nė atė kuvend mes miqsh, dhe prej saj pritej dhėnia e fjalės pėr Gjelėn. Plaka e urtė, para se tė thoshte fjalėn, qiti sebep pėr tė rėnė poshtė nė katin e parė nė “odėn e robėve”, siē quhej asokohe. “Gjelė, -i thotė, -ata miqtė sipėr kanė ardhur pėr ty”. Si?!-, foli ajo, dhe pa njė pa dy, u ngrit, shkoi tek njė arkė rrobash, nxori qė andej takėmet e vėllait, u vesh me tirq, xhamadan, vuri kapuēin e bardhė nė kokė, ngjeshi nagantin 6-sh italian nė brez, dhe u ngjit nė katin e tretė tė kullės tek oda e burrave. “Tungjatjeta!,-iu drejtua miqve. Ju keni ardhė pėr mue?! Mė vjen keq qė jeni lodhė, por unė nuk jam nuse pėr ju dhe pėr askėnd, qė sot jam burrė dhe do tė rris fėmijėt e mbetur jetim nė kėtė kullė! Juve ju qoftė rruga e mbarė, nėse mėsoni se unė jam martuar, jua kam borgj, dhe plumbin e kam hallall…”. Kaq tha Gjela-burrė, dhe u largua prej aty. Miqtė u rehatuan dhe fjetėn atė natė aty, pastaj u ngritėn, u pėrshėndoshėn me njerėzit e shtėpisė dhe shkuan joprishaqejf pėr nė shtėpitė e tyre. Qė nga ajo natė pėr Gjela Bibėn nisi njė histori e re, e tė qenurit burrė, marrja pėrsipėr e kryerjes sė punėve tė njė burri, me gjithė ēfarė njeh tagri i kohės pėr tė.

    Njė virgjėn zot shtėpie
    99 vjeēari rrėfen gjithė historinė e Gjelės, qė mė vonė u thėrrit me emrin Gjergj, kėshtu pėr mė se 16 vjet. Ajo bėnte tė gjitha punėt, qė kishte njė zot shtėpie. Qė tė nesėrmen ajo iu fut punėve tė rėnda, ngiste qetė, merrej me ruajtjen e bagėtive, shtegtonte me ditė tė tėra pėr pazare larg shtėpisė dhe katundit, qė nė Shkodėr, Lezhė a gjetkė, merrej me bluarjen e drithėrave tek mulliri, etj. Gruaja e kushėririt Dila F. Biba, sot mbi 80 vjeēe rrėfen pėr virtytet, veshjen dhe sjelljen e saj. Gjithnjė vishej si burrė, shkonte nėpėr dasma e morte dhe rrinte, kuvendonte me burra nė odat e tyre, dhe kurrė nuk guxonte ndonjėri tė thoshte emrin e saj tė hershėm, por vetėm Gjergj. “Mbaj mend njėherė, -thotė ajo, kur po ktheheshim nga Lezha me misrin e blerė, u ulėm tė pushojshim afėr Urės sė Fanit, kur njana nga gratė e fshatit, i thotė “a qohena, motėrke!”. U xhindos, nxorri patllaken dhe i tha tė mos e pėrsėriste mė kėtė gjė. Burrė tjetėr i fshatit nuk guxonte t'ia thoshte kėtė gjė, ishte e sertė, tė vriste. Ne tė shtėpisė e thėrrisnim “lalė”, ndėrsa gratė e fshatit “lala Gjergj”, burrat i thėrrisnin me emrin e saj Gjergj dhe fėmijėt “lal Gjergji”. Pirja e duhanit tė fortė nė kuti dhe ēubuk tė vjetėr, kishte sjellė trashjen e zėrit, ndėrsa nė fytyrė dukeshin ca rrudha, paēka se tiparet femėrore, jo tė gjitha i kishin ikur nga nuri i saj i mėparshėm. Dukej me nje gjoks tė bėshėm dhe pėr tė mos rėnė nė sy pėr grua, dimėr verė mbante xhurdi leshi. 75 vjeēari Jak Tuci, e mban mend atė tek stani me berre, ishte ēobaneshė e shkėlqyer dhe kuvendtare me masė, me njė vėshtrim tė kthjellėt. Jaku thotė se ajo qė na bėnte pėrshtypje ne fėmijėve, ishin mungesa e mustaqeve, megjithėse dukej se ishte njė “burrė” i pashėm, me flokė tė prerė, kėsulėn e rrasur nė kokė, ku binte nė sy naganti i bukur, por dhe njė pushke “nepseje”, qė e mbante vazhdimisht nė krah. Ishte tmerri i hajdutėve, dhe askush nuk guxonte tė prekte nė tufėn e bagėtive a pronėn e kėsaj familjeje…

    Gėziqi, “njė Borovė e dytė”…
    Gėziqi njihet si njė urė lidhėse e rėndėsishme nga Tirana-Milot-Rrėshen-Shpal, pėr tė vijuar nė drejtim tė Kosovės. Kjo ishte kthyer nė njė nyje tė rėndėsishme pėr dy palėt luftuese, partizanėt dhe gjermanėt. Vetė Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė kishte dhėnė urdhėr tė goditeshin forcat gjermane nė kalimin nga Gėziqi, ndėrsa nė tėrheqje pėr nga veriu i vendit ishte korpusi XXI gjerman, komandanti i tij kishte urdhėruar qė tė mbahej e hapur me ēdo kusht rruga Milot-Rreshen-Shpal-Pukė, e cila ishte e vetmja rrugė nėpėr tė cilėn mund tė sigurohej tėrheqja e forcave nė drejtim tė Veriut tė Shqipėrisė. Nė luftėn e Gėziqit ranė nė fushėn e betejės 22 partizanė, kryesisht nga Jugu i vendit. Po nė kėtė luftė u vranė e masakruan 13 banorė tė fshatit si Frrok Ndre Marku, Gjergj Preng Biba, Gjet Dod Bardhi, Gjela Mark Gjoni, Gjet Dod Prenga, Mara Pjetėr Bardhi, Mara Llesh Doda, Mrika Gjet Doda, Llesh Dod Prenga, Ndre Gjok Gjeta, Nikoll Vorf Cara, Preng Dod Bardhi e Vorf Preng Biba. U dogjėn mė shumė se gjysma e shtėpive tė banimit, sė bashku me qelėn e kishės sė Gėziqit. Lufta e Gėziqit qė zgjati 6 ditė, nė datat 20-26 tetor tė vitit 1944 ishte njė nga luftėrat mė heroike tė brigadave VII e XXII sulmuese. Ajo pėrbėn njė nga betejat mė tė pėrgjakshme qė zhvilluan forcat e divizionit II nė veri tė Shqipėrisė. Gėziqi i vitit 1944 vjen si shesh lufte dhe beteje tė pėrgjakėshme dhe nė kujtimet e njėrit prej oficerėve gjerman (drejtues i divizionit 279 tė ushtrisė fashiste), qė luftoj nė Gėziq, konkretisht tė oficerit Herman Frenk, i cili mes tė tjerash pohon se “... ushtarakėt gjermanė tashmė mendojnė se asnjėri nuk ka mė shpresė tė dalė i gjallė nga Shqipėria ...”. Dhe duke vlerėsuar luftimet e zhvilluara nė territorin e Mirditės, e cilėson atė si njėrėn ndėr mė tė pėrgjakshmet e mė tė vėshtirat luftėra tė zhvilluara nga ai dhe formacionet ku ai bėnte pjesė nė territorin e Shqipėrisė”.

    Vrasja e virgjnės nga gjermanėt
    99 vjeēari Ndue P. Biba, duke risjellė nė kujtesė tėrė skenėn e asaj dite tetori, rrėfen se gjithēka nisi, kur nė afėrsi tė shtėpisė erdhėn dy partizanė, duke mė kėrkuar qė t'u jepja disa hunj gardhi dhe dru tė thata pėr tė bėrė njė zjarr tė madh qė t'i vihej urės lidhėse nė rrugėn qė kalonte pėr nė Shpal. Kjo punė duhej bėrė shpejt pasi pėr ēerek ore gjermanėt nė njė kolonė tė madhe ushtarėsh dhe mjetesh do tė ishin aty, flitej pėr 1000 a mė tepėr. Vumė hunjtė e tharė poshtė urės, pasi ishin shtylla druri, qė mbėshteteshin mbi dy kėmbė muri guri, dhe ikėm prej andej. Partizanėt u ngjitėn nė kodėr dhe u zhdukėn, ndėrsa unė u ngjita tek kulla, ku gjendej nėna dhe virgjna, Gjergji. Sapo mbėrritėn gjermanėt, panė se ura kishte marrė zjarr, u ndalėn. Nga njė makinė e vogėl ushtarake zbriti njė oficer madhor, i cili po shikonte vendin se nga ku mund tė hapej njė shteg pėr autokolonėn. Nė kėto momente njė krismė u dėgjua nga maja e njė kodre, ndėrsa si pa ndierė oficeri madhor ra pėrtokė i vdekur. Partizani kishte qėlluar nė shenjė. Gjermanėt, nuk bėnė asnjė manovrim, nuk qitėn asnjė pushke, morėn oficerin e vrarė, e vunė nė njė makinė dhe u kthyen mbrapsht pėr t'u stacionuar 2-3 km mė poshtė nė njė “qafė kodre” afėr shkollės, thuasje nė mes tė fshatit. Mė pas ata fillojnė masakrėn nė fshat dhe djegien e shtėpive.
    Mbaj mend se njė patrullė prej katėr gjermanėsh vjen nga sipėr kullės, dhe zbret nė oborr, ata kishin marrė njė fshatar, qė e kishin zėnė, pastaj hynė nė shtėpi dhe kur panė virgjnėn “Gjergjin”, tė veshur me tirq e xhamadan, duke e pandehur pėr burrė, e morėn me vete, pastaj dhe kushėririn tjetėr Vorf Bibėn dhe tė tre i zbritėn poshtė afėr fushimit tė tyre, duke i futur nė njė tendė ushtarake. Aty Vorfi, i cili dinte ca fjalė gjermanisht, u thotė se do tė na pushkatojnė, sepse u kemi djegė urėn. Virgjna-Gjergji, u lutet, “ju tė dy nėse keni mundėsi ikni, unė nuk mundem, ndjehem i lodhur!”. Disa minuta mė pas gjermanėt i vėnė tė tre rrėzė njė gėmushe, dy prej tyre ikin, ndėrsa virgjna rri nė vend, dhjetra plumba derdhen nė drejtim tė tyre, virgjna vdes nė vend, Vorfi mori 6 plumba nė gjoks ndėrsa i treti iku me njė plagė nė gisht. Vorfi mundi tė largohej disa kilometra, dhe u gjet nga njė bari vetėm pas njė muaji kėrkimesh. 99 vjeēari rrėfen, se ditė mė pas morėm virgjnėn dhe e futėm nė dhe, ndėrsa pėr 1 muaj kėrkuam Vorfin, qė t'i shtinim tė dy nė njė varr. Pasi e gjetėm, e morėm e dėrguam nė varr, bėmė ceremoninė mortore, duke vėnė teshat e tyre, nė oborr, dhe mė pas bėmė gjithė ceremonitė tek varrezat. Sot nė ca pllaka tė mezidukshme nė varrezat e fshatit afėr kishės janė pranė e pranė tė dy tė masakruarit e kėsaj lufte, Vorfi dhe gruaja-burrė, Gjergj Biba, ashtu si dhe 11 fshatarėt e tjerė, qė mė sė fundi shteti u kujtua t'i shpallte “Dėshmorė tė Atdheut”.
    99 vjeēarit i ka mbetur merak se nuk ka mundur tė ruajė si relike nagantin e virgjnės, tė cilin nuk ka pranuar t'ia dorėzojė gjeneral Gjin Mark Tomės, por vetėm Bardhok Bibės, disa vite pas Ēlirimit tė Vendit, kur u kėrkua dhe dorėzimi i armėve.

    Virgjėn. Pėrse?!
    Historia e virgjnave nė Mirditė ėshtė nga mė tė vjetrat, por dhe mė interesantet. Nuk mbahet mend saktėsisht qėkur e ka fillesėn, por tė paktėn, aty nga fillimi i shekullit tė kaluar, janė tė shėnuara “virgjnat” e Mirditės, nėpėr fshatra. Dikujt i thirrej me emėr, tjetrės me emėr burri, apo dhe simbol vendi, “virgjna e iks fshati”. Poeti popullor Jak Tuci, nė njė bllok tė vjetėr, ka tė shėnuar tėrė emrat e tyre qė nga Gjela (Gjergja) P. Biba, Ruta Ded Vila nė Kaēinar, Prena N. Gjokės, Malaj, Mrika Brunga nga Shtufi, Margjel Pėrjakja nga Ungrej, Mrika Qefalia nga Vrithi, Dila F. Lleshi nga Klosi, Mrika N. Nikolli, Dava Gj. Kola nga Malaj, Gjela N. Nikolli nga Fregna, Dila F. Kola nga Shėngjergji etj. Secila prej tyre mbart njė histori tė rrallė. Gjithsesi, dhe kėtu ekzistojnė “ndarjet”, thotė studiuesi Ndue Dedaj, njė kategori virgjne “mė e butė”, qė nuk ėshtė dukuri pėrfaqėsuese. Ndėrsa kategoria e atyre, qė e kishin sjellė motivin e tė qenurit virgjėn dhe tė veshurit si burrė, si njė protestė tek vetja, kur ngjiste t'u prishej njė terezi martese, t'i vdiqte i fejuari apo njė histori e papritur ishte mė e veēanta. Psikologjia popullore e ka pranuar kėtė fakt dhe vetė kisha prej motesh, gjithashtu. Shumė prej kėtyre grave “burrnesha”, qė e kishin bėrė me be nė kishė se “sa tė ishte jeta me jetu nuk do tė martoheshin”, e kishin privuar veten nga tė qenit grua, nėnė. Dikush se nė gjini kishin mbetur familje e paburrė, apo kishte jetima, dikush se “familja e kishte dhanė pėr nuse nė shtėpi jo tė denjė”, etj, etj. Kategoria e tė veshurave burrēe, natyrisht, ishte kategoria mė madhėshtore, madje ēuditėrisht, pas disa viteve, dukeshin tamam si burrė edhe nė fytyrė, sidomos nė krahinėn e Dukagjinit. Por Jak Tuci, thotė se ato ishin dhe tė bukura. Mbaj mend Prena Ndue Gjokėn, sot do tė ishte njė “miss”, me pamjen e bukur e fisnike dhe shtatin selvi. Nė kishė virgjna e veshur si burrė rrinte nė tė djathtė, tek ana e burrave, dhe sa hynte brenda pėrshėndeste: “Njatjeta juej, burra!”, ndėrsa gratė ndejoheshin nė anėn tjetėr.

    Historia e virgjnės sė Shtufit
    Tė hulumtosh nė jetėn e njė virgjne, ėshtė njė “hon” i thellė. Pėr secilėn syresh mbartet njė dramacitet zor i tregueshėm dhe epicitet njėherėsh. Njė prej tyre ėshtė dhe historia e virgjnės Mrika Brunga nga Shtufi i Kaēinarit. Jak Tuci spjegon se ajo kishte vendosur tė mos martohej dhe tė bėnte rolin e shėrbėtores tek vėllai i saj, prifti dom Prend Brunga. Tė gjithė e thėrisnin “Virgjna e Shtufit”. Lidhet me kėtė dhe njė nga historitė mė tronditėse tė kėsaj zone, nė anėn tjetėr tė kėtij fenomeni, historia e njė nuseje tė re, qė vdiē hipur mbi kalin e nuses, rrugės pėr tek shtėpia e dhėndėrrit. Ka mbetur si legjendė “Legjenda e Nuses sė Shtufit” dhe ėshtė pėrjetėsuar nė kėngė elegjiake vdekja e saj tragjike. Vajza e re do tė dilte nuse, ditėn e caktuar nga palėt e prindėrve, tė djalit dhe tė vajzės, dhe kjo datė pėr asnjė arsye nuk ndėrrohej. Ditėn e dasmės, vajza qė do tė dilte nuse qėlloi tė jetė shumė e sėmurė. Megjithatė, prindėrit e vunė mbi kalė me rraqet e nuses dhe duvakun all tė kuq mbi kokė, u nisėn krushqit nga Shtufi pėr nė Kaluer. Por nė vendin e quajtur pėrroi i Kalurit, tek Muri i Shmetrės, nusja ishte sėmurė rėndė dhe kishte dhėnė shpirt nėn duvakun e kuq. Aty sot gjendet dhe varri saj. Mbahet mend se ndėr tė tjerė, para se tė vdiste kishte pėrmendur dhe virgjnėn, emtėn e saj. Ndėrsa poeti popullor e ka vėnė nė vargun brilant epiko tragjik:

    Mrikės virgjėn, emtes s'eme
    Mos t'i dhembet vdekja eme…


    Ndėrsa, po pėrmes vargjeve tė njė kėnge, qė u transmetue ndėr brezni, pėr kėtė veprim tė pamend “qortohet” tan fshati:

    Tė tan Shtufi janė mbledhė n' kuvend

    Si me e ba kėtė punė pa mend

    Me qit vajzėn tue dek tė ligė

    A s'ka vjeti tjetėr ditė?!…


    Nė vend tė epilogut
    Historia e virgjėreshave nė malėsitė e Veriut ėshtė e veēantė dhe ka njė misticitet tė ēuditshėm, qė shpalos jo vetėm njė zakon nga mė tė veēantėt, por epjen tejnatyrale tė njerėzve tė kėtyre viseve pėr tė mbijetuar edhe kur njė familjeje i shuheshin burrat e shtėpisė. Historia e mėsipwrme, dhe gjithė historitė e virgjnave tė Mirditės, qė janė histori tė vėrteta, tė rralla pėr nga soji, por tė pranuara krejt natyrshėm nė kėto vise me anėn njerėzore tė shfaqjes, tė dukjes dhe tė fenomenit, nuk janė gjithaq ekzotike, si fjala vjen nė trajtesėn qė i bėhet nga regjisorė tė huaj nė filma enkas pėr kėtė fenomen. Historia qė ju sollėm mė sipėr, e Gjela (Gjergja) Bibės nga Gėziqi, mbase do tė ishte shumė joshėse pėr regjisorin kanadez Nikolas Kinsey, pėr tė marrė nje jetė reale fare tė pastisur nė “histori virgjėreshash nė botėn e ēuditshme shqiptare”, ku “gruaja-burrė” pi duhan, vesh rrobat e njė burri, mban kėsulė dhe flet me zė tė trashė, pak ngadalė dhe me shumė maturi, njė grua-burrė, qė nuk e heq pushkėn nga dora, etj, etj.
    Dhe njė detaj, mbi virgjnėn, pavarėsisht se vishej si burrė, kurrsesi nuk mund tė merrej gjaku i shtėpisė, gjė e pėrcaktuar dhe me kanun, paēka se ngjiste, qė ndonjėra tė organizonte marrjen e gjakut tė njė prej gjindjes sė shtėpisė. Virgjna fiksohej nė memorien e njerėzisė si diēka e shenjtė.

    Por, a dashuronte virgjna?!...
    Ca (?!) tė mėdhaja duhen shėnuar kėtu, Ndue Dedaj nė novelėn e tij Dashuri nė Kullėn e Ngujimit , tregimi “ Burri-grua ”, e ka “zhvirgjėruar virgjnėn me mullicakun”, por sidoqoftė nė tregim, histori me jarana nuk tregohen as nėn zė, paēka se Dedaj, thotė se me tregimin e tij, e ka sjellė virgjnėn e kamoēme nė kohėt moderne…


    Gj.Marku-gazeta e mirdites
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Virgjinat: Gratė qė u bėnė burra

    Shkrimtarja Elvira Dones gjurmon nė veriun e Shqipėrisė pėr tė dokumentuar fenomenin e grave qė u bėnė burra, njė racė nė zhdukje....

    Elsa Demo
    Quhet Shkurtan. Ėshtė 72 vjeē. Grua e betuar pėr tė qenė burrė qysh nė rininė e hershme. Njė virgjėreshė nga fshati T’Pla nė periferi tė Tiranės. Shkrimtarja Elvira Dones ra nė gjurmė tė Shkurtanit i cili lėviz sa nga Bajram Curri nė kryeqytet tek tė afėrmit prej dy vitesh kur shtėpia iu rrėnua. Bjondja me dekoltenė ngjyrė trėndafili e fsheh me kujdes sikletin, a do tė flasė hapur e shtruar Shkurtani, ose Taki siē e thėrrasin tė njohurit. E pyet si e ka shėndetin, problemet me tensionin, si po ia ēon me kėtė moshė tė shtyrė, kur ka ardhur pėr herė tė parė nė Tiranė, po sot si i duket. E mandej i nxjerr albumin e saj tė familjes, dhe e pyet pėr dasmat. Si e ka ndier veten gruaja-burrė kur martohen njerėzit. Asnjė pėrpjekje e Elvirės pėr tė zbuluar tek Shkurtani gjėra qė do ta bėnin tė ndihej keq, tė mblidhej mė i vogėl nga ē’ėshtė nė pulovrin gri pėr pleq me kopsa tė mėdha, e pėr ta mbyllur atė gojėn e rrudhur me buzė tė holla. 2 orė xhirim pėr rrėfim e Shkurtanit, ish- brigadier kooperative pėr 20 vjet nė njė fshat tė thellė tė Bajram Currit. Kameramani amerikan John ka ngrirė me kėmbėt mbledhur. Mister Taki i duket njė storyteller me aftėsi tė jashtėzakontė. Edhe ai e di se nuk tė shkaktojė ndonjė merak tek familja ku ka bujtur. Ka lexuar pėr Shqipėrinė para se tė vinte kėtu. Ėshtė mysafir dhe nuk do donte tė lėndonte askėnd sado qė gjuha e tij ėshtė e huaj pėr njerėzit e shtėpisė. Gruaja-burrė ėshtė njė nga gjashtė virgjėreshat e betuara pėr tė cilat Dones, shkrimtarja shqiptare e romanit goditės “Yjet nuk vishen kėshtu”, qė sot jeton nė Uashington, do tė rrėfejė nė dokumentarin, bashkėprodhim me Televizion Publik tė Zvicrės Italiane. Ajo na hapi rrugėn pėr kėrkimet e saj drejt historive qė ne shqiptarėt i njohim vetėm me veshė. Intervista Pse ky dokumentar pėr virgjinat? Sepse ka qenė njė magjepse imja e vjetėr. Mėsova prej tyre rreth 20 vjet pėrpara. Nėpėrmjet njė fqinji tė prindėrve tė mij qė vinte nga Kosova, nė njė fotografi familjare pashė njė burrė me fytyrė gruaje. Ky njeri kishte krenari ta tregonte. E pyeta dhe mu pėrgjigj se ishte njė virgjėreshė e betuar e fisit tė vet. Qė atėherė kishte mbetur magjepsja brenda. Pastaj kur u ktheva nė Shqipėri pėr tė bėrė njė dokumentar pėr gjakmarrjen virgjėreshat i hasa 2-3 herė nė rrėfimet e malėsorėve. Pata lexuar pak kohė dhe librin e antropologos angleze, Antonia Young, njė studim serioz pėr virgjėreshat e betuara. Atėherė thashė pse jo, pėr tė bėrė njė vėshtrim historiko-social tė kėtij fenomeni kaq tė veēantė, pėr ta parė nė tė njėjtėn kohė se si ėshtė zhvilluar sot, ēfarė lloj karakteristikash pragmatike dhe praktike ka marrė nė jetėn e pėrditshme. Dhe nė fakt kontakti im kėto ditė me kėto virgjėresha, kėta burra, ma konfirmojnė qė ka qenė po tradita, por ama sot fenomeni nė njėfarė mėnyre ndodh pėr raste mė ekonomike. Por edhe dikur pėr tė njėjtat arsye kishte ndodhur ekonomike, tė trashėgimisė. Femra nuk kishte asnjė lloj tė drejte mbi pronėn. Prona mbetej gjithmonė nė linjėn e gjakut (siē thotė Kanuni - gruaja ėshtė linja e tamblit dhe burri linja e gjakut). Nėse njė familje kishte vetėm vajza atėherė mashkulli i familjes “sakrifikonte” sipas mentalitetit tonė prej qytetarėsh, njėrėn nga vajzat qė tė merrte tė gjitha tė drejtat dhe detyrat e njė mashkulli. Pra tė blente e tė shiste tokė, tė mbronte e martonte motrat e tjera e kėshtu me radhė. Ēfarė nuk dinė shqiptarėt pėr virgjėreshat? A do tė zbulojė ky dokumentar sa i fshehur ka qenė fenomeni gjatė viteve tė diktaturės dhe sa zbuluar doli pas ’90-s? Ne nuk dimė praktikisht asgjė. Nė kuptimin qė kur mė pyesin nė Tiranė, pėrse jam kėtu dhe u pėrgjigjem qė po merrem me njė temė tė tillė, hapin sytė sepse nė tė vėrtetė nuk dinė asgjė. Nė fakt nuk ėshtė nga ato tema qė dimė me sa tė kap veshi? Shqiptarėt shpeshherė me temat e tyre nuk para merren. Ka gati njė lloj qėllimi pėr t’i mėnjanuar. Nga ana tjetėr ekziston mendimi se kėto janė tema, fenomene primitive. Dhe tė thonė pėrse vazhdoni tė na pikturoni gjėra tė tilla edhe ju qė jeni shkrimtare shqiptare, dokumentariste shqiptare? Atėherė a po bėjmė diēka mė tė bukur ku tė dalė Shqipėria? Nėse bėn njė dokumentar pėr gjakmarrjen ti po e tregon vendin tėnd me ngjyra shumė tė errėta, ose nėse ti po tregon rastin e njė femre qė vishet si mashkull qė sakrifikon jetėn seksuale, dhe jetėn si nėnė atėherė kjo ėshtė diēka primitive. Ėshtė krejtėsisht mendim i gabuar, sepse edhe sikur njė njeri i vetėm tė jetė jashtė rregullave dhe jashtė normės tė asaj qė pėrbėn shoqėrinė e pėrgjigjthshme, edhe pėr kėtė njeri tė vetėm ia vlen njė rrėfim. Ėshtė diēka qė ka ndodhur, janė 20, 16, a 10 gra tė veshura meshkuj. Kėto kanė qenė zakone tė lashta, ndoshta mė pak tė pėrhapura se shumė zakone tė tjera. Nė Kanun pėr shembull, ka vetėm njė zė qė flet pėr kėto virgjėresha dhe aty thuhet: nė rastet e grave tė veshura meshkuj dhe tė betuara, ato kanė tė drejtėn tė mbajnė pushkė, kanė tė drejtėn tė vrasin dhe tė marrin pjesė nė kėshillin e pleqve tė fshatit. Kėto ne me syrin modern dhe me syrin e qytetarit i shohim si sakrifica tė tyre. Gjendja e gruas nė veri tė Shqipėrisė ka qenė e tillė qė shpeshherė pėr ato konsiderohet ngritje, emancipim i statusit social. Ato kanė sakrifikuar njė pjesė qė ėshtė e vogėl pėr mentalitetin e tyre, por ama kanė fituar njė status social, kanė pasur tė drejtėn tė mbajnė pushkė, jetojnė me burra, tė pijnė e tė marrin vendime sė bashku me burrat, nė krahasim me gra tė tjera nė veri tė cilat hanė mbasi burrat kanė mbaruar sė ngrėni dhe hanė gjithmonė mė vete. Ky ėshtė pushtet, nuk ėshtė humbje pėr sytė e tyre. Unė e quaj veten rrėfimtare, si kur rrėfej nėpėrmjet njė romani, njė dokumentari televiziv apo njė filmi artistik. Janė qė tė gjitha forma rrėfimi. Kėtė radhė kėrkoj tė rrėfej kėto raste grash duke dhėnė siē thashė edhe njė vėshtrim historiko-social, me aq sa ėshtė e dokumentuar. Me aq sa mund tė shkojmė ne mbrapa nė shekuj. Janė vetėm gra tė veshur bura, apo janė edhe virgjėresha. Ēfarė do tė zbuloni edhe pėr raportet e tabusė sė njė virgjėreshe tė betuar nė raportin e seksualitetit? A do tė na thonė gjė nė kėtė drejtim dėshmitaret tuaja? Uroj ta nxjerr nėpėrmjet dėshmive. Qėllimi im mė i madh qė shkon edhe pėrmbi dokumentarin tim, dhe kėtė e them me ndershmėrinė mė tė madhe, ėshtė qė tė mos lėndoj askėnd. E di qė tema e seksualitetit pėr kėto gra ėshtė tabu. Kur shkova aty u pėrpoqa tė flas me to dhe tė ngroh bisedėn. Ėshtė mirė tė mos hysh nė kėtė intimitet, sepse ne jetojmė nė qytet, bėjmė njė tjetėr lloj jete, ama ēėshtje tė seksualitetit janė gjithmonė shumė personale. Gratė qė unė dua tė rrėfejnė nė dokumentar janė tė gjitha virgjėresha. Nuk janė tė konvertuara mė vonė. Disa prej tyre e kanė marrė vendimin me vetveten. Sot kur e pyeta Shkurtanin nė ishte betuar pėrpara 12 burrave, siē e kėrkon rregulli, ajo tha: Jo unė e kam marrė vendimin me veten time. Jam veshur dhe kam prerė flokėt si burrė, ky ėshtė vendimi mė i madh qė kam marrė. Nė ē’moshė janė betuar 5 gratė-burra? Betimin e kanė bėrė nė moshėn 14-15- vjeēare. Njėra prej tyre qė ka bėrė edhe gjimnazin, betimin e ka bėrė pėrpara gjimnazit sepse ashtu ishin kushtet familjare. I duhej njė kryetar familjes sė saj dhe pėr t’iu dhėnė bukė gjithė tė tjerėve ajo s’kishte rrugė tjetėr. Nėse do tė binte nė dashuri me dikė, s’mund tė ndihmonte tė tjerėt, sepse ligjet zakonore tė veriut nė momentin qė ti je gruaja e dikujt tjetėr ti shkon dhe shėrben nė familjen e burrit. Dhe kėshtu, ajo pa njė pa dy vendosi qė tė merrej me familjen. Shkurtani pėr shembull e ka parė veten gjithmonė si mashkull, ka luajtur gjithmonė me meshkujt dhe i ati e ka pranuar kėtė si diēka fare normale. Tė tėra kėto gra, pra tė tėrė kėta meshkuj, sepse nuk dėshirojnė tė quhen gra, e kanė marrė vendimin nė njė moshė kur nuk kanė kryer absolutisht asnjė lloj marrėdhėnie seksuale. Natyrisht ka pasur gra qė kanė qenė tė martuara, u ka vdekur burri dhe duke mos pasur mundėsi t’u vijė fėmijėve rrotull si femėr, sepse nė veri e ka mė tė vėshtirė tė kėrkojė shėrbime sociale apo ndihmė tek autoritet, atėherė thjesht ėshtė veshur si burrė dhe e konsideron veten tė tillė. Pra tek ky dokumentar kemi tė bėjmė me virgjėresha nė kuptimin e plotė e tė pastėr tė fjalės? Po nė kėtė rast kemi tė bėjmė me virgjėresha nė kuptimin e plotė e tė pastėr tė fjalės. Unė dua tė evitoj anėn tjetėr, temėn e seksualitetit. Kur ėshtė folur nė perėndim pėr kėto virgjėresha tė betuara tė Shqipėrisė, shpesh ėshtė ngatėrruar, madje nė disa website-e nė internet, janė interpretuar si raste tė lesbizmit, ose tė homoseksualitetit. Prandaj nė kėtė dokumentar dua t’i mbaj gjėrat e ndara: tė merrem me rrėfimin e virgjėreshave tė betuara, autentike. Ju keni ftuar vėshtrimin e sociologut shqiptar. Ku rreh interpretimi i tij, si qaset? Interpretimi i tij qaset me faktet ekonomike ose nėpėrmjet Kanunit tė Lekė Dukagjinit i mbledhur nga At Shtjefėn Gjeēovi, dhe kanune tė tjera tė cilat ne i njohim mė pak. Nė fund tė fundit kanuni ėshtė njė mbledhje e ligjeve qė rregullojnė jetėn ligjore, ekonomike, sociale, nė njė zonė ku shteti ka munguar ose nuk ka mundur tė penetrojė. Ėshtė e njėta gjė dhe nė rastin e grave virgjėresha. Shpeshherė arsyet kanė qenė pragmatike ekonomike. Ose rasti i familjeve me shumė vajza. Baba nuk mund t’ia dilte pėr tė gjitha, kėshtu qė dikush duhej tė dilte me dhentė. Po tė dilje me dhentė nė rastin e njė femre tė re ishte dhe pak jashtė moralit, nderit, njėra prej tyre vishej si mashkull dhe askush nuk e prekte mė, ishte ēoban dhe ishte mashkull. Nė varėsi tė moshės qė ka secila prej dėshmitareve a do kemi dhe njė pėrshkallėzim pėr mėnyrėn se si mund tė godasė dokumentari, pėr atė ēka do tė thonė virgjinat, apo do tė mbahet thjesht nė linjat e dėshmive? Nuk e di, nuk nisem asnjėherė me njė linjė krejtėsisht tė pėrcaktuar para se tė bėj njė dokumentar, pėrndryshe do tė do ishte njė film artistik. Dėshmitė dhe personazhet qė gjen mund tė kapėrthejnė krejtėsisht atė qė ke menduar. Kėto dėshmi mė mbetet t’i shoh me skrupulozitet, dhe pasi tė kem rrezen e pėrsonave tė shoh se si kėto do ndėrthuren me njėri-tjetrin dhe ēfarė interpretimi do marrin, duke qenė besnike e asaj qė thonė, dhe duke bėrė njė vėshtrim sociologjik-historik se ēfarė tė tjerė antropologė thonė, ata pak qė janė marrė. Nė radhė tė parė nuk dua tė shtrembėroj pikėvėshtrimin e tyre. Psh nė fshatin…………………….. T’Pla tė Tropojės janė kėto pesė virgjėresha tė betuara. Kėto kanė lidhje me njė ose dy virgjėresha tė tjera qė janė nė Bajram Curri. Kėshtu qė ato nuk kanė lidhje me virgjėresha tė tjera qė janė nė zonėn e Shkodrės, apo ato pak qė janė nė zonėn e Mirditės. Ato vetė nuk kanė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm rreth fenomenit tė tyre. Cila ėshtė femra dhe cili ėshtė mashkulli, si rrinė nė raporte mes tyre kėto dy pjesė tek njė grua e kthyer nė burrė? Mua mė pėlqeu sot kur Shkurtani ose Taki pėr miqtė, tha diēka shumė tė bukur. Ka njė vėshtrim femėror nė atė qė ajo tha pėr kohėn kur punonte si brigadier. Gratė ishin tė ngarkuara me punėt bujqėsore por ama kur pėr burrin puna nė shtėpi mbaronte, pėr gruan fillonte njė punė e dytė. Ėshtė e vetmja rreze ku ato kanė njė lloj dyzimi. Pėr gjithė tė tjerat ato janė burra nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, kanė vendosur tė jenė tė tilla. Natyrisht kjo nuk kalon nga ana racionale, kalon nga ana instinktive. Nė momentin qė janė tė veshura ashtu ato pėrqendrohen nė radhėn e burrave, sepse ato duan tė jenė tė respektuara nga burrat, sepse ėshtė prirje qė i kanė dhėnė jetės sė tyre. Kėtu zbulova pak feminilitet. Megjithėse Shkurtani ka qenė gjithmonė mashkull ajo/ai e kuptonte shumė mirė qė njė femėr ėshtė shumė mė e ngarkuar se njė burrė. Kemi tė bėjmė me njė akt kundėrnatyrė nė kėtė shndėrrim tė gruas nė burrė? Ėshtė aq e vėshtirė ta thuash, varet ēfarė mund tė quajė njeriu veprim kundėr natyrės. Qė lind grua dhe bėhet burrė... Njė prej personazheve mė ka thėnė: pėr njė grua ėshtė e rėndėsishme tė japė dashuri. Dhe ajo ka sakrifikuar duke i dhėnė dashuri, nipave, vėllait, motrės, nėnės. Por dinte ta ndante shumė mirė, sado qė nuk ka kryer asnjėherė njė akt dashurie, nuk flas pėr atė seksual, po qoftė edhe njė pėrkėdhelje, sepse ka mbyllur shumė shpejt jetėn nė kėtė drejtim, ajo ishte krejtėsisht e ndėrgjegjshme se njė grua duhet tė japė dashuri. Po mund tė quajmė shkuarje kundra natyrės, por duhet tė mbajmė parasysh shtratin shoqėror dhe traditėn nga vjen ky fenomen. Gruaja shqiptare nė veri tė Shqipėrisė ka qenė shumė poshtė burrit pėr shumė gjėra, pastaj thonė jo, se nė Kanunit e Lekė Dukagjinit gruaja del njė figurė e trajtuar rreptė. Fakt ėshtė qė kur njė grua iu lanė kėmbėt burrave tė fisit nuk mund tė themi qė ėshtė e barabartė me burrin. Kėshtu qė po, mund tė shkruaje kundėr natyrės, siē mund e tillė njė femėr qė ka marrėdhėnie me mashkullin qė ėshtė burri i saj i ligjshėm dhe ajo nuk ka asnjė zė nė aktin dashuror. Ajo i nėnshtrohet asaj qė burri do tė bėjė. Dhe unė kėtė e quaj jashtėzakonisht tė panatyrshme. Njė shkrimtare e angazhuar me letėrsinė, kujtojmė romanin “Yjet…”, tani jeni hedhur tek njė temė si jashtė realitetit, jo aktuale. A nuk po e humbisnin pak angazhimin nga temat sociale si prostitucioni, trafikimi, me virgjėreshat nė kėtė dokumentar? Jo, sepse nė thelb “Yjet…” ka qenė vepra ime mė e pazakontė brenda rrezes sė librave qė kam shkruar. Mendoj se nganjėherė edhe “shkrimtari i angazhuar”, duhet tė merret me njė ajėr pak mė tė rralluar. Sepse energjitė fizike e mendore kanė disa caqe tė vetat. Nuk e di. Pastaj siē ju thash sikur dhe njė njeri tė vetėm nė botė tė ketė diēka tė veēantė pėr tė thėnė a nuk ia vlen ta tregojė? E nė kėtė rast nuk ėshtė vetėm njė njeri. Natyrisht me kalimin e kohės dhe ky fenomen sot jo i pėrhapur, pėr opinion tim modest sa do vijė e do zhduket. Mundėsitė ekonomike dhe liria e gruas sot edhe nė veriun shqiptar ndryshon shumė nė krahasim me njėherė e njė kohė. Mė mirė mė duket tė merrem me njė temė tė vogėl shqiptare se sa me njė temė tė madhe. Ju keni gati pėr botim nė vjeshtė romanin e fundit “Hana me fund tė shtrembėr” qė bėn fjalė pėr njė virgjėreshė si kėto qė flasim. Nuk ju duket se keni hedhur njė hap tė parakohshėm kur terrenin e fenomenit po e prekni sė fundmi? Jo, nuk ėshtė hera e parė qė bėj operacione tė dyfishta. Janė dy njerėz brenda meje, shkrimtari dhe gazetari dokumentarist, dhe kėtė e quaj pasuruese pėr punėn time. Pse jo, sikur shkrimtari tė mos kishte lirinė pėr t’i paraprirė asaj qė mė pas do tė shihte me syrin gazetaresk, ēfarė dreq lirie do tė ishte. Shkrimtari mund tė shkruajė gjėnė mė absurde nė botė, ka tė drejtė tė shkruajė njė temė fiktion. Tė njėjtėn gjė kam bėrė me “Yjet…” por nė drejtim tė kundėrt. Romani erdhi nga njė investigim gazetaresk. Mė pėlqejnė shumė pikėvėshtrimet e ndryshme. Filmi do tė jetė produksion i… Pėr herė tė parė nė kėtė dokumentar unė bėj edhe prodhuesen. Dokumentari do jetė 50% i prodhuar nga Televizioni Publik i Zvicrės Italiane dhe do transmetohet dhe nga televizionet e tjera tė Zvicrės ai italian e gjerman dhe shitet nėpėrmjet tyre nė televizione evropianė. Pjesa tjetėr ėshtė njė prodhim imi. Duke jetuar nė Amerikė ndėrkohė jam kthyer dhe nė producente tė disa prodhimeve tona. Bashkė me tim shoq kemi njė kompani prodhimi qė quhet “Juna Film”. Ēfarė do t’i thotė publikut tė huaj ky dokumentar? Do t’i tregojė historitė e disa njerėzve qė kanė vendosur pėr arsye tė ndryshme nė njė vend fare tė afėrt siē ėshtė Shqipėria, nė krahasim me qendrėn e Europės, qė ka histori qė duhen treguar dhe nuk ka ndonjė pretendim tepėr, tepėr tė madh. Ashtu siē psh njė gazetar anglez mund tė bėjė njė dokumentar pėr 1 orė e gjysmė pėr njė Sherpa nepalez, nė majė tė Everestit, pėrse disa virgjėresha tė betuara shqiptare nuk kanė tė drejtė tė kenė vendin dhe zėrin pėr tė rrėfyer jetėn e tyre. Askush nuk ka shkuar tė interesohet shumė pėr to. Shpeshherė ato janė tė mbyllura brenda vetes, njė pjesė prej tyre shkojnė nė mal me bagėti dhe nuk kthehen pėr ditė tė tėra. Brenda familjeve tė tyre ato janė tė trajtuara me njė lloj delikatese, kanė njė botė krejtėsisht tė tyren. Ia vlen ta rrėfesh.

    Shekulli

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Onomastikė

    Kulti i virgjėreshave nė toponimi

    nga Abdullah Konushevci

    • Kulti i virgjėreshave qe shumė i gjallė nė kulturėn shqiptare, pėr tė cilin dėshmojnė jo vetėm veprat e Durhamit, studimi i T. Vukanoviqit, por edhe toponimet e ndryshme, qė kanė dalė pikėrishit nga fjala ēikė ‘virgjėn’. Prandaj, qoftė Manastiri i Deviqit, qoftė Koretica, qoftė emėrvendi Kėzllar mund tė shihen si njė interpretatio slavica, pėrkatėsisht graeca ose turca tė toponimisė shqiptare

    Dihet se nė qytetėrimin e lashtė grek Hestia, hyjnesha e vatrės, e bija e Kronit dhe e Reas, gėzonte njė respekt tė madh. Ndonėse e kėrkojnė pėr grua Poseidoni dhe Apoloni, ajo mbeti virgjėreshė. Ajo qe personifikim i vatrės shtėpiake dhe i flakės sė shenjtė, qė rri ndezur pa pushuar nė banesat dhe nė tempujt. Ajo adhurohej edhe si mbrojtėse e familjeve, e qyteteve dhe e kolonive. Grekėt, kur donin tė themelonin njė koloni, merrnin nga metropoli zjarrin e Hestias pėr tė ndezur vatrėn e atdheut tė ri. Simbol i saj ishte flaka. Mė vonė ajo fiton atribute tė reja: paraqitet nė njė pozė madhėshtore me njė pishtar dhe me njė skeptėr nė dorė dhe me njė vel mbi supet. Nė Romė ajo identifikohej me hyjneshėn e vatrės sė shtėpisė, Vestėn (Dhama, 114 & 115).

    Kulti i virgjėreshės a virgjėreshave qe mjaft i gjallė edhe nė kulturėn shpirtėrore shqiptare. Madje, edhe Kanuni, qė qe nė tė vėrtetė njė mishėrim juridik i organizimit patriarkal tė shoqėrisė shqiptare, para kėtij kulti u tregu i epshėm, duke bėrė koncesione tė konsiderueshme. Kėshtu, Durham, nė veprėn e saj “Shqipėria e Epėrme”, etj., e gjeti mjaft tė gjallė kultin e virgjėreshės nė Shqipėri. Ajo vė re se prishja e fejesės nė djep mund tė bėhej vetėm po qe se vajza do tė betohej para dėshmitarėve se do tė mbetej virgjėreshė pėr jetė tė jetės. Lidhur me kultin e virgjėreshės nė Malėsinė e Madhe, ajo thekson: “Njė vajzė qė ėshtė betuar tė mbetet virgjėreshė, ‘virgjėn shqiptare’ nė Malėsinė e Madhe, nė rast se i ati nuk lė pas ndonjė djalė, mund tė trashėgojė tokėn e saj dhe ta punojė. Me vdekjen e saj toka i takon mashkullit mė tė afėrt, si trashėgimtar i babait tė saj. Kėto gra, si rregull, mbajnė rroba burrash dhe mund tė mbajnė armė” (SHE, f.125). Veē pėrshkrimit tė takimeve tė ndryshme me ‘virgjinat shqiptare’, nga kjo vepėr po veēojmė edhe njė gojėdhanė: “Po ecnim pėrmes pyllit kur pamė anash njė gur tė madh. Njė vajzė qė na ishte aq e mirė, pothuaj shenjtore, kishte bėrė be se do ta ēonte atė gur nė kishėn e Berishės. Me ndihmėn e mrekullisė ajo e mbajti njė rrugė tė gjatė, por kėtu nė pyll ajo dėgjoi zėrin e fyllit tė njė bariu dhe ngriti sytė dhe e pa: ai ishte i pashėm. Ajo harroi ato punėt e shenjta qė i kishin marrė mendtė dhe e pushtuan tani mendime tokėsore. Shkėmbi i ra nga kurrizi dhe kur u pėrpoq ta ngrinte pėrsėri, e pa se i kishte ikur fuqia dhe guri kishte mbetur aty edhe sot e kėsaj dite” (SHE, 165).

    Megjithatė, njė trajtim mė tė denjė dhe mė tė hollėsishėm kjo dijetare do t’i bėjė kultit tė virgjėreshave nė veprėn “Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit” (PFKZB): “Nė Malėsinė e Madhe, nė rast se njė burrė kishte shumė vajza e asnjė djalė, njėra prej tyre me dėshirėn e tij mund tė betohej pėr virgjėri e tė quhej si djali i tij. Ai mund t’i linte trashėgim shtėpinė dhe tokėn, pėr sa tė ishte gjallė ajo, pastaj i kthehej trashėgimtarit mashkull mė tė afėrt…

    Nė fiset e Dukagjinit, ku virgjėreshat nuk veshin petka burrash, ato gjatė gjithė jetės as nuk e trashėgojnė dot tokėn e as e punojnė, si nė Malėsi tė Madhe. Toka i kalon trashėguesit mashkull dhe ai duhet t’i paguajė virgjinės ēdo vit 300 okė misėr, 18 okė raki dhe 30 okė verė. Ajo mund ta detyrojė qė t’ia paguajė, duke iu drejtuar Kėshillit tė Pleqve” (PFKZB, 481).

    Ky kult, veē nė Malėsinė e Madhe, ka qenė i gjallė edhe nė Drenicė, siē dėshmon edhe Tatomir Vukanoviq nė veprėn “Drenica, druga srpska Sveta Gora”, i cili thotė se ato njihen nė popull me emrin virgjinat ose mashkulloret. Ai na jep edhe njė shembull tė njė virgjėreshe, qė veshet si mashkull, e cila nga Sala merr emrin Sali, meqenėse nuk pajtohet tė martohet me burrin, qė i kanė zgjedhur pėr fat tė saj. (f. 138).

    Ky kult i virgjėreshės, me sa duket, ėshtė njė mbetėz e sistemit tė materiarkatit dhe nė thelb ka karakter pagan. Por, mė vonė, nėn ndikimin e kodit heroik, virgjėreshat u dalluan edhe heroina, kurse nėn ndikimin e kodit religjioz: sipas Durhamit, shumica e tyre hynin nė Urdhrin e Tretė tė franēeskanėve, ato fituan edhe tipare religjioze, shenjtėruese.

    Nė Shqipėri ekziston emėrmali ose oronimi Mali i Ēikės. Po ashtu, me sa dimė, ekziston nė toponiminė shqiptare edhe emėrvendi Shteg-Vashė.

    Megjithatė, vėmendjen tonė ka tėrhequr toponimi Ēikatovė, dokumentuar si Ēikotovo mė 1455, si dhe toponimet e tjera pėrreth kėtij fshati. Te ky toponim ne shohim shumėsin e emrit ēikė, sh. Ēikat, zgjeruar me sufiksin –ova, qė mund tė jetė prapashtesė adverbiale sllave ose fjala turke ova ‘fushė’. Etimoligjikisht kėtė fjalė ne e gjejmė tė dalė nga trajta e tij mbiemėrore e paēikur, e paprekur, e paprishur, siē e dėshmon edhe togfjalėshi latin virgo intacta. Kėtė e pohojnė edhe ndėrtimet e ndryshme: Nusja na doli ēikė, na doli e virgjėn, e paprekur; Ishte ēikė, ishte e paprishur, e paēikur ‘intacta’. Manastiri i Deviqit, na thotė mendja, ėshtė vetėm njė trajtė shqiptarizuese e shumėsit tė emrit devica ‘virgjėn’, sh. device me palatalizimin a qiellzorzimin e rregullt tė grupit ce > q. Pėr mė tepėr, si dihet, ėshtė ky manastir i murgeshave nga, vetiu, mund tė kuptohet se ėshtė tempull i shenjtė i virgjėreshave. Madje, ky emėrvend del i dokumentuar si Crkva Djevica (Vukanoviq, 23) qė mė 1455. Prandaj, ne e gjejmė njė interpretatio serbica ose slavica tė toponimit shqiptar Ēikat + -ova. Njė interpretatio greca ne e gjejmė te fshati tjetėr Koreticė/Korroticė, ku fjala kora greqisht ka kuptimin e vashės ose tė virgjėreshės.

    Njė interpretim turk tė kėtij kulti tė virgjėreshave ne e hasim edhe te emėrvendi Kėzllar (tur. kėzllar ‘ēikat’) tė sanxhakut tė Trikallės/Tėrhallės.

    Meqenėse kėto fshatra patėn njė zhvillim tė bujshėm ekonomik, ato u zgjeruan, duke krijuar kėshtu Ēikatovėn e Vjetėr dhe Ēikatovėn e Re, si dhe Koreticėn e Epėrme dhe Koreticėn e Poshtme, problem ky mė shumė i studimeve sociologjike dhe demografike. Nga aspekti gjuhėsor, mund tė thuhet se ato u zhvilluan sipas modelit antik Epirus Novus ‘Epiri i Ri’ dhe Epirus Vetus ‘Epiri i Vjetėr’, si dhe Moesia Superior ‘Mezia e Epėrme’ dhe Moesia Inferior ‘Mezia e Poshtme’.

    Me njė fjalė, tė gjitha kėto emėrvende krijojnė njė bashkėsi toponimike leksemash tė ndryshime, por kuptimesh tė njėjta, duke zbuluar kėshtu larushinė e madhe tė sistemit toponimik tė Kosovės.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    TEMA: The “sworn virgin” - "Vajza e betuar"
    KRIJUESE: Eni-shpirt i lire

    Ne kete teme ka material plus ne lidhje me amazonat shqiptare, virgjinat. Eni i ben dhe nje hyrje shume te bukur krahas fotove te postuara ne kete teme.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=3746

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •