Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79

    Policia shkon në shtëpinë e zbutësit të ujkut

    me vjen keq se jetoj jashte shteti t dhe e di se si mbrohen kafshet ketu, ndaj nuk e kuptoj pse ministri xhuveli i con policine ne shtepi nje njeriu i cili i do kafshet dhe i mbron ato.
    Ky shtet qe nuk ndjek kriminelet e cdo lloji po harxhon mundin per tu marre me nje njeri te vetmuar....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,102
    Postimet në Bllog
    22
    KURBIN/ U shqyen uniformat, dështojnë negociatat me zbutësin Hoti


    Shkojnë për të liruar ujkun, qeni sulmon policët

    KURBIN/ Roland Nikolli

    Dështojnë negociatat për të bindur Rrok Hotin të lirojë ujkun tashmë të zbutur që bashkëjeton me gomarin.

    Këtë radhë, kafshës së egër dhe pronarit të tij u ka ardhur në ndihmë qeni, i cili ruan kompleksin që ka nisur të ngrejë i pasionuari pas kafshëve të rralla në Patok.
    Paraditen e djeshme në pronën e Hotit kanë mbërritur disa punonjës të policisë së Kurbinit, për të detyruar të zotin që të nxjerrë ujkun nga kafazi. Por kur një nga drejtuesit e grupit që kishte ndërmarrë misionin e zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Mjedisit ka hyrë brenda rrethimit të kompleksit, ai është sulmuar nga qeni roje. Atij jo vetëm i është shqyer uniforma e policisë, por mësohet se i janë shkaktuar dhe plagë. Vetëm ndërhyrja e pronarit të qenit ka zbutur kafshën, duke bërë që dhe oficeri të lihej i lirë nga sulmi, pa shumë pasoja të tjera. Mësohet se uniformat blu të policisë nuk kanë mundur dot të depërtojnë më vonë brenda murit rrethues për shkak të armiqësisë së krijuar me qenin. Pas tri orësh, rreth mesditës, në vendin e incidentit mbërriti dhe shefi i komisariatit të Kurbinit, i cili ka vazhduar në terren bisedën bindëse me pronarin e ujkut, që ta nxjerrë nga kafazi e ta dërgojë në pyll. Pasi kanë marrë sërish përgjigje negative, punonjësit e rendit kanë mundur që me forcë të marrin ujkun, por nuk kanë gjetur një kafaz për ta mbyllur atë gjatë transferimit. Hoti vazhdon të pohojë se urdhri i Ministrisë së Mjedisit është i kotë në rastin e tij, kur të gjitha shpenzimet për mbajtjen dhe rritjen e ujkut ai i ka kryer vetë, me qëllim që në të ardhmen të ndërtojë një kopsht zoologjik. “Ky veprim është i qëllimshëm ndaj meje, pasi nuk ia shita ujkun disa turistëve të huaj që kërkonin ta blinin. Ata erdhën tek unë të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit për të negociuar në shitjen e tij, por unë sërish i refuzova. Prandaj them se kjo është hakmarrje për faktin se unë nuk pranova ta hiqja ujkun nga prona ime”, deklaron Hoti.
    Historia e ujkut të zbutur, që jeton në një kafaz me gomarin, bëri bujë rreth një muaj më parë, kur të gjithë shtangën teksa shihnin filmimet e bashkëjetesës të rrallë. Sipas banorit të Patokut, që ka marrë guximin dhe ka vendosur të dyja kafshët bashkë, ai e ka blerë ujkun në Malësi të Madhe, disa muaj më parë, rreth 30 mijë lekë të reja. Pasi e ka futur në kafaz, ka futur brenda edhe gomarin, si ushqim për ujkun, duke menduar se do ta hante. Por ka ndodhur e kundërta, ujku nuk e sulmonte aspak gomarin. Më pas është futur edhe vetë në kafaz dhe reagimet e ujkut kanë qenë miqësore. “Që nga dita kur e kam marrë ujkun, kam harxhuar 500 lekë të reja çdo ditë, duke i blerë mish si ushqim. Kjo kafshë është më e sigurt në kafazin tim, se në natyrë. Ministri Xhuveli nuk ka pse merret me ujkun tim, ndërkohë që mjedisi dhe ambienti kanë me qindra probleme, që kërkojnë zgjidhje”, është shprehur i revoltuar Rroku, pas shkresës që zv/ministri i Mjedisit i ka dërguar Drejtorisë së Pyjeve dhe policisë për t’i marrë ujkun Hotit.
    Sipas pronarit të ujkut, fenomenin e rrallë kanë ardhur që ta shohin me dhjetëra të huaj, të cilët përveçse janë mahnitur edhe e kanë përgëzuar për atë që kishte ndërtuar. Unë tani jam në tratativa për të nxjerrë një leje për të ndërtuar një kopsht zoologjik dhe Ministria e Mjedisit nuk ka pse më pengon me ligje, gjoja për të liruar kafshët e egra”, është shprehur Hoti për gazetën.



    kercenimi i hotit

    Paralajmërimet e shpeshta dhe mbërritja e policisë në pronën e tij e kanë bërë Rrok Hotin të revoltohet e të reagojë me kërcënime. “I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, se nuk do lejoj që të më marrin ujkun pa më vrarë mua dhe mendoj se jeta e njeriut vlen më shumë se e një kafshe”.


    Blerja e kalit indian

    Duket se nuk e ka vetëm si ëndërr realizimin e një kopshti zoologjik banori i Patokut, Rrok Hoti. Pas kapjes së ujkut dhe zbutjes së tij, ai e ka shtuar kompleksin me një kalë të racës indiane. Sipas tij, kalin e ka blerë së fundit, pa treguar çmimin, por shton se është i rrallë. Kali laraman vazhdon të rritet brenda kompleksit, ndërsa nuk dihet se cilët kafshë do të bashkohen së shpejti aty.

    Panorama

  3. #3
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Kisha ca kohe qe e kisha par ne nje teme ketu ne forum nje foto te ber me ujkun dhe gomarin.

    Ne fakte nuk me shkonte mendja kurr se do ishte ne shqiperi,sot cuditrisht e pash ne titrat e lajmeve dhe me shume kureshtje i ndoqa.

    Cudi apo jo !!
    Feel the pump √

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •