Vdekja e emigrantit shqiptar, mbyllet fabrika e tekstileve

E Marte, 05 Qershor 2007


Policia e Pistojes ne Itali, sekuestroi dy dite me pare fabriken e tekstileve ku punonte emigranti 18-vjecar nga Fieri, qe mbeti i vdekur pas nje aksidenti me makinen e perpunimit te leshit. Artan Plaka qe vdiq te enjten, diten e pare te punes se tij, punonte ne te zeze dhe per kete gje policia ka vendosur sekuestrimin e ndermarrjes "Rinnova di Catena". Prokuroria e Pistojes filloi menjehere hetimet per kete rast dhe vendimi i pare ka qene sekuestroja e ndermarrjes. Trupi i adoleshentit ndodhet ende ne Itali dhe pikerisht nje dite me pare, eshte bere dhe autopsia. Plaka vdiq pasi makina ne te cilen punonte i mori jeten ne menyre tragjike. Ne te njejten ndermarrje punonte dhe xhaxhai i Artanit, i cili brenda pak kohesh do te pajisej me dokumenta te rregullta, sic tregojne dhe te dhenat e marra nga policia. Karabinieret e Pistojes, jane duke hetuar per vdekjen e 18-vjecarit shqiptar nen akuzen e "vrasjes", ku do te dalin dhe pergjegjesit e ngjarjes. Ne pyetje jane marre drejtuesit e ndermarrjes, por ende hetimet nuk kane nxjerre personat qe duhet te pergjigjen per vdekjen e Artan Plakes. Ne vitin 2002, ne kete vend ka humbur jeten dhe Elis Grasi, 17 vjec dhe per kete ceshtje eshte hapur hetim nga prokuroria italiane. Nderkaq qe Keshilli i Bashkise se Pistojas, ka komunikuar me te afermit e 18-vjecarit per te pare mundesine e dhenies se nje ndihme per familjen e viktimes nga qyteti i Fierit.