LUNXHERI, POSHTE E LART ANTIGONESE
FATOS BAXHAKU
Mė nė fund ka nisur shiu. Pas shumė kohėsh retė e ngarkuara kanė nisur tė zbrazen me kėrcėllimė. "Duhet, duhet, po tani sikur e
teproi ca". Njė miku ynė, qė ėshtė nė timonin e makinės 4X4, nuk duket edhe aq i kėnaqur ndėrsa i bėn sytė katėr qė tė dallojė
ku ndahet rruga nga hendeku. Gjirokastra ėshtė krejt e grinjtė. E grinjtė dhe e lagur deri nė zemrėn e gurėve tė saj.
Nuk ėshtė edhe aq herėt nė mėngjes, porse shiu qė bie pareshtur duket sikur ka vendosur qė tua largojė nga mendja njerėzve atė ndarjen e kahershme mes tėgdhirės, ditės, tė ngrysurės, natės. Kėshtuka nisur udhėtimi ynė drejt njė zone tė mbushur me njė histori tė veēantė, drejt njė komune qė mban njė emėr antik, drejt Komunės sė Antigonesė. Marrim rrugėn majtas andej nga janė malet e Lunxhėrisė. Tani nuk e kemi edhe aq tė vėshtirė tė udhėtojmė. Nė male uji i shiut kullon shpejt. Fshatra me emra dėshmorėsh Ecim edhe pėr ca kohė nė njė xhade qė ėshtė ende e shtruar me asfalt, ose mė mirė me thėnė qė pretendon tė jetė e tillė. Sido qė tė jetė, ende rrugėtimi nuk ėshtė i vėshtirė, pėrkundrazi e ndjejmė veten sikur jemi nė periferi tė Gjirokastrės. Nė shpatin pėrballė shtėpitė e Argjirosė vazhdojnė tė na ndjekin, ndėrsa i afrohemi pak nga pak njė qendre tė madhe tė banuar. Fshati quhet "Arshi Lengo". Nuk na ndodh shpesh qė tė hasim nė fshatra me emra njerėzish. Shoqėruesit tanė na shpjegojnė se Arshiu i ngratė kish rėnė dėshmor nė luftė. Meqenėse fshati ėshtė ngulim i ri- ai ėshtė ngritur me banorė tė ardhur nga Kurveleshi menjėherė pas 1944 -atėherė, zgjidhja mė e arsyeshme ėshtė parė kjo. Tani kur thua "po vete nė Arshi Lengo", duket sikur vėrtet po shkon tė takosh atė djaloshin qė u vra atėherė nė luftė. Gjithsesi, me ndjesinė e fshatit me emėr dėshmori mėsohesh shpejt. Kėtu shtėpitė janė krejt tė reja. Duket se banorėt merren mė shumė me punėt nė Gjirokastėr, se sa me bujqėsinė a blegtorinė. Makinat qė shkojnė poshtė pa pushim na e bėjnė edhe mė tė qartė lidhjen e tyre me qytetin qė vazhdon tė duket qė larg. Ca kilometra mė tej mbėrrijmė nė njė shesh tė madh. E dallojmė menjėherė qė kėtu kemi tė bėjmė me ndonjė qendėr administrative. Njė shkollė e madhe, njė vatėr kulture, njė godinė klasike e zyrave tė shtetit, disa kafene dhe njė rrap i ri nė mes tė sheshit, qė lėkundet nga era e lagur nga shiu. Nuk jemi gabuar, jemi bash e nė qendėr tė komunės. Kėtu jemi nė "Asim Zeneli", njė tjetėr fshat me emėr njeriu, por kėsaj here jo dėshmori, por heroi. Asim Zeneli ėshtė ai komandanti i famshėm i vrarė nė Grykėn e Mezhgoranit, pikėrisht ai tė cilit i kėndonte vite mė parė i ndjeri Mentor Xhemali. Njė portret i qeshur na pėrshėndet qė nga larg. Ėshtė Ylli Muho, kryetari i komunės. Nga profesioni Ylli ėshtė kuzhinier, madje edhe i njohur nė Gjirokastėr, porse nė komunė ka vendosur "tė gatuajė" gjėra tė tjera. Ylli flet me pasion pėr tė ardhmen e komunės sė tij qė pėrfshin pesė fshatra. Pastaj na shoqėron nė njė shėtitje tė thjeshtė nė qendėr tė fshatit. Njė monument krejt i bardhė na kujton historinė e kėtyre banorėve. Ėshtė monumenti i njė ēobani. Kėtu ėshtė ngritur kooperativa e parė blegtorale nė krejt Shqipėrinė. Ēobani i bardhė dhe njė qengj po aq i bardhė duket sikur na shikojnė ndėrsa ecim nėpėr sheshin qendror. Ca mė lart njė grumbull gurėsh tė mėdhenj u kujtojnė mė tė rinjve se nga kanė ardhur tė
parėt e tyre. Kryetari na shoqėron edhe nė njė tjetėr kuriozitet. Nė "Asim Zenel" ka kinema. Nė njė sallė tė mbajtur fort mirė mund tė jepen shfaqje pėr njė goxha numėr spektatorėsh. E ndjemė veten mirė nė kėtė sallė ndėrsa presim qė tė rrallohet ca shiu. Nė ballė tė skenės ėshtė shkruar "Mirė se vini". Antigonenė, parkun kombėtar qė ėshtė ca mė lart, e rikujtojmė kur takojmė njė mik e koleg tė vjetėr, Engjėll Serjanin. "Lushi"- me kėtė emėr e njohin thuajse tė gjithė -ka ca kohė qė ėshtė emėruar drejtor i parkut dhe zyrat e tij janė pikėrisht nė qendėr tė fshatit. Lushi, sigurisht, qė do tė na shoqėrojė pėr mė lart. Tani nuk ėshtė mė vetėm mik nė kėto anė. Tani ėshtė vetė mikpritėsi dhe udhėrrėfyesi. Nė zyrėn e kryetarit shohim edhe stemėn e Komunės sė Antigonesė. Nė qendėr ėshtė sfinksi, njė nga figurat mė tė veēanta tė gjetura nė rrėnojat e vjetra edhe mė pėrpjetė. Hera-herės hasim me tufa qė ēobanėt e kėtyre anėve i shpien nė kullotat e shumta. Bėjmė ēudi me dhentė. Ndryshe nga ne, qė kemi nisur ca ta ndjejmė lagien tonė, dhenve as qė u bėn pėrshtypje fare shiu i janarit. Ca mė lart, nė njė kthesė tė fortė qė tė shpie drejt fshatit Krinė, hasim nė njė lis tė stėrvjetėr qė do tė hasim gjatė kėtij udhėtimi. Lisi me krahėt e tij tė shtrira duket sikur dikė kėrkon tė mbrojė, mbase ndonjė udhėtar a ēoban tė vetmuar. Dikush prej nesh, qė merr vesh nga kėto punė, ia fikson moshėn. "Tė paktėn dyqind vjet i ka, por mund tė jetė edhe mė shumė", thotė ndėrsa i hedh njė sy rrėnjėve tė stėrmėdha. Kemi nisur ti afrohemi edhe mė historisė. Sigurisht, nuk jemi nė kohėn e Antigonesė, sidoqoftė atmosfera qė ndjejmė rreth e rrotull na bėn mė shumė tė kujtojmė histori tė vjetra se sa tė reja. "Si jini more, a u lodhėt"? Njė grua e re, gati e fshehur nė mesin e njė mullari tė madh bari qė mban mbi supe, na pėrshėndet me edukatė. "A u lodhėt ju, pa ne nuk po mbajmė gjė nė kurriz", i pėrgjigjet njėri prej nesh. Gruaja vazhdon tė zbresė pėrmes njė shtegu tė gurtė,derisa zhduket pas njė kthese tė rrėpirėt. Njė ngrehinė na bėn pėrshtypje nė qendėr tė Krinės. Ėshtė njė kishė e madhe, duhet tė jetė e shekullit XIX. Kėtu takojmė Nardin, kujdestarin e kishės sė Shėn Kollit. Nisim tė kuptojmė pak nga pak pėrse pemėt kėtyre anėve jetojnė gjatė. Nė oborrin e kishės dy selvi janė rrethuar me kafaze tė drunjtė, njėsoj sikur njerėzit ti kenė rrethuar me dashurinė qė meritojnė. Nardi tund kokėn lehtė: "Duhen mbrojtur nga bagėtia.Kėndej kemi shumė dhen e dhi". Zakoni
e do qė tė ndezėsh qirinj nė kishėn e shenjtit. Na kujtohet qė Shėn Kolli ėshtė mbrojtės i ujėrave. Tė gjitha, qirinjtė e
ndezur, ikonat e varura ndėr mure, porta e vjetėr qė vajton nga era, shiu qė vazhdon tė bjerė, na pėrfshijnė nė njė atmosferė
tė ēuditshme. Ėshtė njėsoj sikur tė jesh kthyer pas nė kohėt kur ēdo gjė ishte mė e thjeshtė dhe njerėzia jetonte vetėm si pjesė e natyrės dhe jo si padrone arrogante e saj. Pėr dreq, dikujt prej nesh i bie celulari. Ja se ku erdhėm prapė nė tė
sotmen. Kaq e thjeshtė ishte. Jashtė, nė oborrin e pasmė tė kishės shohim njė tjetėr mrekulli tė natyrės, tė ruajtur nga njerėzit e mbarė tė Krinės. Ėshtė njė tjetėr lis i stėrmadh, edhe mė i vjetėr se ai qė kishim parė mė parė. Ia vlen tė rrotullohemi ca herė rreth kėtij trungu, qė nuk e pushtojnė dot as katėr burra. Sikur tė kishte gojė, kush e di se sa histori
do tė rrėfente. Nardi, kujdestari i kishės na shoqėron deri nė tė dalė tė fshatit.Kemi ende shumė gjėra pėr tė parė. Rruga sa vjen e bėhet edhe mė e rrėpirėt dhe e ndjejmė qė tani jemi afėr, fare afėr maleve. Tranoshishti ėshtė fshati tjetėr nė anė tė rrugės. Kėtu njohim Zaharian, njė banor qė sapo ėshtė kthyer nga Greqia. "Mirė se vini more djema, na pėrshėndet Zaharia
poshtė njė tjetėr rrapi tė stėrlashtė nė qendėr tė fshatit. E shoh qė kini ardhur pėr punė. Tani njė merak kam unė. E patė vetė se si ėshtė rruga e se si ėshtė vendi. Ky vend, po tė kish rrugė, do tė qe mė i begati nga tė gjithė tė tjerėt. Kemi fshatra tė mirė, ujė, njerėz tė urtė, kemi Antigonenė. Me njė fjalė, i kemi tė tėra, vetėm rrugė nuk kemi. Pa shihni se mos shkruani ndonjė gjė pėr kėtė". Zaharia ka tė drejtė. Vendi i ka tė tėra pėrveē rrugės. Ndėrsa flasim me plakun e mirė lunxhiot, na vjen qė nga njė godinė aty pranė zėri i hollė i mėsueses. Nė kėto anė shkollat janė "mikesha" tė vjetra. Ja pėrse kishat e vjetra, lisat, rrapet, rrėnojat antike kanė mundur tu mbijetojnė stuhive tė kohės. Jemi sėrish nė udhėtim. Shoferi ynė duhet tė bėjė kujdes nė njė shteg tė ngushtė. Njė mushkė ka vendosur tė ushqehet ca anės njė gardhi dhe nuk e vret shumė mendjen pėr burinė tonė. "Bėni kujdes! E kam xanxare", bėn shaka i zoti, duke na uruar udhė tė mbarė. Antigonea dhe Saraqinishta Nė fillim takojmė Pilon, kujdestarin e rrėnojave antike. Banon nė Saraqinishtė, njė fshat i gurtė, njėsoj si njė Gjirokastėr e vogėl. Nė fshat sundon heshtja, vetėm gurgullima e ujėrave tė shiut dhe biseda jonė e prish qetėsinė qė mbretėron kėtu. Nė fillim shkojmė nė njė kishė tė vogėl. Edhe kjo i kushtohet Shėn Kollit. Duhet tė jetė shumė herė mė e vjetėr se ajo qė kishim vizituar nė Krinė. Njė atmosferė e kohės sė Bizantit na mbėshtjell ndėrsa rrimė me Pilon nė oborrin e kishės sė Saraqinishtės. Hajati, i mbuluar me rrasa tė gurta, mbėshtetet mbi disa kolona tė stėrvjetra. Duket se janė pėrdorur materiale qė vijnė qė nga poshtė, qė nga Kodra e Jermės, atje ku dikur gjallonte qyteti qė Pirro i Epirit ndėrtoi 2300 vjet mė parė pėr nder tė gruas sė tij, Antigonės. Kodra ėshtė ca mė poshtė fshatit. Shtegu qė e ndan nga grumbulli i shtėpive kalohet nė pak minuta. Gurėt e lashtė janė bėrė edhe mė tė lėmyshkėt nga shiu i dimrit. Asgjė, pėrveē pikave tė shiut, nuk dėgjohet nė kėtė vend me histori tė veēantė. Shėtisim njė copė herė nėpėr rrėnoja, ndėrsa Lushi na rrėfen se si ka ndėrmend qė ta kthejė kėtė vend nė njė pikė tė rėndėsishme turistike e shkencore. Edhe kėtė herė e dėgjojmė fjalėn e kudondodhur "rrugė". Pa rrugė Lushi, Pilua dhe tė tjerėt do ta kenė tė vėshtirė ta rigjallėrojnė kėtė vend. Deri mė tani shi kishte rėnė vėrtet, porse e lagura e tij, pas shumė kohe thatėsirė, edhe sikur na kish lezetuar ca. Porse brenda pak minutash rrebeshi ėshtė shndėrruar nė njė lumė qė bie nga qielli. Nuk mundemi madje as tė fotografojmė. Pilua na fton nė shtėpinė e tij. "Do vini nga unė qė tė thaheni, nuk vete kjo punė kėshtu".Pėrballė vatrės sė ngrohtė tė shtėpisė sė Pilos, poshtė njė arre tė stėrmadhe, nisim e kuvendojmė edhe njė herė pėr histori tė vjetra ndėrsa teshat tona lėshojnė avull. E dimė qė do tė thahemi shumė shpejt dhe se kėto histori me Pirron, Antigonėn, maqedonasit, romakėt, atintanėt e kaonėt nė atė Gjirokastrėn qė na pret poshtė, do tė zėvendėsohen shumė shpejt me ato tė sotmet me zgjedhje, certifikata e kronika tė zeza. Celularėt nisin e bien dhe ne kujtohemi se duhet tė kthehemi andej nga kishim ardhur. Pilua na e bėn me dorė nga pragu i shtėpisė sė tij tė gurtė, derisa makina jonė zhduket pas njė kthese
Qyteti qė jetoi vetėm 150 vjet
Kanė mjaftuar vetėm disa petėza tė vogla prej bronzi qė enigma mė nė fund tė sqarohej. Antigonea, qyteti i famshėm i ndėrtuar
nga Pirro i Epirit, ndodhej pikėrisht kėtu, nė Kodrėn e Jermės, nė afėrsi tė Saraqinishtės nė Lunxhėri. Petėzat ishin paraardhėset e fletėve tė sotme tė votimit. Mbi to lexohej qartė "Antigoneon", qė nė shqip do tė thotė i Antigonesė. Arkeologu i njohur Dhimosten Budina kishte me se tė krenohej. Kishte zgjidhur njė mister qė vazhdonte prej mė shumė se njė shekulli e gjysmė. Vendndodhja e Antigonesė mė parė ishte kujtuar herė nė Lekėl, mė nė veri, e herė nė vende tė tjera, por askush nga studiuesit e udhėtarėt nuk kishte dhėnė prova tė sakta tė ubifikimit tė saj. Ėshtė njė histori e dhimbshme kjo
e kryeqendrės sė atintanėve. Ka nisur nė fakt si njė histori mirėnjohjeje, madje gati-gati si njė histori e thjeshtė dashurie. Antigona, sė cilės iu blatua qyteti, ishte gruaja e parė e Pirros sė famshėm tė Epirit. Pas shumė aventurash, Pirro nė tė ritė e tij pėrfundoi nė Egjipt, ku shėrbeu me shumė sukses pėr mbretin e atjeshėm Ptoleme. Gruas sė kėtij tė fundit, mbretėreshės Brikenė, i bėri pėrshtypje aftėsia e kėtij strategu tė ri epirot. Ajo vendosi qė vajza e saj Antigona tė martohej me Pirron. Kėshtu, princesha nga Egjipti u bė mė pas mbretėresha e Epirit tonė. Pėr nder tė saj, Pirro tashmė nė kulmin e fuqisė sė vet, ndėrtoi nė skaj tė maleve tė Lunxhėrisė qytetin e famshėm. Antigonea, sipas tė gjitha gjasave, duhet tė ketė qenė njė goxha qytet. Ai shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 47 hektarėsh, ndėrsa muret rrethuese shtriheshin pėr mė shumė se dy kilometra. Nuk i mungonte asgjė qė e kishin qytetet e tjerė antikė, akropoli, pallati i Pirros, monumentet vezulluese,
shtėpitė e mbajtura mirė, kanalizimet, punishtet e zejtarėve⦠Era e shkrumbit tė luftės duket se pėr herė tė parė i ėshtė afruar qytetit tė paqtė nė 230 para Krishtit, vetėm pak dhjetėvjeēarė pas themelimit. Nė kėtė vit njė shumicė epirotėsh qė ishin mundur nga ilirėt e Teutės dhe Skerdilajdit u strehuan pikėrisht nė Antigone. Pastaj u erdhi radha maqedonasve qė tė kalonin kėndej. Nė 198 para Krishtit mbreti Filipi V e ngriti kampin diku mė larg, nė brigjet e Vjosės, nė pritje tė ushtrive romake. Zjarri i luftės kishte nisur tė vinte gjithnjė e mė pranė qytetit tė Antigonės. Nė vitin 178 para Krishtit antigonasit ishin tė detyruar tė luftonin me maqedonasit. Tit Livi i famshėm raporton se nga banorėt e qytetit u vranė 600 veta. 100 tė tjerė u zunė rob. Maqedonasit tani kontrollonin grykat e Drinos dhe tė Vjosės. Antigonasit e nėnshtruar ishin tė detyruar tė merrnin krahun e maqedonasve nė luftėn fatale me romakėt. Nė 167 para Krishtit romakėt triumfuan ndaj Perseut nė betejėn e Pidnės nė Maqedoni. Emil Pauli, konsull, mori urdhėr nga senati romak qė tė ndėshkonte tė gjitha qytetet epirote qė kishin mbajtur anėn e maqedonasve. Pasi u grumbullua i gjithė ari dhe argjendi, Antigonea sė bashku me 70 qytete tė tjera epirote u shkatėrrua qė nga themelet. Arkeologėt, ende edhe sot e kėsaj dite, vazhdojnė tė dokumentojnė hakmarrjen fatale tė romakėve. Antigonea nuk ekzistonte mė. Shumica e banorėve u shitėn si skllevėr. Shekuj mė pas, me gurėt e mbetur tė qytetit u ndėrtuan dy kisha, por edhe kėto u shkatėrruan nga vėrshimi i sllavėve qė shkonin drejt Jugut. "Me kalimin e kohės, shkruan Neritan Ceka, mbeti vetėm kujtimi i njė qyteti tė braktisur dhe kodra u quajt Kalaja e Jermės, qė do tė thotė kėshtjella e braktisur. Pėrballė saj, nė shekujt IV-VI pas Krishtit, kishte filluar jetėn njė kėshtjellė tjetėr, qė mbante emrin e
fisit kaon tė argjirinėve. Nė mesjetė ajo kala do tė bėhej qendėr e gjithė krahinės dhe do tė njihej me emrin Argjirokastėr, qė ėshtė shndėrruar sot nė Gjirokastėr". (Mė gjerė shiko: Neritan Ceka, "Udhėtim nė kėshtjellat ilire". Migjeni, Tiranė 2006,
235 faqe.)
Autori falėnderon stafin e Parkut Kombėtar tė Antigonesė
pėr ndihmėn e dhėnė nė realizimin e kėtij reportazhi
Krijoni Kontakt