Jakup Hajdini, një shqiptar nga Gostivari me punë të përkohshme në Zagreb të Kroacisë, është vrarë nga dy policë serbë, derisa po kthehej në vendlindjen e tij. Mësohet se vrasja e Hajdinit ka pasur motiv të ultë, plaçkitjen e një shumë parash prej 500 eurosh, sa i ndjeri kishte më vete, si dhe të makinës me të cilën udhëtonte. Hajdini kishte marrë rrugën nga Kroacia, përmes Serbisë, për të vizituar familjarët e tij, nënën e sëmurë, gruan dhe fëmijët e tij.
Krijoni Kontakt