perSHENDETje
Tre jane "shkollat" (paradigm) kryesore te cilat meren me zgjidhjen e problemeve nderkombetare si psh. lufta-paqja, ekonomia-varferia, stabiliteti, "demokracia" etj.
Keto shkolla jane "Realismi", "Pluralismi" dhe "Strukturalismi" (ose Marksizem).
#Realismi, pak a shume thote:
Fenomenet nderkombetare varen vetem nga politika e shteteve, vetem shtetet kane mundesine t'i zgji'dhin ato. Lidhjet midis shteteve jane gjithmone konkurente, gjithmone shtetet e medha mundohen te mbikqyrin shtetet e vogela. Shtetet e vogela per t'i shpetuar "skllaverise" duhet te bejne aleance me shtete te tjera. Shtetet per te realizuar qellimet e tyre duhet te armatosen dhe nuk duhet te pranojne kercenimet e shteteteve te tjera. Drejtesia nderkombetare nuk e ekziston , ajo qe ekziston eshte "drejtesi e me te fortit".
#Pluralismi:
Te problemet nderkombetare rolin kryesor nuk e luan vetem shteti por edhe firmat (nderkombetare). Ekonomia eshte ajo qe mund te ndryshoje rjedhjen e ngjarjeve. Lidhjet midis shteteve nuk jane gjithmon konkurente. Shtetet kane mangesira ne prodhim prandaj duhet te bashkpunojne, ne qoftese ka lidhje ekonomike midis shteteve lufta mund te shmanget sepse shkakton renjen e ekonomive te tyre. Shteti duhet te leje te lire biznesmenin i cili duhet te veproje lirisht, konkurenca midis firmave do sjell prodhim me te mire.
#Strukturalismi:
Gjendja nderkombetare ka nje strukture te caktuar, sistemi qender-periferi. Gjithmone "periferija" varet nga "qendra". Shtetet nuk perfaqesojne popujt por grupet e fuqishme (pasaniket). Popujt nuk kane pse te luftojne, luftrat behen nga Kapitalistat per ndarjen e pasurive. Punetoret e gjithe botes duhet te bejne revolucion, duhet te ngrihen kundra atyre qe "rregullojne fatet e botes", duhet te ndertojne nje shoqeri nderkombetare ku klasa puntore do jet ne fuqi, duhet te ndertojne "shtetin e proletarve". Lufta e klasave vashdon.
Kete teme e hapa me qellim qe te shohim me mire se me ke ideologji perputhemi dhe pastaj te bejme kritike te partite e ndryshme. Se kam vene re qe shume njerez flasin me perbuzje per komunistat, ose kapitalistat etj. pa ditur se c'far perkarhin ata.
Shkolla ku perkas...
Une perputhem me shume me Strukturalismin. Sipas mendimit tim dy shkollat e tjera (Realizm-Pluralizm) nuk bejne gje tjeter vecse te forcojne rolin e te "fortit" e "pasanikve" psh. realizmi thot "i forti ka gjithmine te drejt" eshte e vertet qe sot keshtu ndodh por duhet te dime qe ai i "forti" (kushdo qofte) eshte pakice perball popujve (qe perbehen me shume nga punetoret e te varferit)githashtu nuk bie ndakort me politiken e armatimit (qe perkrah Realizmi). Kurse Pluralismi thote qe "shteti nuk duhet te nderhyje te veprimtarija e biznsmenve" . C'far ndodh pastaj? Kemi shembullin e Frances qe mbas "revolucionit francez" (shek.18) ishte shteti me pluralist ne bote, por brenda pak vitesh shteti ra sepse pasaniket c'frytezonin punetoret jasht mase dhe asnjeri nuk i thoshte gje. Gjithashtu pluaralizmi nuk na sjell propozime konkrete per zgjidhjen e problemeve kryesore te botes.
Kurse Strukturalizmi, sipas mendimit tim, eshte shkolla me e mire per shkakun : mendon per popujt me shume, mendon per shumicen (qe jane puntoret). Strukturalizmi ka propozime te qarta dhe ka kuptuar me mire se c'ndodh me boten. Sistemi "qender-periferi" eshte i drejte, Europa dhe Amerika (qendra) rojne mire ne kuriz te vendeve te Botes se Trete (afrike Azi etj.) Edhe luftrat prandaj behen qe "qendra" te mari pasurite e "periferise" (psh. naften). Eshte fakt qe 'Bota e Trete" ka me shume pasuri nentokesore (nafte, metale, flori, gaz natyror etj.) se Perendimi por me gjithate eshte shume me e varfer . Pse pra te ndodh kjo??
Pres pergjigjet tuaja!
Ju lutem tema eshte serioze, prandaj te shmangim ofendimet dhe daljet nga tema, secili mund te shprei mendimin e vet dhe te bie ne kundershtim me mendimin e tjetrit vetem me argumente.falemiNDERit
Krijoni Kontakt